Normal view

Kriza e shefit të FIFA-s: Disa po ia rrahin krahun, disa po kërkojnë të “mbathet”

8 August 2026 at 22:58

Kriza rreth presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, po thellohet gjithnjë e më shumë, ndërsa federatat kombëtare janë ndarë në dy kampe: disa po kërkojnë largimin e tij, ndërsa të tjera vazhdojnë ta mbështesin.

Në qendër të përplasjes është FIFA Forward Enterprise (FFE), struktura e re komerciale përmes së cilës FIFA kishte planifikuar të përfshinte investitorë privatë në pronësi. Projekti, i cili sipas FIFA-s mund të gjeneronte deri në 4.2 miliardë dollarë, shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit.

Pas kritikave të shumta, FIFA e tërhoqi propozimin dhe kërkoi falje për mënyrën se si ishte menaxhuar situata. Megjithatë, tërheqja e projektit nuk e ka ndalur presionin ndaj Infantinos.

UEFA dhe disa prej federatave të saj anëtare janë pozicionuar kundër presidentit të FIFA-s. Uellsi, Finlanda, Suedia, Anglia, Jordania, Shqipëria dhe Norvegjia kanë tërhequr mbështetjen për rizgjedhjen e tij.

Norvegjia ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar publikisht dorëheqjen e Infantinos.

“Besimi tashmë është humbur dhe FIFA ka nevojë për udhëheqje të re. Besojmë se koha e Gianni Infantinos si president i FIFA-s duhet të përfundojë dhe po i kërkojmë të japë dorëheqjen”, deklaroi presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness.

Megjithatë, Infantino nuk është i vetëm në këtë përballje. Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) e ka rikonfirmuar unanimisht mbështetjen për të, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e futbollit afrikan.

Në krah të presidentit të FIFA-s janë pozicionuar edhe Meksika, Paraguai dhe Argjentina. Federata Meksikane ka shprehur mbështetje për udhëheqjen e Infantinos, ndërsa Argjentina ka vlerësuar punën e tij që prej zgjedhjes në vitin 2016, si dhe faktin që ai pranoi gabimet e bëra lidhur me propozimin kontrovers.

Përplasja rreth Infantinos po shndërrohet kështu në një ndarje të madhe brenda futbollit botëror. Në njërën anë janë UEFA dhe disa federata që kërkojnë ndryshim të lidershipit, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë CAF dhe federata të tjera që vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë presidentit të FIFA-s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kriza e shefit të FIFA-s: Disa po ia rrahin krahun, disa po kërkojnë të “mbathet” appeared first on Sinjali.

Plagosja në Istog, Vezir Haziraj nga arratia: E bëra për vetëmbrojtje, nuk dorëzohem sepse nuk ka drejtësi

8 August 2026 at 22:30

Vezir Haziraj, i cili dyshohet se mbrëmjen e së premtes plagosi me armë zjarri një person në fshatin Orroberdë të Istogut, është prononcuar përmes një videoje të publikuar në TikTok, derisa vazhdon të jetë në arrati.

Haziraj, i cili ishte liruar nga burgu dhe më herët kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e tij lidhur me dënimin, në videon e fundit ka folur për rastin e tij të kaluar dhe pretendimet për, siç thotë ai, mungesë drejtësie.

“Pse mu dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bo vetëmbrojtje? Dy vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plagë, vetëmbrojtje, në shpi temë, mu pesë vjet mi jepni burg. Kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në ata temën temen dhe nuk mundet me m’ndal kurrkush.”, ka thënë Haziraj në video.

Ai dyshohet se të premten mbrëma, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka shtënë me armë zjarri ndaj Dardan Haxhijajt, rreth 34-vjeçar, duke e plagosur në pjesën e sipërme të këmbës së majtë.

Pas incidentit, Haziraj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

@vezir.1997 #fyp #foryou #⚖ ♬ original sound – Vezir haziraj (est 1997 🦁☝🏻

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Plagosja në Istog, Vezir Haziraj nga arratia: E bëra për vetëmbrojtje, nuk dorëzohem sepse nuk ka drejtësi appeared first on Sinjali.

Këshilla të çmuara: Çfarë (s’)duhet të bëni kur ju kafshon gjarpri?

8 August 2026 at 22:10

Me rritjen e temperaturave, shumë njerëz zgjedhin të kalojnë më tepër kohë në male, pyje dhe zona rurale. Por larg qyteteve rritet edhe mundësia për t’u përballur me gjarpërinj. Jo të gjithë janë helmues, por pickimi nga një specie helmuese mund të jetë serioz për shëndetin.

Shenjat e pickimit nga një gjarpër helmues janë zakonisht dhimbja e fortë, ënjtja në vendin e pickimit dhe përkeqësimi gradual i simptomave.

Çfarë duhet të bëni?

  • Ruani qetësinë dhe qetësoni personin e pickuar.
  • Largohuni nga gjarpri dhe mos tentoni ta kapni apo ta vrisni. Nëse është e sigurt, fotografojeni nga distanca për t’ua treguar mjekëve.
  • Telefononi menjëherë urgjencën ose dërgojeni të pickuarin në spital.
  • Hiqni unazat, byzylykët, orën apo këpucët nëse pickimi është në gjymtyrë, pasi ënjtja mund të rritet shpejt.
  • Mbajeni personin të qetë, kufizoni lëvizjet dhe mbajeni zonën e pickuar më poshtë se niveli i zemrës.

Çfarë nuk duhet të bëni?

Mos e prisni plagën, mos tentoni të thithni helmin me gojë dhe mos përdorni turniket apo fashë shumë të shtrënguar. Gjithashtu, mos vendosni akull, mos konsumoni alkool dhe mos merrni qetësues pa këshillën e mjekut, përveç paracetamolit nëse rekomandohet. Shmangni edhe pajisjet për nxjerrjen e helmit, pasi mund të shkaktojnë dëme shtesë.

Si të mbroheni gjatë shëtitjeve?

Vishni këpucë të mbyllura e të forta dhe rroba që mbulojnë këmbët e krahët. Mbani telefonin të karikuar dhe, nëse mundeni, një bateri rezervë. Shmangni zonat e izoluara vetëm dhe, para nisjes, informohuni për qendrën shëndetësore ose spitalin më të afërt.

Veprimi i shpejtë dhe shmangia e metodave të gabuara të ndihmës së parë janë thelbësore për të ulur rrezikun e komplikimeve dhe për të rritur mundësinë e trajtimit të suksesshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Këshilla të çmuara: Çfarë (s’)duhet të bëni kur ju kafshon gjarpri? appeared first on Sinjali.

Irani i vendos kushte Amerikës për rihapjen e Hormuzit – pika kyçe që ndikon në çmimin e naftës

8 August 2026 at 22:01

Irani ka vendosur një sërë kushtesh ndaj Shteteve të Bashkuara përpara se të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

Mohammad Bagher Zolghadr, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, ka bërë publike përmes mediave shtetërore iraniane kërkesat që SHBA-ja duhet t’i përmbushë.

Në listën e kushteve përfshihen heqja e bllokadës detare amerikane, tërheqja e forcave ushtarake dhe përfundimi i përhershëm i luftës.

Teherani kërkon gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të kompensojnë Iranin për dëmet e shkaktuara nga konflikti dhe të lirojnë asetet iraniane të ngrira.

“Këto janë kërkesat e popullit iranian, të cilat ata i kanë shprehur fuqishëm gjatë 160 ditëve të qëndrimit të palëkundur në terren dhe në rrugë”, deklaroi Zolghadr.

Derisa Amerika të korrigjojë sjelljen e saj, Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet”, thuhet në deklaratën e tij, shkruan CNN, përcjell Sinjali.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi të shtunën se Irani është “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje me Omanin për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë, Araghchi paralajmëroi se rihapja e ngushticës është e kushtëzuar edhe nga çështje të tjera, përfshirë kërkesën që SHBA-ja të ndreqë atë që Irani e konsideron shkelje të një memorandumi mirëkuptimi të arritur mes dy vendeve në qershor.

Ministria e Jashtme e Omanit i ka përshkruar negociatat si “pozitive dhe konstruktive”.

Sipas CNN, të premten transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi se ligjvënësit iranianë kishin rënë në masë të madhe dakord për një kornizë të propozuar marrëveshjeje me Omanin, por ende po prisnin “miratimin përfundimtar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani i vendos kushte Amerikës për rihapjen e Hormuzit – pika kyçe që ndikon në çmimin e naftës appeared first on Sinjali.

Gjuajtja e vezëve në Kuvend e “efektshme”, bën jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

8 August 2026 at 21:33

Incidenti i ndodhur të shtunën në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pasqyruar edhe nga disa prej mediave dhe agjencive të njohura ndërkombëtare.

Pamjet nga seanca konstituive, gjatë së cilës ndodhi incidenti, janë publikuar nga agjenci të mëdha të lajmeve dhe media ndërkombëtare, duke bërë që përplasja në Kuvend të marrë vëmendje përtej Kosovës.

Associated Press publikoi videon e incidentit me përshkrimin se një ligjvënëse opozitare hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare.

Edhe Reuters ka shpërndarë fotografi dhe video nga ngjarja, ndërsa britanikja The Guardian publikoi pamjet duke raportuar për incidentin mes deputetes kosovare dhe kryeministrit në detyrë.

Ngjarjen e kanë pasqyruar gjithashtu BBC dhe Sky News, duke i sjellë zhvillimet nga Kuvendi i Kosovës para audiencës ndërkombëtare.

Hedhja e vezëve ndodhi në një moment tensioni gjatë seancës konstituive. Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, kishte kërkuar më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive, duke thënë se dialogu mund të ndihmojë në shmangien e zgjedhjeve të reja.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit. Seanca më pas vijoi në një atmosferë të tensionuar, me përplasje dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjuajtja e vezëve në Kuvend e “efektshme”, bën jehonë edhe në mediat ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Mot i nxehtë të dielën, temperatura deri në 34°C – pasdite mundësi për reshje e stuhi

8 August 2026 at 21:28

Moti të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë pasdites, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet, pritet ulje e përkohshme e temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s. Gjatë stuhive mund të ketë hove të përkohshme më të fuqishme të erës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mot i nxehtë të dielën, temperatura deri në 34°C – pasdite mundësi për reshje e stuhi appeared first on Sinjali.

Për të 70-ën ditë, protestë në Tiranë kundër projektit në Zvërnec

8 August 2026 at 21:19

Për të 70-ën ditë, qytetarë të mbledhur në Tiranë kanë protestuar kundër projektit të investimit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit u nisën në këmbë drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit ata mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa shpalosën edhe një sërë kërkesash që lidhen me territorin, mjedisin dhe sistemin zgjedhor.

Në fokus të protestës ishte kundërshtimi i projektit në Zvërnec. Protestuesit kërkuan gjithashtu që të rishikohen ndryshimet e bëra në ligjin për zonat e mbrojtura.

Pjesë e tubimit ishin edhe çështje të tjera politike. Qytetarët kërkuan ndryshimin e ligjit zgjedhor, ndërsa kundërshtuan edhe hartën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Gjatë marshimit nuk munguan as thirrjet politike kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Për të 70-ën ditë, protestë në Tiranë kundër projektit në Zvërnec appeared first on Sinjali.

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës, policia nis hetimet

8 August 2026 at 21:04

Një sasi e dyshuar lënde eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Lënda eksplozive është konstatuar në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, shkruan Euronews.al përcjell Sinjali.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e rrethanave.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eksploziv në derën e dyqanit të Noizyt në Durrës, policia nis hetimet appeared first on Sinjali.

Amerika thotë se ka municion të bollshëm për të luftuar Iranin

8 August 2026 at 20:55

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë mjaftueshëm municione për të vazhduar luftën me Iranin, pavarësisht raportimeve se rezervat e disa armëve të rëndësishme janë pakësuar gjatë konfliktit.

Jarred Conley, zëvendësdrejtor i parë i Njësisë së Inovacionit të Mbrojtjes (DIU) në Pentagon, tha në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera se ushtria amerikane ka gjithçka që i nevojitet për të zhvilluar luftën.

“Ne kemi municione të mjaftueshme për detyrën që kemi përpara. Departamenti ka gjithçka që i nevojitet sot për të zhvilluar një luftë”, deklaroi Conley.

Deklarata vjen pas raportimeve se konflikti me Iranin ka ndikuar në rezervat amerikane të armëve të mbrojtjes ajrore, përfshirë interceptorët e raketave balistike.

Megjithatë, zyrtari i Pentagonit siguroi se, pavarësisht konsumimit të disa rezervave, SHBA-ja aktualisht ka kapacitetet dhe municionet e nevojshme për operacionet ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amerika thotë se ka municion të bollshëm për të luftuar Iranin appeared first on Sinjali.

Argjentina nderon babanë e Messit – një minutë heshtje dhe shirita të zinj në të gjitha ndeshjet

8 August 2026 at 20:40

Futbolli argjentinas ka nderuar kujtimin e Jorge Horacio Messit, babait të legjendës së futbollit Lionel Messi, i cili u nda nga jeta të shtunën në moshën 68-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Federata Argjentinase e Futbollit dhe Liga Profesionale kanë vendosur që para të gjitha ndeshjeve të kësaj jave, në çdo kategori dhe divizion, të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij.

Përveç kësaj, futbollistët, stafet teknike dhe ekipet e arbitrave do të mbajnë shirita të zinj në krahë si shenjë zie për babanë e kapitenit të kombëtares argjentinase.

Edhe flamujt në selinë e Federatës Argjentinase të Futbollit dhe në objektet e tjera të saj do të qëndrojnë në gjysmështizë deri të premten, më 14 gusht, shkruan Goal.com, përcjell Sinjali.

Në një deklaratë, Federata shprehu dhimbjen për humbjen e Jorge Messit dhe tha se vendimi për minutën e heshtjes dhe shiritat e zinj është marrë në shenjë nderimi për kujtimin e tij.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, gjithashtu i dha lamtumirën Jorge Messit përmes rrjeteve sociale, duke e përshkruar atë si një njeri që ishte gjithmonë pranë djalit të tij.

Ndërkohë, Leones FC, klub i drejtuar nga Matías Messi, vëllai i Lionel Messit, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes kundër Muñiz, e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit të kategorisë së parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Argjentina nderon babanë e Messit – një minutë heshtje dhe shirita të zinj në të gjitha ndeshjet appeared first on Sinjali.

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë: Viktima dhe autori ishin shokë që fëmijë, konflikti i vjetër përfundoi me kallashnikov

8 August 2026 at 20:29

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ndërsa policia vijon kërkimet për autorin e dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se është drejtuar në zonën e varrezave të qytetit.

Zv.drejtori i Hetimit të Krimeve, drejtues Sejfulla Metko, ka bërë me dije se mes viktimës dhe autorit të dyshuar ka pasur një konflikt të mbartur prej kohësh. Sipas tij, dy të rinjtë kanë qenë shokë që në fëmijëri.

“Konflikti ka qenë i bartur prej disa kohësh më parë, ka qenë në ndjekje nga ana jonë dhe sot ka precipituar në ngjarjen kriminale”, deklaroi Metko.

Sipas policisë, konflikti ka nisur rreth orës 16:00, në një lagje pranë vendit ku ndodhi vrasja, dhe më pas është përshkallëzuar pranë banesës së viktimës, ku është përdorur arma e zjarrit.

20-vjeçari është qëlluar me kallashnikov. Në momentin e ngjarjes, viktima kishte në dorë edhe një thikë, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Pas vrasjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, rreth 15 minuta pas ngjarjes ai është parë duke u larguar në drejtim të varrezave të qytetit, shkruan Top Channel, transmeton Sinjali.

“Jemi në ndjekje të tij dhe më pas do të japim një informacion më të saktë për autorësinë e saktë të tij”, tha zv.drejtori i Hetimit të Krimeve.

Në lidhje me ngjarjen, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa forca të shumta policie dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle pranë banesës së autorit të dyshuar dhe në zonën e varrezave.

Deri tani, autori i dyshuar nuk është lokalizuar.

Hetuesit po punojnë për të dokumentuar të gjithë dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar motivin që çoi përplasjen e vjetër mes dy të rinjve deri në përdorimin e kallashnikovit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë: Viktima dhe autori ishin shokë që fëmijë, konflikti i vjetër përfundoi me kallashnikov appeared first on Sinjali.

Pritje të gjata për hyrje e dalje në Muçibabë, deri në një orë

8 August 2026 at 20:04

Pritje të gjata janë regjistruar sonte në pikën kufitare të Muçibabës, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 19:45, kolona në hyrje të Muçibabës arrin deri në 700 metra, ndërsa në dalje deri në 500 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra. Në Han të Elezit, për shembull, pritjet për automjete janë rreth 15–20 minuta, ndërsa në Dheu të Bardhë deri në 20 minuta.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat e raportuara janë 3–5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje të gjata për hyrje e dalje në Muçibabë, deri në një orë appeared first on Sinjali.

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmitarja: I rridhte gjak nga koka, nuk e harroj atë skenë – tmerr, këtu luajnë fëmijët

8 August 2026 at 19:56

Kozeta Shagla, banore e pallatit ku u vra 20-vjeçari Joan Zhuko në Korçë, ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave dhe skenën tronditëse që pa.

Shagla tregoi se ndodhej në banesë bashkë me nënën e saj kur dëgjoi një zhurmë të fortë. Ajo doli nga banesa për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa pak metra më tutje pa 20-vjeçarin të shtrirë përtokë.

“Unë isha brenda në shtëpi. Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do të dilja të shikoja çfarë po bëhej, mos kishte rënë ndonjë njeri nga shkallët që ta ndihmoja. Ngjitem unë me vrap dhe shikoj një njeri të shtrirë poshtë në tokë, barkas. Nuk e mblidhja dot veten fare”, rrëfeu ajo.

Ajo tha se viktima ishte rreth dy metra larg saj dhe kishte gjak në kokë.

“Pashë djalin të shtrirë poshtë, rreth dy metra, dhe po i rridhte gjak nga koka. Nuk e harroj atë skenë”, tha Shagla, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali.

Dëshmitarja theksoi se nuk e njihte viktimën dhe se ai nuk ishte banor i pallatit.

“Nuk e njohim fare. S’është i pallatit, nuk është i pallatit tonë. Nuk e njihja fare. Nuk e di as ku banonte. Është tmerr. Një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit. Ne këtu na luajnë fëmijët çdo ditë. Nuk e kuptoj çfarë po bëhet”, u shpreh ajo.

Shagla tha gjithashtu se nuk e kishte prekur viktimën, ndërsa theksoi se pamja e 20-vjeçarit të shtrirë përtokë i ka mbetur në mendje.

Sipas saj, fillimisht në vendngjarje mbërriti policia, ndërsa më pas edhe ekipet mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, dëshmitarja: I rridhte gjak nga koka, nuk e harroj atë skenë – tmerr, këtu luajnë fëmijët appeared first on Sinjali.

Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronët, Vuçiq: Në shtator hapim fabrikën

8 August 2026 at 19:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia do të hapë në shtator një fabrikë për prodhimin e dronëve në bashkëpunim me Izraelin.

Vuçiqi e bëri deklaratën sot, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Beograd.

Ai tha se fabrika pritet të hapet rreth 15 ose 20 shtatorit.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimit me Ukrainën në këtë fushë, Vuçiqi tha se gjatë takimit me Zelenskyn nuk është diskutuar për bashkëpunim ushtarak.

Deklarata e Vuçiqit është raportuar sot nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ndërsa është publikuar edhe nga media të tjera rajonale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia dhe Izraeli bashkojnë forcat për dronët, Vuçiq: Në shtator hapim fabrikën appeared first on Sinjali.

“Ne me bukë, ata me gur”: Kosova i dha qindra mijëra euro Ukrainës – Zelensky nga konaku i Vuçiqit nuk e njeh Kosovën

8 August 2026 at 19:22

Kosova i ka dalë në krah Ukrainës që nga ditët e para të pushtimit rus, duke ofruar ndihmë financiare, strehim për gazetarë ukrainas dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale. Në anën tjetër, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Kontrasti u vu sërish në pah gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai foli edhe për qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës.

Pavarësisht mbështetjes që Prishtina i ka dhënë Kievit gjatë luftës, Zelensky përsëriti se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, lista e mbështetjes së Kosovës për Ukrainën është e gjatë.

22 shkurt 2022, vetëm pak ditë para nisjes së pushtimit të plotë rus, objekti i Qeverisë së Kosovës u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

1 mars 2022, Kosova ndau 150 mijë euro për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas.

23 mars 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim për dërgimin e kontingjentit të parë me ndihma humanitare për Ukrainën, në vlerë prej 100 mijë eurosh.

Mbështetja vazhdoi edhe gjatë vitit 2023.

23 shkurt 2023, Komuna e Prishtinës e mbushi sheshin e kryeqytetit me flamuj të Ukrainës, duke shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.

22 mars 2023, Qeveria e Kosovës ndau edhe 305 mijë euro për disa gazetarë ukrainas që ishin strehuar në Kosovë.

Ndërsa më 14 gusht 2024, Qeveria vendosi të rrisë numrin e gazetarëve ukrainas dhe familjarëve të tyre të ngushtë të cilëve u ofrohet strehim i përkohshëm në Kosovë.

Në Prishtinë, mbështetja për Ukrainën është shfaqur edhe përmes simbolikës. Flamuri ukrainas është vendosur edhe në Hotel Grand, ndërsa institucionet kosovare kanë vazhduar të shprehin solidaritet me Ukrainën.

Pra, nga ndriçimi i institucioneve dhe flamujt në sheshe, te qindra mijëra euro ndihma dhe strehimi i qytetarëve e gazetarëve ukrainas, Kosova ka qenë e qartë në qëndrimin e saj.

Në anën tjetër, Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Dhe gjatë vizitës në Serbi, Zelensky zgjodhi qëndrimin e njohur të Kievit për Kosovën, pavarësisht mbështetjes që Prishtina i ka dhënë Ukrainës gjatë viteve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Ne me bukë, ata me gur”: Kosova i dha qindra mijëra euro Ukrainës – Zelensky nga konaku i Vuçiqit nuk e njeh Kosovën appeared first on Sinjali.

Puna të dielën e lejuar – kamionët mbi 20 tonë mund të qarkullojnë nesër

8 August 2026 at 19:05

Të dielën, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Kufizimet parashihen në rast të temperaturave të larta, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore nga dëmtimet.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike në baza ditore dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Puna të dielën e lejuar – kamionët mbi 20 tonë mund të qarkullojnë nesër appeared first on Sinjali.

Barcelona dhe Real Madridi i shprehin ngushëllime Messit pas vdekjes së babait të tij

8 August 2026 at 18:50

FC Barcelona dhe Real Madridi kanë reaguar pas vdekjes së Jorge Messit, babait të legjendës së futbollit, Lionel Messi.

Barcelona, përmes një komunikate të nënshkruar nga presidenti dhe bordi drejtues, ka shprehur ngushëllime për familjen Messi dhe ka falënderuar Jorge Messin për besimin dhe përkrahjen që i dha klubit gjatë viteve të karrierës së djalit të tij.

Jorge Messi, i cili ishte edhe agjent i Lionel Messit, ndërroi jetë në Argjentinë pas një sëmundjeje të zgjatur.

Ngushëllime familjes Messi i ka shprehur edhe rivali historik i Barcelonës, Real Madridi, duke i uruar forcë Lionel Messit dhe familjarëve të tij në këto momente të vështira.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona dhe Real Madridi i shprehin ngushëllime Messit pas vdekjes së babait të tij appeared first on Sinjali.

Vritet 20-vjeçari në Korçë, ishte pjesë e Forcave të Armatosura – dyshohet se u ndoq para atentatit

8 August 2026 at 18:38

Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14 të Korçës, në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, i cili sipas raportimeve paraprake ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Dyshohet se Zhuko është ndjekur nga autori para se të qëllohej për vdekje në hyrje të një pallati. Arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet K.A., është në kërkim nga Policia, shkruan Euronews.al, përcjell Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vritet 20-vjeçari në Korçë, ishte pjesë e Forcave të Armatosura – dyshohet se u ndoq para atentatit appeared first on Sinjali.

Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, dëshmitari: QKUK-ja ishte 150 metra larg, ambulanca arriti pas 15-20 minutash

8 August 2026 at 18:04

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, ka reaguar futbollisti i KF Prishtina e Re, Arbër Prekazi, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes.

Prekazi ka treguar se ishte në një spital privat kur nga dritarja pa aksidentin dhe menjëherë doli për t’u ofruar ndihmë të aksidentuarve.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth 30 metra larg dy spitaleve private dhe rreth 150 metra nga QKUK-ja dhe Emergjenca.

Sipas rrëfimit të tij, ambulanca arriti pas rreth 15-20 minutash, ndërsa njëri nga të aksidentuarit tashmë kishte ndërruar jetë.

“Sa e lirë qenka jeta në Kosovë… Sot nuk pashë thjesht një aksident. Sot pashë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta”, ka shkruar Prekazi.

Ai ka bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim dhe njohuri për ndihmën e parë, duke theksuar se në raste të tilla çdo minutë mund të jetë vendimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, dëshmitari: QKUK-ja ishte 150 metra larg, ambulanca arriti pas 15-20 minutash appeared first on Sinjali.

Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë

8 August 2026 at 17:58

Kërkimet për varreza masive të dyshuara në Zubin Potok po vazhdojnë edhe sot, disa ditë pasi autoritetet nisën veprimet në terren në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë vazhduar punën në terren, ndërsa sot kanë operuar në lokacionin e tretë.

Sipas njoftimit, hetuesit e rastit kanë informuar prokuroren Florije Salihu-Shamolli lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme të kërkimeve.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”, thuhet më tej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërkimet për varreza masive në Zubin Potok vazhdojnë, hetohet lokacioni i tretë appeared first on Sinjali.

❌