Normal view

Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova

13 July 2026 at 11:54

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, kanë nisur një operacion në lumin Mat në Shqipëri.

Dyshohet se të njëjtit janë në kërkim të trupit të Erkin Likës, i cili dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.

Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova appeared first on Sinjali.

Kanadaja përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, kërkon drejtësi dhe paqe të qëndrueshme

11 July 2026 at 23:21

Kanadaja ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, duke bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për drejtësi, pajtim dhe paqe të qëndrueshme.

Në një deklaratë të Global Affairs Canada thuhet se Ottawa “reflekton dhe kujton gjenocidin e Srebrenicës”, ku në vitin 1995 u vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe në Srebrenicë.

“Në këtë ditë solemne, Kanadaja kujton viktimat dhe njeh ndikimin e thellë dhe të qëndrueshëm që ky gjenocid ka pasur tek të mbijetuarit dhe familjet e tyre, ndërsa ata vazhdojnë të shërohen”, thuhet në deklaratë, shkruan Anadolu.

Kanadaja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për drejtësi, pajtim dhe ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanadaja përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, kërkon drejtësi dhe paqe të qëndrueshme appeared first on Sinjali.

Kosova përkujton viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës

11 July 2026 at 23:10

Kosova ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, me mesazhe për ruajtjen e kujtesës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të çdo përpjekjeje për mohimin ose relativizimin e krimeve të vitit 1995.

Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, u shënua me një ceremoni në Kosovë të organizuar nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi.

Në fjalën e saj, Rexhepi tha se Srebrenica nuk duhet të shihet vetëm si një ngjarje tragjike e së kaluarës, por si një kujtesë për pasojat e urrejtjes dhe nacionalizmit ekstrem.

“Srebrenica është emri i turpit më të madh të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo, duke theksuar se gjenocidi ishte një krim i planifikuar dhe i organizuar, i cili është vërtetuar edhe nga gjykatat ndërkombëtare.

Ajo kritikoi mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit, duke thënë se heshtja ndaj krimeve të tilla rrezikon që ato të përsëriten.

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kosova qëndron pranë Bosnjë e Hercegovinës dhe familjeve të viktimave të Srebrenicës.

Sipas saj, drejtësia ndërkombëtare ka dënuar dhjetëra persona për krimet në Srebrenicë, por sfida mbetet që shoqëritë të përballen me të kaluarën dhe të distancohen nga glorifikimi i kriminelëve të luftës.

“Pa të vërtetën nuk mund të ketë as drejtësi, por as paqe”, tha Haxhiu, duke shtuar se paraqitja e kriminelëve të dënuar si heronj dëmton përpjekjet për pajtim dhe dërgon mesazhe të gabuara te brezat e rinj.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mohimi i gjenocidit nuk prek vetëm kujtesën e viktimave, por krijon rrezik edhe për të ardhmen.

Sipas tij, përgjegjësia për Srebrenicën nuk mund të zëvendësohet me deklarata të përgjithshme për pajtim, pa pranuar më parë të vërtetën historike.

Kurti tha se gjenocidi në Srebrenicë ishte rezultat i një politike që përdori nacionalizmin, propagandën dhe institucionet për realizimin e spastrimit etnik.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, Xhemal Smajiç.

Ai tha se përkujtimi i viktimave nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me ndërtimin e një shoqërie ku krime të tilla nuk përsëriten.

Sipas tij, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë përvoja të ngjashme nga luftërat e viteve ’90 dhe kanë interes të përbashkët në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave demokratike.

Në këtë ngjarje, një fjalim rasti ka mbajtur edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se në Serbi vazhdon të mungojë një përballje e plotë me gjenocidin në Srebrenicë.

Ai deklaroi se përpjekjet për të diskutuar dhe miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Parlamentin e Serbisë janë penguar prej vitesh.

Sipas Kamberit, mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës mbeten pengesë për pajtimin dhe integrimin evropian të rajonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova përkujton viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Sinjali.

Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen

18 June 2026 at 08:24

Një grabitje si nëpër filma u regjistrua në orët e para të së martës në Ramsey, Cambridgeshire në Britani të Madhe. Autorët përdorën një vinç për të shkulur një bankomat nga një degë e Nationwide Building Society.

Incidenti ndodhi pas orës 03:15 të mëngjesit, me autorët që arritën të largonin makinën dhe të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë kapin momentin kur dy automjete ndalen pranë degës së bankës, ndërsa një vinç shfaqet pak më vonë.

Mjeti i rëndë godet vazhdimisht fasadën e ndërtesës derisa e “rrëzon” bankomatin nga pozicioni i tij. Një grup burrash të maskuar e ngarkojnë bankomatin në pjesën e pasme të një kamioni dhe largohen nga vendi i ngjarjes, shkruan Euronews.al.

Disa sekonda më vonë, dy persona të tjerë hipin në një automjet të dytë dhe largohen. Në një deklaratë, Nationwide Building Society tha se ishte në dijeni të incidentit dhe po punonte për ta rikthyer degën në punë në ditët në vijim, ndërsa bankomati do të zëvendësohej sa më shpejt të ishte e mundur.

Masked UK gang stole a digger and went full GTA mode on a Nationwide branch in Ramsey, Cambridgeshire. They rammed the wall, ripped the entire ATM straight out, and loaded it into a pickup truck. Tens of thousands of pounds potentially inside. Cops dropped the CCTV and are… pic.twitter.com/y6kQbDKdXz

— Predictivemoney (@Predictivemoney) June 17, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen appeared first on Sinjali.

❌