Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Gazeta Fjala

18:58 “Të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës”, Berisha: PD do të bëjë analizë për anëtarët dhe drejtuesit që nuk punuan gjatë fushatës

By: Monika
16 January 2026 at 18:58

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Partia Demokratike do të bëjë analizën e saj ku do të evidentohen dhe ata anëtarë apo drejtues që nuk kanë punuar gjatë fushatës, për qejfmbetje se nuk ishin në lista.

Berisha tha se kush ka bashkëpunuar me kundërshtarin le të shkojë tek partia e krimit.

“Individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike. Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit.

Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Çështja e dytë, jashtëzakonisht e rëndësishme. Se ne nuk kemi më luksin. Nuk kemi më asnjë mundësi që të ndjekim një lloj axhende me çështje një nga një. Jo. Jemi në emergjencë. Jemi në emergjencë të vërtetë. Ndaj dhe ne duhet të, duhet të vendosim që të gjithë rrugëtimin tonë ta kemi shumë planshe.

Partia Demokratike është një parti e madhe. Me votimet e saj, me votimet e saj pra që kanë marrë pjesë në pesë vitet e fundit, në tërësi janë mbi 40.000 anëtarë dhe anëtare që kanë ardhur dhe kanë votuar. Ka patur normal, siç ka, siç është fluksi i popullsisë, i popullatës dhe fluksi i anëtarësisë tonë, kanë emigruar, janë larguar, por në tërësi, në tërësi votimet tregojnë pak a shumë këto shifra.

Ndërkohë, si në çdo parti tjetër ka një numër, një përqindje të caktuar anëtarësie që quhet anëtarësi e fjetur, e cila nuk ndjek, nuk ndjek me disiplinë procedurat në parti, votimet e të tjerë, por ajo ekziston. Tani, ne shkojmë drejt zgjedhjeve, se jemi, ne do bëjmë analizat. Në këto rrethana që jemi ne do bëjmë patjetër analizën.

Do bëjmë analizën sepse është e domosdoshme analiza për ne. Është e domosdoshme për të nxjerrë secili nga ne përgjegjësitë, mësimet, përmirësimet, kritikat, qëndrimet. Nuk jemi ne kurrë ata që i shmangemi të vërtetave dhe realitetit. Në asnjë rrethanë. Dhe në qoftë se kjo nuk u fillua për disa muaj, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prapë para jush, kishte vetëm një shkak.

Betejën e egër që po zhvillohej midis nesh dhe qeverisë shqiptare që bënte çdo gjë për të mashtruar, deformuar, ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit. Kurse ne luftonim në kushte shumë të pabarabarta, por vetëm me fakte dhe me të vërteta, në mënyrë që ai raport të mos ndryshojë dhe është në nderin e atij ekipi dhe të atij drejtuesi dhe atyre drejtuesve të, të delegacioneve parlamentare dhe jo parlamentare të institucioneve ndërkombëtare, që raportin jo që nuk e ndryshuan, por përkundrazi, e plotësuan me një seri, me një, me një shumësi dokumentesh që ne i furnizuam në mënyrë të vazhdueshme, dokumente të pakundërshtueshme.

Kështu që në fund, Edi Rama që priste me çdo kusht që ato, ato zgjedhje të quheshin më të mirat se më parë, apo të quheshin kështu apo ashtu, ngeli me duar bosh, u turpërua, siç është, se turp s’ka ai, një deklaratë e bërë, përgënjeshtruar brenda 24 orëve dy herë si e pavërtetë nga një lobist i tij. Ndaj dhe tani, kjo ka qenë shkaku.

Tani ne jemi parti e mendimit të lirë, parti e hapur, parti që bëjmë gjithçka për korrigjimet, për përmirësimin, për ripërtëritjen, për zgjerimin e radhëve. Natyrisht, në këtë analizë që do bëhet, individë të caktuar, të cilët për hir të bizneseve të tyre kanë bashkëpunuar me kundërshtarin tonë, ata nuk kanë vend në mënyrë absolute në Partinë Demokratike.

Ata të shkojnë tek partia e tyre e krimit. Se të flirtosh me partinë e krimit është krim ndaj opozitës. S’janë të shumtë, aq sa janë. Të tjerë, të tjerë, të cilët zemërimi, prish se jeni këtu. Zemërimi, nuk i lejoi të ngrihen mbi zemërimin e tyre dhe të gjejnë forca të angazhohen në betejën në fushatë elektorale. A pati të tillë? Pati.

Nuk mund të themi që s’pati. I kemi të, janë të dokumentuar. Edhe këta të na falin, por të na falin, por në poste drejtuese nuk do mund të pretendojnë ata. Po ti je nënkryetar partie, ke qenë nënkryetar partie dhe tani më thua mua që thua që unë nuk punova në fushatë. Po si s’punove ti në fushatë? Apo pse s’e pate emrin tënd në listë, s’punove në fushatë ti?

Çfarë, ti nuk dole dot mbi zemërimin tënd, kupton apo jo? Prandaj të lutem, merr një pauzë, qetësohu, je, mbetesh ti, po mendo njëherë, se nuk të ka borxh partia ty, edhe gabim po të ketë bërë, se unë nuk them se ka patur një drejtësi maksimale në, në, në përcaktimin e listave e të tjerë e të tjerë.

Po dhe gabim, ti s’mund të reagojë kurrë me një indiferencë, sikur nuk po zhvillohet në një kohë kur ishte e gjithë, e gjithë anëtarësia jote në betejë. Edhe këta, aq sa janë, nuk janë shumë, u them që tani, jepni dorëheqje.

Në të mirën tuaj, nuk do zgjidhin në forume. Jo, nuk mund të zgjidhen. Sepse nuk ju ka, nuk dolët dot mbi zemërimin ju. Ndaj dhe kjo, kjo analizë, pra bëhet me qëllimin më të mirë, për të ripërtërirë forcat, për të ripërtërirë drejtimet në Partinë Demokratike. Por kjo nuk mund të bëhet, nuk mund të marri kurrë, nuk mund të marri kurrë karakterin që duam, në qoftë se ne nuk verifikojmë, identifikojmë çdo anëtar dhe anëtare të kësaj partie. Konstatoj një tendencë jo të favorshme ndaj primareve./mxh

18:43 Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

By: Monika
16 January 2026 at 18:43

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton sot, me 16 janar, se shtetasi shqiptar Jozef Ndoci, i cili mbahej i burgosur në Venezuelë për më shumë se një vit (tetor 2024 – janar 2026), është liruar dhe ndodhet tashmë në gjendje të sigurt.

Siç njofton Ministria e Jashtme, Ndoci mbahej në burgun e sigurisë së lartë El Rodeo, në shtetin Miranda dhe lirimi i tij u realizua pas një procesi të zhvilluar gjatë ditëve të fundit, në kuadër të lirimit të një numri të të burgosurve të huaj në Venezuelë.

Pas transferimit të përkohshëm në ambientet e DGCIM, ai u lirua dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Karakas.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, ka ndjekur çështjen në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa rrafshe, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësi diplomatike mike, duke patur në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shtetasit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e J.N dhe do të vijojnë të ofrojnë mbështetjen e nevojshme deri në kthimin e tij të sigurt në Shqipëri. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh mirënjohjen për kontributin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe për bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike partnere në Karakas”, thuhet në njoftim për median./mxh

18:37 “Nuk u jap dot mend të tjerëve”/ Përmbytjet në Durrës, Sara Berisha: Nuk reagova, ç`më duhet mua!

By: Monika
16 January 2026 at 18:37

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Influencuesja Sara Berisha ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku foli hapur për rolin e figurave publike në raport me ngjarjet sociale dhe kufijtë e reagimit publik.

Gjatë bisedës me Arbana Osmanin, diskutimi u ndal te përmbytjet e fundit në Durrës, një situatë që preku mijëra qytetarë dhe nxiti reagime të shumta në rrjete sociale. Sara u shpreh se, edhe pse emocionalisht e prekur nga ajo që ndodhi, zgjodhi të mos reagojë publikisht, duke theksuar se jo çdo figurë publike duhet të japë mendim për çdo çështje.

“Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë. Unë nuk mund të dal dhe t’u jap mend të tjerëve,” u shpreh ajo.

Sara shtoi se reagimi i saj ka qenë më shumë personal dhe privat, duke respektuar kufijtë e saj si individ dhe jo si figurë publike.

“Kur u përmbyt Durrësi, emocionalisht doja të flisja, por vendosa të mos e bëj. Populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këto gjëra i përjetoj dhe i shpreh më privatisht,” përfundoi Sara./mxh

18:36 Rama “kunja” opozitës: Na rrinë gjithë kohës mbrapa e na pengon të shkojmë përpara

By: Monika
16 January 2026 at 18:36

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe situatën me opozitën në veprimtarinë parlamentare.

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama nuk la rast pa ironizuar opozitarët, që sipas tij, nuk u qëndrojnë përballë, por janë gjatë të gjithë kohës pas tyre duke i penguar në vijimin përpara.

Sipas Ramës, opozita është e angazhuar me çdo mjet e mënyrë që të përcjellë jashtë kufijve një imazh tjetër të Shqipërisë.

“Ajo pjesë e politikës që ne nuk e kemi dot përballë, por gjithë kohës mbrapa duke na penguar që të shkojmë ne përpara. Duhet të ecim me vendosmëri sa më thellë në teknologji në punën e Kuvendit. Duhet të kemi një kanal parlamentar. Puna jonë nuk pret. Do të ishte qershi mbi tortë sikur të tjetët të bëjnë të njëjtën punë. Punën për vendin dhe anëtarësimin e vendit në BE. Përkundrazi janë të angazhuar që me çdo mjet e mënyrë që të përcjellin jashtë kufirit që ky vend është një narkoshtet. Këtu brenda janë të interesuar që vetëm të pengojnë”,-u shpreh Rama./mxh

18:34 Çfarë po ndodh? SPAK dhe BKH kontrolle në kullën përballë Katedrales Ortodokse

By: EL
16 January 2026 at 18:34

Last Updated on 16/01/2026 by EL

SPAK dhe BKH mbrëmjen e sotme po kryejnë kontroll në kullën “Ever Green”, e cila ndodhet përballë Katedrales Ortodokse  në Tiranë.

Raportohet se kontrollet po në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz.

Ndërsa po ashtu mësohet se kontrollet po kryhen për llogari të një hetimi me partnerët e huaj.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e SPAK./.et

18:34 Kapje tjetër me Fevziun/ Rama: Hap penxheren e darkës dhe lëshohet mbi shikuesit për ministrat

By: Monika
16 January 2026 at 18:34

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sot një tjerër debat me gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu.

Rama e riakuzoi Fevziun se shpif haptazi lidhur me ministrat, që sipas tij, kanë qenë në terren në ditët e përmbytjeve.

“Të ndiejmë dhe të kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar. Kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vite ëndrrën e rrëzimit tim dhe tonë, e shihnin shiun dhe borën si anëtaren e mirëseardhur të koaliciinit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, që ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe lëshohet mbi shikuesit e tij, a thuajse i kishin hyrë në shtëpi. Dhe shpif haptaz. Mendoj se ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, ndërkohë që ai dhe ata që ftohen prej tij, i konsiderojnë ministrat vetëm kur bëjnë parakalimin te stacioni i Trenit”,-tha Rama./mxh

18:19 Zelenskiy: Ukraina e gatshme për garanci amerikane dhe paketën e rimëkëmbjes

By: Monika
16 January 2026 at 18:19

Një delegacion ukrainas është nisur për në Shtetet e Bashkuara për bisedime mbi garancitë e sigurisë dhe paketën e rimëkëmbjes pas luftës, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten, duke shprehur shpresën se dokumentet mund të nënshkruhen në krah të Forumit Ekonomik Botëror në Davos javën e ardhshme.

“Nëse gjithçka finalizohet dhe ka pranimin e palës amerikane, nga ana jonë, në parim, besoj se kemi përfunduar. Atëherë do të jetë e mundur të nënshkruhet gjatë Davosit,” tha Zelenskiy.

Gjatë konferencës për shtyp në Kiev, Zelenskiy theksoi se SHBA-ja dëshiron të mbyllë luftën sa më shpejt, ndërsa Ukraina dëshiron ta bëjë këtë edhe më shpejt. “Ne të dy jemi të interesuar që të përfundojë sa më shpejt. Dhe e kuptojmë që vonesa në nënshkrim dhe përfundim të luftës është nga ana e Rusisë,” tha ai.

Ai gjithashtu foli për gjendjen e energjisë në vend: “Konsumimi ishte i lartë dje, rreth 18 gigavat. Por ne kishim kapacitetin rreth 11 gigavat. Kjo ishte situata dje, por diçka po rikuperohet çdo ditë.”

Duke folur për mbrojtjen, Zelenskiy shtoi: “Derisa sot mëngjes, disa sisteme mbrojtëse ishin pa raketa. Sot mund të flas hapur sepse tashmë i kemi këto raketa.”

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, tha nga ana e tij: “Për këtë arsye Republika Çeke ka qenë proaktive në iniciativën e municionit, që furnizon mbi 50% të municionit me kalibër të madh për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Jam i lumtur që kjo iniciativë do të vazhdojë me qeverinë e re të Çekisë.”/MXH

18:11 Rama paralajmëron opozitën: Koha për procedurë nuk do të ngatërrohet me pengmarrje

By: EL
16 January 2026 at 18:11

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën se rregullorja e Kuvendit do të ndryshojë, me rinisjen e punimeve të Kuvendit, të hënën.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”, Rama tha se po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE.

“Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm  spektatorë të një teatri balte.

Kjo duhet të mbarojë”, tha Rama.

Edi Rama: Numri i ligjeve duhet të jetë më i lartë për shkak të procesit të negociatave. Kjo shton nevojën për të rritur orët e punës dhe rritjen e seancave të parlamentit. Nuk është i mundur ky proces me këtë numër seancash, të parashikohen seancat e posaçme për këtë proces. Nuk janë seanca që kërkojnë gjatësi orësh por përqëndrim dhe prezencë.

Ky proces kërkon dhe një shërbim administrativ të kuvendit më cilësor.

Duhet të shtojmë forca të reja, ekspertizë në funksion të komisioneve përkatëse për procesin e negociatave.

Duhet ta ritheksoj se në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është shumë e madhe, po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE. Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm  spektatorë të një teatri balte. Kjo duhet të mbarojë.

Në asnjë parlament demokratik të BE, kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Duke qenë se rregullorja e Kuvendit, nuk është e shkruar në gurë, duke u bazuar tek rregulloret dhe praktikat e BE duhet ndërhyrë menjëherë në mënyrë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me konceptin pengmarrje./et

18:10 Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

By: Monika
16 January 2026 at 18:10

Regjimi i ajatollahëve në Iran po përballet me presion gjithnjë e më të madh nga vala e re e trazirave, e nxitur nga vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga inflacioni, i cili është rritur ndjeshëm që nga lufta e qershorit të kaluar, kur forcat izraelite dhe amerikane ndërmorën sulme ajrore, kryesisht ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Pavarësisht shpërthimeve të përsëritura të protestave mbarëkombëtare që shtrihen prej dekadash, opozita iraniane ka mbetur e fragmentuar mes grupeve rivale dhe fraksioneve ideologjike dhe duket se ka pak prani të organizuar brenda Republikës Islamike.

Monarkistët janë pjesë e grupimeve që përbëjnë opozitën iraniane. Shahu i fundit i Iranit, Mohammed Reza Pahlavi, u largua në vitin 1979, kur Revolucioni Islamik mori pushtetin. Ai vdiq në Egjipt në vitin 1980. Djali i tij, Reza Pahlavi, ishte trashëgimtari i Fronit të Palloit kur dinastia u rrëzua dhe, tashmë me bazë në SHBA, ka bërë thirrje për ndryshim regjimi përmes mosbindjes civile paqësore, vazhdimit të protestave dhe një referendumi për një qeveri të re.

Megjithatë, ndonëse Pahlavi ka shumë mbështetës në diasporën iraniane që favorizojnë rikthimin e monarkisë, mbetet e paqartë sa popullore do të ishte kjo ide brenda vendit. Shumica e iranianëve nuk janë mjaftueshëm të rritur për ta kujtuar jetën para revolucionit dhe vendi duket shumë ndryshe nga ai që i ati i Pahlavit la pas 47 vjet më parë. Ndërsa shumë iranianë e shohin me nostalgji atë periudhë para-revolucionare, të tjerë kujtojnë edhe pabarazitë dhe shtypjen e asaj kohe.

Ndërkohë, përçarje ka edhe brenda vetë grupeve pro-monarkiste.

“Nuk është se diaspora iraniane gjatë 50 viteve ka krijuar një lëvizje proteste të unifikuar dhe të integruar. Ajo është shumë e përçarë. Nuk është e bashkuar. Djali i ish-monarkut, Reza Pahlavi, është shndërruar, nëse mund të themi kështu, në një figurë përfaqësuese dhe ka tentuar të mobilizojë protestuesit dhe, në fakt, deri në një masë të caktuar, ai ka pasur ndikim në këto protesta që kemi parë. Por është shumë e vështirë të shihet se sa mbështetje ka ai ose sa mbështetje ka ndonjë figurë tjetër në Iran. Do të thosha se iranianët janë relativisht të bashkuar në kërkesën për rrëzimin e Republikës Islamike, por nuk është e qartë se çfarë vjen më pas apo kush vjen më pas. Ai përfaqëson nostalgjinë për të kaluarën. Ai është një alternativë ndaj asaj që kanë aktualisht, por mund të mos jetë zgjedhja numër një për njerëzit brenda Iranit”, tha Sanam Vakil.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit është po ashtu pjesë e opozitës iraniane. Muxhahedinët ishin një grup i fuqishëm i majtë që organizoi fushata bombardimesh kundër qeverisë së Shahut dhe objektivave amerikane në vitet 1970, por më pas u përplasën me fraksionet e tjera. Grupi njihet shpesh me emrin e tij persian, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (Mujahideen-e Khalq), ose me akronimet MEK apo MKO.

Shumë iranianë, përfshirë edhe armiq të betuar të Republikës Islamike, nuk ia falin kurrë faktin se u rreshtua në krah të Irakut kundër Iranit gjatë luftës së viteve 1980–1988. Grupi ishte i pari që zbuloi publikisht në vitin 2002 se Irani kishte një program sekret të pasurimit të uraniumit, por prej vitesh nuk ka treguar shenja të ndonjë pranie aktive brenda Iranit.

Në mërgim, udhëheqësi i tij, Massoud Rajavi, nuk është parë për më shumë se 20 vjet dhe drejtimin e ka marrë bashkëshortja e tij, Maryam Rajavi. Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar për atë që e quajnë sjellje sektare dhe abuzime ndaj ndjekësve të saj, akuza që grupi i mohon. Grupi është forca kryesore pas Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, të udhëhequr nga Maryam Rajavi, i cili ka prani aktive në shumë vende perëndimore.

“Mendoj se një ndërhyrje e SHBA-së, dhe kjo varet sigurisht nga shtrirja, përmasa, qëllimi dhe objektivat e Shteteve të Bashkuara, mund t’u japë njëfarë mbështetjeje protestuesve. Por ka disa elemente kyçe, si të brendshme ashtu edhe të jashtme, që ende mungojnë që këto protesta të zhvillohen realisht në diçka revolucionare. Nevojitet rezistencë e qëndrueshme nga brenda vendit. Nevojitet kapacitet organizativ. Dhe Republika Islamike përpiqet vazhdimisht ta thyejë këtë. Nevojitet një plan veprimi. Duhet të dihet se çfarë vjen më pas. Dhe, në fund të fundit, nevojitet gjithashtu që elitat brenda sistemit politik iranian të shkëputen nga ai sistem. Dhe nuk kemi parë një fragmentim të elitave të zhvillohet gjatë këtyre protestave, apo në ndonjë protestë që nga viti 2009.”

Minoritetet kryesisht sunite të kurdëve dhe baluçëve në Iran kanë shprehur shpesh pakënaqësi ndaj sundimit të qeverisë shiite, persishtfolëse në Teheran. Disa grupe kurde kanë organizuar prej kohësh opozitë ndaj Republikës Islamike në pjesët perëndimore të vendit, ku përbëjnë shumicën, dhe ka pasur periudha kryengritjeje të armatosur kundër forcave qeveritare.

Në Baluçistan, përgjatë kufirit lindor të Iranit me Pakistanin, opozita ndaj Teheranit varion nga mbështetës të klerikëve sunitë që kërkojnë më shumë hapësirë për ndjekësit e tyre brenda Republikës Islamike, deri te xhihadistë të armatosur të lidhur me Al-Kaedën.

Kur protestat e mëdha janë përhapur në mbarë Iranin, ato shpesh kanë qenë më të ashpra në zonat kurde dhe të Baluçistanit, por në asnjërën prej këtyre rajoneve nuk ka një lëvizje të vetme, të unifikuar opozitare që të përbëjë kërcënim të qartë për sundimin e Teheranit.

Qindra mijëra iranianë kanë dalë në rrugë në protesta masive në periudha të ndryshme gjatë dekadave. Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, demonstruesit mbushën Teheranin dhe qytete të tjera, duke akuzuar autoritetet për manipulim të votës në favor të presidentit në detyrë, Mahmoud Ahmadinejad, kundrejt rivalit Mir Hossein Mousavi. “Lëvizja e Gjelbër” e Mousavit u shtyp dhe ai u vendos në arrest shtëpie, së bashku me aleatin e tij politik dhe ish-kryetarin e parlamentit, Mehdi Karoubi.

Kjo lëvizje, që synonte reforma demokratike brenda sistemit ekzistues të Republikës Islamike, sot shihet gjerësisht si e shuar.

Në vitin 2022, protesta të mëdha përfshinë sërish Iranin, të përqendruara te të drejtat e grave. Demonstratat “Grua, Jetë, Liri” vazhduan për muaj të tërë, por pa krijuar një organizatë apo udhëheqje dhe shumë nga protestuesit u arrestuan dhe u burgosën.

“Mendoj se ata po përballen me një kërcënim të trefishtë, diçka me të cilën nuk janë përballur kurrë më parë. Kërcënimi i parë është padyshim presioni i jashtëzakonshëm ekonomik dhe nuk ka zgjidhje të menjëhershme apo të shpejta në këtë drejtim, për shkak të sanksioneve, por edhe për shkak të korrupsionit sistemik. Presioni i dytë, sigurisht, është kriza politike mes shtetit dhe shoqërisë. Irani ka përjetuar disa valë protestash gjatë dy dekadave të fundit. Këto protesta janë të ngjashme me protestat e viteve 2017 dhe 2019, të cilat kishin karakter ekonomik dhe u përhapën në qytete të vogla dhe fshatra, ku ishin shumë të dhunshme. Kriza e tretë — dhe ajo që e bën këtë moment edhe më shqetësues për establishmentin politik në Iran — është se ata po përgatiten për një tjetër raund përballjeje me Izraelin, nëse jo edhe me Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata po i llogarisin me kujdes veprimet e tyre dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll të gjitha frontet njëkohësisht. Presidenti i Iranit është përpjekur t’u afrohet protestuesve dhe t’u bëjë thirrje atyre, me shpresën për të ndërmjetësuar dhe për t’u takuar, gjë që është diçka e re. Por ka gjasa që në rrugët e Iranit të shihen edhe më tej shtypje dhe dhunë.”/MXH

18:00 Rama kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë/ Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100

By: EL
16 January 2026 at 18:00

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese. Pas mbledhjes së grupit të PS, Rama tha se duhet të ngrihet grupi i pune, duke ritheksuar edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.

“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama..et

16:55 Beniada Nishani tek Arbana: Dy fjalë për Ilda Lumanin!

By: Monika
16 January 2026 at 16:55

Të ftuar këtë të enjte në “Mirmbrëma Yje” të Arbana Osmanit ishin jo një, por 4 nga vajzat më të njohura të ekranit, blogeret të njohura dhe për pjesëmarrjen e tyre në Big Brother 1 dhe 2 Beniada Nishani, Jori Delli, Sarah Berisha dhe Dea Michel Hoxha.

Teksa biseda u ndal tek blogerja dhe modelja Beniada Nishani e cila foli hapur dhe për eksperiencën e saj televizive pranë Televizionit Publik Shqiptar si moderatore dhe kritikat që ka marrë si një person “jo adapt” për këtë vend pune duke qenë se nuk fliste një gjuhë shqipe të pastër.

Gjatë bisedës, Arbana Osmani theksoi se Beniada është zakonisht shumë e kujdesshme në mënyrën se si shprehet në intervista, por pas sulmeve të fundit ka zgjedhur të jetë edhe më korrekte dhe më e matur duke shtuar se ka pasur disa zëra kritikë që kanë vënë në dyshim praninë e saj në ekran për shkak të mënyrës së të folurit në shqip.

Dea Michele Hoxha doli në mbrojtje të Beniadës, duke theksuar se pikërisht ky stil i të folurit, i ndikuar nga jeta e saj në Itali, ishte arsyeja pse ajo fitoi dashurinë e publikut shqiptar. Sipas Deas, Beniada ishte pjesë e një formati argëtues dhe jo një emisioni politik apo informativ, ndaj autenticiteti i saj ishte një vlerë dhe jo një pengesë.

Arbana Osmani: Unë mendoj që Beniada përgjithësisht është e kujdesshme në intervista se si shprehet, por mesa vë re unë tani edhe nga fakti që është sulmuar së fundmi po përpiqet që të jetë akoma më korrekte.
Dea Michel: Beni është sulmuar, pse?
Arbana Osmani: Për ta sqaruar për Dean dhe ata që po na ndjekin që ndoshta nuk janë familjar me situatën. Beniada ka punuar në Televizionin Shqiptar, për sa kohë?
Beniada Nishani: E vërtetë, nga janari deri në korrik.
Arbana Osmani: Dhe ka pasur disa zëra, jo një por disa që kanë menduar që kjo nuk është një zgjedhje e duhur dhe ai nuk është një pozicion i merituar nga një vajzë e cila nuk flet mirë akoma gjuhën shqipe se di duhet punoj në një televizion.
Dea Michel: A mund të ngre një kundërargument për këtë se tani u kujtova dhe e kam parë. Beniada i fitoi zemrat e publikut shqiptar si një vajzë që kishte jetuar në Itali dhe pikërisht aty e kishte lezetin tek fakti që i miksonte ndonjëherë ca fjalë dhe njerëzit e adhuronin këtë gjë. Ndonjëherë njerëzit e adhuronin këtë gjë. Ndonjëherë njerëzit për atë gjënë që të duan më shumë më pas kthehen dhe të sulmojnë dhe është shumë e çuditshme. Në fund të ditës Beniada nuk është se bënte një emision për politikë dhe lajme të rënda. Ishte diçka entertaiment dhe me këtë njeriu duhet të argëtohet. Dhe Beniada është një njeri argëtues, prandaj dhe flasin për të.

Në fjalën e saj, Beniada Nishani falënderoi publikisht gazetaren dhe moderatoren Ilda Lumani, nën drejtimin e së cilës ka punuar në RTSH:

“Ka qenë një emision shumë i bukur nën drejtimin e Ilda Lumanit. Dua ta falënderoj publikisht sepse ajo ka besuar shumë tek figura ime. Falë Ildës kam bërë një rrugëtim të mrekullueshëm, jam rritur dhe jam pjekur. Nuk ka njerëz perfektë dhe ndoshta fakti që nuk e flas ende shqipen ashtu siç duhet ta flasë një moderator është ajo që më bën të veçantë.”/mxh

16:52 Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit dhe mjekes/ Policia jep detaje, zbardhen akuzat

By: EL
16 January 2026 at 16:52

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Policia e Durrësit ka bërë me dije se është vënë në pranga ish drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cerloj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës. Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./et

16:50 Aksidenti i rëndë në Dibër! Çifti i bashkëshortëve transportohet me helikopter drejt Tiranës

By: EL
16 January 2026 at 16:50

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Pas një aksidenti të rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se mes tyre, një çift bashkëshortësh është vendosur të transportohet me helicopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ata janë identifikuar si Kujtim dhe Vera Lika, konkretisht 68 dhe 66 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe,  dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./et

16:47 Ukraina nën acarin e dimrit: Fëmijët rrezikohen nga mungesa e ngrohjes

By: Monika
16 January 2026 at 16:47

Kronikë – TV Klan

Fëmijët në Ukrainë rrezikojnë hipotermi për shkak të temperaturave të acarta, ndërsa stoqet emergjente të gjeneratorëve elektrikë po shterojnë pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike, njoftuan agjenci ndërkombëtare ndihme të premten, më 16 janar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, tha se po përballet me një garë kundër kohës për të rivendosur shërbimet e ujit dhe ngrohjes, të cilat janë dëmtuar rëndë nga sulmet me raketa dhe dronë, teksa afrohet përvjetori i katërt i pushtimit rus të Ukrainës.

“Fëmijët dhe familjet janë në një gjendje të vazhdueshme mbijetese,” tha për gazetarët në Gjenevë Munir Mammadzade, përfaqësues i UNICEF për Ukrainën.

Ai theksoi se njerëzit po përpiqeshin të mbroheshin nga sulmet ndaj ndërtesave të larta, ndërsa temperaturat gjatë natës bien deri rreth minus 18 gradë Celsius.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy njoftoi të mërkurën, më 14 janar, se do të shpallë gjendje emergjente në sektorin e energjisë, ndërsa ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, tha të premten se Ukraina ka rezerva karburanti për më shumë se 20 ditë.

Kievi dhe rajonet pranë vijës së frontit po përballen me kushtet më të vështira, me mijëra shtëpi në kryeqytet, si dhe në Dnipropetrovsk, Kharkiv, Odesa dhe qytetet e frontit, të mbetura pa elektricitet ose ngrohje për ditë me radhë.

“Pa ngrohje, njerëzit janë në rrezik të lartë për hipotermi, ngrica dhe sëmundje të frymëmarrjes,” tha Jaime Wah, zëvendësdrejtor i Delegacionit në Kiev për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke shtuar se ndërprerjet e paparashikueshme të energjisë po pengojnë furnizimin me ujë dhe shërbimet shëndetësore./mxh

16:44 Paaftësia si pushtet dhe kancer që vret shoqërinë

By: EL
16 January 2026 at 16:44

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Nga Fejzo Subashi

Ekziston një shtresë , e cila për fat të keq nuk është e vogël, në shoqërinë tonë që nuk prodhon vlerë, nuk krijon dije, nuk ndërton institucione, por ka një “aftësi” të jashtëzakonshme: aftësinë për të shkatërruar të aftin.
Kjo shtresë është kanceri i shoqërisë sonë, i cili jo pak nga pak por me shpejtësinë e dritës po shkatërron Vendin.
I paafti nuk ngjitet sepse është i zoti. Ai ngjitet sepse di të kapë postin, të neutralizojë profesionistin, të zhdukë akademikun dhe të zëvendësojë cilësinë me mediokritet. Ai nuk konkurron, ai eliminon. Ai nuk përballet, ai intrigon. Ai nuk ndërton, ai uzurpon.
Kjo shtresë ka një instinkt të frikshëm: kap çdo karrige, çdo zyrë, çdo institucion, dhe aty ku hyn, gjëja e parë që bën është, jo vetëm që të respektoj dhe të pyes, por të largojë të aftin. Sepse i afti është rrezik. Dija është kërcënim. Profesionalizmi është armik.
Kështu, i paafti jo vetëm që i zë vendin profesionistit, por ia shkatërron edhe dinjitetin. E ul, e përbalt, e diskrediton, derisa ta detyrojë të largohet vetë. Dhe kjo është vrasja më e pastër morale që mund t’i bëhet një shoqërie.
Sot kjo shtresë nuk është më në hije. Është në kryesisht në krye të institucioneve shtetërore, pse jo dhe private. I paafti drejton sektorë që nuk i kupton, merr vendime për fusha ku nuk ka as formim, as përvojë, as përgjegjësi. I paafti sot i jep mend akademikut, i shpjegon ligjin juristit dhe ekonominë ekonomistit.
Dikur nuk e kuptoja paralajmërimin e profesorëve të mi:
“Mos ki frikë nga ai që di më shumë se ti; ki frikë nga ai që nuk di asgjë, por ka pushtet mbi ty.”
Sot kjo nuk është më këshillë, por është një realitet brutal.
Paaftësia sot nuk është thjesht e toleruar. Ajo është shpërblyer, promovuar dhe mbrojtur. Dhe më tragjikja: po i besohet pushtet edhe nga ata që duhet të jenë mbrojtës të ligjit, të interesit publik dhe të demokracisë. Kur ligjvënia dhe përfaqësimi bien në duart e mediokritetit, atëherë shteti shndërrohet në karikaturë.
Sot janë zhvlerësuar dija, formimi, përkushtimi dhe puna. Sot të vjen turp të kesh titull akademik, sikur të kesh mësuar të ishte faj. Ndërsa injoranca shitet si “zgjuarsi”, servilizmi si “aftësi” dhe paaftësia si “menaxhim”.
Unë nuk ndihem keq pse nuk jam i pasur. Nuk ndihem keq pse nuk kam poste apo privilegje. Ndihem keq sepse kam sakrifikuar për të mësuar, për t’u formuar, për të qenë profesionist dhe sot kjo duket si gabim në një shoqëri që e ndëshkon dijen dhe e shpërblen mosdijen.
Por problemi nuk jam unë. As mijëra të tjerë si unë.
Problemi është vendi.
Një vend që prej më shumë se tridhjetë vitesh jo vetëm që nuk ecën përpara, por po shkon pas. Një vend ku cilësia në drejtim, art, administrim dhe mendim publik ka rënë në nivele alarmante. Një vend ku sot është e vështirë të krahasosh drejtuesit aktualë jo me idealen, por thjesht me ata të djeshëm.
Kur paaftësia sundon, shoqëria nuk stagnon ajo kalbet.
Dhe kur kanceri bëhet sistem, shpresa bëhet viktima e radhës.
Tiranë më 16.01.2026.

16:41 “Edi Rama po pengon drejtësinë”, Belind Këlliçi: Arresti për Ballukun mbahet pezull prej një muaji

By: EL
16 January 2026 at 16:41

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duke u ndalur te puna e SPAK dhe qëndrimi i mazhorancës ndaj hetimeve.

Këlliçi theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht drejtësinë dhe kërkon që hetimet të zhvillohen me ritme të shpejta, pasi sipas tij dëmi ndaj financave publike po vijon çdo ditë. “PD mbështet drejtësinë dhe kërkon që hetimet të ecin me shpejtësi, sepse paratë po vidhen çdo ditë”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se po pengon qëllimisht veprimet e drejtësisë, duke refuzuar prej rreth një muaji mbledhjen të Këshillit të Mandateve. Sipas Këlliçit, kjo po bëhet për të bllokuar ekzekutimin e arrestimit ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar masa ligjore.

Ai rikujtoi edhe deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka pretenduar se qeveria nuk pengon drejtësinë. “Është i njëjti kryeministër që ka thënë se sa herë ka kërkesë nga organi i akuzës, ne i përgjigjemi dhe nuk e pengojmë drejtësinë, ndërsa sot po e mban peng prej një muaji largimin e Ballukut”, deklaroi Këlliçi.

 

Sipas deputetit të PD-së, kjo situatë tregon një standard të dyfishtë të mazhorancës dhe përbën një pengesë serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e qytetarëve te drejtësia../ET

16:37 “Rama më ka telefonuar”/ Sula zbulon komunikimin me kryeministrin: Më ftoi të kontribuoj për shtetin

By: EL
16 January 2026 at 16:37

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka zbuluar se ka pasur një telefonatë direkte me kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi si vlerësuese dhe civile.

Sipas Sulës, kryeministri e ka kontaktuar personalisht, duke i shprehur respekt për integritetin dhe dinjitetin e tij gjatë rreth 20 viteve në politikë. “Më ka thënë se respekton dinjitetin dhe integritetin tim si një njeri i papërfolur dhe më ka ftuar të kontribuoj për shtetin shqiptar aty ku e mendoj vetë”, deklaroi ish-deputeti.

Ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe refuzuese. “I thashë që nuk jam gati”, u shpreh Sula, duke sqaruar se telefonata ka ndodhur në muajt gusht ose shtator, para nisjes së sesionit parlamentar. Sipas tij, ai ka zgjedhur të vijojë angazhimet e veta personale dhe profesionale, pa pranuar asnjë ofertë në atë moment.

Sula tregoi gjithashtu se e ka falënderuar Ramën për vlerësimin, pavarësisht përballjeve dhe debateve politike që kanë pasur ndër vite. Ai e cilësoi këtë gjest si shenjë civilizimi politik. “Tregon vlerë dhe kurajë kur kryeministri shqiptar vlerëson një kundërshtar politik për karakterin dhe e fton të kontribuojë në institucionet e shtetit”, tha Sula.

 

Ish-deputeti nënvizoi se, pavarësisht ftesës, ai nuk ka pranuar asnjë rol institucional, duke hedhur poshtë zërat për emërime apo angazhime të tij në strukturat e qeverisë./ET

16:35 Rusia: Italia, Franca dhe Gjermania të gatshme për bisedime

By: Monika
16 January 2026 at 16:35

Kremlini ka përshëndetur të premten sinjalet që, sipas tij, vijnë nga Italia, Franca dhe Gjermania për rifillimin e dialogut me Rusinë mbi luftën në Ukrainë, duke i cilësuar ato si një “ndryshim të rëndësishëm” që përputhet me qëndrimin e Moskës për mënyrën se si duhet të zhvillohet situata.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se disa vende evropiane po tregojnë gatishmëri për të rihapur kanalet e komunikimit me Rusinë, ndërsa theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet jashtë këtij qëndrimi.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, ka bërë të ditur se Londra nuk mendon se ka ardhur momenti për një riangazhim me Moskën. Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se nuk ka parë asnjë provë që Rusia synon paqe në Ukrainë.

“Sa i përket Britanisë, po, Britania vazhdon të mbajë një qëndrim radikal,” tha Peskov, duke komentuar dallimet mes qëndrimeve evropiane ndaj Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit bëri të ditur gjithashtu se Rusia ka një dialog të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë, por se një dialog i tillë nuk ekziston aktualisht me qeveritë evropiane./mxh

16:27 PinkPantheress publikon videoklipin “Stateside” në bashkëpunim me Zara Larsson

By: Monika
16 January 2026 at 16:27

Këngëtarja dhe producentja britanike PinkPantheress ka publikuar të enjten, më 15 janar, videoklipin e këngës së saj “Stateside”, në bashkëpunim me këngëtaren suedeze Zara Larsson.

Videoklipi hapet me një kalimtar që zbulon një manekin të PinkPantheress në vitrinën e një dyqani të stiluar sipas estetikës së albumit “Fancy That”. Papritur, manekini merr jetë dhe shpërthen në performancë, përpara se të zbulohet se Zara Larsson është shkaktarja e gjithë kaosit. Videoklipi është realizuar nga regjisorja Charlotte Rutherford, e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të mëdhenj të muzikës pop si Charli XCX, Katy Perry dhe Little Mix.

Kënga “Stateside” u publikua fillimisht në prill të vitit 2025, ndërsa versioni remix me Zara Larsson doli në tetor 2025 si pjesë e albumit “Fancy Some More?”, një projekt me remikse të albumit të saj “Fancy That”. Në këtë album marrin pjesë edhe artistë të njohur ndërkombëtarë si Anitta, Kylie Minogue dhe grupi koreano-jugor i K-pop-it, SEVENTEEN.

PinkPantheress, emri i vërtetë i së cilës është Victoria Walker, njihet për hitet e saj “Boy’s a Liar Pt. 2” në bashkëpunim me reperen Ice Spice, si edhe këngët “Illegal” dhe “Nice to Meet You” me Central Cee.

Artistja është nominuar në çmimet Grammy 2026 për Albumin më të Mirë Dance/Electronic me “Fancy That” dhe për Regjistrimin më të Mirë Dance Pop me këngën “Illegal”.

Edhe Zara Larsson është pjesë e nominimeve të Grammy 2026, e nominuar për Regjistrimin më të Mirë Dance Pop me këngën e saj “Midnight Sun”./mxh

16:26 Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ , plagosen 4 persona

By: EL
16 January 2026 at 16:26

Last Updated on 16/01/2026 by EL

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar./ET

❌
❌