Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Fitorja e Mozës dhe përfundimi i Ferma VIP 3, reagon Arbana Osmani

By: D Marku
16 June 2026 at 14:36

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, vëmendja vazhdon të mbetet te fituesja e këtij sezoni, Mimoza Ahmeti, e cila arriti të rrëmbejë çmimin e madh pas 81 ditësh në garë.

Në fokus është edhe reagimi i moderatores së spektaklit, Arbana Osmani, e cila ka ndarë një mesazh të gjatë dhe emocional në rrjete sociale, duke vlerësuar rrugëtimin e këtij edicioni dhe rolin e fitueses.

Postimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, pasi ajo e përshkruan Mimozën si një figurë ndryshe në formatin televiziv, duke e cilësuar si një model të një gruaje të lirë dhe pa komplekse.

Postimi i plotë në Instagram:

“Ka qenë një pervojë sfiduese në shumë drejtime prezantimi i këtij programi, por pavarësisht vështirësive, jam shumë e lumtur që nga dita e parë publiku pëlqeu dhe përkrahu një model që nuk ishte shfaqur më parë ne një reality show;

Nje model, që kam dashur shumë të ishte aty, atë të një gruaje të lirë, e cila nuk ka frikë të shprehë mendimin e ndjesitë e saj dhe ka kurajon të dalë kundër çdo sistemi që i dikton si duhet të sillet.

Mimoza Ahmeti në 81 ditë solli nje filozofi jete dhe na bëri të kuptojmë se mund të jesh akoma më i pëlqyer kur në vend që të zgjedhesh të bësh diçka për t’ju pëlqyer të tjerëve, të kesh lirinë dhe pjekurinë që të zgjedhesh gjithmonë veten, e ta besh këtë pa frikë, pa komplekse dhe mbi të gjitha pa arrogancë.

Bagazhi i saj intelektual, logjika e pastër, zgjedhja per te mos marre asgje personale por per te kuptuar tjetrin ne vend qe vend qe ta gjykosh, ta falësh në vend që të hakmerresh, ta pranosh në vend qe ta luftosh, na tregoi se kjo eshte ndoshta menyra më e bukur për te jetuar jeten, si në Fermën e saj te vogel, ashtu dhe në këtë Fermën tonë te madhe.

Faleminderit Moza”.

The post Fitorja e Mozës dhe përfundimi i Ferma VIP 3, reagon Arbana Osmani appeared first on Albeu.com.

“P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës

By: D Marku
15 June 2026 at 11:44

Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, një postim i fundit i Olës ka rikthyer sërish vëmendjen te përplasja e saj me Mozën.

Vetëm një ditë para finales së madhe, Ola ka publikuar në Instagram një video të shkëputur nga spektakli, ku Moza dëgjohet duke komentuar për të.

Në pamjet e ndara nga ish-fermerja, Moza shprehet: “P*çkë dhia, ishte stratege ajo”. Por duket se ajo që ka dashur të theksojë Ola nuk është vetëm komenti në vetvete.
Përmes ironisë që shoqëron postimin, ajo lë të kuptohet se disa konkurrentë mund të përdorin fjalë apo etiketime fyese pa u përballur me masa nga produksioni.

“Bravo mbretëreshë! Je legjendë e pavdekshme! Kur të rritem dua të bëhem si ti”, shkruan Ola me ironi mbi videon e publikuar, ndërsa më poshtë shton: “Sipas shtresës aristokrate është fjalë e bukur si gjithmonë”.


Postimi ka nxitur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekësit që e kanë interpretuar si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj Mozës dhe mënyrës se si janë trajtuar situata të ndryshme brenda formatit.

The post “P*çkë dhia”/ Shokon Ola, publikon këtë video të Mozës appeared first on Albeu.com.

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfarë tha ajo për Einxhel dhe Arminën

By: M C
11 June 2026 at 22:56

Tre opinionistët, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të ftuar në Ferma Vip.

Ata kanë kaluar momente të gëzueshme dhe plot batuta me fermerët.

Por kur moderatorja Arbana Osmani i pyeti për kohën që kaluan me ta dhe mendimin që kishte, komenti më epik ishte nga poetja Mimoza Ahmeti.

Në analizën e saj, Moza ka nga një koment për secilin opinionist.

“Ishin shumë të mirë, u kënaqa shumë. Einxhel mu duk e “rrezikshme”, më kuturiste shumë, fap fap. Armina kutonte gjithçka, kapte në ajër shumë shpejt. Kurse ai tjetri ishte bërë Guru dhe mua më vinte në mendje ai personazhi”, tha Moza.

The post “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfarë tha ajo për Einxhel dhe Arminën appeared first on Albeu.com.

Bleona deklarohet: I love her…(FOTO)

By: D Marku
9 June 2026 at 17:10

Bleona Qereti ka bërë një deklaratë plot entuziazëm për Mimoza Ahmeti pas momentit viral të saj.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Moza shfaqet e shtrirë duke i kënduar një këngë Sonit, ndërsa momenti është pritur me humor dhe shumë reagime nga ndjekësit.

Mes komenteve bie në sy ai i Bleonës, e cila është shprehur hapur:

Reagimi i këngëtares ka marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa fansat kanë shpërndarë masivisht komentin e saj, duke e cilësuar si një nga reagimet më epike të mbrëmjes.

Edhe këtë herë, Mimoza Ahmeti duket se ka arritur të marrë gjithë vëmendjen me spontanitetin dhe karakterin e saj unik.

The post Bleona deklarohet: I love her…(FOTO) appeared first on Albeu.com.

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

By: M C
8 June 2026 at 22:27

Poetja Mimoza Ahmeti është finalistja e parë e Ferma Vip 3.

Ajo ishte në një televotim me Romirin, ku publiku vendosi që poetja të shkojë drejt natës së madhe të 15 qershorit, e të vazhdojë garën për çmimin e madh.

“Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma”, tha Moza mes emocionesh.

Mbrëmjen e sitme do të zgjidhet edhe finalisti i dytë, i cili sipas moderatores do të jetë shumë i veçantë. Po ashtu, përballja në një sfidë do të ketë edhe një eliminim mbrëmjen e sotme.

The post Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3 appeared first on Albeu.com.

“Shiko atë gruan tënde që…”/ Përpl*sje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit

By: D Marku
4 June 2026 at 19:09

Tensionet në fermë mes Mozës dhe Ilirit vazhdojnë të rriten dhe këtë herë situata ka kapur sërish një pikë kritike.

Gjatë një debati të ashpër mes tyre, dy konkurrentët kanë shkëmbyer fyerje të rënda, duke përfshirë në debat edhe familjarët.

Gjithçka u ndez kur Moza ka ofenduar Ilirin për periudhën e tij të jetesës në Itali, ndërsa ky i fundit i është kthyer me një term fyes:

Moza: “Injorant italie je ti. Ke mësuar ato gjërat e italianëve kujton se ça je tu bo.”
Iliri: “Po ti ça gjërash ke mësuar ti, nga i ke mësuar ti? Nga shkijat i ke mësuar ti gjërat?”
Pas kësaj deklarate, Moza ka shpërthyer keq duke përmendur bashkëshorten dhe fëmijën e Ilirit, gjë që ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm dhe të revoltuar të tij:

Moza: “Shkija e satëme. More vesh? Shih atë gruan tënde dhe fëmijën tënd që nuk di asnjë fjalë shqip. Ta dhashë përgjigjen se u kruajte vetë.”

Iliri: “Kalamanit tim t’i marrësh të ligat ti, nga gjuha deri te ajo që bën çdo ditë.”

The post “Shiko atë gruan tënde që…”/ Përpl*sje e ashpër mes Mozës dhe Ilirit appeared first on Albeu.com.

Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papublikuar më parë, poetja mban në krahë të bijën në ’90

By: M C
2 June 2026 at 21:03

Vajza e poetes së mirënjohur shqiptare Mimoza Ahmetit, së fundmi ka publikuar një foto të veçantë ku duket se ajo shfaqet në krahët e mamasë së saj në 1990.

Një foto bardhezi, tipike e atyre kohërave, shfaq imazhin e ëmbël teksa Mimoza mban në krahë të bijën.

Ndërkohë, në një tjetër Instastory, Luka ka ndarë me ndjekësit një nga poezitë më të veçanta të shkrimtares, e cila titullohet ‘Është çudi kur je femër’.

Kujtojmë se Mimoza Ahmeti që mbrëmjen e 27 marsit është pjesë e reality show ‘Ferma Vip 3’ nga ku shpesh herë ka tërhequr vëmendje pasi gjatë lojës së saj ajo është pikasur për sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me fermerët e tjerë.

Jo pak herë, Ahmeti është zgjedhur kryefermere pasi ka qenë më e votuara e publikut. Ndërkohë dhe rrjeti sot e kësaj dite, ku për pak pritet të jetë finalja e madhe e ‘Ferma Vip 3’, më 15 qershor, dedikimet për Mimoza Ahmetin ‘thyejnë’ rrjetin.

The post Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e papublikuar më parë, poetja mban në krahë të bijën në ’90 appeared first on Albeu.com.

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka!

By: M C
25 May 2026 at 23:28

Mes Ilirit dhe Mozës gjatë ditës së djeshme ka pasur një debat të ashpër, ku deklaratat e tyre kanë sjellë një reagim të madh nga publiku.

Iliri i cili përdori një gjuhë të ashpër ndaj Mozës dhe Zhakut, ka treguar se gjithçka ka nisur si një shaka, teksa shton se nuk e pranoi dot që Moza i vendosi një epitet përmes një komuniteti, duke i thënë LGBT.

“Ne kemi përditshëmrinë tonë siç e kanë edhe njerëzit jashtë. Ata që punojnë, shkojnë edhe të relaksohen. Nisi si një shaka. Nuk është e drejtë të vendoset një epitet përmes një komuniteti. Kemi familje dhe mos ofendojmë. U atakuam pa asnjë arsye. Çdo njeri nga ne këtu ka një ngarkesë, qoftë edhe fizike. Kur gjen një moment relaksi dhe të vjen një valë nga Moza dhe Zhaku. Por nuk më bëhet vonë fare”, tha Iliri.

The post “Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka! appeared first on Albeu.com.

Ilir Shaqiri s`përmbahet, shpërthen me ofendime të rënda ndaj Mozës: Bir k*rve…

By: V K
25 May 2026 at 09:08

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka nxitur diskutime mbi të ardhmen e balerinit Ilir Shaqiri në garë.

Në pamjet e publikuara, dëgjohet vazhdimi i përplasjes verbale pranë pishinës mes tij dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, ku tonet dhe fjalori i përdorur kanë kaluar rregullat e etikës së programit.

Në pjesën e re të materialit, Iliri i drejtohet Mozës me një gjuhë të ashpër dhe paralajmëruese për ditët në vijim: “Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty”.

The post Ilir Shaqiri s`përmbahet, shpërthen me ofendime të rënda ndaj Mozës: Bir k*rve… appeared first on Albeu.com.

Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor gjuhë fyese ndaj Mozës

By: D Marku
24 May 2026 at 15:47

Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve ka degraduar në një përplasje të fortë verbale, duke sjellë një nga momentet më të nxehta të këtij edicioni.

Në qendër të këtij episodi ka qenë Zhaku, e cila duket se ka humbur kontrollin gjatë debatit, duke ngritur tonet dhe shpërthyer me nervozizëm përballë banorëve të tjerë. Situata nisi fillimisht si një bisedë mes grupit në oborr, ku banorët po diskutonin së bashku, por tensioni u rrit shumë shpejt.

Zhaku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për qëndrimin brenda fermës, duke lënë të kuptohet se presioni emocional dhe dinamika e fortë mes konkurrentëve kanë ndikuar ndjeshëm tek ajo. Mes toneve të larta, ajo kujtoi edhe sakrificat që, sipas saj, ka bërë për t’u bërë pjesë e këtij formati.

“Lash momentet e mia për të ardhur të rrija këtu me ju”, është shprehur ajo me nerva, duke treguar qartë frustrimin e akumuluar.

Megjithatë, debati mori një kthesë edhe më të fortë kur përplasja u fokusua te Moza. Në kulmin e nervozizmit, Zhaku iu drejtua asaj me tone fyese dhe gjuhë të ashpër, duke habitur jo vetëm banorët e pranishëm, por edhe publikun që ka ndjekur momentin.

Ajo i është drejtuar asaj me epitete fyese dhe me një gjuhë që ka shokuar publikuj: “Ke orën e orale, hajde bëj pak o*gji këtu me neve!”

The post Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor gjuhë fyese ndaj Mozës appeared first on Albeu.com.

“Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes

By: D Marku
21 May 2026 at 13:24

Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti brenda reality show-t Ferma VIP ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një nga personazhet më të komentuara të formatit.

Pas dronit mbështetës që poetja mori nga jashtë, komentet dhe diskutimet në rrjet u shtuan edhe më shumë, ndërsa disa deklarata të saj me humor për vajzën “milionere” morën vëmendje të madhe.

Mes gjithë debatit, vajza e saj ka vendosur të reagojë publikisht, duke zbuluar një anë më personale dhe të panjohur të së ëmës, larg asaj që shfaqet në ekran.

Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan Mimoza Ahmetin si një “mama ideale”, duke treguar se poetja ka kaluar vite të vështira dhe ka bërë sakrifica të mëdha për rritjen e saj dhe të motrës.

Sipas saj, pavarësisht sfidave ekonomike dhe vështirësive të jetës, Moza ka bërë çdo përpjekje që fëmijët të mos ndienin mungesa, duke i shkolluar në institucione private dhe duke i siguruar gjithçka të nevojshme, shpesh duke hequr dorë edhe nga rehatia apo dëshirat e saj personale.

Vajza e poetes zbuloi gjithashtu se e ëma ka zgjedhur të qëndrojë për rreth 20 vite e vetme, pa krijuar një martesë tjetër, vetëm për t’iu përkushtuar vajzave të saj dhe familjes.

Ajo hodhi poshtë paragjykimet dhe kritikat e ndjekësve, duke theksuar se një nënë si Mimoza Ahmeti “meriton qiellin plot me drona e parashuta”, ndërsa shpjegoi se droni mbështetës erdhi si një shenjë dashurie dhe malli, pasi prej kohësh nuk janë takuar për shkak të angazhimeve të saj në universitet.

Në fund të reagimit, vajza e saj iu përgjigj edhe kritikëve që kanë komentuar sjelljen e poetes brenda fermës, duke sqaruar se karakteri i saj në format është pjesë e spektaklit dhe argëtimit.

The post “Nuk dilte, kishte probleme”/ Vajza e Mozës rrëfen sakrificat dhe vuajtjet e poetes appeared first on Albeu.com.

Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

By: M C
20 May 2026 at 17:47

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e saj pa komplekse dhe dinamikat që krijon me protagonistët e tjerë.

Përballë komenteve dhe paragjykimeve të publikut, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, duke zbuluar një anë krejtësisht të panjohur dhe sakrifikuese të artistes si nënë.

Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka marrë në mbrojtje nënën e saj, duke zbardhur vështirësitë e së shkuarës. Ajo ka rrëfyer se Mimoza ka bërë gjithçka për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, duke qëndruar për dy dekada në një martesë që nuk i ofroi dashurinë e merituar, vetëm për hir të fëmijëve.

“Per te gjithe kuriozet:) Mimo ka qene mama ideale. Ka sakrifikuar per ne cdo gje. Ne kishim gjithmone me shume rroba e tualete se ajo, ne shkolla private pavarsisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmone ne shtepi. Nuk ka marre dashurine qe meritonte ne martese e prap ndejti 20 vjet vetem per mua dhe motren.”

Më tej, Luka ka sqaruar edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën një pjesë e audiencës e ka interpretuar si flirtim të tepruar. Ajo thekson se gjithçka është në kuadër të spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, e cila ka vënë gjithmonë familjen në plan të parë.

“Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E ben kastile qe te shkoj ta takoj se i ka marre malli dhe nuk u takuam dot vjet sepse nuk arrita dot te shkeputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti 🤍🤍 per te gjithe ata qe mendojne se Mimo e ka mendjen te cunat, duhet te kuptoni qe ajo po ben show dhe nuk eshte fare karakter i perdale, perkundrazi ajo vlerson martesen dhe familjen mbi Cdo gje ❤️”

Ky mesazh i ndjerë shërben si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj skeptikëve që e kanë gjykuar banoren duke u bazuar vetëm në personazhin e krijuar për reality show, duke lartësuar kështu portretin e saj të vërtetë familjar.

The post Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen appeared first on Albeu.com.

“O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP”

By: D Marku
19 May 2026 at 16:50

Kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e saj në reality show, duke u ndalur edhe te përplasja e bujshme me Zhaklin Lekatari gjatë spektaklit të fundit.

I ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, Krenar Ahmeti foli me superlativa për Mozën, duke e cilësuar si një personazh me inteligjencë të lartë emocionale dhe me shumë dimensione njerëzore.

“Gjithë fisi e ka pasur dhe e ka pikë të dobët Mozën. Mimoza…e patë çfarë avioni u aterua në Prishtinë para disa ditësh? Antonov…është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar”, u shpreh ai me nota humori.

Sipas tij, poetja po e përjeton “Ferma VIP” si një eksperiment social dhe ka aftësinë të kuptojë shumë mirë sjelljet njerëzore.

“Ajo është shumë njerëzore, në çdolloj dimensioni. Mimoza e njeh psiko-sociologjinë, edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty është një eksperiment social”, tha Krenari.

Ai komentoi edhe debatet e fundit mes Mozës dhe Zhakut, duke lëshuar një deklaratë që mori vëmendje në studio.

“Për përplasjen me Zhakun do thoja vetëm kaq, o Zhak mos i hy Mozës në hak se Moza të merr zhag”, u shpreh ai.

Në fund, Krenar Ahmeti foli edhe për anën familjare të Mimoza Ahmetit, duke e cilësuar si një nënë “gjigante”, shumë të dashur dhe tejet protektive me fëmijët.

The post “O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP” appeared first on Albeu.com.

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

By: M C
18 May 2026 at 23:13

Me tensione të ashpra është shoqëruar spektakli i kësaj të hëne në Ferma Vip.

Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për një pjesë të fermerëve ka qenë skenar dhe i stisur. Por ndryshe nga ata mendon poetja Mimoza Ahmeti.

Teksa ka vlerësuar figurën e Kostanës, Moza ka deklaruar se Zhaku ka qenë në një gjendje psikologjike të irrituar.

“Ajo që i ka bashkuar këto të dyja në hyrje, ishte fakti që e kanë parë fermën në jashtë de i kanë njohur disa situata. Me atë revoltën e përbashkët bënë hapin e tyre. Fakt është që aty ku fillon jeta kemi një Kostana që kërkon të futet në relacione, është një vajzë që përpiqet të punojë, të gatuaj, jep dhe merr. Ajo që më bën përshtypje është që kjo vajzë ka një kulturë dhe e ndërton shumë mirë frazën. Mendoj që konflikti është i vërtetë. Mendoj që Zhaku ka një gjendje psikologjike pak të rënduar, ka nevojë besoj edhe për një bisedim me psikolog, ndryshe është e vështirë, për ne dhe atë”, tha Moza.

Por mendimit të Mozës, Zhaku iu përgjigj shkurt: “Janë mbledhur një tufë manipulatorësh, servilësh, të pabesësh. Janë bërë patericë e njëri-tjetrit, por kjo gjë mua më frymëzon. Meqë jam hienë, ja u tregoj unë qejfin këtyre. Do e shihni ju. Ta tregoj unë qejfin ty”.

“Me këtë fjalë, do kemi edhe ne reagim tjetër dhe do bëhemi sebep që do dalësh jashtë. Do e shohësh ti se ccfarë qejfi do na tregosh, por me këtë gjuhë është shumë turp. Nuk duhet të japim këto modele. Ti as nuk e njeh qejfin tim, nuk ke kapacitet. Duhet të mbarosh disa shkolla se je bërnut me këtë gjuhë. Nuk të ec më, se të ka ec si të ka ec e ti e di këtë gjë”, tha Moza.

Më tej poetja theksoi se Zhaku po e kërcënon.

“Ajo kërcënon. Këtu nuk kemi dëgjuar këtë lloj rrugaçërie. As nga meshkujt më cinik nuk e kam dëgjuar këtë fjalor”, tha Moza.

The post “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie appeared first on Albeu.com.

“Supermodele me art dhe inteligjencë”, Parashqevi Simaku surprizon Mozën në “Ferma VIP”, fermerja emocionohet: Të dua je e paarritshme

By: M C
13 May 2026 at 20:07

Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë pasditen e sotme nga qielli, me një mesazh që e ka emocionuar.

Ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku, të cilët e kanë vlerësuar atë, duke e cilësuar si “supermodele”.

“Moza supermodele me art dhe inteligjencë”, shkruhej në mesazhin shoqërues të surprizës.

E emocionuar, Moza është shfaqur e lumtur në mes të fermës, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë dhe mirënjohjes për të dy.

“Ju dua, ju dua. O Zot, çfarë kryeveprash jeni të dy. O Zot ndoshta një ditë takohemi dhe bëjmë një projekt bashkë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevinë, duke e rikthyer dhe ekspozuar para njerëzve, që të kuptojnë çfarë dimesionesh ka njeriu. Nuk është turp të jetosh në metro. Nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh. Parashqevi, të dua je e paarritshme”, është shprehur Moza.

The post “Supermodele me art dhe inteligjencë”, Parashqevi Simaku surprizon Mozën në “Ferma VIP”, fermerja emocionohet: Të dua je e paarritshme appeared first on Albeu.com.

Debat i fortë mes Mimozës dhe Zhakut: Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim, Servile, e pafytyrë…

By: V K
12 May 2026 at 11:09

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava, ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.

Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”.

Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, ndërsa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut. Por përplasja nuk përfundoi aty.

Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella.

Moza hodhi akuza për Zhakun, duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.

Debati:

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare”.

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike”.

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne”.

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori”.

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente”.

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun”.

The post Debat i fortë mes Mimozës dhe Zhakut: Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim, Servile, e pafytyrë… appeared first on Albeu.com.

Sara e rënduar pas debateve me Zhakun, Moza: Ishte fërkim momenti, s’mund t’ia thuash troç pa e njohur

By: M C
11 May 2026 at 23:42

Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që kamë pas.

Me tone të larta dhe të ashpra, Zhaku i ka drejtuar një sërë fjalë Sarës, e cila është ndjerë e dhunuar nga ana psikologjike dhe ka kërkuar edhe ndihmë.

“Për mua nuk ka qenë e vështirë komunikimi, por Zhaku ka ardhur nga jashtë dhe jam sulmuar që në sekondën e parë. Unë nuk kam pasur asnjë informacion për Zhakun, ajo ka pasur për mua. Ka qenë një “luftë” e padrejtë. Prisja më shumë nga Zhaku sepse ka qenë opinioniste në sezonin më parë dhe e di sa presion ka. I kam dhënë disa herë shanse për të më njohur. Nuk e di sa e drejtë është kjo gjë. Më përmend terapi, djallin ndërkohë që thotë se beson në zot dhe nga një grua që është paragjykuar, nuk e kam pritur të paragjykohem. Unë jam ndjerë e dhunuar psikologjikisht dhe kam kërkuar ndihmë nga psikologu”, tha Sara.

Por për Zhakun, asnjë debat nuk është nga jashtë, por nga situatat e bashkëjetesës në fermë.

“Janë konkluzione që kam, nga bashkëjetesa. Sa herë Sara hap gojën dhe nxjerr xhevahire, mua më përforcohet mendimi për të”, tha Zhaku.

Për Sonin, qëndrimi i Zhakun ndaj Sarës nuk ka qenë i drejtë.

“Perceptimi që ka nga jashtë për Sarën është i gabuar. Sara është vajzë e mirë dhe e ka treguar. Edhe Zhaku do e tregonte e doja ti tregojë që sulmi është i padrejtë”, tha Soni.

Edhe Moza ka qenë në të njëjtën linjë. Sipas saj, pa pasur njohje dhe marrëdhënie më të afërta, s’mund tt;ia thuash troç çdo fjalë.

“Situata është komplekse nga ana teknike. Ata që hyjnë në fermë janë të informuar. Mendoj që kur nuk je futur në raport, Zhaku duhet të priste sa të gjente raportin sa të ndizte shkrepsen. E drejta e rifillimit të vetes është e drejtë njerëzore. Nga pikëpamja e momentit, pa asnjë fërkim e pa e njohur t’ia thuash troç. Ajo që ndodhi ishte përplasje kokë më kokë, e momentit”, tha Moza.

The post Sara e rënduar pas debateve me Zhakun, Moza: Ishte fërkim momenti, s’mund t’ia thuash troç pa e njohur appeared first on Albeu.com.

Moza flet për sfidat me partnerin e sëmurë: 8 vite sakrifica të llahtarshme

By: M C
11 May 2026 at 19:13

Poetja Mimoza Ahmeti është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, teksa vazhdon të ndajë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Leo, i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Gjatë një bisede me fermerët, ajo foli hapur për sakrificat dhe sfidat që ka përjetuar ndër vite përkrah partnerit të saj.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja.

Gjithashtu ajo tregoj edhe një moment nga marrëdhënia e saj, duke treguar një bisedë me humor me partnerin e saj:

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

The post Moza flet për sfidat me partnerin e sëmurë: 8 vite sakrifica të llahtarshme appeared first on Albeu.com.

“Ferma Vip”/ Moza flet për partnerin: Tetë vite me atë që mbaj, kanë qenë llahtar…

By: V K
10 May 2026 at 15:02

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj që ka treguar nga dita e parë në “Ferma Vip”.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj Leo, i cili ka një problem shëndetësor.

Moza e ka risjellë sërish në vëmendje këtë gjë, teksa ka qenë duke biseduar me Zhakun dhe Kostanën.

Ajo tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për problemin që partneri i saj ka, mund të trajtohen në Europë, por është çështje lekësh.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është cështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, tha Moza.

Ajo më tej me batura shtoi:

“I thashë një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thashë të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta koplikosh këtë gjë. Pse i thashë e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

The post “Ferma Vip”/ Moza flet për partnerin: Tetë vite me atë që mbaj, kanë qenë llahtar… appeared first on Albeu.com.

“Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh…

By: D Marku
4 May 2026 at 12:48

Aktorja Egla Ceno ka zhvilluar së fundmi një replikë virtuale me një prej ndjekësve në platformat sociale, pas një komenti lidhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

Komentuesi pretendoi se aktorja mban qëndrim negativ pasi pretendon se u injorua kur i kërkoi një libër Ahmetit gjatë një transmetimi.

Në sqarimin e saj, Ceno hodhi poshtë këto aludime, duke thënë: “Unë të paktën kërkoj libra, jo lek. Hiç nuk jam ndjerë e injoruar, do kërkoja libra gjithë jetën.”
Më tej, aktorja e zhvendosi theksin e përgjigjes së saj drejt një analize mbi preferencat e publikut dhe nivelin e komunikimit që pëlqehet aktualisht nga masa, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj përdorimit të fjalorit denigrues për të tërhequr vëmendje.

“Po më dhimbset “intelektualizmi” sepse të të pëlqejë masa për “pirdh pirdh se lirohesh” apo “të q*fsha robt” do të thotë qartazi se masa të shikon si qenie njështresore dhe argëtohet qamet me ty. Më ruajt Zoti mendt e kokës nga ky delir,” theksoi ajo në deklaratën e saj.

Ceno e përfundoi reagimin duke refuzuar përshtatjen me këto standarde për përfitime financiare: “Nuk do isha e lumtur po të ushqeja dembelizmin intelektual për dy groshë më shumë në xhep. Sigurisht kjo ka kosto dhe nuk mund të kesh një formim prej amebe.”

Ajo e mbylli postimin e saj me fjalët: “Për ta mbyllur unë them: “Fol fol se lirohesh, paramec””.

The post “Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno: Të pëlqesh… appeared first on Albeu.com.

❌
❌