Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Java News

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

By: Os De
14 January 2026 at 15:58

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska duhet të vazhdojë të punojë me Iranin për të zbatuar marrëveshjet dypalëshe. 

Lavrov deklaroi se asnjë vend tjetër nuk mund të ndryshojë natyrën e lidhjeve midis Rusisë dhe Iranit. 

Një zyrtar i lartë iranian tha të mërkurën se Teherani i kishte paralajmëruar vendet fqinje që strehojnë trupa amerikane se do të hakmerrej kundër bazave amerikane nëse Uashingtoni kryen kërcënime për të ndërhyrë në protestat në Iran. 

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

By: Os De
14 January 2026 at 15:47

Presidenti Donald Trump ka përsëritur pozicionin e tij se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare, në një postim në mediat sociale para takimit të zëvendëspresidentit JD Vance me zyrtarët danezë.

Trump ka thënë se SHBA-të do të marrë Groenlandën “qoftë nëse u pëlqen apo jo” duke shtuar se preferon një marrëveshje të lehtë, por nëse jo, do ta bëjnë “në mënyrën e vështirë”.

Deklaratat e Trumpit janë pritur me shqetësim nga lidershipi në Kopenhagen dhe kryeqytetet e tjera evropiane.

Trump shtoi se NATO do të bëhej “shumë më e fuqishme dhe efektive” nëse Groenlanda do të ishte në duart e SHBA-ve, dhe se “çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme”.

Qëndrimet e Trumpit për të marrë me forcë Groenlandën kanë ngritur pikëpyetje për implikimet në NATO (ku të dyja SHBA-të dhe Danimarka janë anëtare dhe duhet të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi).

Groenlanda është territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, me rëndësi strategjike në Arktik për shkak të burimeve natyrore, rrugëve të reja detare nga ndryshimet klimatike dhe bazave ushtarake amerikane ekzistuese.

Udhëheqësit e Groenlandës dhe Danimarkës kanë përsëritur se territori nuk është në shitje dhe preferojnë të mbeten me Danimarkën.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se “Groenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-të, nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-të, nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-ve”.’

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

By: Os De
14 January 2026 at 15:42

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në fjalën e tij në samitin që po zhvillohet në Abu Dhabi, deklaroi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në ndërtimin e ndërlidhjeve energjetike rajonale, duke e cilësuar këtë proces si një nga arritjet më të rëndësishme strategjike të viteve të fundit.

“Ne jemi shumë me fat që kemi kaluar fazën e ndërtimit të një ndërlidhjeje të fortë me vendet përreth nesh. Deri tani kemi ndërtuar 11 ndërlidhës, duke fituar një përvojë të gjerë dhe të shtrirë në kohë”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, Mali i Zi ka investuar ndjeshëm edhe në burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike. “Kemi ndërtuar burime njerëzore që shkojnë përtej madhësisë sonë si shtet. Kompanitë tona janë teknikisht shumë të afta dhe operative për të përmbushur të gjitha detyrimet”, theksoi ai.

Një nga projektet kyçe është Korridori Transballkanik, i cili përfaqëson ndërlidhësin e 12-të dhe më të madhin deri më sot.

“Ne do ta përmbyllim këtë projekt në tremujorin e parë të këtij viti dhe jemi besimplotë që partnerët tanë në Serbi do ta vijojnë punën në dy vitet në vijim”, shtoi Spajiç.

Ky i fundit nënvizoi gjithashtu ambicien e Malit të Zi për t’u shndërruar në një bazë energjetike rajonale, në bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.

“Jemi gati të prodhojmë energji të ripërtëritshme së bashku me Shqipërinë dhe ta eksportojmë atë drejt Italisë dhe Europës Perëndimore. Qëllimi ynë nuk është vetëm eksporti, por edhe përdorimi i energjisë për nevojat e brendshme”, u shpreh ai.

Në fund, kryeministri theksoi se Mali i Zi aktualisht ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Europë, duke e konsideruar këtë një avantazh të rëndësishëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

By: Os De
14 January 2026 at 15:37

Hulumtimet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar një ndryshim të papritur në qëndrimet e të rinjve ndaj fesë.

Sipas studimeve nga YouGov dhe Shoqëria Biblike, të kryera në fund të vitit 2025 dhe fillim të vitit 2026, Gjenerata Z – ata të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – tregojnë nivele më të larta besimi në Zot dhe pjesëmarrje më të madhe në jetën fetare, një zhvillim që bie ndesh me trendin afatgjatë të të rinjve që largohen nga feja.

Sipas të dhënave të reja të YouGov, besimi në Jezus midis të rinjve 18-24 vjeç është rritur nga vetëm 16% në vitin 2021 në gati 40-45% në vitin 2025.

Pjesëmarrja në kishë po rritet gjithashtu, me raportet që tregojnë një rritje prej 56% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që marrin pjesë rregullisht në shërbesa fetare.

Gjetjet, të paraqitura nga sigmalive.com, flasin për një “ringjallje të heshtur” të fetarisë, gjë që duket se i habit si analistët socialë, ashtu edhe vetë organizatat fetare.

Besimi tek të rinjtë 18-24 vjeç trefishohet

Sipas të dhënave, 45% e të rinjve të moshës 18 deri në 24 vjeç thonë se besojnë në Zot, pothuajse trefishi i 16% të regjistruar në vitin 2021.

Në të njëjtën kohë, rritja e pjesëmarrjes në shërbesat kishtare është gjithashtu e konsiderueshme : pjesëmarrja mujore në kishë u rrit nga 4% në vitin 2018 në 16% në fillim të vitit 2025, duke shënuar rritjen më të madhe krahasuar me të gjitha grupmoshat e tjera.

Duke kërkuar stabilitet në një periudhë krizash të njëpasnjëshme

Studiuesit ia atribuojnë këtë ndryshim, në një pjesë të madhe, nevojës së të rinjve për kuptim, stabilitet dhe siguri psikologjike.

Gjenerata Z u rrit në një mjedis krizash të njëpasnjëshme – pandemia, kriza energjetike dhe inflacioniste, rritja e kostos së jetesës dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike – të cilat përforcuan ndjenjën e pasigurisë dhe ankthit.

Në këtë kontekst, besimi fetar duket se funksionon për shumë të rinj si një burim orientimi moral dhe koherence të brendshme , në një botë që ndryshon me shpejtësi.

Lodhja dixhitale dhe nevoja për marrëdhënie të vërteta. Një faktor tjetër që del në pah është lodhja dixhitale .

Edhe pse të rinjtë janë më të lidhur se kurrë përmes mediave sociale, shumë prej tyre raportojnë ndjenja të forta vetmie dhe izolimi social.

Sipas studimit, kishat dhe bashkësitë fetare funksionojnë si vende takimi fizik dhe socializimi, ku kontakti njerëzor nuk kalon përmes ekraneve dhe algoritmeve. Platforma si TikTok dhe Instagram shpesh veprojnë si pika e parë e kontaktit për të rinjtë me mesazhe fetare, përmes videove të shkurtra, dëshmive personale dhe diskutimeve online.

Për shumë njerëz, ky kontakt fillestar dixhital përfundimisht çon në një prani fizike në kishat lokale.

Kthehuni te format më tradicionale të besimit

Me interes të veçantë është fakti që shumë të rinj nuk po i drejtohen një versioni të lirshëm ose “kulturor” të Krishterimit, por po kërkojnë forma më të strukturuara dhe më kërkuese të besimit.

Sipas të dhënave, ka një interes në rritje për tradita të tilla si Katolicizmi dhe Pentekostalizmi, të cilat konsiderohen prej tyre si më të qarta dhe koherente. Rritja e pjesëmarrjes fetare është veçanërisht e dukshme tek të rinjtë meshkuj.

Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja mujore në kishë në mesin e këtij grupi u rrit nga 4% në vitin 2018 në 21% në vitin 2025, një zhvillim që bie ndesh me perceptimet tradicionale të një besimi më të ulët tek të rinjtë meshkuj.

Trend i përkohshëm apo ndryshim më i thellë?

Ndërsa disa ekspertë besojnë se kthimi te feja mund të jetë një reagim i përkohshëm ndaj presioneve të fundit sociale dhe ekonomike, të dhënat tregojnë se Gjenerata Z është tani brezi më i hapur shpirtërisht .

62% thonë se identifikohen si “person shpirtëror” krahasuar me 35% të atyre mbi 65 vjeç.

Qoftë një fenomen i përkohshëm apo një ndryshim më i thellë shoqëror, ky trend tashmë po ndihmon në formësimin e një peizazhi të ri fetar, të paktën në Mbretërinë e Bashkuar.

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

By: Os De
14 January 2026 at 15:29

Me vizitën zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, vijon turin e diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, ai zhvilloi një takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Lorenzo Fontana.

Kryetari Peleshi theksoi se Italia mbetet partnere strategjike e Shqipërisë dhe një nga aleatet më të fuqishme në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Ai nënvizoi se Shqipëria është vendi kandidat që po ecën më shpejt, me më shumë vendosmëri dhe qartësi drejt BE-së, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka një rol udhëheqës në procesin e anëtarësimit. Peleshi vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe shqiptarët janë faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ai riafirmoi se Bashkimi Europian është destinacioni i vetëm strategjik për Ballkanin Perëndimor.

Nga ana e tij, Presidenti Fontana e cilësoi Italinë një mike të ngushtë dhe partnere strategjike të Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të shkëlqyer. Ai rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Italisë për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si në aspektin politik ashtu edhe në atë teknik, duke nënvizuar se Dhoma e Deputetëve do të vijojë të nxisë këtë mbështetje.

Fontana theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në mbështetje të bashkëpunimit kulturor, arsimor, universitar, në turizëm dhe në fushën e mbrojtjes, si elementë thelbësorë për Europën, Ballkanin dhe Mesdheun. Ai vlerësoi komunitetin shqiptar në Itali si një komunitet të jashtëzakonshëm dhe riafirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në takim u vlerësua gjithashtu zbatimi i Marrëveshjes së Pensioneve, për të cilën deri tani janë regjistruar rreth 3500 aplikime.

U nënvizua gjithashtu rëndësia strategjike e Korridorit VIII, si një korridor kyç për konektivitetin, zhvillimin ekonomik, energjinë dhe sigurinë.

Të dy palët ranë dakord për vijimin e një bashkëpunimi intensiv parlamentar në të gjitha nivelet, përfshirë komisionet parlamentare dhe grupet e miqësisë.

Në këtë vizitë zyrtare, Kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputetët Ogerta Manastirliu, Ermal Elezi, Skënder Pashaj dhe Eriona Ismaili, pjestarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, si edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

By: Os De
14 January 2026 at 15:25

Kina dërgoi të martën në hapësirë satelitin e gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”.

Sateliti u nis më 10:16 sipas orës së Pekinit me një version të modifikuar të raketës “Marshimi i Madh-6” dhe hyri në orbitën e paracaktuar, sipas Qendrës së Lëshimit të Satelitëve të Taiyuan-it.

Ai do të përdoret për rilevimin tokësor kombëtar, vlerësimin e prodhimit bimëve bujqësore dhe parandalimin e zbutjen e fatkeqësive.

Ky është lëshimi i 624-t i kryer nga një raketë “Marshimi i Madh” e shënon nisjen e parë të suksesshme në orbitë prej Kinës sivjet.

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

By: Os De
14 January 2026 at 15:17

Familjarë të Altin Ndocit thonë se nuk e dinë se ku ndodhet i afërmi i tyre, por këmbëngulin në pafajësine e tij. 

Sipas tyre Ndoci nuk është fajtor për akuzat që i bën media dhe SPAK, dhe fajësojnë Nuredin Dumanin se kërkon ta përfshijë në ngjarje ku ai nuk ka qenë kurrë pjesë. 

Sonte në ora 20:00 në Real Story, për herë të parë avokatët e të arratisurit do flasin e do tentojnë të tregojnë versionin që vetë Ndoci ka për akuzat nën të cilat është vënë, dhe arsyet për të cilat ai u arratis për t’ju shmangur drejtësisë. 

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

By: Os De
14 January 2026 at 15:09

Kryetari i Lëvizjes për Zvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur i bindur se kryedemokrati Sali Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Edi Rama. 

Komentet, Shehi i bëri në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ku tha protestat e organizuara nga PD bëhen me militantë, për të treguar se kush e kontrollon opozitën. 

Shehi tha se pavarësisht se është i pranishëm në çdo protestë të opozitës, këto tubime nuk e kanë frymëzuar popullin e thjeshtë për të dal në shesh. 

Më tej Shehi shtoi se shpresonte më shumë te partitë e reja politike, sesa te Partia Demokratike, pasi sipas tij, ato sjellin një shpresë të re për Shqipërinë. 

“Protestat janë armë e demokracisë dhe opozitës. Këtu unë nuk shoh ndonjë të keqe. Mirëpo tani a është e mjaftueshme protesta? A janë të mjaftueshëm numrat e këtyre protestave? Nëse protestat bëhen për të treguar se kush kontrollon më shumë nga populli opozitar, kush ka më shumë fuqi organizative, kjo s’ka ndonjë dobi të madhe. Deri tani kështu ka qenë, sepse këtu deri tani në protesta dalin militantët. Protestë duhet të dalin qytetarët. 

Të ngrihet qyteti i Tiranës, nuk ka nevojë të vijnë me autobuza nga Saranda e Burreli. Nëse do të dilte 10% e qytetit të Tiranës në protesta, jam i sigurt se Rama do të vishte ato atletet e veta dhe do ja mbathte. Duhet ftuar dhe inspiruar qytetarët për të dalë në protestë. Ne si princip i mbështesim, jo vetëm protestat e Berishës, por edhe të këtyre grupeve të tjera. Dhe për të qenë të sinqertë, te këto të tjerët kemi më shumë shpresë. Te grupet e reja. Sepse përbëjnë një alternativë, përbëjnë një ndryshim. Sepse këtë treguan zgjedhjet e fundit. 

Që pavarësisht këtij ligji që ishte ndërtuar për të eleminuar grupet e reja politike dhe për të lënë në pushtet 2 njerëz të vetë, Ramën dhe Berishën, gjithsesi një pjesë e popullatës e çau këtë rrethim dhe votoi partitë e reja. Prandaj them që preferoj protestat e këtyre të tjerëve më shumë. Jo se s’kemi qenë edhe te protestat e PD-së, por nuk i bashkohemi të njëjtës linjë, të njëjtës politikë, të njëjtëve njerëz dhe të njëjtave fjalë, mbi të cilët rëndojnë dyshime shumë të mëdha për një bashkëpunim siç e bënë para zgjedhjeve për kodin zgjedhor. 

Prandaj ne do i mbështesim protestat, sepse ky është një regjim që kontrollon gjithë hapësirën politike shqiptare. Ka ardhur dita që ky regjim të shembet, jo për të mirë thjeshtë të opozitës dhe të vijnë disa të tjerë në pushtet, por në të mirë të Shqipërisë. Po pse kështu do vazhdojë kjo Shqipëria jonë? Ka ardhur dita që Edi Ramës dhe enturazhit të tij politik t’ja shkurtojmë ditët. Por unë nuk mendoj se Edi Rama rrëzohet me Berishë. Dhe prandaj unë propozoj që të kemi një trajektore të re politike. 

Të shkatërrojmë Kushtetutën Rama-Berisha të vitit 2008, sepse ka qenë vetë-vrasja e demokracisë së re të shqiptarëve. Ka prodhuar atë regjim thuajse monarkik brenda Shqipërisë. Të prishim këtë ligj zgjedhor që është servil ndaj kryetarit. Këtu nga një krah i merr vendimet Rama, nga krahu tjetër për opozitën i merr Berisha. 

Opozita duhet ta mbështesë drejtësinë, sepse ky është faktori më dinamik. Edhe më pozitiv për opozitën dhe moralin e shoqërisë shqiptare. E keqja po dënohet. Të paktën të paguajnë një pjesë, që të tremben. Ta dinë që nuk ka më të paprekshëm në Shqipëri. Prandaj opozita duhet të mbështesë drejtësinë dhe të vendosë lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha mes të tjerash Shehi. 

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

By: Os De
14 January 2026 at 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të opozitës.

Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për më 24 janar.

Vendimi për datrën e protestës u mor disa ditë më parë, ndërsa Berisha ka bërë më herët thirrje për dalje masive të qytetarëve në shesh, për të kërkuar largimin e qeverisë.

 

 

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

14 January 2026 at 15:01

Nga ARTUR  AJAZI

Arrestiset sërish një autor vrasjesh. Arratiset sërish nga “pakujdesia e policisë” një killer, një njeri i akuzuar për një seri veprash penale. Dhe ku? Nën hundën e policisë, brenda një spitali, dhe i paprangosur. I ardhur nga qelia pa pranga, duke ecur serbes krahas uniformave blu, sikur të ishte njeri i zakonshëm. Ndodhia vlen të hetohet thellësisht mbi rolin bazë të një zinxhiri njerëzish, duke e nisur nga polici më i thjeshtë, deri tek shefat e tij.

Vitet e fundit, “ikje të tilla” (që nuk ndodhin kurrë nga pakujdesia por janë të qëllimshme) kanë ndodhur shpesh. Arrestiset X nga burgu, arrestiset Y nga spitali, arratiset një tjeter nga salla e gjyqit. Po mirë, po policia nuk gjendet pranë tij, nuk e kishte prangosur, nuk kishte marrë masa parapergatitore kur e shoqeron drejt gjykates, spitalit apo  dhe diku tjeter ? Natyrisht lidhja e segmenteve të caktuara të policisë me krimin, mbetet evidente sot në rradhët e Policisë Shtetit.

Madje duke e nisur nga polici i thjeshtë e duke vazjtur deri tek shefa dhe drejtues policie. Ka ardhur koha të forcohet ligji, rregullorja, ka ardhur koha të ashpërsohet Kodi Penal, nenet ku flasin për dënimin e policëve dhe shefave të tyre të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Ka ardhur koha kur, Kodi Penal, të ketë dënime deri 15 vjet për policin dhe shefin e tij, që janë molepsur në planin për arratisjen e një krimineli nga burgu, apo të lidhur me rrjetin e trafikut të drogës. Asnjë mëdyshje dhe asnjë lehtësim nuk duhet të ketë. Eshtë e tmerrshme të mendosh se, nga duart e policisë, arrin të largohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqerore, një autor vrasjesh, një person që po hetohet dhe gjykohet, dhe papritur ai “arratiset”.

U bë “modë” arratisja e të paraburgosurve, dhe atyre që e kanë marrë dënimin nga gjykata. Ashtu siç është bërë e zakonshme, zbulimi i lidhjeve të policëve dhe drejtuesve të policisë, me emra të spikatur të botës së krimit. Nuk mund të kenë vend në Policinë e Shtetit, police, shefa komisariatesh apo dhe drejtues policie në qarqe, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit. Ministria e Drejtësisë, dhe e Brendshme, duhet të ndalen urgjentisht dhe të koordinojnë planin e masave rradikale mbi fenomene të tilla, që cënojnë rendin, qetesinë, dhe sigurinë e qytetareve dhe atë kombetare.

Në një vend, ku arratiset i burgosuri, dhe zbulohen lidhjet e tij me police dhe drejtues policie, siguria e qytetareve mbetet e rrezikuar. I arratisuri nga spitali i Durresit, sot gjendet i lirë, dhe nga momenti në moment, ai mund të kryejë një atentat të ri, një grabitje dhe krim të ri. Dhe pse ? Sepse një polic dhe drejtues policie në burgje, është korruptuar dhe ka pranuar ta dergojë atë pa pranga në duar, dhe ti lerë rrugën e hapur drejt lirisë. Absurde do ta quaja edhe “arratisjen” e çdo të burgosuri nga qelia, medemek “duke prerë hekurat e dritares me mjete rrethanore, dhe askush nuk e paskësh pikasur”.

Çdo tentative dhe arratisje nga burgjet tona dhe ato të vdeneve të tjera në botë, nuk ndoh kurrë, pa bashkëpunimin dhe korruptimin e efektivave policore, dhe shefit të tyre. Ndaj, është momenti të ndalet seriozisht Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesisë, ashtu siç është urgjente që në Kodin e Ri Penal, të futen nene, ku të ashpërsohet dënimi i efektivave dhe drejtuesve të tyre, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit.

La garën në mes në BBV 5, Ilir Vrenozi tregon arsyet: E ndava mendjen kur u futa brenda…

By: Os De
14 January 2026 at 14:00

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni.

Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai.

Gjyqi në GJKKO për Gërdecin/ Fatmir Mediu: Hiqni “letrën” e Shkëlzenit!

By: Os De
14 January 2026 at 13:57

Është zhvilluar disa  ore seance, për tragjedinë e Gërdecit ne Gjykatën e Posaçme. Seanca e ardhme u la më datë 22 janar.

Ne ketë seance Mediu dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar që “faxi për Shkëlzenin” të mos merret si provë ose te kryhet ekspertimi i kaligrafisë. 

“Është në proces si ministër mbrojte por prokuroria ka marre një vendim kunder Nato. Është hedhur ne opinionin publik për emra te ndryshme dhe pro të mos sjell letra te paverifkuara. Ose të hidhet poshtë ose të ekspertohet. Bumçi e ka quajtura mashtrim të bërë nga ish sekretarja. Të thërras çdo ministër që ka qenë para dhe pas meje, a ka qenë njeri nga sto që është marrë me distanca sigurie, sepse s’ka asnjë akt ligjor që të përfshin ministrin e Brendshëm. Ne kemi bërë edhe një kërkesë për ekspertët që kanë bërë ekspertizën e shpërthimit.

Nuk është gjetur sekretarja e Bumcit, ne e kërkuam sërish ish-sekretaren e Aldo Bumcit. Nëse është jashtë të gjendet, e kanë në TIMS; nëse është në Shqipëri ta gjejnë”, tha Mediu. 

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.  

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

By: Os De
14 January 2026 at 13:52

Ati i Shenjtë ka emëruar Nunc të ri Apostolik në Shqipëri Shkëlqesinë e Tij Imzot Mirosław Adamczyk, Arqipeshkëv titullar i Otrikolit, deri tani Nunc Apostolik në Argjentinë. 

Imzot Mirosław Adamczyk lindi më 16 korrik 1962 në Gdańsk, Poloni. Në vitin 1981 filloi studimet në Seminarin e Gdańsk. Ai u shugurua prift më 16 maj 1987 në Bazilikën e Shën Marisë në Gdańsk nga peshkopi dioqezan vendas Tadeusz Gocłowski . 

Ai e filloi karrierën e tij diplomatike në Vatikan në vitin 1993. Detyrat e tij të para e çuan në Madagaskar, Indi, Hungari, Belgjikë, Afrikën e Jugut dhe Venezuelë.  

Më 22 shkurt 2013, Papa Benedikti XVI e emëroi atë Nunc Apostolik në Liberi dhe Kryepeshkop Titullar të Otricoli-t.  Ai mori shugurimin e tij episkopal nga Kardinali Kazimierz Nycz më 27 prill në Katedralen e Oliwa-s. 

Më vonë gjatë të njëjtit vitit, Papa Françesku i dha atij përgjegjësi shtesë si Nunc Apostolik në Gambi më 8 qershor dhe në Sierra Leone më 21 shtator. 

Më 12 gusht 2017, Papa Françesku e emëroi atë Nunc Apostolik në Panama, ndërsa më 22 shkurt  2020, e emëroi atë Nunc Apostolik në Argjentinë. 

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

By: Os De
14 January 2026 at 13:50

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur për financimet për Kuvendi e dhjetorit të 2021. Ai theksoi se të gjitha janë deklaruara. Ndërsa për hetimin pasuror ndaj tij, Berisha theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim dhe se është mbyllur. 

Berisha e ka quajtur një hetim të mirëfilltë politik.  “Hetimi pasuror i Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë dhe dërguar në gjykatë”, kështu u shpreh ai. 

Pjesë nga deklarata: 

Kush e financoi Kuvendin e 11 dhjetorit? 

“Fakti që aty nuk kanë çfarë hetojnë por duan ta lidhin. Hetimi pasuror i Sali Berishës për 32 vite. Jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit për të gjitha. Por unë do tu thoja gazetarëve të mos i lejojnë vetes të keqpërdoren nga delinkuntë në institucionin e SPAK, skap-i. Pra çdolloj hetimi që të ndërmarrë nuk kam asnjë vërejtje. 

Kur u mbajt Kuvendi i Dhjetori 2021 premtuan transparencë se kush e financoi? 

Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë. Pra e dinë që këta kanë deklaruar. 

Sa ka kushtuar fatura? 

Asnjë shifër nuk kam parasysh, por di që në atë kohë Lulzim Basha i dha Escobar dhe Yuri Kim një listë të bizneseve që po sponsorizojnë Berishën dhe ata nisën të thërrasin biznesmenë që nuk më kishin dhënë kurrë një qindarkë. Ai çmim i stadiumit është publik. Federata Shqiptare e Futbollit është ent publik dhe ne kemi deklaruar çdo gjë. 

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

By: Os De
14 January 2026 at 13:46

Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5. 

Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia, pasi thotë se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot. 

“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur. 

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

By: Os De
14 January 2026 at 13:31

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve. 

Njoftimi:  

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon: 

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal. 

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë. 

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset. 

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht: 

  1. IndritCerloj– Drejtor i IEVP Durrës; 
  2. AfrimZeqiraj– Shef i Policisë; 
  3. DezdemonPazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar); 

znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor; 

  1. AulonQuku – Kryeinfermier; 
  2. DorjanSaraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  3. SaliFerrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  4. PrengMarvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  5. FatjonBraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  6. IdajetCalamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 
  7. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve. 

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: 

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve; 

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve; 

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. 

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

By: Os De
14 January 2026 at 13:24

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se është shkelur protokolli, në transportimin e Altin Ndocit nga burgu në Spitalin e Durrësit, nga ku 38-vjeçari arriti që të arratisej. 

Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Softa u shpreh se duhet të ketë një hetim dhe çështja t’i kalojë SPAK-ut. 

“Është një shkelje e rëndë e protokollit, kërkon një hetim, mendoj që nuk është një koecidencë. Duhet parë si ka qenë kjo praktikë në rastin e personit në fjalë dhe a është e njëjta praktikë e shoqërimit të personave të tjerë, të cilët për arsye shëndetësore shoqërohen drejt këtij spitali. Këtu mendoj se ka vend për t’u marrë SPAK, sepse ndoshta kemi të bëjmë me shpërdorim detyre dhe personat e përfshirë, mund të përbëjnë grup. Faktin që kemi mos kërkesën që të jetë Policia e Shtetit, ambienti ku ka ndaluar automjeti, vendi i zënë me automjete, është premisë.”, theksoi ai. 

Sipas ekspertit, Ndoci duhet të shoqërohej nga të paktën 4 efektivë. 

“Mund të kishim rrezikim të drejtuesve të sigurisë, por ky protokoll tregon situatë të papranueshme. Po flasim për një person të një shkalle të lartë të rrezikshmërisë. Numri i personave që shoqërojnë, nuk mund të jenë më pak se 3. Kur flasim për persona me rrezikshmëri të lartë, nuk mund të jenë më pak se 4 ose 5. Në rastin konkret, shikoni në çfarë gjendje të mjerueshme është ky shërbim i sigurisë.”, shtoi Softa. 

Ndër të tjera, eksperti deklaroi se për transportimin e tij duhet të ishte njoftuar SPAK dhe Policia e Shtetit. 

“Çdo lëvizje që bëhet jashtë sistemit të sigurisë, qoftë edhe për një vizitë mjekësore, duhet të kishte dy njoftime, SPAK dhe Policia e Shtetit. E para për autorizim, e dyta për masë shtesë sigurie. Duhet të ishte i hapur ambienti nga automjetet, vendi ku duhet të qëndronte ishte në afërsi të derës së spitalit. Masa para dalës, gjatë transportimit nga makina, në brendësi të spitalit, deri te dhoma. Nëse ka kërkuar të shkojë në tualet, heqja e prangave bëhet me autorizim. Pse duhet t’i hiqeshin prangat? Duhet të bëhej kontrolli i tij. Mënyra e tij është e papranueshme, ndoshta edhe e qëllimshme.”, tha ai. 

Softa nënvizoi se Ndoci ka komunikuar me grupin që e priste jashtë ambienteve të spitalit dhe duket se arratisja ishte e planifikuar. 

“Protokolli është ai që keni parë, pra ato masa të larta sigurie, që për një politikan, për efekt të kamerave, dhe sensibilizimit të opinionit ku vëmendja është maksimale, protokollet janë zbatuar në mënyrë korrekte. Kurse në rastin e një personi të tillë, me shkallë të lartë rrezikshmërie, do të kërkonte edhe forca speciale të mirëorganizuara. A ka pasur një plan arratisje, a ka pasur ndonjë bashkëpunëtor brenda strukturave të burgut. Fakti që makina që e priste ka pasur targa të vjedhura, ora dhe vendi që priste, informacioni që personi ka pasur, për vizitën, kjo tregon se ka pasur informacion midis subjektit, i cili u largua dhe grupit që po priste. 

Nuk mund të ketë telefon askush, në paraburgim apo në burg. Duhet të jenë telefonat e burgut, duhet të ketë një sistem bllokimi valësh, nuk mund ta përdorësh pa autorizim. Kontrolli i mbajtjes së telefonave është problem serioz. Nëse ka ndodhur që është komunikuar me telefonin e burgut, duhet të zbardhen bisedat.”, përfundoi eksperti Softa. 

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

By: Os De
14 January 2026 at 13:17

Dashi

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te reja me partnerin tuaj dhe do ndiheni te lumtur. Edhe beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Financat do jene te qëndrueshme prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Demi

Ka shume rrezik qe partneri juaj t’iu lere pas dore gjate kësaj dite dhe te dale me një person tjetër qe sapo ka njohur. Edhe nëse e merrni vesh këtë gjë mos u tregoni histerike, por gjeni mënyrën e duhur për te diskutuar qetësisht. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe nuk do keni probleme.

Binjaket

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën sentimentale te çifteve, sot pasioni dhe emocionet do rikthehen vrullshëm. Te dy me partnerin do jeni gati te bëni sakrifica vetëm për t’u ndier mire. Edhe beqaret nga ana tjetër do jene te privilegjuar dhe do kenë njohje interesante. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni te përballeni me probleme.

Gaforrja

Edhe pse te shumte do jene personat qe do ndërhyjnë tek jeta juaj ne çift dhe do kërkojnë t’iu prishin pune, ju nuk do tronditeni aspak. Ndjenjat për partnerin janë aq te forta saqë askush nuk mund t’i ftohe. Beqaret edhe pse nuk e presin do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica, madje edhe te shisni diçka te çmuar për t’ia dale mbanë.

Luani

Nëse jeni ne një lidhje do diskutoni gjere e gjate sot për një çështje mjaft delikate. Dëgjojini edhe ato qe do thotë partneri para se te merrni vendime. Beqaret do kenë një takim entuziast me një person fantastik. Ja vlen te krijohet një lidhje me atë person. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje shume te mire ne mënyrë qe situata mos jete me problematike.

Virgjeresha

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Do jeni shume te duruar dhe kjo do jete një pike mjaft e forte. Edhe ata qe kane pasur probleme do ndihen disi me te qete. Beqaret do kenë shume takime, por fale kërkesave te shumta nuk do arrijnë as sot te hedhin hapat drejt një lidhjeje. Ne planin financiar duhet te tregoheni serish te matur me investimet.

Peshorja

Jeta sentimentale e çifteve do jete përgjithësisht e qete gjate kësaj dite. Komunikimi do vazhdoje te jete i mire dhe nuk do ketë asnjë konflikt. Do e sqaroni me qetësi edhe një penge te hershem. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe kjo do i mërzitë pa mase. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta keni një situate goxha te stabilizuar.

Akrepi

Gjate kësaj dite Urani do sjelle mosmarrëveshje te shumta për jetën tuaj ne çift. Nuk do bini dakord për shume gjera dhe kjo do sjelle debate. Mundohuni te tregoheni paksa me tolerante. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen posesive. Çdo gjë ka kohen e vet kur duhet te ndodhe. Financat do jene delikate dhe gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Shigjetari

Nuk do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe do tërhiqeni mjaft nga personat simpatike. Kujdes sepse bukuria është kalimtare, ndërsa shpirti i njeriut është ai qe nuk ndryshon kurrë. Beqaret do joshin pa mbarim dhe ka gjasa te gjejnë një peron interesant. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha ndërkohë qe keni bere gabime te pafalshme me shpenzimet.

Bricjapi

Qe jeta juaj ne çift te jete edhe me e bukur gjate kësaj dite, duhet t’i shtoni edhe pak me tepër dozat e fantazisë. Mundohuni ta largoni sa me shpejt rutinën. Beqaret ka rrezik te njihen me persona te çuditshëm dhe aspak te sjellshëm. Mos bëni gabim te mendoni te krijoni një lidhje me ta. Ne planin financiar do jeni me këmbë ne toke dhe nuk priten probleme.

Ujori

Do diskutoni gjere e gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do iu gjeni zgjidhje disa problemeve qe keni pasur. Çdo gjë do shkoje me se miri mes jush. Beqaret duhet te jene me te duruar nëse duan te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene paksa me te mira, megjithatë nuk duhet ta teproni me shpenzimet. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet.

Peshqit

Ndjenjat për partnerin tuaj do jene shume te zjarrta gjate kësaj dite dhe ju do i shprehni ato me shume se kurrë. Pritet qe atmosfera te jete shume e ngrohte dhe emocionet te papërshkrueshme. Beqaret do marrin shume propozime, por do e kenë te vështirë te zgjedhin dike. Do jene te shumte ata qe do iu pëlqejnë. Financat fatmirësisht do kenë përmirësime.

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

By: Os De
14 January 2026 at 13:08

Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë në Këlcyrë, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se sherri familjar ka nisur për një çështje divorci. 

Mësohet se 30-vjeçarja ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, gjë që nuk është pranuar nga familja e saj. 

Sipas policisë, familja e vajzës, pasi ka debatuar ashpër me të, e kanë marrë atë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Dyshohet se vëllai dhe xhaxhai i saj e kanë dhunuar. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.”, sqaron policia. 

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

By: Os De
14 January 2026 at 13:03

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola thotë se BE-ja nuk duhet të presë që Presidenti i SHBA-së Donald Trump të ndërmarrë veprime të shpejta kundër regjimit iranian

“Udhëheqësit e BE-së duhet të rrisin presionin mbi regjimin iranian ndërsa ai shtyp protestuesit”, tha Metsola.

Sipas saj, BE është e tronditur nga ajo që po ndodh në Iran dhe nuk mund të rrijë duarkryq kur shohin se regjimi po përdor dhunën dhe shtypjen.

❌
❌