Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Sinjali

Shpërthen zjarri në azil pleqsh në Indonezi, 16-të të vdekur e tre të plagosur

29 December 2025 at 08:33

16-të persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi.

Shumë prej trupave të viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre, tha punonjësi i shpëtimit Jimmy Rotinsulu, duke shtuar se shumë nga banorët e moshuar me shumë gjasa po pushonin në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje kur shpërtheu zjarri, shkruan Metro TV.

Autoritetet arritën të evakuonin 12 persona, të gjithë të padëmtuar, dhe t’i transferonin ata në një spital lokal, shtoi ai, transmeton A2CNN.

Pamjet e transmetuara treguan flakët që përfshinë azilin e pleqve, ndërsa banorët vendas ndihmuan në evakuimin e një burri të moshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në azil pleqsh në Indonezi, 16-të të vdekur e tre të plagosur appeared first on Sinjali.

Nuk zhgënjen Xhaka, vazhdon sukseset në Premier League

29 December 2025 at 08:17

Pasim ëndrrash nga Granit Xhaka, megjithatë Sunderlandi fitoi vetëm një pikë ndaj Leeds Unitedit të dielën.

Ndeshja Sunderland – Leeds United përfundoi 1:1, kurse i takoi xhiros së 18-të të Premier Leagues.

Në minutën e 28-të, Granit Xhaka fitoi një top, dha një pasim të shkëlqyer për golin e epërsisë 1:0 të realizuar nga Simon Adingra. Por Xhaka nuk është plotësisht i kënaqur, pasi Dominic Calvert-Leëin barazoi për Leedsin.

“Betejë e vështirë, por ne qëndrojmë të përqendruar. Pika e radhës, sfida e radhës. Së bashku në vitin e ri”, ka shkruar Xhaka në Instagram pas ndeshjes.

Ishte asistimi i pestë i Xhakës këtë sezon. Vetëm Bruno Fernandes dhe Rayan Cherki kanë më shumë asistime. Ata kanë regjistruar nga shtatë asistime deri më tani. Sunderlandi mbetet në vendin e shtatë në elitën angleze.

“E dija që Graniti do të më gjente me pasim. Të shënosh para tifozëve tanë është një moment pozitiv”, ka thënë Adingra.

Shkëlqimin e radhës të Xhakës në Premier League e ka vlerësuar edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Redknapp.

“Shkëlqyeshëm. Më pëlqen shumë ajo që bën Granit Xhaka. Një pasim i bukur në drejtim të bashkëlojtarit. Një prekje e mirë me këmbën e majtë dhe Adingra e përfundoi mjeshtërisht aksionin”, ka thënë Redknapp për “Sky Sports”.

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris ka komentuar po ashtu barazimin. Ai thotë se nxori mësime të vlefshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Leedsi është skuadër e mirë dhe në formë të mirë. Tregoi cilësi të shkëlqyer në fushë sot. Mendoj se e nisëm mirë dhe shënuam. Në fund të pjesës së parë patëm mundësinë të shënonim golin e dytë. Ishte një moment kyç sepse pas kësaj ata ndryshuan strukturën dhe ne luftuam për të gjetur ritmin dhe pikat tona të referencës. Ata dominuan, por ne gjetëm energjinë për të ndryshuar vrullin. Në fund të ndeshjes patëm mundësinë të ishim pak më të rrezikshëm, por mendoj se në fund është një rezultat i drejtë”, ka thënë Le Bris.

Ai është i lumtur me golin e Adingras.

“Është një mësim i mirë për ne në Premier League. Po ecim përpara me shumë ndryshime në skuadër. Jam i lumtur për Simonin sepse tregon se çdo lojtar është i rëndësishëm. Shokët e tij të ekipit e mbështetën dhe kjo e ndihmoi gjatë procesit. Shpresojmë se kjo do ta ndihmojë edhe në të ardhmen. Është vërtet pozitive që jemi ende të pamposhtur në shtëpinë tonë, veçanërisht në momente të vështira. Dhoma e zhveshjes është e zhgënjyer tani dhe kjo tregon dëshirën për të fituar”, ka theksuar trajneri i Sunderlandit.

Xhaka po cilësohet në Angli si transferimi më i mirë i  edicionit. Ai ka luajtur rol kyç te Sunderlandi i rikthyer këtë edicion në Premier League.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk zhgënjen Xhaka, vazhdon sukseset në Premier League appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit

29 December 2025 at 08:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë numëruar 99,26 për qind e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 19 kuti votimi.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 49,30 për qind të votave, apo gjithsej 429 mijë e 979 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind, përkatësisht 183 mijë e 258 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59 për qind, apo 118 mijë e 490 vota.

Pas tyre pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,68 për qind të votave dhe Lista Serbe me 3,74 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

“Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje

29 December 2025 at 07:47

Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Takimi fokusohet tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje. Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë process, shkruan Euronews.al.

“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.

Zelensky falenderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.

Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje appeared first on Sinjali.

Një ditë pas zgjedhjeve, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

29 December 2025 at 07:41

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se sot do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave për kandidatët dhe konfirmimi i atyre për subjektet politike do të fillojë nesër, në orën 12:00, pasi i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës në qendrat e numërimit,” tha Radoniqi.

Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për momentin, kanë mbetur vetëm 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje është partia që prin me 49,30% të votave, duke siguruar deri tani 429,979 vota.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.

Ndërkaq, AAK renditet e katërta, e NISMA s’ia del t’a kalojë as pragun e zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një ditë pas zgjedhjeve, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Çka thanë qytetarët dje, kush u ndërshkua?

29 December 2025 at 07:27

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme të jashtëzakonshme parlamentare në vend erdhën si një befasi.

Mes atyre që u thanë në Exit Poll-e dhe rezultateve preliminare, diferencat në % dolën të jenë diku 3-5% për pothuajse secilën parti.

Sipas rezultateve të fundit që janë publikuar në faqen e KQZ-së, zgjedhjet e djeshme në Kosovë kanë nxjerrë në epërsi Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët ishin të parët po ashtu edhe në dy palë zgjedhjet e kaluara.

LVV, si e para, prin me 49,30 për qind të votave të numëruara deri tani.

Në bazë të të dhënave preliminare, VETËVENDOSJE! ka siguruar 429,979 vota, duke u renditur e para në shumicën e komunave të vendit. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59 për qind, që përkthehet në 118,490 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,68 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe është renditur me 4,74 për qind. NISMA Socialdemokrate ka siguruar 1,72 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është drejt përfundimit, me mbi 99 për qind të vendvotimeve të përpunuara, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë rreth 45 për qind. Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të konfirmohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.

Dita e djeshme, ndërkaq, nuk u shoqërua me ndonjë incident madhor, gjë që e konfirmoi edhe Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Çka thanë qytetarët dje, kush u ndërshkua? appeared first on Sinjali.

Dita fillon me acar, ja çfarë moti parashikohet të mbajë sot në vend

29 December 2025 at 07:14

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita fillon me acar, ja çfarë moti parashikohet të mbajë sot në vend appeared first on Sinjali.

KQZ: Nesër fillon numërimi për votat e kandidatëve për deputet

28 December 2025 at 23:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e fundit për sonte.

Kryesuesi i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79%, Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.74%, Lista Serbe 3.87%, Nisma Socialdemokrate 1.72%.

I njëjti, bëri të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.

“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet nga të gjitha vendvotimet dhe do të shfaqen në platformë”, tha ai.

Pos tjerash, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Nesër fillon numërimi për votat e kandidatëve për deputet appeared first on Sinjali.

Kurti nga festa në Prishtinë: Fitore historike, do t’i përmbushi të gjitha zotimet

28 December 2025 at 23:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në shesh para qindra njerëzve që janë mbledhur për të festuar fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, për angazhimin, kontributin që kanë dhënë në fitoren e partisë së tij, duke e quajtur fitore historike

Kurti tha se “kjo fitore është e të gjithë juve”, ndërsa u zotua se do t’i përmbushë të gjitha zotimet.

“Kësaj radhe ka fituar populli dhe Republika, e bëri të mundur fitoren, vizioni dhe programi ynë. Të gjitha zotimet tona do t’i përmbushim një nga një”.

“Ju jeni kuptimi i ekzistencës së pozitave dhe funksioneve tona”, tha Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti nga festa në Prishtinë: Fitore historike, do t’i përmbushi të gjitha zotimet appeared first on Sinjali.

Numërohen 99.22% e votave – VV e para me 49.31%

28 December 2025 at 23:42

Janë numëruar 99.22 për qind e votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, VV ka marrë 49.31%, PDK 21.01%, LDK 13.59% dhe AAK 5.68%.

Tani kanë mbetur vetëm edhe 20 kuti të votimit pa u numëruar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 99.22% e votave – VV e para me 49.31% appeared first on Sinjali.

PDK-ja në heshtje

28 December 2025 at 23:30

Prej kur ka përfunduar periudha për votim, nga Partia Demokratike e Kosovës ka pasur heshtje.

Teksa pas publikimit të rezultateve kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi dorëheqjen e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianj, u shpreh optimist për qeveri të opozitës, nga PDK-ja s’ka pasur asnjë reagim.

Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka 21.17% apo 182.981 vota – rezultat i përafërt me zgjedhjet e 9 shkurtit.

E ndërkohë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpalli fitoren më të madhe në histori të vendit. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK-ja në heshtje appeared first on Sinjali.

‘Kemi bërë shumë përparim’, thotë Trump, pas takimin me Zelenskyn e Ukrainës

28 December 2025 at 23:22

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e përshkroi takimin e tij të fundit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si “të shkëlqyer” pas gati tre orësh bisedimesh.

“Patëm një takim të mrekullueshëm. Diskutuam shumë gjëra”, tha Trump në një paraqitje të përbashkët me Zelenskyn në Mar-a-Lago, Florida, shkruajnë mediat e huaja.

“Mendoj se po i afrohemi shumë, ndoshta shumë afër”, tha Trump, duke shtuar se “kemi bërë shumë përparim në përfundimin e asaj lufte”.

Kjo deklaratë e tij ishte nga disa të bëra nga presidenti i SHBA-së, teksa bashkë me homologun ukrainas po flisnin me gazetarët pas takimit të tyre në Mar-a-Lago.

Trump, duke thënë se beson që një marrëveshje paqeje është “afër” për Ukrainën, përshkroi “një nga dy çështjet shumë të vështira” që mbeten.

Ai nuk pranoi të jepte një përqindje për kushtet që ishin rënë dakord, por tha se mund të jetë afër 95%.

Ai pranoi se fati i rajonit lindor të Donbasit, të cilin Rusia i ka kërkuar Ukrainës dorëzimin, mbeti një çështje e pazgjidhur.

Në anën tjetër, Zelensky ka filluar uke falënderuar Trumpin “për një takim të shkëlqyer në këtë vend të mrekullueshëm”.

Ai tha se ekipet sot diskutuan “të gjitha aspektet e kornizës së paqes” dhe thotë se plani i paqes me 20 pika është “90% i dakordësuar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘Kemi bërë shumë përparim’, thotë Trump, pas takimin me Zelenskyn e Ukrainës appeared first on Sinjali.

Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb

28 December 2025 at 23:14

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha se, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të dhjetë mandatet e deputetëve të rezervuara për komunitetin serb.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha në një konferencë për media se kjo parti ka fituar bindshëm numrin më të madh të votave në komunat me shumicë serbe, por se partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” e Nenad Rashiqit ka marrë vota në mjedise ku serbët nuk jetojnë.

Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në Prizren ka fituar 332 vota, në Gjakovë 52, ndërsa në Ferizaj 33.

“Jemi të detyruar të presim vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shtoi se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.

Në bazë të numërimit të 98.40 për qind të votave, Lista Serbe ka fituar 4.37 për qind të votave apo 37.896 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb appeared first on Sinjali.

Yesterday — 28 December 2025Sinjali

Çështja e Presidentit, Kurti: Njëherë flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

28 December 2025 at 22:40

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.

Ai ka folur edhe për çështjen e Presidentit.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.

Bllokadat janë të pamundshme tanimë.

Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026.

Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çësjhtke. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky s’është as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çështja e Presidentit, Kurti: Njëherë flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën appeared first on Sinjali.

Kurti shpall fitoren: Më e madhja në histori të Kosovës

28 December 2025 at 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.

“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.

Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.

“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti shpall fitoren: Më e madhja në histori të Kosovës appeared first on Sinjali.

Besnik Berisha: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri

28 December 2025 at 22:27

Avokati Besnik Berisha ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për një lidership të ri, i cili “bashkon” e jo që justifikon.

Ai, në një shkrim në Facebook të dielën, tha se shkaktarët e rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhje duhet të japin përgjegjësi.

“Kur rezultati nuk na pelqen, ka dy rruge: te largohemi, ose te marrim pergjegjesi.
Une besoj te e dyta”, tha ai.

“Ka shprese, sepse LDK ka njerez, mendje dhe energji qe ende nuk jane aktivizuar. Ka shprese, sepse kjo parti di te ringrihet vetem kur flet hapur me veten dhe me qytetaret. Dhe ka shprese, sepse ndryshimi nuk vjen nga heshtja, por nga guximi per ta marre timonin.”

Sipas Berishës, koha e arsyetimeve mbaron me sonte.

“Pikerisht atehere kur humb, ajo ka me se shumti nevoje per drejtim te ri, vizion te qarte dhe lidership qe bashkon, jo qe justifikohet”, tha Berisha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Besnik Berisha: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri appeared first on Sinjali.

Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend

28 December 2025 at 22:20

Pas procesimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.

Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 ulëse. Lidhja Demokratike ka 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.

Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse.

Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa kishte.

AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse.

Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

20 ulëse të tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të pasur shumicën mjaftojnë 61 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend appeared first on Sinjali.

Drenica nuk i “dorëzohet” Kurtit: Në Skenderaj dhe Drenas PDK-ja fiton mbi 70 për qind

28 December 2025 at 22:18

Drenica vazhdon të qëndroi bastion i PDK-së. Në dy komunat e këtij rajoni, Skenderaj dhe Drenasi ka fituar bindshëm PDK-ja.

Në bazë të 90 për qind të votave të numëruara nga KQZ-ja, PDK-ja në këto komuna ka fituar mbi 70 për qind

Sipas këtyre rezultateve, në Skenderaj kjo parti ka fituar 76,46% apo 15,869 vota.

Kurse në Drenas, kjo partia ka fituar 70,02% apo 15,668 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drenica nuk i “dorëzohet” Kurtit: Në Skenderaj dhe Drenas PDK-ja fiton mbi 70 për qind appeared first on Sinjali.

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

28 December 2025 at 22:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e para preliminare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, LVV ka dalë e para me 49.79% të votave, e dyta PDK me 21.18% të votave, LDK e treta me 13,77% të votave dhe AAK me 5.74%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave appeared first on Sinjali.

Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së: Mbaj përgjegjësi

28 December 2025 at 21:54

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për dështimin që partia e tij e ka pësuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka njoftuar se do ta ftojë Kuvendin e partisë për të shqyrtuar “të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë si kryetar”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku fton Kuvendin e LDK-së: Mbaj përgjegjësi appeared first on Sinjali.

❌
❌