Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Sinjali

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën, Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

20 January 2026 at 22:55

Intervista përmbyllëse e Donald Trump, me pyetje nga gazetarët, pati disa referenca interesante për Groenlandën dhe mundësinë e aneksimit.

Kur u pyet se sa larg ishte i gatshëm të shkonte për të blerë Groenlandën, ai u përgjigj vetëm: “Do ta zbuloni vetë”.

Një gazetar e pyeti gjithashtu presidentin amerikan nëse shpërbërja përfundimtare e NATO-s ishte çmimi që ai ishte i gatshëm të paguante për Groenlandën.

“Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje që do të kënaqë si NATO-n ashtu edhe ne. Por ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye sigurie, ne kemi nevojë për të për sigurinë kombëtare dhe madje edhe për sigurinë globale”, u përgjigj ai.

Ai gjithashtu vlerësoi se situata në Groenlandë do të “zhvillohej mjaft mirë”. Kur u pyet për tarifat që ai propozon të vendosë ndaj Evropës nëse ajo nuk e mbështet planin e tij për të aneksuar Groenlandën, ai u përgjigj: “Kemi shumë takime të planifikuara në lidhje me Groenlandën. “Siç e dini, unë po nisem për në Davos sonte dhe kemi shumë takime të planifikuara për Groenlandën. Dhe mendoj se gjërat do të shkojnë mjaft mirë.”

Nër të tjera Trump tha: Starmer dhe Macron janë të ashpër kur unë nuk jam pranë tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën, Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë appeared first on Sinjali.

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 42

20 January 2026 at 22:31

Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë është rritur në 42, sipas mediave spanjolle.

Operacionet e shpëtimit dhe të rikuperimit në vendin e rrëzimit janë duke vazhduar.

Aksidenti ndodhi në mbrëmjen e 18 janarit pranë qytetit Adamuz, Andaluzi. Një tren me shpejtësi të lartë Iryo, i cili udhëtonte nga Malaga në Madrid me rreth 300 pasagjerë, doli nga shinat dhe hyri në linjën përballë, duke u përplasur me një tren me shpejtësi të lartë Renfe që udhëtonte nga Madridi në Huelva. Edhe ky tren doli nga shinat. Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur.

Sipas El Mundo, hetuesit po përqendrohen në gjendjen e shinave hekurudhore përgjatë seksionit Madrid-Andaluzi si një faktor i mundshëm në aksident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 42 appeared first on Sinjali.

Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

20 January 2026 at 22:20

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim blloku B2, pas përfundimit të sanimeve.

Në njoftimin e KEK thuhet se njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe sot vendi është përballur me reduktime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik appeared first on Sinjali.

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

20 January 2026 at 22:10

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije.

Në njoftim tregohet këto zona, duke përfshirë edhe rajonn e Prishtinës e të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

Situata me ujin e pijshëm

20 janar 2026

IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.

Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:

Rajoni i Prishtinës

Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,

Vragoli.

Rajoni i Gjilanit

Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.

Rajoni i Pejës

Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.

Rajoni i Gjakovës

Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.

Rajoni i Prizrenit

Malishevë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije appeared first on Sinjali.

BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive për dronët në Iran

20 January 2026 at 21:52

Bashkimi Evropian ka propozuar të martën ndalimin e eksportit të më shumë teknologjive për dronë dhe raketa drejt Iranit, pas shtypjes vdekjeprurëse të protestuesve, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Evropa qëndron në solidaritet të plotë me gratë dhe burrat e guximshëm të Iranit, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për të kërkuar liri për veten dhe për brezat e ardhshëm”, shkroi von der Leyen në X.

“Sot, ne po propozojmë ndalimin e eksporteve shtesë të teknologjive jetike për dronë dhe raketa”, shtoi ajo.

Von der Leyen tha se BE-ja po përgatit gjithashtu sanksione të tjera ndaj atyre që janë përgjegjës për “shtypjen e vazhdueshme dhe brutale” të protestave që tronditën Republikën Islamike.

Protestat disajavore ishin sfida më e madhe me të cilën është përballur udhëheqja iraniane në vitet e fundit.

Shkalla e plotë e pasojave nga shtypja është bërë e ditur gradualisht, pasi tash e 11 ditë Irani vazhdon të jetë në terro total pa internet dhe komunikim.

Pavarësisht vështirësive në qasjen në informacion, organizata joqeveritare Iran Human Rights thotë se ka verifikuar se 3.428 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive për dronët në Iran appeared first on Sinjali.

Trump e përfshin ndaljen e “konfliktit” Kosovë-Serbi në listën e të arriturave si president

20 January 2026 at 21:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po mban konferencë për media në njëvjetorin e inaugurimit si presidenti i 47’të i ShBA-së.

Para gazetarëve, Trump është paraqitur me një libër me të arriturat përgjatë kësaj kohe, ku e ka përfshirë edhe ndaljen e “konfliktit” mes Kosovës dhe Serbisë dhe shtatë luftërave tjera, shkruan Reporteri.net.

Trump e renditi “konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë” si të dytin, teksa përmendi luftërat që ka ndalur.

“Këto ishin luftëra të pafundme”, tha Trump.

Ai tha sërish se e meriton Nobelin për Paqe për tetë luftërat që ka ndalur.

Konfiktin e mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Trump kishte thënë se e kishte ndalur me paralajmërimin ndaj dy vendeve që nëse shkonin drejt asaj rruge, nuk do të mund të bënin tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kthimit nga vizita në ShBA, Presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar se në fund të muajit maj të vitit 2025 ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.

“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump e përfshin ndaljen e “konfliktit” Kosovë-Serbi në listën e të arriturave si president appeared first on Sinjali.

Presidenti finlandez propozon “diplomaci në sauna” për çështjen e Grenlandës

20 January 2026 at 21:19

Alexander Stubb ka propozuar që homologu amerikan, Donald Trump, të kalojnë së bashku pak kohë në një sauna tradicionale finlandeze, si një mënyrë joformale dhe simbolike për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës së ndërlikuar rreth Grenlandës.

Sipas presidentit finlandez, ky ritual tipik nordik shërben jo vetëm për relaksim, por edhe për reflektim të qetë dhe marrje vendimesh më të balancuara.

“Është më mirë të ndalemi për një moment – të shkojmë në sauna, të bëjmë një banjë të mirë me avull – dhe vetëm më pas të kërkojmë një zgjidhje të arsyeshme. Nëse do të arrinim ta bindnim presidentin Trump të shkonte në sauna, mendoj se do të arrinim diçka konkrete,” u shpreh Stubb, duke nënvizuar rëndësinë e qetësimit të tensioneve përpara dialogut politik.

Kjo, megjithatë, nuk është nisma e parë e këtij lloji nga ana e udhëheqësit finlandez.

Stubb është i njohur për promovimin e asaj që ai e quan “qasje finlandeze” ndaj diplomacisë, e cila përfshin pauza të menduara dhe reflektim përpara negociatave të vështira.

Në mars të vitit 2025, ai u kishte bërë thirrje tashmë Donald Trumpit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ngadalësonin ritmin e përplasjeve verbale dhe politike, duke u kthyer në tryezën e bisedimeve pas një pauze “në stilin finlandez”, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti finlandez propozon “diplomaci në sauna” për çështjen e Grenlandës appeared first on Sinjali.

Ushtarët letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

20 January 2026 at 21:17

Ushtarët letonezë nga Komanda Rajonale e KFOR-it e udhëhequr nga NATO (RC-E) vazhdojnë të zhvillojnë patrulla të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Kufiri Administrativ.

Sipas njoftimit, patrulla të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme, janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin situativ dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë fushën e përgjegjësisë së RC-E.

“Ata kontribuojnë në sigurimin e një ambienti të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët letonezë patrullojnë në veri të Kosovës appeared first on Sinjali.

Digjet vetura e zyrtarit policor nga Peja, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

20 January 2026 at 21:15

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e zyrtarit policor, vetura e të cilit u përfshi nga flakët në Pejë.

Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin, bëhet fjalë për zyrtarin policor Endrit Hajdari, ndërsa rasti po trajtohet si incident i dyshimtë dhe me rrethana ende të paqarta.

Burimet theksojnë se ekziston dyshimi që kjo nuk është hera e parë që vetura e tij digjet, çka e bën ngjarjen edhe më serioze dhe me fokus të shtuar nga organet e rendit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka njoftuar se për rastin është njoftuar rreth orës 20:00.

“Policia është njoftuar se rreth orës 20:00 se në një parking të një blloku banesor një veturë është kapluar nga zjarri”, tha Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë në Pejë.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, zjarrfikësit dhe më vonë dhe eksperti i zjarrit. Vetura është e një polici, është vetura private e tij”.

Po ashtu, Sinjali mëson se menjëherë pas incidentit janë arrestuar disa persona që kanë kaluar në atë zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me rastin, pasi sipas informacioneve fillestare duart e tyre kundërmonin benzine.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa priten detaje të reja nga Policia dhe Prokuroria lidhur me shkakun e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet vetura e zyrtarit policor nga Peja, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë

20 January 2026 at 20:46

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e zyrtarit policor, vetura e të cilit u përfshi nga flakët në Pejë.

Sipas burimeve të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin, bëhet fjalë për zyrtarin policor Endrit Hajdari, ndërsa rasti po trajtohet si incident i dyshimtë dhe me rrethana ende të paqarta.

Burimet theksojnë se ekziston dyshimi që kjo nuk është hera e parë që vetura e tij digjet, çka e bën ngjarjen edhe më serioze dhe me fokus të shtuar nga organet e rendit.

Po ashtu, Sinjali mëson se menjëherë pas incidentit janë arrestuar disa persona që kanë kaluar në atë zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me rastin, pasi sipas informacioneve fillestare duart e tyre kundërmonin benzine.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa priten detaje të reja nga Policia dhe Prokuroria lidhur me shkakun e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I digjet vetura zyrtarit policor në Pejë, arrestohen disa persona – u dyshuan pasi “kundërmonin” benzine

20 January 2026 at 20:43

Një incident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një veturë në pronësi të një zyrtari policor është përfshirë nga flakët, në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Burime të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se kjo dyshohet të jetë hera e dytë që zyrtarit policor i digjet vetura, çka e bën rastin edhe më të ndjeshëm dhe me interes të veçantë për organet e rendit.

Sipas të njëjtave burime, menjëherë pas raportimit dhe daljes së njësive policore në vendngjarje, janë arrestuar disa persona që po kalonin në afërsi të lokacionit, të cilët janë ndalur për verifikim dhe intervistim.

Arsyetimi i dyshimit ndaj tyre lidhet me faktin se, sipas informacioneve fillestare, duart e tyre kundërmonin benzine, duke ngritur dyshime se mund të kenë lidhje me zjarrvënien.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me motivin, rrethanat dhe personat e mundshëm të përfshirë në këtë incident.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për mënyrën se si është shkaktuar zjarri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I digjet vetura zyrtarit policor në Pejë, arrestohen disa persona – u dyshuan pasi “kundërmonin” benzine appeared first on Sinjali.

Bahamasi heq vizat për Kosovën

20 January 2026 at 20:39

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka theksuar se kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar Gërvalla.

Më 19 dhjetori, Bahamasi u bë shteti i 121 që njohu Pavarësinë e Kosovës.

Bahamasi është ishull që gjendet në Karaibe dhe ka 400 mijë banorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bahamasi heq vizat për Kosovën appeared first on Sinjali.

Vrasja e kosovares 71 vjeçare në Zvicër: Lirohet nipi, në burg djali dhe nusja

20 January 2026 at 19:35

Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27). Tani, nipi është liruar nga paraburgimi.

Një shtetase 71 vjeçare e Kosovës nga qyteti Buchs, Kantoni i Cyrihut, është vrarë – dhe sipas gjetjeve fillestare, familja e saj është përgjegjëse. Pak pas mesnatës në prag të Krishtlindjeve, Policia Kantonale e Cyrihut kishte marrë një raport se një person i pajetë ishte gjetur në një ndërtesë banimi.

Pjesëtarët e ndihmës së shpejtë që u përgjigjën mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e gruas, transmeton albinfo.ch. Policia e përshkroi atë si një krim të dhunshëm.

Fillimisht, u arrestuan tre shtetas zviceranë. Sipas hetimit të Blick ata janë: djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27), shkruan blick.ch.

Sipas Erich Wenzinger, zëdhënës i Prokurorisë Publike të Cyrihut, tani vetëm dy persona prej tyre mbeten në paraburgim. Ai konfirmoi për Blick se ata janë të afërm me të ndjerin. Ndërsa nipi është liruar, prindërit e tij – djali dhe nusja  – mbeten në burg.

Prokuroria Publike nuk ka shpjeguar rrethanat e sakta të vdekjes së 71-vjeçares. Wenzinger përmend me këtë rast se hetimet janë në vazhdim. Lind edhe pyetja: Pse u desh të vdiste gjyshja? Wenzinger shpjegon: “Sekuenca e saktë e ngjarjeve dhe çdo motiv i mundshëm për vrasjen janë objekt i hetimit penal në vazhdim nga Prokuroria Publike e Cyrihut.”

Siç ka mësuar Blick, e gjithë familja është me origjinë nga Kosova. Ndërsa, siç zbulon një postim në Facebook nga një djalë tjetër i të ndjerës, trupi i 71-vjeçares u riatdhesua në vendin e saj të lindjes. Ajo u varros më 30 dhjetor, në Kamenicë.

Postimi i djalit në Facebook nuk thotë se nëna e tij është vrarë. Thjesht thotë se ajo ka ndërruar jetë. Janë shprehur shumë ngushëllim, transmeton albinfo.che. Sipas hulumtimit të Blick, burri i gruas së ndjerë – një ish-shofer i VBZ (Transporti Publik i Cyrihut) – gjithashtu jetonte në të njëjtën familje. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të përfshirët deri në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm të procedurave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasja e kosovares 71 vjeçare në Zvicër: Lirohet nipi, në burg djali dhe nusja appeared first on Sinjali.

Në Podujevë abuzimi më i madh me vota ndodhi brenda LVV-së – ‘përfituesi’ më i madh del të jetë Ejup Maqedonci

20 January 2026 at 19:30

Edhe komisionerët e Llapit e tjetërsuan votën e qytetarëve të kësaj komune. Rinumërimi i vetëm 10 për qind të votave në Podujevë shpërfaqi në masë të madhe vjedhje të votave brenda kandidatëve të partisë. 

Nga rinumërimi i vetëm 11 prej 110 kutive të votimit, kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje u kanë devijuar më së shumti votat. Në këtë parti janë tjetërsuar plot 1.062 vota. 

Përfituesi më i madh nëpërmjet manipulimit të votave në Qendrën e Numërimit në Podujevë del të jetë Ejup Maqedonci, të cilit i ishin përshkruar 288 vota më tepër sesa ka marrë realisht.

Maqedonci ka përfituar nga keqnumërimi 11.3 për qind të votës së partisë.

Pos Maqedoncit, 246 vota u vodhën për kandidatin Vendenis Lahu, 174 për Adelina Stubllën, 65 për Drita Pajazitin e 58 për Fitim Hazirin.

Pos LVV-së, devijime të votës pati edhe në PDK. Në këtë subjekt u abuzua me 120 vota të kandidatëve. Më së shumti përfitoi Ditjona Statovci, së cilës iu përshkruan 85 vota më shumë në QKN. Ajo përfitoi rrejshëm 14.1 për qind të votës së partisë.

Edhe në LDK pati abuzim të 103 votave të kandidatëve. Përfituesi më i madh nga votat e vjedhura është Qëndrim Softolli me 23 sosh. 
Në AAK gjithsej u vodhën 45 vota.

Devijimet në rezultatin e kandidatëve kanë shtyrë KQZ-në që të bëjë rinumërim të 100 për qind në të gjitha komunat.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha se KQZ-ja po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet në fillim të muajit shkurt.

“Aktualisht numri i ekipeve të angazhuara në procesin e rinumërimit gjatë një dite pune është 76. Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të muajit janar”, ka bërë të ditur Elezi.

Procesi i rinumërimit përfshin në total 2.557 vendvotime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në Podujevë abuzimi më i madh me vota ndodhi brenda LVV-së – ‘përfituesi’ më i madh del të jetë Ejup Maqedonci appeared first on Sinjali.

140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet

20 January 2026 at 19:26

Me dënim deri në 5 vjet heqje lirie mund të përballen 140 komisionerët që ishin të angazhuar për numërimin e votave në Prizren. Në këtë komunë, 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar

Rreth 140 komisionerë që ishin të angazhuar gjatë numërimit të votave në Prizren, rrezikojnë dënimin me burgim nga një deri në pesë vjet. 

Rinumërimi ka gjetur se 45 mijë e 709 vota u janë shtuar ose hequr kandidatëve gjatë numërimit fillestar vetëm në këtë komunë. 

Prokuroria Themelore nuk ka treguar se sa nga këta komisionerë janë intervistuar si pjesë e hetimeve që janë hapur të dielën. 

“Çështja ndodhet në fazë të hershme të hetimeve. Për shkak të natyrës konfidenciale të procedurës, Prokuroria Themelore në Prizren nuk mund të japë detaje apo komente në këtë fazë”, tha Prokuroria Themelore e Prizrenit. 

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula të hënën ka paralajmëruar intervistimin e të gjithë komisionerëve të qendrave ku nuk përputhen votat. Ajo ka paralajmëruar intervistimin edhe të kandidatëve për deputetë.

Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta të Komunës së Prizrenit, pasi nga një proces verifikues i dy kutive me fletëvotime, ka gjetur dallim prej 714 votash.

Të dielën përfundoi rinumërimi i të gjitha votave në Prizren dhe rezultatet shtynë prokurorinë të nisë hetimin. 

Të gjithë këtyre komisionerëve, me vendim të KQZ-së, u është ndërprerë mandati. Në të njëjtën mbledhje u vendos edhe për rinumërim të plotë të të gjitha votave në nivel vendi.

Në Qendrën e Numërimit në Prizren ishin 28 tavolina, e në secilën nga to nga 5 komisionerë; një i Vetëvendosjes, një i PDK-së, një i LDK-së, një i AAK-së dhe i pesti nga radhët e komuniteteve.
Kandidatit të Partisë Demokratike, Fetah Paçarizi gjatë numërimit i ishin shtuar 6000 vota që nuk ia kanë dhënë qytetarët. E të gjithë kandidatëve të këtij subjekti, 19.225 vota. 

20 kandidatëve të LDK-së u ishin shtuar 4.469 vota, 22 të LVV-së 3.120, 32 të AAK-së 1.179, kurse kandidatëve nga partitë e tjera 1.346. 

Pos votave të shtuara, rinumërimi ka nxjerrë në pah se 16.366 vota u ishin hequr kandidatëve. Më i dëmtuari nga abuzimi është Uran Ismali i PDK-së me 763 vota. 

Ditën e zgjedhjeve, në Prizren, në vendvotime të rregullta të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 71.385 qytetarë.

The post 140 komisionerët që numëruan votat në Prizren rrezikojnë burgimin deri në 5 vjet appeared first on Sinjali.

Kontrollohen pronat e Arianit Sllamnikut, i konfiskohen armë e medikamente

20 January 2026 at 19:15

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve i DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet dhe njësitë relevante, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më 20.01.2026 ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj të dyshuarit Arianit Sllamniku, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar veprimtari mjekësore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë, i dyshuari po hetohet për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Me qëllim të sigurimit dhe mbledhjes së provave, dhe bazuar në urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar kontroll në pronat e të dyshuarit. Gjatë kontrollit kanë qenë prezent edhe inspektorë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë asistuar në identifikimin e medikamenteve farmaceutike.

Gjatë kontrollit policor janë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri të gjata dhe dy armë zjarri të shkurtra (me leje përkatëse), sasi municioni dhe disa karikatorë, medikamente të ndryshme, libra protokolli, si dhe pajisje elektronike, përfshirë shtëpizë kompjuteri, telefon dhe mikroçipa.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kontrollohen pronat e Arianit Sllamnikut, i konfiskohen armë e medikamente appeared first on Sinjali.

BBC-ja raporton se Parlamenti Evropian pritet ta pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me ShBA-në

20 January 2026 at 18:33

Miratimi i marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të cilën ishte arritur pajtim në korrikun e vitit të kaluar, pritet të pezullohet nga Parlamenti Evropian, sipas burimeve të afërta me Komisionin për Tregti Ndërkombëtare të këtij institucioni, raporton televizioni britanik, BBC.

Pezullimi i miratimit të marrëveshjes pritet të njoftohet të mërkurën pasdite në Strasburg, sipas transmetuesit publik britanik.

Në korrikun e vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishin arritur një marrëveshje në fushën e golfit në Skoci, pronë e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas marrëveshjes, taksat amerikane ndaj të gjitha importeve nga vendet e BE-së do të uleshin në 15 për qind, gjë që shihej si pakt pozitiv në kohën kur Trumpi ishte duke kërcënuar me tarifë prej 30 për qind ndaj importeve.

Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian, por Komisioni për Tregti Ndërkombëtare nuk e ka përfunduar ende shqyrtimin e saj.

Të shtunën, disa orë pas kërcënimit të Trumpit me taksa amerikane për shkak të kundërshtimit të disa vendeve evropiane që ShBA-ja ta marrë nën kontroll Grenlandën, anëtari gjerman me ndikim i Parlamentit Evropian, Manfred Weber, tha se “miratimi [i marrëveshjes tregtare ShBA – BE] nuk është i mundshëm në këtë fazë”.

Përderisa marrëveshja po finalizohej, Bashkimi Evropian i kishte pezulluar taksat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane me vlerë të 93 miliardë eurove, transmeton gazeta “Nacionale”.

Afati i këtij pezullimi përfundon më 9 shkurt dhe, nëse nuk bëhet një zgjatje tjetër ose nëse nuk ndodh miratimi i marrëveshjes nga Parlamenti Evropian, taksat e BE-së ndaj mallrave amerikane do të hyjnë në fuqi më 7 shkurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC-ja raporton se Parlamenti Evropian pritet ta pezullojë miratimin e marrëveshjes tregtare me ShBA-në appeared first on Sinjali.

Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta

20 January 2026 at 18:10

Gjatë fjalimit vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, vlerësoi mysafirët e dalluar që përfaqësonin partneritetin e Gardës Kombëtare të Ajovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ngjarje u përmendën Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri Zuka, udhëheqësi më i lartë nënoficer, si dhe Drilon Zogaj, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Des Moines.

Në njoftimin e Gardës Kombëtare të Ajovës u theksua se ky bashkëpunim ka ndërtuar ndër vite kapacitete dhe besueshmëri të ndërsjellë, duke nënvizuar se “partneriteti me FSK-në ka forcuar ndërveprimin dhe gatishmërinë e të dy forcave”.

Tutje u tha se, për më shumë se 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë bashkëpunuar ngushtë me FSK-në për të rritur ndërveprimin dhe gatishmërinë operacionale.

“Vetëm gjatë vitit 2025, partneriteti përfshiu 26 shkëmbime bilaterale me mbi 500 pjesëmarrës, në fusha si manovrat, mjekësia ushtarake, logjistika, mbrojtja kibernetike dhe zhvillimi profesional”, u tha në njoftim.

Si moment i rëndësishëm u veçua momenti kur FSK-ja bashkëngjiti një kompani këmbësorie në Brigadën e 2-të Luftarake të Divizionit të 34-të të Këmbësorisë së Ajovës, gjatë rotacionit në “Joint Readiness Training Center”. Ky hap, siç u theksua, “shënon pjesëmarrjen e parë të Kosovës në një mision stërvitor të përmasave të mëdha jashtë kufijve të saj”.

Po ashtu, në vitin 2025, Garda Kombëtare e Ajovës tha se rekrutoi qytetarin e parë nga Kosova, Andren Gashi, i cili iu bashkua Krahut të 132-të të Gardës Ajrore të Ajovës si pjesëtar i Forcave të Sigurisë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta appeared first on Sinjali.

Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ushtarëve në KFOR deri në vitin 2029

20 January 2026 at 18:09

Komisioni i Politikës së Sigurisë i Këshillit të Shteteve (CPS-S) në Zvicër, ka shprehur mbështetjen për zgjatjen e angazhimit të ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it në Kosovë deri në vitin 2029, si dhe për rritjen e numrit të tyre.

Sipas një njoftimi të shërbimeve parlamentare, komisioni vlerëson se “prania e KFOR-it dhe e kontingjentit zviceran Swisscoy në Kosovë mbetet e domosdoshme, pasi situata në terren, veçanërisht në pjesën veriore të vendit, vazhdon të jetë e brishtë”.

CPS-S, që është Dhoma e Lartë e Parlamentit të Zvicrës, thekson se prania e KFOR-it është “ende e nevojshme edhe për të kontribuar në garantimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është edhe në interes të Zvicrës, ku jetojnë rreth 500 mijë persona me origjinë nga Evropa Juglindore, prej të cilëve mbi 150 mijë janë me origjinë kosovare”, u tha në njoftimin e shërbimeve parlamentare të Zvicrës, raporton CDT.

Në këtë kuadër u tha se “CPS-S mbështet edhe rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë në Kosovë nga 195 në 215”.

Po ashtu, sipas njoftimit, propozohet që Këshilli Federal të ketë kompetencë që, gjatë mandatit, ta rrisë kontingjentin me deri në 30 ushtarë shtesë, pa afat të caktuar, për t’iu përgjigjur nevojave të mundshme të ardhshme të KFOR-it.

Parashikohet edhe mundësia e angazhimit të përkohshëm të deri në 50 ushtarëve shtesë për mirëmbajtje, si për shembull të helikopterëve zviceranë, si dhe deri në 20 ushtarë shtesë për sigurinë e vetë kontingjentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ushtarëve në KFOR deri në vitin 2029 appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Rinumërimi bartë rreziqe sa i përket afateve, me rëndësi që Presidenti të zgjidhet me kohë

20 January 2026 at 18:04

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë që të respektohen afatet e parapara për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai tha se procesi i rinumërimit të votave është shumë i rëndësishëm për integritetin e procesit.

“Kjo dëshmon aftësinë e sistemit për të identifikuar dobësitë dhe për t’i adresuar ato, në mënyrë që të ruhet integriteti i zgjedhjeve. Kjo natyrisht bartë disa rreziqe sa i përket afateve kohore dhe shpresoj që Komisioni ta kryejë rinumërimin sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai për T7.

Hargreaves tha se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që pas kësaj, partitë politike të bashkohen, Kuvendi të konstituohet dhe qeveria të nisë punën, në mënyrë që buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen sa më shpejt”.

“Po ashtu, është shumë e rëndësishme që procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të zhvillohet sipas afateve të paraprara. Jam i bindur se të gjitha partitë janë të përkushtuara për këtë, sepse të gjithë e kuptojnë rëndësinë që këto procese tejet të rëndësishme kanë për Kosovën”, tha ai.

Ambasadori britanik tha se Kosova këtë vit duhet të bëjë përparim drejt integrimit.

“Në vitin 2026, ndërsa Kosova hyn në vitin e saj të 19-të të shtetësisë, është thelbësore që të ketë një qeveri që është në gjendje të veprojë me vendosmëri, të bëjë përparim drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, dhe të vazhdojë në këtë rrugë të demokracisë që ka qenë mbresëlënëse gjatë viteve të fundit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik: Rinumërimi bartë rreziqe sa i përket afateve, me rëndësi që Presidenti të zgjidhet me kohë appeared first on Sinjali.

❌
❌