❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Situatë problematike nga reshjet, përmbytje të tokave, banesave, dëmtime rrugësh

8 January 2026 at 12:31

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Shkodër: rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë; rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë; 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës; në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rugë të bllokuara dhe prezencë uji; në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët autorurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Lezhë: rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë; është bërë evakuimi i dy familjeve; rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll; rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh dhe po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, fshati Dukagjin.

Vlorë: niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Durrës: aktualisht situata është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish- Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve: 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit të FA, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuota maksimale; disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat: Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Gjirokastër: si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku qarkullimi është i kufizuar; po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore; ka nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Kukës: lumenj në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Tiranë: rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Korçë: disa rrugë të pakalueshme në Devoll; evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas; në Maliq, sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Berat: rreth 95 ha tokë bujqësore nën ujë; ëshë evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum; në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Fier: rreth 200 ha tokë bujqësore e përmbytur; prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra; në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në total janë angazhuar: rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi; 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

The post Situatë problematike nga reshjet, përmbytje të tokave, banesave, dëmtime rrugësh appeared first on Revista Monitor.

KompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s paralajmĂ«rojnĂ« se do t’u duhen garanci pĂ«r tĂ« investuar nĂ« VenezuelĂ«

8 January 2026 at 12:04

Donald Trump do të zhvillojë më shumë bisedime me drejtuesit e industrisë, ndërsa presidenti shfaq fuqinë e tij mbi tregjet e energjisë

KompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s kĂ«rkojnĂ« “garanci serioze” nga Uashingtoni pĂ«rpara se tĂ« bĂ«jnĂ« investime tĂ« mĂ«dha nĂ« VenezuelĂ«, ndĂ«rsa presidenti Donald Trump i nxit ato tĂ« mbĂ«shtesin pĂ«rpjekjen e tij pĂ«r tĂ« riformĂ«suar tregjet e energjisĂ«.

Zyrtarë amerikanë zhvilluan bisedime kyçe me drejtues të lartë të energjisë në Miami, pikërisht në momentin kur Trump demonstroi një shfaqje force mbi tregjet globale të naftës së papërpunuar, duke marrë kontrollin e sektorit të naftës në Venezuelë dhe duke urdhëruar forcat speciale amerikane të kapnin një cisternë ruse në Atlantikun e Veriut.

Trump ka thirrur gjithashtu drejtues nga disa prej grupeve më të mëdha energjetike të vendit për një takim në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Pritet që drejtuesit të ushtrojnë presion mbi presidentin për sigurimin e garancive të forta ligjore dhe financiare përpara se të bien dakord të angazhojnë kapital në Venezuelë, sipas personave të njohur me planet e tyre.

MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« javĂ«, Trump tha se kompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s mund tĂ« “rimbursohen nga ne, ose pĂ«rmes tĂ« ardhurave” nĂ«se investojnĂ« nĂ« VenezuelĂ«. Por drejtuesit mbetĂ«n tĂ« kujdesshĂ«m, me disa qĂ« pĂ«rmendĂ«n politikĂ«bĂ«rjen e paqĂ«ndrueshme.

Diskutimet nĂ« Miami tĂ« mĂ«rkurĂ«n ndodhĂ«n vetĂ«m disa orĂ« pasi Trump tha se Venezuela do t’u dorĂ«zonte miliona fuçi nafte anijeve tĂ« marra me qira nga SHBA, tĂ« cilat do ta transportonin naftĂ«n drejt SHBA-sĂ«, ku rafineritĂ« e Gjirit po pĂ«rgatiten ta pĂ«rpunojnĂ«.

ShtĂ«pia e BardhĂ« tha se Uashingtoni do tĂ« kontrollojĂ« naftĂ«n e VenezuelĂ«s “pa afat”, duke sekuestruar burimin jetik tĂ« njĂ«rit prej anĂ«tarĂ«ve themelues tĂ« kartelit OPEC.

Pas bombardimeve nĂ« Iran dhe Nigeri, “Venezuela Ă«shtĂ« prodhuesi i tretĂ« i naftĂ«s i OPEC-ut qĂ« sulmohet nga SHBA-ja gjatĂ« vitit tĂ« fundit,” tha Bill Farren-Price nga Instituti i Studimeve tĂ« EnergjisĂ« nĂ« Oksford.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« agjendĂ« globale qĂ« do tĂ« riformĂ«sojĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« tregtinĂ« globale tĂ« energjisĂ« sipas kushteve dhe rregullave tĂ« SHBA-sĂ«,” shtoi ai.

Por plani i Trump për të ringjallur sektorin e naftës në Venezuelë ka hasur tashmë skepticizëm nga drejtuesit amerikanë, të cilët thonë se rreziqet politike dhe ligjore, së bashku me çmimet e ulëta të naftës, përbëjnë pengesa.

Sekretari amerikan i energjisë, Chris Wright, u takua me zyrtarë të lartë nga Chevron dhe ConocoPhillips, duke përcjellë mesazhin e Trump se grupet më të mëdha amerikane të naftës duhet të derdhin miliarda dollarë në industrinë energjetike të rrënuar të Venezuelës.

SHBA-ja gjithashtu sinjalizoi të mërkurën se do të hapte derën për kompanitë amerikane të shërbimeve të fushave të naftës që të punojnë në Venezuelë dhe të fillonte heqjen graduale të disa prej sanksioneve që kanë penguar ekonominë e saj.

Por Wright pranoi nĂ« deklaratat e tij nĂ« konferencĂ«n e Goldman Sachs nĂ« Miami se gjigantĂ«t amerikanĂ« tĂ« naftĂ«s nuk do tĂ« “vendosin miliarda dollarĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar infrastrukturĂ« tĂ« re nĂ« VenezuelĂ« javĂ«n e ardhshme”.

Aktorë të mëdhenj në sektorin e energjisë dhe investitorë thanë se SHBA-ja do të duhet të garantojë projektet e mëdha.

“Do tĂ« duhej tĂ« kishte disa garanci serioze nga qeveria pĂ«r t’i rikthyer lojtarĂ«t e mĂ«dhenj nĂ« VenezuelĂ«,” tha njĂ« drejtues i lartĂ« i njĂ« kompanie tĂ« madhe amerikane tĂ« energjisĂ«. “Do tĂ« duhet kohĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« investime reale nĂ« vend dhe edhe mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« rritur prodhimin.”

Drejtoresha financiare e Chevron, Eimear Bonner, shfaqi një ton të kujdesshëm në deklarata me dyer të mbyllura për investitorët të martën dhe nuk dha asnjë sinjal për plane zgjerimi afatshkurtër në vend, sipas personave të pranishëm.

Chevron është e vetmja kompani amerikane që mban një licencë amerikane për të eksportuar naftë venezueliane dhe po kërkon të ndryshojë marrëveshjen e saj me Departamentin e Thesarit të SHBA-së për të shitur më shumë nga nafta e vendit.

Drejtues nga grupet më të mëdha amerikane të naftës, përfshirë Chevron, ExxonMobil dhe ConocoPhillips, janë ndër ata që pritet të takohen me Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Amos Hochstein, partner drejtues në grupin e investimeve TWG Global dhe ish-këshilltar i ish-presidentit Joe Biden, tha se investimi në Venezuelë është i mbushur me rreziqe ligjore, financiare dhe politike. Kompanitë amerikane të naftës duhet të dinë nëse do të mbrohen përtej mandatit të Trump, tha ai.

“KompanitĂ« amerikane duhet tĂ« dinĂ« kush janĂ« palĂ«t e tyre kontraktuese. A po nĂ«nshkruajnĂ« marrĂ«veshje me qeverinĂ« venezueliane? A Ă«shtĂ« qeveria venezueliane legjitime?”

Hochstein shtoi: “PĂ«r tre vitet e ardhshme kĂ«to kompani do tĂ« duhet tĂ« investojnĂ« para dhe nuk do tĂ« ketĂ« tĂ« ardhura deri shumĂ« mĂ« vonĂ«. Dhe nĂ« atĂ« moment Donald Trump nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« president.”

Neil McMahon, bashkëthemelues i grupit të investimeve energjetike Kimmeridge, tha se kompanitë amerikane do të kishin nevojë për garanci financiare formale nga administrata përpara se të angazhonin kapital. / FT

 

The post KompanitĂ« amerikane tĂ« naftĂ«s paralajmĂ«rojnĂ« se do t’u duhen garanci pĂ«r tĂ« investuar nĂ« VenezuelĂ« appeared first on Revista Monitor.

Borxhi i jashtëm i Kosovës arrin në 4.61 miliardë euro

8 January 2026 at 12:02

Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, që përfshin borxhin publik dhe atë privat, arriti në 4.61 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 142.08 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës ka vazhduar trendin rritës edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke arritur në 4.61 miliardë euro, sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kjo shumë përfshin si borxhin publik, ashtu edhe atë privat, dhe paraqet një rritje prej 142.08 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak.

Në raportin e BQK-së thuhet se rritja e borxhit të jashtëm është nxitur kryesisht nga sektori privat, i cili ka kontribuar me 145.21 milionë euro, ndërsa borxhi publik është zvogëluar për 3.12 milionë euro gjatë të njëjtës periudhë.

Në fund të tremujorit të tretë, borxhi i sektorit publik arriti në 1.02 miliardë euro, që përbën 22.05 për qind të gjithsej borxhit të jashtëm. Pjesa më e madhe e këtij borxhi lidhet me borxhin e jashtëm të qeverisë, i cili në këtë periudhë ishte 855.82 milionë euro.

Ndërkohë, borxhi i sektorit privat ka arritur në 3.59 miliardë euro, duke përbërë pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm të vendit.

Sipas statistikave të BQK-së, pjesëmarrësit kryesorë në këtë kategori janë bankat komerciale me 19.73 për qind, kompanitë në relacion të investimeve direkte me 27.61 për qind, si dhe sektorët tjerë me 52.66 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, në tremujorin e dytë të vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës ishte rreth 4.43 miliardë euro, që do të thotë se në vetëm tre muaj borxhi është rritur për mbi 140 milionë euro.

Kjo rritje, pasqyron shtimin e huamarrjes nga kompanitë private, të cilat janë përballur me kosto të larta të operimit, si dhe me nevojën për kapital shtesë në tregjet e jashtme.

Banka Qendrore thekson se, pavarësisht rritjes së borxhit të jashtëm, pozita e jashtme e vendit mbetet e qëndrueshme, duke marrë parasysh përmirësimin e disa treguesve të tjerë ekonomikë si rritja e eksporteve dhe hyrja e investimeve të huaja direkte.

BQK thekson se do të vazhdojë të monitorojë me kujdes zhvillimet në sektorin e jashtëm për të siguruar që rritja e borxhit të jetë e qëndrueshme dhe të mos krijojë presion mbi stabilitetin financiar të vendit.

NĂ« fund tĂ« vitit 2024, borxhi i jashtĂ«m i KosovĂ«s ishte rreth 4.2 miliardĂ« euro, qĂ« nĂ«nkupton njĂ« rritje prej mbi 400 milionĂ« euro brenda njĂ« viti – kryesisht nga sektori privat, ndĂ«rsa borxhi publik ka mbetur relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m.

Borxhi i jashtĂ«m bruto – i cili pĂ«rfshinĂ« borxhin publik dhe privat nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« 2025, arriti vlerĂ«n  4.61 miliardĂ« euro, e cila paraqet rritje prej 142.08 milionĂ« euro krahasuar me tremujorin paraprak. Rritjes sĂ« borxhit tĂ« jashtĂ«m nĂ« KosovĂ« i ka kontribuar sektori privat pĂ«r  145.21 milionĂ« euro, ndĂ«rsa borxhi publik u zvogĂ«lua pĂ«r 3.12 milionĂ« euro.

Borxhi i sektorit publik – nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« 2025 arriti vlerĂ«n 1.02 miliard euro, duke marrĂ« pjesĂ« me 22.05% nĂ« gjithsej borxhin e jashtĂ«m. Pjesa mĂ« e madhe e borxhit publik pĂ«rbĂ«het nga borxhi i jashtĂ«m i qeverisĂ«, i cili nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« 2025 ishte  855.82 milionĂ« euro.

Borxhi i sektorit privat – tĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« 2025 arriti vlerĂ«n 3.59 miliardĂ« euro. PjesĂ«marrĂ«sit nĂ« borxhin privat janĂ« bankat komerciale 19.73% kompanitĂ« nĂ« relacion tĂ« investimeve direkte 27.61% dhe sektorĂ«t tjerĂ« 52.66%.

 

 

The post Borxhi i jashtëm i Kosovës arrin në 4.61 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Siguruesit: 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026, në total paguhen 5 milionë euro më pak

8 January 2026 at 12:00

Siguruesit parashikojnë që nisja e aplikimit të sistemit bonus-malus do të ketë një efekt negativ në nivelin 4.5-5 milionë euro mbi primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik.

Drejtues tĂ« kompanive shprehen pĂ«r “Monitor” se llogaritet qĂ« nga 100 drejtues mjetesh qĂ« kanĂ« kryer sigurimin e detyrueshĂ«m TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanĂ« shkaktuar dĂ«me. Kjo kategori e drejtuesve do tĂ« paguajĂ« njĂ« prim sigurimi mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r vitin 2026 (rreth 18% mĂ« shumĂ«). NdĂ«rkohĂ«, pjesa mĂ« e madhe e drejtuesve tĂ« mjeteve, rreth 96% e tyre do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« njĂ« bonus ose ulje tĂ« çmimit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik me afĂ«rsisht 3% pĂ«r vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në vlerën totale të primeve që do të arkëtojnë kompanitë këtë vit pritet të jetë negativ. Sipas përllogaritjeve të siguruesve, ky efekt pritet të jetë rreth 4.5-5 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 12 muajt e fundit statistikorë (dhjetor 2024-nëntor 2025) kompanitë e sigurimit e sigurimit kanë lidhur gjithsej afërsisht 747 mijë kontrata sigurimi. Mbi këtë shifër, mund të vlerësohet se rreth 30 mijë drejtues mjetesh do të paguajnë një prim më të lartë gjatë vitit 2026. Pjesa e mbetur, rreth 717 mijë drejtues mjetesh, do të paguajnë një prim sigurimi më të ulët.

Aplikimi i sistemit bonus-malus Ă«shtĂ« i parashikuar nĂ« ligjin “PĂ«r sigurimin e detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, qĂ« ka hyrĂ« nĂ« fuqi qysh nĂ« vitin 2021. MegjithatĂ«, ligji e parashikon si tĂ« drejtĂ« tĂ« kompanive tĂ« sigurimit, por jo si njĂ« detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bĂ« i mundur vetĂ«m pas miratimit tĂ« rregullores “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri nĂ« fuqi nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, por pa pĂ«rfshirĂ« elementin bonus-malus, qĂ« ka nisur tĂ« aplikohet prej 1 janarit tĂ« kĂ«tij viti.

Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme një prim më të ulët. Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm do të llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

Për momentin, sistemi do të bazohet në historikun e dëmeve të një viti më parë. Në rast se një drejtues mjeti që ka shkaktuar dëm në 2025 nuk shkakton përsëri dëme këtë vit, ai do të përfitojë bonusin prej 3% në primin e sigurimit për 2027.

Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me të paktën 15% për ata që kanë shkaktuar dëme

Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

The post Siguruesit: 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026, në total paguhen 5 milionë euro më pak appeared first on Revista Monitor.

Greqia prezanton ulje taksash për vitin 2026, me fokus te familjet dhe punëtorët e rinj

8 January 2026 at 11:56

Athina ka ulur shumicën e normave të tatimit mbi të ardhurat me dy pikë përqindje dhe ka prezantuar lehtësime shtesë të lidhura me fëmijët dhe punëtorët e rinj, përfshirë tatim zero mbi të ardhurat për nën-25-vjeçarët që fitojnë deri në 20,000 euro.

Greqia e ka nisur vitin 2026 me njĂ« raund tĂ« ri uljesh taksash — masa qĂ« kryeministri i kishte shpallur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tre muaj mĂ« parĂ« nĂ« Panairin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Selanikut.

Masa vjen në një kohë kur vendi synon të forcojë të ardhurat e familjeve pas vitesh inflacioni dhe rritjesh të forta të çmimeve. Ndërkohë, Greqia mban aktualisht presidencën e radhës të Eurogrupit, forumi që bashkon ministrat e financave të eurozonës për të koordinuar politikat ekonomike, pas zgjedhjes së Kyriakos Pierrakakis në krye të tij.

Në terma praktikë, shumica e shkallëve bazë të tatimit mbi të ardhurat janë ulur me dy pikë përqindje ditët e fundit, ndërsa shkalla më e ulët ka mbetur e pandryshuar në 9%.

Taksa më të ulëta për të përballuar problemet demografike

Normat e tatimit do tĂ« bien nĂ« varĂ«si tĂ« numrit tĂ« fĂ«mijĂ«ve nĂ« familje. PĂ«r shembull, nĂ« fashĂ«n e tĂ« ardhurave 10,000–20,000 euro, norma aktuale prej 22% do tĂ« ulet nĂ« 18% pĂ«r tatimpaguesit me njĂ« fĂ«mijĂ«. Ajo do tĂ« bjerĂ« nĂ« 16% pĂ«r familjet me dy fĂ«mijĂ«, nĂ« 9% pĂ«r ato me tre fĂ«mijĂ« dhe nĂ« zero pĂ«r familjet me katĂ«r fĂ«mijĂ«.

Ministria greke e Financave vlerëson se një punonjës me të ardhura vjetore 20,000 euro do të kursejë 600 euro nëse ka dy fëmijë, 1,300 euro me tre fëmijë dhe 1,680 euro me katër fëmijë.

Për një person që fiton 30,000 euro në vit, përfitimi vjetor i parashikuar është 400 euro pa fëmijë, duke u rritur në 800 euro me një fëmijë, 1,200 euro me dy fëmijë, 2,100 euro me tre fëmijë dhe 4,100 euro me katër fëmijë.

Norma të reja tatimore sipas të ardhurave

Sipas rregullave tĂ« reja, punonjĂ«sit deri nĂ« 25 vjeç me tĂ« ardhura deri nĂ« 20,000 euro nĂ« vit nuk do tĂ« paguajnĂ« asnjĂ« tatim mbi tĂ« ardhurat. PĂ«r ata tĂ« moshĂ«s 25–30 vjeç, norma e tatimit do tĂ« ulet nĂ« 9%, nga 22% qĂ« ishte mĂ« parĂ«.

Në praktikë, sipas Ministrisë së Financave, një 24-vjeçar që fiton 15,000 euro në vit do të kursejë 1,283 euro, ndërsa përfitimi rritet në 2,480 euro për një të ardhur 20,000 euro. Për një 28-vjeçar me të njëjtën pagë, përfitimi vjetor i vlerësuar do të jetë rreth 1,300 euro.

Për të ardhurat nga 40,000 deri në 60,000 euro, norma e ndërmjetme e tatimit është vendosur në 39%, nga 44% që ishte norma në fuqi deri në fund të vitit 2025.

Pasuria dhe strehimi

NĂ« vitin 2026, ENFIA — taksa vjetore greke mbi pasuritĂ« e paluajtshme — do tĂ« ulet pĂ«rgjysmĂ« pĂ«r ata qĂ« kanĂ« banesĂ«n kryesore nĂ« vendbanime me mĂ« pak se 1,500 banorĂ«, pĂ«r t’u hequr plotĂ«sisht nĂ« vitin 2027.

Kryeministri e ka përshkruar këtë masë si një nxitje për familjet që të qëndrojnë ose edhe të kthehen në fshatrat e tyre të origjinës.

Nga 1 janari, rreth 161,587 pronarë që deklarojnë të ardhura vjetore nga qiraja mbi 12,000 euro pritet të përfitojnë ulje takse deri në 1,300 euro, në varësi të nivelit të të ardhurave nga qiraja.

Ulja vjen si pasojĂ« e krijimit tĂ« njĂ« fashĂ« tĂ« re tatimore ndĂ«rmjetĂ«se prej 25%, e cila zĂ«vendĂ«son normĂ«n 35% qĂ« zbatohej vitin e kaluar pĂ«r tĂ« ardhurat nga qiraja nĂ« intervalin 12,000–24,000 euro.

Sipas shkallës së rishikuar:

  • tĂ« ardhurat nga qiraja deri nĂ« 12,000 euro do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« tatohen me 15%;
  • nga 12,001 deri nĂ« 24,000 euro do tĂ« tatohen me 25%;
  • nga 24,001 deri nĂ« 35,000 euro me 35%;
  • çdo shumĂ« mbi 35,001 euro do tĂ« tatohet me 45%.

Lehtësime për qiratë afatshkurtra

PronarĂ«t qĂ« do tĂ« japin me qira banesa tĂ« pashfrytĂ«zuara mĂ« parĂ« ose qĂ« do t’i kalojnĂ« pronat nga qiraja afatshkurtĂ«r nĂ« atĂ« afatgjatĂ« deri mĂ« 31 dhjetor 2026, do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« pĂ«rjashtim tĂ« plotĂ« nga tatimi mbi tĂ« ardhurat nga qiraja pĂ«r njĂ« periudhĂ« trevjeçare.

Përjashtimi nga tatimi zbatohet për banesat që kanë qenë të pabanuara për të paktën tre vjet, si edhe për pronat që janë përdorur më parë për qira afatshkurtra, me kusht që banesa të ketë sipërfaqe deri në 120 metra katrorë.

Për qiramarrësit me më shumë se dy fëmijë, kufiri i sipërfaqes rritet me 20 metra katrorë për çdo fëmijë shtesë. Për të përfituar nga kjo masë, kontrata e qirasë duhet të ketë një afat minimal prej tre vitesh./ Euronews

The post Greqia prezanton ulje taksash për vitin 2026, me fokus te familjet dhe punëtorët e rinj appeared first on Revista Monitor.

Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, vështirësi në disa akse rrugore

8 January 2026 at 11:21

Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa dëbora ka përfshirë zonat veriore dhe juglindore, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, reshje dĂ«bore janĂ« regjistruar nĂ« Rajonin Verior, konkretisht nĂ« akset Bajram Curri–ValbonĂ«, Ura Bujan–QafĂ« MorinĂ«, Bujan–QafĂ« MorinĂ« (doganĂ«), Sopot–KĂ«rrnaj, QafĂ« Mejdan–Tropojë–Buçaj BulqizĂ«, QafĂ« Bualli–Peshkopi, Peshkopi–MaqellarĂ«, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, KukĂ«s–Shishtavec, KukĂ«s–BushtricĂ«, Pukë–FushĂ« ArrĂ«z, Bogë–Theth dhe QafĂ« Mali–FushĂ« Dukagjin.

NĂ« Rajonin Qendror, dĂ«borĂ« ka pasur nĂ« segmentet Surrel–QafĂ« Priskë–QafĂ« MollĂ«, Elbasan–Gjinar dhe Ibë–KĂ«rrabë–Elbasan.

NdĂ«rsa nĂ« Rajonin Jugor, reshjet e dĂ«borĂ«s janĂ« evidentuar nĂ« Llogara, QafĂ« ThanĂ«, Korçë–VoskopojĂ«, Boboshticë–DardhĂ«, Korçë–ErsekĂ« dhe Ersekë–Leskovik.

Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në ditë, për pastrimin e akseve rrugore. Drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme dhe të kryejnë vetëm udhëtime esenciale, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e punës së ekipeve të mirëmbajtjes.

Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo në segmentet ku është njoftuar prani dëbore dhe ngricash, pasi ato sigurojnë frenim më të mirë dhe kontroll më të lartë në kushte të vështira moti.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore, të ndjekin paralajmërimet e strukturave të emergjencës dhe të mos nënvlerësojnë rrezikun nga ndryshimet e motit.

The post Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës, vështirësi në disa akse rrugore appeared first on Revista Monitor.

Tenderi 1.5 mln euro për ujësjellësit në fshatrat e Korçës, KPP rrëzon vendimin dhe kërkon anulim

8 January 2026 at 10:00

Komisioni i Prokurimit publik pranoi pjesërisht një ankesë të bërë pranë tij nga bashkimi i tre operatorëve lidhur me një procedurë që parashikonte ndërtimin e ujësjellësve dhe nën objekteve të furnizimit me ujë për rajonin e Korçës.

Procedura me fond limit rreth 146 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro është kërkuar që të anulohet. Konkretisht kërkohet anulimi i Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe nga autoriteti kontraktor në këtë rast shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve në Korçë të merren masa për ta zbatuar.

Duke analizuar nĂ« disa pika se ku qĂ«ndronin pretendimet e operatorĂ«ve KPP argumentoi se duke marrĂ« shkak nga faktet dhe nga vlerĂ«simi i Autoritetit Kontraktor “pĂ«r ketĂ« procedure prokurimi, kemi bindje se K.V.O ka shkelur ligjin e prokurimit publik si dhe VKM pĂ«rkatĂ«se duke na kualifikuar ne mĂ«nyrĂ« te padrejtĂ« operatorin ekonomik , sepse ky operator nuk i pĂ«rmbush te gjitha kriteret kualifikuese te pĂ«rcaktuara nga AK pĂ«r ketĂ« procedurĂ« prokurimi.

Nisur nga kjo gjendje faktike dhe juridike kemi bindjen e pakundĂ«rshtueshme se autoriteti kontraktor/komisioni i vlerĂ«simit tĂ« ofertave ka vlerĂ«suar nĂ« kundĂ«rshtim me kriteret e pĂ«rzgjedhjes sĂ« fituesit ofertĂ«n , duke e kualifikuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« dhe tĂ« pa mbĂ«shtetur dhe argumentuar kĂ«tĂ« operator ekonomi”.

Procedura në fjalë u hap në muajin tetor nga ana e autoritetit kontraktor dhe në të morën pjesë 10 operatorë. Projekti që do të zbatohet synon ndërhyrjë në disa pjesë rurale.

Konkretisht zona e projektit është e vendosur në rajonin e Korçës dhe parashikon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe investime në depo dhe rrjete shpërndarëse në fshatrat Miras, Vidohovë, Eçmenik, Vreshtas, Bejkovë, Vodicë, Borovë, Tren, Zëmblak dhe Sovjan.

KohĂ«zgjatja e kontratĂ«s sipas parashikimeve tĂ« bĂ«ra nĂ« dokumenta nĂ« fazat e hershme tĂ« prokurimit ishte 5 muaj por tashmĂ« mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se do tĂ« rihapet nga e para e njĂ«jta procedurĂ« apo do tĂ« ketĂ« modifikime./ N.Maho

 

The post Tenderi 1.5 mln euro për ujësjellësit në fshatrat e Korçës, KPP rrëzon vendimin dhe kërkon anulim appeared first on Revista Monitor.

Rritja e kredisë për prona, BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave

8 January 2026 at 00:03

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, në 0.5%, por ka paralajmëruar edhe njëherë një rritje të mundshme të saj, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të larta.

Sipas rregullores “PĂ«r shtesat makroprudenciale tĂ« kapitalit”, shtesa kundĂ«rciklike e kapitalit ka si qĂ«llim posaçërisht ngadalĂ«simin e kreditimit, nĂ« rast se rregullatori gjykon se kjo rritje Ă«shtĂ« shumĂ« e shpejtĂ« dhe mund tĂ« sjellĂ« potencialisht rreziqe tĂ« shtuara pĂ«r stabilitetin financiar.

Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka evidentuar edhe njëherë ritmin më të shpejtë të rritjes së kredisë krahasuar me rritjen ekonomike. Në tremujorin 2025, kredia për ekonominë u rrit me 10.9% në terma vjetorë, ndjeshëm mbi normën e rritjes së PBB-së së vjetorizuar për të njëjtën periudhë prej 5.4%.

Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet së pari në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit.

Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e tretë ky raport ishte -3.44 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.7 pikë përqindje.

Hendeku pĂ«r segmentin “individĂ«â€ qĂ«ndroi nĂ« territor pozitiv pĂ«r tĂ« dytin tremujor radhazi (0.28 pikĂ« pĂ«rqindje ), duke reflektuar rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« kredisĂ« pĂ«r familjet.

Në këto kushte, Banka e Shqipërisë thekson edhe njëherë se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.

Nga ana tjetĂ«r, hendeku pĂ«r segmentin “biznes” mbetet nĂ« territor negativ, por prirja e ngushtimit tĂ« tij, nĂ« terma nĂ« terma vjetorĂ« me rreth 1.3 pikĂ« pĂ«rqindje reflekton pĂ«rmirĂ«simin gradual tĂ« qasjes sĂ« bizneseve ndaj kredisĂ«.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.

MegjithĂ«se “hendeku i raportit tĂ« kredisĂ« ndaj PBB-sĂ«â€ Ă«shtĂ« treguesi kryesor, praktika e zbatimit tĂ« tij nĂ« vende tĂ« tjera dhe nĂ« ShqipĂ«ri ka evidentuar ngadalĂ«sinĂ« e reagimit tĂ« kĂ«tij treguesi nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, dhe pamjaftueshmĂ«rinĂ« e tij pĂ«r tĂ« kapur dhe evidentuar zhvillime tĂ« shpejta nĂ« segmente tĂ« caktuara tĂ« kredisĂ«.

Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).

Vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 0.66, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.

Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv por disi më të ngadalësuar të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me të njëjtën periudhe një vit më parë.

Rritja e kësaj kategorie kredie vijon të regjistrojë vlera që tejkalojnë normën e rritjes nominale të PBB-së dhe normën e rritjes se tepricës totale të kredisë bankare. Megjithatë, vlera aktuale e normës së rritjes për këtë kredi mbetet nën vlerën e mesatares historike.

Indeksi i çmimit të banesave ka përforcuar ritmin rritës dhe qëndron mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për të katërtin tremujor në radhë. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit. Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin. Kjo lidhje vlerësohet e rëndësishme për analizën dhe vendimmarrjen në kuadër të stabilitetit financiar. Nëpërmjet analizave të këtyre dy faktorëve, si dhe informacioneve indirekte që nxirren nga vlerësimi i borxhit të familjeve, mund të identifikohen shenja të mundshme të rreziqeve sistemike, të cilat mund të lindin nëse çmimet e pasurive të paluajtshme rriten në mënyrë të paqëndrueshme.

Me qĂ«llimin pĂ«r tĂ« moderuar ritmet e rritjes sĂ« kredisĂ«, Banka e ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« rrisĂ« nivelin e normĂ«s sĂ« shtesĂ«s kundĂ«rciklike tĂ« kapitalit (KUNC) nĂ« qershor 2024 dhe nĂ« dhjetor 2024, me nga 0.25%, nĂ« nivelin aktual prej 0.50%. KĂ«to rritje tĂ« KUNC kanĂ« hyrĂ« nĂ« fuqi pĂ«r t’u pĂ«rmbushur pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« qershor dhe nĂ« dhjetor 2025.

Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.

Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025.

Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i gjithë masave të mësipërme po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre./ E.Shehu

 

The post Rritja e kredisë për prona, BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave appeared first on Revista Monitor.

Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit

8 January 2026 at 00:02

Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të integruara në sistemin e ri informatik të Kadastrës Fiskale, i cili do të llogarisë automatikisht detyrimin për taksën mbi ndërtesën, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Ky sistem do të përdoret nga bashkitë për të gjeneruar faturat e taksës mbi ndërtesën, të cilat do të përmbajnë të dhëna të detajuara për sipërfaqen e banimit, vlerën bazë të taksueshme dhe çmimin referues për metër katror. Të dhënat e detajuara për pasuritë e paluajtshme do të hidhen nga bashkitë dhe do të përpunohen automatikisht nga bashkitë në sistem.

Në manualin e përdorimit të sistemit informatik të Kadastrës Fiskale, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, është publikuar edhe modeli i ri i faturës për taksën mbi ndërtesën.

Ndryshe nga fatura aktuale, fatura e re do të përfshijë më shumë detaje për llogaritjen e detyrimit që paguhet prej individëve dhe bizneseve.

Në faturën e re do të shënohen të dhënat për numrin e njësisë së ndërtesës, numrin e pasurisë të regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, çmimin e referencës sipas zonës kadastrale ku ndodhet prona, sipërfaqja e apartamentit, vlera e taksueshme e pronës (e cila llogaritet nga çmimi i referencës dhe sipërfaqja), si dhe detyrimi për taksën e ndërtesës.

NjĂ« shembull konkret i faturĂ«s Ă«shtĂ« ai i zonĂ«s sĂ« ShĂ«ngjergjit nĂ« TiranĂ«, ku pĂ«r njĂ« apartament me sipĂ«rfaqe 76 metra katrorĂ«, me çmim referues 23,000 LekĂ«/mÂČ dhe shkallĂ«n e taksĂ«s prej 0.05%, detyrimi i taksapagueses Ă«shtĂ« llogaritur nĂ« 874 LekĂ« pĂ«r vitin 2026. Fatura nuk pĂ«rfshihen gjoba apo kamatĂ«vonese, dhe afatet e pagesĂ«s janĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ«.

Fatura ka logon e bashkisë, të dhënat për taksapaguesin dhe njësinë e ndërtesës, numrin e faturës, kodet e llogarive përkatëse për pagesë si dhe detyrimin për të paguar.

Aktualisht detyrimi për taksën e ndërtesës për individët shfaqet në faturën e ujin e të pijshëm dhe paguhet çdo muaj. Për bizneset detyrimi paguhet me dy këste. Afati i pagesës për këstin e parë është brenda datës 30 Qershor dhe për këstin e dytë brenda 31 Tetorit.

Të dhënat që do hidhen në sistem

Sistemi aktualisht nuk është ende plotësisht i integruar me të gjitha bashkitë, por pritet që brenda vitit të përfshijë të gjitha njësitë administrative në vend.

Sipas manualit, në sistem, të dhënat radhiten sipas numrit të njësisë së ndërtesës dhe përdoruesit kanë mundësinë të ndryshojnë renditjen e tyre sipas atributëve të ndryshëm si: numri i njësisë së ndërtesës, numri i pronës në ASHK, sipërfaqja, kategoria e vlerës, përdorimi në ASHK, bashkia, njësia administrative, rruga, zona kadastrale, hyrja, kati, dera dhe statusi aktiv.

Në manualin e përdorimit shpjegohet se sistemi lejon regjistrimin e taksapaguesve për njësitë e ndërtesës që nuk kanë të dhëna për taksapaguesin, duke përdorur numrin personal për qytetarët, numrin e biznesit për subjektet tregtare, si dhe regjistrimin e taksapaguesve të huaj.

Metodologjia e llogaritjes së vlerës së pronës bazohet në sipërfaqen, çmimin mesatar referues, koeficientin për kategorinë e vlerës dhe koeficientin e privatizimit për pronat rezidenciale. Për njësitë që përdoren për banim dhe nuk kanë të dhëna për sipërfaqen, përdoret sipërfaqja e prezumuar. Vlera e pronës përcaktohet si më e larta mes disa vlerave të ndryshme si vlera e vlerësuar në masë, vlera në ZRPP, çmimi i shitjes, vlera e vetë-deklaruar dhe çmimi i ndërtimit për ndërtesat e papërfunduara.

Baza e taksës shumëzohet me shkallën e taksës të miratuar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kategorive: 0.05% për banim; 0.2% për veprimtari ekonomike; 30% e shkallës për sipërfaqet e papërfunduara me leje ndërtimi

NjĂ«sitĂ« vendore mund tĂ« miratojnĂ« nĂ«nndarje zonale pĂ«r tĂ« rregulluar shkallĂ«n brenda kufijve +/− 30%.

Në rastet kur prona ka më shumë se një taksapagues, detyrimi ndahet në përpjesa takuese për secilin prej tyre.

Popullimi dhe monitorimi i të dhënave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, duke siguruar një administrim të saktë dhe të qëndrueshëm të procesit të mbledhjes së taksave.

Brenda vitit 2026 në kadastrën fiskale parashikohen të regjistrohen të dhënat për rreth 2.5 mln pasuri të paluajtshme.

Ndërsa zbatimi i taksës së re për pasuritë e paluajtshme, që ishte planifikuar të hynte në fuqi në vitin 2026, do të shtyhet me dy vite të tjera dhe pritet të nisë zbatimin në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave mësohet se po hartohet një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme./ D.Azo

https://monitor.al/taksa-e-re-per-pronen-malaj-ne-2028-nis-per-ndertesat-ne-2030-per-truallin/

The post Fatura e re për taksën e ndërtesës, nga çmimet e referencës deri te sipërfaqja e apartamentit appeared first on Revista Monitor.

Gatishmëria e qeverive për AI: Shqipëria e 81-ta në botë, rajoni përpara me masa konkrete

8 January 2026 at 00:01

Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index[i] të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e AI-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik.

Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale.

Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e AI-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit relativisht të avancuar të adoptimit të zgjidhjeve dixhitale dhe inteligjente në administratën publike. Po ashtu, qeverisja vlerësohet me 51.67 pikë, duke reflektuar ekzistencën e strukturave institucionale dhe mekanizmave rregullatorë që mbështesin përdorimin e teknologjive të reja.

Në aspektin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale, Shqipëria regjistron 48.44 pikë, ndërsa qëndrueshmëria shoqërore dhe institucionale vlerësohet me 46.09 pikë, duke treguar një bazë funksionale për zhvillimin e mëtejshëm të AI-së. Megjithatë, sfidat mbeten në kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave (23.00 pikë) si edhe në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë (28.55 pikë), fusha ku vendi ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim.

Ndërsa një pjesë e vendeve të Europës Lindore kanë kaluar tashmë në fazën e masave konkrete dhe të strukturuara, përmes miratimit të strategjive kombëtare për inteligjencën artificiale, planeve shumëvjeçare të veprimit dhe investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, Shqipëria ndodhet ende në një fazë më embrionale të këtij procesi.

Iniciativat e ndërmarra deri më tani kanë pasur kryesisht karakter demonstrues dhe simbolik, veçanërisht në sektorin publik, ndërsa mungon ende një kuadër i plotë strategjik i miratuar dhe një plan i qartë zbatimi për zhvillimin dhe përhapjen e inteligjencës artificiale në ekonomi dhe shoqëri.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Kryeministri Edi Rama njoftoi nĂ« vitin 2025 krijimin e “Al minister”, ministrit tĂ« parĂ« plotĂ«sisht virtual nĂ« vend, dhe mĂ« pas shpalli simbolikisht “shtatzĂ«ninĂ«â€ e ministrit, i cili “solli nĂ« jetĂ«â€ 83 asistentĂ« dixhitalĂ« dhe tĂ« inteligjencĂ«s artificiale pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur deputetĂ«t nĂ« punĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rditshme. NĂ« gusht, ShqipĂ«ria njoftoi publikimin e afĂ«rt tĂ« strategjisĂ« sĂ« saj tĂ« parĂ« kombĂ«tare pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, e udhĂ«hequr nga interesi i shtuar pĂ«r AI i kreut tĂ« qeverisĂ«.

Në pjesë të tjera të rajonit, vendet po ndërtojnë ekosisteme aktive startup-esh dhe inovacioni, po zhvillojnë kapitalin njerëzor dhe po identifikojnë mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Bashkimin Europian. Rajoni përfshin Estoninë, një novatore prej kohësh në qeverisjen dixhitale dhe një nga vendet që vijon të shquhet edhe në fushën e AI-së, si edhe Ukrainën, e cila ka tërhequr me shpejtësi vëmendje globale për pikat e saj të forta dixhitale dhe lidershipin institucional.

Në shkurt, qeveria estoneze njoftoi nisjen e AI Leap, një iniciativë partneriteti publik-privat që synon integrimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në sistemin arsimor.

Ministria e Transformimit Dixhital e UkrainĂ«s prezantoi nĂ« muajin prill 2025 njĂ« qendĂ«r inovacioni “WINWIN AI Centre of Excellence”, e cila do tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« platformĂ« kombĂ«tare pĂ«r testimin dhe pĂ«rshkallĂ«zimin e teknologjive inovative nĂ« fusha kyçe si mbrojtja, siguria kibernetike, shĂ«ndetĂ«sia dhe shĂ«rbimet publike. NdĂ«rsa nĂ« nĂ«ntor lançoi strategjinĂ« e saj kombĂ«tare pĂ«r AI-nĂ«, me objektivin ambicioz pĂ«r t’u renditur ndĂ«r tre vendet kryesore globale nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« deri nĂ« vitin 2030.

NĂ« Kroaci, Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, AdministratĂ«s Publike dhe Transformimit Dixhital prezantoi nĂ« maj planin pĂ«r publikimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare pĂ«r Zhvillimin e InteligjencĂ«s Artificiale pĂ«r periudhĂ«n 2026–2028.

Në këtë kontekst rajonal, Serbia spikat si një nga liderët e Europës Lindore, e renditur në vendin e 39-të në botë nga 195 shtete. Me këtë rezultat, Serbia bën pjesë në 20% ekonomitë më të përgatitura globalisht për inteligjencën artificiale, dukshëm mbi mesataren botërore dhe përpara shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Grupi i 20% vendeve më të përgatitura për AI përfshin sot ekonomitë më të zhvilluara dhe më të avancuara teknologjikisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Singapori, si edhe Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja, Holanda, Suedia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Serbia renditet mĂ« lart se vende si Meksika, Turqia, Egjipti dhe Argjentina, si edhe pĂ«rpara vendeve fqinje – GreqisĂ«, KroacisĂ« dhe RumanisĂ« , dhe mbi tĂ« gjitha vendet e tjera tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

Renditja e lartë e Serbisë është rezultat i gati një dekade transformimi sistematik dixhital, përmirësimeve në administratën publike dhe investimeve strategjike në teknologji të reja.

Drejtori i ZyrĂ«s pĂ«r TeknologjitĂ« e Informacionit dhe Qeverisjen Elektronike, Mihailo Jovanović, theksoi se Serbia vijon tĂ« bĂ«jĂ« investime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« infrastrukturĂ« informatike tĂ« teknologjisĂ« sĂ« fundit dhe se pĂ«r vitin 2026 Ă«shtĂ« planifikuar vĂ«nia nĂ« funksion e njĂ« superkompjuteri tĂ« ri, i cili do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion tĂ« komunitetit shkencor, startup-eve, bizneseve dhe institucioneve shtetĂ«rore, me synimin pĂ«r tĂ« forcuar mĂ« tej zhvillimin e inteligjencĂ«s artificiale, inovacionin dhe ekonominĂ« dixhitale./ Eralda Zito

 

 

[i] Indeksi i Gatishmërisë së Qeverive për Inteligjencën Artificiale (Government AI Readiness Index), i publikuar nga Oxford Insights, vlerëson gatishmërinë e ekonomive për adoptimin e AI-së në gjashtë fusha kyçe: kapacitetin për hartimin dhe zbatimin e politikave, kuadrin e qeverisjes dhe rregullator, infrastrukturën për AI, aplikimin në sektorin publik, zhvillimin dhe përhapjen e teknologjisë, si edhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe institucionale.

 

The post Gatishmëria e qeverive për AI: Shqipëria e 81-ta në botë, rajoni përpara me masa konkrete appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Drafti, ShqipĂ«ria “integrohet nĂ« letra” me tregun e kapitaleve tĂ« BE-sĂ«

7 January 2026 at 17:11

Kuvendi ka publikuar pĂ«r konsultim projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 10 236, datĂ« 18.2.2010, “PĂ«r marrjen nĂ« kontroll tĂ« shoqĂ«rive me ofertĂ« publike”, i cili synon tĂ« harmonizojĂ« rregullat pĂ«r funksionimin e tregjeve tĂ« kapitalit me vendet e Bashkimit Europian.

Ndonëse legjislacioni po harmonizohet, tregu i kapitaleve në Shqipëri është ende në fazë zhvillimi: numër i kufizuar emetuesish, likuiditet i ulët dhe bazë investitorësh që ende formësohet.

Sipas relacionit që shoqëron projekligjin, në këtë kontekst, një kuadër i qartë, i parashikueshëm dhe i përputhur me standardet e BE-së për ofertat e marrjes në kontroll (takeover bids) nuk është çështje teknike, por parakusht për rritjen e besimit dhe integrimin e tregut tonë me tregjet evropiane.

PĂ«rafrimi i plotĂ« i ligjit tonĂ« me acquis-in, me rregulla tĂ« qarta mbi dokumentin e ofertĂ«s, afatet, çmimin e drejtĂ«, neutralitetin e bordit, “breakthrough”, si dhe tĂ« drejtat pas-ofertĂ«s (squeeze-out/sell-out), i jep tregut hallkĂ«n qĂ« i mungon: sigurinĂ« juridike.

Shqipëria është në kurs për të përfunduar përafrimin e plotë të kornizës ligjore me BE-në në horizontin politik 2030, e për rrjedhojë është e rëndësishme për investitorët dhe emetuesit se rregullat e tregut të kapitalit do të jenë të njëjta me ato të Bashkimit Europian.

Me anën e këtij projektligji, sipas relacionit, hyjmë de facto në një ekosistem shumë më të gjerë, rregullat bëhen të kuptueshme për bankat investuese, fondet dhe këshilltarët që veprojnë në të gjithë Europën. Kjo do të thotë më pak arbitrazh rregullator, më shumë konkurrencë reale dhe më shumë gjasa që një ofertë e ligjshme të përmbyllet me sukses e në kohë.

Projektligji i vendos palĂ«t nĂ« njĂ« rrjet rregullash tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht dhe ul kostot e pasigurisĂ«. Kur njĂ« ofertues di saktĂ«sisht çfarĂ« tĂ« pĂ«rfshijĂ« nĂ« dokumentin e ofertĂ«s, si vlerĂ«sohet çmimi i drejtĂ«, çfarĂ« masash mund (ose s’mund) tĂ« ndĂ«rmarrĂ« bordi i shoqĂ«risĂ« objekt dhe cilat janĂ« tĂ« drejtat e aksionarĂ«ve pas pĂ«rfundimit tĂ« ofertĂ«s.

Po ashtu, njohja reciproke e dokumenteve të miratuara nga një autoritet i BE/ZEE shmang duplikimet dhe përshpejton procesin duke u transformuar në një element kyç për një treg të vogël që kërkon të tërheqë kapital të madh.

Shoqëritë shtyhen të listohen dhe të shesin aksioneme me anën e këtyre rregullave, për motivet kryesore si më poshtë:

‱ Kapital i pĂ«rhershĂ«m pĂ«r rritje—listimi u jep shoqĂ«rive karburantin pĂ«r investime, zgjerim gjeografik, digjitalizim dhe pa e rĂ«nduar bilancin me borxh.

‱ Likuiditet dhe çmim transparent—njĂ« treg i rregulluar mundĂ«son vlerĂ«sim tĂ« drejtĂ« dhe dalje tĂ« rregullt pĂ«r aksionarĂ«t ekzistues; aksionet e listuara shndĂ«rrohen nĂ« monedhĂ« blerjesh (stock-for-stock).

‱ Qeverisje dhe reputacion—standardet e listimit dhe tĂ« transparencĂ«s rrisin disiplinĂ«n menaxheriale, besimin e klientĂ«ve dhe tĂ« bankave, si dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr talente (aksione pĂ«r punonjĂ«sit).

Por këto motive materializohen vetëm kur infrastruktura ligjore i mbështet. Një ligj i kompletuar për ofertat bën pikërisisht këtë: redukton pasiguritë, parandalon bllokimet artificiale të kontrollit, mbron të vegjlit dhe rrit parashikueshmërinë e rezultatit.

Ky ligj u jep shoqërive udhëzues të qartë për transaksione të mëdha, u jep investitorëve garancinë se rregullat respektohen dhe i jep Autoritetit mjetet për të ruajtur integritetin e tregut.

Sipas relacionit, objektivat që synohen të arrihen janë:

a) Zgjerimi i fushĂ«s sĂ« zbatimit dhe saktĂ«simi i pĂ«rkufizimeve (p.sh. “oferta vullnetare/detyrueshme”, “aksione me tĂ« drejtĂ« votimi tĂ« shumĂ«fishtĂ«â€).

b) Rritja e transparencës së dokumentit të ofertës (p.sh. të dhëna për dëmshpërblimin/çmimin dhe metodologjinë e përcaktimit).

c) Rregulla tĂ« pĂ«rforcuara pĂ«r “çmimin e drejtĂ«â€: rritje e detyrueshme e çmimit nĂ«se blihet mĂ« shtrenjtĂ« gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« ofertĂ«s; kompetencĂ« e Autoritetit pĂ«r tĂ« rregulluar çmimin nĂ« rrethana tĂ« jashtĂ«zakonshme.

d) QartĂ«sim i masave mbrojtĂ«se dhe i tĂ« drejtave tĂ« votĂ«s nĂ« AGA gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« ofertĂ«s (neutraliteti, “breakthrough”, trajtimi i aksioneve me shumĂ« vota).

e) Përjashtim i posaçëm nga oferta e detyrueshme në raste rezolucioni/ndërhyrjeje sipas legjislacionit financiar.

f) Forcimi i kompetencave të Autoritetit: njohje reciproke e dokumentit të miratuar nga një shtet anëtar i BE/ZEE; bashkëpunim ndër-autoritetesh; mundësi për përjashtime të kufizuara në rrethana të jashtëzakonshme; rregullore zbatimi.

g) Raportime vjetore te Komisioni Evropian dhe depozitimi nĂ« ESAP pĂ«r tĂ« siguruar akses publik dhe ndĂ«rveprueshmĂ«ri tĂ« tĂ« dhĂ«nave (formate “machine-readable”, metatĂ«dhĂ«na standarde).

h) Dispozita kalimtare dhe hyrje në fuqi të lidhura me anëtarësimin në BE dhe përditësimi i referencave ligjore (tregjet e kapitalit).

The post Drafti, ShqipĂ«ria “integrohet nĂ« letra” me tregun e kapitaleve tĂ« BE-sĂ« appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025

7 January 2026 at 16:27

Banka e Shqipërisë bleu në tremujorin e tretë të vitit të kaluar një shumë rekord prej afro 631 milionë eurosh në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në ankandet e planifikuara me qëllim rritjen e rezervës valutore gjatë tremujorit të tretë u blenë 108.2 milionë euro. Ndërsa shuma e blerjeve direkte, me qëllim për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek, ishte gati pesë herë më e madhe, me gjithsej 522.6 milionë euro.

Banka e Shqipërisë i nisi blerjet direkte të valutës qysh në muajin maj dhe i ka vazhduar ato gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 72% ishin blerje direkte me qëllim kontrollin e kursit të këmbimit, ndërsa pjesa e mbetur prej 28% ishin blerje të kryera nëpërmjet ankandeve, në kuadrin e objektivave të lidhura me rritjen e rezervës valutore.

Pavarësisht blerjeve të mëdha të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025, duke prekur rekorde të reja historike, pranë nivelit të 95 lekëve.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme. Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Megjithatë, ngadalësimi i rënies së kursit duket se mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe.

Vitin e ardhshĂ«m, Banka e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« rrisĂ« mĂ« tej blerjet e planifikuara tĂ« valutĂ«s nĂ« tregun e brendshĂ«m. Ajo synon tĂ« blejĂ« pĂ«rmes ankandeve 330 – 450 milionĂ« euro, me objektiv rritjen e rezervĂ«s valutore. Objektivi i blerjeve Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m krahasuar me projeksionet nĂ« intervalin 270-350 milionĂ« euro tĂ« parashikuar pĂ«r vitin 2025.

Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot).

Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe oferta valutore është më e madhe. Sipas kalendarit, në periudhën mes muajve qershor dhe gusht do të zhvillohen gjithsej 12 ankande për blerje valute.

Shuma maksimale e planifikuar pĂ«r t’u blerĂ« nĂ« raundin e parĂ« do tĂ« jetĂ« 10-12 milionĂ« euro, nĂ« varĂ«si tĂ« ankandit. MegjithatĂ«, rregulloret i lejojnĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« kryejĂ« edhe blerje nĂ« njĂ« raund tĂ« dytĂ«, me kursin mesatar tĂ« blerjeve nĂ« raundin e parĂ«.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e Shqipërisë bleu 826 milionë euro për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bankat europiane në prag të një rikuperimi 30 miliardë euro të të ardhurave nga interesi

7 January 2026 at 14:45

Rritja e kredive dhe mbrojtja me instrumente financiare forcojnë përfitueshmërinë e sektorit bankar

Bankat europiane pritet të përfitojnë një rritje prej rreth 30 miliardë eurosh në të ardhurat nga interesi gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa rritja e huadhënies dhe përdorimi i strategjive të mbrojtjes nga luhatjet e normave të interesit ndihmojnë në kompensimin e presionit mbi përfitueshmërinë që vjen nga normat më të ulëta të interesit.

Rritja e të ardhurave neto nga interesi (NII), një nga faktorët kryesorë të fitimit për bankat, pritet gjerësisht të përshpejtohet në vitet 2026 dhe 2027, pasi ka mbetur pothuajse e pandryshuar në vitin 2025, në një kohë kur bankat qendrore kanë ulur normat e interesit.

Analistët e UBS vlerësojnë se NII do të rritet me 3 për qind në 2026 dhe me 4.5 për qind në 2027, duke u rritur nga 371 miliardë euro në 399 miliardë euro në të gjithë sektorin bankar europian gjatë kësaj periudhe dyvjeçare.

NII, diferenca mes interesit që bankat marrin nga huamarrësit dhe atij që u paguajnë depozituesve, ka qenë shtytësi kryesor i fitimeve për bankat europiane kontinentale dhe ato britanike që nga momenti kur bankat qendrore nisën rritjen e normave të interesit nga nivele historikisht të ulëta në vitin 2022, duke nxitur gjithashtu një rritje të gjerë të çmimeve të aksioneve të sektorit.

Sektori bankar europian pritet të regjistrojë vetëm një rritje prej 2 miliardë eurosh në NII për vitin 2025, sipas UBS. Megjithatë, një kombinim i rritjes së kredive, teknikave strukturore të mbrojtjes dhe ndryshimeve në shpejtësinë me të cilën bankat në vende të ndryshme europiane përfitojnë nga normat më të larta të interesit, pritet të sjellë një rikuperim të NII.

Bankat franceze janë veçanërisht të ngadalta në përfitimin nga normat më të larta të interesit, për shkak se tregu i kredive hipotekore në Francë dominohet nga kreditë me normë fikse.

Përfitueshmëria e bankave në Francë ndikohet gjithashtu negativisht nga një llogari kursimi 200-vjeçare, e krijuar për të ndihmuar në rindërtimin e financave publike franceze pas luftërave të Napoleon Bonapartit. Normat e kësaj llogarie janë të lidhura me inflacionin dhe përcaktohen nga qeveria, duke i detyruar bankat të paguajnë më shumë për depozitat.

Tregjet ku marzhet neto të interesit reagojnë shumë shpejt ndaj ndryshimeve të normave bazë, për shkak se një pjesë më e madhe e kredive janë të lidhura me norma të ndryshueshme, si në Spanjë, Irlandë dhe Portugali, NII arriti nivelin më të ulët rreth mesit të vitit 2025.

Edhe bankat në këto vende tani pritet të shohin një rritje të të ardhurave nga interesi gjatë dy viteve të ardhshme, e nxitur pjesërisht nga rritja e huadhënies.

AnalistĂ«t e Deutsche Bank thanĂ« se stabilizimi i marzheve dhe pĂ«rshpejtimi i vazhdueshĂ«m i rritjes sĂ« kredive do tĂ« thotĂ« se NII do tĂ« “rikthehet si faktori kryesor i rritjes sĂ« tĂ« ardhurave nĂ« vitin 2026”. Ata shtuan se nĂ« vitin 2025, tĂ« ardhurat nga tarifat dhe burime tĂ« tjera jashtĂ« interesit neto, veçanĂ«risht nga aktivitetet e tregtimit dhe shitjeve, kishin qenĂ« burimi kryesor i rritjes sĂ« tĂ« ardhurave pĂ«r bankat europiane.

Bankat menaxhojnë gjithashtu luhatjet e normave të interesit përmes teknikave strukturore të mbrojtjes. Këto përfshijnë përdorimin e swap-eve të normave të interesit, të cilat ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të ndryshimeve të normave dhe në stabilizimin e fitimeve gjatë ciklit të normave.

Analistët e Morgan Stanley deklaruan:
“Me pĂ«rfundimim e ciklit tĂ« uljes sĂ« normave tĂ« interesit nĂ« EurozonĂ«, ose shumĂ« pranĂ« pĂ«rfundimit, ne besojmĂ« se NII pĂ«r sektorin nĂ« tĂ«rĂ«si arriti pikĂ«n mĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« vitit 2025 dhe nga ky moment pritet tĂ« pĂ«rshpejtohet, i nxitur nga njĂ« kurbĂ« mĂ« e pjerrĂ«t e yield-eve dhe rritja e volumit.”

Ndërkohë, UBS parashikon që rritja e kredive në bankat europiane do të arrijë 4 për qind në vit gjatë dy viteve të ardhshme, nga 3 për qind në vitin 2025. Provigjionet për humbje nga kreditë pritet të mbeten të qëndrueshme, në 54 miliardë euro në 2026 dhe 56 miliardë euro në 2027.

Rritja e fortë e normave afatgjata të interesit ka ushqyer një rritje të zgjatur të aksioneve të bankave europiane, të cilin analistët presin të vazhdojë edhe në vitin 2026.

Indeksi Euro Stoxx Banks, i cili ndjek bankat më të mëdha në bllokun e monedhës euro, u rrit me 75 për qind vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i krizës financiare globale në shtator 2008. / FT

 

The post Bankat europiane në prag të një rikuperimi 30 miliardë euro të të ardhurave nga interesi appeared first on Revista Monitor.

Skanimi i IHD-ve, Dhoma Amerikane: Drafti mund të krijojë pasiguri dhe dekurajim të investitorëve

7 January 2026 at 14:41

Dhoma Amerikane e TregtisĂ« e ka vlerĂ«suar si pozitive qasjen e qeverisĂ« pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« mekanizĂ«m “filtrimi” mbi Investimet e Huaja Direkte(IHD) nĂ« sektorĂ« kritikĂ« por sipas tyre drafti nĂ« fazĂ« konsultimi paraqet njĂ« seri problemesh.

AmCham vlerëson se në modelin aktual që ofron ky draft mund të krijojë pasiguri por edhe të dekurajojë investitorët seriozë.

“AmCham vlerĂ«son rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« mekanizmit tĂ« “Foreign Direct Investment Screening (FDI Screening)” si njĂ« instrument i domosdoshĂ«m pĂ«r mbrojtjen e sigurisĂ« kombĂ«tare dhe rendit publik, duke ruajtur njĂ«kohĂ«sisht njĂ« klimĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, tĂ« parashikueshme dhe nxitĂ«se pĂ«r investimet e huaja direkte, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« motor kyç tĂ« zhvillimit ekonomik tĂ« vendit. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, nisma pĂ«r krijimin e njĂ« mekanizmi kombĂ«tar tĂ« shqyrtimit tĂ« investimeve pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rafrimit tĂ« kuadrit ligjor shqiptar me acquis tĂ« Bashkimit Evropian, nĂ« pĂ«rputhje me Rregulloren (BE) 2019/452.

MegjithatĂ«, nga analiza juridike dhe institucionale e projektvendimit rezulton se, nĂ« formĂ«n aktuale, ai paraqet njĂ« sĂ«rĂ« problematikash thelbĂ«sore, tĂ« cilat rrezikojnĂ« tĂ« krijojnĂ« pasiguri juridike, tĂ« cenojnĂ« parimin e proporcionalitetit dhe tĂ« dekurajojnĂ« investitorĂ«t e huaj seriozĂ«â€ thuhet nĂ« reagim.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka parashtruar gjithashtu se cilat janë ato hapësira që mund të kenë nevojë për përmirësim për ta bërë procesin e filtrimit të investimeve më pak kompleks, më transparent dhe më të qartë.

  1. Niveli normativ i aktit Procesi i shqyrtimit tĂ« investimeve tĂ« huaja Ă«shtĂ« kompleks, delikat dhe me ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« tĂ« drejtat e investitorĂ«ve dhe nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, AmCham vlerĂ«son se miratimi i njĂ« rregulloreje me Vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave nuk pĂ«rbĂ«n njĂ« bazĂ« tĂ« mjaftueshme ligjore. NjĂ« mekanizĂ«m i tillĂ« kĂ«rkon njĂ« ligj tĂ« posaçëm, i cili tĂ« adresojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« qĂ«ndrueshme tĂ« gjitha elementet e procesit tĂ« “screening”, duke reduktuar hapĂ«sirat pĂ«r interpretime subjektive dhe qasje tĂ« paunifikuara.
  2. Pajtueshmëria me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe procesin e negociatave Edhe pse drafti pasqyron në plan formal strukturën e Rregullores (BE) 2019/452, ai nuk reflekton plotësisht dimensionin interpretues dhe balancues të Recital-eve të saj, të cilat janë thelbësore për një zbatim proporcional, të arsyetuar dhe të parashikueshëm të mekanizmit. Një akt nënligjor i fragmentuar rrezikon të mos sigurojë një konvergjencë reale me standardet dhe praktikat më të mira evropiane, veçanërisht në kontekstin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
  3. QartĂ«sia, transparenca dhe siguria juridike NĂ« formĂ«n aktuale, projektvendimi paraqitet i paqartĂ« nĂ« tĂ«rĂ«sinĂ« e tij dhe nuk garanton transparencĂ« tĂ« mjaftueshme nĂ« procesin e shqyrtimit tĂ« investimeve. PĂ«rdorimi i terminologjisĂ« sĂ« pĂ«rgjithshme dhe tĂ« paqartĂ«, si p.sh. “vlerĂ«sim siç duhet”, krijon hapĂ«sirĂ« pĂ«r interpretime tĂ« ndryshme dhe potencialisht pĂ«r trajtim subjektiv tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r investim. Kriteret e vlerĂ«simit tĂ« riskut duhet tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rcaktuara qartĂ«, objektive dhe tĂ« parashikueshme, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« investitori i huaj tĂ« ketĂ« siguri juridike dhe tĂ« mund tĂ« vlerĂ«sojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« informuar rrezikun rregullator.
  4. Arkitektura institucionale e vendimmarrjes Një risk i rëndësishëm lidhet me arkitekturën institucionale të vendimmarrjes. Drafti përqendron kompetenca shumë të gjera në një Komitet Ndërministror, pa parashikuar rregulla të detajuara për funksionimin e tij, përfshirë kuorumin, mënyrën e votimit dhe trajtimin e konflikteve të interesit. Kjo mungesë e rregullimit procedural krijon hapësirë për vendimmarrje diskrecionale dhe vështirëson mbrojtjen juridike të vendimeve.
  5. Afatet procedurale dhe proporcionaliteti Afati 5-ditor për plotësimin e dokumentacionit nga investitori i huaj, me pasojë anulimin e procedurës në rast mosrespektimi, konsiderohet joproporcional. Po ashtu, parashikimi i miratimit automatik të investimit në mungesë të një vendimi brenda afatit e lidh rezultatin e procedurës me rrjedhën formale të afateve dhe jo me vlerësimin substancial të rrezikut, duke krijuar dobësi strukturore në mekanizëm.
  6. Qasja procedurale ndaj investitorit tĂ« huaj Parashikimi i “thirrjes sĂ« investitorit tĂ« huaj nĂ« seancĂ« dĂ«gjimore” krijon perceptimin e njĂ« procedure hetimore ose ndĂ«shkuese, e cila nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me frymĂ«n nxitĂ«se dhe mikpritĂ«se qĂ« duhet tĂ« karakterizojĂ« kuadrin ligjor pĂ«r investimet e huaja.
  7. Nevoja për një qasje të re: Ligj i posaçëm për FDI Screening Në këtë kontekst, AmCham vlerëson se projektvendimi aktual duhet të ripunohet në tërësinë e tij dhe sugjeron hartimin e një ligji të posaçëm për shqyrtimin e investimeve të huaja, i cili të adresojë në mënyrë të qartë dhe koherente, ndër të tjera: fushat dhe sektorët subjekt të shqyrtimit; profilin dhe origjinën e investitorëve; pragjet e investimeve; kriteret e vlerësimit të riskut; strukturën institucionale; procedurat dhe garancitë procedurale; sanksionet; si dhe përputhshmërinë e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

https://monitor.al/rregulla-te-reja-per-sektore-kritike-si-do-te-filtrohen-investimet-e-huaja/

The post Skanimi i IHD-ve, Dhoma Amerikane: Drafti mund të krijojë pasiguri dhe dekurajim të investitorëve appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria në Interreg Europe, 2 milionë euro për zhvillimin rajonal

7 January 2026 at 14:00

Mbi 2 milionë euro për Shqipërinë, qasje të reja për politikat rajonale dhe bashkëpunim me dhjetëra rajone europiane, këto janë përfitimet kryesore që sjell pjesëmarrja e vendit në programin Interreg Europe.

Përmes ratifikimit të marrëveshjes së financimit, Shqipëria forcon rolin e saj në bashkëpunimin ndërrajonal evropian dhe hap rrugën për shkëmbimin e praktikave më të mira në zhvillimin rajonal.

Sipas të dhënave të projektit, Programi Interreg Europe ka një vlerë totale prej 493.103.338 euro për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kontributi maksimal i Bashkimit Europian për këtë program është 394.482.670 euro, ndërsa bashkëfinancimi i të gjitha shteteve pjesëmarrëse arrin në 98.620.668 euro.

Norma e bashkëfinancimit të Bashkimit Europian në nivel programi nuk do të jetë më e lartë se 80% e shpenzimeve të pranueshme.

Duke marrë në konsideratë ndarjen e kontributit të Bashkimit Europian, numrin e shteteve pjesëmarrëse dhe kapacitetet zbatuese të përfituesve shqiptarë, parashikohet që, për periudhën e zbatimit të marrëveshjes financiare, Shqipëria të përfitojë një shumë prej rreth 2.000.000 eurosh.

Projektet e financuara nga ky program do të zbatohen në partneritet ndërmjet shteteve pjesëmarrëse dhe kërkojnë përfshirjen e përbashkët në projekt të përfituesve nga vendet IPA dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duke nxitur bashkëpunimin ndërrajonal dhe shkëmbimin e përvojave në nivel evropian.

Objektivi i përgjithshëm i programit Interreg Europe është përmirësimi i zbatimit të politikave të zhvillimit rajonal, duke përfshirë investimet për vendet e punës dhe programet e objektivave të rritjes.

Programi nxit shkëmbimin e përvojës, qasjeve novatore dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në lidhje me identifikimin, shpërndarjen dhe transferimin e praktikave të mira ndërmjet aktorëve të politikave rajonale.

Fokusi mbi objektivin specifik tĂ« Interreg, “qeverisja mĂ« e mirĂ« e bashkĂ«punimit”, nĂ«nkupton qĂ« pĂ«rfituesit mund tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« tĂ« gjitha fushat me rĂ«ndĂ«si tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, nĂ« pĂ«rputhje me nevojat e tyre rajonale, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« kĂ«to fusha pĂ«rfshihen nĂ« politikĂ«n e kohezionit tĂ« Bashkimit Europian.

Nga një perspektivë tematike, kjo fushë përcaktohet nga objektivat e politikës dhe objektivat specifikë të politikës së kohezionit, ndërkohë që programi njeh nevojën për përqendrimin e burimeve në ato fusha politike që janë më të rëndësishme dhe më urgjente për rajonet në Europë.

PĂ«r tĂ« arritur njĂ« ekuilibĂ«r ndĂ«rmjet gjerĂ«sisĂ« tematike dhe fokusit strategjik, programi do tĂ« pĂ«rqendrojĂ« 80% tĂ« buxhetit nĂ« fushat tematike tĂ« mbuluara nga njĂ« pĂ«rzgjedhje e objektivave specifikĂ« (“Grupi 1”), ndĂ«rsa 20% e mbetur e buxhetit mund t’u akordohet fushave tematike tĂ« pĂ«rfshira nĂ« objektiva tĂ« tjerĂ« specifikĂ« tĂ« politikĂ«s sĂ« kohezionit (“Grupi 2”).

Grupi 1 përfshin fushat tematike të lidhura me:

  • EvropĂ«n mĂ« inteligjente;
  • EvropĂ«n mĂ« tĂ« gjelbĂ«r;
  • EvropĂ«n mĂ« sociale, nĂ« lidhje me tregjet e punĂ«s, kujdesin shĂ«ndetĂ«sor, kulturĂ«n dhe turizmin e qĂ«ndrueshĂ«m.

Grupi 2 përfshin fushat tematike të lidhura me:

  • EvropĂ«n mĂ« tĂ« lidhur;
  • EvropĂ«n mĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve;
  • EvropĂ«n mĂ« sociale, nĂ« lidhje me arsimin, pĂ«rfshirjen socio-ekonomike dhe integrimin e shtetasve tĂ« vendeve tĂ« treta.

Programi Interreg Europe synon aktorët e politikës rajonale, ku përfshihen autoritetet kombëtare, rajonale dhe lokale, si dhe organet e tjera përkatëse përgjegjëse për përcaktimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal.

Përbërja e këtij grupi të synuar është mjaft e larmishme, duke pasqyruar diversitetin e kushteve institucionale dhe gjeografike në shtetet partnere.

Vendet pjesëmarrëse do të ngrenë një sistem të përbashkët menaxhimi për koordinimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të programit operacional.

Në rastin e Republikës së Shqipërisë, autoriteti kombëtar për këtë program është ngritur pranë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Periudha e ekzekutimit të kësaj marrëveshjeje financiare fillon me hyrjen në fuqi ose me zbatimin e përkohshëm të saj, në përputhje me nenin 57 të marrëveshjes, dhe përfundon 15 vjet pas kësaj date.

 

The post Shqipëria në Interreg Europe, 2 milionë euro për zhvillimin rajonal appeared first on Revista Monitor.

Shtyhet fillimi i mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës

7 January 2026 at 13:19

Pas disa ditĂ«sh me reshje tĂ« pandĂ«rprera dhe vĂ«rshime nĂ« disa komuna tĂ« vendit, fĂ«mijĂ«t e KosovĂ«s do tĂ« duhet tĂ« presin edhe disa ditĂ« pĂ«r t’u kthyer nĂ« banka shkollore. Ministria e Arsimit ka vendosur qĂ« nisja e gjysmĂ«vjetorit tĂ« dytĂ« tĂ« shtyhet deri mĂ« 12 janar.

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e Kosovës është shtyrë deri më 12 janar, pas vlerësimeve nga terreni që kanë treguar se kushtet aktuale nuk e mundësojnë zhvillimin normal të procesit mësimor. Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), pas konsultimeve me komunat dhe institucionet përkatëse.

MASHTI ka bërë të ditur se situata e krijuar pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit ka sjellë probleme serioze në disa zona të vendit, ku shumë rrugë janë përmbytur, qarkullimi është vështirësuar, ndërsa në disa shkolla janë raportuar edhe dëmtime të objekteve.

“Si pasojĂ« e vĂ«rshimeve dhe situatĂ«s sĂ« rĂ«nduar nĂ« shumicĂ«n e komunave, si dhe e qarkullimit tĂ« vĂ«shtirĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« vazhdueshme, tĂ« cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik tĂ« KosovĂ«s pritet tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim duke shkaktuar vĂ«rshime lokale, vĂ«shtirĂ«si nĂ« komunikacion, probleme nĂ« sistemet e kanalizimit dhe pengesa nĂ« trafik, Ministria e Arsimit, ShkencĂ«s, TeknologjisĂ« dhe Inovacionit ka marrĂ« vendim qĂ« pushimi dimĂ«ror tĂ« vazhdojĂ« edhe pĂ«r dy ditĂ« nĂ« nivel vendi, pĂ«rkatĂ«sisht mĂ« 8 dhe 9 janar”.

Ministria ka sqaruar se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor, duke theksuar se prioritet mbetet mirëqenia e tyre dhe zhvillimi i procesit mësimor në kushte të sigurta. Po ashtu, MASHTI ka njoftuar se ditët e humbura do të kompensohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026, në mënyrë që të mos cenohet kalendari mësimor.

Pas publikimit të vendimit, ka reaguar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila e ka përkrahur shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, por ka theksuar se një vendim i tillë nuk mjafton nëse nuk pasohet nga veprime konkrete në terren.

Në një komunikatë për media, SBASHK ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve të bëhen inspektime urgjente dhe të detajuara në të gjitha shkollat, për të vlerësuar dëmet që mund të jenë shkaktuar nga reshjet dhe për të garantuar se objektet janë të sigurta për kthimin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

“KĂ«rkojmĂ« vlerĂ«sim real tĂ« gjendjes sĂ« objekteve shkollore, sanim tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« dĂ«meve dhe eliminim tĂ« çdo rreziku pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sit; transparencĂ« dhe pĂ«rgjegjĂ«si institucionale,” thuhet nĂ« reagimin e SBASHK-ut.

Sindikata ka shtuar se përvoja e viteve të kaluara ka treguar se shumë shkolla, veçanërisht në zonat rurale, nuk kanë kushte adekuate infrastrukturore, sidomos në periudha me temperatura të ulëta apo reshje të dendura.

Në fund të reagimit, SBASHK ka dërguar edhe një paralajmërim të qartë për institucionet në rast se nuk ndërmerren masa të menjëhershme për sanimin e problemeve dhe krijimin e kushteve të sigurta për mësim.

“SBASHK nuk do tĂ« lejojĂ« kthimin nĂ« procesin mĂ«simor pa u garantuar kushte tĂ« sigurta pune dhe mĂ«simi. NĂ«se institucionet pĂ«rgjegjĂ«se dĂ«shtojnĂ« tĂ« veprojnĂ« me kohĂ« dhe seriozitet, SBASHK do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime sindikale, nĂ« mbrojtje tĂ« jetĂ«s, shĂ«ndetit dhe dinjitetit tĂ« anĂ«tarĂ«sisĂ« sĂ« saj. Siguria nuk negociohet.”

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, ku janë raportuar edhe vërshime lokale.

Në disa komuna, ekipet e emergjencës kanë intervenuar për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve të bllokuara, ndërsa pritet që ditëve të ardhshme të bëhet vlerësimi i dëmeve në infrastrukturën publike dhe objektet arsimore.

 

 

The post Shtyhet fillimi i mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni në eurozonë bie në objektivin 2% të BQE-së, teksa presionet mbi çmimet zbuten

7 January 2026 at 13:15

Inflacioni në eurozonë u rikthye në objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europiane në dhjetor, duke u dhënë siguri politikëbërësve, teksa presionet mbi çmimet vijojnë të zbuten.

Inflacioni në eurozonë ra në 2% në dhjetor, duke përmbushur objektivin e stabilitetit të çmimeve të Bankës Qendrore Europiane dhe duke përforcuar sinjalet se rritja e fortë e çmimeve e viteve të fundit po zbehet gradualisht.

Vlerësimet paraprake të publikuara nga Eurostat të mërkurën tregojnë se norma vjetore e rritjes së çmimeve të konsumit u ngadalësua nga 2.1% në nëntor në 2.0% në dhjetor, në përputhje me pritshmëritë e tregut.

Edhe presionet bazë mbi çmimet u lehtësuan. Inflacioni bazë, i cili përjashton komponentët e paqëndrueshëm si ushqimet dhe energjia dhe ndiqet nga afër nga politikëbërësit, ra në 2.3% në bazë vjetore nga 2.4% në nëntor, niveli më i ulët që nga gushti.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.2% në dhjetor, duke u rikuperuar pas një rënieje prej 0.3% në muajin paraardhës.

Ndarja e inflacionit nxjerr në pah një model tashmë të njohur. Shërbimet vijuan të shënojnë rritjen vjetore më të fortë, me 3.4%, megjithëse kjo ishte pak më e ulët krahasuar me nëntorin.

Inflacioni i ushqimeve, alkoolit dhe duhanit u rrit lehtë në 2.6%, ndërsa çmimet e mallrave industriale jo-energjetike u rritën me vetëm 0.4%.

Çmimet e energjisĂ« mbetĂ«n fuqishĂ«m nĂ« territor negativ, duke rĂ«nĂ« me 1.9% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«, njĂ« faktor kyç pas ngadalĂ«simit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« inflacionit total.

Politika e BQE-së në një pikë të qëndrueshme

Me stabilizimin si të inflacionit total, ashtu edhe atij bazë, tregjet financiare shohin hapësirë të kufizuar për veprime të menjëhershme nga Banka Qendrore Europiane.

Sipas platformës së basteve Polymarket, ekziston një probabilitet prej 97% që normat e interesit të mbeten të pandryshuara në mbledhjen e radhës të Këshillit Drejtues në shkurt.

Gjasat për një ulje të normave gjatë vitit 2026 vlerësohen në 45%, ndërsa një rritje e normave shihet si më pak e mundshme, me vetëm 11%.

“Mesazhi kryesor Ă«shtĂ« se presionet mbi çmimet po normalizohen pas disa vitesh tĂ« trazuara”, tha nĂ« njĂ« koment me email profesori emeritus Joe Nellis, kĂ«shilltar ekonomik pranĂ« MHA.

“Inflacioni total dhe ai bazĂ« po lĂ«vizin tashmĂ« brenda njĂ« intervali relativisht tĂ« ngushtĂ«, çka sugjeron se paqĂ«ndrueshmĂ«ria ekstreme e sĂ« kaluarĂ«s sĂ« afĂ«rt Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« pas, edhe pse rreziqet nuk janĂ« zhdukur,” shtoi ai.

Sipas Nellis, kujdesi pritet të mbetet tema dominuese.

“PolitikĂ«bĂ«rĂ«sit janĂ« me tĂ« drejtĂ« tĂ« rezervuar pĂ«r tĂ« shpallur fitoren shumĂ« herĂ«t,” tha ai.

“Dinamikat e pagave, ndryshimet nĂ« tregjet globale tĂ« energjisĂ« dhe kĂ«rkesa e pabarabartĂ« mes vendeve anĂ«tare vazhdojnĂ« tĂ« paraqesin rreziqe pĂ«r perspektivĂ«n. PĂ«r rrjedhojĂ«, BQE-ja ka mĂ« shumĂ« gjasa t’i mbajĂ« kostot e huamarrjes tĂ« pandryshuara, pĂ«rveç rasteve kur ka njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« theksuar tĂ« kushteve ekonomike.”

ÇfarĂ« nĂ«nkupton shifra e inflacionit pĂ«r familjet dhe bizneset

Mjedisi më i butë i inflacionit ofron njëfarë lehtësimi për familjet, fuqia blerëse e të cilave është gërryer nga vite me rritje të shpejtë të çmimeve.

Çmime mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme i ndihmojnĂ« gjithashtu bizneset tĂ« planifikojnĂ« investimet dhe vendimet pĂ«r punĂ«sim me mĂ« shumĂ« siguri. MegjithatĂ«, rikthimi i inflacionit nĂ« objektiv ka pĂ«rkuar me njĂ« vrull ekonomik vetĂ«m modest.

Shpenzimet e konsumatorëve mbeten të dobëta në disa vende, prodhimi industrial ka vështirësi të rifitojë forcë dhe tregtia ndërkufitare shfaq shenja ngadalësimi.

Nellis paralajmĂ«roi se kjo kombinim pĂ«rbĂ«n njĂ« sfidĂ« delikate pĂ«r politikĂ«bĂ«rĂ«sit. “Stabiliteti i çmimeve po rikthehet, por rritja mbetet e brishtĂ«,” tha ai.

“Detyra e BQE-sĂ« tani Ă«shtĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« rimĂ«kĂ«mbjen pa lejuar qĂ« inflacioni tĂ« ndizet sĂ«rish. Ky akt ekuilibrimi do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« debatin e politikave nĂ« muajt nĂ« vijim.”/ Euronews

The post Inflacioni në eurozonë bie në objektivin 2% të BQE-së, teksa presionet mbi çmimet zbuten appeared first on Revista Monitor.

Trump thotë se SHBA do të marrë naftën e Venezuelsës të sanksionuar drejt porteve amerikane

7 January 2026 at 13:06

Presidenti thotĂ« se paratĂ« e fituara nga shitja e deri nĂ« 50 milionĂ« fuçi nafte tĂ« sanksionuar “do tĂ« kontrollohen nga unĂ«â€

Donald Trump ka deklaruar se autoritetet venezueliane do t’i dorĂ«zojnĂ« 30 deri nĂ« 50 milionĂ« fuçi nafte tĂ« papĂ«rpunuar tĂ« sanksionuar Shteteve tĂ« Bashkuara, nĂ« njĂ« shenjĂ« se administrata e tij po pĂ«rshkallĂ«zon pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« marrĂ« kontroll mbi sektorin e naftĂ«s tĂ« vendit tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut.

Presidenti amerikan tha se nafta, me vlerë deri në 3 miliardë dollarë, do të shitet me çmime tregu.
“KĂ«to para do tĂ« kontrollohen nga unĂ«, si President i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« ato tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« mirĂ«n e popullit tĂ« VenezuelĂ«s dhe tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social.

“Ajo do tĂ« merret nga anije magazinimi dhe do tĂ« sillet drejtpĂ«rdrejt nĂ« portet e shkarkimit nĂ« Shtetet e Bashkuara,” tha Trump.
“I kam kĂ«rkuar Sekretarit tĂ« EnergjisĂ«, Chris Wright, ta zbatojĂ« kĂ«tĂ« plan menjĂ«herĂ«.”

Komentet vijnë në një kohë kur një anije cisternë amerikane të naftës po i afrohet ujërave venezueliane për të filluar ngarkimin e naftës së vendit, e cila ka mbetur e bllokuar në porte si pasojë e bllokadës detare të Uashingtonit.

AnalistĂ«t kanĂ« paralajmĂ«ruar se prodhimi i VenezuelĂ«s do tĂ« “kolapsojĂ«â€ pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« kapaciteteve tĂ« magazinimit, nĂ«se Uashingtoni nuk e ndalon bllokadĂ«n.

Por deklarata e Trump se ai do të kontrollojë deri në 50 milionë fuçi nafte venezueliane, pak më pak se 50 ditë prodhim kombëtar, pritet të intensifikojë kritikat se administrata e tij po ushtron presion ndaj vendit për të nxjerrë koncesione nafte.

“Kjo Ă«shtĂ« konfiskuese, imperialiste dhe nuk ka asnjĂ« justifikim,” tha Jeffrey Sonnenfeld, profesor nĂ« shkollĂ«n e biznesit tĂ« Yale, i cili ka kĂ«shilluar administrata tĂ« mĂ«parshme amerikane mbi politikĂ«n e sanksioneve.
“Nuk ka as nevojĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« naftĂ«, pasi kemi njĂ« tepricĂ« globale tĂ« naftĂ«s.”

Në tregtimin e së mërkurës në Londër, Brent, standardi global i naftës, ra me 0.8 për qind në 60.20 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, standardi amerikan, ra me 1.3 për qind në 56.36 dollarë për fuçi.

Chevron, kompania amerikane më e madhe që operon në Venezuelë, kishte qenë në bisedime me kompaninë shtetërore të naftës PDVSA dhe me autoritetet amerikane për të transportuar një pjesë të naftës së bllokuar drejt rafinerive amerikane, me qëllim lehtësimin e presionit mbi infrastrukturën e amortizuar të naftës në vend, sipas një personi të njohur me çështjen.

Pothuajse një duzinë cisternash, të marra me qira nga gjiganti amerikan i energjisë, po lundrojnë drejt Venezuelës ose ndodhen tashmë në portet e saj. Ato mund të fillojnë transportimin e naftës brenda pak ditësh, sipas grupit të të dhënave të mallrave Kpler.

Embargoja amerikane, e vendosur në mesin e dhjetorit, ka lënë naftën e transportuar nga Brezi i Orinokos, një nga fushat më të mëdha të naftës së papërpunuar në botë, të bllokuar në objekte magazinimi të amortizuara që kanë arritur ose janë pranë kapacitetit maksimal.

Nëse vendi detyrohet të ndalojë prodhimin e mëtejshëm, ai do të përballet me vonesa të gjata në rifillimin e tij, paralajmëruan analistët.

“Venezuela ka njĂ« detyrĂ« tĂ« madhe pĂ«rpara pĂ«r tĂ« ringritur sektorin e saj tĂ« naftĂ«s,” tha Jason Bordoff, drejtor themelues i QendrĂ«s pĂ«r PolitikĂ«n Globale tĂ« EnergjisĂ« nĂ« Universitetin Columbia.
“TĂ« detyrohesh tĂ« mbyllĂ«sh prodhimin do ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«.”

Çdo ndalim i prodhimit do tĂ« rrezikonte pĂ«rpjekjet e Trump pĂ«r tĂ« siguruar shpejt pĂ«rfitimin financiar pĂ«r sektorin amerikan tĂ« naftĂ«s, tĂ« cilin ai e promovoi pas aksionit tĂ« guximshĂ«m gjatĂ« fundjavĂ«s pĂ«r rrĂ«zimin e udhĂ«heqĂ«sit NicolĂĄs Maduro.

Eimear Bonner, drejtoreshë financiare e Chevron dhe drejtues të tjerë të lartë të industrisë amerikane të naftës pritet të takohen me sekretarin e Energjisë, Wright, në kuadër të një konference energjie në Miami gjatë ditës së sotme, për të diskutuar strategjinë e Shtëpisë së Bardhë ndaj Venezuelës.

Persona të njohur me sektorin energjetik të Venezuelës kanë paralajmëruar se prodhimi i naftës në vend mund të bjerë me një të tretën brenda katër javësh, deri në rreth 600,000 fuçi në ditë, nëse nuk bëhet e mundur nxjerrja e naftës nga magazinat.

Eksportet e naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar tĂ« VenezuelĂ«s, pjesa mĂ« e madhe e tĂ« cilave deri vonĂ« dĂ«rgohej nĂ« KinĂ«, kanĂ« rĂ«nĂ« me mĂ« shumĂ« se 30 pĂ«r qind qĂ« kur Trump vendosi njĂ« “mbyllje totale dhe tĂ« plotĂ«â€ tĂ« cisternave tĂ« sanksionuara qĂ« transportonin naftĂ« nga portet e vendit. / FT

 

The post Trump thotë se SHBA do të marrë naftën e Venezuelsës të sanksionuar drejt porteve amerikane appeared first on Revista Monitor.

Projekti për Tregun Vlorë, FSHZH shpall fituesin e kontratës 1.4 mln euro

7 January 2026 at 13:00

Tregu i Vlorës dhe rrugicat e tij që ndodhen afër me qendrën historike do të ndryshojnë sipas një projekti që do të ndiqet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky i fundit shpalli sĂ« fundmi fituesin pĂ«r kontratĂ«n me objekt “Investime pĂ«r infrastrukturĂ«n e tregjeve, hapĂ«sirave tregtare, multifunksionale, rrugĂ« tregtare nĂ« zona model zhvillimi, etj. Faza III, Rajonet 3&4: Tregu VlorĂ« – Faza 2”. Fituese Ă«shtĂ« kompania T&Xh me njĂ« ofertĂ« 139 milionĂ« lekĂ« apo rreth 1.4 mln euro. Por çfarĂ« parashikon nĂ« fakt projekti?

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r tregun tradicional tĂ«  VlorĂ«s qĂ« ndodhet nĂ« zonĂ«n pĂ«rballĂ« QendrĂ«s Historike, afĂ«r rrugĂ«s “Justin Godard” dhe rrugĂ«s “Jani Minga”, rreth 500 metra nĂ« lindje tĂ« sheshit “PavarĂ«sia”. Ky treg i vjetĂ«r i qytetit pĂ«rbĂ«het nga tezgat me fruta, perime, produkte artizanale dhe rroba.

Ndërhyrja parashikohet të përfshijë rrugicat tregtare, sheshin dhe merkatën, sheshin numër 2  të Kinoteatrit dhe të bëhet rivitalizimi i Hapësirës së Trotuarit dhe sheshi para postës.

Sipas llojit të ndërhyrjeve në pjesën e parë synohet që të ketë një lloj unifikimi vizual dhe funksional të sipërfaqeve të cilat do të plotësohen me beton.

“Betoni i pigmentuar aplikohet kryesisht nĂ« zonat e Sheshit tĂ« Kinoteatrit dhe tĂ« MarkatĂ«s, me qĂ«llim rritjen e atraktivitetit vizual dhe krijimin e poleve rekreative pĂ«r qytetarĂ«t, pĂ«rveç funksionit tĂ« tyre tregtar. Betoni i papigmentuar pĂ«rdoret nĂ« zonat e tjera tĂ« brendshme pĂ«r ruajtjen e uniformitetit dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« sipĂ«rfaqeve”thuhet nĂ« dokument.

PĂ«r sheshin dhe trotuaret pĂ«rreth PostĂ«s propozohet shtrimi me pllaka terrakote, nĂ« vazhdimĂ«si me projektin qĂ« aktualisht po zbatohet nĂ« zonĂ«. Ky ndĂ«rhyrje Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me projektin “Bulevardi i Jacarandave”, tĂ« zhvilluar nga FSHZH, ku parashikohet zgjerimi i trotuarit nĂ« anĂ«n perĂ«ndimore tĂ« bllokut.

Një tjetër ndërhyrje përfshin zonën e rrugicave tregtare. Kjo zonë është konceptuar dhe studiuar në katër module kryesore: Rrugica A, Rrugica B, Rrugica C dhe Rrugica D, me qëllim që çdo segment të analizohet në mënyrë të veçantë sipas karakteristikave funksionale dhe hapësinore që ka.

Për merkatën e hapur është menduar të jetë në formë eliptike dhe skeleti mbajtës të jetë metalik kurse veshjet prej druri. Rivitalizimi i sheshit të dytë parashikon fillimisht restaurimin e gjendjes ekzistuese dhe më pas shtim volume me një kat mbi strukturën ekzistuese.

Edhe sheshi tjetĂ«r para PostĂ«s do tĂ« ruajĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n logjikĂ« si vazhdim i njĂ« tjetĂ«r projekti tĂ« zbatuar nga FSHZH siç Ă«shtĂ« “Bulevardi i Jacarandave”.

The post Projekti për Tregun Vlorë, FSHZH shpall fituesin e kontratës 1.4 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Të vetëpunësuarit e vërtetë, nga marsi 2026 do plotësojnë formularin për vetëdeklarimin e statusit

7 January 2026 at 12:00

Individët e vetëpunësuar, që marrin mbi 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm ose mbi 90% nga më pak se tre klientë, brenda muajit mars 2026 duhet të vetëdeklarojnë të dhënat për kontraktuesit që ofrojnë shërbimet, mënyrën e punës etj., me qëllim vërtetimin e burimit të të ardhurave.

VetĂ«deklarimi do tĂ« kryhet pĂ«rmes plotĂ«simit tĂ« formularit “Deklarata e Statusit tĂ« VetĂ«punĂ«suarit” dhe ka qĂ«llim vĂ«rtetimin e burimit tĂ« tĂ« ardhurave, kur ato burojnĂ« nga marrĂ«dhĂ«niet e biznesit, dhe jo nga punĂ«simi, pasi shumĂ« punonjĂ«s, pĂ«r tĂ« shmangur tatimet apo pĂ«r tĂ« ulur detyrimet tatimore, dolĂ«n nga listĂ«pagesat dhe u regjistruan si individĂ« tĂ« vetĂ«punĂ«suar.

Me ndryshimet e miratuara nĂ« ligjin “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”, pjesĂ« e paketĂ«s fiskale 2026, pĂ«rcaktojnĂ« se formulari i DeklaratĂ«s sĂ« Statusit tĂ« VetĂ«punĂ«suarit, do tĂ« dorĂ«zohet nĂ« drejtorinĂ« tatimore rajonale ku Ă«shtĂ« i regjistruar subjekti, brenda tĂ« njĂ«jtĂ«s periudhĂ« me DeklaratĂ«n Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave Personale, nĂ« muajin mars.

Në deklaratë do të plotësohen të dhënat të ndara në 5 seksione, për dy kontraktuesit apo dy bizneset që i vetëpunësuari ofron shërbimin e tij.

Së pari, të dhëna bazë për kontraktuesin e parë të vetëpunësuarit, si NIPT, emrin  tregtar, adresë, vlerën e faturimit pa TVSH të kontraktuesit për individin e punësuar. Seksioni 2 i formularit do të përfshijë të dhëna të përgjithshme për kontraktuesin, pra për biznesin që i ofrohet shërbimi.

Seksioni 3 i deklaratĂ«s pĂ«rqendrohet te sjellja e tĂ« vetĂ«punĂ«suarit gjatĂ« kryerjes sĂ« shĂ«rbimeve. Ai pyet nĂ«se vetĂ«punĂ«suari raporton mbi punĂ«n e tij, sa shpesh ofron shĂ«rbimet, dhe nĂ«se Ă«shtĂ« i detyruar t’i kryejĂ« personalisht. Gjithashtu, kontrollohet nĂ«se mund tĂ« pĂ«rdorĂ« ndihmĂ«s ose zĂ«vendĂ«sues dhe nĂ«se biznesi kontraktues pĂ«rcakton mĂ«nyrĂ«n dhe sekuencĂ«n e punĂ«s.

Seksioni 4 fokusohet te kontrolli që ka i vetëpunësuari mbi faktorët dhe produktin e shërbimit. Ai kërkon informacion për materialet dhe pajisjet e përdorura, kush i ofron ato (vetëpunësuari apo biznesi kontraktues), dhe ku ofrohen shërbimet. Gjithashtu pyet nëse vetëpunësuari përpunon një pjesë të produktit në ambientet e veta dhe çfarë bën me produktin ose shërbimin përfundimtar.

Seksioni 5 përqendrohet te natyra e marrëdhënies mes të vetëpunësuarit dhe biznesit kontraktues. Ai pyet nëse puna bëhet me kontratë dhe për detajet e saj, nëse ka orare të përcaktuara, llojin dhe mënyrën e pagesës, dhe kush vendos tarifën. Gjithashtu kontrollon nëse ekziston rreziku financiar për vetëpunësuarin dhe nëse ka penalitete për mosrealizim të shërbimeve brenda afateve.

Nëse nga kjo deklaratë rezulton se ai realisht ushtron aktivitet të pavarur, atëherë Tatimet nuk e konsiderojnë punonjës të maskuar dhe ai do të vazhdojë të tatohet si biznes i vogël, me normë më të ulët tatimi dhe pa detyrime të plota si punonjës.

VetĂ«m ata qĂ« pĂ«rdorin vetĂ«punĂ«simin si formĂ« shmangieje (p.sh. kompani qĂ« i regjistrojnĂ« punonjĂ«sit si “tĂ« vetĂ«punĂ«suar” pĂ«r tĂ« shmangur detyrimet tatimore, ) sipas ndryshimeve nĂ« ligjin pĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat do tĂ« rikualifikohen si tĂ« punĂ«suar.

Administrata tatimore do të përdorë këtë informacion për të vlerësuar nëse të ardhurat burojnë nga marrëdhënie të mirëfillta biznesi apo nga punësim i maskuar. Kjo pritet të shmangë penalizimet për profesionistët realë dhe të forcojë kontrollin ndaj shmangieve tatimore.

Pra kjo deklaratë do të shërbejë si mjet vlerësimi për administratën tatimore, për të përcaktuar nëse individi ushtron një aktivitet të mirëfilltë biznesi apo ndodhet në kushte shmangieje tatimore.

Me miratimin e ligjit tĂ« ri nr. 29/2023, “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”, i ndryshuar, u miratua edhe njĂ« rregull antishmangie, i cili parashikon se tĂ« ardhurat e fituara nga njĂ« individ i vetĂ«punĂ«suar do tĂ« konsiderohen tĂ« ardhura nga punĂ«simi, nĂ«se: 80% ose mĂ« shumĂ« e tĂ« ardhurave tĂ« fituara merren direkt ose indirekt nga njĂ« klient i vetĂ«m; ose 90% ose mĂ« shumĂ« e tĂ« ardhurave totale tĂ« fituara merren nga mĂ« pak se 3 klientĂ«.

Nga ky rregull përjashtohen vetëm individët e vetëpunësuar që ofrojnë shërbime: vetëm për persona jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, ose vetëm për entitete që nuk kanë seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë.

Autoritetet pranojnë se zbatimi praktik i rregullit antishmangie ka sjellë penalizime të padrejta për këtë kategori.

“Pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« rregullit antishmangie mĂ« 1 janar 2024, nga zbatimi praktik dhe kĂ«rkesat e subjekteve Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re se jo tĂ« gjitha subjektet qĂ« preken nga ky rregull kryejnĂ« veprimtari punĂ«simi. Disa prej tyre bazohen nĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ«fillta biznesore, por pĂ«r shkak tĂ« ecurisĂ« sĂ« biznesit mund tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« skemĂ«n e vlerĂ«simit tĂ« rregullit antishmangie.

Sipas të dhënave të administratës tatimore, numri i bizneseve që mund të preken nga ky rregull është rreth 6,000 subjekte, nga të cilat mbi 1,000 subjekte janë regjistruar dhe kanë funksionuar para vitit 2016, vit në të cilin u prezantua norma tatimore 0% për subjektet me qarkullim deri në 5 milionë lekë. Pra, rreth 19% e subjekteve që përfshihen në këtë skemë janë biznese që ekzistonin para krijimit të lehtësive tatimore për subjektet e vogla, të cilat më pas ndikuan në erozionin e bazës tatimore.

Pjesa mĂ« e madhe e kĂ«tyre subjekteve vlerĂ«sohet se janĂ« persona fizikĂ« qĂ« ushtrojnĂ« njĂ« veprimtari tĂ« mirĂ«filltĂ« biznesore”, theksohet nĂ« relacionin e ligjit.

Sakaq formulari nuk do të plotësohet nëse individi i vetëpunësuar ofron shërbime vetëm për persona jorezidentë në Shqipëri ose vetëm për entitete që nuk kanë seli të përhershme në Shqipëri. Në këtë rast, vetëpunësuari konsiderohet automatikisht se fiton të ardhura nga biznesi dhe nuk ka nevojë të dorëzojë deklaratën.

Formulari per Deklaraten e te Vetepununesuarve

The post Të vetëpunësuarit e vërtetë, nga marsi 2026 do plotësojnë formularin për vetëdeklarimin e statusit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌