Normal view

Festimet për suksesin e Francës në Botëror marrin kthesë tragjike, humb jetën një 17-vjeçare

10 July 2026 at 14:30

Festimet në veri të Francës për fitoren e kombëtares ndaj Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës u kthyen në tragjedi, pasi një vajzë 17-vjeçare humbi jetën pasi ra nga pjesa e pasme e një kamioni.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 00:30 të mëngjesit, teksa turma po festonte fitoren e Francës. Sipas raportimeve, vajza ra nga kamioni derisa ai po hynte në një rrethrrotullim dhe u shtyp nga automjeti. Ekipet emergjente tentuan ta rikthenin në jetë, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Në momentin e aksidentit ishin të pranishëm edhe gjashtë të mitur.

Njëri prej tyre u dërgua në spitalin e Maubeuge në gjendje shoku. Shoferi i kamionit është ndaluar nga policia, ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shkruan Euronews.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Festimet për suksesin e Francës në Botëror marrin kthesë tragjike, humb jetën një 17-vjeçare appeared first on Sinjali.

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

4 July 2026 at 10:06

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi argjentinas realizoi një nga golat në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër pas vazhdimeve, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 së finales së turneut.

Messi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të të takimit, pas asistimit të Lisandro Martínez, duke i dhënë epërsinë kombëtares së tij në një ndeshje që rezultoi shumë më e vështirë sesa pritej.

Me këtë realizim, legjenda argjentinase vendosi një tjetër rekord historik, duke u bërë futbollisti i parë në histori që shënon shtatë ose më shumë gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ylli 39-vjeçar kishte realizuar shtatë gola edhe në Botërorin e vitit 2022, ndërsa tashmë ka arritur të njëjtën shifër edhe në edicionin e vitit 2026, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit.

Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale pas triumfit ndaj Kepit të Gjelbër dhe do të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion bote, me Messin që mbetet lideri kryesor i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik appeared first on Sinjali.

❌