Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Java News

“Tarifa 100% në rast të një marrëveshjeje tregtare me Kinën”, Trump kërcënon edhe Kanadanë

By: E S
24 January 2026 at 16:51

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi këtë të shtunë se do të vendosë një tarifë 100% mbi produktet kanadeze nëse Kanadaja nënshkruan një marrëveshje tregtare me Kinën.

Sipas mediave të huaja ai paralajmëroi kryeministrin kanadez Mark Carney se një marrëveshje e tillë do të rrezikonte vendin e tij.

“Kina do ta hajë Kanadanë të gjallë, do ta shkatërrojë komplet, duke përfshirë bizneset, strukturën sociale dhe mënyrën e përgjithshme të jetesës së tyre. Nëse Kanadaja bën marrëveshje me Kinën, menjëherë do të përballen me një tarifë 100% mbi të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që hyjnë në SHBA”, shkroi Trump në Truth Social.

Gjatë një vizite të fundit në Kinë, Carney e quajti superfuqinë aziatike “partner të besueshëm dhe të parashikueshëm” dhe në Davos inkurajoi liderët evropianë të kërkojnë investime nga ekonomia e dytë më e madhe e botës.

Trump sugjeroi se Kina mund të përpiqej të përdorte Kanadanë për të shmangur tarifat amerikane.

“Nëse Guvernatori Carney mendon se do të bëjë nga Kanadaja një ‘Port Dorëzimi’ për Kinën për të dërguar mallra dhe produkte në SHBA, ai gabon rëndë”, tha Trump.

Tensionet mes SHBA-së dhe fqinjit të saj verior janë shtuar në ditët e fundit.

Të enjten, Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë që të bashkohej me iniciativën e tij “Bordin e Paqes” për zgjidhjen e konflikteve globale.

Ky vendim erdhi pas fjalimit të Carney-t në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku ai kritikoi hapur përdorimin e integrimit ekonomik si armë dhe tarifat si mjet presioni.

Katër sektorë në fokus të investitorëve/ Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

By: E S
24 January 2026 at 16:42

Shqipëria synon të bëhet një destinacion më atraktiv për investitorët në vitin 2026. Institucionet vlerësojnë se ekonomia pritet të ruajë rritje të qëndrueshme, ndërsa infrastruktura, energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia shihen si sektorë me potencial të madh për thithjen e investimeve.

“Investitori që kërkon kthim afatmesëm duhet të konsiderojë sektorët infrastrukturorë dhe të rinovueshëm. Por një vlerësim i kujdesshëm i rreziqeve administrative dhe ligjore është i domosdoshëm – klimë e mirë investimi nuk do të thotë mungesë sfidash”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Megjithatë, sipas anketës më të fundit mbi klimën e investimeve, bizneset e konsiderojnë informalitetin, konkurrencën jo të barabartë dhe kompleksitetin e administratës si pengesa kryesore për zhvillim. Perceptimi nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve, duke treguar nevojën për reforma të mëtejshme.

“Njohja e sfidave të klimës së investimeve, si dhe dialogu mes shtetit dhe sektorit privat, janë çelësi për ta bërë Shqipërinë një treg konkurrues në rajon”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Me ligjin e investimeve strategjike të zgjatur deri në fund të vitit 2026 dhe me prioritetet e qeverisë në sektorë kyç, rruga drejt një ambienti më të qëndrueshëm ekonomik duket e hapur, megjithë sfidat që mbeten për t’u adresuar.

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

By: E S
24 January 2026 at 16:33

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe tek varri i Arbën Xhaferit, duke e kujtuar ish-liderin e partisë në ditëlindjen e 78-të, informon Telegrafi Maqedoni.

Thaçi tha se Xhaferi ka lënë gjurmë të pashlyeshm në politikën në Maqedoni dhe më gjërë dhe se politika e tij është udhërrëfyes se nga duhet të ecin shqiptarët.

Thaçi poashtu komentoi dhe ftesën e Ali Ahmetit për bashkimin e partive shqiptare në Aleancën Kombëtare për Integrim.

“Jam i shokuar me prostitucionin politik të Ali Ahmetit, ai po i laritet Hristijan Mickoskit që ta marrë në qeveri. Ahmeti është kanceri i politikës shqiptare në Maqedoni, tashmë edhe me Ziadinin dhe Taravarin. Kjo piskamë, kjo dhelpër që i digjet bishti e që e ka emrin Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se shpresë për BDI-në më nuk ka, pavarësisht dëshirës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

‘Nuk ka zgjedhje. Aliu gënjen. Askush nuk i ka premtuar asgjë, ai mendon që do të këtë shpresë për BDI-në por më shpresë nuk ka”, deklaroi Thaçi.

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

By: E S
24 January 2026 at 16:25

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit, një ekskluzivitet i Televizionit Klan. Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur.

“Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshiroj që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin”, tha Demollari.

Shqipëria do të luajë më 26 mars në Varshavë gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, dhe nëse e kalon me sukses, më 31 mars do të përballet me fituesin e sfidës Ukrainë–Suedi, po në transfertë.

Demollari mbahet mend edhe për golin e shënuar në Wembley ndaj Anglisë në 1989, i cili u anulua padrejtësisht. “Është një gol që kishte arsye pse të anullohej, por ngelet në kujtesën time si një nga më të bukurit për mënyrën si u ekzekutua”, tha ai.

Pas Dinamos së Tiranës, Demollari luajti me Dinamon e Bukureshtit në Rumani, ku u shpall kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun. Ai ka luajtur gjithashtu me Panionios në Greqi dhe Gyor në Hungari, ndërsa si trajner ka drejtuar Kombëtaren dhe disa skuadra në Shqipëri.

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

By: E S
24 January 2026 at 16:14

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, priti në Kuvendin e Shqipërisë Besmir Rrjollin, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe një zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano.

Gjatë takimit u diskutua mbi përgatitjet për Samitin e Diasporës, që do të mbahet më 14–15 prill, si dhe mbi nevojën për forcimin e marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Në fokus të bisedës ishin çështjet që lidhen me ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe, promovimin e kulturës kombëtare dhe rritjen e përfshirjes së diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për të thelluar dialogun me diasporën dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetet shqiptare jashtë kufijve të vendit.

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

By: E S
24 January 2026 at 16:05

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka postuar një foto në profilin e tij ku shihet duke ngrënë e pirë me 5 demokratë përpara nisjes për protestë, të cilët kanë dalë fotografi me dy gishtat lart.

“Para nisjes për protestë, me miq dhe kolegë të mirë dhe të pandalshëm, Sali isufaj, Lul Mirofski, Luigj, Majaci, Bilbil Sadiku, dhe Skelqim Pashollari, në orën 17 të gjithë në shesh në Tiranë!”, shkruan Baçi në foton e postuar.

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

By: E S
24 January 2026 at 15:57

Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas përfundimit të bisedimeve trepalëshe në Abu Dhabi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky i cilësoi bisedimet konstruktive, teksa tha se ‘u diskutua shumë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Fokusi qendror i diskutimeve ishin mbi dakordësinë e mundshme për përfundimin e luftës”, shkroi mes të tjerash Zelensky.

“E vlerësoj shumë mirëkuptimin e nevojës për monitorimin dhe mbikëqyrjen amerikane të procesit të përfundimit të luftës dhe ruajtjen e sigurisë së Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Lideri ukrainas tha gjithashtu se, me kusht që të ketë gatishmëri për të ecur përpara, takime të mëtejshme mund të zhvillohen që javën e ardhshme.

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë”, përfundoi Zelensky shkrimin e tij.

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

By: E S
24 January 2026 at 15:49

Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqin dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha.

Liridon Berisha vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj.

Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si “jashtë çdo normale për nga dhuna”.

“As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj”, tha ai.

Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit, ndërsa fqinjët dëshmuan dhunën ekstreme.

Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut. Ai kishte përfituar nga një dënim i reduktuar dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, ku iu vendos një byrzylyk elektronik disa ditë para ngjarjes së rëndë.

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

By: E S
24 January 2026 at 15:41

Edhe pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës, e cila do të mbahet sot në 24 janar, ora 17:00 përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mësohet se 1350 efektivë do të jenë në terren gjatë zhvillimit të protestës. Ai shtoi se edhe Kryeministria është ‘veshur’ me gardh metalik.

“Do të ketë prezencë të policisë. 1350 punonjës pritet që të angazhohen në këtë protestë. Është vlerësuar që të ketë më shumë efektivë, edhe për shkak të thirrjeve të fundit. Policia e Tiranës i ka kërkuar PD-së se duhet të përcaktojë edhe një orar të mbylljes së protestës, por se Partia Demokratike nuk ka kthyer përgjigje. Rruga ‘Dëshmorët e Kombit’ është bllokuar, janë bllokuar rrugët që janë shumë pranë qendrës së Tiranës. Është fortifikuar dera hyrëse e Kryeministrisë. Policët do të krijojnë një ‘gardh’, në rast se do të ketë veprime të protestuesve në drejtim të efektivëve. Policia ka marrë masa, edhe nëse protestuesit hedhin molotovë”, tha gazetari Bajraktaraj.

Sot në 24 janar 2026 mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike.

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

By: E S
24 January 2026 at 15:34

Një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar nga autoritetet portuale të Durrësit, pasi tentoi të kalonte kontrabandë jashtë vendit dhjetëra steka me cigare elektronike. Policia njofton se ai i kishte fshehur ato në automjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Njoftimi i PKK Port, Durrës

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

By: Os De
24 January 2026 at 14:59

Ky është Ndriçim Kroi, polici i burgut në Elbasan, i cili u arrestua ditën e sotme për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Kroi bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla, i cili shpërndante lëndën narkotike brenda burgut dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici e cila e pagonte për futjen e drogës. 

Hetimet zbuluan se Ndriçim Kroi shfrytëzonte orët jashtë shërbimit, duke u prezantuar si shitës ambulant në qytet, dhe merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, që më pas i dorëzonte në institucion./euronews.al

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

By: Os De
24 January 2026 at 14:55

Në 24 orët e fundit priten reshje intensive në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së diel priten reshje lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në veri, në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore. Sipas IGJEO, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh dhe inertesh, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Problematike do të jetë edhe parametri i erës, pasi parashikohet që prej pasdites së të shtunës dhe gjatë të dielës era të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit, në vlerat maksimale, do të rriten me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që gjatë ditës së diel temperaturat në të gjithë vendin të jenë në vlera pozitive.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale ngjiten deri në 12 gradë Celsius. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë temperatura nga 9 deri në 19 gradë Celsius.

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

By: Os De
24 January 2026 at 14:47

Gazetari i njohur kosovar Berat Buzhala ka reaguar lidhur me mungesën e qëndrimeve zyrtare nga institucionet e Kosovës për anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”. 

Përmes një postimi, Buzhala ngre pikëpyetje mbi heshtjen totale të qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tij, zakonisht ka opinion për pothuajse çdo çështje globale, por këtë herë nuk ka thënë asnjë fjalë për një zhvillim të tillë. 

“E qysh, bash asnjë reagim të qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes? Asnjë fjalë e Kurtit?”, shkruan Buzhala, duke e cilësuar situatën si të çuditshme. 

Ai shtron gjithashtu edhe një pyetje tjetër thelbësore, nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsultuar qeverinë përpara se të ndërmerrej një hap i tillë apo jo. 

Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë “përmbytja” e bulevardit

By: Os De
24 January 2026 at 14:41

Nuk kishte se si të mungonte pak orë para protestës së opozitës edhe një postim qesharak nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai ka publikuar një foto të montuar me fotoshop me disa persona në bulevard, duke i paraqitur si mbështetes të opozitës.

Në postimin e tij Noka shkruan:

“E vetmja ‘përmbytje bulevardi’ që #Rama nuk akuzon dot natyrën ???????? Sot, ora 17:00 ????” TemA

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

By: Os De
24 January 2026 at 14:32

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për periudhën 24–26 janar 2026.

Pritet që situata e përkeqësuar hidrometeorologjike të prekë zonën brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 12:00 e datës 24.01.2026. Era pritet të fryjë me drejtim Jug–Juglindje, me forcë deri në 7–8 ballë (Bft), ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 25–45 m/s. Lartësia e dallgëve parashikohet të variojë nga 2.50 deri në 4.00 metra, duke krijuar kushte të rrezikshme për lundrim.

“Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit”, thuhet në njoftim. Ndalimi hyn në fuqi nga ora 12:00 e datës 24 janar dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 26.01.2026.

Autoritetet detare u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë për parandalimin e çdo situate të papritur. “Kërkohet marrja e të gjitha masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimet normalisht sipas destinacioneve përkatëse, pasi konsiderohen të afta për të përballuar kushtet e parashikuara të motit. Megjithatë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e planifikuar për datën 25.01.2026, për arsye sigurie.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 26 janar 2026. Deri atëherë, autoritetet u bëjnë apel peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve të vogla të respektojnë ndalimin e lundrimit dhe të shmangin daljen në det gjatë motit të keq.

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

By: Os De
24 January 2026 at 14:23

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sot protestës kombëtare të organizuar nga opozita, në orën 17:00, përballë Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe vepron mbi ligjin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të kërkuar zgjidhje dhe ndalimin e, siç e quan ai, sundimit dhe shtypjes.

“Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe thotë se ai është mbi ligjin. Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit dhe shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh,” shkruan Këlliçi. Protesta është parashikuar për të pasditen e sotme dhe autoritetet e rendit kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit.

Postimi i plotë:
Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.
Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.
Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?
Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.
Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

By: Os De
24 January 2026 at 14:14

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri. 

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë. 

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën. 

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale. 

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni, pasi u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë. 

Sipas Corriere, në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri me mjete alternative udhëtimi. 

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

By: Os De
24 January 2026 at 14:05

Elon Musk parashikon që robotët e tij humanoidë do të dalin në treg vitin e ardhshëm, një nga disa parashikime “optimiste” që manjati amerikan i teknologjisë bëri në paraqitjen e tij të parë ndonjëherë në Davos.

“Deri në fund të vitit të ardhshëm, mendoj se do të nisim shitjen e robotëve humanoidë për publikun. Në atë moment do të kemi besim të plotë në nivelin shumë të lartë të sigurisë dhe besueshmërisë, si edhe në gamën e gjerë të funksioneve. Praktikisht, do të mund t’i kërkosh të bëjë pothuajse çdo gjë.”

CEO i gjigantit të investimeve BlackRock iu përmbajt skenarit të tij të entuziazmit optimist për inteligjencën artificiale, robotikën dhe udhëtimet hapësinore.

“Nëse do të kemi miliarda robotë humanoidë – dhe unë mendoj se do t’i kemi çdo njeri në Tokë do të ketë nga një dhe do ta dëshirojë. Sepse kush nuk do të donte një robot që, nëse është plotësisht i sigurt, të kujdeset për fëmijët tuaj apo për kafshën shtëpiake? Nëse keni prindër të moshuar, të kesh një robot që të kujdeset për ta dhe t’i mbrojë, mendoj se do të ishte diçka fantastike. Do të ishte një gjë e jashtëzakonshme.”

Musk parashikoi gjithashtu se bum-i i inteligjencës artificiale do të sjellë modele që janë “më të zgjuara se çdo njeri deri në fund të këtij viti, dhe do të thosha jo më vonë se viti i ardhshëm”.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh, por me ritmin me të cilin po ecën inteligjenca artificiale, mendoj se deri në fund të këtij viti mund të kemi AI më të zgjuar se çdo njeri. Dhe jo më vonë se viti i ardhshëm. Ndërsa rreth viteve 2030–2031, pra pas rreth pesë vitesh, AI do të jetë më e zgjuar se gjithë njerëzimi i marrë së bashku.”

Por ai e mbylli fjalimin e tij me një rezervë: Në përgjithësi, mendoj se për cilësinë e jetës është në fakt më mirë të gabosh duke qenë optimist, sesa të kesh të drejtë duke qenë pesimist.

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

By: Os De
24 January 2026 at 13:56

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit, bazuar në modelin e ndërtuar në fundmi në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. 

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano. 

“Në bashkëpunim me këtë Institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala. 

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë. 

Spitali Rajonal i Elbasanit ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025, ndërsa do të nisë puna për projektin e rehabilitimit të Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia, që sipas drejtoreshës, Zheni Gjergji do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do të lehtësojë fluksin në QSUNT. 

Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet për ndërtimin e dy godinave të reja të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, çka do të rrisë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave në të gjithë rajonin. 

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

By: Os De
24 January 2026 at 13:49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje sot për një protestë kombëtare në bulevardin para Kryeministrisë, duke e quajtur 24 janarin një “moment historik” dhe “ditë të revoltës dhe zemërimit”.

Blushi u shpreh se protesta synon të kundërshtojë atë që ai e quan “Narkoregjimi”, një grup kriminal që, sipas tij, ka marrë peng shtetin dhe institucionet. Ai bëri thirrje që qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë t’i bashkohen në shesh ora 17:00 për të treguar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar llogaridhënie.

“Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe korrupsioni do të dëgjohen sot fort,” tha Blushi, duke shtuar se protesta është një moment për të mbrojtur lirive qytetare dhe shtetin ligjor.

REAGIMI

Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.

24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar. Është një moment historik. Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot, më shumë se kurrë, do të dëgjohet fort zëri i shqiptarëve të lodhur nga varfëria, të zemëruar nga hajdutëria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e një narkopushteti kriminal, që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë por që drejton vendin me kode mafioze. Qytetarët e lirë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do të bashkohen sot në bulevardin para Kryeministrisë, për t’i treguar Edi Ramës, se Narkoregjimi i tij është i mbaruar.

Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.

Sot është dita për t’i treguar këtij armiku të egër të lirive të shqiptarëve, shtetit ligjor, të demokracisë dhe pluralizmit, që e shpopulloi Shqipërinë për ta zhvatur dhe e shndërroi në gulak me të burgosur politikë, se nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë më shumë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës. Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!

U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës. Sot, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.

❌
❌