Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e vajzën dhe dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të tyre, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme. Vendimi i sotëm u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Gjykata e Posaçme rrëzoi më 27 tetor të 2025-ës kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi 25 pasuri të tyre, duke lënë në fuqi vendimin e “ngrirjes” të marrë në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Elsa Ulliri.
Dosja “Partizani”, e kaluar për gjykim më 19 maj, përfshin ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi dyshohet se ka ndërmarrë veprime ligjore që përfitonte dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nr. 113398964650127 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me nr. 40201835101 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me nr. 40201835102 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me nr. 40201838001 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;
Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro me nr. 403592661, në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.
Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.
Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71
Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,
Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
Pasuria Nr.370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit
Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.