Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Opinion.al

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

By: e xh
28 January 2026 at 22:50

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë, në mënyrë që të mbajmë peshën trupore normale.

Dafilaj,u shpreh se duhet reduktuar ndjeshëm konsumi i mishit të kuq, pasi çdo kafshë merr antibiotikë. Kjo gjë, bën që njeriu të krijojë rezistencë ndaj antiobiotikëve në trup për shkak të mishit që konsumon.

“Çdo kafshë merr antibiotikë, të cilat nëpërmjet mishit të kuq ti i merr në trupin tënd. Pra, ti krijon rezistencë ndaj antibiotikëve në trupin tënd vetëm nga mishi që konsumon. E dyta, mishi nuk piqet në temperatura optimale, por piqet në temperatura shumë të larta që krijojnë lëndë kancerogjene sepse digjet. Më i miri është peshku, e peshku duhet të jetë peshk i përzgjedhur sepse mund të ketë sasi të larta të mërkurit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, këshillë për të mos u tepruar me sasinë e frutave dhe perimeve, pasi edhe pse janë ushqime të dhuruara nga natyra, përmbajnë sheqerna, që çrregullojnë metabolizmin e njeriut, madje mund të rezultojnë në obezitet apo diabet.

“Frutat dhe perimet, ato që janë me ngjyra më të errëta sugjerohen, por dhe të frutat ka disa kundërshtime. Sepse frutat dhe disa lloje perimesh që kanë përmbajtje më të lartë sheqeri, sado që është sheqer natyral që ty ta jep natyra, por ti çrregullon metabolizmin e trupit dhe prodhimin e insulinës. Pra, ti rrit rezistencën insulinike, që më pas ti bëhesh diabetik, bëhesh obez, shkakton probleme me metabolizmin tënd, akrdiovaskulare…”, sqaron ajo.

Habitëse vjen dhe deklarata e  kirurges lidhur me konsumin e rrepave të kuqe, pasi edhe pse ato njihen për antioksidantet,

“Tek perimet, ëhstë rrepja e kuqe, që ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri. Janëpo aq antioksidative dhe shumë të mira, sa kanë dhe shqer që ne nuk duhet ta marrim”, tha ajo,

Thelbi nuk është mos konsumimi i këtyre ushqimeve, por marrja e tyre me sasi të moderuar.

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

By: e xh
28 January 2026 at 22:45

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të bjerë në peshë jo pak, por plot 23.7 kile për një periudhë 2-vjeçare.

Haliti foli me nota humori për ndryshimin fizik, duke kujtuar se herën e fundit që kishte qenë në emision, xhaketa që mbante veshur “nuk do ishte mbyllur” dot, për shkak të kileve të tepërta.

Madje, për të shprehur ndryshimin që ka pësuar ai u shpreh mes batutash: “Tani mos më detyro të zhvishem se jam i bindur që do të ikin të gjithë këtu…”

Haliti tregoi se vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës erdhi pasi kishte arritur në 114 kilogramë, një moment që e konsideroi si pikë kthese.

Kishte vajt atje ku nuk mbante më”, u shpreh ai duke zbuluar momentin kulminant që e shtyu të vepronte.

Nga një udhëtim në Kinë, u detyrova të peshohem për shkak të valixheve dhe kur pashë që kisha vajt 114 dhe thashë nuk ka mundësi që kam vajtur në këtë pikë, pastaj kur të pashë ty u bëra xheloz (qesh)”, shprehet Haliti.

Sipas tij, humbja e peshës ka ardhur përmes një regjimi ushqimor të kontrolluar, fasting-ut afatgjatë dhe ndjekjes së rregullt nga specialistë të fushës.

“Po ndiqem nga specialistë për hir të së vërtetës dhe jam rigoroz.”, vazhdoi më tej Haliti, duke shpjeguar se si ka eliminuar darkën nga dieta dhe se ushqimi i tij përgatitet sipas rekomandimeve profesionale, duke shmangur ndërhyrje të tjera si përdorimi i injeksioneve për humbje peshe.

Pas dy vitesh përkushtim dhe disiplinë, ai tha se: “Kam rënë 23.7 kile për dy vjet”.

Gazetari dhe moderatori i emisionit Blendi Fevziu mes batutash iu përgjigj: “Por ti qenke për të të bërë reklamë!”

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

By: e xh
28 January 2026 at 22:28

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t’i shfuqizuar masën e “arerstit në burg”. Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej më shumë se një viti pasi u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmori më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj dhe shoferin e tij, Arben Dani.

Përveç hetimit për abuzimit me fondet e SASPAC, Ilir Beqaj është ën akuzë për shpërdorim detyrë për kontratën koncesionare për instrumentet kirurgjikale.

Yesterday — 28 January 2026Opinion.al

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

By: e xh
28 January 2026 at 21:51

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se vendimi është marrë pas një analize të detajuar, por pa dhënë shpjegime konkrete për arsyet e mosangazhimit të Kroacisë.

“Qëndrimi i qeverisë është që, për momentin, Kroacia të mos i bashkohet Këshillit të Paqes për disa arsye”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk do t’i bëjë publike këto arsye.

Qeveria kroate kishte bërë më herët të ditur se vendi ishte ftuar të bëhej pjesë e kësaj strukture, e cila pritet të drejtohet nga Donald Trump. Plenković kishte theksuar gjithashtu se, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, Kroacia priste fillimisht një qëndrim të përbashkët të BE-së për këtë çështje.

Krijimi i “Bordit të Paqes” u shpall javën e kaluar nga Trump gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, fillimisht si pjesë e një plani amerikan për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. Megjithatë, ambiciet e kësaj organizate shkojnë përtej këtij konflikti, pasi synojnë ndërhyrjen në zgjidhjen e krizave globale, çka sipas kritikëve mund ta vendosë atë në konkurrencë me Kombet e Bashkuara.

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

By: e xh
28 January 2026 at 21:24

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, në kthesën që të çon drejt fshatit Salari, Njësia Administrative Kurvelesh.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin edhe pasagjerë të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

By: e xh
28 January 2026 at 19:50

Vazhdon situata emergjente në Itali me qytetin që po bie në greminë. Presidenti i rajonit të Siçilisë thekson se “dëmi i raportuar nga autoritetet publike nga Cikloni Harry arrin në afërsisht dy miliardë euro”. Ai shtoi se “situata është e pashembullt dhe kjo nuk është koha për polemika”.

“Nishemi po përballet me një situatë të paprecedentë. Qyteti është në rrezik rënie në greminë. Duhet të përveshim mëngët dhe të zhvillojmë një plan urbanistik për rindërtimin e pjesshëm të asaj strukture, larg rrëshqitjes së dheut”, nënvizoi presidenti rajonal. Kryeministrja Giorgia Meloni kreu një fluturim me helikopter mbi zonat e prekura nga moti i keq në Siçili.

Sipas agjencisë së lajmeve, ANSA, kryeministrja shkoi në bashkinë e qytetit të shkatërruar nga rrëshqitja e dheut. Mbi 1 mijë persona janë evakuuar nga autoritetet.

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

By: e xh
28 January 2026 at 18:51

Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në rreth 2 milionë persona deri në pranverë, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington.

Raporti vlerëson se Rusia ka pësuar rreth 1,2 milionë humbje, mes tyre deri në 325 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina rreth 600 mijë ushtarë të vrarë, plagosur ose të zhdukur. As Moska dhe as Kievi nuk kanë publikuar shifra zyrtare të plota, duke i trajtuar humbjet si sekret shtetëror. Kremlini e hodhi poshtë raportin, duke e cilësuar “jo të besueshëm”, përcjell A2.

Sipas CSIS, humbjet ruse janë historikisht të jashtëzakonshme, duke tejkaluar disa herë viktimat e luftërave sovjetike në Afganistan dhe Çeçeni. Edhe pse Rusia ka humbje më të mëdha në raport me Ukrainën, situata mbetet dramatike për Kievin për shkak të popullsisë më të vogël dhe vështirësive në mobilizim.

Pavarësisht kostos njerëzore, përfitimet territoriale ruse kanë qenë minimale. Nga viti 2024, avancimi mesatar ka qenë vetëm 15–70 metra në ditë, ndërsa në janar Rusia ka pushtuar vetëm 152 km², ritmi më i ulët që nga marsi i vitit të kaluar. Edhe bisedimet e fundit për paqe nuk sollën përparim, me Moskën që vijon të mbajë kërkesa maksimale territoriale.

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

By: e xh
28 January 2026 at 18:48

Ndeshja e raundit të 1/8-ës së finales së Kupës së Katarit mes Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë virale për shkak të një autogoli të pazakontë të portierit të skuadrës mysafire, Oumar Barry.

Rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 92-të, kur mesfushori i Al Shahaniya, Yousuf Raisi, ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 40 metra. Gjuajtja ishte e fortë, por drejt zonës së portës, dukej si një top i lehtë për t’u kontrolluar nga portieri.

Megjithatë, 39-vjeçari Barry devijoi fillimisht topin lart mbi kokë dhe, ndërsa ai po binte, tentoi ta largonte mbi traversë për një goditje këndi. Në mënyrë të pabesueshme, ai humbi kontrollin e topit, e përplasi atë në traversë dhe më pas e shtyu në portën e tij, duke shënuar autogol.

Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes, i cili solli eliminimin e Al Shamal nga Kupa e Katarit. Pas përfundimit të takimit, në rrjetet sociale shpërtheu debati nëse bëhej fjalë për një gabim të rëndë teknik apo për një veprim të qëllimshëm që çoi në humbjen e ekipit.

 

An unusual scene in the Qatar Stars Cup match! 🇶🇦

Al Shamal SC goalkeeper Oumar Barry’s bizarre own goal in the final moments left spectators stunned.pic.twitter.com/iDc79mNWhu

— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 27, 2026

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

By: e xh
28 January 2026 at 17:50

Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar, i cili vrau një tjetër shqiptarë duke e goditur me thikë në zemër, më 13 korrik të vitit 2024.

Sherri mes dy shqiptarëve nisi rreth mesnatës së 13 korrikut pranë një lokali, aty ku ndodhi edhe goditja me thikë ndaj 29-vjeçarit shqiptar. Viktima ndërroi jetë në spital gjatë po asaj nate.

Megjithëse prokuroria kishte kërkuar dënimin me 7-vite burg për 52-vjeçarin, gjykata rajonale e Leipzigut ka vendosur se akti mund të ketë qenë në vetëmbrojtje.

Sipas mediave gjermane, si rezultat i këtij konstatimi, gjykata vendosi që 52-vjeçari shqiptar të lirohet dhe të dëmshpërblehet për kohën e kaluar ne paraburgim.

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

By: e xh
28 January 2026 at 16:51

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të bëjë një marrëveshje, në të kundërt, do të pësojë një sulm më të keq, se ajo e goditjeve të centraleve bërthamore në qershor të vitit 2025.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump u shpreh se aeroplanmbajtësja e madhe “Abraham Lincoln”, po lëviz drejt Iranit dhe është e gatshme për sulm, nëse do të jetë e nevojshme.

Trump nënvizoi se koha po mbaron dhe shpreson që Teherani zyrtar të ulet së shpejti në tryezë.

“Një armatë masive po shkon drejt Iranit. Po lëviz shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh. Është një flotë më e madhe, e kryesuar nga Aeroplanmbajtësja e madhe Abraham Lincoln, sesa ajo e dërguar në Venezuelë. Ashtu si me Venezuelën, ajo është e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë të përmbushë me shpejtësi misionin e saj, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme. Shpresojmë që Irani të “vijë shpejt në tryezë” dhe të negociojë një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë, jo armë bërthamore, një marrëveshje që është e mirë për të gjitha palët.

Koha po mbaron, është vërtet thelbësore! Siç i thashë Iranit një herë më parë, bëni një marrëveshje! Ata nuk e bënë, dhe pati “Operacionin Çekiç të Mesnatës”, një shkatërrim të madh të Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni që kjo të ndodhë përsëri. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti Donald j. Trump.”, shkruan presidenti.

Një grup aeroplanmbajtësish amerikanë kanë arritur në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona.

Në mes të trazirave, valuta iraniane, riali, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.5 milion rialë më 27 janar.

Protestat nisën më 28 dhjetor në tregjet e kryeqytetit iranian, Teheran, mes zemërimit të tregtarëve për kushtet e rënda ekonomike. Demonstratat u përhapën me shpejtësi në mbarë shtetin dhe u shndërruan në protesta kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardit të jetesës dhe shtypjes së lirive.

Sipas një raporti, numri i viktimave mund t’i ketë kaluar 30 mijë.

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

By: e xh
28 January 2026 at 15:38

Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku’.

Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryedemokrati e quajti akt antikushtetues ‘bllokimin e kërkesës së SPAK’.

Fjala e plotë:

Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros.

Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është padrinoja, jo vetëm i narkoshtetit por dhe i sistemit kleptokratik që ka vendosur në Shqipëri.

Me këtë akt, ai u thotë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur dhe do të vazhdojmë t’ju vjedhim.

Por ky vendim është një kushtrim i madh për qytetarët shqiptarë, revoltën, zemërimin e tyre, të ngrihen në revoltë dhe zemërim për të larguar një minutë e më parë këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama, nga pushteti.

Shqiptarët në këtë betejë kanë me vete, kanë mbështetje, kanë aleatë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe mbarë qytetarët e lirë në Europë dhe në botë, të cilët shohin tashmë qartë tek narkodiktatori i Tiranës një kopje siameze të Noriegës apo Maduros së Venezuelës.

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

By: e xh
28 January 2026 at 15:26

I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, kryeministri Edi Rama deklaroi se prodhimet Made in Albania, janë markë cilësie dhe një pasaportë për rrugën e integrimit në BE.

Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë bizneset që do të synojnë marrjen e kësaj pasaporte.

“Për ta vendosur eksportuesin në qendër dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhëniet e eksportuesit me shtetin shqiptar. “Made in Albania” është një markë cilësie dhe një pasaportë për BE. Ne do të mbështesim fuqimisht ata që do e synojnë marrjen e kësaj pasaporte, duke hequr dorë nga ideja se konkurrenca me çmim të ulët mund t’i çojë larg dhe duke u fokusuar me standarde të certifikuara nga BE, për të synuar fitim përmes vlerës së krijuar, në cilësi dhe jo sasisë. Mbështetja direkte që do të japim për certifikimet ndërkombëtare, ne e shohim si investim strategjik të shtetit, jo për t’i kursyer disa lekë, por për ta ndihmuar biznesin të integrohet më shpejt BE-së. Ashtu sikundër, edhe për të mbrojtur markën dhe pronësinë intelektuale të çdo prodhimi. Besojmë shumë tek manifaktura, te ata që po ecin në rrugën e transformimit dhe krijimin e vlerës së shtuar, duhet të bëjmë më shumë në ndihmë të sipërmarrjeve që do përfaqojnë transformimin.”,– tha Rama.

 

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

By: e xh
28 January 2026 at 15:24

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku po prezantohet platforma e re ExportOn.

Gjatë fjalës së tij,  Rama tha eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por të mbështeten te digjitalizimi.

Rama shtoi se edhe pse janë vendosur instrumente financiare për ndërmarrjet eksportuese, uke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët.

“Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë. Sidomos kur vjen puna te bujqësia, hapi tjetër është agro përpunimi. Shqipëria të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve, për të ulur kohën dhe kostot e transportit. Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instumenta të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. Qoftë për linjën e kredimit të BSH, duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi ne, nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion.”, theksoi Rama.

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

By: e xh
28 January 2026 at 15:11

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar pamje të ‘shkelësit’ të parë, ku është një makinë policie.

Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet në Kodin Penal.

Mes tyre është edhe kriminalizimi i parkimit dysh, i cili tashmë konsiderohet kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg.

Ky ndëshkim zbatohet vetëm në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, si: ambulanca; zjarrfikësja; policia”, shkruan deputeti i PS, krahas videos.

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

By: e xh
28 January 2026 at 14:34

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik; gjithnjë e më shumë vende evropiane po mendojnë të bojkotojnë kompeticionin e Amerikës Veriore pas zhvillimeve më të fundit në raportet me SHBA

Danezët e zemëruar-Në krye të kësaj proteste është padyshim Danimarka; pretendimet e vazhdueshme të Donald Trump mbi Groenlandën(një territor që i përket mbretërisë daneze) kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik, aq sa në një sondazh të fundit të realizuar nga BT është regjistruar rezultati se 90% e publikut danez janë në favir të bojkotit të botërorit. Një sondazh i tillë rezulton se është bërë edhe në Suedi, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzojnë të blejnë produkte ‘Made in USA’ si përgjigje ndaj tarifave dhe pozicionit aspak të qartë të Trump në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës

Po në Gjermani?-Ai që e kishte ngritur këtë çështje, ishte zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Oke Göttlich, që është njëkohësisht edhe presidenti i klubit të St.Paulit. Göttlich në një artikull të ‘Hamburger Morgenpost, ngriti pyetjen se nëse kishte ardhur momenti për të ndërmarrë ndonjë aksion të fortë. Fjalë që ishin në një linjë më kërkesën e bërë nga vetë tifozët e St.Paulit të cilët së fundmi i bënë edhe një apel FIFA që të njohë Federatën e Futbollit të Groenlandës; një gjest simbolik, por që mund të përfaqësojë një mjet diplomatik kundrejt pretendimeve amerikane. Nisma u mbështet edhe nga disa politikanë të CDU, por u frenua nga presidenti i DBF, Bernd Neuendorf, i cili në të kaluarën kishte mbështetur protestën e kombëtares gjermane në Katar për të drejtat e njeriut

Hyrja në SHBA-Për më tepër, janë edhe problemet e lidhur me sigurinë, duke nisur nga imazhet e ditëve të fundit të Minneapolis me 3000 agjentë të ICE që janë përfshirë në një operacion anti-emigrim i kërkuar nga Trump. Por jo vetëm kaq, ende nuk është e qartë sesi qeveria federale amerikane do të mund të menazhojë fluksin e tifozëve që do të vijnë nga çdo vend i botës për të ndjekur Botërorin. Në muajt e fundit, Ëashingtoni ka pezulluar e madje edhe i ka mohuar vizat turistike ndaj shtetasve të disa vendeve të ndryshme, mes të cilëve nga vende që janë kualifikuar për në Botëror. Është ky rasti i Iranit që është u tronditur nga protestat e mbytura nga represioni i dhunshëm i regjimit. Nuk është akoma e qartë se në çfarë mënyre do të aplikohet ‘FIFA pass’ i propozuar nga Infantino për të lehtësuar tifozët e çdo pasaporte me biletë të hyjnë në vend. Me fjalë të tjera; klima e rëndë ndërkombëtare, tensionet e brendshme në rritje në SHBA dhe të panjohurat në lidhje me dhënien e vizave turistike, rrezikojnë vërtet të kompromentojnë shpirtin e vëllazërisë dhe universalitetit që gjithnjë kanë qenë baza e botërorëve. Dhe që këtu ka lindur ideja e bojkotit që javë pas jave po merr gjithnjë e më shumë formë.

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

By: e xh
28 January 2026 at 14:33

Ilir Meta pretendon se i është bërë presion që të mos zbardhte vrasjen e Azem Hajdarit, 28 vite më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thotë se ngjarja mund të ishte parandaluar. Sipas Metës, vrasja e Hajdarit ishte politike, por personi më i painteresuar sipas tij, ishte Fatos Nano.

“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më 12 Shtator, por edhe më 14 Shtator 1998.

Ndodhën dy ngjarje që nuk duhej të ndodhnin, por të kushtëzuara nga njëra-tjetra (shkak-pasojë), vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje e paralajmëruar që duhej të ishte parandaluar.

Vrasja e tij nuk ishte produkt i një konflikti “tropojanësh”, por e qëndisur me kujdes nga duar të padukshme dhe mjeshtërore që shfrytëzuan persona të caktuar, për të arritur objektivat e tyre.

Më duhet të theksoj, se personi më i painteresuar të ndodhte një gjë e tillë, ishte Fatos Nano.

Por përmasat e kësaj vrasje, vendi ku ndodhi, mosndalimi i automjeteve dhe fakti se disa prej tyre ishin drejtues policie, vetvetiu do të bënin si përgjegjës politik për këtë vrasje, Kryeministrin dhe jo Ministrin e Brendshëm që ishte më shumë figurë teknike nga një parti aleate.

Por, midis 12 dhe 14 Shtatorit qëndron 13 Shtatori, i cili ishte i rëndësishëm për t’i lidhur dy ngjarjet.

Paraditen e 13 Shtatorit, shpërthen një llavë revolte e militantëve të Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, duke paralajmëruar kështu “tsunamin” për ditën tjetër.

Në mbrëmje, Kryeministri Nano, na bëri një mbledhje në zyrën e tij, ku merrnin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste.

Pasi bëri një vlerësim të rrezikshmërisë së lartë të situatës dhe potencialit të paparashikueshëm e destabilizues për të nesërmen, ai na njohu me një takim që kishte patur me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm në Presidencë për situatën.

Një prej tyre i kishte sugjeruar të jepte dorëheqjen me qëllim ç’tensionimin e situatës, pasi ngjarja e ndodhur ishte shumë e rëndë.

“Dakord, – u kishte thënë Nano, “po kujt t’ja le Qeverinë?”

Kur Fatosi përmendi një emër që i kishin sugjeruar, të gjithë ata që mezi prisnin t’i zinin vendin, brofën në këmbë dhe thanë, në asnjë mënyrë, e kështu Nano iu bind këtij qëndrimi.

Se cili ishte emri nuk ka rëndësi, se në çdo rast do ishte Partia Socialiste që do të zgjidhte Kryeministrin pasues.

Por u humb një mundësi e madhe për të shmangur 14 Shtatorin e pasojat e tij dhe për këtë ishte përgjegjësia e të gjithë ne atë mbrëmje, që nuk gjykuam më thellë dhe nuk parashikuam pasojat.

Do të kishte qenë shumë më mirë për vendin, por edhe vetë Nanon, që të jepte dorëheqjen atë mbrëmje dhe jo disa ditë më vonë. Të vazhdojmë me çështjen Hajdari.

Kur unë u bëra Kryeministër një vit më vonë, në Tetor 1999, çështja Hajdari ishte “patatja më e nxehtë” që kërkonte drejtim. Interesi dhe presioni ndërkombëtar për këtë çështje ishte i fortë dhe konstant. Po kështu edhe presioni i brendshëm nga opozita.

Menjëherë bëra takim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe grupin e pesë prokurorëve të çështjes Hajdari që drejtohej nga Haxhi Giu, nëse unë nuk gaboj.

Qëllimi i takimit ishte nxitja e tyre për zbardhjen e plotë të çështjes dhe sa më shpejt, pasi çështja Hajdari ishte një kosto shumë e rëndë për shtetin dhe Qeverinë socialiste.

Po kështu, dëgjova të gjitha kërkesat e tyre pikë për pikë edhe ato personale. Interesante është se një nga Prokurorët e çështjes, përmes një këshilltarit tim, më kërkoi një takim konfidencial. Gjatë takimit ai më bëri një pyetje të çuditshme, se a e kisha seriozisht kërkesën për zbardhjen e plotë të çështjes apo thjesht se ashtu më duhej të flisja.

Natyrisht që u bind se sa e domosdoshme ishte zbardhja e shpejtë e çështjes, pasi po vriteshin disa nga autorët dhe dëshmitarët e çështjes.

Në të njëjtën kohë nisën të shpikeshin disa skandale kundër Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga dhe Ministrit të Financave, Anastas Angjeli, që njiheshin si miqtë e mi të afërt në atë kohë. Madje arritën deri atje sa të nxirrnin një gjeneral në media, me uniformë, të sulmonte Ministrin. E gjitha ishte një presion i orkestruar kundër meje, që të mos shtyja përpara hetimet për vrasjen e Hajdarit.

Atëherë përgjigjia ime ishte ballore, në një mbledhje të Qeverisë, të hapur për mediat, ku deklarova se ne do të gjejmë jo vetëm vrasësit e Azem Hajdarit, por edhe vrasësit e vrasësve të tij.

Më vonë u informova për vendndodhjen e Jaho Salihit, një prej të akuzuarve kryesorë.

U dhashë ultimatum personave përgjegjës, se nëse atij i ndodhte gjë dhe brenda 48 orësh nuk i dorëzohej drejtësisë, do t’i bëja përgjegjës publikisht. Fatmirësisht, nuk pati surpriza dhe arrestimi, le të themi, shkoi sipas parashikimit. Ky ishte moment i rëndësishëm jo vetëm për mbylljen e çështjes Hajdari, por edhe për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë shtetërore për atë që ndodhi në 12 Shtator dhe që duhej të ishte parandaluar.

Qëllimi i këtij shkrimi është jo vetëm për të thënë disa të vërteta, sot në kohën e gënjeshtrave, por mbi të gjitha për të theksuar se edhe 12 Shtatori e 14 Shtatori 1998, por edhe 21 Janari 2011, mund dhe duhej të parandaloheshin.

Dhe meqënëse fjala gjeopolitikë këto kohë mbizotëron, nuk duhet të harrojmë se në fund të vitit 2010, kishte nisur edhe Pranvera Arabe”-shkruan Meta.

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

By: e xh
28 January 2026 at 13:33

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona.

Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë.

Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim.

Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua.

𝐋𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐢𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝟐𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟏𝟏

Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja)

Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit.

Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë.

Pas një viti në krye të Ministrisë së Jashtme, pasi kishim përmbyllur me sukses çështje madhore si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, si edhe liberalizimi i vizave pas takimit vendimtar të Sarajevës, por edhe pas zmbrapsjes së Projekt-Rezolutës së Serbisë në OKB kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ramë dakord me Kryeministrin Berisha, për të bërë rokadë brenda 2 ministrive që drejtonte Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).

Arsyeja kryesore ishte jo vetëm se unë i kisha përmbushur objektivat kryesorë në MPJ, por edhe se e kisha të pamundur të drejtoja në mënyrë efektive LSI-në, ndërkohë që po afronin zgjedhjet vendore.

Në një vit kisha kaluar gati 170 ditë jashtë shtetit.

Këtë vendim ia komunikova edhe zotërisë me të cilin do bëja rokadën.

Edhe pse i palumtur ai i mirëkuptoi argumentat e mia.

Por çuditërisht pasdite më mbërrijnë nja 2 sms të tij, ku më thoshte se nuk ishte dakord me këtë rokadë dhe se duhej ta vlerësoja edhe njëherë këtë ide se përndryshe ai kishte përgjime me mua.

Kaq mjaftoi që ai të “shkarkohej” pa u propozuar.

Këto mesazhe të tij ia kalova forëard Kryeministrit Berisha dhe i bëra të qartë që ky nuk mund të ishte Ministër i Jashtëm dhe i propozova Z. Edmond Haxhinasto, më një përvojë të çmuar diplomatike.

Kështu që shantazhi u shpërblye me shkarkim dhe jo me “negociata”.

Disa javë më vonë shantazhisti bëri të penduarin duke më kërkuar falje në celular dhe po kështu edhe takim i cili u zhvillua te “Piazza”.

Pasi kërkoi falje për “nxitimin” më solli një ofertë “fantastike” nga Edi Rama.

Thelbi i ofertës ishte që unë të bëhesha Kryeministër dhe ta bënim Qeverinë sipas dëshirës tonë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të na mbështese pa kushte.

“O shoku, – e pyeta, “unë si do jem Kryeministër me 4 deputetë?”

Unë kisha mbi 60 deputetë si Kryeministër dhe u largova vetë se nuk mund të pranoja kushtet e pakicës parlamentare të Fatos Nanos.

Në fund, shantazhisti më tha se nëse unë bëhesha Kryeministër ai nuk do t’i nxirrte përgjimet.

Kuptohet që këtu biseda mbaroi “me sukses” sepse “i penduari” u bë recidivist.

Pak ditë më vonë një pronar mediash që ishte mik i përbashkët më kërkoi takim urgjent te “Rogneri”.

Kujtova se kishte ndonjë hall të tij, por ai kishte merakun tim.

Më tregoi një foto ku isha unë me shantazhistin në zyrën e këtij të fundit.

“Çfarë urgjence ka kjo?”, – e pyeta unë.

“Ma tha ai, – më tha pronari i medias, “dhe do e publikojë përgjimin nëse nuk e pranon propozimin”.

“Faleminderit prej teje, – i thashë, “por i thuaj atij të publikojë ç’të dojë dhe kur të dojë”.

Natyrisht shantazhisti duke menduar se unë e merrja për bllof kërcënimin e tij më kishte çuar lajmësin për të më treguar “provën” se nuk bënte bllofin.

Por si njeri i përgjegjshëm që e di shumë mirë se çfarë firmos, por edhe se çfarë them në çdo rrethanë, isha shumë i qetë dhe i sigurt se asgjë implikuese nuk mund të kishte në bisedat e mia.

Për të gjitha këto, natyrisht kam informuar Kryeministrin Berisha. Ndërkohë kisha marrë masat për zëvendësimin e tij si deputet, me deputet të Partisë Socialiste, në kohën që ai do të “dezertonte” nga shumica jonë.

Po kështu, gjatë Dhjetorit 2010 dhe fillim Janarit 2011, gati 90% të kohës e kalova në krye të Komitetit Qeveritar për Emergjencën për shkak të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Natyrisht edhe për shkak të lidhjeve të mia personale edhe me deputetë e funksionarë të Partisë Socialiste në këto dy zona, u informova për porositë që kishin marrë për të përgatitur njerëzit, që të bëheshin gati për një revolt të paparë, sepse do plaste një superskandal në media në fillim të Janarit.

Kështu, që montazhi i 11 Janarit nuk ishte aspak i papritur për mua dhe disa të tjerë.

Menjëherë në 12 Janar, në mëngjes, i nis një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, ku e njoftoja se hiqja dorë nga imuniteti im.

Pas këtij veprimi, dola në konferencë shtypi në Ministrinë e Ekonomisë, ku bëra publik heqjen dorë nga imuniteti si deputet dhe e ftoja Prokurorinë të hetonte rastin dhe po kështu iu përgjigja çdo pyetje të gazetarëve.

Ndërkohë, ditën tjetër, më 13 Janar, pranova ftesën e gazetarit të njohur, Blendi Fevziu, për të dalë në “arenë” me një panel analistësh që do i zgjidhte ai.

Pas një debati të flaktë dhe të pakompromis, pyetjes se a do jepja dorëheqje iu përgjigja se unë kam hequr dorë nga imuniteti dhe kjo mjafton.

Por ditën tjetër, sapo gdhiu dita, një i panjohur trokiti të më sillte një porosi nga jashtë, nga një mik i jashtëzakonshëm dhe shumë i informuar.

Porosia ishte se duhet të japësh sa më parë dorëheqjen dhe ti nuk duhet të jesh në zyrë (Ministri) kur të vriten njerëz, sepse situate është më e rënduar se ç’e mendon ti.

Duke patur besim absolut në integritetin dhe dashamirësinë e porosi-dërguesit, shkova menjëherë në zyrë dhe përgatitja dorëheqjen e parevokueshme nga Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë dhe shkova të takoja Kryeministrin Berisha për t’i bërë të ditur vendimin e ri, si domosdoshmëri për të lehtësuar pozitën e Qeverisë, si edhe për të sfumuar sa të mundej alibinë e gjak-kërkuesve.

Po kështu, i paraqita propozimin për zëvendësuesit e mi, nga postet e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë dhe nga ajo ditë (pra një javë para 21 Janarit) nuk shkela më në atë ministry.

Po atë ditë, në mesdrekë, Asambleja e Partisë Socialiste shpalli 21 Janarin, si ditën e protestës dhe qametit.

Ndërkohë pak ditë para 21 Janarit, i panjohuri, u rishfaq, për të sjellë të dhëna të reja dhe një porosi të re për mua.

Të dhënat e reja ishin se situata po rëndohej pasi organizatorët po rekrutonin shumë elementë kriminalë në terren për 21 Janarin.

Po kështu, porosia e mikut nga jashtë ishte se më 21 Janar, unë nuk duhet të qëndroja në shtëpi pasi banesa mund të sulmohej nga elementë kriminalë.

Përgjigjia ime ishte falenderuese për mikun tim, për kujdesin e tij, por i thashë se nga zyra ika se nuk është e imja, por nga shtëpia nuk mund të largohem.

Pas kësaj, më 18 Janar kam bërë konferencë shtypi në selinë e LSI-së ku kam paralajmëruar Edi Ramën për të hequr dorë nga rekrutimi i elementëve kriminalë për të nxitur dhunë dhe gjakderdhje.

Të shqetësuar për mosvlerësimin e duhur të organizmit të “nëndheshëm” të protestës nga autoritetet ligjzbatuese në 20 Janar, i kemi dërguar një letër informuese Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të dhënat më shqetësuese që kishim ne si LSI.

Fatkeqësisht, dhuna nuk u parandalua në kohën e duhur edhe pse për ditë të tëra në televizione bëhej thirrje e hapur për dhunë dhe viktima.

Nuk ishin socialistët (anëtarët dhe simpatizantët) që sulmuan me dhunë (gura, hunj, etj) Kryeministrinë.

Socialistët ishin te ura e Lanës dhe përtej.

Por ishin të rekrutuarit dhe të importuarit që për 3-4 orë sulmuan pa rreshtur policinë derisa u konfrontuan me Gardën.

Parandalimi i elementëve kriminalë përpara mitingut, nuk kishte funksionuar.

As marrja e masave për shpërndarjen paqësore të demonstruesve.

Nuk është detyra ime të hetoj se përse nuk u parandalua një gjakderdhje e paralajmëruar me kohë.

Madje kjo duhej të hetohej në kohë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por gjurmët e organizatorëve atëherë ishin shumë të freskëta dhe u duhej dhënë kohë për t’i “pastruar”.

Por, le t’i kthehemi disa të vërtetave, me video-montazhin që u përdor si alibi për të thirrur protestën.

Së pari, as një agjensi zyrtare e SHBA, Britanisë së Madhe etj, nuk pranoi të bëjë ekspertizën e videos, sepse e dinin më mirë se sa ne se çfarë ishte.

Së dyti, çuditërisht në vend që Prokuroria ta çonte videon te një ekspert audio, e çoi te një ekspert privat kompjuterash (pra video).

Ndërkohë, aty nuk ishte problem te video, pra se kush ishin dy personat.

Problemi i vetëm dhe kryesor ishte vërtetësia e bisedës të shoqëruar me titra dhe nëpërmjet edhe montimeve të bëra.

Pra, rastësisht eksperti amerikan, gjatë kërkimit të tij në orën e dorëzuar nga “denoncuesi i korrupsionit”, gjeti plot video të tjera të tij, të cilat ai i kishte bërë “delete” duke menduar se ishin zhdukur përgjithmonë.

Rekuperimi i tyre, përveç se ekspozonte plot politikanë, biznesmenë dhe gazetarë të përgjuar, jo vetëm në zyra, por edhe në shtëpi, evidentoi edhe një video ku dukeshin vërtet me sy 80 mijë euro që zotëria i merrte nga Zv/Ministri i tij në shtëpi.

Për këtë, Prokuroria u detyrua formalisht të niste një hetim, meqënëse eksperti amerikan ja kishte dërguar me procesverbal këtë rast.

Por te askush nuk e përmend dhe mirë bëjnë (b)analistët.

Le të vazhdojmë me hetimin tim.

Në mënyrë të qëllimshme, Prokuroria, shkelte vazhdimisht procedurat e hetimit duke shpresuar se unë do të kërkoja mbyllje me procedurë të çështjes në gjykatë.

Edhe pse ne kërkuam dhe insistuam që ekspertët tanë të ishin të pranishëm në çdo ekspertim që do përzgjidhte Prokuroria, kjo nuk ndodhi kurrë qëllimisht.

Çuditërisht, Prokurori që u caktua të drejtojë çështjen time, në periudhën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në kuadër të verifikimit të figurës, u shpall nga Autoriteti i Dosjeve, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Por Gjykata më pas deklaroi se kishte qenë një person tjetër dhe kështu, zotëria u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që pagëzoi edhe Prokurorët e parë të SPAK-ut.

Tani le të kalojmë te Gjykata dhe vendimi i saj.

Dëgjojmë (b)analistë që thonë se Meta e dorëzoi imunitetin pasi kishte garanci te drejtësia, etj.

Dua t’ju siguroj se në jetën time nuk kam emëruar kurrë ndonjë prokuror apo gjykatës.

Së dyti, nëse unë apo Z. Berisha, do kishim kaq ndikim te drejtësia, përse do të zgjidhnim relator të çështjes Z. Dvorani, i cili dihet se është shumë militant partie edhe pse i njeh mirë ligjet?

Ja pra që ndërhyrje nuk mund të kishte.

Po kështu, unë mund të kisha kërkuar përjashtimin e Z. Dvorani nga relator dhe anëtar i trupës gjykuese, pasi ai kishte lidhje shumë të afërta me personin që më përgjoi mua.

Por unë nuk e bëra kurrë këtë.

Po kështu, nuk kërkova që çështja të mbyllej për shkak të shkeljes së procedurave nga Prokuroria, por i shkuam gjykimit me themel, deri në fund.

Rezultati, siç dihet, ishte 5 – 0.

Edhe vet relatori i çështjes, Z. Dvorani, votoi për pafajësinë time, si katër kolegët e tjerë.

Por për të “ngushëlluar” shokët e partisë bëri një shënim, se për kaq sa kemi parë dhe hetuar, është i pafajshëm, por mirë do ishte që të zgjasnin hetimet.

Pra nga dy vjet hetime, të vazhdonte pa mbarim, aq sa i duhej “Partisë”.

Me gjithë presionin që kishte nga njerëzit e Partisë Socialiste, Z. Dvorani, nuk votoi siç donin ata, në mënyrë që të kishte një votë kundër, të cilën socialistët do ta trumbetonin kudo, brenda e jashtë vendit, si vendim i “pakicës të pakorruptuar”, e përralla të tjera si këto.

Ndërkohë paralelisht, zotëria që më kishte përgjuar mua, ishte zhytur në telashe të mëdha, sepse i kishin dalë jashtë kontrollit videot e pafundme që i kishte bërë vetes me të tjerë.

Një njeri i papërgjegjshëm që rrinte afër meje në ato kohë, kishte vendosur një gjobë të rëndë duke përdorur një foto spekulative.

Përsëri, miku i përbashkët, që më solli foton në “Rogner”, më kërkoi takim urgjent në emër të tij.

Pa asnjë dëshirë, por për shkak se doja të dija të vërtetën, meqënëse ishte përmendur emri im nga gjobvënësi, i prita të dy, në një ekspozitë pikturash atë kohë, në Gjirin e Lalzit.

Pasi kërkoi falje për keqpërdorimin e përgjimit të tij nga Edi Rama për 21 Janarin, më sqaroi edhe rrethanat e gjobvënies nga ish–mbështetësi im, bazuar mbi një foto spekulative.

“Qetësohu, – i thashë, “se është si fotoja që më dërgove ti me këtë mikun e përbashkët në Rogner”.

“Asnjë lekë nuk je i detyruar t’i paguash askujt, – i thashë, “por video-montazhin tënd e paguan katër të pafajshëm me jetën e tyre”.

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

By: e xh
28 January 2026 at 13:22

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Ndërkohë, Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

By: e xh
28 January 2026 at 13:20

“Bashkia nuk mund të jetë thjesht një institucion demografik, por kërkon lidership politik e organizativ, ku roli i kryetarit të bashkisë të ndihet”. Kështu u shpreh Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Gjatë konferencës për shtyp, Demo tha se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj është e ndjeshme për shkak të natyrës së vetë institucionit dhe rolit të kryetarit, ndërsa shtoi se ka pasur përpjekje nga bashkia për tejkalimin e kësaj periudhe.

Patjetër që shumë! Bashkia për vetë natyrën që ka dhe aq më tepër, për rolin që kryetari i bashkisë ka, patjetër që është aty për të drejtuar në qytet dhe merr besimin e qytetarëve.

Nëse do ta minimizonim këtë, nuk do të kishim nevojë për kryetar bashkie, por çdo komunitet, jo vetëm në Shqipëri, edhe në vende të cilat nuk kanë sistem demokratik, ka nivel vendor. Edhe nëse janë të emëruar, bëhen drejtues ose liderë të një komuniteti.

Roli i kryetarit të bashkisë duhet të ndihet. Bashkia është munduar të krijojë kushtet që këtë periudhë sfiduese ta kalojë në mënyrë të menaxhueshme në të mirën e qytetarëve që shërbimet mos të mungojnë, cilësia e shërbimeve mos të bjerë dhe investimet të vazhdojnë përpara. Bashkia nuk mund të jetë thjesht institucion demografik, kërkon edhe lidership politik e organizativ dhe në këtë kontekst, roli i kryetarit të bashkisë, ndihet”, u shpreh ai.

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

By: e xh
28 January 2026 at 13:09

Ky është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën edhe 6 personave të tjerë.

Mësohet se Vasil Pilo jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi vitesh. Miqtë e Vasilit tregojnë se ai ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës.

Aksidenti tragjik ku ai humbi jetën ndodhi në Timis të Rumanisë teksa ai dhe 9 tifozë të tjerë të PAOK po udhëtonin drejt Lionit për të ndjekur ndeshjen e ekipit grek në Europa League.  Furgoni në të cilin ndodhej Pilo u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion, por gjatë rikthimit në korsinë e tij të ecjes u përplas me kamionin që i vinte përballë. Nga impakti i fortë furgoni fluturoi jashtë rrugës. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë teksa transportohej drejt spitalit. Tre të plagosurit, mes tyre një tjetër shqiptar u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Klubi i PAOK-ut ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

❌
❌