Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Sinjali

Gjermania do të porosisë dronë sulmues me vlerë mbi 500 milionë euro

10 February 2026 at 14:52

Qeveria gjermane planifikon të porosisë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro (638 milionë dollarë) nga startup-et gjermane Helsing dhe Stark Defense.

Dhe këto porosi, thuhet se janë pjesë e një shtytjeje për riarmatim pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kontratat për municione dronë që qëndrojnë pezull mbi një zonë të mundshme sulmi përpara se të fluturojnë drejt objektivave janë pjesë e një marrëveshjeje më të madhe kornizë me vlerë 4.3 miliardë euro.

Kontratat, pritet gjerësisht të miratohen nga komiteti i buxhetit të dhomës së ulët të parlamentit.

Ato u raportuan për herë të parë nga revista Spiegel.

Dronët fillimisht synojnë të mbështesin Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është e vendosur në Lituani, shkruan Abcnews.al.

Sipas dokumenteve, kontratat me dy kompanitë do të kenë një afat prej shtatë vjetësh dhe grupi fillestar është planifikuar të dorëzohet deri në fillim të vitit 2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjermania do të porosisë dronë sulmues me vlerë mbi 500 milionë euro appeared first on Sinjali.

Lirohen me kusht nga Gjykata Speciale edhe Fadil Fazliu e Bashkim Smakaj

10 February 2026 at 14:52

Janë liruar me kusht nga Gjykata Speciale edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

Lajmin e ka konfirmuar Specialja.

Njoftimi i Gjykatës Speciale:

Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të z. Smakaj dhe z. Fazliu në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ende ekzistonte njëfarë rreziku që, në qoftë se lirohen, si z. Smakaj ashtu edhe z. Fazliu  mund të pengojnë ecurinë e procesit, ai arriti në përfundimin se e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe. 

Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Smakaj dhe z. Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë. Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik që z. Fazliu dhe z. Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen. 

Z. Smakaj dhe z. Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe për lirimin e tyre janë caktuar një numër kushtesh. 

Versionet e redaktuara publike të vendimeve për z. Smakaj dhe për z. Fazliu gjenden në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara.

Në përputhje me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë dhe me Kushtetutën e Kosovës, të akuzuarit mund të mbahen në paraburgim para shpalljes së fajësisë vetëm kur gjykatësit konstatojnë ekzistencën e rreziqeve që përligjin paraburgimin. Për çdo person të paraburgosur, gjykatësit rivlerësojnë çdo dy muaj nëse këto rreziqe ende ekzistojnë, nëse ato mund të trajtohen nëpërmjet masave alternative, dhe nëse vazhdimi i paraburgimit është ende i domosdoshëm dhe proporcional.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lirohen me kusht nga Gjykata Speciale edhe Fadil Fazliu e Bashkim Smakaj appeared first on Sinjali.

AUV ndalon importin e kafshëve nga nga rajoni Maramures i Rumanisë pas rasteve të tërbimit

10 February 2026 at 14:45

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se, sipas raporteve të fundit nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisioni Evropian, datuar më 09.02.2026, është konfirmuar rast i tërbimit në një fermë familjare në rajonin Maramureș të Rumanisë.

Si masë parandaluese, në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre nga kjo zonë e infektuar në Rumaninë.

Kjo masë hyn në fuqi menjëherë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri. AUV mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV ndalon importin e kafshëve nga nga rajoni Maramures i Rumanisë pas rasteve të tërbimit appeared first on Sinjali.

Ronaldo kthehet në fushë pas grevës, mësohet se në cilën ndeshje do të luajë

10 February 2026 at 14:33

Cristiano Ronaldo ka vendosur të përfundojë grevën e tij në Ligën Profesionale Saudite dhe pritet të rikthehet në fushë këtë të shtunë për të luajtur me Al Nassr, sipas raportimeve të Sky Sports.

Sulmuesi portugez kishte munguar për dy javë, duke humbur dy fitore të rëndësishme për ekipin e tij, ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.

Sipas burimeve, Ronaldo kishte protestuar ndaj trajtimit të ligës saudite ndaj klubit të tij, duke kritikuar çështjet financiare, transferimet dhe trajtimin e disa prej punonjësve të tij, të cilët ishin lënë jashtë dhe nuk ishin paguar.

Megjithatë, situata ka marrë një zgjidhje dhe Ronaldo do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e ardhshme kundër Al Fateh.

Pavarësisht rikthimit, Ronaldo pritet të mungojë në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Arkadag që do të zhvillohet gjatë javës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ronaldo kthehet në fushë pas grevës, mësohet se në cilën ndeshje do të luajë appeared first on Sinjali.

E konfirmon Specialja, Haxhi Shala u lirua me kusht

10 February 2026 at 14:31

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala është liruar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Specialja, e cila ka njoftuar se Shala është liruar me kusht.

Më herët për ardhjen e Shalës në Kosovë, ka shkruar djali i tij, Flakroni.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E konfirmon Specialja, Haxhi Shala u lirua me kusht appeared first on Sinjali.

Akuzat e Hagës, Konjufca: Shpifje që e ofendojnë në palcë luftën çlirimtare, do të dështojnë

10 February 2026 at 14:21

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pret që akuzat në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj krerëve të UÇK-së të dështojnë, sepse, sipas tij, janë shpifje që e ofendojnë në palcë luftën e UÇK-së, raporton KosovaPress.

Konjufca pret që drejtuesit e UÇK-së të dalin të pafajshëm.

“Nuk kanë bërë krime, kanë qenë në krye të një ushtrie, e cila është çlirimtare, ka dhënë dëshmorët e saj. Kushdo që mundohet ta ndryshojë këtë vërtetë do të humbë dhe shpresoj që të gjithë ata që po gjykohen në Hagë do të dalin të pafajshëm”, tha Konjufca.

Ai bëri të ditur se ka aplikuar që të jetë në ditën përfundimtare në Hagë.

“Prapë do të shkoj në Hagë, do të jem aty në ditën përfundimtare, kam aplikuar me qenë atje dhe do të përfaqësoj popullin e Kosovës në atë proces… Pres që ky proces, këto akuza të dështojnë. Janë të paqëndrueshme, shpifje, gënjeshtra që e ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare dhe pikërisht se do të dështojnë mendoj se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të dalin të pafajshëm”, tha Konjufca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Akuzat e Hagës, Konjufca: Shpifje që e ofendojnë në palcë luftën çlirimtare, do të dështojnë appeared first on Sinjali.

Çështja e medaljeve të thyera, organizatorët: Do të riparohen dhe do t’iu kthehen sportistëve

10 February 2026 at 14:17

Mbyllen polemikat për çështjen e medaljeve të thyera në Lojërat Olimpike. Komiteti Organizator i kompeticionit ka reaguar duke theksuar se menjëherë e hetoi problematikat e ngritura për një numër të kufizuar medaljesh dhe në bashkëpunim me Zecca dello Stato, përgjegjës për prodhimin e medaljeve.

Organizatorët e Milano-Cortina deklaruan se është gjetur një zgjidhje dhe është bërë një ndërhyrje e saktë duke iu kërkuar sportistëve që ishin ankuar që të dërgojnë medaljet e tyre në mënyrë që ato të riparohen dhe më pas t’iu kthehen.

E gjithë kjo zhurmë nisi nga skiatorja amerikane Breezy Johnson. ‘Mos kërceni nëse keni medalje’-kishte shkruar Johnson në një postim të saj në rrjetet sociale pasi iu thye medalja e artë e fituar në garën e zbritjes së lirë në Cortina d’Ampezzo. Gjatë festimeve, medalja e atletes u thye sepse ra në tokë pasi u këput nga shiriti për ta varur në qafë. ‘Jam e sigurt se dikush do ta sistemoj sepse nuk është shkatërruar tamam’-komentoi Johnson.

Por me këtë problem u përball edhe patinatorja artistike, Alysa Liu teksa tregoi medaljen e saj të artë. ‘E kisha rregulluar, por më ra edhe njëherë-tregon Lucia Dalmasso, fituese e medaljes së bronztë në slalomin gjigant paralel në snowboard.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çështja e medaljeve të thyera, organizatorët: Do të riparohen dhe do t’iu kthehen sportistëve appeared first on Sinjali.

BIK mbështet marshin protestues në Prishtinë më 17 shkurt

10 February 2026 at 14:17

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e saj të sotme të kryesuar nga Myftiu Naim Tërnava, ka shpallur mbështetje të fuqishme për marshin protestues cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Kryesia e BIK-ut, gjyqin në Hagë e konsideron një proces me prapavijë politike, që ka për qëllim atakimin e vlerave të UÇK-së. Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime për popullin e Kosovës, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e BIK.

Për të shprehur qëndrimin e saj, Kryesia ka vendosur që hytbeja e xhumasë, që do të mbahen më 13 shkurt në të gjitha xhamitë e Kosovës, të kushtohet Ditës së Pavarësisë, 17 Shkurtit, dhe tema kryesore të jetë mbështetje për luftëtarët e lirisë.

Përveç kësaj, kryesia e BIK-ut ka shprehur mbështetje për deklaratën e Myftiut Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara, e cila ka kërkuar dënim për çlirimtarët kosovarë.

“Presim lirimin e çlirimtarëve tanë dhe besojmë se drejtësia do të fitojë. Ftojmë të gjithë që të marrin pjesë në marshin protestues në mbështetje të çlirimtarëve tanë më 17 shkurt në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BIK mbështet marshin protestues në Prishtinë më 17 shkurt appeared first on Sinjali.

Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 14 persona në Gjilan

10 February 2026 at 14:15

14 persona janë intervistuar në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshimet për dallavere me vota, intervistohen 14 persona në Gjilan appeared first on Sinjali.

Haxhi Shala vjen në Kosovë

10 February 2026 at 13:54

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala ka ardhur në Kosovë

Lajmin e kanë bërë të ditur djali i Haxhi Shalës, Flakroni.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”.

Haxhi Shala është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haxhi Shala vjen në Kosovë appeared first on Sinjali.

SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake

10 February 2026 at 12:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, bashkëpunimi i fuqishëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta bëjë Kosovën një kontribuuese kyç për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n, e aftë për të rritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar interesat e sigurisë së SHBA-së”, tha zëdhënësi.

Ai i bëri komentet në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara fazën aktuale të transformimit të FSK-së në një forcë ushtarake dhe për rolin që SHBA-ja parashikon të luajë në fazën përfundimtare të këtij transformimi.

FSK-ja e nisi këtë proces dhjetëvjeçar në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse nga Kuvendi i Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të saj në ushtri me kapacitete të plota.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të forcës – ndryshe nga NATO-ja, e cila e ka konsideruar vendimin “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë kanë konfirmuar për REL-in se transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit. Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.

Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee.

Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake appeared first on Sinjali.

Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria

10 February 2026 at 12:55

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se të mërkurën, përveç konstituimit të Kuvendit, pritet edhe formimi i Qeverisë.

“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria appeared first on Sinjali.

Basha i thërret kryetarët e partive për takim sot në 17:00, në agjendë përgatitja e seancës konstituive

10 February 2026 at 12:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive për nesër nga ora 12:00.

Menjëherë pas njoftimit nga Presidenca, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, do të takohet me kryetarët e subjekteve politike sot në ora 17:00.

Në rend të ditës është pika “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basha i thërret kryetarët e partive për takim sot në 17:00, në agjendë përgatitja e seancës konstituive appeared first on Sinjali.

ZPS përfundon fjalët, kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së

10 February 2026 at 12:25

Kryeprokurorja Kimberly West, e cila të hënën kërkoi dënime prej 180 vitesh burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, përfundoi deklaratat e saj duke insistuar që secilit të akuzuar t’i jepet dënimi i merituar.

Ajo theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se edhe ata që janë më të fuqishëm duhet të përgjigjen për krimet që kanë kryer.

“Ne kërkojmë që mbi bazën e provave të paraqitura, që të akuzuarit të japin llogari dhe t’iu jepet dënimi i duhur”, tha West.

“Ishte privilegj për mua që të takoj shumë prej këtyre njerëzve që i kanë përjetuar këto ngjarje. Ka njerëz, përfshirë të akuzuar që kanë luftuar për vendin e tyre kundër vështirësive, njerëz që kanë kontribuuar në mënyra të ndryshme, që kanë qenë në udhëheqje vendore, njerëz që kanë mbijetuar me pasojat e krimeve. Zyra ime ka punuar që këtyre t’u jepet drejtësia dhe të jepet llogari nga individët përgjegjës, këto janë pjesë e parimit më të shenjtë të drejtësisë dhe shtetit ligjor”.

“Kanë kaluar shumë vjet tashmë dhe ata të cilët kanë humbur pjesëtarë të familjes kanë menduar që nuk do të ketë drejtësi, por askush nuk është mbi ligjin, pra edhe njerëzit më të fuqishëm do të japin llogari”, shtoi kryeprokurorja në fjalë përfundimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZPS përfundon fjalët, kërkohet sërish dënimi i ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë me bursa prej 720 euro

10 February 2026 at 12:18

Kryetari komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka mbështetur 350 studentë bursistë me nga 720 euro.

Ai tutje shtoi se përveç se komuna ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve, ka rritur edhe numrin e studentëve përfitues.

“Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, ka shkruar Peci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë me bursa prej 720 euro appeared first on Sinjali.

Tifozat Kuq e Zi mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë”

10 February 2026 at 11:27

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2026, në orën 14:00, në qendër të Prishtinës.

UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën”, thuhet tutje në njoftim.

Ata u shprehën tutje se drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tifozat Kuq e Zi mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë” appeared first on Sinjali.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

10 February 2026 at 11:21

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Prokuroria kompetente, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar qytetarë, çdo informatë që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personit në fjalë mund të raportohet në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje appeared first on Sinjali.

Raphinha: Lamine Yamal ka potencialin të fitojë çdo trofe në të ardhmen

10 February 2026 at 11:14

Raphinha, ylli i Barcelonës, ka lavdëruar përseri partneritetin e tij të shkëlqyer me sulmuesin e ri Lamine Yamal, duke theksuar se 18-vjeçari ka potencialin të fitojë çdo trofe që do t’i del përpara në të ardhmen.

Yamal ka qenë në një formë fantastike, duke shënuar në pesë ndeshjet e fundit, me një total prej 15 golash dhe 13 asistimesh në të gjitha garat këtë sezon.

Forma e tij e lartë këtë edicion për vlerësohet shumë nga të gjithë dhe i fundit që i është bashkuar kësaj ‘valle’ është bashkëlojtari i tij, Raphinha.

Sipas Raphinhas, Yamal do t’i fitojë të gjithë trofetë që ka përpara në të ardhmen e afert.

“Jo, jo, në fund të fundit, edhe Lamine meriton çmimet që ka fituar dhe ato që nuk i ka fituar, të cilat mendoj se shumë veta kanë qenë shumë të padrejta ndaj tij”, ka thënë fillimisht Raphinha kur u pyet nëse do të fitonte çmimin Toresky përpara Yamal.

“Ai është një fëmijë që ka shumë ëndrra futbolli përpara dhe jam i sigurt se do të fitojë të gjitha çmimet individuale që ka përpara”, përfundoi braziliani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raphinha: Lamine Yamal ka potencialin të fitojë çdo trofe në të ardhmen appeared first on Sinjali.

Trumpi kërcënon se do ta bllokojë hapjen e urës që lidh SHBA-në me Kanadanë

10 February 2026 at 11:11

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të bllokojë hapjen e një ure që lidh Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kanadanë, derisa Washingtoni “të kompensohet plotësisht për gjithçka” që i ka dhënë fqinjit të tij verior.

Ura Ndërkombëtare Gordie Howe, e cila e lidh provincën kanadeze të Ontarios me shtetin amerikan të Michiganit, nuk do të hapet derisa Otava të “i trajtojë Shtetet e Bashkuara me drejtësinë dhe respektin që ne e meritojmë”, shkroi Trumpi në rrjetet sociale.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë që ka hartuar projektin, ura financohet nga qeveria kanadeze, por do të jetë në pronësi publike të përbashkët të Kanadasë dhe shtetit të Michiganit.

Nuk është e qartë se si Trumpi mund ta bllokojë hapjen e saj, por ai tha se negociatat do të fillojnë menjëherë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Duke u shtrirë mbi lumin Detroit, ura pritet të hapet për qarkullim pas përfundimit të testeve formale gjatë këtij viti. Ndërtimi nisi në vitin 2018, por projekti ka qenë një pikë përplasjeje mes dy vendeve për më shumë se një dekadë.

Sipas Korporatës Kanadeze të Transmetimit (CBC), kostoja e projektit vlerësohet rreth 6.4 miliardë dollarë kanadezë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi kërcënon se do ta bllokojë hapjen e urës që lidh SHBA-në me Kanadanë appeared first on Sinjali.

Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët

10 February 2026 at 11:10

Në fjalën e saj, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake…Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja”.

“Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët appeared first on Sinjali.

❌
❌