Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2026Albeu

Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë

By: M C
23 July 2026 at 23:37

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin me akte dhune ndaj protestuesve, pasi e ka kuptuar se “politikisht ora e tij ka mbaruar”.

“Mendoj se Rama e ka lexuar dhe kuptuar shumë mirë protestën. Po sillet sipas marzhit të vogël që ka. Ai ishte mësuar me kundërshtar që luftonin në të njëjtin sistem. Sot i ka dalë përballë një gjë që do përmbysjen e këtij modeli.

Ai e ka kuptuar se marzhi i tij i lëvizjes është shumë i vogël. Një njeri më ketë marzh mundohet të sillet si lideri i një pakice që do të shtypë një shumicë. Sjellja e Ramës në këto muaj kjo është. Ai nuk është idiot që të thotë, CNN është media që bën fake news, që potestuesit janë nga Irani. Bëhet për përçarjen e shoqërisë. Nuk është idiot që për vezë ushtron dhunë.

Por dhuna është i vetmi mjet që përballë një shumicë shqiptarësh që refuzojnë modelin e tij, mund ta mbajnë në pushtet. Rama e ka kuptuar se politikisht ora e tij ka përfunduar. Prandaj po sillet si satrap, që atë që deri tani bënte sikur e mbante me votë, e mban me dhunë”, deklaroi Bushati.

The post Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 July 2026Albeu

Nuk ndalen qytetarët, paradite para Kuvendit, pasdite poshtë Kryeministrisë, mbyllet protesta në ditën e 54-të

By: M C
23 July 2026 at 22:29

Protestuesit nuk ndalen. Paraditen e së enjtes, ata u mblodhën përpara Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje të shumta mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ku disa nga protestuesit u arrestuan nga policia.

Edhe pasditen e sotme qytetarët u mblodhën sërish pranë Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre kundër qeverisjes së vendit dhe problematikave që i shqetësojnë duke mos lënë pa përmendur edhe thirrjet për lirimin e qytetarëve që u arrestuan në protestën e paradites.

Ata thanë se protestuesit nuk kanë bërë asgjë për t’u ndaluar dhe se duhen liruar menjëherë.

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, sikundër është bërë e përnatshme, duke thirrur “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion”.

The post Nuk ndalen qytetarët, paradite para Kuvendit, pasdite poshtë Kryeministrisë, mbyllet protesta në ditën e 54-të appeared first on Albeu.com.

Mbahet protesta e radhës në Tiranë, qytetarët thirrje policisë: Lironi djemtë dhe vajzat që keni arrestuar

By: M C
23 July 2026 at 20:43

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 54-t, ku qytetarët fillimisht u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës janë bërë thirrje për lirimin e protestuesve që u arrestuan gjatë tubimit të mbajtur paraditen e sotme para Parlamentit.

“Policia duhet t’u shërbejë qytetarëve. Lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndalojë, megjithëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar. I bëj thirrje edhe një herë që t’i lirojë brenda ditës së sotme”, tha një qytetar gjatë protestës.

Pas fjalimeve që do të mbahen pranë Kryeministrisë, qytetarët, si çdo mbrëmje, do të vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave.

The post Mbahet protesta e radhës në Tiranë, qytetarët thirrje policisë: Lironi djemtë dhe vajzat që keni arrestuar appeared first on Albeu.com.

Aktivistët protestojnë ndaj klasës politike, vendosin kosha mbeturinash përpara Kuvendit

By: admin
23 July 2026 at 10:42

Disa aktivistë përdorën një simbolikë të pazakontë në protestën para Kuvendit, duke vendosur kosha mbeturinash përpara godinës së Parlamentit.

Përmes këtij veprimi, ata përcollën një mesazh kundër klasës politike, në një kohë kur qytetarët vazhdojnë të shfaqin pakënaqësi ndaj qeverisë dhe institucioneve.

Gjatë tubimit u regjistruan tensione ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë. U përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me piper, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë në hapësirën përreth Parlamentit.

The post Aktivistët protestojnë ndaj klasës politike, vendosin kosha mbeturinash përpara Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë

By: V K
23 July 2026 at 07:27

Sot është dita e 54-t e protestës qytetare, por ndryshe nga herët e tjera, revolta do të nisë që në orën 08:30.Parlamenti mblidhet në seancën e fundit plenare për sesionin e tij, për t’u rikthyer më pas në muajin shtator në sesionin e ri.

Organizatorët e protestës lajmëruan dhe bënë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.

Ata lajmëruan gjithashtu se sot në Kuvend është parashikuar të kalohen shumë ligje, mes tyre edhe Paketa e Maleve dhe se nuk do i lejonin deputetët që t’i votonin, pasi shitet Shqipëria.

Gjithashtu, është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë.

Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit. Më parë ka pasur edhe goditje deputetësh dhe makinash me vezë e miell si dhe konfrontim me Policinë, e cila ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

 

The post Sot dita e 54-të e protestës popullore, qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend

By: admin
22 July 2026 at 19:45

I ftuar në emisionin “New24”, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë detaje nga procesi i brendshëm zgjedhor në forcën e tij politike, ndërsa ka komentuar edhe lëvizjen qytetare që prej 52 ditësh ka mbushur sheshet e Tiranës.

Ai rrëfeu se propozimi për t’u bërë pjesë e garës erdhi krejt papritur nga kryetari Sali Berisha, duke shtuar se asnjë prej kandidatëve nuk ishte në dijeni paraprakisht. “Të gjithë e morëm vesh në ato çaste se kush do të ishte në listë. Unë personalisht e prita si një shenjë besimi nga ana e kreut të PD-së dhe pata një mbështetje që as vetë nuk e kisha parashikuar. Mendoj se Berisha zgjodhi të vendoste njerëz me peshë dhe identitet të qartë, jo emra pa profil”, u shpreh Korreshi.

Duke e zhvendosur fokusin te çështjet elektorale, ligjvënësi theksoi se për Partinë Demokratike është thelbësore të garohet me lista të hapura. Ai akuzoi mazhorancën se po manipulon rregullat për përfitime numerike, që nga momenti i heqjes së koalicioneve. “Vendimi për të braktisur parlamentin ishte një autogol për ne. Po ashtu, reforma territoriale ka dështuar në thelb dhe nuk mund të lejojmë të mbyllet në këtë mënyrë të shëmtuar. Nesër në Kuvend, PD do ta ngrejë me forcë këtë debat, sepse duket qartë se mazhoranca e sheh ndarjen e re vetëm si një llogari për fitore elektorale”, paralajmëroi ai.

Lidhur me tubimet masive, Korreshi sqaroi se Partia Demokratike nuk e ka udhëhequr protestën, por qëndron plotësisht pas saj. “Nuk mund t’i marrim flamurin një lëvizjeje që e ka nisur populli vetë. Ne jemi aty, në mbështetje absolute të çdo kërkese. Të gjithë simpatizantët tanë duhet të jenë solidarë. Megjithatë, në shesh ka individë që tentojnë të rrëmbejnë mikrofonin dhe të imponojnë slogane që nuk përfaqësojnë shumicën. Ata zëra të inskenuar nuk mund të flasin për gjithë protestuesit”, përfundoi deputeti.

The post Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh për largimin e kryeministrit Rama

By: admin
22 July 2026 at 07:46

Në Tiranë vijon edhe sot lëvizja popullore kundër ekzekutivit, me tubimin e 53-të radhazi ku kërkesa qendrore mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimi i kabinetit qeveritar.

Si zakonisht, grumbullimi do të fillojë rreth orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për t’u pasuar nga një marshim që do të përfundojë përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Nismëtarët e protestës i kanë bërë thirrje popullatës për një pjesëmarrje sa më të gjerë, duke paralajmëruar se mobilizimi nuk do të ndalet asnjë ditë deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

Prej 52 ditësh pa ndërprerje, një fluks i madh qytetarësh është dyndur në kryeqytet për të shprehur kundërshtinë ndaj një game të gjerë problematikash që, sipas tyre, cenojnë të mirën e përbashkët.

Në vijën e parë të shqetësimeve qëndrojnë projekti i Zvërnecit, legjislacioni për investitorët strategjikë, e ashtuquajtura Paketë e Maleve, si dhe amendamentet që prekin hapësirat e mbrojtura dhe pasurinë kulturore.

Gjatë gjithë këtyre tubimeve nuk kanë munguar sloganet e ashpra kundër pushtetit dhe gjithë spektrit politik, teksa pjesëmarrësit kanë insistuar për një reformim rrënjësor të sistemit politik dhe institucional.

Ndërkaq, të enjten është paralajmëruar një tjetër manifestim simbolik përpara Parlamentit, pikërisht në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion legjislativ.

The post Dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët sërish në shesh për largimin e kryeministrit Rama appeared first on Albeu.com.

Mbyllet protesta e ditës së 51-të me mesazhin “Nesër më shumë”: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

By: admin
20 July 2026 at 22:43

Protesta kundër qeverisë, e zhvilluar për të 51-ën ditë, është mbyllur. Mijëra qytetarë vijojnë të grumbullohen në kryeqytet, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit nëpër rrugët e Tiranës u dëgjuan thirrjet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Qytetarët shfaqën pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike, të cilën e akuzuan për korrupsion dhe mungesë përfaqësimi.

Kritikat e pjesëmarrësve u drejtuan edhe ndaj Kuvendit, të cilin ata e përshkruan si një institucion që nuk u shërben interesave të qytetarëve. Gjatë marshimit u artikuluan gjithashtu sloganet “Jo më Zegjine”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Parlament i krimit”.

Protestuesit, të pajisur me pankarta dhe duke brohoritur kundër mazhorancës, deklaruan se nuk do ta ndërpresin rezistencën. Sipas tyre, kërkesat e paraqitura nuk janë të negociueshme.

Një prej aktivistëve u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë pjesëmarrjen, duke deklaruar: “Në datën 23 duhet të jemi këtu, të mos mungojmë”.

Prej 51 ditësh, protesta ka si kërkesë kryesore largimin e Ramës dhe realizimin e një ndryshimi të thellë në mënyrën e qeverisjes.

The post Mbyllet protesta e ditës së 51-të me mesazhin “Nesër më shumë”: Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës appeared first on Albeu.com.

Përfundon dita e 48-të e revoltës qytetare: “Nesër më shumë”, pa negociata dhe me kërkesën për dorëheqjen e Ramës

By: admin
17 July 2026 at 22:47

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike vijoi sot për të 48-ën ditë radhazi. Protestuesit u mblodhën pasdite në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas përpara godinës së Kryeministrisë. Pas disa orësh me fjalime, ata marshuan sërish përgjatë Bulevardit, siç kanë bërë çdo mbrëmje, ndërsa paralajmëruan një pjesëmarrje më të madhe nesër.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sa më masivisht tubimit. Ata këmbëngulin se kërkesa kryesore nuk ka ndryshuar: kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe kasta politike, e cila sipas tyre e ka mbajtur vendin peng për më shumë se tre dekada, duhet të largohet.

Qëndrimi i lëvizjes ishte shprehur qartë edhe në ditën e 47-të të protestës. Organizatori Edison Lika deklaroi se nuk do të zhvillohen negociata dhe se askush nuk do të lejohet ta përfaqësojë politikisht këtë revoltë.

Sipas Likës, lëvizja nuk do të ulet asnjëherë në negociata, pasi kërkesat e saj janë të përcaktuara qartë. Ai theksoi se nuk do të negociohet me askënd dhe se pika e parë e protestës është dorëheqja e Ramës.

Në protestën e djeshme, aktivistët kundërshtuan gjithashtu përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të japin përshtypjen se brenda mazhorancës ka nisur reflektimi. Ata nënvizuan se qytetarët nuk do të kënaqen as me ndërhyrje kozmetike dhe as me zëvendësime emrash në qeveri.

Një moment simbolik i tubimit ishte prania e studentëve me pelerinat e diplomimit. Përmes mesazhit “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata theksuan se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa rininë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi që hetimet të mos kufizohen vetëm te ish-zyrtarët, por të arrijnë deri te nivelet më të larta drejtuese të qeverisë. Ajo deklaroi se Edi Rama duhet të hetohet si kreu i një organizate kriminale dhe jo në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.

Pankartat me ironi dhe satirë ndaj qeverisë, opozitës dhe mbarë klasës politike mbetën ndër elementet më të dukshme të protestës. Tubimi u shoqërua edhe nga thirrjet që janë kthyer në simbol të lëvizjes: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh të njëpasnjëshme në shesh, organizatorët kishin ftuar qytetarët t’i bashkoheshin edhe tubimit të 48-të. Ata këmbëngulin se protesta do të zhvillohet çdo ditë dhe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të pjesëmarrësve.

The post Përfundon dita e 48-të e revoltës qytetare: “Nesër më shumë”, pa negociata dhe me kërkesën për dorëheqjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

Dita e 48-të e revoltës, përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë dhe qytetarët marshojnë në Bulevard: Nuk ka negociata, Rama të dorëhiqet

By: admin
17 July 2026 at 21:33

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike ka hyrë sot në ditën e 48-të. Protestuesit u mblodhën sërish këtë pasdite në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas përpara godinës së Kryeministrisë. Pas disa orësh me fjalime, ata nisën marshimin e përnatshëm përgjatë Bulevardit, duke treguar se lëvizja e filluar prej javësh do të vazhdojë.

Kërkesa themelore e protestuesve, sipas organizatorëve, nuk ka ndryshuar: kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe kasta politike, të cilën ata e akuzojnë se ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada, duhet të largohet. Organizatorët kanë bërë gjithashtu thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë.

Qëndrimi i lëvizjes u artikulua qartë edhe gjatë ditës së 47-të të protestës. Organizatori Edison Lika tha se nuk do të zhvillohen negociata dhe se askush nuk do të lejohet ta përfaqësojë politikisht revoltën.

“Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Në tubimin e djeshëm, aktivistët kundërshtuan edhe ato që i cilësuan si përpjekje për të krijuar përshtypjen se brenda mazhorancës ka nisur reflektimi. Ata nënvizuan se qytetarët nuk do të kënaqen me ndërhyrje kozmetike apo me zëvendësime emrash në kabinetin qeveritar.

Prania e studentëve me pelerinat e diplomimit përbëri një prej momenteve më simbolike të protestës. Përmes mesazhit “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata theksuan se Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj pa rininë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi ndërkohë që hetimet të mos kufizohen vetëm te ish-zyrtarët, por të arrijnë deri në nivelet më të larta drejtuese të qeverisë.

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Pankartat me ironi dhe satirë ndaj qeverisë, opozitës dhe tërë klasës politike mbetën ndër elementet më të dukshme të tubimit. Protestuesit përsëritën edhe thirrjet që janë shndërruar në simbol të lëvizjes: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh të njëpasnjëshme protestash, organizatorët deklarojnë se daljet në shesh do të vijojnë çdo ditë. Ata i ftuan qytetarët t’i bashkohen edhe tubimit të 48-të, duke këmbëngulur se protesta nuk do të përfundojë pa u realizuar kërkesat e pjesëmarrësve.

The post Dita e 48-të e revoltës, përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë dhe qytetarët marshojnë në Bulevard: Nuk ka negociata, Rama të dorëhiqet appeared first on Albeu.com.

Protesta kundër Ramës, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ballukun!

By: admin
17 July 2026 at 19:58

Nga sheshi “Skënderbej”, qytetarët e mbledhur për protestën e 48-të radhazi kundër qeverisë kanë filluar marshimin drejt Kryeministrisë.

Ashtu si në mbrëmjet e kaluara, pjesëmarrësit po ecin drejt godinës qeveritare, ku pritet të mbahet tubimi i radhës.

Protestat vijojnë prej 48 ditësh, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe shprehin pakënaqësinë e tyre për qeverisjen dhe gjendjen politike në vend.

Gjatë marshimit, nga turma janë dëgjuar disa slogane, mes të cilave: “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Arrestoni Ballukun”.

The post Protesta kundër Ramës, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ballukun! appeared first on Albeu.com.

Revolta nuk ndalet në ditën e 48-të, qytetarët rikthehen në shesh: Pa negociata, Rama të dorëhiqet

By: admin
17 July 2026 at 07:35

Për të 48-ën ditë radhazi, protesta qytetare kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike vijon edhe sot. Tubimi pritet të nisë pasdite në sheshin “Skënderbej”, prej nga pjesëmarrësit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke treguar se revolta e filluar disa javë më parë do të vazhdojë.

Qytetarëve u është kërkuar nga organizatorët që t’i bashkohen protestës në numër sa më të madh. Ata theksojnë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar: kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës politike, të cilën e akuzojnë se ka mbajtur peng Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Organizatorët, pas 47 ditësh të pandërprera tubimesh, deklarojnë se do të qëndrojnë çdo ditë në shesh. Sipas tyre, protesta e 48-të e parashikuar për sot dhe e gjithë lëvizja do të vazhdojnë derisa të realizohen kërkesat e protestuesve.

Qëndrimi kundër çdo forme negociatash u shpreh qartë gjatë ditës së 47-të të revoltës. Organizatori Edison Lika tha se lëvizja nuk do të pranojë të përfaqësohet politikisht nga askush dhe as do të ulet për bisedime.

“Kjo lëvizje nuk do futet kurrë në negociata sepse kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Pika e parë e kësaj proteste është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Në tubimin e djeshëm, aktivistët kundërshtuan gjithashtu ato që i cilësuan si përpjekje për të krijuar përshtypjen se brenda mazhorancës ka nisur reflektimi. Ata nënvizuan se qytetarët nuk do të kënaqen as me masa kozmetike dhe as me zëvendësimin e emrave në qeveri.

Studentët që u paraqitën me pelerinat e diplomimit krijuan një prej momenteve më simbolike të protestës. Përmes mesazhit “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata theksuan se Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj pa të rinjtë.

Ndërkohë, aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje që hetimet të mos kufizohen vetëm te ish-zyrtarët, por të arrijnë edhe në nivelet më të larta drejtuese të qeverisë.

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë”, deklaroi ajo.

Pankartat me përmbajtje satirike dhe ironike kundër qeverisë, opozitës dhe mbarë klasës politike mbetën ndër elementet më të dukshme të tubimit. Protestuesit përsëritën edhe thirrjet që janë shndërruar në simbole të lëvizjes: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

The post Revolta nuk ndalet në ditën e 48-të, qytetarët rikthehen në shesh: Pa negociata, Rama të dorëhiqet appeared first on Albeu.com.

Revolta kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 46-të: Nesër më shumë

By: M C
15 July 2026 at 23:35

Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Tubimi u karakterizua nga një marshim në akset kryesore të kryeqytetit, për t’u rikthyer më pas në pikën e nisjes, ku qytetarët vazhduan qëndresën e tyre. Përgjatë gjithë protestës, atmosfera ka qenë e ndezur me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë.

The post Revolta kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 46-të: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

Apel SPAK-ut nga sheshi i protestës: Të hetohen pasuritë e Ramës dhe Ballukut, pse ende Belinda s’ka përfunduar pas hekurave?

By: admin
14 July 2026 at 20:55

Gjatë një tubimi të mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, një qytetar ngriti zërin për t’i kërkuar llogari Prokurorisë së Posaçme. Ai kërkoi me ngulm që SPAK të vërë nën shqyrtim pasurinë e kreut të qeverisë, Edi Rama, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të saj, duke shtuar se duhen marrë masa ndëshkimore ndaj tyre.

“SPAK duhet të hetojë thellë financat e Ramës, të bashkëshortes së tij, Lindës, dhe të Belindës. Të njëjtën gjë duhet bërë edhe për pasurinë e Ballukut. Pse Belinda vijon të jetë e lirë dhe nuk është burgosur deri tani?”, ishin fjalët e protestuesit.

Ai vijoi më tej me slogane të ashpra kundër ekzekutivit, duke theksuar vendosmërinë e pjesëmarrësve për të mos u zmbrapsur nga kërkesat e tyre.

“Rama pas hekurave, Belinda pas hekurave. Nuk do të ketë dorëheqje pa u vendosur drejtësia. Kërkojmë që të gjithë politikanët të japin llogari përpara ligjit”, përfundoi ai deklaratën e tij.

The post Apel SPAK-ut nga sheshi i protestës: Të hetohen pasuritë e Ramës dhe Ballukut, pse ende Belinda s’ka përfunduar pas hekurave? appeared first on Albeu.com.

Protesta para qeverisë/ Aktivistët krahasojnë Ramën me Lukashenkon: I hoqëm maskën kryeministrit

By: admin
14 July 2026 at 20:27

Një prej pjesëmarrësve në protestën e vijueshme prej 45 ditësh përballë godinës së Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i Edi Ramës nga pushteti, ka hedhur një paralele të ashpër mes tij dhe presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Sipas aktivistit, qëndresa e pandërprerë qytetare ka zbuluar atë që ai e cilëson si një stil qeverisjeje të ngjashëm me regjimet autokratike. “Këto 45 ditë kanë qenë të pabesueshme. Kjo lëvizje ka goditur rëndë korrupsionin qeveritar. Pjesëmarrja masive e të rinjve dhe e gjithë popullsisë e ka rrënuar imazhin e kësaj qeverie të kalbur më shumë se çdo herë tjetër,” deklaroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se protesta ka dëmtuar seriozisht figurën që Rama, sipas tij, ka projektuar në skenën ndërkombëtare.

“Qëndresa jonë paqësore 45-ditore ka bërë të mundur që t’i shqyejmë maskën këtij kryeministri, i cili sa herë dilte jashtë shtetit përpiqej të shitej si një lider inovator, që kishte rregulluar çdo gjë dhe Shqipëria po përparonte. Brenda këtyre 45 ditëve, i dëshmuam Evropës e më gjerë se ai nuk është aspak një udhëheqës vizionar, por një Lukashenko i dytë. Tamam si Lukashenko, i cili ka me dekada në krye dhe e justifikon qëndrimin e tij me votën popullore, edhe Rama ka ngritur një mekanizëm autokratik për të nënshtruar popullin, ku një pakicë privilegjohet në dëm të shumicës,” përfundoi ai.

The post Protesta para qeverisë/ Aktivistët krahasojnë Ramën me Lukashenkon: I hoqëm maskën kryeministrit appeared first on Albeu.com.

Protestuesi para Kryeministrisë: 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, por Shqipëria pa avionë për të shuar flakët

By: admin
13 July 2026 at 20:43

Gjatë protestës së 44-të të mbajtur përpara godinës së Kryeministrisë, një pjesëmarrës i ri ngriti shqetësime të forta lidhur me prioritetet e shpenzimeve shtetërore. Ai vuri në dukje kontrastin mes 4.2 milionë eurove të alokuara për shfaqjen e artistit Kanye West dhe mungesës së mjeteve elementare për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore.

I riu theksoi se, ndërkohë që sezoni i verës sjell rregullisht vatra zjarri, vendit i mungojnë investimet thelbësore në avionë të specializuar për shuarjen e tyre. Kritika e tij u përqendrua tek ajo që ai e cilësoi si një përdorim të gabuar të parave të taksapaguesve, duke akuzuar qeverinë se në vend të pajisjeve të emergjencës, fondet shkuan për të mbuluar biletat e mbështetësve politikë në koncert.

Ai e mbylli ndërhyrjen e tij duke ironizuar parashikimet ekonomike të kryeministrit. “Edi Rama dhe të besuarit e tij pohuan se këta 30 mijë vizitorë do të prodhonin miliona euro për ekonominë,” kujtoi protestuesi, duke shtuar se premtimet për përfitime financiare mbetën të parealizuara.

Më tej, ai e thelloi akuzën duke përmendur mungesat në kapacitetet e kërkim-shpëtimit. “Ne ia arritëm qëllimit, koncerti u zhvillua dhe 4.2 milionë eurot e shqiptarëve shkuan për biletat e patronazhistëve. Tani, në mes të sezonit të zjarreve, nuk disponojmë as edhe një avion për t’i shuar ato. A nuk do të turpërohet zoti Rama që këto para nuk u përdorën për qytetarët? Na mungojnë edhe qentë e kërkimit pas tërmeteve,” deklaroi ai.

Protestuesi shtoi gjithashtu se reagimi i parë i pushtetit ndaj zërave kritikë nuk është zgjidhja e problemeve, por përçmimi i atyre që protestojnë, duke i etiketuar si shqetësues që pengojnë vjedhjen.

The post Protestuesi para Kryeministrisë: 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, por Shqipëria pa avionë për të shuar flakët appeared first on Albeu.com.

Thirrje nga protesta e 44-të: Braktisni pushimet verore, dilni në bulevard

By: admin
13 July 2026 at 20:41

Gjatë tubimit të 44-të radhazi para godinës së Kryeministrisë, një prej pjesëmarrësve iu drejtua opinionit publik me një apel të fortë, duke kërkuar që qytetarët të heqin dorë nga planet e pushimeve këtë sezon dhe t’i shtohen valës së protestave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas tij, gjatë 44 ditëve të shprehjes së pakënaqësisë, qytetarët kanë përcjellë qartazi kërkesat për më shumë ndershmëri në qeverisje, vende pune të denja dhe një perspektivë më të qëndrueshme brenda vendit. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i kësaj lëvizjeje është të ndërtohen premisa të tilla që shqiptarët të mos e shohin emigrimin si të vetmen rrugë shpëtimi.

Protestuesi e mbylli fjalën e tij me një nxitje për të sakrifikuar pushimet në emër të angazhimit qytetar. “Për 44 ditë ju i keni thënë kësaj qeverie se nuk doni vjedhje, doni paqe dhe më shumë punë. Mbi të gjitha, ky shesh ka dëshmuar se dëshiron vëllezërit dhe familjarët e vet në Shqipëri. Ne nuk duam të ikim. Duam ta ndërtojmë të ardhmen tonë këtu. Jemi për një Shqipëri të re. Këtë vit, për shqiptarët nuk do të ketë pushime. Pushimet do të kalohen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Pjesën tjetër të jetës do të pushoni, por këtë vit po ju bëj thirrje: bojkotoni pushimet!”, deklaroi ai.

The post Thirrje nga protesta e 44-të: Braktisni pushimet verore, dilni në bulevard appeared first on Albeu.com.

Përfundon tubimi i 43-të i opozitës – Fjalime të fuqishme para Kryeministrisë dhe marshim popullor në Tiranë: Kërkohet largimi i Ramës! Të hënën pritet pjesëmarrje më e gjerë

By: admin
12 July 2026 at 23:37

Edhe këtë të diel ka përfunduar demonstrata e radhës kundër ekzekutivit.

Një numër i madh protestuesish u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, ku disa ndanë mendimet e tyre para kamerave të News24, ndërsa të tjerë shpalosnin parulla satirike drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama.

Më pas grupi i të pranishmëve u drejtua drejt selisë së Kryeministrisë, ku për afro dy orë morën fjalën qytetarë dhe veprimtarë të ndryshëm për të shprehur shqetësimet mbi gjendjen aktuale të vendit. Një ndër arsyet kryesore që nxiti zemërimin e pjesëmarrësve ishte shuma prej 4 milionë eurosh e dedikuar për performancën e Kanye West, një shpenzim që u cilësua si fyes përballë vështirësive të qytetarëve të zakonshëm.

Teksa errësira filloi të binte, turma nisi marshimin tradicional përgjatë arterieve kryesore të kryeqytetit. Këtë radhë, mijëra persona marshuan nëpër zonën e njohur si Ish-Blloku, duke brohoritur slogane për ndryshim rrënjësor dhe shkarkimin e kryeministrit, si dhe duke ftuar edhe klientët e lokaleve aty pranë që t’i bashkoheshin lëvizjes së tyre.

The post Përfundon tubimi i 43-të i opozitës – Fjalime të fuqishme para Kryeministrisë dhe marshim popullor në Tiranë: Kërkohet largimi i Ramës! Të hënën pritet pjesëmarrje më e gjerë appeared first on Albeu.com.

Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

By: M C
12 July 2026 at 19:57

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

The post Dita e 43-të e revoltës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi! appeared first on Albeu.com.

Protesta e 43-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Ju erdhi fundi”

By: admin
12 July 2026 at 08:55

Mbrëmjen e djeshme, mijëra qytetarë u grumbulluan sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, tubuesit u nisën në një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë pa u tërhequr deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vazhdoi për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës.

The post Protesta e 43-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Ju erdhi fundi” appeared first on Albeu.com.

❌
❌