Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Opinion.al

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

By: e xh
5 February 2026 at 22:36

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e tij. Sipas të përditshmes arabe ‘Al Arriyadiyah’, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Al Ittihad që do të luhet pasditen e kësaj të premteje dhe do të jetë ndeshja e dytë radhazi që Ronaldo do të humbasë për shkak të zemërimit të tij ndaj Fondit PIF dhe drejtuesve të Ligës Arabe që lejuan kalimin e Karim Benzema te Al Hilal.

Kjo e përditshme nuk dha detaje të tjera, por Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim e madje të mërkurën ai postoi një foto të tij duke u stërvitur dhe për këtë arsye kjo mungesë e tij interpretohet si një protestë tjetër e Ronaldos për të shfaqur pakënaqësinë ndaj dickaje që ai e konsideron si një padrejtësi ndaj skuadrës së tij në këtë sesion të merkatos dimërore. Ky i Ronaldos është një qëndrim për të cilin nuk e dimë se i çfarë kalibri është dhe se çfarë peshe do të ketë më vonë

Cristiano Ronaldo rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2027 e për më tepër e përforcoi më shumë impenjimin e tij me vendin saudit duke u shndërruar në ambasadorin e Botërorit 2034. Por tani  me këtë situatë, e ardhmja e tij është në dyshim. Sipas të përditshmes portugeze, ‘Record’ zbuloi një klauzolë teorike sekrete për zgjidhjen e kontratës së Ronaldos në fund të sezonit 2025/26 prej 50 milionë eurosh që është një shifër e rëndësishme. Gjithnjë sipas ‘Record’ nuk përjashtohet mundësia  që Cristiano Ronaldo të kthehet në Evropë apo të shkojë në SHBA për të vijuar karrierën e tij.

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

By: e xh
5 February 2026 at 22:01

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Rexhaj u shpreh se seksi ka korruptuar që në lashtësi dhe është një metodë e njohur. Sipas tij, Epstein është një individ, që iu është afruar njerëzve me pushtet (të cilët kanë vese) dhe i ka shantazhuar ato.

Për të, në këtë histori ka dorë dhe shërbimi sekret rus. Rexhaj deklaroi se Rusia dëshiron të thotë se elitat perëndimore janë krejtësisht të degraduara.

Seksi ka korruptuar që në lashtësi. Faktet janë brutale këtu. Me rastin e Epstein janë marrë prokurorët më të mirë që ka Amerika. Më 2019 ai u fut në burg. Harrojmë se festat kanë qenë trendy në vitet 1990. Epstein ka bërë partyt më të mira në Nju Jork, prandaj ka shkuar Trump. Epstein i ka ditur pikat e dobëta liderëve botërorë dhe ka dashur t’i shantazhojë. Nuk duhen përmendur emra si në kohën e komunizmit. Këto janë operacione të shërbimeve sekrete ruse.

Dhe kështu Rusia thotë se ka jetë dekadente në elitat e Perëndimit. Bill Clinton e Trump nuk e kanë ditur se Epstein është trafikant. Njerëzit e pushtetshëm kanë vese, por nuk mund të arrish në përfundimin se elitat e perëndimit qenkan të degraduara plotësisht. Epstein është një njeri që ka dashur t’iu afrohet njerëzve me pushtet, ka dashur që të shantazhojë elitat, në bazë të veseve që ata kanë”, deklaroi Rexhaj.

Mbi 3 milionë dokumente janë zbuluar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ku dëshmohen imazhe të skandalit Epstein. Të përfshirë në afera seksuale dyshohen njerëz me pushtet në botë.

Yesterday — 5 February 2026Opinion.al

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

By: e xh
5 February 2026 at 21:32

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda.

Gazetarja sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe.

“Prokuroria e Durrësit thotë se në verën e 2024, një histori e cila ka nisur në fillim të korrikut 2024, kompania Sokolaj sh.p.k. ka arritur të kontrabandojë apo të kalojë, duke fshehur dhe falsifikuar faturat, një sasi prej 2.8 tonësh lëndë dhe mbetje, të cilat u konstatuan e u konsideruan më pas nga Prokuroria e Durrësit dhe një laborator në Itali, që mori 11 mostra nga këta kontejnerë, si të rrezikshme, të cilat kishin kaluar në doganën shqiptare duke falsifikuar. Çështja e famshme e mbetjeve të Kurumit, aty ku kompania Sokolaj i kishte blerë fillimisht.

Prokuroria dyshon se edhe shoqëria Kurum, edhe shoqëria Sokolaj kanë qenë në dijeni të faktit se ishin duke transportuar dhe nxjerrë kontrabandë nga vendi ynë mbetje, të cilat klasifikoheshin të rrezikshme dhe jo ashtu siç ata kishin shënuar në faturën e cila ishte dubluar. Për shkak të veprimeve që janë bërë më pas, Prokuroria ka indicie që ata kanë pasur dijeni që mbetjet që ishin duke nxjerrë kanë qenë të rrezikshme dhe, sipas hetimeve, nuk është rasti i vetëm, pasi edhe tre dërgesa të tjera që janë dërguar nga shoqëria Sokolaj, të blera nga shoqëria Kurum, dyshohen të jenë të rrezikshme”, tha ajo.

Për këtë çështje, nën akuzë janë vënë edhe persona të administratës shtetërore, pikërisht nëntë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Kjo agjenci, sipas Prokurorisë së Durrësit, ka qenë jo e pranishme në kontrollin që duhej të bënte për këto mbetje, duke rezultuar kështu në shpërdorim detyre për të gjithë të akuzuarit.

“Janë nëntë punonjës të administratës shtetërore, të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë së Durrësit për shpërdorim detyre. Në argumentet që janë dhënë nga ana e Prokurorisë, e të pranuara më pas nga Gjykata e Durrësit, që ka lëshuar edhe masat e sigurimit për drejtuesen aktuale dhe ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, konsiderohet shkelje nga ana e Prokurorisë së Durrësit, për faktin se kjo agjenci ka qenë inekzistente në kontrollin që duhej të bënte. Sipas Prokurorisë, deri më tani, qoftë edhe për faktin e akuzës së shpërdorimit të detyrës, nuk ka shkuar më tej duke vërtetuar korrupsion. Megjithatë, ky është përfundimi i fazës së parë të hetimeve”, tha ajo.

Këto mbetje, të cilat janë të sekuestruara, ndodhen ende në Durrës dhe priten hapa të mëtejshme për administrimin e tyre, për shkak edhe të klasifikimit të rrezikshëm që kanë.

“Këto mbetje të rrezikshme aktualisht ndodhen të sekuestruara, ndodhen në Durrës. Janë nën administrimin e Agjencisë, që i ka administruar ato që prej momentit të mbërritjes në tetor të 2024 në Shqipëri dhe, sipas procedurave të cilat duhet të ndiqen më pas për mënyrën e trajtimit të mbetjeve të tilla, do të ketë një procedurë dhe institucione të tjera që duhet të merren me to, pasi duhet të ketë një kujdes të veçantë”, sqaron ajo.

Gazetarja bën me dije se nga hetimet e kryera rezulton që katër vitet e fundit të jenë konsideruar si të rrezikshme mijëra tonë mbetje, të cilat janë administruar nga kompani që nuk kanë pasur një certifikatë. Më e rrezikshme është fakti se nuk dihet se ku ndodhen këto mbetje, pasi ka munguar procesi i gjurmimit të tyre.

“Sipas Prokurorisë, nga hetimet thuhet se të paktën katër vitet e fundit, mijëra tonë mbetje konsiderohen e klasifikohen të rrezikshme, janë transportuar dhe eksportuar jashtë vendit tonë nga kompani të cilat nuk e kanë pasur një certifikatë, kushte jo të duhura për transportin e tyre, por edhe mungon gjurmimi. Pra, ne nuk e dimë aktualisht në këto vitet e fundit se sa e si janë menaxhuar këto mbetje”, përfundon gazetarja.

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

By: e xh
5 February 2026 at 20:47

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë foltores me qytetarët e njësisë 7 në kryeqytet.

“Ne tani jemi në fushë. Ne tani jemi në shesh. Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.  Por kjo është vetëm njëra anë dhe kjo është kryesorja, jua them unë ju. Kjo është kryesore. Ana e dytë, po kaq e rëndësishme, po kaq kryesore, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj dhe janë këto dy arsye më madhore të cilët ne si forcë politike kemi mision, kemi mision historik, më të vështirin”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin se ka humbur çdo legjitimitet dhe se mandatet e fituara në atë që e cilësoi si farsë elektorale po përdoren si mburojë për krimin dhe plaçkitjen e qytetarëve.

“Çdo qeveri që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët”.

Berisha u ndal te denoncimet e opozitës për korrupsion dhe afera financiare, duke përmendur një zinxhir abuzimesh që sipas tij arrijnë në minimumi 12 miliardë euro. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e imunitetit parlamentar për të mbrojtur zyrtarë të lartë nga drejtësia.

“Ne si parti Demokratike kemi denoncuar të gjitha dhe kjo që këto afera që kanë dalë tani. Dhe ku jemi? Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën. Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin”, theksoi kreu demokrat.

Sipas Berishës, zgjedhjet në Shqipëri janë shndërruar në farsë që nga viti 2017, ndërsa “Libri i Zi i Zgjedhjeve” ka damkosur qeverinë në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe se opozita ka mision historik rikthimin e votës së lirë.

“Ai bëri zgjedhjen e tij. Bëri zgjedhjen e tij. Dhe me ’21-shin përgatiti farsën më të më të madhe në histori, 2025-ën. Farsë zhvilloi në 2023-shin. Por nuk e falëm. Jua them këtu. Ai Libri i Zi, ai Libri i Zi që publikuam dhe bëmë, ai ja nxihu faqen dhe zgjedhjet atij. Dhe në qoftë se zgjedhjet e 25-ës, e majit, u damkosën që ditën e parë, në raportin e parë si asnjëherë tjetër, u damkosën sepse sepse Libri i Zi që ne e quajtëm u faktoi, i faktoi botës se çfarë farse elektorale bën ky armik i lirisë të botës shqiptarëve”.

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

By: e xh
5 February 2026 at 20:45

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se “udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi”.

“Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët”, lexohet në postimin e ministres.

Më tej, Koçiu shton: “Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve. Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të saj. Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari”.

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

By: e xh
5 February 2026 at 18:42

Stuhia e Epstein mund të rrëzojë një lider botëror, por nuk bëhet fjalë për Trump Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me një krizë të thellë politike pas përfshirjes indirekte të ish-ministrit të kabinetit Peter Mandelson me financierin e diskredituar Jeffrey Epstein. Dokumentet e fundit, të zbuluara këtë javë, sugjerojnë se Mandelson mund të ketë rrjedhur informacion sekret dhe të ndikueshëm në treg për Epstein gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Sipas CNN, Starmer u detyrua ta pranojë këtë gjatë një seance të ashpër në Parlament dhe më pas shkarkoi Mandelson, i cili dha dorëheqjen nga Partia e Punës dhe Dhomat e Lordëve, duke kërkuar të shmangë “turp të mëtejshëm” për partinë, transmeton KosovaPress.

Rasti ka ndezur një debat të gjerë publik mbi përgjegjësinë politike dhe etikën në Britani, duke përfshirë edhe ndikimin mbi figurat mbretërore si princi Andrew, i cili u detyrua të humbë titujt mbretërorë për lidhjet e tij me Epstein. Skandali thekson dobësinë ekzistenciale të Starmer krahasuar me liderë si Donald Trump, i cili megjithëse i lidhur me Epstein, nuk përballet me pasoja politike për shkak të kontrollit mbi partitë dhe institucionet amerikane.

Situata ka shtuar presionin mbi Starmer, i cili drejton qeverinë e tij me kohë të shkurtër politike dhe po përballet me revoltën e deputetëve të Labourit, duke minuar legjitimitetin e tij dhe duke rritur spekulimet për një sfidë ndaj udhëheqjes së tij brenda partisë. Kriza e tij në Parlament, ku u përball me pyetje të ashpra rreth njohjes së lidhjeve të Mandelson me Epstein, theksoi ndjeshmërinë e tij politike dhe rrezikun për qëndrimin e tij si kryeministër.

Në tërësi, skandali nuk është vetëm mbi lidhjet me Epstein, por po shërben si një katalizator për tensionet dhe pasiguritë që mbizotërojnë politikën britanike, duke treguar se sa shpejt një lider mund të gjendet në kufirin e rënies, ndryshe nga situata më e qëndrueshme politike në ShBA.

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

By: e xh
5 February 2026 at 17:23

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur. Lajmi është konfirmuar nga Steve Witkoff.

“Sot delegacionet e SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë ranë dakord për shkëmbimin e 314 të burgosurve -i pari i këtij lloji në pesë muaj”, tha Witkoff.

Gjithashtu u shpreh se ky rezultat u arrit pas bisedimeve të shumta që rezultuan pozitive.

“Ky rezultat u arrit nëpërmjet bisedimeve të thella dhe produktive për paqe. Ndërsa mbetet ende punë e rëndësishme për t’u bërë, përparime të tilla tregojnë se angazhimi i vazhdueshëm diplomatik po prodhon rezultate konkrete dhe po kontribuon në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, siguroi ai.

Witkov shtoi se bisedimet do të vazhdojnë dhe se pritet përparim shtesë në javët në vijim.

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

By: e xh
5 February 2026 at 15:45

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi u paraqit këtë të enjte në SPAK.

Sipas informacioneve, Golemi qëndroi për rreth tre orë në SPAK.

Pasi doli, ai deklaroi për gazetarët se “dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me institucionin e bashkisë së Gjirokastrës”, pa zbuluar më shumë.

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

By: e xh
5 February 2026 at 15:35

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj të dyshuarve për abuzime me tenderat te AKSHI. Në arrest shtëpie do vazhdojnë të mbeten drejtoresha e AKSHI-t Mirilda Karçanaj dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi.

Sakaq nuk ndryshojnë masat “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për zv.drejtorin për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës Erion Ismaili, si dhe biznesmenët, Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.

AKSHI. Në vendimin e sotëm të Apelit u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë kundrejt: H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

By: e xh
5 February 2026 at 14:40

Kremlini ka mohuar çdo lidhje të mundshme mes financierit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe pa rëndësi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se Moska nuk ka ndërmend të humbasë kohë duke iu përgjigjur deklaratave që, sipas tij, nuk qëndrojnë. “Do të doja të tallesha me këto deklarata, por nuk ia vlen të harxhojmë kohë,” u shpreh Peskov, i pyetur nga agjencia Reuters.

Reagimi i Kremlinit vjen pas deklaratave të kryeministrit polak Donald Tusk, i cili njoftoi se Polonia do të nisë një hetim për lidhje të mundshme mes Epstein dhe shërbimeve ruse të inteligjencës, si dhe për çdo ndikim që këto lidhje mund të kenë pasur ndaj Varshavës. Tusk nuk paraqiti prova konkrete për këto dyshime.

Ditët e fundit, disa media perëndimore kanë ngritur pikëpyetje nëse Epstein mund të ketë vepruar si agjent, duke mbledhur materiale komprometuese për persona të pasur dhe me pushtet. Autoritetet ruse i kanë hedhur poshtë këto raportime, duke i cilësuar si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga vetë skandali dhe nga figurat e përfshira në SHBA dhe Europë.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Rusia përmendet disa herë. Dosjet tregojnë gjithashtu se disa nga gratë e reja me të cilat Epstein kishte kontakte ishin nga Rusia, përfshirë edhe një 26-vjeçare që ai kishte tentuar t’ia prezantonte princit Andrew Windsor, vëllait të Mbretit Charles të Britanisë së Madhe.

Qeveria sqaron vendimin për rikthimin e Tik-Tok: Po punojmë për filtrat mbrojtës

By: e xh
5 February 2026 at 14:35

Qeveria ka sqaruar shfuqizimin e vendimit për bllokimin e rrjetit social TikTok, duke rikthyer aksesin e plotë për të gjithë përdoruesit.

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike.

“Na humbën 200 mijë euro!” Vrasësit u mërzitën për arrestimin e Sokol Sanxhaktarit

By: e xh
5 February 2026 at 14:27

Në gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë”, rrëfeu detaje për një porosi për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Ai tregoi se gjatë përgatitjeve për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte diskutuar me Nuredin Dumanin për një tjetër “punë”, ku i ishte ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për të goditur Sanxhaktarin.

Hoxha tha se nuk ishte i interesuar dhe se nuk e dinte kush ishte investitori, vetëm se, sipas Dumanit, kishte të bënte me dhëndrin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Ai nuk mbajti mend të ishte përmendur emri Suel Çela dhe nuk mori pjesë në ngjarje.

“Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty.

Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Pse stuhia Epstein është fatale për Britaninë e Madhe, por jo për Trump?

By: e xh
5 February 2026 at 14:23

Skandali i Jeffrey Epstein vazhdon të zgjerohet dhe të prodhojë pasoja politike në disa vende, por jo kudo njësoj. Një analizë e Stephen Collinson për CNN vë në kontrast të fortë krizën që po përjeton Mbretëria e Bashkuar me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku president Donald Trump duket se mbetet politikisht i paprekur.

Në Britani, presioni politik po rritet çdo ditë. Kryeministri Keir Starmer, ndonëse nuk ka pasur kurrë lidhje personale me Epstein, po përballet me një krizë serioze që mund t’i rrezikojë postin. Shkaku lidhet me emërimin e ish-ministrit laburist Peter Mandelson si ambasador në Uashington, pavarësisht miqësisë së tij të njohur me Epstein.

Dosjet e reja sugjerojnë se Mandelson mund t’i ketë dhënë Epstein-it informacione të ndjeshme gjatë krizës financiare të vitit 2008. Ai tashmë po përballet me një hetim penal, ka dhënë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe është larguar nga Partia Laburiste. Vetë Starmer e pranoi në Parlament se ishte në dijeni të kësaj miqësie, çka e ka ekspozuar edhe më shumë politikisht.

Zemërimi publik në Britani ka qenë aq i fortë, sa pasojat kanë prekur edhe familjen mbretërore. Mbreti Charles III i hoqi titujt mbretërorë ish-Princit Andrew dhe e largoi nga rezidenca e tij, për shkak të lidhjeve të tij me Epstein dhe marrëveshjes jashtëgjyqësore me një nga viktimat.

Në anën tjetër të Atlantikut, tabloja është krejt tjetër. Edhe pse emri i president Donald Trump shfaqet në disa prej dosjeve Epstein dhe përfshihet në akuza të reja të paverifikuara, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se nuk do të ketë ndjekje të mëtejshme penale. Deri tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj tij.

CNN thekson se dallimi qëndron te sistemi politik dhe fuqia institucionale. Ndryshe nga kryeministrat britanikë, të cilët mund të rrëzohen nga revolta brenda partisë, presidenti amerikan ka mandat të fiksuar. Për më tepër, Trump mban kontroll të fortë mbi Departamentin e Drejtësisë dhe mbi Kongresin republikan, duke shmangur hetime të thelluara.

Në SHBA ka pasur pasoja për disa figura të njohura. Ish-Sekretari i Thesarit Larry Summers u tërhoq nga angazhimet publike pasi doli në pah komunikimi i tij me Epstein. Po ashtu, Brad Karp, drejtues i firmës së njohur ligjore Paul Weiss, dha dorëheqjen pasi u publikuan emaile të tij me Epstein.

Megjithatë, sipas CNN, këto raste nuk kanë krijuar një efekt zinxhir politik si në Britani. Trump, përkundrazi, ka zgjedhur strategjinë e minimizimit të çështjes. Ai i tha këtë javë CNN-së se “është koha që vendi të kalojë te diçka tjetër”.

Analiza përfundon se dosja Epstein vazhdon të shtrihet globalisht, duke përfshirë tashmë edhe vende si Norvegjia dhe Polonia, por pasojat e saj politike varen nga forca e liderëve dhe nga mënyra se si funksionojnë institucionet në secilin vend. Përshtatur nga CNN

Vizita në Vatikan, Rama pritet nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik

By: e xh
5 February 2026 at 14:21

Kryeministri Edi Rama vijon për të ditën dytë vizitën në Vatikan i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre Zaho. Mëngjesin e kësaj të enjte kreu i qeverisë u prit nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik.

Ndër temat që u diskutuan mes Atit të Shenjtë ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë bëjnë me dije se më pas, kryeministri u takua në Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Arrestohet 14-vjeçari në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

By: e xh
5 February 2026 at 14:17

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit A. H, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh. I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Strategjia jonë, betejë deri në rrëzimin e Ramës

By: e xh
5 February 2026 at 14:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një strategji të fortë dhe të vazhdueshme protestash kundër qeverisë, duke deklaruar se opozita do të vijojë “betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës”.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se kryeministri ka humbur çdo formë legjitimiteti dhe se qytetarët janë gjithnjë e më të vendosur për t’u përballur me atë që ai e cilëson si një pushtet të paligjshëm.

“Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, opozita po sheh një rritje të madhe të mbështetjes qytetare, ndërsa zemërimi ndaj qeverisë po thellohet çdo ditë.

“Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve. Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta. Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë,” tha ai.

Berisha renditi dy arsye kryesore që, sipas tij, e delegjitimojnë plotësisht qeverinë: manipulimin e zgjedhjeve dhe korrupsionin masiv.

“Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se këta janë “dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet”, duke nënvizuar se shqiptarët janë të vendosur të përballen me qeverinë aktuale.

“Shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë, me çdo çmim, të ndahen nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot,” përfundoi Berisha.

Protesta e radhës e opozitës pritet të zhvillohet më 10 shkurt, ndërsa sinjalet janë për një përshkallëzim të aksionit politik dhe protesta të vazhdueshme në ditët në vijim.

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

By: e xh
5 February 2026 at 12:47

Një 17-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali, dyshohet se plagosi me thikë shtetasin B. Q., 34 vjeç.

I dëmtuari po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

By: e xh
5 February 2026 at 12:23

Pas tre ditëve protestë në Rrjoll të Velipojës, banorët e kësaj zone u zhvendosën në hyrje të SPAK prej të cilit kërkojnë të hetojë tjetërsimin e pronësisë të gati 146 hektarë ku do të ndërtohet një kompleks turistik.

Rikthimi i banorëve të Rrjollit në Prokurorinë e Posaçme ndodh 11 muaj, mbasi dorëzuan një denoncim ku kallëzojnë se prona është tjetërsuar përmes falsifikimit. Por nga marsi 2025 kur banorët kallëzuan, SPAK shpalli mos kompetencën dhe ja kaloi çështjen prokurorisë së Shkodrës

Protestat u ndezën në Rrjoll këtë të hënë mbas tentativave për të ndaluar punimet kurse  gjatë përplasjeve me policinë janë shoqëruar ndër ditë 30 shtetas, të cilët më pas janë liruar.

Protestës iu bashkua edhe Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

By: e xh
5 February 2026 at 12:16

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, mëson A2CNN. Organi i akuzës ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë vendimin për sekuestrimin e të gjitha provave materiale.

Më konkretisht është sekuestruar “dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim’ për objektin.

Po ashtu është vendosur “sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes” për objektin.

Kujtojmë që si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen pati përmbytje masive në disa fshatra të Durrësit, si Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë.

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

By: e xh
5 February 2026 at 12:06

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenë Amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë.

Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mesazheve të forta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe rolin udhëheqës të SHBA-së, në një klimë tensionesh politike transatlantike.

Mesazhi qendror i forumit ishte se Evropa është e aftë të mbrohet, por vetëm brenda NATO-s dhe vetëm nëse rrit me shpejtësi shpenzimet për mbrojtjen, kapacitetet ushtarake. U theksua se NATO nuk është një marrëdhënie ku SHBA “shpëton” Evropën apo anasjelltas, por një aleancë e integruar, ku siguria e Evropës, Atlantikut dhe Arktikut lidhet drejtpërdrejt me sigurinë amerikane. Sipas vlerësimeve të forumit, presioni i ushtruar nga Presidenti Donald Trump ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, pas dekadash të mumgesës së investimeve në mbrojtje.

Ndërkohë, SHBA vijon të mbajë mbi 80 mijë trupa në Evropë, duke mbetur e përkushtuar ndaj Aleancës, por duke kërkuar që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
Mediu theksoj se ndërtimi I një bashkëpunimi politik dhe ushtarak I vëndeve të NATOs në ballakan përfshi dhe Kosovën është domosdoshmëri.
Gjatë forumit, Kongresmeni Keith Self u mbështet nga të pranishmit kur kërkoj anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Një kërcënim tjetër I madh për ballkanin, Shqipërinë është korrupsioni, krimi I organizuar I lidhur me kartelet e drogës.

Këtij forumi ju bashkuan dhjetra kongresmenë amerikanë, ushtarakëve të lartë amerikanë, eurodeputetëve, përfaqësuesve nga Britania e Madhe, deputetëve të vendeve të Ballkanit, Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë Peleshi, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Gashi, Presidentin e Senatit Rumun, deputetë të Bundestagut gjerman, drejtues të EPP-së dhe përfaqësues të International Republican Institute (IRI). Përfaqësues të partive popullore dhe Konservatorëve Europian.

❌
❌