Normal view

Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve

By: user7
19 April 2025 at 10:24

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri në festën e madhe të Pashkëve. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend.

Imzot Meta thekson se nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Sipas tij që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Ai shtoi se duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:

Të dashur miq, Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.

E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.

Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta.

Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë. Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!

The post Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve appeared first on Lapsi.al.

Sot u divorcuan zyrtarisht, Kryemadhi: Për të do të jepja dhe jetën!

By: user 5
11 April 2025 at 19:04

Monika Kryemadhi ka bërë reagimin e parë pas zyrtarizimit të divorcit të saj me Ilir Metën ditën e sotme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje qytetarëve që sot në orë 19:00 t’i bashkohen hapjes zyrtare të fushatës së opozitës në sheshin “Nënë Tereza”.

Kryemadhi thotë se kërkon prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të saj, për të cilët ajo thotë se do të jepte jetën e jo më votë. Ajo shton se mediat sot vrapuan për të zyrtarizuar divorcin e tyre dhe se kjo është një ditë jo shumë të mirë për të dhe familjen e saj.

POSTIMI:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.

The post Sot u divorcuan zyrtarisht, Kryemadhi: Për të do të jepja dhe jetën! appeared first on Lapsi.al.

Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

By: user7
11 April 2025 at 13:58

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta shprehet nga burgu se sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari.

Meta gjithashtu thekson se sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera Meta theksoi se ai nuk do të jetë vetëm fizikisht, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jetë krah të gjithëve në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Reagimi i Ilir Metës

Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.

Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!

Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

The post Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

By: user7
11 April 2025 at 11:34

Pas shumë vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata Civile.

“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.

The post Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi appeared first on Lapsi.al.

Zannier: Meta në burg? Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës

By: user7
7 April 2025 at 12:49

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim informues në selinë e Partisë së Lirisë, në kuadër të vëzhgimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 për tre akuza të ngritura nga SPAK, takimi u zhvillua në orën 10:30 me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të partisë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se e informoi ambasadorin për problematikat që, sipas tij, kanë shoqëruar këtë fushatë, duke përfshirë përdorimin e administratës publike dhe patronazhistëve nga Partia Socialiste, si dhe përfshirjen e aseteve shtetërore në zgjedhje. Ai dënoi gjithashtu mbajtjen në paraburgim të Ilir Metës, duke e cilësuar të paligjshme dhe një përpjekje për ta izoluar nga fushata elektorale.

“E njoftuam ambasadorin për burgosjen pa gjyq të Metës dhe për ndalimin që i bëhet atij për të takuar drejtuesit e partisë apo për të komunikuar me votuesit. Arrestimi i tij është një akt i drejtpërdrejtë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit”, u shpreh Blushi.

Nga ana tjetër, ambasadori Zannier konfirmoi për gazetarët se u njoh me shqetësimet e ngritura nga PL, por nuk komentoi mbi arrestimin e Metës.

“Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës, transparencës dhe ligjit të papolitizuar,” tha ai shkurtimisht.

Blushi e mbylli deklaratën duke theksuar besimin në një fitore madhështore të koalicionit opozitar më 11 maj dhe dorëzimin e provave konkrete te misioni i OSBE/ODIHR për veprimet që, sipas tij, po cenojnë procesin zgjedhor.

The post Zannier: Meta në burg? Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës appeared first on Lapsi.al.

Meta: Rama vodhi premtimet e opozitës si taksat e shqiptarëve, 11 maji dita e fitores

29 March 2025 at 16:27

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një mesazh nga burgu lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Meta shprehet se kanë mbetur 6 javë nga dita e fitores së lirisë dhe programit mbi pushtetin.

Në mesazhin e tij, kreu i PL-së ka ironizuar edhe programin e Partisë Socialiste për qeverisjen dhe thotë se kryeministri Edi Rama pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve, ka nisur të vjedhë edhe premtimet e opozitës. Sipas tij Rama i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies, për shkak të shkeljeve që ka kryer gjatë qeverisjes.

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë, të dashur miq! Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë. Dita e fitores të programit mbi pushtetin. Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve. Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon. Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen sesa inagurohen, si ajo e Ersekës dhe shumë të tjera.

I mbetur pa program, se i kanë shteruar të gjitha mashtrimet e mundshme elektorale prej 12 vitesh, tani Edi Rama ka nisur të vjedhë edhe premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme. I pamundur për të dalë në debate me kundërshtarët politikë. I pamundur të dalë në konferenca shtypi me gazetarët e pavarur, si detyrim ndaj qytetarëve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, Kryetari i Organizatës ka zgjedhur të flasë me vetveten përmes autointervistave të fabrikuara.

Dhe ai ka të drejtë që i fshihet debatit të vërtetë dhe llogaridhënies. Ç’të thotë ai për zgjidhjen e plotë të ujit të pijshëm, që brenda mandatit të parë qeveritar, kur edhe sot, mbas 12 vjetësh në pushtet, shumica e kryeqytetit është pa ujë dhe për ujë të pijshëm as që bëhet më fjalë. Po për legalizimet që do t’i zgjidhte që në mandatin e parë, ç’të thotë ai pas 12 vjetësh?

Po për shëndetësinë falas, e cila është 60% më e shtrenjtë për shqiptarët, ç’mund të thotë? Apo për ilaçet që mungojnë tek Onkologjiku. Po për arsimin që premtoi se që në mandatin e parë do e çonte buxhetin në 5% të GTP-së, ndërkohë që sot është në nivelin mjeran 2.3%, mbas 12 vitesh çfarë mund të thotë? Po për fëmijët që vriten me thika në oborret e shkollave, në mes të Tiranës dhe askush nuk mban përgjegjësi, çfarë mund të thotë?

Vetëm për shkak të korrupsionit të tij dhe të organizatës që drejton, Shqipëria ka, pas 12 vitesh, nivelin më skandaloz të mbledhjes së të ardhurave deri në 28% të PBB, ndërsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia arrijnë të mbledhin nga 41 në 42.6% të PBB.

Kjo diferencë prej 14% me mesataren e vendeve të rajonit tonë është 3.3 miliard euro në vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, pra në një mandat qeverisës, e cila grabitet prej Edi Ramës dhe organizatës të tij në tatime, dogana dhe kudo.

Me këto të ardhura, tejkalohen të gjitha premtimet e opozitës, por edhe ndryshon rrënjësisht situata sociale dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët, 50% e të cilëve jetojnë sot në varfëri zyrtare. Edi Rama, duke ju fshehur llogaridhënies, pas 12 vitesh, për të gjitha ato mundësi që i kishte në dorë, premton sot, çuditërisht, ato që si ka në dorë.

Kush ja ka fajin Edi Ramës që edhe fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, i çoi te inceneratori që nuk ekziston dhe klientët e tij që nuk merren fare me aktivitete bujqesore dhe blegtorale. Kush i zeroi fondet europiane të IPARD-it për bujqësinë? Vetëm korrupsioni i Edi Ramës dhe i klientëve të tij. Pse Shqipëria në këto 12 vite është vendi i fundit përfitues nga projekte të financuara nga Bashkimi Europian apo “Procesi i Berlinit” me nivelin më të ulët të disbursimit dhe përfitimit.

Kush e mbylli Ministrinë e Integrimit Europian në vitin 2017, kur e mori edhe timonin edhe tepsinë i vetëm Edi Rama. Të gjithë e dinë se e mbylli shakaxhiu i integrimit, Edi Rama.

Kush refuzoi thirrjen dhe përpjekjen serioze të Bundestagut Gjerman në Qershor 2019, që Shqipëria të mos bënte zgjedhje vendore pa opozitën, sepse do të humbiste shansin për Çeljen e Negociatave, njëkohësisht me Maqedoninë e Veriut që kishte arritur Marrëveshjen historike të Prespës. Përsëri këtë refuzim e bëri shakaxhiu i integrimit, sepse për Edi Ramën, pushteti absolut dhe korrupsioni absolut është i vetmi prioritet, ndërsa integrimi është gjëja më e parëndësishme. Sepse projekti i tij i vërtetë ishte dhe ende është “Ballkani i Hapur” që ka rrënuar fermerët dhe blegtorët shqiptarë. Kush ja ka fajin Edi Ramës, që në 8 vite që ai drejton i vetëm, është përgjysmuar numri i gjedhëve dhe i të imtave dhe që prodhimi bujqësor është në pikiatë?

Kush ja ka fajin Edi Ramës që Shqipëria eksporton edhe pas 12 vitesh, që ai është në pushtet, vetëm 8% të PBB, kur Maqedonia e Veriut fqinje eksporton 57%? Ndërkohë eksportet shqiptare vazhdojnë pikiatën e tyre të pandalshme për shkak të Narkoeuros, por edhe të klimës diskriminuese ndaj prodhuesve vendas dhe ndaj investimeve prodhuese dhe eksportuese.

Ndaj shqiptarët jam i bindur do të votojnë për programin e opozitës që është tepër realist dhe në interes të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Për programin e opozitës që synon fuqizimin e ekonomisë familjare, por edhe të ekonomisë kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Opozita është edhe garantja e përshpejtimit të integrimit europian, sepse ajo i ka dhënë të gjitha provat për këtë. Po kështu, Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane, të cilat drejtojnë Bashkimin Europian dhe tani do të marrin dhe drejtimin e Gjermanisë. Opozita ka edhe ekspertët më të mirë për çështjet me Bashkimin Europian, një pjesë e të cilëve do të jenë edhe në Kuvendin e ardhshëm.

Ndaj të gjitha votat për numrin 1 në fletën e votimit. PD – ASHM. Unë çdo ditë, këtu, në kushte ekstreme izolimi, përpiqem të shkruaj 50 deri në 100 letra, sepse kuptohet edhe këtu ikin dritat herë pas here, për bashkëpunëtorët, për anëtarët e Partisë së Lirisë, për shokët, për miqtë, për të afërmit. Për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasim asnjë sekondë kohë kot në këto 6 javë që kanë mbetur.

Që t’i njohim shqiptarët me programin tonë, që është edhe shpëtimi i tyre nga shtypja, nga bullizimi dhe nga grabitja e këtij sekti të papërgjegjshëm, që pasi hëngri dhe grabiti taksat e shqiptarëve për 12 vjet, tani po ha dhe vetveten në mënyrën më të pabesë. Besoj që të gjithë ju që më dëgjoni, keni shumë më tepër mundësi se sa unë që të lëvizni, që të takoni dhe që të luftoni në këto 6 javë në mënyrë që 11 Maji të jetë dita historike e triumfit të lirisë mbi tiraninë.

The post Meta: Rama vodhi premtimet e opozitës si taksat e shqiptarëve, 11 maji dita e fitores appeared first on Lapsi.al.

Del VIDEO/ Ilir Meta në burgun “313” duke bërë ecje gjatë orarit të ajrosjes

By: user 6
20 January 2025 at 22:59

Për rreth 3 muaj, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në burgun “313” në Tiranë. Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Izolimi në burg duket të ketë ndikuar së tepërmi te mënyra e jetesës së Metës, i cili njihej për udhëtimet e tij në natyrë veçanërisht në ngjitjen e maleve.

Ai është filmuar në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm. Siç kanë deklaruar njerëzit pranë tij, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit.

The post Del VIDEO/ Ilir Meta në burgun “313” duke bërë ecje gjatë orarit të ajrosjes appeared first on Lapsi.al.

Masa e sigurisë për Berishën/ Dumani: Për Ilir Metën vijojnë hetimet

By: user7
20 January 2025 at 14:25

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë nga GJKKO për kryedemokratin Sali Berisha. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se ata janë zbatues të ligjit dhe nëse nuk kënaqen me vendimet ushtrojnë ankimim. Ndërkohë që për hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Dumani theksoi se hetimi vijon.

“Nuk kemi ndjeshmëri. Respktojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë te drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave,” tha Dumani.

The post Masa e sigurisë për Berishën/ Dumani: Për Ilir Metën vijojnë hetimet appeared first on Lapsi.al.

Meta/ Gjokutaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë

By: user7
17 January 2025 at 12:23

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, i kërkon Gjykatës së Lartë ta lirojë nga qelia.

Përmes avokatit Genci Gjokutaj, Meta ka depozitur një rekurs kundër vendimit të 19 nentorit 2024, që konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Meta qëndron në paraburgim teksa po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj deklaroi se “çështja do të mbërrijë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse do të jetë e nevojshme”.

The post Meta/ Gjokutaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë appeared first on Lapsi.al.

Vrαsja në Zall Bastar/ Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin bashkë kafen

By: user 6
15 January 2025 at 23:13

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Zall Bastar të Tiranës, ku 64-vjeçari Isuf Hasa (majtas në foto) dyshohet se vrαu me çekiç fqinjin e tij 81-vjeçar, shtetasin Xhemal Meta (djathtas).

Burime për mediat bëjnë me dije se autori dhe viktima ishin miq dhe e kishin lënë një ditë para ngjarjes që të konsumonin një kafe në nja lokal i cili ndodhet rreth 30 minuta larg nga fshati.

Autori dhe i moshuari e kishin lënë të takoheshin në orën 09:00 dhe më pas të niseshin drejt lokalit, por në momentin kur janë takuar Hasa dhe Meta dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas 64-vjeçari e ka qëlluar me çekiç mbrapa kokës.

Si pasojë e plagëve i moshuari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë 61-vjeçari u largua pasi i mori dhe portofolin me para 81-vjeçarit.

Referuar po të njëjtave burime mësohet se Isuf Hasa pas ngjarjes kishte shkuar i vetëm drejt kafenesë, ku e kishte lënë që të pinte kafen me fqinjin e tij.

Xhemal Meta kishte planifikuar që pasi të pinte kafen me Isuf Hasën të nisej drejt Tiranës, ku jetonin familjarët e tij, përfshirë edhe bashkëshorten.

Lidhur me këtë ngjarje, pasditen e kësaj të mërkure Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Elton Alushi, në një deklaratë për mediat tha se sipas informacioneve të zbuluara zyrtarisht nga Policia e Shtetit, Xhemal Meta është qëlluar me çekiç në kokë nga 64-vjeçari, Isuf Hasa.

“Nga hetimet e zhvilluara se më datën 13 janar të këtij vitit, rreth orës 09:00, 64-vjeçari Isuf Hasa i shkoi në banesën e fqinjit të tij dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen. Më pas, pasi e ka goditur 81-vjeçarin, i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet ushtruara në banesën e vajzës së autorit, është gjetur dhe sekuestruar dhe çekiçi me të cilin 64-vjeçari vrau të moshuarin, Xhemal Meta” – tha drejtori i policisë. /Newsbomb

The post Vrαsja në Zall Bastar/ Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin bashkë kafen appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e 81-vjeçarit/Autori e goditi me çekiç në kokë, i mori 200 mijë lekë

By: user 5
15 January 2025 at 18:16

Në pamje duket çekiçi me të cilit dyshohet se autori (Isuf Hasa) ka goditur të moshuarin pas koke, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu në pamje duken edhe lekët të cilat autori dyshohet ti ketë vjedhur viktimës, rreth 2 mln lekë të vjetra.

Policia ka publikuar pamjet nga vrasja e 81-vjeçarit, Xhemal Meta në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë. Në pamje duket çekiçi me të cilit dyshohet se autori (Isuf Hasa) ka goditur të moshuarin pas koke, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu në pamje duken edhe lekët të cilat autori dyshohet ti ketë vjedhur viktimës, rreth 2 mln lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 81-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Sakaq fëmijët e të ndjerit, që jetojnë në Tiranë kanë deklaruar se viktima nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk ishin në dijeni për ndonjë problem të kohëve të fundit.

The post Vrasja e 81-vjeçarit/Autori e goditi me çekiç në kokë, i mori 200 mijë lekë appeared first on Lapsi.al.

Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit, arrestohet autori

By: user 5
15 January 2025 at 17:46

Autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta është arrestuar këtë të mërkurë.

Sipas deklaratës së policisë, fqinji i viktimës, Isuf Hasa 64 vjeç shkoi në banesën e Metës, e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë që ai kishte në xhep, shumën prej 200 mijë lekësh.
81-vjeçari u gjet pa shenja jete mëngjesin e 13 janarit në oborrin e banesës në fshatin Shëngjin i Vogël në periferi të Tiranës.

Ekzaminimet mjekësore nga trupi i viktimës dolën në përfundimin se i moshuari ishte goditur me sende të forta në pjesën e pasme të kokës që i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia thekson se “më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.

Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe Specialistët e Departamentit te Policisë Kriminale nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshme Tiranë, kanë kryer një sërë veprimet profesionale hetimore nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit.

Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar. Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .

Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasit Isuf Hasa për veprën penale “Vrasja me paramendim””.

The post Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit, arrestohet autori appeared first on Lapsi.al.

Politikë me SPAK/ Ç’tregon lutja e Brahimllarit për Partinë Socialiste

By: user 4
13 January 2025 at 17:15

Sa më shumë heton SPAK në radhët e opozitës, aq më fryhet lumi i votave drejt Partisë Socialiste. Shembulli më i mirë i këtij shërbimi të pastër elektoral që SPAK po i bën pushtetit të socialistëve është çmontimi i grupit të njerëzve që punuan me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për të marrë rreth 110 mijë vota në zgjedhjet e 2021.

Këtë të hënë, një tjetër ish-bashkëpuntor i Ilir Metës, i cili është marrë në pyetje në SPAK për çështjen e lobimit të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka trokitur në dyert e Partisë Socialiste me shpresë se do t’i gjejnë një vend dosido para 11 Majit. Ky është Indrit Brahimllari, ish-sekretar i përgjithshëm i partisë së dytë më të madhe të opozitës dhe aktualisht, një prej këshilltarëve bashkiakë të Partisë së Lirisë në Tiranë.

Brahimllari u largua disa muaj më parë nga Partia e Lirisë (Prill 2024) e drejtuar nga Ilir Meta, bashkë me grupin që mbështeti stafin e Monika Krymadhit, para se çifti të shpallte divorcin.

Vetëm se kur paraqiti tekstin e dorëheqjes si sekretar i përgjithshëm, ai falenderoi Ilir Metën për mbështetjen, duke i premtuar se do të mbetej në të njëjtën parti, ku ishte rritur për 19 vitet e fundit. Tani që Meta është në burg dhe meqënëse emri i tij del në të njëtën dosje, për çështjen e lobimit në SHBA, Brahimllari ka preferuar të strehohet në llogoren e socialistëve.

“Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS” u shpreh ai në një intervistë në Report tv.

Dëshira që shpreh publikisht Indrit Brahimllari për të kapërcyer në anën tjetër të ylberit, tregon për efektin e drejtpërdrejtë që ndërhyrja e SPAK ka pasur në skenën politike.

Tradicionalisht, disa muaj para zgjedhjeve, Rama dhe Meta kanë dërguar sinjale të ndërsjellta afrimi për të pakënaqurit e partive rivale. Më mirë se të gjithë, janë kryetarët e partive që e kuptojnë se çdo votë është e vlefshme ditën e zgjedhjeve dhe se hatërmbetjet me këdo vetëm se e dëmtojnë rezultatin final.

Por ndryshe nga zgjedhjet e tjera, falë ndërhyrjes së dhunshme që SPAK bëri në skenën politike, rrjedhja e votave tani shkon vetëm në njërën anë, pra drejt Partisë Socialiste. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë, se bashkë me të fortët, bashkë me paratë dhe bashkë me mediat, Rama ka edhe SPAK-un për të plotësuar pushtetin total që ka në duart e tij.

Prandaj edhe Indrit Brahimllari, një pjellë ekskluzive e çiftit Meta-Kryemadhi në inkubatorin e LSI-së nuk pret që dikush ta ftojë në radhët e Partisë Socialiste, por ia ul çmimin vetes dhe lutet publikisht që ta pranojnë në gjirin e tyre socialistët.

Duhet thënë se në dosjen e Ilir Metës përmenden edhe emra të tjerë si ish-bashkëpuntorë të tij të ngushtë, të cilët, duke ndjerë rrezikun e hetimeve të SPAK i janë bashkuar Partisë Socialiste më herët.

Lapsi.al ka analizuar rastin e Agron Çelës, deputetit-biznesmen në Shkodër, për të cilin SPAK thotë se përfitoi direkt nga paratë që Ilir Meta mori nga Kastriot Ismailaj në çështjen CEZ-DIA. Por pasi iu bashkua Partisë Socialiste, Agron Çela u la i qetë të punojë për fitoren e Partisë Socialiste në Shkodër.

I njëjtë është edhe rasti i Vangjel Tavos, që në dosjen hetimore të lobimit del se ka qenë bashkëudhëtar me Ilir Metën në Greqi ku janë kryer takimet me avokatin Iraklis Fixedhis që ndihmoi në lobimin e LSI me kompaninë Dorelita Limited. Por SPAK ka pranuar dëshminë e tij se nuk ka asnjë njohje me personin në fjalë dhe e ka lënë të qetë, për sa kohë punoi për fitoren e Partisë Socialiste dhe ndihmoi Ramën të fitonte Himarën në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Më poshtë është një nga pasazhet e dosjes së SPAK, për të cilën është në burg Ilir Meta, ku përmendet edhe marrja në pyetje e Indrit Brahimllarit dhe firma që ka hedhur ai për kompaninë JMP Strategis Solution Llc.

“Është pyetur shtetasi Endrit Braimllari i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin
e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën ne vlerën 20 mijë USD që ai në emër të partisë LSI kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë JMP Strategic Solution Llc. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e transferimit të kësaj shume në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution Llc por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve financiare dhe në dijeninë e tij ishin audituar nga KQZ-ja. Gjithashtu, ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution Llc ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja” thuhet në dosje.

Hetimet e SPAK janë diskrete. Mund të ndodhë që prokurori të avancojë më tej në drejtim të firmës së Brahimllarit, por mund edhe ta lërë me kaq hetimin për lobimin në SHBA. Në këtë situatë, edhe Brahimllari nxiton të kapë të njëjtën komardare shpëtimi që më herët e kanë përdorur të tjerët. Prandaj lutet që “të japë kontributin e tij për Partinë Socialiste” në zgjedhjet që po afrojnë./Lapsi.al

The post Politikë me SPAK/ Ç’tregon lutja e Brahimllarit për Partinë Socialiste appeared first on Lapsi.al.

U mor në pyetje për 2 orë nga SPAK, Meta nga qelia: Nuk m’u dha leja që kërkova

By: user7
7 January 2025 at 14:48

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me marrjen e tij sot në pyetje nga prokurorët e Posaçëm. Meta thotë se u kërkon ndjesë gazetarëve pasi nuk iu dha leja që kërkoi që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjej çdo pyetjeje të tyre.

Ai shton se ka dhënë sqarime shumë të qarta, me sjellje tepër transparente, për të gjitha pyetjet që iu drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin e tij të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Meta thotë se ishte në një seancë me pyetje reciproke.

“Ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona,” shkruan Meta.

REAGIMI:

Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk. Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

The post U mor në pyetje për 2 orë nga SPAK, Meta nga qelia: Nuk m’u dha leja që kërkova appeared first on Lapsi.al.

Pyetjet e Metës për prokurorët: Ç’po bëni me çështjen McGonigal?

By: user 4
7 January 2025 at 14:27

Kreu i Partisë së Lirisë është marrë në pyetje paraditen e sotme në lidhje me akuzat për pagesat që u bënë në SHBA ndaj disa kompanive lobimi gjatë kohës që ai ishte kryetar i kuvendit. Por ndërsa pranon se iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurorëve, Meta ka treguar në një status në rrjetet sociale se ka qenë ai që iu ka bërë disa pyetje prokurorëve.

“Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?” ishin dy pyetjet që ish-presidenti dhe ish-kryeministri u ka drejtuar prokurorëve të SPAK.

Meta është në burg që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur forcat speciale e tërhoqën zvarrë me urdhër të SPAK. Meta i ka mohuar akuzat për korrupsion, fshehje pasurie, pastrim parash etj.

Statusi i plotë

Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre. Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

The post Pyetjet e Metës për prokurorët: Ç’po bëni me çështjen McGonigal? appeared first on Lapsi.al.

Meta dy orë në SPAK, avokati Gjokutaj: U pyet për çështjen e lobimit në SHBA

By: user7
7 January 2025 at 13:29

Ka përfunduar pas dy orësh marrja në pyetje e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK. Avokati i tij Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku tha se Meta u pyet sot në seancë vetëm për çështjen e lobimit në Amerikë, ndërsa theksoi se kreu i PL-së u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësinë.

“U drejtuan pyetje për çështjen e lobimit. Meta u tregua bashkëpunues dhe sqarues. Meta nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen. U kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët”, tha avokati.

The post Meta dy orë në SPAK, avokati Gjokutaj: U pyet për çështjen e lobimit në SHBA appeared first on Lapsi.al.

Do merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm, Ilir Meta mbërrin në SPAK

By: user7
7 January 2025 at 12:35

Ilir Meta ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga qelia 313 me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK, ku ka nisur marrja në pyetje nga prokurorët lidhur me aferën e CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA.

Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës.

Meta do të merret në pyetje si person në hetim, ndërsa dje ishte thirrur për tu marrë në pyetje si persona nën hetim bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku.

Si Monika, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku nuk kanë pranuar të flasin para prokurorëve.

The post Do merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm, Ilir Meta mbërrin në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Duhej të paraqitej në SPAK në orën 10:00/ Meta: Jam ende në qelinë Nr.5

By: user7
7 January 2025 at 10:46

Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Meta thotë se ende ndodhet në qelinë Nr.5 i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse, siç thotë ai, lajmërimin e ka marrë nga mediat. Ai shton se do të jetë i hapur t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

POSTIMI:

Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

The post Duhej të paraqitej në SPAK në orën 10:00/ Meta: Jam ende në qelinë Nr.5 appeared first on Lapsi.al.

SPAK merr sot në pyetje kreun e PL-së, Ilir Meta

By: user7
7 January 2025 at 08:03

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje për dosjen “CEZ-DIA” për të cilën dhe akuzohet. Meta reagoi dje në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e sotme, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk. Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruan Meta.

The post SPAK merr sot në pyetje kreun e PL-së, Ilir Meta appeared first on Lapsi.al.

Thirrja e Metës në SPAK “Do jem atje për t’i marrë unë në pyetje”

By: user 4
6 January 2025 at 16:00

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagon nga qelia pas lajmit se prokurorët e SPAK do ta marrin në pyetje nesër, datë 7 janar ora 10:00. Përmes një reagimi nga rrjeti i tij social Facebook, Meta thotë se padyshim që do të paraqitet në SPAK, por jo për t’u marrë ai në pyetje, por për t’i marrë ai në pyetje prokurorët.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, ka komunikuar Meta përmes postimit të tij në Facebook. Nesër (7 janar 2025) SPAK pritet të marrë në pyetje ish-presidentin Ilir Meta.

The post Thirrja e Metës në SPAK “Do jem atje për t’i marrë unë në pyetje” appeared first on Lapsi.al.

❌