Rama debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe, çfarë mbështetje kërkoni? Ju deklaroni akoma punonjës me paga 500 mijë lekë
Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverië lehtësia në pagesën e taksës së infrastrukturës.
Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.
“Ajo që ndërtuesit duhet të kjuoptijënë shtë se ky vendi i ka dhënë shumë më terpër se farë ndërtueit po japin mbrapsht. Kqto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne ndërkohë miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh dhe në terren nuk ngjajnë fare. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shpi dhe të mos marrin hipotekën se ndërtuesi luan me lejen.
Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga ato katrauat në Golem e të tjera tek ndërtimet… Vjen mer një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash, po ku lejohet kjo. Mos ta vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. I shohim po mos del pastaj me gjysmagjel. Mos na hap këtë muhabet. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës mua dhe gjithë ca janë që varen prej meje. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni lodra da të doni, vazhdoni bëjni, po u kapët nuk ua ka fajin njeri.
Mbështetje ju që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë kur e dimë shumë mirë dhe ti dhe unë që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Po nuk keni faj ju, po na ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh që nuk mund t’iu vendosim juve tavan dhe ju lozni. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri, cfarë mbështetje kërkoni ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë”, tha Rama.