Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

Sali Berisha paraqitet në SPAK

By: lindita
5 January 2026 at 10:58

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë për dosjen “Partizani”. Ashtu siç ka ndodhur në çdo paraqitje të ish-kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme, Berisha është pritur nga mbështetës përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Pasi doli nga dyert e SPAK, ai foli për mediat teksa u ndal te arrestimi i Maduros, duke e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

Source

Jorida Tabaku: Protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese

By: lindita
5 January 2026 at 10:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke thënë së “protesta nuk është krim, por një e drejtë kushtetuese”. “Qytetarët që protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë nuk kanë kërcënuar askënd. Nuk kanë dhunuar askënd. Nuk kanë shkelur ligjin. Shteti ishte ai që reagoi me dhunë. Jo sepse u provokua. Por sepse u tremb. Në Europë…

Source

Procedohet penalisht Adriatik Lapaj, në pranga edhe 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

By: lindita
5 January 2026 at 10:25

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj Adriatik Lapajt dhe ka arrestuar 4 aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria bëhet”. Policia bën me dije se Adriatik Lapaj është proceduar penalisht, ndërkohë që ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi mori dëmtime në kokë pas rrëzimit të një bombole gazi. “Arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç…

Source

Ministri Gonxhja: Rekord, Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

By: lindita
5 January 2026 at 10:17

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Shqipëria e ka mbyllur vitin 2025 me një numër rekord vizitorësh të huaj, plot 12 milionë. “Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj! Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik…

Source

Shtyhet gjyqi në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

By: lindita
5 January 2026 at 10:05

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës…

Source

Kina i kërkon SHBA-së lirimin e menjëhershëm të Maduros: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

By: lindita
5 January 2026 at 09:34

Kina i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të lirojnë menjëherë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e cilësuar operacionin ushtarak amerikan për kapjen e tij si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme kineze tha se veprimet e SHBA-së minojnë sovranitetin e një shteti të pavarur dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pekini theksoi se mban “komunikim…

Source

Yesterday — 4 January 2026Main stream

Me shapka dhe shishe uji në dorë, momenti kur Maduro mbërrin në zyrat e DEA në Nju Jork (VIDEO)

By: lindita
4 January 2026 at 10:42

Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga momenti kur Nicolas Maduro ka mbërritur në zyrat e DEA në Nju Jork. Në video, Maduro shfaqet me shapka dhe me një shishe uji në dorë, shoqëruar nga dy agjentë të DEA. Presidenti i Venezuelës u arrestua së bashku me gruan e tij nga Delta Force amerikane të shtunën . Ai u mor me avion ushtarak nga kryeqyteti i Venezuelës dhe më pas u dërgua në Nju Jork.

Source

“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj proteston sot para Kryeministrisë, Policia publikon masat: Ja rrugët që bllokohen

By: lindita
4 January 2026 at 10:34

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një protestë masive para Kryeministrisë. Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka bërë publike masat që do të zbatohen në kuadër të tubimit të njoftuar, i cili pritet të zhvillohet ditën e sotme në kryeqytet. Njoftimi i Policisë: Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka…

Source

Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme

By: lindita
4 January 2026 at 09:38

Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar që zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat e presidentes së përkohshme, pasi Shtetet e Bashkuara rrëzuan presidentin Nicolás Maduro. Urdhri u njoftua të shtunën në mbrëmje, sipas orës lokale, duke arritur në përfundimin se Maduro ndodhet në një “pamundësi materiale dhe të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij”.

Source

Një proteinë në gjak mund të hapë rrugë të reja për trajtimin e presionit të gjakut dhe diabetit

By: lindita
4 January 2026 at 09:32

Proteinat që qarkullojnë në gjak po shndërrohen në një mjet kyç për të kuptuar më mirë sëmundjet kronike. Ndryshe nga gjenet, të cilat tregojnë rreziqe të trashëguara, proteinat ofrojnë informacion në kohë reale për proceset që ndodhin në organizëm, përfshirë mënyrën si trupi rregullon energjinë dhe zhvillon sëmundje si diabeti apo problemet kardiovaskulare, sipas “The Independent”.

Source

Reshje shiu por temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

By: lindita
4 January 2026 at 09:27

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa…

Source

Apartamentet në Tiranë, mision i paarritshëm për shtresën e mesme

By: lindita
4 January 2026 at 09:23

Turizmi, rritja e kostove të ndërtimit e deri te qarkullimi i parasë informale që po shtrembëron tregun e lirë janë disa nga faktorët që, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe urbanistikës, po nxisin rritjen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Si pasojë, blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 4 janar 2026

By: lindita
4 January 2026 at 09:15

Dashi Një udhëtim në shoqërinë e një shoku/shoqeje të ngushtë do t’ju ngrejë humorin. Megjithatë, disa zhvillime të papritura mund të ndodhin gjatë këtij udhëtimi dhe, për këtë arsye, ka gjasa të rezultojë në më shumë sesa thjesht pushime. Sigurohuni që të dukeni sa më mirë, mos u vononi me atë që doni të bëni dhe argëtohuni. Demi Një fat i papritur mund t’ju ​​vijë sot – diçka që nuk do ta…

Source

Before yesterdayMain stream

Foshnjet e para të vitit 2026 marrin “bonusin e bebes”

By: lindita
1 January 2026 at 15:17

Në këtë fillimvit, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, vizitoi paraditen e sotme, bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”. Gjatë vizitës, zv.ministrja Tomini u takua nga afër me nënat dhe foshnjet, duke shprehur urimet për ardhjen e tyre…

Source

Begaj flet me ushtarët që shërbejnë jashtë: Krenar për ju

By: lindita
1 January 2026 at 14:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg…

Source

Receta detox pas festave, çfarë të pini për të eliminuar fryrjen e stomakut

By: lindita
1 January 2026 at 14:02

Gjatë këtyre ditëve, shumica juaj kanë ngrënë më shumë sesa zakonisht dhe sot ndiheni të fryrë. Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni gramët e marrë, shpresojmë nuk janë kilogramë, me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.

Source

SHBA, Kanada dhe Meksikë mirëpresin Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe

By: lindita
1 January 2026 at 12:55

Shtetet e Bashkuara do të jenë organizatorët e Kupës së Botës 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën. DW ju tregon pse ky kampionat do të jetë i ndryshëm. 1. Tre vende si organizatorë të përbashkët Zakonisht, Kupa e Botës në futboll është një ngjarje e organizuar nga një komb i vetëm, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kupa e Botës 2002 hapi një rrugë të re kur Japonia dhe Koreja e Jugut…

Source

Ministrja Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE

By: lindita
1 January 2026 at 12:28

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 janarit të vitit të ri 2026. “Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, përgëzoj Qipron dhe kolegun tim, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të…

Source

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

By: lindita
1 January 2026 at 12:26

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit ,Dimal Basha. Daci ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përkohësisht si President në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci…

Source

Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det në 1 janar

By: lindita
1 January 2026 at 12:23

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë. Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit…

Source

❌
❌