Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Java News

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

By: Os De
27 January 2026 at 21:53

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Trialog” me gazetaren Alba Alishani, komentoi protestën e opozitës të zhvilluar më 24 janar, duke e cilësuar si një nga më të mëdhatë e viteve të fundit.

Ai e krahasoi me protestën e 7 korrikut 2023, kur Sali Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike, duke theksuar se kjo e fundit ishte më masive dhe më e gjatë në kohëzgjatje.

Pas protestës së 7 korrikut 2023, ku Berisha u rikthye në PD, kjo ishte protesta më e madhe e opozitës nga pikëpamja e masivitetit dhe në shumicën dërrmuese të kohëzgjatjes së saj, flas në momentet para Kryeministrisë. Ishte dhe një protestë model. Një protestë e cila mund të ishte e llojit ‘fishekzjarrëve’, të cilët shpesh bëjnë më shumë dritë se vetë bombat molotovë.” u shpreh Vangjeli.

Analisti i njohu meritën kryesore liderit të opozitës, Sali Berisha, duke thënë se epilogu i protestës para Kryeministrisë, me episodet e dhunës, hedhjen e molotovit dhe reagimin joproporcional të policisë, i atribuohen mazhorancës dhe i kthyen nderin protestës.

Dy janë njerëzit më të rëndësishëm në protestën e 24 janarit: nga njëra anë Sali Berisha si lider i opozitës, dhe nga ana tjetër kreu i mazhorancës, Edi Rama, si njeriu që i dha oksigjenin e munguar kësaj proteste.”  tha Vangjeli.

Ai shtoi se ndërhyrja e policisë ishte joproporcionale dhe në fakt i shërbeu opozitës.

Edi Rama me ndërhyrjen joproporcionale të policisë e shpëtoi opozitën dhe nderin e protestës. Sepse është gafë dhe naivitet i të gjitha opozitave që organizojnë protesta. Madhështia e turmave në protestë bën që të paramendosh se të nesërmen opozita do jetë në zyrë dhe mendojnë se e rrëzuan gjithmonë mazhorancën.”

Vangjeli kujtoi se protesta e 24 janarit u zhvillua pas 14 vitesh dhe tre ditësh nga ngjarjet e 21 janarit 2011, kur policia reagoi po ashtu në mënyrë joproporcionale.

Kjo protestë është zhvilluar pas 14 vitesh dhe tre ditësh nga 21 janari i 2011, ku edhe atëherë policia ka reaguar në mënyrë joproporcionale. Dhe këtu, në momentin që protesta po shuhej, u godit me gaz lotsjellës dhe me ujë. Unë do të ftoja gjithë njerëzit të gjykojnë 24 janarin e 2026 me atë që ndodhi më 21 janar 2011, për të kuptuar që parimi nuk ndryshon.”

Në analizën e tij, Vangjeli vuri në dukje se, ashtu si në protestat e mëparshme, edhe në këtë rast nuk munguan elementët e dhunës dhe individët problematikë.

“E përbashkëta është që kishte mercenarë, rrugaçë, por protestuesit nuk fyhen.” përfundoi ai.

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

By: Os De
27 January 2026 at 21:51

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Malit dhe Rogertit këto ditë në shtëpi.

Gjatë sfidës së rezistencës, Rogerti iu drejtua me disa komente ofenduese Malit, si “Ti nuk ke gjak shqiptari” dhe “Kush ta ka bërë traumë jetën ty, mami apo babi?”, duke u munduar të përdorë historinë e disa javëve më parë, kur Mal refuzoi të takonte babanë e tij.

Në Prime-n e së martës, ky debat u përcoll kështu:

Mal: Nuk i kam pritur ato komente. Gjatë atyre 7 orëve kam marrë ofendime nga më të shëmtuarat…

Miri: Ky personazhi e ka nisur që në ditën një si ka ardhur këtu dhe pse ka ardhur këtu. E di ku janë pikat e dobëta. E filloi me ne dhe e vazhdoi me Malin. Ne e dimë se çfarë situatë ka pasur Mali me familjen e tij. Ky është një njeri i ndyrë. Ti duhet të dalësh jashtë.

Mal: Atë ditë përveç sfidës me akull, kisha një sfidë tjetër, të ballafaqohesha 7 orë me ofendimet e Rogertit. Ajo pjesa, që nuk kam gjak shqiptari, nuk ishte ofenduese vetëm për mua si Mal, por për të gjithë familjen time.

Rogerti: Hajde mo hajde ti.

Mal: Rogert, të kemi dëgjuar 7 orë, tani më dëgjo mua 5 minuta. Nuk ishte ofenduese për mua si Mal, por për familjen që vij. Unë nuk kam një nënë të zakonshme, por një nënë të jashtëzakonshme që ka sakrifikuar shumë për ne. Ajo ka kontribuar shumë për vendin tonë dhe ka pasur këngë për dëshmorët tanë. Kam një nënë të jashtëzakonshme që e dua shumë. Pjesa më e vështirë këtu për mua ka qenë kur do takoja babanë tim. E di që ishte zgjedhja e duhur. E kam thënë shumë qartë që do takohemi, por jo këtu.

Rogerti: Ka dy gjëra këtu. Nëse unë jam në një lojë dhe dua të jap një mesazh te kundërshtari im… Nëse Mali është krenar që është shqiptar, atëherë çfarë i them unë atij, s’ka pse t’i dhembë fare. Unë kam dashur të jap një mesazh. Nëse ne shqiptarëve, na kanë vrarë nënën e babën dhe hasmit i kemi dhënë dorën, ky as babait së tij nuk i ka dhënë dorën.

Mal: Ku e merr ti guximin të luash me traumat që ka përjetuar familja ime.

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

By: Ylli Pata
27 January 2026 at 21:37

Nga Ylli Pata

Donald Trump është në vitin e parë të mandatit të dytë si President i SHBA; po pasojat janë të tmerrshme. Po flasim për ne. Ka gjashtë muaj, fiks që u qarkullua Teoria-plan e Rama-Duro-s, gjashtë muaj. Një përrua i vazhdueshëm psiqik burimesh dhe rrëkesë që vinin nga majat e maleve drejt Tiranës nëpër të gjithë emisionet e darkës, si me qenë korrespondenca të Air Force One.

Jemi në fund të janarit, kjo histori ka filluar fiks pas 11 majit, shkoi vera, pushimet, shtaori, tetori e nëntori bashkë me dhjetorin që kishin si protagonist SPAK e çështjen Balluku, e na u tha se “ka maru”. Në fakt nuk ishte aspak e re, por fotokopje.

Por t’i rikthehemi narracioni që vjen nga poshtë i historisë së Trump 2. Zgjedhjet e 11 majit 2025, nisën me historinë e La Civita-s, magjistarit që kishte sjellë në presidencë Donaldin portokalli, e si rrjehojë do të shpërlajë Non Gratan e të gjithë historinë e doktorit, duke rrëzuar Edi Ramën e të gjithë socialistëët.

Por Rama, nuk i fali pikën dhe Lacivitën e quajti Latif, duke e kthyer historinë në një mejhane fshati. Ku përplasja më e madhe ndodhi për çështje zoologjike. Pasi, ndërsa Edi Rama e quajti Sali Berishën një buf i këneës opozitare, kundërpërgjigja ishte se bufi e ha miun.

Latifi, i cili nuk se foli shumë në fushatë e mori shumë lekë solli më shumë histori pas fushatës sesa në zgjedhje. Histori që u përjetua me telenovelën e Ramaduro-s, përkatësisht fabulën e heqjes së Edi Ramësn nga SHBA qoftë ndëpërmjet ndërhyrjes direkte apo indirekte amerikane.

Por e gjithë kjo histori që duket u fik në protestën e të shtunës ku flamuri amerikan nuk u pa në skenografi është një dejavu.

Një dejavu që ndoshta nuk është mo ta mo, megjithtë ngjan. Bëhet fjalë për periudhën nëntor 2016-qershor 2017.

Atëherë frenezia ishte më vibrante, më e fuqishme, e siç thuhet në transmetimet e ndeshjeve në televizione mund të thuhet hapur; drithëruese.

Humbja e Hillary Clinton-it, një politikane aq e rëndësishme për shqiptarët, e cila kishte bekuar edhe mandatin e dytë ttë Sali Berishës me frazën e saj mitike “functional democracy” u baltos pa asnjë drojë.

Sekretares së Shtetit të bekimit të demokracisë shqiptaret e gruas së Presidentit që çliroi Kosovën, ditën që humbi zgjedhjet për President në nëntorin e 2016-s, ju vunë etiketat më të tmerrshme të ekstremit të elektoratit të Donald Trump.

Ndërsa as dy javë më vonë shkarkuan nga panelet televizive ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Si këtë herë, edhe në 2016, menjëherë sa fitoi Donald Trump vërshuan  milionat e lobimeve në mjeshtrat e Uashingtonit. Në fillim për të siguruar bileta në betimin e Trump, natyrisht jo në plate, por larg në galeri, ku Zoti solli një shi bereqet e VIP-at dolën me mushama, sin ë filmin Zonja nga Qyteti.

“Secondo Tempo” nisi më pas, ku u bombardua kandidatja për ambasadore në Shqipëri. Një diplomate karriere, Kathlin Kavalec, ishte një nga specialistet më të njohura të Departamentit të Shtetit, e cila u dekretua nga Donald Trump si ambasadore në Shqipëri pasi mori detyrën më 20 janar 2017.

Ambasadorja Kavalec ishte një eksperte në lidhje me Rusinë, një diplomate që konsiderohej më shumë si një intelligent officer sesa një foreign officer.

Partia Demokratike bëri zyrtarisht lobim, duke kërkuar mos miratimin e kandidaturës së saj. Ata kongresmenë që kishin marë lekët nga Tirana bënë çmos dhe ja arritën. Kandidatura e saj nuk u zgjodh.

Për disa muaj në Ballkan ndodhi një rrumujë e madhe, ku qendra ishte në Shkup. Dëshmitar i gjallë është Ziadin Sela, i cili u ngjall pasi u vdiq nga agjentët e shërbimit rus në sallën e Parlamentit të Maqedonisë. Ku ndër ta kishte edhe shqiptarë.

Më pas Donald Trump dekreton për në Tiranë një ambasadoe të re, që vinte nga një përvojë “burokratike” në DASH, ku kishte qenë asistente e nënsekretarit Anthony Blinken, i cili dha dorëheqjen pas disa diplomatëve senior si për shembull Victoria Nuland.

Ambasadorja quhet Yuri Kim. E cila erdhi në Tiranë me misionin e fuqizimit të atij të Donald Lu-së, instalimin e SPAK dhe GJKKO-së.

E cila erdhi shumë kohë më pas, pasi në fillim kemi çadrën e gjatë nga shkurti në qershor, ardhjen e delegacioneve të rënda, paktin Rama-Basha dhe Berisha Meta dhe qeverinë teknike me kryeministër Edi Rama, kur u fut në politikë Gaz Bardhi.

Historia më pas dihet, po meqë ra fjala këtë herë a është paguar për të ndaluar emërimin e ndonjë ambasadori në Shqipëri, meqë po vonohet? TemA

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

By: Os De
27 January 2026 at 21:29

Deputeti Ulsi Manja thotë se duhet të ketë një kod të ri penal. 

Manja u shpreh në Kuvend se gazetarët nuk duhen të jetë të shqetësuar, por profesionistët e shpifjes. 

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të kemi kod të ri penal. Jemi ulur në negociata me BE, kemi hapur 6 shtyllat për të 36 kapitujt. Shtylla më e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit, siguria e qytetarëve, e kështu me radhë. Ka një dokument kornizë tashmë. Asgjë nuk ndodh sa i takon ndryshimeve në legjislacionin tonë të brendshëm, për ato që kemi diskutuar me KE. Reformë agjenda, progres raportet e BE në raport me Shqipërinë, këto dokumente janë përkthyer për detyra për qeverinë shqiptare. Këto shtesa dhe ndryshime që ne paraqesim sot, kodi penal kërkon 84 vota, janë hap i domosdoshëm në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE dhe lidhet me deyrimet tona për kapitujt 24 të negociatave. Ndryshimet e propozuara forcojnë kuadrin penal kundër pastrimit të parave. Kjo ndërhyrje është në përputhje të plotë me direktivat e BE. Forcohet kuadri penal kundër terrorizmit. Zgjerohet juridiksioni penal i Shqipërisë, edhe për vepra penale të ndodhura jashtë territorit të saj. Kur e thashë që kemi dokument kuadër, kemi marrë shumë angazhime aty sa i takon lirisë së fjalës. Pati një shqetësim këtu, se nuk kemi status gazetarësh, nuk po kërkon kurrkush të regjistrojë gazetarët. Gazetarët të merren me lajmin, me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Profesionistët e shpifjes duhet të shqetësohen, nuk ka ligj që e mbron profesionistin që shpif. 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit. Ne kemi marrë përsipër të hartojmë daptimin e ligjit anti-slapp, angazhim për ta përmbushur deri në mesin e vitit 2027. Shqipëria në muajin shtator 2025, ka dorëzuar në KE tabelat e përputhshmërisë për ligjin anti-slapp. Janë masa që shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Pa mediat, pa gazetarët e lirë, sigurisht gjithçka që bën politika, do kishte mbetur brenda kësaj salle.”, theksoi ai. 

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

By: Os De
27 January 2026 at 21:22

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se qeveria e ka përdorur ligjin penal si mjet presioni. 

Tabaku u shpreh se duhen shfuqizuar nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal, pasi sipas saj, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. 

“Së pari, prej disa muajsh së bashku me një grup shumë të mirë ekspertësh, gazetarësh, juristësh, aktivistësh, kemi punuar për të sjellë në Kuvend një amendim për Kodin Penal. Kjo është nismë që ne si PD e propozojmë jo thjesht për rregullim burokratik, por sepse kambanat e alarmit për median në Shqipëri, bien aq fort saqë ata që kanë mbyllur veshët nga zhurma e propagandës së pushtetit, nuk e dëgjojnë. Realiteti i medias nuk është kaq rozë sa u prezantua këtu. Kujtesa është shpesh armiku më i madh i kësaj qeverie. Në vitin 2004, Shqipëria renditej në vendin e 34 në botë për lirinë e medias. Në vitin 2014, Shqipëria ishte ne vendin 85, sot Shqipëria është në vendin e 99. Ky është rrënim, certifikim ndërkombëtar i kapjes së medias nga interesat e pushtetit.. Analiza bëhet më e zymtë kur shohim edhe indeksin e demokracisë. Shqipëria klasifikohej si autokraci elektorale. Sot ligji penal përdoret si presion, e përdorni si mjet presioni politik. Vetëm në 2024, janë shënuar 45 incidente të rënda ndaj gazetarëve. Këto tregues targetojnë kryesisht gazetare gra. Nuk ka integrim evropian me gazetarë që rrinë nëpër gjykata për shkrimet e tyre. Ligji penal nuk mund të përdoret për të mbrojtur reputacionet e politikanëve. Propozimi është i qartë, i drejtë, europian, e ndarë në dy shtylla. Shtylla e parë është liria, kërkojmë shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale. Sigurisht që nëse dikush ka ankesë,e mbron me ligjin civil, por pranga dhe qelia nuk mund të jenë kërcënim për fjalën e lirë. Kush prek një gazetar duhet të dënohet njësoj, gazetari është shërbyes publik.  Ky amendament nuk ka absolutisht asgjë politike. Ky është ligj që duhet ta bashkojë këtë parlament. Sot, kemi zgjedhje të qartë para vetes, mund të votohet kundër, ose të mbahet Shqipëria në këtë listë. Me ligjin që ka sjellë qeveria shqiptare dhe ndryshimet në kod, asnjë gazetar nuk do të përfitojë. Unë shpresoj që kolegët t’i thërrasin arsyes së tyre.”, theksoi ajo. 

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

By: Os De
27 January 2026 at 21:08

Ana Dajko është deputetja e cila doli nga listat e Partisë së Adriatik Lapajt, Nisma Shqipëria Bëhet, edhe pse u bënë disa tentativa që mandatin e saj ta merrte vajza e tezes së Lapajt, por KAS vendosi se i takonte asaj.

60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Sikur çdo deputet, edhe Dajko ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë, e cila vlerësohet në rreth 1.19 milionë euro, pasuri e përbashkët me bashkëshortin.

Në deklaratën e saj të pasurisë pranë ILDKPKI, ajo dëshmon se një pjesë e madhe e pasurisë së saj vjen nga aksionet në shoqërinë “Dajko-Koci SHPK”, së bashku me të shoqin, Spiro. Në këtë pasuri, vetëm në emrin e saj, me total pasuri në euro 394 mijë euro, pasuri në lekë 24,403,449.92 (rreth 253 mijë euro), pasuri në dollarë 126.063.48 (rreth 107 mijë euro) ajo zotëron 16 llogarive bankare, disa apartamente, tokë, ullishte, pemëtore, etj.

Vlera totale e akumuluar e pasurive të deklaruara nga subjekti dhe bashkëshorti është përafërsisht:

Apartament (50%)      77,911.68 €
Apartament (50%)      26,379.58 €
Ndërtesë (50%)           48,000.00 €
Apartament (50%)      80,114.75 €
Automjet (50%)          27,500.00 €
Automjet (50% – Spiro)          7,056.67 €
Aksione: DAJKO – KOCI SHPK (33%)        330,000.00 €
Kursime Cash (Ana)   5,000.00 €
Kursime Cash (Spiro) 5,000.00 €
Llogari rrjedhëse (Ana)          2,068.26 €
Llogari kursimi (Ana) 16,045.77 €
Llogari page (Ana)      5,949.10 €
Llogari bankare (Kursimi/Rrjedhëse – Shared/Spiro) 37,258.98 €
Depozitë bankare (Ana – 100%)         60,000.00 €
Depozitë bankare Shumëemërore (Shared)    284,384.75 €
Fonde investimi (Ana) 111,525.36 €
Llogari individuale Spiro (USD/EUR/ALL)  91,989.31 €

Top Channel

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

By: Os De
27 January 2026 at 21:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se vendi ndodhet në “kilometrin e fundit” përballë asaj që ai e cilëson si narkoregjim. 

I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, Noka tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar. “Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë. 

Noka theksoi se beteja e opozitës nuk ka si synim ardhjen e PD-së në pushtet, por largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie tranzitore ose teknike, me mision të vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shkruan A2 CNN. 

Ai foli për “mllef të paprecedentë” në shoqëri, duke shtuar se shqiptarët ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur, ndërsa emigrimi dhe pasiguria janë pasojë direkte e kapjes së shtetit nga krimi. “Shqipëria sot është narkoshtet”, deklaroi Noka, duke përmendur raste konkrete të ndikimit të bandave në institucione dhe zgjedhje. 

Sipas tij, vetëm një reagim i gjerë shoqëror mund të çojë në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë. 

 

 

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

By: Os De
27 January 2026 at 20:52

NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023. 

Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet që ka bërë. 

“Me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, njihemi me njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë.” 

Gjatë fjalës së tij Rutte konfirmoi po ashtu mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. 

Shefi i aleancës u ndal edhe tek çështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në Bosnje Hercegovinë. 

 

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

By: Os De
27 January 2026 at 20:44

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka mohuar se ka tërhequr komentet e tij të bëra në fjalimin e Davos-it gjatë një telefonate me presidentin amerikan, Donald Trump. 

Ai tha se qëndron pas gjithçkaje që tha në Davos dhe se biseda me Trump ishte konstruktive. 

“Për të qenë absolutisht i qartë, dhe ia thashë këtë presidentit, e kisha me të vërtetë atë që thashë në Davos”, tha Carney. 

Sekretari i Thesarit të SHBA, Scott Bessent, kishte deklaruar më parë se Carney po rishikonte disa nga komentet kur fliste me presidentin. 

Carney i ka mohuar këto pretendime dhe ka sqaruar se Trump e ka thirrur të hënën dhe se diskutimi përfshiu çështje si Ukraina, Venezuela, siguria në Arktik dhe marrëveshja tregtare USMCA. 

Fjalimi i Carney në Davos kishte tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi ai kritikoi fuqitë e mëdha për ndikimin e tyre ekonomik dhe i bëri thirrje vendeve të mesme të veprojnë strategjikisht. 

Në të njëjtën kohë, tensionet u rritën për shkak të negociatave tregtare të Kanadasë me Kinën, të cilat Trump i ka kritikuar. 

Carney theksoi gjithashtu se Kanadaja nuk ka planifikuar ndonjë marrëveshje të lirë tregtare me Kinën dhe se kërcënimet e fundit për tarifa të presidentit amerikan janë pjesë e taktika negociuese para rishikimit të USMCA-së. 

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

By: Os De
27 January 2026 at 20:37

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael, duke e cilësuar atë si një veprim të guximshëm dhe pjesë të real-politikës që ndjek kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas Çejkut, Rama ka dëshmuar ndër vite se ndërmerr lëvizje që në pamje të parë duken të rrezikshme politikisht, por që në bilancin e tij shpesh kanë rezultuar të dobishme për politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai theksoi se kryeministri ka thyer barriera jo vetëm me qëndrimet politike, por edhe me sjelljen dhe stilin e tij përfaqësues.

Ai shtoi në “Real Story” se Rama po ekzekuton një agjendë të qartë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka të drejtën legjitime të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kuadër. Sipas tij, kryeministri po përpiqet të maksimizojë përfitimet politike në moment, duke krijuar mundësi edhe për një vizitë të mundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një mikpritje nga presidenti Donald Trump.

Në këtë kontekst, ish-ambasadori përmendi edhe faktin që Rama nuk mori pjesë në Davos, por priti familjen Trump, duke dhënë mesazhin se nuk ndjek vetëm protokollin zyrtar, por kultivon edhe marrëdhënie personale në diplomaci.

“Mendoj që kryeministri e ka dëshmuar se di të bëjë disa lëvizje të guximshme, që në momentin e parë ne i shohim që mund ta rrezikojnë, por në bilancin e tij shpesh e kanë promovuar si një aventurier në politikën e jashtme, por jo gjithmonë e kas patur problem këtë gjë. Shumicën e rasteve i kanë sjell dobi, pra ka patur guximin dhe ka thyer barriera, me veshje dhe me sjellje dhe qëndrimi, Me vizitën ën Izrael duhet parë në kontekstin e një përvjetori dhe një kujtese që u realizua atje. Mendoj se të gjitha gjërat që bëhen në emër të shtetit shqiptar, janë kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fund të fundit, ai ekzekuton një agjendë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka të drejtë ta përfaqësojë Shqipërinë. Rama po përpiqet të fitojë sa të mundet në moment, duke krijuar  mundësi për vete që të bëjë atë udhëtimin e famshëm në SHBA, nëse do ta bëjë, nuk e di, Për të patur një mikpritje nga presidenti Trump. Rama bën real-politikë, është pragmatist. Nuk është hera e parë që ndërmerr riskun. Ai e di që me BE mbyllja e kapitujve do të marrë shumë kohë, ashtu siç e di që problematikat që janë trajtuar politikisht me SHBA, i duken më emergjente për t’i përmbyllur, midis këtyre, ai zgjedh atë që merr më mirë. Nuk shkoi në Davos, priti familjen Trump dhe dha mesazhin e qartë që unë nuk jam protokollar, por kam dhe protokoll familjar, pra unë jam më afër familjes Trump”, tha ai.

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

By: Os De
27 January 2026 at 19:48

Spanja do të shpërndajë 20 milionë euro (24 milionë dollarë) si kompensim për viktimat e aksidentit të javës së kaluar në trenin me shpejtësi të lartë, që vrau 45 persona dhe la mbi 150 të plagosur. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga ministri i Transportit, Oscar Puente.

Vendi është ende i tronditur nga katastrofa e 18 janarit që ndodhi në Adamuz, pranë qytetit jugor të Kordobës, që shkaktoi një nga numrat më të lartë të viktimave nga një aksident me tren në historinë e fundit në Europë dhe më të madhin në Spanjë që nga viti 2013.

Familjet e të vrarëve do të marrin secila 216 mijë euro brenda jo më shumë se tre muajsh, të cilat ndahen në 72 mijë euro ndihmë e përjashtuar nga taksat nga qeveria dhe një pagesë paraprake sigurimi prej 72 mijë euro. Një tjetër shumë prej 72 mijë eurosh do të paguhet nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtarëve.

“E dimë që procedurat e zakonshme dhe afatet ligjore nuk i përgjigjen gjithmonë urgjencës jetike të një tragjedie të tillë,” tha Puente, citon Reuters, duke shtuar se viktimat nuk mund të përballojnë të presin vite për të marrë mbështetje. “Pasiguria ekonomike nuk mund të shtohet mbi dhimbjen emocionale.”

Pagesat për të plagosurit do të variojnë nga 2 mijë e 400 euro deri në 84 mijë euro, sipas ministrit Puente.

Ministri është nën presion publik që nga aksidenti në Adamuz dhe incidente të tjera të së njëjtës javë, përfshirë vdekjen e një makinisti në Katalonjë dhe dy aksidente të tjera pa viktima. Partia Popullore ka kërkuar dorëheqjen e tij.

I pyetur për të ardhmen e tij, Puente u tha gazetarëve se e kishte ndërgjegjen të qetë, ishte duke kryer punën e tij sa më mirë që mundej dhe duke bërë çdo përpjekje për të komunikuar të gjitha informacionet e disponueshme për qytetarët.

Shërbimi i trenave lokalë në Katalonjë, Rodalies, gjithashtu u përball me ndërprerje të mëdha javën e kaluar pasi shumë makinistë refuzuan të punonin për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar, ndërsa një dështim i softuerit rrëzoi qendrën e kontrollit të trafikut hekurudhor të hënën.

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

By: Os De
27 January 2026 at 19:32

Policia në  periferi të Minneapolis njoftoi se ka arrestuar disa protestues gjatë një demonstrate jashtë një hoteli ku ata besonin se po qëndronte komandanti i ICE-së, Gregory Bovino. 

Protesta u shpall një mbledhje e paligjshme pasi disa protestues, sipas autoriteteve, u përfshinë në sjellje të dhunshme dhe hodhën objekte drejt oficerëve, duke dëmtuar edhe pronën përreth. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës jashtë hotelit SpringHill Suites by Marriott. Policia deklaroi se demonstruesit u urdhëruan të shpërndaheshin pasi protestë e konsideruar fillimisht paqësore u bë “e paligjshme”, dhe ata që refuzuan të largoheshin apo kryen vepra penale u arrestuan. Sipas mediave, janë marrë në paraburgim disa persona, me raporte që flasin për rreth 26 arrestime. 

Demonstruesit mbanin pankarta dhe përdornin daulle, tenxhere dhe mjete të tjera për të bërë zhurmë, ndërsa disa prej tyre u përleshën me forcat e rendit gjatë zbatimit të urdhrit të shpërndarjes. Nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Gregory Bovino ishte vërtet në hotel gjatë protestës. 

Ngjarja ndodhi në një kohë tensioni të lartë në Minneapolis pas vdekjes së Alex Pretti, një infermier i vrarë nga agjentët federalë kundër emigracionit gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit, gjë që ka shkaktuar protesta të tjera dhe reagime të ashpra ndaj prezencës së agjencive federale të imigracionit në zonë. 

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

By: Os De
27 January 2026 at 19:19

Deputeti i PS Ardit Bido ka debatuar në Kuvend me deputetin e PD Saimir Korreshi.

Ndërsa Bido fliste për Sali Berishën në Komisionin Europian, duke thënë se ‘doktori përbalti Shqipërinë’, Korreshi i është kthyer duke u shprehur se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se PS ‘nuk ka shpikur rrotën e historisë’. 

Bido: Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë,  fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët. 

A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por zgjidhni që të fyeni termin shqiptarë sa herë shkoni jashtë vendit. Ky është një turp kombëtar. 

Korreshi: Ore, ti mund të thuash që s’të përmenda, mos na bëni këtu sikur po na shpikni rrotën. Në vitin 2000 kam studiuar në Romë. Populli shqiptar sot po pret atë të drejtësisë, ato ligjet për Reformën në Drejtësi që po i bini me daulle dhe trumbet ju, po flisni të gjithë për Italinë sikur po na çoni sot për herë të parë në Itali. Ti s’ke qenë refugjat, por unë po, që kemi marrë edhe bursë dhe konvikt. Tregoni ju për Italinë tani. Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë. 

VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

By: Os De
27 January 2026 at 19:15

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 nga personat e përfshirë në aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa raportohet se janë 7 viktima dhe 3 të plagosur.

Video që po bë xhiron e mediave europiane pasqyron një aksident të tmerrshëm rrugor në Rumani që ka tronditur mbarë Greqinë. Është një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut ,të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, i cili siç duket përfshihet në një përplasje fatale në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Bilanci është tragjik, 7 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Të gjithë udhëtarët ishin me nënshtetësi greke, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Pesë prej viktimave ishin nga Aleksandria e Imathias, dy nga Katerini, ndërsa tre nga Selaniku.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas u hodh në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një i tretë ka dëmtime më të lehta dhe ishte ai që njoftoi autoritetet për aksidentin.

Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

Ndërkohë kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga federata europiane Futbollit.

VIDEOLAJM/ Momenti i aksidentit të tifozëve të PAOK, ku humbi jetën dhe një shqiptar

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

By: Os De
27 January 2026 at 19:07

Një grup kriminelësh, përfshirë dy shqiptarë nga Liverpuli, janë dënuar për një plan të sofistikuar të trafikut të kokainës nga Amerika dhe Meksika, me destinacion aeroportin e Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjerë të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Sipas NCA të cilës i referohet Top Channel, të dy shqiptarët nga Kukësi, Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar (OCG) që morën pjesë në transferimin e kokainës nga kurierët amerikanë. Ky grup, së bashku me disa të tjerë, kishte krijuar një rrjet ndërkombëtar për të kontrabanduar lëndën narkotike nëpërmjet fluturimeve nga Cancun në Meksikë në aeroportin e Mançesterit.

Në vitin 2024, kurierët amerikanë udhëtuan në Mançester pa bagazhe dhe pasuan udhëzimet që merrnin nga një organizator i quajtur “Nate” për të mbledhur valixhe që përmbanin qindra kilogramë kokainë. Pas mbërritjes në aeroport, ata transferuan kokainën te bashkëpunëtorët britanikë, përfshirë shqiptarët Hallaci dhe Iseberi, që ishin të angazhuar në shpërndarjen e drogës brenda Britanisë.

Më 11 maj 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në Mançester nga Cancun dhe Barbados. Pas mbledhjes së tyre, ato u shpërndanë përmes një sërë takimesh dhe transferimesh, ku Hallaci dhe Iseberi morën pesë prej tyre, ndërsa Hosker dy të tjerë. Megjithatë, një nga kurierët la një valixhe pas, e cila më vonë u hap nga forcat kufitare, ku u gjetën 20 blloqe kokainë të paketuara me një kilogram secili. Hetimi i NCA-së tregoi se në këtë ditë shqiptarët kishin mbledhur 100 kg kokainë.

Një muaj më vonë, më 31 maj, 300 kg kokainë me pastërti të lartë u futën në Mançester, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Pjesëmarrësit shqiptarë, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë britanikë, ishin përgjegjës për shpërndarjen e lëndës narkotike nëpërmjet një rrjeti të gjerë në të gjithë vendin.

Në shtëpinë e Hallacit, hetuesit gjetën çelësa për një makinë Jaguar me një ndarje të fshehur për kontrabandën e drogës, si dhe një numër shënimesh që tregonin se si do të shpërndahej kokaina në qytete si Bradford, Londër dhe Birmingham.

Gjatë hetimeve, NCA sekuestroi gjithashtu dy makina Jaguar të tjera, të cilat ishin të pajisura me ndarje të fshehura për kontrabandën. I gjithë operacioni i trafikut u mbikëqyr nga kamerat e sigurisë në aeroport dhe nga hetuesit, të cilët kishin vënë nën mbikëqyrje të dyshuarit.

Përfundimisht, Hallaci, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për kontrabandë dhe mbajtjen e kokainës me qëllim shpërndarjen, ndërsa Creen, një tjetër i dyshuar i përfshirë, u dënua për mbajtjen e kokainës, por u shpall i pafajshëm për kontrabandën e saj.

Cat McHugh, komandante e NCA-së, tha: “Këta individë ishin pjesë e grupeve kriminale që lëviznin sasi të konsiderueshme kokainë nëpërmjet Britanisë, duke shkaktuar dëme të mëdha në shoqëri. Hetimi ynë ishte i gjatë dhe kërkoi shumë orë punë, por tani ata po paguajnë për krimet e tyre.”

Të pandehurit pritet të dënohen në një datë të mëvonshme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera pjesëmarrës në këtë rrjet kriminal.

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

By: Os De
27 January 2026 at 19:02

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” tha se kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Parlamentin e Izraelit si shqiptar, por edhe si një europianist.

Ai theksoi se Rama ishte i ftuar në Izrael edhe si një politikan, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës, siç ndodh me shumë liderë të tjerë brenda Evropës.

Analisti Rama tha se “eksportoi” me shumë efikasitet modelin e harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare, një vlerë kjo dalluese dhe humaniste e popullit shqiptar.

“Ishte në një vend ku para pak kohësh foli dhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Kryeministri Edi Rama foli atje si një shqiptar dhe si një evropian, si evropian kishte mesazhin se perëndimi nuk është i ndarë ndërmjet vetes, siç po perceptohet.

E dyta, është ftuar atje si një nga politikanët e Europës, të cilit nuk i përplasen interesat e ditës. Nuk ka interesat e tarifave, zënkave apo interesa të tjerë.

Është një europianist i çliruar prej këtyre. Kryeministri eksporton modelin shqiptar të harmonisë fetare. Rama është përfaqësuesi i një kombi që ka ruajtur vlerat e paqes. Arriti të krijonte një pol tjetër të negociatave, të bashkë-ekzistencës.”, tha ai.

Spanja miraton dekretin për legalizimin e rreth 500 mijë emigrantëve pa dokumente

By: Os De
27 January 2026 at 18:59

Qeveria e drejtuar nga socialistët në Spanjë ka miratuar një dekret që synon të legalizojë rreth 500 mijë emigrantë pa dokumente dhe azilkërkues, duke u distancuar nga politikat dhe retorika kundër emigracionit që po përhapen në shumë vende të Europës.

Dekreti pritet të hyjë në fuqi në muajin prill dhe do të përfshijë qindra mijëra azilkërkues dhe persona që ndodhen në Spanjë me status të parregullt. Për të përfituar nga legalizimi, aplikantët duhet të provojnë se nuk kanë precedentë penalë dhe se kanë jetuar në Spanjë për të paktën pesë muaj, ose kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, përpara datës 31 dhjetor 2025.

Duke njoftuar vendimin pas mbledhjes javore të qeverisë, ministrja e përfshirjes, sigurimeve shoqërore dhe migracionit, Elma Saiz, e cilësoi këtë si një “ditë historike”, duke shtuar se nisma synon të “thyejë barrierat burokratike të së shkuarës”.

Sipas saj, programi, i cili miratohet me dekret mbretëror dhe nuk ka nevojë për votim në parlament, do të përfitojë gjithë shoqërinë spanjolle. “Ne po forcojmë një model migracioni të bazuar në të drejtat e njeriut, integrimin dhe bashkëjetesën, i cili është i përputhshëm si me rritjen ekonomike ashtu edhe me kohezionin social”, deklaroi Saiz.

Dekreti erdhi pas presionit nga ish-aleatët e socialistëve, partia e majtë Podemos, e cila ka pasur marrëdhënie të tensionuara me qeverinë. Udhëheqësja e saj, Ione Belarra, shkroi në rrjetet sociale se ishte arritur një marrëveshje për “legalizimin e jashtëzakonshëm të personave pa dokumente”, duke shtuar se “askush nuk duhet të punojë pa të drejta”.

Në vitet e fundit, Spanja është shndërruar në një përjashtim në Europë sa i përket qasjes ndaj emigracionit. Në tetor 2024, kryeministri Pedro Sánchez deklaroi në parlament se vendi ndodhej në një udhëkryq demografik dhe se emigracioni ishte i domosdoshëm për rritjen ekonomike dhe mbajtjen në këmbë të shtetit social. Ai theksoi se emigracioni ka qenë historikisht një nga shtytësit kryesorë të zhvillimit, ndërsa urrejtja dhe ksenofobia kanë qenë shkatërruese për kombet.

Programet e legalizimit janë përdorur prej kohësh në Bashkimin Europian. Mes viteve 1996 dhe 2008, më shumë se një duzinë vendesh zbatuan 43 iniciativa të tilla. Në Spanjë, që nga rikthimi i demokracisë, janë realizuar nëntë programe legalizimi, me Partinë Popullore që ka kryer më shumë se çdo forcë tjetër politike.

Nisma aktuale e ka zanafillën në një iniciativë qytetare të paraqitur në parlament në vitin 2024, e nënshkruar nga mbi 700 mijë qytetarë dhe e mbështetur nga rreth 900 organizata shoqërore.

Normat e larta të emigracionit kanë ndihmuar në uljen e papunësisë në nivelin më të ulët që nga viti 2008, ndërsa emigrantët kanë mbushur boshllëqet në tregun e punës të krijuara nga plakja e popullsisë. Edhe disa nga kritikët më të fortë të emigracionit kanë pranuar nevojën për fuqi punëtore të huaj.

Në qershor, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se qeveria e saj do të lëshojë gati 500 mijë viza pune për shtetas nga jashtë BE-së në vitet e ardhshme, krahas 450 mijë vizave të dhëna që nga ardhja e saj në pushtet.

Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

By: Java News
27 January 2026 at 18:54

Dita juaj e dasmës nuk është thjesht një festë, është një vendim i marrë me dashuri dhe siguri.

Për çiftet që janë të fejuar ose në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, astrologjia mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në zgjedhjen e një date që është vërtet “e shkruar në yje” për të ardhmen tuaj të përbashkët.

Ia vlen të kujtojmë se nuk ka një datë të përsosur ose “ideale” për dasmën. Çdo ditë sjell një kombinim energjish, prandaj është e rëndësishme të ndiqni intuitën tuaj para së gjithash.

Një vështrim në yje thjesht ofron një kornizë për të kuptuar. Duke vëzhguar vendosjen planetare të një dite të caktuar, mund ta kuptoni më mirë nëse cilësia e saj energjike anon nga lehtësia apo sfida, por vetëm ju mund të vendosni se çfarë ju përshtatet vërtet.

Megjithatë, disa planetë janë veçanërisht me ndikim kur bëhet fjalë për martesën. Për shembull, Venusi, i lidhur me dashurinë, harmoninë, bukurinë dhe bashkimin, shpesh luan një rol kryesor në atmosferën romantike që rrethon një martesë. Jupiteri është gjithashtu i rëndësishëm, pasi simbolizon zgjerimin, optimizmin dhe vizionin afatgjatë – koncepte që lidhen drejtpërdrejt me angazhimin.

Megjithatë, Hëna është po aq e rëndësishme, pasi ndikon në klimën emocionale të ditës, si përmes fazës hënore ashtu edhe përmes shenjës nëpër të cilën ajo kalon.

Nëse e njihni hartën tuaj të lindjes, shtëpia e shtatë ofron një shtresë tjetër interpretimi. Kjo pjesë e hartës rregullon martesën, marrëdhëniet dhe marrëveshjet detyruese; shenja që është në kulmin e saj, si dhe planeti që e sundon atë, mund të tregojnë se cila energji mbështet më së miri mënyrën se si i qaseni angazhimit dhe shoqërisë.

Më poshtë do të gjeni ditët më të mira për t’u martuar në vitin 2026, si dhe ato që duhen shmangur. Mos harroni se pavarësisht se sa me kujdes i peshoni mundësitë tuaja, gjëja më e rëndësishme është t’i besoni procesit dhe t’i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm.

Ditët më të mira për t’u martuar në vitin 2026

18 shkurt 2026: Një “po” në nivel shpirtëror.

Me Hënën në konjuksion me Venusin dhe Nyjën Veriore në Peshq, atmosfera emocionale e ditës është thellësisht romantike, intuitive dhe fatale, sikur dy njerëz të zgjidhnin njëri-tjetrin në “kohën hyjnore”.

Energjia e Peshqve thekson dashurinë pa kushte dhe lidhjen shpirtërore, duke e bërë ditën ideale për premtime të bazuara në dashuri dhe spiritualitet. Në të njëjtën kohë, Saturni dhe Neptuni në Dash tregojnë se universi mbështet si ëndrrën ashtu edhe përgjegjësinë e ndërtimit të një jete së bashku.

6 Prill 2026: Një dashuri e bërë për të zgjatur

Stabiliteti dhe evolucioni bashkohen në mënyrë harmonike. Venusi në Dem favorizon besnikërinë dhe sigurinë afatgjatë, ndërsa aspekti i saj mbështetës ndaj Nyjës Veriore të Fatit sugjeron një marrëdhënie të përafruar me të ardhmen.

Ekziston një ndjesi se po zgjidhni dashurinë që është vërtet e duhura për ju. Në të njëjtën kohë, lidhja harmonike e Mërkurit me Jupiterin në Gaforre sjell ngrohtësi, optimizëm dhe komunikim të ndershëm. Një ditë e shkëlqyer për premtime kuptimplote, përfshirje familjare dhe shprehje emocionale.

13 Prill 2026: Është e destinuar të ndodhë.

Afërsia e Hënës me Nyjen Veriore i jep martesës një ndjenjë të fortë “fati”, duke rritur magjinë, imagjinatën dhe ngarkesën emocionale. Venusi në Demi gjithashtu formon një sekstilë me Jupiterin në Gaforre, duke shtuar bujari, gëzim dhe përmbushje emocionale.

Një takim ideal për çiftet që i japin përparësi rehatisë, traditës dhe afërsisë emocionale. Astrologjia mbështet një martesë të bazuar në sigurinë emocionale dhe dashurinë e vërtetë.

23 Prill 2026: Elektricitet dhe emocion.

Afërsia e Hënës me Nyjen Veriore sjell përsëri ndjesinë e “destinimit”, duke rritur magjinë dhe intensitetin emocional. Venusi në Dem formon një sekstilë me Jupiterin në Gaforre, duke rritur bujarinë, gëzimin dhe përmbushjen emocionale. Një takim i mrekullueshëm për çiftet që e duan traditën, intimitetin dhe stabilitetin. Një martesë e bazuar në siguri dhe dashuri të vërtetë është e favorizuar.

19 Maj 2026: Dashuri që të bën të ndihesh si në shtëpi.

Me Hënën dhe Venusin së bashku në shenjën e Gaforres emocionale, fokusi është tek përkujdesja, lidhja dhe krijimi i një hapësire të përbashkët të sigurt. Jupiteri në Gaforre përforcon temat e familjes, përkatësisë dhe rritjes emocionale, ndërsa Dielli në Demi shton stabilitet. Lidhja e Mërkurit me Uranin në Binjakë sjell ide të freskëta dhe komunikim të gjallë.

31 Maj 2026

Një takim i madh dhe festiv. Hëna e Plotë në Shigjetar sjell optimizëm, aventurë dhe besim në mundësi. Me përgjigjen ndaj Jupiterit të lartësuar në Gaforre, ndjenjat përforcohen nga një ndjenjë sigurie dhe përmbushjeje.

Venusi pranë Jupiterit shton dashuri, bujari dhe lidhje emocionale, vendi i përsosur për momente të paharrueshme me të dashurit. Dita bërtet për një martesë në destinacion, veçanërisht me Diellin dhe Merkurin në Binjakë që sjellin lëvizje dhe pakujdesi në festë.

Ditët më të këqija për t’u martuar në vitin 2026

Ndërsa astrologjia mund të ndihmojë në zgjedhjen e datave më të mira, ajo gjithashtu mund të paralajmërojë kur një martesë nuk është në favor. Disa fenomene qiellore është më mirë të shmangen, veçanërisht nëse qëllimi është një marrëdhënie harmonike dhe afatgjatë.

Jo çdo moment është i përshtatshëm për fillime të reja dhe kjo është krejtësisht normale. Astrologjia nuk bazohet në frikë apo rregulla të ngurta, por në kohën dhe vetëdijen e duhur. Më poshtë janë ditët dhe periudhat kohore për të cilat duhet të keni kujdes.

Venusi Retrogradë: 3 tetor — 13 nëntor 2026

Më 3 tetor, Venusi, planeti që sundon dashurinë, harmoninë dhe angazhimin, shkon retrogradë në Akrep. Kjo shënon fillimin e një periudhe që shpesh shoqërohet me rishikimin e modeleve të vjetra emocionale, lidhjeve të pazgjidhura dhe çështjeve të besimit dhe intimitetit. Është një kohë kur marrëdhëniet ka më shumë të ngjarë të eksplorohen sesa të fillojnë zyrtarisht.

Nuk është se je i dënuar të martohesh gjatë kësaj kohe, por ndoshta është më mirë ta shmangësh nëse dëshiron ta fillosh martesën tënde nga e para pa asnjë pengesë. Venusi retrograd mund të shkaktojë gjithashtu sfida rreth procesit të planifikimit të dasmës, duke përfshirë keqkuptime dhe vonesa.

Mërkuri Retrograd: 26 Shkurt – 20 Mars, 29 Qershor – 23 Korrik, 24 Tetor – 13 Nëntor 2026

Mërkuri retrograd është i njohur për shkaktimin e konfuzionit, keqkuptimeve dhe vonesave. Meqenëse Mërkuri sundon komunikimin, kontratat, udhëtimet dhe kontabilitetin, planifikimi i dasmës suaj gjatë këtyre kohërave mund të çojë në ndryshime të minutës së fundit, keqkuptime ose edhe probleme kontabiliteti.

Planifikimi i ditës suaj të madhe ndërsa Merkuri është në lëvizje retrograde mund të shkaktojë shumë probleme, të tilla si humbja e detajeve të rëndësishme ose humbja e dokumenteve. Sigurisht, nuk është e pamundur të bëni një martesë gjatë Merkurit në lëvizje retrograde, por nëse vendosni ta bëni, përgatituni për pengesa të mundshme.

Eklipset: 7 shkurt, 3 mars, 12 gusht dhe 28 gusht 2026.

Eklipset janë ndër ngjarjet më të fuqishme astrologjike. Ato shënojnë pika kthese që mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe transformuese. Megjithatë, ato gjithashtu mund të sjellin ndryshime ose trazira të papritura dhe të papritura, energjia nuk është pikërisht ideale për një ditë dasme.

Eklipset janë të paparashikueshme, kështu që martesa gjatë një eklipsi mund të duket si një rrezik. Më e rëndësishmja, rrezet e diellit, drita e hënës ose të dyja po ndërpriten, duke i bërë qëllimet e bëra gjatë kësaj kohe kaotike dhe të paparashikueshme.

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

By: Mero Baze
27 January 2026 at 18:49

Nga Mero Baze

Si anëtar i qeverisë shqiptare gjatë pushtimit gjerman, Eqerem Bej Vlora ishte pjesë e një administrate që refuzoi zbatimin e politikave racore naziste dhe nuk dorëzoi hebrenjtë tek autoritetet gjermane. Një ndër argumentet që ai i ka paraqitur të plotfuqishmit gjerman për Shqipërinë ishte se Shqipëria është një shtet që mbështetet më shumë në të drejtën zakonore sesa në kushtetutë dhe se për ta “besa” për mikun në shtëpi është më e fortë se kushtetuta e vendit.

Edhe për atë, në atë kohë, kishte shumë pikëpyetje se si një personalitet aq i kulturuar i Shqipërisë ishte edhe një ministër pro Hitlerit dhe një mbrojtës i hebrenjve. Aq e vërtetë ishte kjo, sa Eqerem Bej Vlora, i cili kishte roje një ushtar gjerman te dera e shtëpisë së tij në fillim të rrugës së Durrësit, ftonte çdo ditë në shtëpi mësuesen zviceriane të fëmijëve, që ishte një hebreje nga Zvicra, të cilën ushtarët e njihnin dhe detyroheshin ta përshëndesnin sa herë hynte në shtëpi për t’u dhënë mësim fëmijëve.

Ky kufi i hollë mes palëve që nuk pajtohen me njëra-tjetrën është një ecje në majë të shpatës e politikës shqiptare në të gjitha kohërat dhe ndoshta i vetmi identitet që ka politika shqiptare në botë. Ne jemi vendi që kemi katër fe tradicionale që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, dy të besimit islam dhe dy kristiane; kemi dhjetëra rryma të reja fetare që hyjnë në Shqipëri pa asnjë shqetësim; kemi familje të përziera nga pikëpamja fetare dhe po ashtu një ateizëm mbizotërues, që është “fe” më vete për shoqërinë shqiptare.

Është kjo arsyeja që e bën Edi Ramën dhe fjalimin e tij në Izrael simpatik si shqiptar dhe të urryer nga fanatikët politikë dhe fetarë.

Arsyeja është se Edi Rama nuk është një udhëheqës ideologjik.

Është kjo arsyeja që edhe ata socialistë që e mbajnë veten vërtet të majtë në Shqipëri kafshojnë buzën kur e quajnë kryetar, por u duhet se me të janë në pushtet. Ai është një mik i afërt i familjes Soros, por kurrë nuk i bë ideolog i Sorosit; një mik i afërt personal i Presidentit Erdogan, që në fakt adhuron fuqinë dhe modelin e pushtetit të tij, por kurrë një pro-osman; ai është një nga miqtë më të mëdhenj në botën evropiane të udhëheqësve arabë në Emirate dhe Arabi Saudite, por pa u penguar të jetë një mik i Izraelit; një aleat shumë i mirë i “diktatorit të Budapestit”, siç bën humor me Orbanin, pa u penguar të kërkojë çdo ditë anëtarësimin në BE që po prish Orbani.

Duke mos qenë një udhëheqës ideologjik, por pragmatist, mos prisni prej tij asgjë tjetër përveç kësaj që bën: të qenit interesant si shqiptar.

Përpjekja për ta ballafaquar Edi Ramën me politikën e miqve të tij në botë është e dështuar. Ai nuk është përgjegjës as për atë që bën Izraeli në Gaza, as për atë që bën Arabia në Jemen, as për sherret brenda botës arabe dhe myslimane dhe as për paragjykimet evropiane për ta.

I mirëkuptoj të majtët radikalë që kanë kauzë masakrat dhe gjëmat që kanë ndodhur në Gaza. I kuptoj edhe idhtarët e islamit politik, që minimizojnë krimet e Hamasit, relativizojnë zhdukjen e pengjeve dhe mbajnë në dorë foto të fëmijëve të vrarë në Gaza, por Shqipëria është e pafuqishme të vendosë për fatet e paqes në Lindjen e Mesme.

Në kohën që jetojmë dhe rendin e ri botëror që po hyjmë, Shqipëria duhet të ruajë kontributet e saj historike dhe t’i kthejë ato në fuqi politike për sigurinë e mëtejshme të Shqipërisë.

Nëse raportet e Shqipërisë me Izraelin dhe historinë e tyre me hebrenjtë do t’i vendosim në atë që ndodh sot në Gaza, do të thotë të rishkruajmë historinë tonë për të qenë politikisht korrekt me zhvillimet e sotme. Kjo do të ishte, në fakt, vetëposhtërim i Shqipërisë dhe jo konfirmimi i një historie të madhe që ne kemi me hebrenjtë kur ata u gjendën përballë shfarosjes botërore të frymëzuar nga nazizmi.

Për të mbijetuar në këtë botë të re, ne kemi vetëm një fuqi në dorë: fuqinë për të mos pasur armiq të mëdhenj. Ata mund të na ndihmojnë të mundim edhe armiqtë e vegjël, të cilët as ata nuk i mundin dot vetëm. Humbja e këtyre miqësive të mëdha historike duke u sjellë si OJQ politikisht korrekte dhe duke iu përshtatur tendencave ditore të së majtës në botë do të ishte vetëposhtërimi ynë i madh.

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

By: Os De
27 January 2026 at 18:41

Kryeministri britanik Keir Starmer surprizoi publikun me një paraqitje humoristike gjatë një eventi komedie në Londër, ku bëri edhe një referencë për presidentin francez Emmanuel Macron. Ai u shfaq në skenë me syze aviator dhe me një qëndrim të relaksuar e vetëironik, duke fituar menjëherë duartrokitjet e audiencës.

Gjatë spektaklit “The Political Party Live”, Starmer vuri syzet dhe tha “Bonjour”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, ndërsa momenti u publikua edhe në TikTok. Shakaja lidhej me paraqitjen e fundit të Macron në Forumin Ekonomik të Davosit, ku presidenti francez u pa me syze të ngjashme.

Starmer shtoi me humor se mund t’i mbante ato edhe në takime ndërkombëtare, por pranoi se për punën në Parlament i duhen syzet e zakonshme për të parë qartë.

❌
❌