Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër - i kërkon të largohet edhe nga Big Brother

23 December 2025 at 00:54


Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i dhënë një mesazh vajzës së saj.

Ajo nuk e ka pranuar raportin që Benita ka pasur me Toney, duke e shprehur mendimin e saj në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.

“E di sa e vlefshme je ti, çfarë karakteri ke, lidhje me askënd, jashtë nuk ka lidhje brenda kurrsesi hiç”, tha ajo.

Nëna e Benitës shtoi se loja e vajzës nuk i ka pëlqyer aspak dhe e inkurajoi të dalë e vetme nga formati.

“Atë lojën që e ke bërë nuk na ka pëlqyer hiç. Vet ke hyrë, vet do të dalësh”.

Ajo gjithashtu i tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i kërkoi që të largohet nga ky format.

“Kam qenë shumë e sëmurë me hipertension, kam nevojë shumë për ty. Kjo do të vendos nëse rrugëtimi do t’i ndalet”.

Sidoqoftë, ia ka lënë në dorë Benitës të vendos nëse do të tërhiqet nga gara. /Telegrafi/

Toney në nominime të përhershme pasi kaloi 24 orë jashtë shtëpisë së Big Brother

23 December 2025 at 00:10


Produksioni bëri të ditur se qëndrimi jashtë shtëpisë ka pasoja të drejtpërdrejta: Toney do të qëndrojë automatikisht në nominime derisa të eliminohet.

Kjo nënkupton se emri i tij do të jetë gjithmonë në listën e banorëve të nominuar çdo javë, pa mundësi shpëtimi.

Rikthimi i Toney me këtë në nominime e vendos atë në një situatë të vështirë, duke e bërë secilën javë një sfidë të madhe për të qëndrimin në lojë.

Ndërkaq për t’u kthyer në shtëpi Toney vendosën Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha.

Një pjesë e konkurrentëve të tjerë nuk pranuan që ai të kthehej pasi ka qenë i eliminuar nga publiku.

Ata hoqën 20 mijë euro nga çmimi i madh, i cili aktualisht ka rënë në 173 mijë.

Pritet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë tani e tutje loja e Toneyt. /Telegrafi/

'Dridhet' shtëpia - hiqen 20 mijë euro nga çmimi i madh për rikthimin e Toneyt në shtëpi

22 December 2025 at 23:50


Pas eliminimit të tij të premten, Toney, ka qëndruar në shtëpinë kapsulë dhe tani iu dha një mundësi për të rikthyer sërish në këtë format.

Banorët Benita Zena, Ardit Stafaj dhe Labinot Rexha u pyetën nëse dëshironin ta rikthenin Toney, me kushtin që kjo do të ulte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Disa nga banorët u shprehën se nuk ishin dakord me rikthimin e tij, pasi të gjithë kanë hyrë në shtëpi me qëllim për të fituar çmimin maksimal.

Pas votimeve dhe diskutimeve brenda shtëpisë, çmimi i madh u ul në 173 mijë euro dhe banorët vendosën që Toney të rikthehet në lojë.

Kthimi i tij pritet të rrisë tensionet dhe dinamikën mes banorëve, duke i shtuar sfida dhe surpriza javëve të ardhshme të emisionit.

Kjo shkaktoi revoltë të madhe në shtëpi, ndonëse do të ketë tensione të mëdha në vazhdim.

Megjithatë, pritet të shihet se si do të pritet rikthimi i Toneyt në BBVK, si një shans i dytë. /Telegrafi/





E tradhtoi dhe e sulmoi fizikisht - Sasa Hoda rrëfen për lidhjen 10 vjeçare

22 December 2025 at 23:24


Sasa Hoda ka bërë një rrëfim prekës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka folur për lidhjen toksike që ka pasur me ish-partnerin e saj për dhjetë vite me radhë.

E njëjta ka folur për sakrificat që ka bërë për të, ndonëse nuk iu kthye me të njëjtën monedhë.

Foto: Instagram

Sasa zbulon se u tortorua nga ai, e kishte tradhtuar e madje edhe e sulmoi fizikisht.

Tani thotë se është e lumtur që e ka kaluar këtë periudhë dhe se ka kuptuar shumë nga kjo marrëdhënie.

Komente pozitive për forcën dhe gjithë këtë mori edhe nga opinionistet e këtij edicioni, duke e përgëzuar për gruan që është.

Sidoqoftë, Sasa tregon se ka vazhduar jetën dhe se tani është e lumtur që e kaloi gjithë këtë dramë. /Telegrafi/

Labi kërkon falje pas deklaratës për vetëvrasje që e bëri ndaj Klodit dhe Londrimit

22 December 2025 at 23:13


Ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 që ndodhën disa ditë më parë, u diskutuan gjatë spektaklit Prime, duke shkaktuar reagime të forta tek publiku dhe brenda shtëpisë.

Banori Labinot Rexha (Labi) bëri komente të ndjeshme ndaj banorëve Klodi dhe Londrimi, që u interpretuan si referenca për vetëvrasje.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për ato që kishte thënë dhe kërkoi falje publike.

“Jam mysliman, Klodi ka bërë gabim fatal duke më sjellë alkool, duke pasur parasysh që ne shqiptarët kemi respekt ndërfetar. Është e manipuluar nga Kushtrimi dhe Sasa, duke pasur parasysh që ne kurrsesi nuk i kemi imponuar dikë për ta promovuar alkoolin pasi unë nuk e përdora”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk kam qenë i vetëdijshëm çka kam thënë dhe kërkoj falje publike”.

E në anën tjetër, Klodi i hodhi pije energjike në fytyrë këngëtarit, një gjëst që u dënua po ashtu nga të gjithë.

Në shtëpinë e famshme po vazhdojnë të rriten tensionet dita-ditës e të ketë situata të pazakonta. /Telegrafi/

Yesterday — 22 December 2025Main stream

"Jemi takuar në një kafene", Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22 December 2025 at 22:38


Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin pas disa akuzave për njëri-tjetrin.

Ata kanë lënë dyshime se janë njohur jashtë e se kanë shkëmbyer mesazhe së bashku.

Elijona nga ana tjetër ka mohuar për më shumë për banorin, ndonëse thekson se i kishte shkruar para Big Brother.

Edi theksoi se i ka shkruar kur kuptoi që do të ishte në Big Brother, meqë dolën emrat.

Mes tjerash tha se janë takuar në një kafene në Gjakovë dhe se janë përshëndetur.

Sidoqoftë, kjo mbetet e dyshimtë pasi nuk sqaruar asgjë më shumë për publikun.

Kanë lënë të kuptohet se kanë diçka më shumë se sa kjo jashtë mureve të kësaj shtëpie. /Telegrafi/

Labinoti ia përplas në fytyrë Albës: Ke dy talente, të shpikësh dhe të flasësh gjatë pa thënë asgjë

22 December 2025 at 22:10


Prime-i i radhës i Big Brother VIP Kosova ka nisur me tension dhe përplasje të shumta mes konkurrentëve, ku në qendër të diskutimeve ishte edhe Alba Pollozhani.

Gjatë debatit, Labinot Haxhiu ka reaguar me komente ironike në drejtim të saj, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai u shpreh se sipas tij, Alba ka “dy talente”, duke shtuar se njëri është aftësia për të shpikur gjëra, ndërsa tjetri për të folur gjatë pa thënë asgjë.

Foto: Instagram

Këto deklarata u bënë gjatë Prime-it, në momentin kur po diskutoheshin disa çështje që lidhen me sjelljen dhe qëndrimet e saj brenda shtëpisë.

Komentet e Labinotit kanë nxitur reagime mes banorëve, duke e rritur edhe më shumë tensionin në studio.

Debatet e ashpra dhe përplasjet verbale shënuan nisjen e mbrëmjes, duke lënë të kuptohet se Prime-i do të vazhdojë me dinamika të forta dhe situata të papritura.

Alba siç shihet është bërë e bezdisshme për shumë nga konkurrentët brenda. /Telegrafi/

Banorët në Big Brother ndahen në grupe - rriten tensionet mes tyre

22 December 2025 at 21:30


Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur me përplot dinamika që kanë ndodhur së fundmi në këtë format.

Në nisje të këtij spektakli u diskutuan grupet që janë formuat gjatë këtij reality shou.

Thuhet se janë ndarë në dy grupe dhe se po menaxhohen nga Ludo Lee dhe Hygerta Sako.

Foto: Instagram

Kjo pasi disa nga personazhet janë pozicionuar në një anë, e të tjerët në grupin tjetër.

Ndërkohë thuhet se Bia Khalifa dhe Fjolla Morina janë të vetme në këtë garë të BBVK.

Tensionet në shtëpi janë rritur ku banorët kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Mbetet për t'u parë se sa do të funksionojnë këto grupe të krijuara nga ta. /Telegrafi/


Malësori pas vdekjes së Shemit: Çdo ditë e më shumë po varfërohemi, po largohen nga kjo botë njerëz të mëdhenj

22 December 2025 at 20:34


Këngëtari Malësor Prënkoçaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Përmes një postimi, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e një artisti që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.

“Lamtumirë Shemi. Për çdo ditë e më shumë po varfërohemi, sepse po na largohen nga kjo botë personalitete e njerëz të mëdhenj që lanë gjurmë e kontribut të madh, secili në lëmin e vet, sikur Shemi që la thesar në muzikën tonë shqiptare”, ka shkruar Prënkoçaj.

Në mesazhin e tij, ai e ka cilësuar Shemin si një koleg të dashur dhe një figurë të rëndësishme të skenës muzikore shqiptare.

“Pushofsh në paqe, koleg i dashur", shtoi tutje.

Vdekja e Shemit ka tronditur artistë dhe fansa të shumtë, të cilët kanë nderuar jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/

Ganja pas vdekjes së Shemit: Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla

22 December 2025 at 20:00


Këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

“Pusho në paqe Shemi. Një dekadë bashkëpunimi, plot hite dhe koncerte”, shkroi Abazi në rrjetet sociale.

Ajo shtoi se Shemi do të mbahet gjithmonë mend si një artist me vlera të rralla, që i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.

Foto: Instagram

“Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla, që i dhe shumë muzikës dhe skenës shqiptare".

Vdekja e Krasniqit ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, ndërsa këngët dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë do të mbeten pjesë e kujtimeve dhe trashëgimisë së tij.

- YouTube www.youtube.com

Të njëjtit kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të mirë, pasi kanë realizuar disa hite si: "Unë jam loti yt", "Shamia e beqarit" etj.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete", Gold AG reagon për vdekjen e Shemit

22 December 2025 at 19:28


Artisti i njohur, Gold AG, ka shprehur dhimbjen dhe respektin e tij pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Përmes një postimi në Facebook, Gold AG e ka cilësuar Shemin si një artist të paharrueshëm dhe një mik të sinqertë.

“Zoti ta faltë Xhenetin, Shem. Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete”, shkroi ai.

“Lus Zotin e plotfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, shtoi ai.

Shemsi do të mbahet mend jo vetëm për këngët e tij ikonike, por edhe për ndikimin dhe kujtimet që la tek breza artistësh dhe fansash, të cilët vazhdojnë ta nderojnë figurën e tij.

Kënga, humori dhe këshillat e Shemit vazhdojnë të jetojnë në kujtimet e atyre që e deshën, duke e bërë emrin e tij të paharrueshëm për brezat që do të vijnë.

Për rikujtim, i njëjti ishte vetëm 64-vjeç. /Telegrafi/

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit që në nisje të Big Brother VIP Albania

22 December 2025 at 19:20


Brikena Selmani dhe Armir Shahini kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.

Ndërkaq, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior.

Foto: Instagram

Miri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.

Gjersa Brikena i është kthyer duke i thënë se ka kohë, duke i kujtuar atij se BBVA sapo ka nisur.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Miri: Me kë bërë armik?

Brikena: Nuk besoj se do bëhemi miq, besoj se do bëhemi armiq.

Miri: E ke pozicionuar veten kot, ke arsye?

Brikena: Disa sjellje të tua superiore më kanë irrituar.Miri: E ke marrë gabim.

Brikena: Shpresoj që të kem marrë gabim.Miri: Ta garantoj unë, asnjeri nuk është superior, këtu jemi të barabartë. Dikush flet më shumë, dikush më pak, nuk jemi të gjithë njësoj. Ti që flet më pak je inferiore.

Brikena: Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas.

Miri: Mos i analizo shumë, se nuk ke kohë, se i analizon gabim.

Brikena: Kohë kam unë, kam 2-3 muaj kohë, mos ke problem, kohë kemi sa duash.

Miri: Pas tre muajsh nuk do analizosh më, se ka mbaruar. /Telegrafi/

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar

22 December 2025 at 19:08


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shemi nga grupi "Ilirët".

Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes, duke nderuar figurën e Shemit, si një zë që do të dëgjohet përherë.

I njëjti vdiq në moshën 64-vjeçare, ndërsa u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):

"Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi - Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur.

Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikun një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg.

Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes.

Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar.

Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.

Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër.

Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit.

U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu". /Telegrafi/

Vokalisti i grupit "Minatori" merr vesh për vdekjen e Shemit teksa ishte live në një emision

22 December 2025 at 18:44


Vdekja e Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, duke lënë boshllëk në skenën e muzikës shqiptare.

Lajmin e hidhur e mori edhe një nga miqtë dhe kolegët e tij më të afërt, Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit rock “Minatori”, ndërsa ishte live në një emision televiziv.

Gjinovci ndau emocionet e tij të forta dhe kujtimet personale për Shemin gjatë transmetimit në “Studio A”.

Naser GjinovciFoto: Facebook

Ai tha me zë të tronditur: “Lajmi i keq gjithë del i vërtetë. Unë nuk e pata telefonin, e pyeta një bashkëpunëtor të juajin. Edhe kojshi, edhe shok, edhe mik… O Zot, sa kemi ndenjur në banesë timen dhe në shtëpi të tij. Shumë kemi kaluar kohë së bashku".

Theksoi po ashtu lidhjen e veçantë që kishte pasur me Shemin, duke e përshkruar si një miqësi të gjatë dhe të ngushtë, ku kanë ndarë shumë momente personale dhe artistike.

“E di që ka pasur probleme me stenta, pse si tek i ri është për me vdek", shtoi mes tjerash.

Vokalisti i “Minatorit” gjithashtu përmendi se Shemi nuk ishte vetëm një mik, por edhe një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në muzikë, me të cilin kanë ndarë momente të paharrueshme në karrierat e tyre artistike. /Telegrafi/

"Si ti ka plot shqiptaria", Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

22 December 2025 at 18:40


Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas një përplasjeje të ashpër mes banoreve Fjolla Morinës dhe Bia Khalifës.

Ajo që nisi si një diskutim mbi sjelljen personale shpejt u shndërrua në akuza dhe replika të forta, duke vënë në pah mosmarrëveshjet e tyre të thella.

Fjolla i kërkoi Bias të tregojë më shumë autenticitet dhe të veprojë në lojë në një mënyrë që të mbahet mend, duke i thënë: “Bëju vetvetja, bëj diçka që të mbahesh mend, jo këso sjellje sepse kështu si ti ka plot shqiptaria".

Foto: Instagram

Por tensioni u rrit kur Fjolla e kritikoi drejtpërdrejt, duke i thënë se ka 'tru peshku', një koment që ndezi edhe më shumë debatet mes tyre.

Bia nuk qëndroi e heshtur dhe iu kundërpërgjigj duke trajtuar një temë personale, duke thënë: “Të paska kapur menopauza".

Foto: Instagram

Ky replika tregoi se mosmarrëveshjet e tyre kanë kaluar nga konflikti për lojën në sulme personale, duke prekur çështje të moshës dhe inteligjencës.

Situata e krijuar duket se ka tensionuar ndjeshëm atmosferën në shtëpi. /Telegrafi/

Policia jep detaje për vdekjen e këngëtarit Shemsi Krasniqi

22 December 2025 at 18:22


Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Telegrafin se lajmi për rastin është pranuar sot rreth orës 15:00.

Ai tha se informacioni kishte të bënte me një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Shemi nga "Ilirët"

Sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Atje, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, duke konfirmuar se nuk kishte shenja jete.

Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës. /Telegrafi/

Gili për Shemin: Pusho në parajsë legjendë

22 December 2025 at 18:15


Këngëtarja e njohur, Gili, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti legjendar i grupit “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Lajmi për humbjen e papritur të artistit ka shkaktuar tronditje tek komuniteti muzikor dhe fansat e tij, të cilët e konsiderojnë Shemin një ikonë të muzikës rok dhe shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Gili shkroi: “Pusho në parajsë, legjendë”.

Shemi i grupit “Ilirët” do të mbahet mend për zërin e tij të veçantë, interpretimet ikonike dhe këngët që u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar, përfshirë hitin e tij të famshëm “Xhamadani vija vija”.

Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në skenën muzikore, por gjithashtu rikujton trashëgiminë e pasur artistike që ai la pas për të gjithë shqiptarët.

Sipas policisë, i njëjti u gjet pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. /Telegrafi/

Rama reagon për vdekjen e Shemit: Gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme

22 December 2025 at 18:03


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Shemit të grupit "Ilirët".

I njëjti ishte 64-vjeçar, teksa siç u tha ndërroi jetë nga sulmi në zemër.

Një reagim për të e ka bërë edhe Rama, i cili thekson se kjo është një humbje e madhe dhe se gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare do të mbetet e pashlyeshme.

Postimi i plotë i Ramës (pa ndërhyrje):

"Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar Ilirët.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë.

Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme". /Telegrafi/

Kanë dy fëmijë së bashku, Tom Brady komenton martesën e Gisele Bundchen me Joaquim Valente

22 December 2025 at 18:00


Tom Brady e ka pranuar martesën e re të ish-bashkëshortes së tij, Gisele Bundchen, me qëllim që të shmangë dramat dhe të ruajë mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Sipas një burimi për Daily Mail, Brady ishte në dijeni të martesës së saj që më herët dhe kjo nuk ishte sekret për të, pasi ata ende komunikojnë për çështje që lidhen me fëmijët.

Gisele u martua në fshehtësi më 3 dhjetor me instruktorin Joaquim Valente, vetëm pak kohë pasi çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Tom dhe Gisele

Brady dhe Gisele, të cilët u divorcuan në tetor të vitit 2022 pas 13 vitesh martesë, kanë dy fëmijë: Benjamin dhe Vivian. Brady ka edhe një djalë tjetër nga një lidhje e mëparshme.

Burimi thekson se Brady e ka pritur mirë lajmin dhe është i qetë, pasi lumturia e Giseles përkthehet edhe në lumturinë e fëmijëve të tyre.

Ai e sheh këtë fazë të jetës me pjekuri dhe nuk lejon që situata ta ndikojë negativisht.

Sa i përket jetës së tij sentimentale, Brady aktualisht është beqar dhe nuk kërkon një lidhje serioze.

Edhe pse është përfolur për romanca të shkurtra me disa figura të njohura, përfshirë Sofia Vergaran, Irina Shayk, Brooks Nader dhe Kim Kardashian, ai duket i fokusuar te puna e tij si analist sportiv për Fox dhe e shijon jetën si beqar. /Telegrafi/

Vdiq në moshën 64-vjeçare - jeta dhe veprimtaria e Shemit nga grupi "Ilirët"

22 December 2025 at 17:55


Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa u tha se u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ai ishte një nga zërat më të njohur dhe më ikonike të muzikës rok dhe shqiptare, i cili la gjurmë të thella në skenën muzikore.

I njëjti lindi në Prishtinë në vitin 1961 dhe pa i mbushur të njëzetat, nisi karrierën e tij muzikore duke performuar për herë të parë në festivalin “Rinia këndon” me grupin Mehida, ku bashkëpunoi me kitaristin Menan Kiseri.

ShemiFoto: YouTube

Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, Shemi u bë vokalisti i grupit të famshëm “Ilirët”, ku me zërin dhe interpretimin e tij solli këngë që u bënë pjesë e identitetit kulturor shqiptar.

Hitet e tij, përfshirë këngën simbolike “Xhamadani vija vija”, i dhanë shpirt muzikës që pasqyronte ndjenjat dhe realitetin e shqiptarëve, duke e bërë Shemin një figurë të dashur për breza të tërë.

ShemiFoto: YouTube

Përveç interpretimit, Shemsi ishte edhe autor i shumicës së teksteve të këngëve të grupit, duke u frymëzuar shpesh nga gjendja e vështirë e shqiptarëve dhe historia e familjes së tij, përfshirë të atin që kishte mbijetuar Masakrën e Tivarit.

Punoi gjithashtu në duet me artistë të njohur si Ganimete Abazi dhe Mihrije Braha, duke sjellë krijime të reja dhe duke rivendosur këngët e vjetra për publikun pas rikthimit të tij në skenë pas një pauze 11-vjeçare.

Foto: YouTube

Krasniqi nuk u tërhoq kurrë nga muzika; edhe gjatë periudhave më të vështira, e konsideronte muzikën si ushqim për shpirtin dhe një mënyrë për të përballuar sfidat e jetës.

Ai ishte babai i dy djemve, Ponisit dhe Uliksit.

- YouTube www.youtube.com

Shemi la një trashëgimi të pasur muzikore që përfshin dekada angazhimi, dhjetëra këngë që u bënë pjesë e kulturës shqiptare dhe ndikoi në breza të rinj të muzikantëve.

Sipas raportimeve të deritanishme, artisti vdiq nga një sulm në zemër. /Telegrafi/

ShemiFoto: YouTube

❌
❌