Normal view

Received — 20 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

AUSTRALI – Albanese i përgjigjet Netanyahu-t: Nuk jam “i dobët”

20 August 2025 at 16:59

MELBURN, 20 gusht /ATSH/ – Kryeministri australian Anthony Albanese i hodhi sot poshtë akuzat e homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu se ai ishte një “politikan i dobët që e ka tradhtuar Izraelin” duke njohur një shtet palestinez, sipas “AP”-së.

Akuza  publike e Netanyahut erdhi pas një njoftimi të 11 gushtit nga kryeministri Albanese se njohja e qeverisë së tij për një shtet palestinez do të formalizohej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator. Njoftimi u pasua nga anulime të vizave australiane dhe izraelite.

“Historia do ta kujtojë Albanese për atë që është: një politikan i dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë e Australisë”, tha dje Netanyahu në mediet sociale.

“Unë i trajtoj udhëheqësit e vendeve të tjera me respekt. Unë angazhohem me ta në një mënyrë diplomatike”, u përgjigj ashpër kryministri Albanese

“Nuk i marr këto gjëra personalisht”, tha ai. “Gjithnjë e më shumë ka shqetësim global, po shqetësim global, sepse njerëzit duan të shohin fundin e ciklit të dhunës që kemi parë për një kohë shumë të gjatë. Kjo është ajo që australianët duan gjithashtu të shohin”.

Ministri australian i Punëve të Brendshme, Tony Burke, e ndezi më tej zemërimin e Izraelit duke anuluar vizën e ligjvënëses së ekstremit të djathtë izraelite, Simcha Rothman, një anëtare e koalicionit të Netanyahut, e cila planifikoi një turne fjalimesh në Australi.

Rothman është anëtar i partisë së Sionizmit Fetar, e cila mbështet vazhdimin e luftës, zhvendosjen masive të palestinezëve përmes asaj që e përshkruan si migrim vullnetar dhe rivendosjen e vendbanimeve hebraike në Gaza.

Burke akuzoi sot Netanyahun për “sulm” kundër Australisë ashtu siç kishte bërë kundër Britanisë, Kanadasë, Francës, Irlandës, Norvegjisë dhe Spanjës për njohjen e një shteti palestinez. Burke mohoi se kryeministri Albanese ishte “i dobët”.

“Forca nuk matet me sa njerëz mund të hedhësh në erë ose sa fëmijë mund të lësh të uritur”, tha Burke për “Australian Broadcasting Corp”.

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar u hakmor të hënën për trajtimin  ndaj Rothman duke revokuar vizat e përfaqësuesve australianë në Autoritetin Palestinez. Saar gjithashtu i tha ambasadës izraelite në Australi që të “shqyrtojë me kujdes” çdo aplikim zyrtar për vizë nga Australia në Izrael.

Australia është një vend gjithnjë e më shumëkulturor ku më shumë se gjysma e popullsisë ka lindur jashtë shtetit ose ka të paktën një prind të huaj.

Ekziston një shqetësim i përhapur në komunitet për luftën Izrael-Hamas, i treguar nga dhjetëra mijëra demonstrues pro-palestinezë që marshuan mbi Urën e Portit të Sidneit në fillim të këtij muaji. /Ad.Ab./

The post AUSTRALI – Albanese i përgjigjet Netanyahu-t: Nuk jam “i dobët” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 19 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu kritikon Macron për “nxitje të antisemitizmit”

19 August 2025 at 20:01

JERUZALEM, 19 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dërgoi sot një letër presidentit francez Emmanuel Macron, duke e akuzuar se me vendimin për të njohur shtetin palestinez po nxit antisemitizmin.

Fundin e muajit të kaluar, Macron deklaroi se Franca do të njihte zyrtarisht një shtet palestinez gjatë një takimi në OKB në shtator, duke marrë menjëherë kundërshtim nga Izraeli.

Në letër, Netanyahu shkroi se antisemitizmi është “rritur” në Francë pas njoftimit dhe e akuzoi Macronin se “hedh benzinë mbi këtë zjarr antisemitik” dhe se vendimi i tij shpërblen Hamasin, duke vështirësuar lirimin e pengjeve dhe duke inkurajuar urrejtjen ndaj hebrenjve francezë.

Ai e ftoi Macronin të veprojë kundër antisemitizmit dhe të zëvendësojë “dobësinë me vendosmëri” deri më 23 shtator, festa e Vitit të Ri Hebre.

Sipas një vlerësimi, të paktën 145 nga 193  shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur ose planifikojnë të njohin shtetin palestinez, përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë.

Australia njoftoi këtë muaj se do të njohë Palestinën në shtator. Netanyahu sulmoi edhe kryeministrin australian Anthony Albanese, duke e quajtur “politikan të dobët që tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtë australianë”.

Kriza diplomatike mes dy vendeve u përshkallëzua pasi Australia anuloi vizën e politikanit izraelit të djathtë ekstreme Simcha Rothman, ndërsa në kundërpërgjigje ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, u hoqi vizat përfaqësuesve australianë pranë Autoritetit Palestinez. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Netanyahu kritikon Macron për “nxitje të antisemitizmit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 8 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu kritikon Gjermaninë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit

8 August 2025 at 20:53

TEL AVIV, 8 gusht  /ATSH-DPA/  Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar Gjermaninë se po “shpërblen” Hamasin me vendimin e saj për të ndaluar eksportin e armëve drejt Izraelit, të cilat mund të përdoreshin në luftën 22-mujore në Rripin e Gazës.

Zyra e tij njoftoi se ai e shprehu zhgënjimin në një bisedë sot me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Sipas deklaratës, në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili kreu sulmin më të rëndë ndaj hebrenjve që nga Holokausti , Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit”,  thuhet në njoftim.

Netanyahu i ka thënë Merz se qëllimi i Izraelit nuk është marrja nën kontroll e Rripit të Gazës, por çlirimi i tij nga Hamasi.

Vendimi i Merz, që përbën një ndryshim të madh në politikën e jashtme gjermane, u mor disa orë pasi Këshilli i Sigurisë i Izraelit ra dakord për një ofensivë të re ushtarake për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës. /Ad.Ab./

 

The post TEL AVIV – Netanyahu kritikon Gjermaninë për ndalimin e armëve ndaj Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Opozita e konsideron vendimin për Gazën një katastrofë

TEL AVIV, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, e ka përshkruar vendimin e kabinetit të sigurisë për të pushtuar qytetin e Gazës si një “katastrofë” që “do të çojë në shumë katastrofa të tjera”.

Ai shkroi sot në platformën X se pushtimi i planifikuar i qytetit më të madh në Rripin e Gazës do të çonte në vdekjen e pengjeve si dhe në vrasjen e shumë ushtarëve izraelitë.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu është nxitur nga partnerët e tij të koalicionit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, në kundërshtim me kundërshtimet e udhëheqjes ushtarake”, shpjegoi më tej Lapid.

Dy ministrat ultra të djathtë janë avokatë të idesë së pushtimit të plotë të Rripit të Gazës dhe dëbimit të afërsisht DY milionë palestinezëve që jetojnë atje.

Kabineti i Sigurisë miratoi një plan për të pushtuar qytetin e Gazës sot herët në mëngjes.

Para se të fillonte takimi, Netanyahu i tha transmetuesit amerikan ”Fox News” se Izraeli donte të merrte kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, por jo ta pushtonte zonën përgjithmonë. Duhet të çlirohet nga organizata islamiste palestineze Hamas për t’u dorëzuar përfundimisht forcave të tjera./ /os/

The post IZRAEL – Opozita e konsideron vendimin për Gazën një katastrofë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 5 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Shefi i ushtrisë paraqet opsionet për pushtimin e Gazës

5 August 2025 at 20:10

TEL AVIV/GAZA, 5 gusht /ATSH- DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar bisedime me shefin e ushtrisë Eyal Zamir rreth hapave të mëtejshëm në luftën e Gazës, mes raportimeve se qeveria është gati të urdhërojë pushtimin e plotë të territorit bregdetar.

Zyra e Netanyahut tha se Zamir i paraqiti atij opsione të mundshme për vazhdimin e luftës, e cila ka vazhduar për gati 22 muaj. Hollësirat e planit  nuk janë bërë ende të të ditura.

Takimi erdhi pasi disa media izraelite raportuan unanimisht dje se Netanyahu po nxiste pushtimin e plotë të Rripit të Gazës pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqja ushtarake.

Megjithatë i duhet kabinetit izraelit të Sigurisë të miratojë një plan të tillë.

Kanali televiziv  “N12” ka raportuar  se kabineti i Sigurisë do të mblidhet të enjten për konsultime. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Shefi i ushtrisë paraqet opsionet për pushtimin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli duhet të mposhtë Hamasin dhe të lirojë pengjet

TEL AVIV, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli duhet ta “mposhtë plotësisht” Hamasin në Gaza për të siguruar lirimin e pengjeve, përpara një takimi të kabinetit të tij të sigurisë që synon konsolidimin e një faze të re të luftës në territorin e shkatërruar palestinez.

“Është e nevojshme të mposhtim plotësisht armikun në Gaza, të çlirojmë të gjitha sulmet tona dhe të sigurohemi që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin. Ne nuk do të braktisim asnjë nga këto misione”, theksoi Netanyahu gjatë një vizite në një bazë ushtarake.

Shtypi izraelit, duke cituar zyrtarë që flasin në kushte anonimiteti, parashikon unanimisht një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve në Gaza.

“Netanyahu dëshiron që ushtria izraelite të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës”, përmbledh radioja publike ”Kan”.

Disa ministra konfirmuan se ai ”ka vendosur të zgjerojë luftimet në zonat ku mund të mbahen pengje”./   /os/

 

 

The post TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli duhet të mposhtë Hamasin dhe të lirojë pengjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Netanyahu njofton vendimin për pushtimin e plotë të Gazës

4 August 2025 at 22:04

TEL AVIV, 4 gusht /ATSH/- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi sot se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje, sipas “Euronews”.

“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video të postuar në X.

“Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë: ‘Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi” dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, shtoi ai.

Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir, “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë ju duhet të jepni dorëheqjen”.

Netanyahu dhe Zamir kanë qenë në kundërshtim me mënyrën se si po zhvillohet lufta në Gazë – mes tensioneve që kanë arritur kulmin e tyre sot.

Vendimi i raportuar i kryeministrit izraelit vjen pas disa muajsh bisedimesh për armëpushim midis qeverisë së tij dhe Hamasit, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të përsëritura.

Izraeli është përballur gjithashtu me presion ndërkombëtar në rritje për të arritur një marrëveshje armëpushimi, pasi Hamasi publikoi një video ku shfaqeshin pengje izraelite të dobësuara që mbahen në Gaza, të cilat grupi tha se ishin rezultat i bllokadës së ndihmës humanitare nga Izraeli në territorin e shkatërruar nga lufta.

Videot patën një ndikim të rëndësishëm në publikun izraelit dhe shkaktuan protesta nga mijëra njerëz të shtunën në mbrëmje dhe thirrje për një marrëveshje armëpushimi. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu njofton vendimin për pushtimin e plotë të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 4 August 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi nuk dëshiron asnjë marrëveshje

TEL AVIV, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se grupi militant palestinez Hamas nuk ka interes të arrijë asnjë marrëveshje armëpushimi ose të lirojë pengjet e mbetura në Gaza.

“E kuptoj saktësisht se çfarë dëshiron Hamasi. Nuk dëshiron asnjë marrëveshje”, tha Netanyahu në një mesazh video, sipas një përkthimi në anglisht nga ”The Times of Israel”.

Ai shtoi se videot e fundit të publikuara nga Hamasi vetëm sa e kishin forcuar vendosmërinë e tij për të mposhtur grupin dhe për të sjellë pengjet në shtëpi.

Vërejtjet e Netanyahut u pritën me kritika të ashpra nga Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, i cili përfaqëson shumicën e familjeve të 50 pengjeve që besohet se janë ende në Gaza.

“Për 22 muaj tani publikut i është shitur iluzioni se presioni ushtarak dhe luftimet intensive do t’i kthejnë pengjet”, tha grupi në një deklaratë.

Ditët e fundit, Hamasi ka publikuar video që tregojnë dy nga pengjet në një gjendje të kequshqyerjes akute.

Imazhet kanë tronditur publikun izraelit dhe shumë njerëz në mbarë botën gjatë fundjavës, me udhëheqës, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Emmanuel Macron të Francës, që shprehën tronditjen e tyre.

Në Izrael, dyshohet se Hamasi qëllimisht i solli pengjet në prag të urisë në mënyrë që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Netanyahut.

“Hamas kërkon të na thyejnë – me këto video tmerruese dhe me propagandën e rreme të tmerrit që përhap në të gjithë botën”, tha Netanyahu.

“Por, ne nuk do të thyhemi”, theksoi ai./ a.jor.

The post TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi nuk dëshiron asnjë marrëveshje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 29 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu i paraqet kabinetit planin për të aneksuar disa zona të Gazës

TEL AVIV, 29 korrik 7ATSH-AA/  – Raportohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i paraqiti kabinetit të tij të sigurisë një plan për të aneksuar disa zona të Gazës në mënyrë që të mbajë në qeveri ministrin e Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, i cili ka kërcënuar të japë dorëheqjen.

Sipas lajmit të gazetës “Haaretz”, Netanyahu me qëllimin për të mbajtur ministrin Smotrich në qeveri i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan të miratuar edhe nga administrata amerikane.

Thuhet se Hamasit do t’i jepen disa ditë për të pranuar armëpushimin në Gaza dhe nëse kjo nuk ndodh do të vihet në zbatim plani i cili parashikon aneksimin me faza të një pjese të Gazës.

Smotrich ka sinjalizuar tërheqjen e tij nga qeveria izraelite nëse lejohet hyrja e ndihmës humanitare për Gazën.

Në një deklaratë të bërë më parë nga Zyra e kryeministrit izraelit ishte pretenduar se po kryhet bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, SHBA-në dhe vendet evropiane për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza.

Në deklaratë pretendohet se sulmet ndaj zonave me popullsi të dendur në Gaza ndalen çdo ditë midis orës 10:00 dhe 20:00 dhe se janë përcaktuar rrugë të sigurta për të garantuar kalimin e sigurt të autokolonave të ndihmave midis orës 06:00 dhe 23:00.

– Gaza po “vdes nga uria”

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe nën një rrethim të rreptë që kufizon ndihmën humanitare, po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe furnizimesh higjienike.

Vdekjet për shkak të urisë, veçanërisht të fëmijëve, janë në rritje në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare theksojnë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke bombarduar edhe infrastrukturën civile, shpeshherë shënjestron palestinezët që ka zhvendosur me urdhra të dëbimi në zonat ku ata strehohen.

Numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e dëbimit të Izraelit në Gazën e cila ka popullsi prej afërsisht 2.3 milionë banorësh, raportohet të ketë arritur në 2 milionë dhe se shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët luftojnë për të mbijetuar në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku mungojnë furnizimet higjienike ndërsa lavamanët janë të pamjaftueshëm dhe sëmundjet infektive po përhapen.

Ndërkohë, ushtria izraelite me sulmet e përditshme që kryen bombardon tendat dhe strehimoret civile të të zhvendosurve.  /os/

The post IZRAEL – Netanyahu i paraqet kabinetit planin për të aneksuar disa zona të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Netanyahu këmbëngul në humbjen e Hamasit dhe kthimin e pengjeve, ndërsa kritikat shtohen

TEL AVIV, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu riafirmoi objektivat kryesore të qeverisë së tij në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës: shkatërrimin e grupit militant dhe sigurimin e kthimit të të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza.

“Ne nuk do të heqim dorë nga kjo për asnjë minutë”, tha udhëheqësi izraelit gjatë një vizite në selinë shërbimit sekret ushtarak, e cila u postua gjithashtu në X.

“Dy qëllimet janë të ndërthurura”, theksoi ai.

Izraeli është përballur me kritika të mëdha ndërkombëtare për sjelljen e tij në Gaza.
Kohët e fundit, ministrat e Jashtëm nga më shumë se 24 vende lëshuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të luftës në Gaza.

Udhëheqësi izraelit deklaroi gjithashtu se lufta kundër “boshtit iranian” nuk ka mbaruar.
Përveç Hamasit, Izraeli duhet të adresojë edhe milicinë Huthi në Jemen, e cila mbështetet nga Irani.

Netanyahu shtoi se Izraeli duhet të ruajë arritjet e tij në luftën me Iranin.

Në qershor, Izraeli bombardoi objektet bërthamore dhe vendet e lëshimit të raketave në Iran, i cili u përgjigj me kundërsulme./ /os/

The post FOKUS – Netanyahu këmbëngul në humbjen e Hamasit dhe kthimin e pengjeve, ndërsa kritikat shtohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 27 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Merz telefonon Netanyahun për dhënien fund të krizës së urisë në Gaza

27 July 2025 at 19:33

BERLIN, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar sërish një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të lehtësuar situatën e rëndë humanitare në Gaza.

“Kancelari shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën katastrofike humanitare në Gaza. Ai i bëri thirrje kryeministrit Netanyahu të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të arritur menjëherë një armëpushim”,  tha sot zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.

“Masat e shpallura nga qeveria izraelite duhet të ndiqen tani me hapa të tjerë domethënës dhe të shpejtë”, thuhet më tej në deklaratën nga Berlini.

Qeveria gjermane planifikon të vendosë në ditët në vijim, në bashkërendim me vendet e E3-shit, që përfshijnë gjithashtu Francën dhe Britaninë e Madhe, si dhe me partnerë të tjerë evropianë, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe shtete arabe, se si mund të kontribuojë për përmirësimin e situatës.

E3-shi publikoi të premten një deklaratë, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e Gazës dhe për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve izraelite që mbahen nga “Hamas”.

Kornelius përsëriti se njohja e shtetit të Palestinës nuk është aktualisht në agjendën e Gjermanisë. Qeveria gjermane vazhdon ta konsiderojë këtë si një nga hapat përfundimtarë në drejtim të arritjes së një zgjidhjeje me dy shtete. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Merz telefonon Netanyahun për dhënien fund të krizës së urisë në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 17 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEL AVIV – Netanyahu: Ndiej keqardhje të thellë për sulmin ndaj kishës në Gaza

TEK AVIV, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për sulmin ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, i cili vrau tre persona këtë mëngjes, duke i quajtur vdekjet një “tragjedi”, sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një predhë goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, shtoi ai.

“Jemi mirënjohës ndaj Papa Leones për fjalët e tij ngushëlluese. Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta”, shtohet në deklaratë. /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Ndiej keqardhje të thellë për sulmin ndaj kishës në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 16 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Një tjetër aleat kyç largohet nga koalicioni qeverisës i Netanyahut

16 July 2025 at 22:47

TEL AVIV, 16 korrik /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pësoi sot një goditje të madhe politike, pasi një partner kyç qeverisës njoftoi se po largohej nga qeveria e tij e koalicionit, duke e lënë atë me një pakicë në parlament, ndërsa vendi përballet me një mori sfidash, sipas AP.

“Shas”, një parti ultra-ortodokse që ka shërbyer prej kohësh si vendimtare në politikën izraelite, njoftoi se do të bllokojë qeverinë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një ligji të propozuar – që do të sanksiononte përjashtime të gjera nga rekrutimi ushtarak për zgjedhësit e saj – partia e dytë ultra-ortodokse qeverisëse që e bën këtë brenda një jave.

“Në këtë situatë aktuale, është e pamundur të ulesh në qeveri dhe të jesh partner me të”, tha ministri i kabinetit i “Shas”, Michael Malkieli, duke njoftuar vendimin e partisë.

Por “Shas” tha se nuk do ta minonte koalicionin e Netanyahut nga jashtë dhe mund të votonte me të për disa legjislacione, duke i dhënë Netanyahut “një litar shpëtimi” në atë që përndryshe do ta bënte qeverisjen pothuajse të pamundur dhe do ta vinte në rrezik sundimin e tij të gjatë.

Sapo dorëheqjet e tyre të hyjnë në fuqi, koalicioni i Netanyahut do të ketë 50 vende në parlamentin me 120 vende.//a.i/

The post IZRAEL – Një tjetër aleat kyç largohet nga koalicioni qeverisës i Netanyahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 9 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Takimi Trump-Netanyahu prioritet lirimit të pengjeve izraelite dhe armëpushimit në Gazë

UASHINGTON,  9 korrik /ATSH/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump ishte përqendruar në lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë, ndërkohë Izraeli ka vazhduar me bombardimet ndaj territorit palestinez mes përpjekjeve për të arritur një armëpushim, sipas “Reuters”.

“Me presidentin amerikan, Donald Trump diskutuam gjithashtu pasojat dhe mundësitë që ofron “fitorja e madhe që arritëm ndaj Iranit”, tha Netanyahu në platformën X – duke iu referuar luftës ajrore, muajin e kaluar ku SHBA-ja iu bashkua sulmeve izraelite kundër objekteve bërthamore të Iranit.

Kjo është vizita e tretë e Netanyahu-t në SHBA që nga kthimi i Trump më 20 janar.

Presidenti Trump deklaroi më herët për gazetarët se megjithëse nuk e konsideronte të përfunduar fushatën e Izraelit në enklavën palestineze, negociatorët ishin “pa dyshim duke punuar” për arritjen e një armëpushimi.

Trump u takua dje me Netanyahu-n  për herë të dytë brenda dy ditësh për të diskutuar situatën në Gazë, ndërsa i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witcoff bëri me dije se Izraeli dhe Hamasi po i afroheshin një marrëveshjeje për armëpushim – pas 21 muajsh lufte.

“Një delegacion nga Katari, i cili pret bisedimet indirekte mes negociatorëve izraelitë dhe grupit palestinez Hamas, u takua me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë përpara vizites së Netanyahu-t”, raportoi” Axios” . /Ad.Ab./ /a.i/

The post SHBA – Takimi Trump-Netanyahu prioritet lirimit të pengjeve izraelite dhe armëpushimit në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 6 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamasi

TEL AVIV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se organizata militante palestineze Hamas po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Ndryshimet që Hamasi po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, tha sot zyra e Netanyahut, në një postim në median sociale.

”Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, njoftoi zyra e tij.

Ekipi negociator ishte planifikuar të nisej të dielën. Sipas raporteve të medias, Netanyahu do të niset për në Uashington po atë ditë.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po përqendrohen në arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përkohshëm kanë ngecur prej muajsh, por ndërmjetësit kohët e fundit paraqitën një propozim tjetër, i cili sipas raporteve parashikon ndërprerjen e armiqësive në Rripin e Gazës për të paktën 60 ditë, lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe kthimin e mbetjeve të pengjeve të vdekura.

Në këmbim, një numër i madh i të burgosurve palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Gjatë armëpushimit, të dy palët do të përpiqeshin të negocionin një fund të përhershëm të luftës.

Hamasi tha të premten se ia kishte dorëzuar miratimin e tij për propozimin e fundit të ndërmjetësimit Katarit dhe Egjiptit.

Netanyahu do të takohet nesër me presidentin amerikan, Trump./ a.jor.

The post IZRAEL – Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamasi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 3 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Do të eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij

TEL AVIV, 3 korrik, /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se nuk do të ketë “më Hamas” në Gazën e pasluftës, pasi organizata militante palestineze thuhet se po shqyrton propozimin e ri të ndërmjetësimit për një armëpushim në territor.

“Po ju them – nuk do të ketë më Hamas. Ne nuk do të kthehemi pas. Ka mbaruar”, tha Netanyahu në një fjalim në qytetin jugor izraelit, Ashkelon.

“Ne do t’i lirojmë të gjithë pengjet tona. Ne do ta eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij”, shtoi ai.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të martën se Izraeli kishte rënë dakord për kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor në konflikt, i cili tani është në muajin e 21-të.

Gjatë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punonin me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës. Trump i bëri thirrje Hamasit të binte dakord me marrëveshjen.

Hamasi tha dje se do ta shqyrtonte propozimin nga ndërmjetësit.

Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se shumica e qeverisë izraelite e mbështeste marrëveshjen për Gazën që përfshinte lirimin e pengjeve.

“Nëse na lind mundësia, nuk duhet ta humbasim!”, shkroi Saar në X.

Netanyahu do të takohet me Trump në Uashington javën e ardhshme. //a.i/

The post IZRAEL – Netanyahu: Do të eliminojmë Hamasin deri në themelet e tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 2 July 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – 14 ministra i bëjnë thirrje Netanyahut të aneksojë menjëherë Bregun Perëndimor

TEL AVIV, 2 korrik /ATSH-Katërmbëdhjetë ministra nga Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu i kanë bërë thirrje kryeministrit që të aneksojë menjëherë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një letër drejtuar Netanyahut dhe të ndarë nga ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, në platformën sociale X, nënshkruesit i bënë thirrje qeverisë “të zbatojë sovranitetin mbi Judenë dhe Samarinë (Bregun Perëndimor) para përfundimit të sesionit veror të Knessetit”, i cili përfundon më 27 korrik.

Ministrat izraelitë argumentuan se “partneriteti strategjik dhe mbështetja aktuale e SHBA-së dhe e presidentit Donald Trump krijojnë një kohë të favorshme për të udhëhequr këtë veprim (aneksimin) tani”.

Letra gjithashtu paralajmëroi se njohja e blloqeve të vendbanimeve, ndërsa krijohet një shtet palestinez në tokën e mbetur, përbën një “kërcënim ekzistencial për Izraelin”.

Midis nënshkruesve ishin ministrat e mbrojtjes, ekonomisë, bujqësisë, energjisë, komunikacionit, transportit, drejtësisë, turizmit, inovacionit, kulturës, çështjeve të diasporës, arsimit, barazisë sociale, bashkëpunimit rajonal dhe kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana.   /os/

The post IZRAEL – 14 ministra i bëjnë thirrje Netanyahut të aneksojë menjëherë Bregun Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 22 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

IZRAEL – Netanyahu: Sulmet e Trump ndaj centraleve bërthamore në Iran, një vendim i guximshëm

22 June 2025 at 06:38

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi sot sulmet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj objekteve bërthamore iraniane si një “vendim të guximshëm” dhe një pikë kthese të mundshme në historinë e rajonit.

“Urime, president Trump”, tha Netanyahu në një mesazh pas sulmeve.

“Vendimi juaj i guximshëm për të shënjestruar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndryshojë historinë”, shtoi ai.

“Në operacionin “Rising Lion”, Izraeli ka bërë gjëra vërtet të mahnitshme. Por në aktin kundër objekteve bërthamore të Iranit, Amerika ka qenë vërtet e pakrahasueshme”, tha Netanyahu.

“Historia do të regjistrojë se presidenti Trump veproi për të mohuar regjimin më të rrezikshëm në botë, armët më të rrezikshme në botë”, tha ai.

Trump, në një fjalim drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë, tha se SHBA-ja dhe Izraeli kishin punuar si një ekip dhe kishin bërë një rrugë të gjatë për të zhdukur këtë kërcënim të tmerrshëm për Izraelin.

Presidenti amerikan i përshëndeti sulmet si një “sukses spektakolar ushtarak”, duke thënë se vendet kryesore të pasurimit të uraniumit të Iranit ishin shkatërruar plotësisht dhe tërësisht.

Netanyahu tha se lidershipi i Trump kishte krijuar një kthesë të historisë – që mund të çonte në paqe dhe prosperitet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

“Unë dhe presidenti Trump shpesh themi: Paqe përmes forcës”, tha Netanyahu.

“Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja. Dhe sonte, presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vepruan me shumë forcë”, shtoi ai. //a.i/

 

The post IZRAEL – Netanyahu: Sulmet e Trump ndaj centraleve bërthamore në Iran, një vendim i guximshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Received — 19 June 2025 Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Merz: Të gjendet një zgjidhje diplomatike në konfliktin Iran-Izrael

BERLIN, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Biseda, e cila u zhvillua të mërkurën vonë në mbrëmje, zgjati rreth 20 minuta”, sipas burimeve qeveritare.

Merz shprehu mirëkuptim për kërcënimin që paraqet për Izraelin dhe këmbënguli në nevojën për të ndaluar programin bërthamor të Iranit dhe për ta vënë konfliktin nën kontroll.

U diskutua gjithashtu edhe lufta në Gaza.

Merz iu referua deklaratës nga samiti i Grupit të Shtatë (G7) në Kanada të hënën, i cili bëri thirrje për një armëpushim.

Në samit, Merz shprehu gjithashtu “respektin e tij të thellë” për guximin e Izraelit në ndërmarrjen e veprimeve kundër programit bërthamor të Iranit.

Sulmet midis Izraelit dhe Iranit vazhduan për të shtatën ditë të enjten, ndërsa mbetet pasiguria nëse Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bashkohen në konflikt në anën e Izraelit./   /os/

The post FOKUS – Merz: Të gjendet një zgjidhje diplomatike në konfliktin Iran-Izrael appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Netanyahu urdhëron ushtrinë të shtojë sulmet ndaj Iranit

TEL AVIV, 19 qershor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të shtojë sulmet ndaj Iranit pas hakmarrjes së Teheranit mëngjesin e sotëm.

Netanyahu bëri një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me sulmin hakmarrës të Iranit me raketa mëngjesin e sotëm që goditi disa pika në Tel Aviv dhe rrethinat e tij.

Duke kërcënuar qeverinë e Teheranit, Netanyahu tha se zyrtarët iranianë “do ta paguajnë çmimin”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, bëri gjithashtu kërcënime të ngjashme në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ai tha se sulmet e Iranit mëngjesin e sotëm “përbëjnë krim lufte”.

Katz pohoi se udhëheqësi iranian, Ali Khamenei “do ta paguajë çmimin”.

Katz tha se ai dhe Netanyahu e kanë urdhëruar ushtrinë izraelite të shtojë sulmet ndaj Iranit.

Irani u hakmor me raketa kundër Izraelit këtë mëngjes në përgjigje të sulmeve izraelite.

Pretendohet se në këtë sulm, raketat goditën drejtpërdrejt disa ndërtesa në Tel Aviv, Ramat Gan, Holon dhe në jug të qytetit Beersheba dhe se raketa që kishte në shënjestër Beersheban ra mbi spitalin “Soroka”.

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran si dhe komandën e lartë ushtarake.

Ndërkohë që shefi i Shtabit të Iranit, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme, numri total i viktimave civile u njoftua se ishte 224.

Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.

Shumë vende, veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin./   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu urdhëron ushtrinë të shtojë sulmet ndaj Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌