Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Interi konfirmon largimin e katër futbollistëve me një mesazh falënderimi

By: admin
30 June 2026 at 12:39

Interi ka bërë zyrtare mbylljen e bashkëpunimit me Yann Sommer, Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian, pasi kontratat e tyre përfundojnë sot.

Yann Sommer iu bashkua zikaltërve në verën e vitit 2023 dhe në tre sezonet e fundit mbajti rolin e portierit titullar të skuadrës. Gjatë qëndrimit të tij në Itali, 37-vjeçari regjistroi 100 ndeshje në Serie A dhe 139 paraqitje në total në të gjitha kompeticionet.

Gjatë periudhës së tij në San Siro, ish-portieri i kombëtares së Zvicrës fitoi dy kampionate të Serie A, një Kupë Italie dhe një Superkupë Italie, ndërsa shkoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve 2024/25.

Francesco Acerbi mbërriti tek Interi në vitin 2022, një sezon përpara Sommer. Mbrojtësi qendror 38-vjeçar zhvilloi 101 ndeshje në Serie A me fanellën e klubit dhe 148 në total në të gjitha turnetë.

Me Nerazzurrët, ai siguroi dy tituj të Serie A, dy Kupa Italie, dy Superkupa Italie, si edhe dy medalje të argjendta në Ligën e Kampionëve për sezonet 2022/23 dhe 2024/25.

Klubi ka publikuar mesazhe të gjata për të falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë ndër vite, duke u shprehur: “Faleminderit për gjithçka”.

Sot është gjithashtu dita e fundit e Matteo Darmian me fanellën zikaltër. Mbrojtësi ka kaluar gjashtë sezonet e fundit në San Siro, ku numëroi 150 paraqitje në Serie A dhe 218 në të gjitha garat.

Në fund të aventurës së tij në Milano, Darmian largohet me tre tituj kampioni, tre trofe të kupës në Itali, tre Superkupa dhe dy finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe kontrata e Stefan de Vrij me Interin mbaron sot. Mbrojtësit holandez i ishte dhënë mundësia të rinovonte, por ai ka vendosur të transferohet te Panathinaikos në Athinë.

https://x.com/Inter/status/2071871359534137663
https://x.com/Inter/status/2071878909189132707
https://x.com/Inter/status/2071886458848518307
https://x.com/Inter/status/2071894008562061559

The post Interi konfirmon largimin e katër futbollistëve me një mesazh falënderimi appeared first on Albeu.com.

Real Madridi interesohet për Bastonin, Interi cakton vlerën e mbrojtësit italian

By: admin
17 June 2026 at 09:51

Alessandro Bastoni është futur në radarët e Real Madridit, teksa klubi spanjoll është përfshirë në garën për qendërmbrojtësin e Interit. Kjo vjen pasi Barcelona, sipas zhvillimeve të fundit, duket se është tërhequr nga interesi për reprezentuesin italian.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, Interi nuk synon të heqë dorë lehtësisht nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Për këtë arsye, klubi zikaltër i ka vendosur Bastonit një çmim prej rreth 70 milionë euro.

Ndërkohë, te Real Madridi çdo hap i mundshëm për këtë transferim pritet të kushtëzohet edhe nga qëndrimi i trajnerit të ri, Jose Mourinho. Ai është duke shqyrtuar alternativat për të përforcuar repartin defensiv për sezonin e ardhshëm.

Raporti thekson gjithashtu se raportet mes Interit dhe Real Madridit janë afruar kohët e fundit, sidomos pas kalimit të Denzel Dumfries në “Santiago Bernabeu” për 20 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Interit, Beppe Marotta, mësohet se është takuar në kryeqytetin spanjoll me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, ku në bisedë ka qenë edhe e ardhmja e Bastonit.

“Los Blancos” e kanë përforcuar tashmë mbrojtjen me afrimin e qendërmbrojtësit francez Ibrahima Konate si lojtar i lirë, por klubi mbetet në kërkim të opsioneve të tjera për të shtuar konkurrencën dhe cilësinë në prapavijë.

Bastoni vlerësohet si një nga mbrojtësit më cilësorë në Serie A dhe si një pjesë thelbësore e skemave të Interit. Tani mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të pranojë kushtet financiare të klubit italian për ta mbyllur marrëveshjen.

The post Real Madridi interesohet për Bastonin, Interi cakton vlerën e mbrojtësit italian appeared first on Albeu.com.

Interi nis lëvizjen për Curtis Jones me ofertën e parë ndaj Liverpoolit

By: admin
16 June 2026 at 20:21

Interi ka hedhur hapin e parë për të afruar Curtis Jones, duke i paraqitur Liverpoolit një ofertë fillestare prej 20 milionë eurosh për mesfushorin.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, klubi zikaltër ka formalizuar propozimin për futbollistin anglez, emër që prej kohësh gjendet mes objektivave të skuadrës nga Milano.

Nuk është hera e parë që Interi përpiqet për këtë transferim, pasi një tentativë ishte bërë edhe në afatin kalimtar të janarit, por pa u konkretizuar.

Edhe pse Jones është i lidhur me Liverpoolin me kontratë deri në qershor të vitit 2027, raportimet tregojnë se 25-vjeçari është i gatshëm të shqyrtojë një lëvizje drejt Italisë. Madje, sipas të njëjtave burime, edhe disa sinjale të ardhura nga bashkëlojtarët e tij kanë shtuar idenë e një largimi të mundshëm.

Gjithsesi, shifra e ofruar nga Interi nuk arrin nivelin e kërkuar nga klubi anglez, pasi Liverpooli e vlerëson lojtarin rreth 30 milionë euro.

Te Interi e dinë se për të finalizuar marrëveshjen do të duhet një ofertë më e lartë, por drejtuesit italianë synojnë t’i vijojnë bisedimet në ditët e ardhshme, me synimin për të fituar garën për mesfushorin dhe për t’i dhënë trajnerit Cristian Chivu përforcimin e parë të verës.

The post Interi nis lëvizjen për Curtis Jones me ofertën e parë ndaj Liverpoolit appeared first on Albeu.com.

Real Madridi shqyrton Dias, Schlotterbeck dhe Bastoni për repartin defensiv

By: admin
16 June 2026 at 15:06

Real Madridi ka përfshirë tre qendërmbrojtës të njohur në planet e tij për këtë afat kalimtar, ndërsa klubi spanjoll po punon për të forcuar qendrën e mbrojtjes.

Sipas The Athletic, emrat që janë futur në listën e dëshirave për verën janë Ruben Dias, Nico Schlotterbeck dhe Alessandro Bastoni.

Pasi objektivi kryesor i madrilenëve, Josko Gvardiol, është pranë rinovimit me Manchester Cityn dhe nuk ka pasur asnjë progres në tentativën për Riccardo Calafiori të Arsenalit, drejtuesit e Los Blancos kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera.

Një prej tyre është Ruben Dias. Mbrojtësi portugez i Manchester Cityt po ndiqet nga afër nga Real Madridi, ndërsa situata e tij në Etihad mbetet e paqartë pas largimit të Pep Guardiolës. Jose Mourinho, trajneri i ri i klubit madrilen, e pëlqen bashkatdhetarin e tij dhe synon ta transferojë në Madrid.

Edhe pse së fundmi ka firmosur një rinovim afatgjatë me Borussia Dortmundin, Nico Schlotterbeck vazhdon të konsiderohet një objektiv real për Real Madridin. Klubi spanjoll po sheh mundësinë e aktivizimit të një klauzole të posaçme largimi në kontratën e tij, e cila kap shifrën 50-60 milionë euro.

Sa i përket Alessandro Bastonit, ai më parë ishte përmendur për një lëvizje të mundshme te Barcelona, rivali i madh i Real Madridit. Megjithatë, kjo pistë tashmë ka rënë, për shkak të vlerësimit që i bën Interi lojtarit dhe fokusit të klubit katalunas për të investuar në repartin ofensiv.

Ndërkohë, Real Madridi ka mbyllur tashmë një marrëveshje për afrimin e Ibrahima Konate si lojtar i lirë, si edhe ka siguruar rinovimin e kontratës së Antonio Rudiger.

The post Real Madridi shqyrton Dias, Schlotterbeck dhe Bastoni për repartin defensiv appeared first on Albeu.com.

Barcelona dhe Reali në garë për shërbimet e tij, Bastoni trazon Interin në Itali

By: admin
24 May 2026 at 14:47

Alesandro Bastoni dhe Spanja nuk kanë qenë kurrë shumë afër, por as shumë larg. Pak a shumë në gjysmë të rrugës, midis dëshirës së interistit për të qëndruar te zikaltërit e shprehur nga brohoritjet në “Piazza Duomo” në ditën e festës së “Scudetto” dhe dëshirave të dy klubeve më të rëndësishme përtej Pirenejve, Realit dhe Baecelonës.

Interesi i katalanasve për Bastonin është histori e njohur. Por ditët e fundit në skenë ka dalë edhe Reali i Zhoze Murinjos. Portugezit i mungon vetëm njoftimi zyrtar. Ale pak ditë më parë vendosi një “like” në Instagram lidhur me lajmin e rikthimit të “Special One” në Bernabeu.

Një të dhënë në favor të qendërmbrojtësit të Interit jepet nga fjala kyçe që do të hapë merkaton e Madridit në lidhje me prapavijën, “revolucion”.

Paratë madrilenëve nuk i mungojnë, ndonëse akoma ideja Bastoni është më shëmë fantazi mediatike se sa realitet.

The post Barcelona dhe Reali në garë për shërbimet e tij, Bastoni trazon Interin në Itali appeared first on Albeu.com.

Interi bëhet gati për festën që priti për 37 vite, Lautaro kërkon të luajë ndeshjen historike

By: admin
3 May 2026 at 09:59

Interi luan sot ndaj Parmës në kampionat një ndeshje e cila pritet të sjellë titullin e 21-të në historinë e ekipit zikaltër.

Falë barazimit të djeshëm të Napolit, zikaltrit janë tashmë vetëm 1 pikë larg sigurisë matematikore të titullit dhe duan ta mbyllin çdo llogari përballë tifozëve të tyre, në një ngjarje të rrallë që mungon prej 37 vitesh. Ishte viti i largët 1989 kur Interi siguronte për të herë të fundit matematikisht titullin në “San Siro” si pritës, ndaj të gjithë po bëhen gati për një mbrëmje të veçantë.

Stadiumi është mbushur pasi janë shitur të gjitha biletat dhe do të jenë mbi 75 mijë persona të pranishëm, me koreografi speciale të përgatitur për një mbrëmje që pritet të jetë e veçantë. Klubi ka prenotuar një lokal për të grumbulluar skuadrën pas ndeshjes, ndërsa pas dy javësh, në sfidën ndaj Veronës në shtëpi, do të bëhet edhe festa “zyrtare” me trofeun që do t’i dorëzohet ekipit.

Ndërkohë, sot pritet të jetë në fushë edhe Lautaro Martinez, i cili ka kërkuar specifikisht që të ketë disa minuta në dispozicion në fund të takimit, për të shijuar atmosferën te vërshëllima finale që dekreton suksesin e radhës të tij me fanellën zikaltër.

The post Interi bëhet gati për festën që priti për 37 vite, Lautaro kërkon të luajë ndeshjen historike appeared first on Albeu.com.

Alessandro Bastoni, Barcelona ka gati planin B; Inter nuk heq dorë dhe pret ofertën e duhur

By: V K
2 May 2026 at 10:17

Alessandro Bastoni, mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Në Spanjë thonë se mungon vetëm miratimi i Flick me trajnerin gjerman që po pret mbylljen e kampionatit dhe fitoren e titullit, për t’u takuar me Drejtorin Sportiv Deco dhe për të nisur planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm e për të nisur ofensivën ndaj mbrojtësit të Interit.

Por, gjithnjë nga Spanja, vijnë të reja; sipas të përditshmes ‘Sport’, Barcelona ka gati alternativën e Bastonit për të cilin Interi kërkon të paktën 70 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të përfshijë futbollistë në një operacion të mundshëm.

Plani B quhet Cristian Romero, qendërmbrojtësi i Tottenham që ka një vlerë më të ulët në krahasim me Bastonin.

Gjithnjë sipas ‘Sport’, Bastoni dhe Interi duken të shqetësuar ndaj një skenari të ri. Situata është kjo; mbrojtësi tundohet nga ideja për të lënë klubin zikaltër dhe Italinë për të nisur një aventurë të re, por nëse nuk do t’ia dalë të shkojë te Barcelona, ai do të rrijë te Interi deri në përfundim të kontratës në 2028.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit janë gati ta lejojnë largimin e futbollistit por vetëm në bazë të kushteve të përcaktuara, pra nuk ka ndërmend ta shesë lirë kartonin e tij.

‘Bastoni ka një kontratë me Interin dhe aktualisht nuk ka situata të tilla që të mendosh largimin e tij nga Interi-tha përpara disa javësh, Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio-Barcelona? Nuk e di se çfarë thonë në Spanjë, por ne jemi të kënaqur me atë që Bastoni ka dhënë te Interi dhe jemi të sigurt që do të japë akoma më shumë. Nëse dikush është i interesuar për të, të na telefonojë, i dinë numrat e telefonëve tanë’. Pra, Inter është në pritje të lëvizjeve të mundshme dhe ofertës së duhur.

The post Alessandro Bastoni, Barcelona ka gati planin B; Inter nuk heq dorë dhe pret ofertën e duhur appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Interi duhet të presë për festën e titullit, Torino e ndal me dy gola në 10 minuta

By: admin
26 April 2026 at 20:04

Festa e titullit kampion të Interit shtyhet të paktën edhe një javë. Zikaltrit nuk ia kanë dalë që të marrin tre pikët në transfertë ndaj Torinos, pasi janë ndalur në barazim 2-2.

Goli i Vlashiç (VIDEO)

Goli i Simeone (VIDEO)

Goli i Bisek (VIDEO)

Goli i Turam (VIDEO)

The post VIDEO/ Interi duhet të presë për festën e titullit, Torino e ndal me dy gola në 10 minuta appeared first on Albeu.com.

Pio Esposito tek Interi edhe për 10 vjet, agjenti i sulmuesit premton besnikëri

By: admin
21 April 2026 at 11:42

Agjenti Mario Giuffredi ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Interit, Pio Esposito. Gjatë eventit “Inside The Sport”, ai ka theksuar se lojtari do të qëndrojë shumë gjatë me zikaltrit:

“Është mirë tek Interi, besoj se vullneti i djalit dhe klubit është për të vazhduar së bashku për 10 vitet e ardhshme. Për mua, merkatoja për Pio Esposito nuk ka nisur kurrë dhe nuk do të nisë, është i lumtur të qëndrojë tek Interi dhe të bëjë karrierën e tij aty”.

Ofertat e refuzuara në verë? Agjenti i Esposito komentoi: “Është filozofia e atij që ka kurajë. Tek ne nuk mungojnë talentet, por kurajo. Pio Esposito luante në B dhe u katapultua si protagonist tek Interi. Vergara ishte në B dhe kaloi te Napoli si protagonist. Parisi vjen nga C dhe është i rëndësishëm për Serie A.

Si këto raste ka shumë. Janë edhe Bartesaghi, që ra në D me Milan U23, apo Palestra e Bernasconi, që ishin te U23 me Atalantën. Kur më thonë që nuk kemi futbollistë… Janë gënjeshtra, ne nuk kemi kurajo”.

The post Pio Esposito tek Interi edhe për 10 vjet, agjenti i sulmuesit premton besnikëri appeared first on Albeu.com.

Bastoni i përzgjedhuri! Barcelona hidhet në sulm për mbrojtësin e Interit, shifrat e lëvizjes

By: admin
25 March 2026 at 14:15

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ është hapur sot me lajmin e interesimit të katalanasve për mbrojtësin qendror të Interit.

“Bastoni i përzgjedhuri” është tituli kryesor dhe një foto e mbrojtësit të Interit. Sipas gazetës spanjolle, Bastoni është objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës për të forcuar mbrojtjen.

Drejtuesit katalanas dhe trajneri Hansi Flick po shohin që tani për përforcimet dhe mbrojtësi italian ndiqet prej kohësh. Një kontakt mes palëve – sipas “Sport”, – ka pasur në nëntor të vitit të kaluar, kur Deco fluturoi drejt Milanos për të takuar përfaqësuesit e Interit në lidhje me lojtarin që ka kontratë deri në qershor 2028.

Bastoni nuk ua ka mbyllur derën spanjollëve, të cilët tani kanë bindjen për të investuar tek ai. Interi e vlerëson mbrojtësin rreth 60 milionë euro dhe Barcelona ka gati një ofertë, ku parashikohet edhe përfshirja e një lojtari në këtë operacion. Emri që ngjall më shumë interes për zikaltrit është ai i Gerard Martín, që pëlqehet gjithashtu edhe nga Milani.

The post Bastoni i përzgjedhuri! Barcelona hidhet në sulm për mbrojtësin e Interit, shifrat e lëvizjes appeared first on Albeu.com.

Interi po vlerëson seriozisht shitjen e Bastonit për të financuar merkaton e verës

By: admin
17 March 2026 at 09:40

Mbrojtësi zikaltër pëlqehet nga Barcelona dhe nga disa klube angleze. Shitja e tij do të sillte të ardhura të konsiderueshme, që do të përdoreshin për blerjet e reja.

Alessandro Bastoni dhe Interi mund të ndahen në fund të sezonit. Është mbrojtësi, më shumë se Thuram, ai që klubi synon ta shesë për të siguruar të ardhurat që do të financonin merkaton e verës. Në prill mbush 27 vjeç, është ende një lojtar i ri, titullar edhe në kombëtaren italiane.

Bastoni ka kontratë me Interin deri në 2028-ën, por bashkë me familjen dhe stafin po vlerësojnë një transferim të mundshëm jashtë Italisë. Ai u bashkua i ri me Interin dhe tashmë ka arritur një nivel të lartë. Është një kolonë e formacionit të trajnerit Chivu, mbrojtësi klasik modern, megjithatë klubi ka një strategji të vetën.

Nëse shitet, vështirë që Bastoni të qëndrojë në Itali. Paga prej më shumë se 5 milionë eurosh neto bën që klubet e Serisë A të mos e tentojnë, kurse për Spanjën dhe Anglinë situata ndryshon. Barcelona ka interes, por edhe disa klube nga Premier League. Çmimi prej 70 milionë eurish nuk është më aktual, Interi mund të pranojë një ofertë rreth 50 milionë euro, duke shfrytëzuar bonuset.

Nuk ka ndonjë nxitim për momentin, fokusi është te titulli kampion. Por klubi synon që të sigurojë financat për merkaton e verës.

The post Interi po vlerëson seriozisht shitjen e Bastonit për të financuar merkaton e verës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hap fals i Interit në Seria A, barazon me Atalantan

By: admin
14 March 2026 at 17:14

Inter ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A, në një përballje të luftuar deri në minutat e fundit.

Skuadra zikaltër e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në avantazh në minutën e 26-të. Talenti Francesco Pio Esposito përfitoi nga një pasim i bukur brenda zonës dhe realizoi me një goditje të saktë të ulët në mes të portës, duke kaluar Interin në epërsi 1-0.

Pas golit, vendasit kontrolluan ritmin e lojës dhe arritën të neutralizonin përpjekjet e Atalantës, e cila nuk krijoi shumë rrezik në pjesën e parë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Interit.

Këmbëngulja e mysafirëve u shpërblye në minutën e 83-të, kur pas një aksioni në zonë topi përfundoi te Nikola Krstovic, i cili reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat në 1-1.

Pas golit pati edhe një moment tensioni, pasi gjyqtari Gianluca Manganiello urdhëroi kontrollin e aksionit nga sistemi VAR për një faull të mundshëm, por goli u konfirmua.

Deri në fund të takimit, të dy skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij rezultati, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 68 pikë, tetë më shumë se AC Milan që renditet në vendin e dytë me 60 pikë.

Megjithatë, Milani ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje dhe do të përballet me Lazion, ku mund të ngushtojë diferencën në tabelë./Telegrafi/

The post VIDEO/ Hap fals i Interit në Seria A, barazon me Atalantan appeared first on Albeu.com.

Bastoni refuzon klubet e mëdha europiane, “Po” rinovimit me Interin deri në 2030-ën

By: admin
12 March 2026 at 12:53

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, dëshiron ta lidhë të ardhmen vetëm me ngjyrat zikaltër. Ai është gati të rinovojë deri në vitin 2030, duke refuzuar kërkesat e klubeve të mëdha europiane, si Barcelona dhe Manchester United.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë avancuar ditët e fundit, duke konfirmuar vullnetin e qendërmbrojtësit për të qëndruar. Bastoni nuk është joshur nga sirenat angleze dhe spanjolle, pasi ka si qëllim të bëhet një nga kolonat kryesore të Interit.

Drejtuesit zikaltër kërkojnë të “blindojnë” një nga pjesët më të çmuara të taktikës së trajnerit Chivu para hapjes së merkatos verore. Bastoni është në qendër të projektit teknik afatgjatë të klubit dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë ankand për mbrojtësin italian.

The post Bastoni refuzon klubet e mëdha europiane, “Po” rinovimit me Interin deri në 2030-ën appeared first on Albeu.com.

STATISTIKAT/ Interi, 14 fitore në 15 ndeshjet e fundit në Serinë A. Milani ka triumfuar në dy derbi të fundit

By: admin
8 March 2026 at 15:51

Dritat do të ndizen në “Meazza” sonte në mbrëmje për derbin Milan-Inter që mund të jetë vendimtar për titullin. Zikaltërit, në krye të tabelës me një avantazh prej 10 pikësh ndaj milanistëve, duan të sqarojnë hesapet në kujtim të asaj që ndodhi dy vjet më parë, një fitore 2-1 ndaj Milanit, titulli i njëzetë i Interit dhe ylli i dytë.

Milani është si një motor nafte, Interi ka dinamit në krah. Siç duket, derbi i përmendur ishte gjithashtu i fundit që e pa Interin të festonte në fund të ndeshjes, që atëherë, kuqezinjtë kanë fituar katër herë dhe kanë barazuar dy herë. Kuqezinjtë kanë fituar dy derbit më të fundit, hera e fundit që fituan tre herë radhazi ishte në sezonin 2010-11.

Duke folur për seritë, Interi është i pamposhtur në kampionat në 15 ndeshje, me 14 fitore dhe një barazim. Kjo seri pozitive u ndërpre çuditërisht nga derbi i fazës së parë (23 nëntor), i fituar 1-0 nga Milani me një gol të Pulisiç. Ekipi i Kivu së është ai me më pak barazime (1) në këtë kampionat, pa rivalë për sa i përket golave të shënuar (64) dhe gjithashtu portës së paprekur 15. Milani nga ana e tij është konfiguruar si një “makinë pikësh” e fituar nga situata të pafavorshme, 14 në kampionat, vetëm 3 për interistët.

Gjithashtu vlen të përmendet se në 27 ditë ndeshjesh, Milani e ka mbyllur pjesën e parë në barazim 16 herë, pothuajse 60%. Duke pasur parasysh se një derbi mund të ketë shumë protagonistë dhe ndonjëherë të papritur, Interi pritet me shumë kënaqësi për një tjetër përparim nga Federiko Dimarko, i cili është përfshirë (si gola ashtu edhe asiste) në gati një të tretën e golave.

Alegri po mbështetet shumë te Rafa Leao, i cili ka shënuar tre gola në 21 paraqitje kundër Interit, për të fituar derbin dhe për të mbajtur gjallë garën për titull. Alegri po mbështetet shumë te Rafa Leao , i cili ka shënuar tre gola në 21 paraqitje kundër Interit, për të fituar derbin dhe për të mbajtur gjallë garën për “Scudetto”. /Panoramasport

The post STATISTIKAT/ Interi, 14 fitore në 15 ndeshjet e fundit në Serinë A. Milani ka triumfuar në dy derbi të fundit appeared first on Albeu.com.

Prishtina tallet me Interin duke kujtuar Bodo/Glimt: Ne kemi ditur të bëjmë histori në Europë

By: admin
25 February 2026 at 10:13

Interi u turpërua nga Bodo/Glimt në “San Siro” duke u mposhtur me rezultatin 1-2 dhe në Norvegji humbi me shifrat 1-3, duke bërë që të eliminohet nga Championsi.

Një rezultat që nuk e priste askush dhe padyshim ishte befasues. Ekipi që eliminoi zikaltërit është mundur nga një klub shqiptar në Europë pak vite më parë dhe bëhet fjalë për Prishtinën.

Kjo e fundit ka publikuar mbrëmë disa foto nga ndeshja duke e rikujtuar fitoren 2-1 kundër Bodos. Një mesazh ky edhe për Interin që nuk mundi të bënte asgjë kundër norvegjezëve.

The post Prishtina tallet me Interin duke kujtuar Bodo/Glimt: Ne kemi ditur të bëjmë histori në Europë appeared first on Albeu.com.

Champions/ Edhe ti Akanji? Si u shemb muri mbrojtës i Interit në dy ndeshje!

By: admin
25 February 2026 at 09:17

Mbrojtja e skuadrës së trajnerit Chivu ka qenë ndryshe në Champions. Një gafë e më të besueshmit të këtij reparti i hapi rrugën e kualifikimit Bodos.

Nuk e priste askush, as ai vetë ndoshta dhe as tifozët e Interit. Pasimi i Akanji, i cili i dhuroi Blomberg topin që solli golin e parë të norvegjezëve me Hauge, diktoi humbjen e zikaltërve dhe drejtoi Bodon drejt mrekullisë sportive. Ishte një gabim i pafalshëm, pas presingut lart të skuadrës së Knutsen.

Chivu pagoi një gabim në mbrojtje. Jo i vetmi në një sezon që nisi pikërisht me problematika në këtë drejtim. Kujtojmë humbjet me Udinezen dhe Juventusin, me 5 gola të pësuar në dy ndeshje. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë ndaj Bodos.

Gabimi kryesor erdhi nga një prej lojtarëve më të besueshëm të prapavijës së Interit. Akanji ka luajtur 22 ndeshje nga 24, plus 7 të tjera në Champions. Mbrojtja zikaltër në Champions ka qenë ndryshe. Ka pësuar 1 gol nga Kairat, 2 nga Atletico Madrid, 1 nga Liverpool, 3 nga Arsenal dhe 5 nga Bodo në 2 ndeshje. Një dështim.

Në të paktën 3 raste gabimet janë shumë të rënda. Mbi të gjitha goli i parë i pësuar në “Aspmyra Stadion”, pas një aksioni të bukur të norvegjezëve nga e djathta, që detyroi Açerbin të dilte bosh. Akanji pagoi presingun lart, gaboi fatalisht dhe Blomberg e Hauge e falanderuan.

Në rastin e golit të dytë të pësuar gabimi ishte i Bisseck, në kohë vonesë. Yann luajti një ndeshje të mirë në fazën sulmuese, por në momentin kyç të ndeshjes ishte i pavëmendshëm. Këtë vit i ka ndodhur shpesh. Natyrisht, gabimi i Akanji ishte më i rëndë.

The post Champions/ Edhe ti Akanji? Si u shemb muri mbrojtës i Interit në dy ndeshje! appeared first on Albeu.com.

Play-off-i i zi i skuadrave italiane: Interi, Juventusi dhe Atalanta rrezikojnë dështimin

By: admin
19 February 2026 at 11:19

Dhjetë gola të pësuar dhe tri humbje. Gjithçka mund të përmbyset në ndeshjet e kthimit të Play-off-it të Champions-it, por rruga e Interit, Juventusit dhe Atalantës është një malore shumë e fortë.

Interi ka arritur rezultate mjaft të mira vitet e fundit, me dy finale në Champions, edhe pse i ka humbur, ndërsa Italia nuk e braktiste këtë kompeticion në fund të shkurtit prej kohësh. Investimet janë reduktuar për klubet italiane, sidomos në krahasim me futbollin anglez, ndaj dhe mundësitë për rezultate të mira janë lidhur shpesh me aftësitë taktike dhe teknike.

Por, kalimi nga çerekfinalet me tri skuadra italiane (Milan, Napoli dhe Inter) të 3 sezoneve më parë te Play-off-i i tanishëm katastrofik, nuk ishte parashikuar.

Tri ndeshje në transfertë, tri humbje me 10 gola të pësuar dhe 3 të shënuar. Askush nuk e priste një dështim të tillë nga Juventusi, Atalanta dhe Interi.

Gallatasaraj është një “bishë e egër”, sidomos në shtëpi. Borusia Dormund ka mbështetjen e “murit të verdhë” dhe i frikëson të gjithë, ndërsa të luash në Norvegji, në një fushë sintetike në shkurt, është e sikletshme.

Është e kotë që të shihet renditja. Italia është në një rënie të lirë. Është kaluar me goxha distancë, përveç Anglisë, edhe nga Gjermania, Portugalia dhe Spanja. Skuadra e 5-të në edicionin e ardhshëm të Champions-it, është e pamundur. Tani duhet shpëtuar “lëkura” me ndonjë përmbysje të mundshme.

Juventusi i Stambollit ka mundësi zero. Duhen 3 gola diferencë për ta çuar kualifikimin të paktën në shtesë. Tre gola i duhen edhe Interit e Atalantës. Borusia Dortmund është kundërshtar i fortë. Interi është diçka tjetër. Kalimi nga Serie A, ku është perfekt praktikisht, në Champions, ka qenë traumatik për zikaltrit. Përveç humbjes, ndodhën edhe dëmtimet e Lautaro Marinez, shpirti i grupit, dhe Zielinskit.

Shpresat pas hedhjes së shortit ishin të mëdha se Italia mund të shkojë me 3 skuadra në 1/8-at e Champions-it. Tani llogaritë bëhen me një realitet tjetër. Pas një jave gabimet duhet të jenë zero, sepse luhet “brenda ose jashtë”.

The post Play-off-i i zi i skuadrave italiane: Interi, Juventusi dhe Atalanta rrezikojnë dështimin appeared first on Albeu.com.

Inter, Bastoni në një konferencë për shtyp: Kontakti me Kalulu i tepruar, pranoj përgjegjësinë time

By: admin
17 February 2026 at 19:06

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bodo Glimt, Alessandro Bastoni foli për Sky Sport. Përveç ndeshjes së nesërme, mbrojtësi i Interit foli edhe për incidentin që ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë ndeshjes kundër Juventusit, i cili çoi në përjashtimin e Pierre Kalulu.

A e ke parë veten përsëri pas asaj që ndodhi gjatë ndeshjes Inter-Juve? Çfarë do të thuash për këtë?

“Kjo është arsyeja pse doja të isha këtu. Është folur shumë për atë që ndodhi të shtunën, por prita disa ditë për të rishikuar atë që ndodhi dhe për të kuptuar ndryshimet nga ajo që ndjeva në fushë. Ndjeva një kontakt me krahun tim, i cili, duke parë pamjet, ishte absolutisht i tepruar. Kjo është arsyeja pse jam këtu, për ta pranuar dhe për të marrë përgjegjësi. Por ajo për të cilën jam më i zhgënjyer është sjellja pas përjashtimit. Pra, jam këtu sepse një qenie njerëzore ka të drejtë të bëjë gabime, por gjithashtu ka detyrën t’i pranojë ato”.

Si ndiheni pas gjithë asaj që ka ndodhur?

“Mendërisht jam mirë. E njëjta gjë ndodhi edhe në të kundërt kur ndodhi incidenti kundër Liverpoolit. Trajneri ishte konsistent në deklaratat e tij. Dua të dal në fushë, nuk jam i dëmtuar mendërisht ose fizikisht. Jam gati të dal në fushë nesër”.

Çfarë Bastoni do të shohim nesër?

“Do të jem i njëjti Bastoni që keni parë gjithmonë në mbi 300 ndeshje në karrierën time. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në këto incidente përveç të shtunës, kështu që do të shihni të njëjtin Bastoni. Fatkeqësisht, komentet në rrjetet sociale tani janë pjesë e jetës së përditshme, por kam mësuar t’i menaxhoj ato”.

Çfarë lloj ndeshjeje prisni kundër Bodos?

“Ata janë një ekip i fortë, me cilësi dhe shpejtësi për të kundërsulmuar, janë të organizuar. Bodo do të përbëjë patjetër një kërcënim sepse nuk jemi mësuar të punojmë në ato kushte. Do të luajmë në bar sintetik, i cili sigurisht do të jetë i ndryshëm në ndryshimet e drejtimit, por nuk duam asnjë justifikim”.

The post Inter, Bastoni në një konferencë për shtyp: Kontakti me Kalulu i tepruar, pranoj përgjegjësinë time appeared first on Albeu.com.

“Modriç i jashtëzakonshëm, e mori vetë këtë fitore”, Alegri: Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, Inter apo Juventus? E rëndësishme është që…

By: V K
14 February 2026 at 10:28

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, analizoi për mikrofonin e DAZN fitoren e kuqezinjve në transfertë ndaj Pizës.

“Nuk ishte e thjeshtë sonte. Piza është një skuadër e pakëndshme. Në pjesën e parë rrezikuam. Të presin, të nxjerrin nga loja dhe më pas të godasin në kundërsulm. Edhe në rezultatin 1-1 fjetëm në një goditje dënimi të tyre. Marrim tre pikët, djemtë ishin të mirë, por nga kjo ndeshje duhet patjetër të përmirësohemi. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në 15 ditë, nuk ishte e lehtë”.

I pyetur për ndryshimin krahasuar me sezonin e kaluar, ai u shpreh:Për vitin e kaluar nuk mund të them asgjë, as nuk është e drejtë. Mund të them vetëm se kjo skuadër ka vlera të rëndësishme teknike. Ndonjëherë e ulim pak ritmin, duhet të bëjmë një hap përpara sepse grupi ka cilësi të jashtëzakonshme. Djemtë e dinë se deri tani kanë bërë shumë, por në një javë kampionati mund të ndryshojë. Sonte ishte transferta e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, ndërsa tani në 14 të fundit do të kemi tetë në shtëpi dhe gjashtë jashtë”.

Një koment nuk mungoi as për heroin e ndeshjes, Luka Modriç:Çfarë të thuash? Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Përveç cilësive teknike të mrekullueshme, ai shkoi dhe e mori vetë këtë fitore, me një veprim teknik dhe karakterial. Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, ka një përulësi të jashtëzakonshme. Jemi të lumtur që e kemi. Të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë moment kur stërviten dhe punojnë me të”.

Sa i përket episodeve të tjera, Alegri shtoi:Penalltitë mund të gabohen. Ishte një moment i rëndësishëm, mund të shkonim në 2-0, por ndodh. Kristian Pulisiç hyri shumë mirë, njësoj edhe Leao, dhe është normale që duhet të përmirësojnë formën. Janë zgjidhje shumë të rëndësishme edhe gjatë ndeshjes. Inter apo Juventus? E rëndësishme është që ne morëm tre pikët. Jemi në kuotën 53, një fitore më pak drejt objektivit tonë. Tani rikuperojmë ndeshjen me Komon dhe pastaj do të shohim”.

The post “Modriç i jashtëzakonshëm, e mori vetë këtë fitore”, Alegri: Të gjithë duhet të mësojmë prej tij, Inter apo Juventus? E rëndësishme është që… appeared first on Albeu.com.

Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Como në gjysmëfinale përballë Interit

By: admin
11 February 2026 at 09:20

Është Como skuadra që do të përballet me Interin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë 2025/2026. Në Maradona, skuadra e Fabregasit mposhti Napolin 8-7 me penallti, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 1-1.

Kampionët italianë patën një nisje më të mirë dhe dominuan skuadrën e Comos, e cila, megjithatë, ishte e para që shënoi: Olivera pengoi Gutiérrez në zonën e penalltisë dhe në minutën e 39-të e shndërroi në gol Baturina.

Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Vergara barazoi menjëherë. Rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja shkoi me penallti, me Fabregas që zëvendësoi Nico Paz në fazat e fundit për Vojvodën.

Gjuajtjet e penalltive shkuan në barazpeshë pas humbjeve të Lukaku dhe Perrone, por pesha e madhe ra mbi Lobotkan, i cili u neutralizua nga Butez. Como feston dhe tani i shpall luftë formacionit të Chivu. Conte-s tani i ka mbetur vetëm kampionati.

The post Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Como në gjysmëfinale përballë Interit appeared first on Albeu.com.

❌
❌