Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Java News

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

By: Os De
22 January 2026 at 20:53

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ish diplomati Paskal Milo tha se Bordi i Paqes është në kudnërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se synon të eleminojë OKB. Milo shtoi vëmendjen ndaj rolit të Trump në arenën globale ku tha se Trump kërkon të ketë pushtet suprem. Për ish diplomatin, prania në Davos e 19 vendeve nga 60 të tilla të ftuara nuk konsiderohet një bilanc pozitiv.

“Duhet të shohim pikturën ndërkombëtare; në këtë kuadër të vendosim edhe katundin tonë të vogël. Nëse i ndajmë dhe i marrim të shkëputura, nuk do të kemi gjykime të drejta dhe përfundime të sakta. Propozimi i Trump për Bordin e Paqes mund të ketë synime të bukura, synime pozitive që mund të jenë përmbyllja e një konflikti konkret në Gaza, por ai hap shteg edhe për një rol shumë herë më të madh për kufizime dhe ndërhyrje të tjera.

Mbi të gjitha, duke lexuar tekstin e projektstatutit që është shpallur, them me bindje se kjo nismë është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë parime themelore, si respektimi i sovranitetit dhe integritetit kombëtar, dhe mbi të gjitha synohet të zhvendoset dhe të eliminohet OKB-ja. Dihet që Trump, me deklarata por edhe me veprime konkrete, ka dalë kundër OKB-së dhe ka nxjerrë SHBA-në nga 31 organizata.

Në këtë mënyrë kërkon që me këtë Bord të zëvendësojë OKB-në; e dyta, të bëjë një akt që nuk mund ta pranojë kush nga fuqitë e mëdha, që është pushteti suprem i kryetarit të shtetit amerikan për të vendosur ai dhe vetëm ai rendin. Duhet që ajo që është paraqitur të rishikohet. Nëse nuk bëhet kjo, kjo nismë nuk do të ketë jetë të gjatë. Sot në Davos ishin 19 vende nga 60; nuk është bilanc pozitiv, reagimi i vendeve është vetëm 1/3.” 

Britania i ofron mbështetje/ Franca ndalon një cisternë nafte ruse në Mesdhe! Macron: Asnjë nuk do kalojë…

By: Os De
22 January 2026 at 20:45

Britania e Madhe ka ofruar mbështetje për forcat franceze në një operacion për të kapur një cisternë nafte ruse, i cili është i sanksionuar nga SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar, në Detin e Mesdhe.

Operacioni u krye nga marina franceze, e cila përdori helikopterë NH90 Caïman Marine për të zbarkuar ushtarët në kuvertën e anijes, ndërkohë që autoritetet franceze konfirmuan se misioni u realizua në bashkëpunim me aleatët e tyre, përfshirë Britaninë.

Anija “Grinch”, po transportonte naftë nga porti arktik i Murmanskut, në Rusi, kur u kap. Kjo anije është e sanksionuar për shkelje të rregulloreve ndërkombëtare dhe është etiketuar si “flamur i rremë”, një status që i jep mundësinë të konsiderohet pa shtetësi dhe të sekuestrohet. Anija kishte shmangur ujërat britanike, por kaloi përmes Ngushticës së Gjibraltarit, përpara se të kapeshin.

Sipas ‘The Times’, një ekip inspektimi shqyrtoi dokumentet e anijes dhe konfirmoi dyshimet për rregullsinë e valëvitjes së flamurit, duke dërguar një raport tek prokurori i Marsejës për hetime të mëtejshme.

Ky operacion vjen pas një tjetër misioni të ngjashëm, ku Britania ndihmoi trupat amerikane të kapin një tjetër cisternë ruse të sanksionuar që po transportonte naftë për Venezuela, Rusinë dhe Iranin. Ky operacion kishte mbështetje nga avionë spiunë britanikë dhe anije mbështetëse, ndërsa forcat speciale amerikane SEAL zbritën në kuvertë nga helikopterët për të marrë kontrollin e anijes. Dy shkatërrues amerikanë dhe avionë F-35 ofruan mbështetje ajrore dhe detare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshëndeti operacionin dhe theksoi se Franca nuk do të tolerojë shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. Ai nënvizoi se veprimet e flotës në hije, që përfshijnë transportimin e naftës nga Rusia, po kontribuonin në financimin e luftës së agresionit ndaj Ukrainës. Po ashtu, ai shprehu angazhimin për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe zbatimin e sanksioneve.

“Nuk do të lëmë asnjë të kalojë” tha Macron.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti gjithashtu operacionin, duke thënë se të tilla veprime janë të nevojshme për të siguruar që nafta ruse të mos përdoret për të financuar luftën. Ai shtoi se duhet të ndalohen të gjitha cisternat ruse që operojnë pranë brigjeve evropiane dhe kërkoi masa më të ashpra për të frenuar flotën në hije.

Përveç sanksioneve, Britania po shqyrton mundësinë e përdorimit të naftës së sekuestruar nga cisternat ruse për të financuar përpjekjet e luftës në Ukrainë. Sipas planeve të diskutuar, nafta e sekuestruar mund të përdoret për të ndihmuar financimin e rezistencës ukrainase, duke privuar Rusinë nga të ardhurat e paligjshme të luftës dhe duke mbështetur përpjekjet për të luftuar agresionin rus.

Tankeri “Grinch” ka një histori të ndërlikuar sigurie dhe është e lidhur me aktivitete të dyshimta. Në vitin 2024, ai kaloi përmes Kanalit të Anglisë dhe vitin e kaluar u shfaq në Detin e Zi pranë Krimesë, ku u identifikua për aktivitete të errëta, përfshirë transferime të rrezikshme të naftës midis anijes dhe anijeve të tjera.

Anija është e lidhur me një kompani fiktive të regjistruar në Ishujt Marshall, një territor që përdoret për të fshehur pronarët e vërtetë të anijes.

 

Ish-presidenti: S’i shmangem drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash! Më në fund kuptuan dallimin mes METE-s dhe Metës

By: Os De
22 January 2026 at 20:36

Ish-presidenti, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e burgut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA.

ilir meta

Ai shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Me postimin e gjatë në Facebook, ish-kreu i shtetit, i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, thotë se më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje.

Gjithashtu shpjegoi se ai nuk i trembet drejtësisë dhe do përballet me farsën e provave të “palloshit të gjatë”, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Edi Rama.

“Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta. Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta. Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë. Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash. Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që Ilir Meta është e vërteta”, shprehet ai mes të tjerash.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

. ̈ ̈ ̈ – ( ̈, ̈ ̈) ̈.

I ftoj të gjitha mediat të jenë korrekte dhe të mos shpërndajnë dizinformacione, sikur gjoja seanca paraprake ndaj Ilir Metës është shtyrë për javën tjetër.

JO!

Më në fund seanca paraprake u zhvillua edhe pse mungonte një nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tij.

Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim.

Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21 tetor 2024.

U detyruam të ndërhynim disa herë, jo për t’i ndërprerë prokurorët, por për t’i ndihmuar të mos gënjejnë para gjykatës.

Afera e CEZ-DIA, ku shteti shqiptar ka fitim se ka humbur rreth 1.1 milion euro por ka fituar mbi 4 milion euro.

Arritja më e madhe është se prokurorët pas 8 vitesh hetime kuptuan më në fund dallimin midis METE- (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës) dhe Metës sepse vazhdimisht i referoheshin METE-s si Meta.

Kishte dhe plot arritje të tjera, por këto mund t’i sqarojnë avokatët.

Kështu që SEANCA NUK U SHTY, SEANCA FILLOI.

Edhe prokurorët e kuptuan që METE nuk është Meta.

Seanca tjetër u la pas një jave edhe pse kërkova të bëheshin dy seanca në një javë.

Ilir Meta, as i është shmangur drejtësisë, as nuk bëj lojëra për shtyrje seancash.

Në fund të gjithë kësaj farse kriminale të diktuar nga “Palloshi i gjatë” do të dalë, jo vetëm që METE nuk është Meta, por që ILIR META ËSHTË E VËRTETA.

Sidoqoftë dua t’i falenderoj prokurorët e SPAK që u kanë dhënë leje gazetarëve për të më intervistuar dhe e ftoj Ministrin e Drejtësisë të mos bëhet më pengesë sepse jo vetëm Navalny dhe Khodorkovsky kanë dhënë intervista në burgjet e Rusisë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm politikanë të paraburgosur dhe të burgosur, por edhe të dënuar me burgim të përjetshëm kanë dhënë intervista televizive sepse çdo qytetar, sidomos çdo politikan, ka jo vetëm të drejta por edhe detyrë t’i përgjigjet çdo gazetari dhe media në interes të opinionit publik dhe të llogaridhënies”.

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

By: Os De
22 January 2026 at 20:27

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Deputeti Fatmir Mediu i ftuar në Real Story tha se çështjet  e sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë serioze dhe të merret në konsideratë Kushtetuta.

Mediu theksoi se janë shkelur dy nene dhe se shumica e deputetëve nuk ishin të informuar se për çfarë po votonin.

“Nuk bëj pjesë te ai grup që shikon sipërfaqen. Çështja e sigurisë nuk është pronë private e kryeministrit; ajo trajtohet në mënyrë serioze dhe merret në konsideratë Kushtetuta. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të prishim marrëdhëniet e brendshme. Ne, si shqiptarë, kemi shprehur interesin për të qenë pjesë e BE-së. Çdo lloj diskutimi duhet të ketë pikëpyetje sa i takon kushtetutshmërisë.

Nuk e detyroi njeri Shqipërinë të ishte pjesë me vrap e Bordit të Paqes. Ne votuam një akt për të qenë pjesë. Kur flasim për një çështje të tillë, duhet qëndrim i unifikuar, i shqyrtuar politikisht në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili nuk ekziston më.

Ka dy shkelje të neneve. Neni 121: nuk ka një marrëveshje bazë ku ka firmosur kryeministri. Ai nuk ka firmosur një marrëveshje. Ajo marrëveshje është nënshkruar, por nuk është negociuar, pasi një marrëveshje negociohet, nënshkruhet dhe ratifikohet. Shkelja e dytë ka të bëjë me faktin se deputetëve duhet t’u paraqitet marrëveshja të paktën një javë më parë për t’u informuar; sot shumica prej tyre nuk kanë qenë të informuar.

Ne reshtohemi dhe bëhemi në një parlament që është kthyer në teatër kukullash. Votuam në parim dhe nen për nen kundër asaj që Rama përpiqet ta shesë si manipulim.” 

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

By: Os De
22 January 2026 at 20:18

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka bërë lëmsh rrjetin me një postim të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.

Ai ka publikuar një “Instastory” ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë në dorë, ku ka “gdhendur” emrin “Ejona” dhe një datë, 25.12.2025.

“Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë.

bes kallaku

Por, se kush është ‘Ejona’ dhe se çfarë përfaqëson ajo në jetën e tij, aktori nuk e ka shpjeguar duke mos bërë asnjë koment më shumë.

Në këtë foto shfaqet dora e tij dhe dora e një vajze, ndërsa në sfond kënga që ka zgjedhur ta shoqërojë titullohet: “Do të të dua përgjithmonë.”

Kujtojmë se Bes Kallaku i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. A është kjo e dashura e tij e re apo jo, kjo mbetet ende mister.

xhensila-besi-770x445-35ckba8k9hsf8ty4rhnpxc

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

By: Mero Baze
22 January 2026 at 20:09
Nga Mero Baze
Për katër vite, Sali Berisha ka arritur në politikën shqiptare atë që asnjë udhëheqës tjetër nuk ka guxuar as ta bëjë dhe as ta ketë si rezultat. Ai është sanksionuar nga SHBA dhe i është kundërvënë SHBA-së me gjithë forcën, pa asnjë kompleks. E fshehu ca kohë pas Lulzim Bashës, duke bërë sikur e kishte hallin me të, pasi ai e kishte shpallur “non grata”, por pasi e zboi atë, mbeti përballë SHBA-së dhe e vazhdoi betejën.

E vërteta është se SHBA nuk ia hoqi sanksionet dhe ndoshta nuk ia heq kurrë, por ai realisht i zhbëri ato në sytë e demokratëve dhe mbështetësve të tij.

Është i pari udhëheqës politik në Shqipëri që një sulm kaq të rëndë nga SHBA jo vetëm e përballoi, por e shndërroi në lëvizje politike dhe fitoi.

Fitoi mbi sistemin tonë gjyqësor, duke marrë në mënyrë të dyshimtë kredencialet e partisë; fitoi mbi sistemin e drejtësisë, që nuk guxonte ta prekte as “non grata”; dhe mbi të gjitha fitoi në sytë e mbështetësve të vet, të cilët 100 për qind e kanë zhbërë “non gratën” e SHBA-së nga mendja e tyre dhe ia quajnë dekoratë.

Kjo është një fitore e paimagjinueshme për ndonjë udhëheqës tjetër politik në vend. Këtu ai i ka mundur të gjithë, edhe Edi Ramën, pasi ka dëshmuar se elektorati i djathtë shqiptar nuk është, siç pretendohet, demos pro-amerikan. Në rastin e parë që iu dha, e djathta shqiptare mbështeti një antiamerikan pa asnjë kompleks, duke u justifikuar me gënjeshtra të shpikura: “e ka bërë Sorosi”, “e ka bërë Lul Basha”, “e ka bërë McGonigal”, “e ka bërë Edi Rama”, etj.

Të gjithë e dinin që gënjenin veten, por mbështetjen për Berishën e dhanë deri në fund. Madje edhe ata që konsideroheshin korierë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë nga selia e PD-së, në fund, mes SHBA-së dhe Berishës, zgjodhën Berishën dhe u bënë deputetë të tij.

Kjo është fitorja më mbresëlënëse politike e Berishës në karrierën e tij dhe ndoshta nga të paktat fitore të tilla politike në gjithë ish-Lindjen komuniste.

Fiks ashtu siç e bëri vetë, me aq mundim, atë fitore; fiks ashtu siç e ndërtoi fitoren me kauza të gënjeshtra për të maskuar betejën e tij me SHBA-në; fiks ashtu e zhbëri për gjashtë muaj.

Qysh nga zgjedhjet e 11 majit, kur iu desh të paguanin 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet “non grata” për Berishën dhe familjen e tij, ata, në vend të rezultatit që ende nuk e kanë arritur, u servirën demokratëve dokrra rreth “blerjes së SHBA-së” prej tyre dhe ndryshimit të pushtetit përmes SHBA-së.

Pra, njeriu që e përballoi i vetëm SHBA-në, që i dha identitet betejës së tij me SHBA-në duke marrë zvarrë gjithë të djathtën shqiptare antikomuniste kundër SHBA-së, e dorëzoi fitoren e tij duke paguar para që ta zhbëjë.

Të gjorët demokratë, që kishin katër vjet që shanin nga mëngjesi në darkë SHBA-në që kishte sanksionuar udhëheqësin e tyre, fshinë postimet e vjetra dhe u bënë të gjithë proamerikanë.

Beteja e javës së fundit ishte edhe më frustruese për ta. Ftesa që Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes i konfuzoi dhe iu desh të shpiknin përditë nga dy gënjeshtra, me shpresë se do ta mbanin në këmbë narrativën e tyre gjashtëmujore.

Opozita u përball sot me gjithë gënjeshtrat e saj të gjashtë muajve të fundit dhe, e autosugjestionuar nga shpikja e një beteje të SHBA-së me Edi Ramën, zhbëri gjithë identitetin politik të Berishës për katër vitet e fundit, duke ia hequr atij të vetmen vlerë politike që prodhoi: vënien e personalitetit të tij mbi atë të SHBA-së.

Dhe ndodhi ajo që pamë në Parlament. Edi Rama u tall me nge në një seancë e cila duhej të ishte solemne, dhe ata votuan të gjithë në rresht emrin e tij për ta përfaqësuar në Uashington, nga i njëjti kompleks që i ka mbajtur gjallë gjashtë muajt e fundit: ideja se ata kanë “blerë” SHBA-në dhe ajo do ta heqë nga pushteti.

Tani, jo se do fitonte ndonjë gjë të madhe po të mos e votonte, por së paku do mbetej vetvetja. Tani është thjesht një pagator që, me lekët e vjedhura, kërkon të pranohet nga “armiku”, të cilin e mundi pa lek për katër vite.

Kështu ndodh kur gënjen të tjerët për çdo gjë dhe, në fund, gënjen edhe veten.

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

By: Os De
22 January 2026 at 20:06

Katër ditë pas skandalit në QSUT dhe kërkesave të përsëritura për informacion së përse ky institucioni i rëndësisë së veçantë, mbeti pa energji elektrike, drejtoria e qendrës spitalore ka vendosur të reagojë, por duke shmangur pyetjet e gazetareve. Drejtoria e QSUT ka shpërndarë një video të parapërgatitur ku drejtori i Shërbimeve të Mirëmbajtjes flet për avarinë dhe për problemin e ndodhura në një nga gjeneratorët që la pa energji elektrike shërbimin e reanimacionit Qendror. 

Ashtu si deklarata e publikuar nga QSUT, mbrëmjen e së hënës, edhe drejtori teknik Erjon Ngjelo përsërit qëndrimin se mungesa e energjisë elektrike nuk rrezikoi jetën e pacientëve. 

Por drejtoria e QSUT nuk jep asnjë informacion se përse aktualisht  nuk ka  një kompani që të mirëmbaje gjeneratorët dhe pajisjet e tjera  rezerve të energjisë elektrike. Po ashtu nuk jep sqarime se kur është bërë testi i fundit e gatishmërisë së këtyre pajisjeve për të provuar funksionimin e tyre në raste avarish si ajo e 19 janarit. Përpjekja për të shuar skandalin se  mungesa e energjisë nuk rrezikoi jetën e pacientëve, përgënjeshtrohet nga deklaratat e vete mjekeve. Mjekët, infermierët, por edhe familjarët e pacientëve e dinë fort mirë atë se çfarë kanë përjetuar mbrëmjen e 19 janarit për të zhvendosur më urgjencë pacientët e intubuar nga reanimacioni  në një shërbim tjetër.   

Terri energjetik, mosfunskionimi i gjeneratorit dhe frika se bateritë apo back up-et e pajisjeve respiratore nuk do të mbanin gjatë, krijuan momente tensioni dhe paniku tek stafi mjekësor dhe familjarët e pacientëve. Pavarësisht këtij skandali në QSUT, fati i mire ishte se nuk pati viktima. 

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

By: Os De
22 January 2026 at 19:53

Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Melania Trump, ka njoftuar policinë britanike për një sulm të dyshuar ndaj një gruaje, pasi pa në kohë reale se ajo po rrihej gjatë një video-telefonate, u tha gjatë një seance gjyqësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas dëshmisë në gjykatë, Barron Trump ishte “shumë i afërt” me viktimën e dyshuar për përdhunim dhe telefonoi shërbimet e emergjencës pasi pa një burrë duke e goditur vazhdimisht. Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye ligjore, deklaroi se ndërhyrja e Trump “i shpëtoi jetën”.

Çështja lidhet me 22-vjeçarin Matvey Rumyantsev, një sportist i arteve marciale të përziera (MMA), i cila po gjykohet për sulm, lëndime trupore, dy akuza për përdhunim, mbytje të qëllimshme dhe pengim të drejtësisë përmes presionit ndaj viktimës që të tërhiqte akuzat. Rumyantsev i mohon të gjitha akuzat.

Në gjykatë u tha se e pandehura ishte xheloze për marrëdhënien e Barron Trump me gruan dhe ishte zemëruar pasi Trump kishte tentuar ta telefononte më herët. Prokuroria paraqiti edhe një transkript të telefonatës së emergjencës, ku Trump shpjegonte se kishte parë dhunën gjatë një video-telefonate dhe se ngjarja kishte ndodhur vetëm disa minuta më parë.

Në një email të mëvonshëm drejtuar Policisë Metropolitane, Trump shkroi se viktima, me të cilën ishte “shumë i afërt”, i kishte thënë se i pandehuri i kishte shkaktuar probleme për një kohë të gjatë. Ai përshkroi edhe pamjet që kishte parë, duke deklaruar se kishte parë shkurtimisht një burrë pa bluzë, me flokë të errët, përpara se kamera të kthehej te gruaja që po qante dhe po rrihej.

Gjatë telefonatës me operatorin e emergjencës, Trump theksoi vazhdimisht urgjencën e situatës dhe u shpreh i shqetësuar nga pyetjet mbi mënyrën se si e njihte gruan. “Këto detaje nuk kanë rëndësi, ajo po rrihet”, tha ai, përpara se të kërkonte falje për tonin e tij.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 18 janarit 2025, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Rumyantsev vijon. Çështja ka tërhequr vëmendje të gjerë publike për shkak të rolit të pazakontë të Barron Trump në njoftimin e autoriteteve britanike.

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

By: Os De
22 January 2026 at 19:42

Pamjet e transmetuara në televizionin turk nga një maternitet në Kahramanmaraş kanë shkaktuar shok dhe neveri, pasi dokumentojnë keqtrajtimin brutal të një foshnjeje vajzë nga një infermiere. Si pasojë e dhunës, sot, në moshën 5-vjeçare, fëmija vuan nga paralizë e përhershme. 

Ngjarja daton në maj të vitit 2021, kur Deniz Esin lindi me peshë të ulët dhe u vendos në inkubator për trajtim mjekësor. Disa ditë më vonë, mjekët vunë re ënjtje në këmbën e majtë dhe lëvizshmëri të kufizuar. Ekzaminimet treguan se këmba e foshnjës ishte e thyer. 

Spitali nisi një hetim të brendshëm, gjatë të cilit u zbulua e vërteta tronditëse. Infermierja Hazel Dırık B. u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj foshnjës vetëm 5-ditëshe. 

Gjatë një procedure për marrjen e gjakut, që zgjati 14 minuta, ajo e godiste foshnjën në kokë sepse qante, i shtrëngonte me forcë dhe i tërhiqte këmbën, si dhe e lëvizte dhunshëm mbi inkubator. 

Megjithatë, drejtuesit e maternitetit zgjodhën të mos i informonin menjëherë prindërit për keqtrajtimin. Ata e transferuan Deniz-in në një klinikë private për trajtim, duke i thënë familjes vetëm se fëmija kishte paralizë cerebrale, epilepsi dhe paaftësi fizike, pa përmendur shkakun. 

Infermierja u pushua në heshtje nga puna dhe ndaj saj u ngrit padi penale, por prindërit mësuan të vërtetën vetëm tre vjet më vonë, në qershor të vitit 2024. 

Informimi erdhi rastësisht, përmes një emaili që i ftonte të merrnin pjesë në gjyqin ndaj Hazel Dırık B., e cila përballet me një dënim deri në 3 vite burg. 

Në gjykatë, avokati i familjes përdori tone të ashpra, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një incident të izoluar, por për dhunë sistematike dhe torturë që zgjati 14 minuta. “Nuk është një sulm i thjeshtë. Bëhet fjalë për egërsi, keqtrajtim dhe torturë për 14 minuta,” deklaroi ai. 

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

By: Os De
22 January 2026 at 19:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Bordi i Paqes, i cili u iniciua të enjten në Davos, para së gjithash e ka ndarë edhe më tej Evropën dhe se e ardhmja nuk do të jetë e lehtë. 

“Ky Bord i Paqes, para së gjithash, e ka ndarë edhe më shumë Evropën. Vendet e BE-së ose nuk marrin pjesë, ose ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. E ardhmja nuk do të jetë e thjeshtë”, theksoi Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Davos. 

I pyetur se çfarë do të thotë ky Bord për botën, ai tha se ende nuk është plotësisht i sigurt. 

“Disa thonë se është një organizatë paralele me Kombet e Bashkuara. Nuk jam i sigurt dhe nuk mendoj se kjo është e mundur në mënyrë të thjeshtë. Kina vetëm ka konstatuar se ka marrë ftesë, ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia nuk marrin pjesë. Do të shohim edhe se cilat do të jenë detyrat e Bordit”, theksoi Vuçiç. 

Bordi i Paqes, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, do ta drejtojë për një periudhë të pacaktuar, ishte konceptuar fillimisht për rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe militantëve palestineze, por misioni i tij është zgjeruar për të adresuar edhe konflikte të tjera globale. Disa aleatë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara në Evropë kanë hezituar t’i bashkohen Bordit të Paqes, përjashtuar Kosovën dhe Shqipërinë. 

Asnjë prej katër anëtarëve të tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit nuk kanë pranuar ende ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që shumë druajnë se mund të zbehë rolin e Kombeve të Bashkuara. 

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

By: Os De
22 January 2026 at 18:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi në Parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet vullneti i vërtetë politik matet me votë dhe jo me fjalime patetike, duke iu referuar kështu fjalimeve të Ramës në Kuvend.

Bardhi tha gjithashtu se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri u rreshtua sot në Parlament si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Reagimi i Bardhit:

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

22 January 2026 at 18:48

Nga Dritan Hila

Gjithë historia e paqes në Ukrainë vërtitet rreth boshtit nëse amerikanët do futen të investojnë aty, çka do të sillte edhe një lloj kufiri për ambiciet ruse, pasi goditja e tyre do të sillte në mënyrë të tërthortë prekje të interesave amerikane.

Sa më sipër është një ilustrim bashkëkohor sesa të lidhura janë luftërat dhe aleancat me ekonominë.

35 vite pas hapjes së Shqipërisë, është hera e parë që një investim serioz amerikan afrohet në Shqipëri. Dhe është hiç më pak se vajza e presidentit amerikan, por jo vetëm. Është përfaqësuese edhe e një lobi të fuqishëm hebre dhe pinjolle e një dinastie ekonomike. Emrat që për ne vdekatarët e zakonshëm janë mitikë, Bezos, Musk etj, në Mar El Lago janë të shtëpisë.

Donald Trump është ndër të paktët presidentë që postin po e shfrytëzon edhe për interesa personale. Ka projekt për investime të vetat apo në Join Venture në Emirate, në Vietnam, po negociohet edhe në Bjellorusi dhe Rusi. Ishte edhe në Serbi, por Vuçiç u tregua i dobët. Kurse Rama i siguroi atë që një investitor ka nevojë: siguri dhe procedura të thjeshta.

Pavarësisht zërave kundër, investimi amerikan do të jetë në një zonë kënetore që sipërmarësit shqiptarë nuk do jenë në gjendje ta mbulojnë apo ta vënë në eficencë. Aty ka qënë prej 35 vitesh dhe është shfrytëzuar vetëm nga bretkosat dhe gjermanët e polakët që pinë hashash. Kurse investimi nga një brend si Trump, do t’i sigurojë një status prestigjioz zonës dhe më gjerë Shqipërisë. Natyrisht që kjo do sjellë edhe standarde krejt të tjera në turizëm duke filluar nga kanalizimet, ujësjellësi, ujrat e zeza, etj.

Pas kësaj, vendi mund të jetë emër familjar edhe për Amazon, Ikea e të tjerë gjigandë ndërkombëtarë. Imagjinoni që Ikea ka pikë në Janinë, por jo në një vend të tërë si ne. Këto janë sipërmarrje që mbase do duan një ose dy dekada të materializohen, por hyrja e Shqipërisë në hartën e tyre është edhe një koeficent sigurie për vendin duke e kthyer më vonë në një hub për shpërndarje në gjithë Ballkanin. Jo më kot Via Egnatia fillonte te ne. Padyshim mund të jetë një Rrugë e Mëndafshit por me kah të kundërt.

Dhe e gjitha kjo siguron futjen e vendit nën sqetullën amerikane jo vetëm ekonomike por edhe ushtarake. Dhe resorti i Ivankës si fillim do na shpëtojë nga zbrazja e të pëgërave të trageteve në brigjet tona, pasi nëse vazhdon të ndodhë si çdo behar, këtë herë do ta bëjnë përpara pronës së dikujt që do t’i bëjnë kapitenët e anijeve ta hanë atë që ka zbrazur. Si fillim nuk është pak për ne, që na bëjnë rreshtore fqinjët.

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

By: Os De
22 January 2026 at 18:45

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. 

Ministra për Europën dhe Punët e Jashtë, Elisa Spiropali është shprehur se ky projektligj i miratuar është një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. 

“Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota Pro Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. 

Kuvendi konfirmoi vizionin dhe peshën e re të Shqipërisë në arkitekturën ndërkombetare, si një aleat dhe faktor për paqe, siguri e stabilitet. 

Një hap domethënës që forcon zërin e Shqipërisë në skenën globale. 

Me përgjegjësi, dinjitet dhe vizion për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruan Spiropali. 

 

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

By: Os De
22 January 2026 at 18:40

Një incident i ndodhur në Minesota ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në komunitet, pas arrestimit të një fëmije 5-vjeçar nga zyrtarët e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE). 

Fëmija, i identifikuar si Liam Ramos, ishte me babain e tij, Adrian Alexander Conejo Arias, kur agjentët e ICE e arrestuan atë si pjesë e një operacioni më të gjerë të zbatimit të ligjit. 

Sipas ‘BBC’, incidenti ndodhi të martën, kur Liam, i sapo kthyer nga kopshti, ishte në shtëpi me të atin. Sipas Drejtoreshës së Shkollave Publike të Columbia Heights, Zena Stenvik, zyrtarët e ICE iu afruan familjes në oborrin e shtëpisë, dhe një agjent mbajti fëmijën ndërkohë që arrestoi babanë e tij. 

Në një postim në X Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) theksoi se “ICE NUK shënjestroi një fëmijë”, duke shtuar se operacioni ishte i synuar ndaj babait të fëmijës, një i huaj i paligjshëm i cili kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi. DHS gjithashtu tha se për sigurinë e fëmijës, një oficer i ICE qëndroi me të derisa arrestimi i babait të tij u krye. 

Megjithatë, incidenti ka shkaktuar një reagim të fortë nga anëtarët e komunitetit dhe zyrtarët e shkollës. Zena Stenvik e pyeti publikisht: 

“Pse duhet të mbahet në paraburgim një fëmijë 5-vjeçar? Nuk mund të më thuash që ky fëmijë do të klasifikohet si kriminel i dhunshëm”, u shpreh drejtoresha e shkollës. 

Fotot e ngjarjes, tregojnë Liamin, i cili mbante një kapelë dimërore në formë lepuri, duke qëndruar jashtë ndërsa një oficer i mbante çantën e shpinës. Zyrtarët e shkollës thanë se këto fotografi ishin marrë nga kalimtarë të rastit dhe nuk i identifikuan individët që i kishin bërë ato. 

Marc Prokosch, një avokat që përfaqëson familjen, njoftoi se Liam dhe babai i tij do të mbaheshin në një qendër paraburgimi në Teksas. Sipas zyrtarëve të shkollës, babai kishte një rast aktiv për azil dhe nuk kishte urdhër deportimi. 

 

 

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadës..

By: Os De
22 January 2026 at 18:33

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, në makinën e ambasadës së SHBA në Shqipëri. 

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum. 

Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes. 

Batutat dhe ironitë e Kryemadhit në GJKKO: U puth Ina me Keijsin, u thashë unë por s’më besuat… Si këtu, drejtësi me regji

By: Os De
22 January 2026 at 18:13

Këtë të enjte Monika Kryemadhi është paraqitur në Gjykatën e Posaçme.

Teksa po shkonte për ambientet e GJKKO, Kryemadhi nuk i kurseu batutat me gazetarët, duke komentuar me humor edhe puthjen mes personazheve të Big Brother-it, Keijsi dhe Ina.

“U puth Ina me Keijsin, kur thash unë dashuri me regji nuk më besuat… si këtu, drejtësi me regji’, u shpreh Kryemadhi me ironi.

 

 

Bëhet viral kryeministri çek, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

By: Os De
22 January 2026 at 18:03

Kryeministri çek Andrej Babis është vënë në qendër të kritikave nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët nuk hezituan ta tallnin pasi njoftoi se kishte blerë një glob të shtrenjtë për të parë se ku… ndodhet Groenlanda.

“E bleva këtë glob për 15,000 krona (617 euro), një glob i madh dhe i bukur, për të parë saktësisht se ku ndodhet Groenlanda”, u tha Babis gazetarëve kur u pyet se cili ishte qëndrimi i qeverisë së tij ndaj ambicieve të presidentit amerikan për këtë territor autonom danez.

Të martën, miliarderi i vetëshpallur “Trumpist” shkoi edhe më tej, në një video që postoi në Facebook, në të cilën vlerësoi globin në krahasim me hartat “e sheshta” që ai pretendon se shtrembërojnë realitetin gjeografik.

“Në këtë glob të bukur mund të shohim madhësinë reale të Groenlandës krahasuar me SHBA-në dhe Evropën. Dhe Rusia është afër dhe, nëse do të kishte një konflikt, Zoti na ruajt, raketa nuk do të duhej të shkonte larg”, shtoi ai.

Përdoruesit e mediave sociale nuk ishin të sjellshëm me të dhe nxituan ta tallnin, si për çmimin e globit – dhjetë herë më të shtrenjtë se çmimi i këtyre objekteve zakonisht në Republikën Çeke (400-1,000 korona) – ashtu edhe për deklaratat e tij.

“Hajdutët godasin përsëri. Ia shitën një glob një pensionisti naiv për 15,000 korona”, shkruhej në mbishkrimin e një karikaturë. Një përdorues tjetër në platformën X sugjeroi që Babis të kërkonte Ukrainën në glob “për të zbuluar se sa afër është lufta”. Kryeministri çek po kërkon të zvogëlojë ndihmën që vendi i tij i dërgon Kievit.

Sipas Ondrej Sveda, një përfaqësues i faqes së internetit të krahasimit të çmimeve Heureka, çekët kanë kërkuar globe në internet ditët e fundit. “Që nga e hëna kemi regjistruar një rritje prej 420%” në këtë kërkim, komentoi ai.

Babis, 71 vjeç, u rikthye në pushtet në dhjetor, duke udhëhequr një qeveri koalicioni midis partisë së tij, ANO, partisë së krahut të djathtë Zëri i Shoferëve dhe SPD-së së ekstremit të djathtë.

 

 

Zelensky paralajmëron Europën: Nëse nuk veproni tani, Rusia do të godasë më fort!

By: Os De
22 January 2026 at 17:57

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Evropës, duke theksuar se mungesa e veprimit të vendosur ndaj Rusisë po rrit rrezikun për sigurinë e kontinentit.

Duke iu referuar ngjarjeve në Bjellorusi në vitin 2020, Zelensky tha se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur popullin bjellorus ka sjellë pasoja të rënda. Sot, sipas tij, Rusia ka vendosur raketa “Oreshnik” në territorin e Bjellorusisë, me rreze veprimi që arrin shumicën e kryeqyteteve evropiane.

“Po të kishte triumfuar populli bjellorus në vitin 2020, kjo nuk do të kishte ndodhur”, u shpreh Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e veprimit të Evropës ndaj naftës ruse, duke theksuar se ajo vazhdon të transportohet pranë brigjeve evropiane dhe po financon drejtpërdrejt luftën kundër Ukrainës.

Zelensky pyeti pse Shtetet e Bashkuara, nën administratën Trump, mund të ndalonin cisternat e “flotës hije” dhe të sekuestronin naftën, ndërsa Europa nuk vepron njësoj. Sipas tij, nafta ruse duhet të ndalet, të konfiskohet dhe të shitet në dobi të Evropës.

“Nëse Putini nuk ka para, nuk ka luftë. Nëse Europa ka burime, ajo mund të mbrojë qytetarët e saj”, tha ai.

Në lidhje me sigurinë, Zelensky vuri në dukje se Europa mbështetet kryesisht në bindjen se NATO do të reagojë në rast rreziku, por theksoi se aleanca nuk është testuar kurrë plotësisht. Ai ngriti pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të sulmonte Lituaninë apo Poloninë dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të reagonin gjithmonë.

“NATO ekziston falë besimit se SHBA-të do të veprojnë. Por çfarë ndodh nëse nuk vepron?”, theksoi ai.

Në fund, Zelensky kritikoi praninë e dobët ushtarake europiane në zona strategjike, duke përmendur dërgimin e vetëm disa dhjetëra ushtarëve në Groenlandë.

“Çfarë mesazhi i dërgon kjo Putinit? Kinës? Dhe mbi të gjitha, Danimarkës?”, deklaroi presidenti ukrainas.

Ukraina kërkon investime, jo vetëm armë

Zelensky e nënvizoi se mbrojtja e Ukrainës është një detyrë jashtëzakonisht e kushtueshme, duke u bërë thirrje bizneseve ndërkombëtare të investojnë që tani, me besimin se paqja do të vijë.

“Punë, para dhe investime për Ukrainën”, tha Zelensky, duke theksuar se stabiliteti afatgjatë varet nga angazhimi ekonomik dhe politik.

Ai njoftoi se një ekip amerikan do të udhëtojë sot drejt Moskës, pas një takimi paraprak me Presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa më pas pritet një takim mes ekipeve ukrainase dhe amerikane, i ndjekur nga një takim trepalësh 2-ditor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zelensky theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise, duke shtuar se dialogu, sado i vështirë, është më i mirë sesa mungesa e tij.

“Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, jo vetëm Ukraina”, u shpreh ai, duke shtuar se shpreson që lufta të marrë fund. Duke folur për takimin e tij me Presidentin Trump, Zelensky e cilësoi atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm, duke theksuar se për arritjen e paqes është e domosdoshme mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, edhe Evropa mund të ketë ndikim të ngjashëm, por i nevojitet më shumë kohë.

“Kjo është faza e fundit dhe më e vështira”, përfundoi Zelensky, duke shtuar se mbrojtja e interesave të Ukrainës në dialog me liderët botërorë nuk është e lehtë, por se ka pasur sinjale pozitive.

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta/ Ja data e vendosur

By: Os De
22 January 2026 at 17:51

Me 29 janar caktohet data e radhës për seancën ndaj Ilir Metës për kalimin apo jo për gjykim te dosjes hetimore. Sot ishte radha e Prokurorisë se Posaçme për të bere parashtrimet për kërkesën për kalimin apo jo ne gjykim te dosjes. Nga 214 faqe parashtrime prokuroria ka mundur te lexoje sot 41 faqe. 

Mësohet se në seancën e sotme ishte pranishëm edhe vetë ish-Presidenti Meta por edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. 

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.  

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim. 

Kushtetuesja pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

By: Os De
22 January 2026 at 17:44

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e masës së vendosur, detyrim paraqitjeje për çështjen “Partizani”.

Pala mbrojtëse pretendon se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Shkalla e Parë, me pas i Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është në shkelje te Kushtetutës.

Pala ankimuese, Sali Berisha kërkon shfuqizim të tij. Kërkesa do të shqyrtohet ne seancë mbi bazën e dokumenteve. Data e seancës nuk është përcaktuar ende.

❌
❌