Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Sinjali

Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991

30 December 2025 at 12:55

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar luftëtarët e lirisë dhe duke rikujtuar ngjarjet historike që shënuan fillimet e rezistencës së armatosur kundër regjimit serb.

Në një postim publik, Kurti theksoi se Dita e Veteranëve shënohet më 30 dhjetor për shkak të aksionit të parë policor serb ndaj familjes Jashari në Prekaz, i cili ndodhi në këtë datë në vitin 1991. Sipas tij, aksioni u ndërmor vetëm tre javë pasi Adem Jashari dhe një pjesë e vullnetarëve të stërvitur në Shqipëri ishin kthyer në Kosovë.

Kurti rikujtoi se forcat policore serbe kishin shkuar për ta arrestuar Adem Jasharin, por hasën në rezistencë të armatosur nga ai dhe vëllezërit e tij, Rifati dhe Hamza, si dhe nga familjarë, bashkëfshatarë dhe luftëtarë të tjerë. Gjatë asaj dite, Prekazi u shndërrua në zonë përballjeje, ku u plagosën dy persona, u bastisën 14 familje dhe u ndaluan dhjetëra qytetarë, ndërsa 27 prej tyre u arrestuan, përfshirë edhe Shaban Jasharin.

Sipas Kurtit, tre vëllezërit Jashari arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e vazhduar rezistencën që më vonë do të kulmonte me luftën çlirimtare. Ai përmendi edhe sulmin e radhës ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998 dhe betejën finale të marsit 1998, ku Adem dhe Hamza Jashari ranë dëshmorë.

Në mesazhin e tij, Kurti vlerësoi veteranët e UÇK-së si bashkëluftëtarë dhe dëshmitarë të sakrificës së dëshmorëve, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit.

“Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës”, thuhet në mesazhin e kryeministrit drejtuar veteranëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti uron Veteranët e UÇK-së dhe rikujton aksionin e parë ndaj familjes Jashari më 30 dhjetor 1991 appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona

30 December 2025 at 12:29

Komuna e Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur për dhënien në shfrytëzim të 5288 pronave publike.

Asamblistja Jeta Rafuna ka thënë se kjo është çështje me rëndësi për menaxhimin e pronës publike dhe për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.

Ajo ka  shtuar se dhënia në shfrytëzim të këtyre pronave, krijon hapësirë për rritjen e të hyrave vetanake të komunës.

Asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri ka thënë se shpreson që lista e pronave t’i përmbajë të gjitha elementet që kërkohen me ligj.

Besa Shahini nga PSD-ja ka thënë se ka keqmenaxhim të përmasave të mëdha të pronës publike në Prishtinë. Ka thënë se dëmi që i është shkaktuar komunës është mbi 200 mijë euro.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse nuk miratohet kjo listë, i bie që komuna e Prishtinës vitin e ardhshëm nuk mund ta jep asnjë pronë në shfrytëzim.

Sipas tij, me sjell një listë me mbi 5288 prona në një seancë të jashtëzakonshme dhe të kërkojë nga asambleja të votojë pa plotësim të dokumentacionit, nuk është  në rregull.

Ka thënë se asamblistët nuk janë makineri votash që të votojnë prona që nuk e dinë kush i zotëron, e as kush i shfrytëzon.

“Kjo mund të shërbejë për shumë veprime të tjera të jashtëligjshme. Mund të ketë qytetarë që kanë ndërtu dhe është një lloj shantazhi kundër tyre. unë kërkoj që dokumentacioni të plotësohet sot dhe lista të miratohet”, ka thënë  ai. “Në këtë listë janë 17 parcela në të cilat është ndërtu një lagje luksoze, lagjja ‘Marigona’, sponsorëve të Ramës. Kjo është tentativë që të legjitimohet keqpërdorimi i pronës publike”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona appeared first on Sinjali.

Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan

30 December 2025 at 12:08

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër S.A. për “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatinë Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

“Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e  trembëdhjetë (13) civilëve dhe në plagosjen e katër (4) personave të tjerë. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një.”

Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i  pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë.”

AKTAKUZA E PLOTË

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 13 civilëve në Gjilan appeared first on Sinjali.

Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave

30 December 2025 at 12:01

Një avokat nga Los Angeles dyshohet se u qëllua për vdekje nga vëllai i tij gjatë një debati në fundjavën e Krishtlindjeve, sipas policisë dhe një miku të ngushtë.

Krikor Kouyoumdjian, një avokat 33-vjeçar për të drejtat civile, u qëllua në shtëpinë e tij në zonën North Hills rreth orës 13:45 të së shtunës, njoftoi policia.

Oficerët u nisën me urgjencë drejt shtëpisë në bllokun 9000 të rrugës Noble Ave. pasi u dëgjuan të shtëna me armë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati nga Los Angeles u qëllua për vdekje nga vëllai i tij pas një sherri të ashpër gjatë fundjavës së festave appeared first on Sinjali.

“Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë

30 December 2025 at 11:58

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës vjetore me gazetarët, foli për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese që i kanë dhuratë nga Italia si dhe radarë falë bashkëpunimit me Francën.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake”,  tha Rama para gazetarëve.

“Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi ai tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kemi raketa Javelin dhe anije patrulluese”, Rama: Sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë Serbisë appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje

30 December 2025 at 11:54

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka ulur çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

“Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë

30 December 2025 at 11:52

Ish-kryeministri i Suedisë dhe njohësi i çështjeve në Ballkan, Carl Bildt, tha se pas fitores në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të formojë një qeveri të rregullt, por e akuzoi atë për mospërparim në dialogun me Serbinë dhe moszbatimin e marrëveshjes.

“Me 49% të votave në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti duhet të jetë në gjendje të formojë një qeveri të rregullt. Megjithatë, perspektivat për përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duken të zymta, pasi Kurti po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi ai në X.

Kësaj deklarate i reagoi ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili tha se Serbia është pengesa për moszbatimin e kësaj marrëveshje.

“Jo Carl Bildt, është një fakt i njohur publikisht që presidenti i Serbisë ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen/aneksin. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi varet kryesisht nga pranimi i realitetit nga Serbia me fqinjët e saj, zgjedhja e rrugës europiane dhe demokratike, në vend që të veprojë si pengues i stabilitetit rajonal”.

Edhe Bild shfaqi pajtim për pjesën e fajit të Serbisë, por thotë se edhe Kosova ka përgjegjësinë e saj për respektim.

“Kjo është sigurisht e vërtetë sa i përket mangësive të Serbisë – por edhe Kosova duhet të respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kurti po e bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, Ditmir Bushati polemizon me Carl Bildtin e Suedisë appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike

30 December 2025 at 11:41

Bekim Hamëz Jashari sot në Ditën e Veteranit ka kujtuar se 34 vjet më parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, Hamëza Jashari e Rifat Jashari dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Jashari në një postim në Facebook shkruan se nga 30 dhjetori i vitit 1991 kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Lexoni të plotë postimin:

30 DHJETOR 1991

Në këtë ditë të shënuar për vendin kujtojmë e nderojmë luftën tonë shekullore, sakrificën e popullit tonë për Liri, luftën e Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

34 vite me parë, në ora 05:15, në një mëngjes të ftohtë dhe me borë, forcat serbe kishin filluar sulmet drejtë kullave, brenda të cilave gjendej Kryekomandanti Adem Jashari, babushi Hamëza, mixha Rifat dhe që të gjithë bashkë pas shumë orë luftimesh arritën të zmbrapsnin forcat serbe.

Nga kjo datë Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari dhe shokët e tij vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike.

Urime Dita e Veteranit!.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike appeared first on Sinjali.

Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë

30 December 2025 at 11:17

Një burrë 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.

Viktima, i identifikuar si Preng Perjaku, është konstatuar me dëmtime trupore, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se rasti ka ndodhur në rrethana vetjake.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për veprime të mëtejme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth orës 10:05, në banesën e tij në fshatin Spiten, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”,  thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet një person i vdekur në Lezhë, dyshohet se është vetëvrarë me armë appeared first on Sinjali.

E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren

30 December 2025 at 11:07

Një fëmijë rreth 1-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Prizren.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit”.

“Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Një 1-vjeçar vdes pas zjarrit që shpërtheu në një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin

30 December 2025 at 10:59

Ka vdekur sot avokati Aziz Rexha, i cili këtë presion e ka ushtruar për shumë vjet.

Për rastin ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovë, e cila ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e tij nga jeta dhe ka ngushëlluar familjen Rexha, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sipas OAK-së, avokati Aziz Rexha do të kujtohet për profesionalizmin e lartë, integritetin moral dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj profesionit të avokatit, si dhe për respektin e veçantë ndaj sundimit të ligjit.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vlerësuar se kontributi i tij shumëvjeçar në avokatinë kosovare përbën një vlerë të çmuar dhe një shembull për brezat e ardhshëm të avokatëve.

Ceremonia e varrimit të Aziz Rexhës do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Barilevë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë avokati Aziz Rexha, OAK ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin appeared first on Sinjali.

A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës?

30 December 2025 at 10:57

Arda Güler po kalon një periudhë të rëndësishme dhe të pasigurt në këtë sezon, i mbushur me ndjenja të përziera. Pasi e filloi sezonin si një nga transferimet më të mëdha të Real Madridit, roli i tij ka pësuar një tkurrje të dukshme çdo javë, dhe tani diskutimet për të ardhmen e tij në klub janë gjithnjë e më të shpeshta.

Edhe pse mbetet një lojtar i talentuar, ai nuk është më një titullar i padiskutueshëm. Konkurenca e fortë, ndryshimet taktike dhe rikthimi i lojtarëve të tjerë kyç kanë ndryshuar statusin e tij, duke e bërë më të paqartë pozicionin e tij në ekip.

Ndërkohë, stafi i trajnerëve e vlerëson ende për aftësinë e tij për të krijuar mundësi dhe për vizionin e tij në fushë. Megjithatë, paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur dyshime që kërkojnë një rishikim të rolit të tij për pjesën tjetër të sezonit.

Ardhja e Xabi Alonsos si trajner shënoi një pikë kthese për Arda Guler. Trajneri i besoi atij, i dha kohë të vazhdueshme loje dhe e bëri të rregullt në formacionin titullar për pjesën më të madhe të sezonit.

Numrat e mbështesin këtë besim. Turku ka luajtur 25 ndeshje zyrtare, duke qenë titullar në 21 prej tyre, dhe është përfshirë drejtpërdrejt në 10-të gola, me tre gola dhe shtatë asistime. Këto shifra pasqyrojnë rëndësinë e tij të vërtetë për ekipin.

Megjithatë, konteksti ka ndryshuar, sipas mediumin DefensaCentral. Kthimi i Jude Bellingham në mesfushë, përmirësimi i Rodrygos dhe konsolidimi i Aurelien Tchouamenit kanë zvogëluar margjinën e gabimit të Arda Guler, që do të thotë se ai nuk ka më avantazh në rotacion.

Problemi i Gulerit nuk është mungesa e talentit, por konkurrenca e tepërt. Te Real Madridi ka shumë kandidatë për shumë pak pozicione, veçanërisht në mesfushë.

Federico Valverde, Edouardo Camavinga, Brahim Diaz, Franco Mastantuono dhe vetë Guler po garojnë për vendin e fundit titullar, me kusht që sistemi të mos e detyrojë Valverden të luajë si mbrojtës i krahut. Kjo konkurrencë e vazhdueshme kërkon qëndrueshmëri maksimale.

Meqenëse turkut i është dashur të ndryshojë pozicionin e tij, duke u larguar nga zonat ku ndihet më rehat, ndikimi i tij është zvogëluar. Ai lufton për të gjetur hapësirë, e merr topin më larg zonës së penalltisë dhe humbet ndikimin në pjesën e tretë të fushës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po e nxjerr në shitje Real Madridi yllin e madh të skuadrës? appeared first on Sinjali.

Veteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht të lirë

30 December 2025 at 10:45

Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, theksoi se kjo ditë ka rëndësi të veçantë, por sipas tij veteranët nuk e ndiejnë veten plotësisht të lirë, për shkak se institucionet e Kosovës ende nuk kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

Ai kujtoi se në këtë vend, para 34 vjetësh, nisën shkëndijat e para të lirisë dhe lufta e parë frontale e familjes Jashari, ku Shaban Jashari me djemtë e tij, Hamzën dhe Ademin, së bashku me gjithë familjen, u përballën me forcat serbe për të hapur rrugën e lirisë së sotme.

“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotme. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht të lirë appeared first on Sinjali.

ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje

30 December 2025 at 10:40

ZRRE-ja pritet ta miratojë këtë ulje sot gjatë një mbledhjeje.

Çmimi i tanishëm për ngrohjen me matje është 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 cent për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 cent.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ZRRE-ja pritet ta ulë çmimin për ngrohje appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 27 për qind të votave – këto janë rezultatet aktuale

30 December 2025 at 10:39

Janë numëruar mbi 27 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.

Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së, Albin Kurti deri tash ka marrë 92,090 vota.

Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila  e Ejup Maqedonci.

Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës,  Bedri Hamza ka marrë 41,587 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku  deri më tani ka marrë 19,951 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami,  Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. Në këtë parti pra pritet që deputet të rikthehet Besnik Tahiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 27 për qind të votave – këto janë rezultatet aktuale appeared first on Sinjali.

KQZ përfundon numërimin e rezultateve preliminare: LVV 49.34%, PDK 20.98%, LDK 13.57%, AAK 5.66%

30 December 2025 at 10:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.81 për qind, apo 42,235 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka fituar 1.70 për qind, përkatësisht 14,957 vota.

Ndryshe, ndonëse procesimi i rezultateve preliminare ka përfunduar, procesi i numërimit po vazhdon edhe në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Aty po zhvillohet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ përfundon numërimin e rezultateve preliminare: LVV 49.34%, PDK 20.98%, LDK 13.57%, AAK 5.66% appeared first on Sinjali.

Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 December 2025 at 10:01

Manovra më e madhe ushtarake e Pekinit prej vitesh simulon një bllokadë të Tajvanit duke vënë në sprovë vendosmërinë e SHBA-së dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë tensionet politike po përshkallëzohen.

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.

Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës “të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si “irracional” dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t’u përgjigjur.

‘Misioni i Drejtësisë 2025’ simulon bllokadën e Tajvanit
Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit “në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme” për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.

Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.

“Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake”, tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.

Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.

Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit

Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .

“Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane,” thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.

Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.

Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përshkallëzohen tensionet politike, a po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin? appeared first on Sinjali.

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

30 December 2025 at 09:55

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Ajo pohon se ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, thotë Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr appeared first on Sinjali.

Apel për ndihmë – zhduket 16-vjeçari në Fushë Kosovë, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për gjetjen e tij

30 December 2025 at 09:41

Një rast i zhdukjes së një të mituri është raportuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Kosovë, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, më 29.12.2025 rreth orës 22:30, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë është paraqitur Esat Smajli, i cili ka raportuar se djali i tij i mitur, E.S, 16-vjeçar është zhdukur prej disa ditësh.

Ankuesi ka deklaruar se i mituri kishte dalë nga banesa e tyre me datë 27.12.2025 rreth orës 12:00 dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më në shtëpi.

Pas pranimit të raportimit, Policia ka njoftuar Prokurorin kujdestar për të mitur, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Autoritetet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e të miturit dhe kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve, në rast se kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apel për ndihmë – zhduket 16-vjeçari në Fushë Kosovë, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për gjetjen e tij appeared first on Sinjali.

Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

30 December 2025 at 09:35

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Fushë Kosovë, ku një vajzë 20-vjeçare dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe prej asaj kohe nuk ka më asnjë kontakt me familjen.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 29 dhjetor 2025 në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.D, e cila ka deklaruar zhdukjen e Eleunita Dalipit, 20-vjeçare.

Familjarja ka bërë të ditur se e reja jeton në Austri dhe posedon dokumente si të Kosovës ashtu edhe të Austrisë, ndërsa në Kosovë kishte ardhur më 25 dhjetor 2025, rreth orës 06:30, ku kishte qëndruar në shtëpi dhe kishte fjetur.

Sipas deklarimit, më 26 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, Eleunita ka dalë nga shtëpia. Kontakti i fundit telefonik me të ka qenë rreth orës 02:45 pas mesnate, ndërsa që nga ai moment familjarët nuk kanë arritur më ta kontaktojnë.

Rasti është raportuar në Polici, ndërsa për të janë njoftuar njësitë relevante dhe Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Person i Zhdukur”. Hetimet janë në zhvillim për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.

Policia dhe familja u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ta raportojnë atë në institucionet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një 20-vjeçare në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet appeared first on Sinjali.

❌
❌