Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Java News

Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë

By: Os De
24 December 2025 at 17:59

Një projektligj, i cili synon të parandalojë korrupsionin në administratën publike, është depozituar në Kuvend nga deputeti demokrat Bujar Leskaj. Ai synon që dëmet financiare, të shkaktuara institucioneve publike nga punonjësit e tyre, të paguhen nga vetë ata.

Në projektligj janë të parashikuara të gjitha llojet e përgjegjësive, nga ato personale deri te rastet kur të punësuarit në administratën publike firmosin në shkelje të ligjeve nën urdhrat e shefave të tyre.

Çdo punonjës i shtetit, që me dashje apo nga pakujdesia i shkakton një dëm ekonomik institucionit ku punon, duhet ta shpërblejë atë.

Ky është qëllimi i projektligjit të dorëzuar në Kuvend si propozim i deputetit të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj.

Ajo që synohet me këtë projektligj është që punonjësit e nivelit të mesëm dhe të lartë në institucionet shtetërore, kur bëjnë veprime në shkelje të ligjit dhe për pasojë sjellin kosto financiare, të paguajnë dëmin nga të ardhurat e tyre personale.

Llojet e përgjegjësisë financiare janë: e plotë, e kufizuar dhe e përbashkët. Shkeljet e përmendura në projektligj përfshijnë veprimet në shkelje të ligjeve, akteve nënligjore, nxjerrjen e akteve administrative në kundërshtim me ligjin dhe mungesën e ndershmërisë së punonjësit publik.

Sipas llojit të përgjegjësisë dhe vërtetimit të shkeljes së ligjit – me dashje, nga pakujdesia apo nga mungesa e profesionalizmit – është përcaktuar edhe masa e shpërblimit.

Në rastin e përgjegjësisë së plotë, punonjësi publik është i detyruar të shlyejë dëmin financiar të plotë. Kur 50 për qind e të ardhurave të punonjësit të kapur në shkelje të ligjit nuk e mundëson shlyerjen e dëmit për një periudhë 10-vjeçare, kjo zbatohet deri në këtë nivel.

Kur përgjegjësia është e përbashkët, secili prej punonjësve publikë do të paguajë nga xhepi i tij vetëm për dëmin e shkaktuar nga ai vetë.

Po ashtu, projektligji parashikon që në rastet e shkeljes së ligjit pa dashje, por që sjell dëm ekonomik, zyrtari publik i detyrohet shtetit 7 paga mujore bruto dhe jo më shumë se 25 për qind e dëmit financiar të shkaktuar. Këta zyrtarë publik janë po aq përgjegjës edhe për veprimet në shkelje të ligjit të vartësve të tyre, ku detyrimi është një pagë mujore.

Nga përgjegjësia financiare përjashtohen ata që kanë qenë nën kërcënim për jetën. Në këtë rast, projektligji u vjen në ndihmë punonjësve që, nën kërcënimin e drejtuesve të tyre, janë të detyruar të firmosin në shkelje të ligjeve.

Ky propozim vjen edhe si shqetësim i vazhdueshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili vlerëson se dëmet ekonomike të shkaktuara nga shkeljet ligjore të punonjësve publikë janë të larta; për shembull, për vitin 2019 llogaritej në vlerën e 28 miliardë e 312 milionë lekëve.

Projektligji shërben gjithashtu si mbrojtje për punonjësit publikë në rastet kur drejtuesit i urdhërojnë të firmosin në shkelje të ligjit, si dhe si një mënyrë për të parandaluar korrupsionin në administratën publike.

Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

By: Os De
24 December 2025 at 17:52

Një skenë e pazakontë ka habitur pasagjerët dhe ekipet e shpëtimit në Brisbane të Australisë, ku një koala u pa brenda një autobusi të transportit urban.

Ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës CityGlider, pasi më herët kafsha ishte vënë re duke lëvizur mes trafikut në një rrugë të lagjes Camp Hill. Sipas autoriteteve, shoferi i autobusit e dalloi koalën teksa shmangte makinat në Wiles Street, përpara se të ngjitej në një shtyllë ndriçimi.

I shqetësuar se kafsha mund të kthehej sërish në rrugë dhe të rrezikonte jetën, shoferi ndërhyri menjëherë. Ai i mbuloi kokën koalës me një xhaketë të lehtë për ta qetësuar dhe e futi përkohësisht brenda autobusit, ndërsa njoftoi shërbimin “Koala Rescue Brisbane South”.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, koala, i quajtur Peri, shihet i kapur pas një shtylle brenda autobusit.

A koala named Peri rode a Brisbane bus after the driver spotted him dodging traffic. He climbed a pole, slipped, and was gently helped aboard – no bus pass needed. After a vet check, Peri was safely released. Koala Rescue Brisbane South #koala #australia #animals pic.twitter.com/HbcoZzjzVK

— thatgoodnewsgirl (@thatgoodnewsgrl) December 18, 2025

AKU bllokon 5 ton djathë dhe 944 kg fileto pule, Drejtoria Rajonale gjobit subjektin

By: Os De
24 December 2025 at 17:44

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule ditën e sotme. 

Burime për mediat, bëjnë me dije se kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etiketë në gjuhën shqipe. 

Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë. 

FOTOT/ Nga ngjitja nëpër banesa te shkulja kasafortave, ja si vepronte banda e “skifterëve” në Itali! Mijëra euro mall i grabitur

By: Os De
24 December 2025 at 17:35

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë, që bënin kërdinë në grabitje të banesave në Verona dhe rajone të tjera, duke u kthyer në terror për qytetarët vendas. 

Katër prej tyre u arrestuan gjatë aksionit, ndërsa janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash cash të vjedhura, bizhuteri floriri, ora luksoze, monedha, pije alkoolike të shtrenjta, pajisje, kasaforta dhe mjete të tjera që shërbenin për bastisjet. 

Ata u arrestuan pasi kryen dy vjedhje shtëpish më 19 dhjetor, por hetuesit dyshojnë se shumë incidente të tjera mund të gjurmohen deri te banda, e përbërë nga katër shtetas shqiptarë të moshës midis 25 dhe 28 vjeç.

Ata kishin zhvilluar një mënyrë të saktë dhe të provuar veprimi, e cila u lejonte atyre të vidhnin sasi të mëdha bizhuterish dhe parash.

operacioni skifteret verona itali

Shqiptarët kishin teknikën e kacavjerrjes nëpër banesa, ku nuk mungonin të përdornin edhe çarçafë për litar.

Në shumë raste shkulnin edhe kasafortat, ndërsa i hapnin me pajisje moderne të sofistikuara.

kasaforta2 itali

Për transport përdornin të njëjtin mjet, që ishte parë muajt e fundit në shumë rajone të Italisë. Hetuesit siguruan edhe pamje filmike të grabitjeve.

“Hetimi u nis nga oficerët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës të Skuadrës së Veronës, pas një rritjeje të konsiderueshme të vjedhjeve me thyerje banesash të regjistruara midis nëntorit dhe dhjetorit në këtë provincë”, thanë autoritetet.

itali skifteret

Skema që përdorte banda ishte “modus operandi”, e mirëorganizuar dhe me role konkrete, e ngjashme në disa ngjarje kriminale në zonë.

Agjentët pikasën një mjet që përdorej për transportin në të gjitha vendngjarjet, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për të njëjtin grup kriminal.

itali skifter policia1

Pasi ngjiteshin në ballkonet e kateve sipër, në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e tyre në makinë nëpërmjet radiove marrëse, ata hapnin me forcë dritaret.

Hynin brenda dhe kthenin banesat përmbys, në kërkim të bizhuterive, sendeve të arit, materialeve dhe parave cash. Madje edhe kasafortat hapeshin me forcë, me mjete të specializuara.

skifteret para e bizhu itlai

Krimet zgjasnin nga 5, deri në 15 minuta. Më 19 dhjetor, banda kriminale, pasi kreu dy vjedhje me thyerje banesash në Via Oliosi dhe Via Cristoforo Colombo, njëra prej të cilave rezultoi në vjedhjen e një kasaforte që përmbante bizhuteri ari dhe para në dorë, u ndalua pas kthimit në Garda, një komunë ngjitur me atë ku anëtarët po qëndronin përkohësisht.

kasaforta itali

Katër shqiptarët, të identifikuar plotësisht në atë moment, të gjithë me dënime të mëparshme për krime kundër pronës dhe dy konkretisht për vjedhje me thyerje banesash, u vunë në arrest me dyshimin për krim.

skifteret vjedhje itali

Brenda makinës, përveç të ardhurave nga dy vjedhjet – një kasafortë, bizhuteri dhe para të gatshme – policia gjeti shumë mjete për vjedhje me thyerje, një çelës fleksibël me gjashtë disqe (që përdoren për të hapur me forcë rrjetat dhe kasafortat) dhe tre radio me dy drejtime.

Pas hetimeve paraprake, ata u dërguan në burgun “Montorio” të Veronës, në dispozicion të prokurorit të çështjes.

itali skifter polici

Ilir Meta urim nga qelia për Krishtlindjen: Lutemi që festën e ardhshme ta festojmë në liri dhe me dinjitet

By: Os De
24 December 2025 at 17:27

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një urim për Krishtlindje për të gjithë besimtarët e krishterë dhe popullin shqiptar. 

Në mesazhin e tij, Meta thekson se Lindja e Krishtit simbolizon shpresën, dritën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira. 

Ai uron paqe në shpirt, dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri, drejtësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit. 

Meta shpreh gjithashtu besimin se Krishtlindja e ardhshme do të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri, dinjitet dhe me shpresë të re për ditë më të mira. 

 

Themelohet Shoqata e parë e Prokurorëve në Shqipëri, kryetar zgjidhet Gëzim Spahiu

By: Os De
24 December 2025 at 17:22

Këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, është themeluar Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, pas një procesi të gjatë konsultimesh mes prokurorëve nga të gjitha zyrat e prokurorive në vend. Po ashtu, kryetar i Shoqatës së Prokurorëve në mandatin e parë është zgjedhur prokurori Gëzim Spahiu.

Shoqata është krijuar në përputhje me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, jofitimprurëse dhe e pavarur.

Kjo është organizata e parë e këtij lloji që ngrihet pas miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke vepruar brenda kornizës së re kushtetuese dhe ligjore të sistemit prokurorial.

Ajo synon të ofrojë një strukturë të qëndrueshme dhe të organizuar, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për zhvillimet e rëndësishme, problematikat dhe çështjet që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

“Teksa sistemi i drejtësisë përballet vazhdimisht me sfida të ndryshme, vlerësohet si e domosdoshme një qasje më aktive dhe e organizuar edhe nga vetë trupa e prokurorëve. Misioni kryesor i Shoqatës së Prokurorëve është garantimi dhe mbrojtja e statusit, pavarësisë dhe integritetit të prokurorëve, si dhe promovimi i vlerave dhe rolit të tyre në një shoqëri demokratike dhe shtet të së drejtës.   

Shoqata e Prokurorëve do të angazhohet aktivisht në proceset ligjbërëse dhe vendimmarrëse që prekin sistemin e drejtësisë, përmes dhënies së kontributeve profesionale dhe mbajtjes, sipas rastit, të qëndrimeve institucionale dhe publike. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv me institucionet shtetërore, shoqërinë civile, mediat dhe aktorë të tjerë.”, thuhet në njoftim.

Shoqata e Prokurorëve ka në përbërje prokurorë nga të gjithë zyrat e prokurorive në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë marrë përsipër angazhimin aktiv sipas fushave respektive.

“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!

By: Os De
24 December 2025 at 17:14

Qeveria s’mund të bjerë më një protestë, është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, teksa ka komentuar protestën kombëtare të PD të zhvilluar pak ditë më parë. 

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Ilir Alimehmeti ka deklaruar ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk realizohet brenda një dite. 

Alimehmeti u shpreh se mesazhet e dhëna në protestën e fundit ishin të qarta, por theksoi se nevojitet kohë dhe vazhdimësi për të arritur rezultate konkrete. Ai solli si shembull situatën në Serbi, ku pavarësisht protestave masive, qeveria vijon të jetë në pushtet. 

‘Nëse dikush pret që qeveria të bjerë më një protestë kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces nuk do të bëhet çdo gjë në një ditë, do të kalojnë edhe ditë të tjera. Mesazhet ishin të qarta në atë protestë. Po të shohësh ka protesta masive në Serbi dhe qeveria është akoma aty nuk e realizojnë dot vetëm protestat, por duhet që të kombinohet edhe me objektivat e partnerëve strategjikë. Në Bullgari u rrëzua qeveria’, tha ai. 

Alimehmeti shtoi se partia ndodhej në një gjendje përgjumjeje dhe kishte nevojë për një zgjim politik. 

‘Unë kam qenë që në 2023 ku jam shprehur hapur që ne na duhet një pajtim kombëtar në opozitë, faktorët që duan të kontribuojnë kundër PS, pra për të rrëzuar Ramën. Mund të kemi mendime të ndryshme por objektivin e kemi të njëjtë. Mendoj se mund të kishte një mbledhje kryesie për ta bërë këtë s’kishte pse të ishte diskutim në publik. Po ne kishim një situatë përgjumje në PD dhe kishte nevojë për një zgjim. Në radhë të parë u bë zbritja në bazë, duhej që të bëhej analiza zgjedhore dhe kjo u arrit sepse tashmë janë ngritur grupet e punës. Ishte e nevojshme që të mblidhej Këshilli Kombëtare dhe u bë, ishte e nevojshme që të bëhej një protestë e kombëtare dhe u bë, pra zgjimi u arrit. Tani ka nevojë që të shkojë drejt alternativës qeverisëse’, tha ai. 

Ai ka komentuar edhe marrjen e Belinda Ballukut, si të pandehur nga SPAK. Alimehmeti tha u veprua vetëm sepse çështja rrezikonte parashkrimin, çka solli ndërhyrjen në momentin e fundit. Sipas Alimehmetit, pritshmëritë e qytetarëve ndaj drejtësisë janë shumë të larta. 

 ‘Janë afera që janë aty prej shumë vitesh, Balluku ndodhi tani sepse për një muaj parashkruhej, u veprua në moment të fundit. Mund të ishte shfrytëzuar shumë më para. Drejtësia shërben për të parandaluar, pas një ministri do të vijë një tjetër dhe jo të vijë me mendjen të kapim ça të kapim, por të thotë këtu drejtësia funksionon dhe s’ka më të pandëshkueshëm. Populli shqiptar pret shumë nga drejtësia. Ne i mbështesim institucionet por jo të jemi në këtë lloj niveli, ku është në sy të të gjithëve vjedhja’, tha ai. 

Tragjedi në Mesdhe/ Mbytet anija me emigrantë, 116 persona humbin jetën, vetëm një arrin të shpëtojë

By: Os De
24 December 2025 at 17:05

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. 

Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi. 

Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të enjten e kaluar, ndërsa përpjekjet për t’i lokalizuar kishin nisur që të hënën, kur Sea-Watch i kërkoi me avionin e vëzhgimit Seabird. 

“Sot, Alarm Phone konfirmoi anijembytjen, e cila ndodhi menjëherë pas nisjes”, njoftoi Sea-Watch, duke theksuar se ngjarja tregon edhe një herë rrezikun ekstrem të rrugëve detare të migrimit. 

Mesdheu Qendror vazhdon të mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë, ndërsa organizatat humanitare bëjnë thirrje për më shumë masa shpëtimi dhe përgjegjësi nga autoritetet. 

 

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

By: Os De
24 December 2025 at 16:56

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala zhvilloi një takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut. 

Në fjalën e saj, Sala u shpreh se janë ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimit te Onkologjiku. 

“Morëm disa angazhime bashkë. Kemi dhënë rëndësi më të madhe Onkologjikut. Arritëm të bëjmë disa hapa konkrete, duke dyfishuar kapacitetin për sallat e kimioterapisë. Duhet të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne. Kjo do kohën e vet, por jemi në hapa të mirë. Falënderoj mjekët dhe infermierët, por edhe specializantët.”, theksoi ajo. 

Fluks i lartë automjetesh nga Tirana drejt Korçës dhe Vlorës/ Rrugorja thirrje qytetarëve: Zgjidhni rrugë alternative për të shmangur trafikun

By: Os De
24 December 2025 at 15:55

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë intensifikuar masat dhe janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Korçës dhe Vlorës, si edhe anasjelltas. Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, që kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur ngarkesën e lartë të trafikut dhe vonesat në lëvizje.

“Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të kthehen në burim aksidentesh ose bllokimesh të qarkullimit.

Njëkohësisht, janë forcuar masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore, përmes monitorimit të akseve rrugore me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Qytetarët ftohen të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112”, thekson policia në deklaratën zyrtare.

“U arrestuan pa asnjë provë dhe fakt”- Deputeti Klevis Balliu pas lirimit të protestuesve nga Gjykata: U ndaluan nga Policia me urdhrat e..

By: Os De
24 December 2025 at 15:48

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga Gjykata e Tiranës të protestuesve opozitare, që u cilësuan arrestime të paligjshme dhe u vendosën në detyrim paraqitjeje. 

Ai nënvizoi se arrestimet ishin bërë pa asnjë provë dhe fakt dhe ishte një përpjekje e shtetit për të frikësuar qytetarët opozitarë. 

“U faktua se nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm një përpjekje e shëmtuar për të frikësuar qytetarët përmes dhunës së narkoshtetit”, shkruan ligjvënësi opozitar. 

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: 

“Të rinjtë që u arrestuan nga policia nën urdhrat e Ergys Agasi u liruan. 

U faktua se nuk kishte asnjë provë dhe asnjë fakt, por vetëm një përpjekje e shëmtuar për të frikësuar qytetarët përmes dhunës së narkoshtetit. 

Por gabuan. Sot, ata janë edhe më të motivuar. Nëse Edi Rama nuk largohet, reagimi qytetar do të intensifikohet dhe do të zgjerohet. 

Narkoshteti ka rënë dhe është e padiskutueshme që nuk do të lejojmë kurrë që arkitekti i tij të vazhdojë uzurpimin e institucioneve”. 

 

Kardiokirurgu për gjykim, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Edvin Priftin

By: Os De
24 December 2025 at 15:41

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të kardiokirurgut, Edvin Prifti. Ai akuzohet nga SPAK  për “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Dyshimet e SPAK ndaj mjekut nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

SPAK akuzoi në atë kohë se shtetasja e arrestuar, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para mjekut të kardiokirurgjisë që të operonte jashtë radhe nënën e saj të sëmurë. Po gjatë hetimeve, Priftit ju gjetën në shtëpi 220 mijë euro për të cilat u akuzua për fshehje të të ardhurave.

“Sistemi ka filluar të funksionojë”, pati deklaruar asokohe Kryeministri Edi Rama. Vetë Prifti, gjatë mbrojtjes kundër arrestit me burg apo masave të tjera të sigurisë, ka deklaruar se paratë ishin fituar nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë.

Pas betejave ligjore këto vite Prifti u rikthye në detyrë në QSUT. Vetëm tani nis për të gjykimi në GJKKO.

Kardiokirurgu ka mohuar akuzat në vijimësi dhe ka pretenduar se shteti u vu pas tij për shkak të qëndrimeve kritike që mbajti gjatë pandemisë Covid-19. Sot ai thotë se studimet për atë kohë po i japin të drejtë./ A2 CNN

“Rrezikoni përjashtimin nga Traktati për Energjinë”, MIE: Nuk është marrë asnjë vendim nga BE, sajim për dezinformim keqdashës!

By: Os De
24 December 2025 at 15:31

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në disa media, se Brukseli ka skualifikuar qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë së BE. Në një komunikatë për mediat theksohet se ky lajm është i pavërtetë.

Institucioni shpreh shqetësimin e tij për dezinformimin dhe lajmet keqdashëse që lidhen me sektorin energjetik. Sqarimi i prerë i ministrisë: “Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik.”

Ministria sqaroi se diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar për të asistuar vendet jo-anëtare dhe për të nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet europiane. Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, sipas raporteve ndërkombëtare.

Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë javën e kaluar, u identifikuan masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, sipas ministrisë kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me rregulloret e BE-së, një proces normal dhe i planifikuar, për të cilin projektligji dhe aktet e tjera janë përfunduar, publikuar për konsultim publik dhe disa tashmë të miratuara.

Ministria e Energjisë thekson se paraqitja e kësaj procedure si “ndëshkim” ose “përjashtim” është manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i qëllimshëm ndaj sektorit energjetik shqiptar.

REAGIMI

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh shqetësimin e saj të thellë për dezinformimin keqdashës dhe lajmet tërësisht të pavërteta dhe të qëllimshme për sa i përket sektorit energjitik.

Sqarojmë prerazi se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë.

Çdo pretendim në këtë drejtim është një sajim i pastër mediatik. Diskutimet e zhvilluara së fundmi kanë qenë vetëm në nivelin e Sekretariatit të Energjisë, një strukturë teknike e krijuar posaçërisht për të asistuar vendet jo-anëtare dhe nxitur zhvillimin e sektorit energjetik në linjë me standardet e vendeve te BE.

Shqipëria, është një nga vendet me performancën më të qëndrueshme dhe pozitive në zbatimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, vlerësim i reflektuar qartë në raportet ndërkombëtare përkatëse. Përpjekjet për ta paraqitur vendin si problematik janë të rreme dhe dashakeqe.

Gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Energjisë të mbajtur javën e kaluar, janë identifikuar masa të përgjithshme që duhet të përmbushen nga të gjitha vendet anëtare (të këtij Traktati) deri në korrik 2026. Në rastin e Shqipërisë, kërkesa konsiston në përafrimin e ligjit për sektorin e energjisë me Rregulloret e BE-se, një proces normal dhe i planifikuar, për të cilin projektligji dhe aktet e tjera janë përfunduar, publikuar për konsultim publik dhe disa të miratuara. Paraqitja e kësaj procedure si “ndëshkim” apo “përjashtim” është manipulim i hapur i fakteve dhe sulm i pastër, i qëllimshëm, dhe i koordinuar ndaj sektorit energjitik shqiptar.

Deklaratat dhe shkrimet e publikuara në orët e fundit përbëjnë shpifje të qëllimshme, me synim baltosjen e një prej sektorëve më të suksesshëm të Shqipërisë. Ky sukses është i dokumentuar qartë edhe nën Kapitullin 15 të negociatave me Bashkimin Europian, ku sektori i energjisë konsiderohet ndër fushat me progres real dhe të matshëm.

Theksojmë me forcë se në asnjë raport zyrtar të Komunitetit të Energjisë nuk përmenden ndëshkime apo shkaqe për mospërmbushje detyrimesh për TEC-in e Roskovecit, termocentralet lundruese, rrjetin e interkonjeksioni apo të tjera. Përfshirja e tyre në këto lajme përbën një manipulim të qëllimshëm, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe synon vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në fushën energjetike dhe në procesin e integrimit europian, duke realizuar qartazi planin dashakeqës të faktorëve të ndryshëm që janë aktive në këto momente.

Institucionet përgjegjëse nuk do të tolerojnë keqinformimin dhe do të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për dezinformim publik dhe baltosje, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe vijimësi të reformave në sektorin energjetik.

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

By: Os De
24 December 2025 at 15:25

Policia e Tiranës ka arrestuar 22 persona, të cilët merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. 

U arrestuan shtetasit Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja. 

Gjatë aksionit u sekyestruan 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro. 

Më herët janë arrestuar gjatë operacioneve të mëparshme 5 shtetas ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal. 

Njoftimi i policisë  

Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.  

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. 

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.  

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre. 

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.  

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro. 

Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. 

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 

 

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

By: Os De
24 December 2025 at 15:10

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka folur pas emërimit të tij në detyrë lidhur me  dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post. 

I pyetur nëse deputeti Ervin Salianji ka kërkuar mbështetje për emërimin e tij, Shabani u përgjigj shkurt: “Salianji nuk është deputet. Nuk kam asnjë koment, nuk është fushë e veprimtarisë sime.” 

Në lidhje me paralajmërimet se çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të pretendimeve për tërheqjen e firmave nga disa deputetë, Shabani u shpreh se është i hapur për një hap të tillë. 

“Nëse Gjykata Kushtetues e shfuqizon emërimin tim, normalisht nuk do jem më Avokat i Popullit. Nëse më ndodh një aksident më pas, mund të vdes dhe nuk do jem më. Sot jam Avokat Populli, nëse ata duan ta çojnë ta bëjnë, ta verifikojnë dhe të shohin nëse ka ndonjë gjë nëse mund të mësojmë nga procedura”, tha ai. 

Shabani sqaroi gjithashtu se ka mbledhur 35 firma brenda afatit ligjor, pasi kishte dëgjuar pretendimet e tërheqjes së firmave. 

Shabani: Unë jam për Avokat Populli tani dhe nuk jam aktor politik, komentator politik, do luftoj që zoti Flamur Noka të gëzoj të drejtën për të thënë çfarë të dojë, por nuk mund të komentoj qëmtimet e tij dhe luftën brenda PD. 

Pyetje: A ka kërkuar Saliani të të mbështesin? 

Shabani:  Salianji nuk është deputet. Nuk kam asnjë koment, nuk është fushë e veprimtarisë sime. 

Pyetje: Çështja nuk ka mbaruar me kaq, do shkojnë  në Kushtetuese sepse i kanë tërhequr firmat, e tyre. Duke kërkuar shfuqizimin e emërimit të tyre në krye të Avokatit të Popullit. 

Shabani: Nëse Gjykata Kushtetues e shfuqizon emërimin tim, normalisht nuk do jem më Avokat i Popullit. Nëse më ndodh një aksident më pas, mund të vdes dhe nuk do jem më. Sot jam Avokat Populli, nëse ata duan ta çojnë ta bëjnë, ta verifikojnë dhe të shohin nëse ka ndonjë gjë nëse mund të mësojmë nga procedura. 

Unë nuk mendoj se qëndron tërheqja e firmave të tyre. Unë mblodha 35 firma, madje një nga drejtuesit e PD ka firmosur 5 minuta pra se të mbyllej afati. Vazhdoja të mblidhja firma sepse mendoja se dikush mund të tërhiqej. Kaloj afati, 2 ditë pas afatit dëgjova që do tërheqin firmat. Kjo nuk mund të ndodh, sepse unë nuk mund të fus me firma të tjera 

 

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

By: A R
24 December 2025 at 15:00

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së këshillit për çështjen Balluku.

Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

By: A R
24 December 2025 at 14:52

SHBA ka vendosur sanksione ndaj 5 zyrtarëve evropianë, për të cilët thotë se kanë nxitur censurë, duke vënë në shënjestër kompani dhe qytetarë amerikanë. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka argumentuar se ky vendim është marrë për “aktivistë radikalë dhe organizata të politizuara”. Kufizimet e vizave janë vendosur për 5 individë, përfshirë ish-Komisionerin Evropian, Thierry Breton. Atyre iu ndalohet hyrja në vend. Vetë Breton e quajti vendimin “gjueti shtrigash”.

Gjithashtu, dy aktivistë britanikë janë midis pesë personave të sanksionuar: Imran Ahmed, ish-këshilltar i Partisë Laburiste, i cili tani drejton Qendrën për Kundërshtimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), dhe Clare Melford, Drejtore Ekzekutive e Indeksit Global të Dezinformimit (GDI). Ata u etiketuan si “aktivistë radikalë” nga administrata Trump dhe iu ndalua hyrja në SHBA.

Sanksionet i shpalli Nënsekretarja e Shtetit, Sarah B. Rogers, e cila akuzoi organizatën “Indeksi Global i Dezinformimit” se po përdor paratë e taksapaguesve amerikanë “për të nxitur censurën dhe futjen në listën e zezë të shtypit amerikan”.

Midis të prekurve janë edhe dy drejtorë menaxhues të organizatës gjermane “HateAid”, e cila bën fushatë kundër abuzimit online: Anna-Lena von Hodenberg dhe Josephine Ballon.

Vendimi i Uashingtonit ka shkaktuar reagime të forta politike në Bruksel dhe kryeqytete të tjera evropiane, duke rritur tensionet në çështjet që lidhen me rregullimin e platformave digjitale dhe luftën kundër dezinformimit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ashpër. Në një postim në X, Macron deklaroi se Franca i dënon këto masa, duke i cilësuar si akte presioni dhe frikësimi që synojnë të dëmtojnë sovranitetin digjital të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, rregulloret digjitale të BE-së janë miratuar përmes një procesi demokratik dhe kanë për qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme mes platformave digjitale.

“Franca dënon masat kufizuese të vizave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër Thierry Breton dhe katër figurave të tjera evropiane. Rregulloret digjitale të Bashkimit Evropian zbatohen brenda Europës për të garantuar konkurrencë të ndershme, pa synuar asnjë vend të tretë. Së bashku me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë evropianë, ne do të vazhdojmë të mbrojmë sovranitetin tonë digjital dhe autonominë tonë rregullatore”, tha Macron

Edhe Komisioni Evropian reagoi dhe tha se ka “kërkuar sqarime” nga SHBA-ja dhe se do të “përgjigjet shpejt dhe me vendosmëri për të mbrojtur autonominë rregullatore kundër masave të pajustifikuara”.

Gjithashtu, organizatat e prekura e kanë quajtur vendimin një akt që cenon fjalën e lirë.

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

By: A R
24 December 2025 at 14:45

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

By: A R
24 December 2025 at 14:37

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të mërkurë, më 24 dhjetor, qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po vijon puna për Pediatrinë Infektive, e cila do të ndërtohet nga e para, për një shërbim më cilësor për pacientët, së bashku me parkimin e ri multifunksional me 1 mijë e 400 vende, si edhe me shërbime të tjera, si salla konferencash apo hapësira trajnimi për mjekët.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që po i tregonte kryeministrit strukturat, u shpreh se pritet që punimet të përfundojnë “brenda shtatorit të vitit të ardhshëm”.

❌
❌