Nga Ylli Pata
Tragjedia e 21 janarit është një minë me sahat jo vetëm si çështje e drejtësisë, pra hetimit dhe dënimit të fajtorëve të atij që Gjykata e Strazburgut e ka quajtur “Krim Shtetëror”
21 janari 2011 është një ngjarjen politike në kuptimin e plotë të fjalës. Ngjarje politike jo vetëm për atë çfarë ndodhi ditën e tragjedisë dhe ditëve të tjera që pasuan 15 vjet më parë.
21 janari është një lakmues i rëndësishëm i sjelljes politike gjatë ketyre viteve, duke ardhur deri sot. Do të thotë se mënyra e përballjes politike me këtë çështje, ka qenë test për politikën shqiptare.
E në radhë të parë për Partinë Demokratike, e cila, në kohën e tragjedisë ka qenë në anën e autoritetit që kreu atë krim shtetëror. Në Partinë Demokratike, nuk ka një qëndrim unik për tragjedinë, edhe pse enturazhi i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë sa më shumë një qëndrim të decentralizuar.
Presidenti i Republikës i kohës, Bamir Topi, i zgjedhur nga PD kur ishte në postin numër 2 të saj, ka shprehur disa herë publikisht, e mbi të gjitha në librin e tij “Nokturn”, të gjithë versionin dhe qëndrimin e tij. Ku hapur dënon krimin si sjellje e prapranueshme politike, duke qenë gjithmonë i hapur ndaj drejtësisë.
Ndërkaq, Lulzim Basha, ministri i Brendshëm i kohës, e më pas kryetari i Partisë Demokratike për disa vjet, ka shprehur hapur përkrahjen e tij që të bëhet drejtësi për ngjarjen, duke dënuar fajtorët e krimit shtetëror.
Ndërkaq, eksponentë të tjerë, pesha të rënda të politikës së PD-së, nuk kanë mbrojtur versionin e Sali Berishës.
I cili është i vetmi që po mban një qëndrim të njëjtë për ngjarjen; ku vrasjet i quan thjeshte një “zbatim ligji”. Për të vijuar më pas me akuzat ndaj Edi Ramës dhe PS-së si fajtore direkte për atë tragjedi.
Qëndrimi i Sali Berishës është qartësisht i sforcuar për të luajtur në pozitat e “të fortit” për të ndalur hapjen e dosjes që do ta fundoste përfundimisht.
Edhe rasti i daljes së të ashtuquajturës çështje e Irena Gjokës, që është qartazi një ndihmë e qarqeve të depp state të Athinës, konsiston në shantazhin ndaj prokurorëve të SPAK apo gyqtarëve të GJKKO nëse hapin “Kutinë e Pandorës” të 21 janarit.
Për të gjithë këtë betejë, Sali Berisha ka shpenzuar milina dollarë në lobime në SHBA dhe Europë për të krijuar opinion të rëndë anti-Rama. Për këtë betejë
po përdoret një enturazh mediatic edhe ky shumë kostoz për të hapur e ndezur xixat e betejave qoftë politike, qoftë në sulmin prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë.
I gjithë ky stërmundim i Sali Bershës, edhe pse vijon të pengojë drejtësinë për 21 janarin, politikisht nuk e ndihmon fare.
Madje, edhe pse SPAK mund ta lëndojë edhe më shumë mazhorancën në hetimet për korrupsion dhe abuzime, relativizimi që bën opozita nga ana tjetër duke mbrojtur Sali Berishën, nuk i bën fare keq kësaj mazhorance.
E cila nuk do të arrijë kurrë të fitojë terren politik, duke mbajtur këtë qëndrim abraziv dhe inatçor ndaj krimit shtetëror të 21 janarit.
E cila është realisht vija e kuqe që e mban larg pushtetit Partinë Demokratike, madje edhe opozitën. E cila në mjaft segmente të saj, tenton të përdorë versionet berishjane për tragjedinë.
Siç tha Adriatik Lapaj një natë, kur hodhi qesim në televizion kumbullën e “plumbave jo nga Garda” për të ndjerin Aleks Nika. Qëndrim që bëri efekt të menjëhershëm negativ, edhe pse Lapaj u tërhoq, falë edhe një qëndrimi mjaft të pjekur dhe të matur të Mark Nikës, xhaxhait të Aleksit.
Për këtë ngjarje, pa një katarsis real, përkatësisht ndarje të prerë nga mbrojtja politike apo mediatike, siç kanë qenë intervistat e pilotuara të ish-kreut të Gardës etj, publiku nuk do t’i afrohet kësaj opozite. Dhe normalisht e logjikisht s’ka përse afrohet. Pasi një politikan justifikon e mbron vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga autoritetet e sigurisë, atëherë njerëzit kanë drojën dialektike se kjo mund të ndodhë përsëri. Amnistimi i Sali Berishës nga elektorati për 1997, kur e risolli në pushtet në 2005, edhe pse nddhi si ndodhi nuk ka gjasë të përsëritet.
21 janari është padyshim edhe një nga shtyllat kryesore të izolimit dhe ndëshkimit të Sali Berishës nga Bota Perëndimore, përkatësisht SHBA e BE me vulë të thatë, e BE me qëndrim diplomatik.
Insistimi për të gjetur një alibi apo relativizimi duke e krahasuar me kundërshtarin politik në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve, së paku politikisht nuk ka pirë ujë.
Këtë e kanë treguar çdo zgjedhje, ku rrjedhja e elektoratit është e madhe dhe fuqia specifike e një partie qeverisëse e PD thuajse është shuar. Kundërshtimi i realitetit është fiks si historia e barit që ka përmendur Yuri Kim, e cila nuk ishte në SHqipëri në 2011-n, e as tani. Përkundrazi po merret me naftën e Venezuelës si drejtuese e gjigandit amerikan të hidrokarbureve…TemA