Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Java News

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

By: A R
30 December 2025 at 08:55

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se kreu i PD Sali Berisha nuk frymëzon më.

Ai theksoi se edhe në Foltoren e mbajtur mbrëmjen e kësaj të hënë, numri i mbështetësve ishte mjaft i ulët.

“Në këto 12 vite Berisha duket se nuk gjeti një zëvendësues, sipas tij. Tani Berisha nuk po arrin dot të gjejë askënd dhe mendon që partinë të hipotekojë, apo ta noterizojë, ta lërë trashëgimi të familjes së tij. Kjo është skandaloze”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Fatos Mahmutaj, u shpreh kritik ndaj opozitës duke u shprehur se ka mbërritur në fundit e saj.

“Askush nuk e ndjek më Berishën…Ndërsa marshimi i PD në Surrel, është bërë meme e jashtëzakonshme me Inteligjencë Artificiale. Opozita është bërë qesharake, për të ardhur keq. Ka mbërritur në fundin e saj. Edhe nëse Edi Rama shpall zgjedhjet, jam i bindur se do të fitojë 10 deputetë më tepër. Kjo opozitë nuk ka më asgjë për ta ndjekur”, tha ai.

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

By: A R
30 December 2025 at 08:47

CIA ka kryer një sulm me dron në fillim të këtij muaji në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, duke shënuar sulmin e parë të njohur të SHBA-së ndaj një objektivi brenda atij vendi.

Burime të njohura me çështjen thanë për CNN se sulmi me dron, detajet e të cilit nuk janë raportuar më parë, kishte në shënjestër një skelë të largët në bregdetin e Venezuelës që qeveria amerikane besonte se po përdorej nga banda venezueliane Tren de Aragua për të ruajtur drogë dhe për ta transportuar atë në anije për transport të mëtejshëm. Askush nuk ishte i pranishëm në objekt në kohën kur u godit, kështu që nuk pati viktima.

Dy burime thanë për CNN se Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së ofruan mbështetje të inteligjencës për operacionin, duke nënvizuar përfshirjen e tyre të vazhdueshme në rajon. Por Kolonel Allie Ëeiskopf, një zëdhënëse e Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA-së, e mohoi këtë, duke thënë: “Operacionet Speciale nuk e mbështetën këtë operacion për të përfshirë mbështetjen e inteligjencës”.

Presidenti Donald Trump pranoi për herë të parë sulmin në një intervistë javën e kaluar që fillimisht tërhoqi pak vëmendje, megjithëse ofroi pak detaje specifike, përfshirë edhe kur gazetarët e pyetën drejtpërdrejt për këtë të hënën.

Sulmi mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilit SHBA-ja i ka bërë presion të japë dorëheqjen përmes një fushate ushtarake agresive. Trump ka urdhëruar gjithashtu një bllokadë të anijeve cisternë të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Që nga shtatori, SHBA-ja kanë nisur sulme ndaj atyre që i konsiderojnë anije që kontrabandojnë drogë, duke synuar më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe, dhe duke vrarë të paktën 100 persona.

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

By: A R
30 December 2025 at 08:39

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.

Masat po zbatohen në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe janë pjesë e një plani të posaçëm të hartuar nga Policia e Shtetit.

Janë shtuar efektivët me uniformë dhe të Policisë Kriminale në të gjitha zonat urbane, veçanërisht në zonat me fluks të lartë qytetarësh.

Janë vendosur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës, si dhe janë shtuar patrullimet e lëvizshme për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të rritur sigurinë.

Kontrollet në qarkullimin rrugor janë intensifikuar, me patrullime dhe përdorim të mjeteve inteligjente, për të parandaluar aksidentet, sidomos në akset kryesore urbane dhe interurbane.

Policia po kryen gjithashtu kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që shesin ose posedojnë lëndë piroteknike, si fishekzjarre dhe kapsolla, për të shmangur rreziqet dhe ngjarjet aksidentale.

Prania e Policisë është rritur në sheshe publike, pedonale, shëtitore, objekte kulti, ambiente argëtimi, lokale nate dhe qendra tregtare, për të garantuar zhvillimin e qetë të festimeve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për mbarëvajtjen në këto ditë festash.

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

By: A R
30 December 2025 at 08:32

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit.

Aktualisht, një pjesë e zonave të Vlorës po furnizohen me ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit pritet të marrë furnizim në mënyrë graduale gjatë orëve në vijim. Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi nuk po realizohet ende me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar ndodhet në fazë testimi, për të garantuar funksionim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Sipas burimeve zyrtare, pritet që gjatë pasdites furnizimi me ujë të normalizohet në të gjithë qytetin. Aktualisht po mbushen depot kryesore, proces që kërkon edhe disa orë kohë, ndërsa linja 24-orëshe që mbulon zonën e Lungomares ka nisur funksionimin.

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

By: A R
30 December 2025 at 08:27

Kina qëlloi raketa në Ngushticën e Tajvanit këtë mëngjes, gjatë ditës së dytë të stërvitjeve ushtarake rreth ishullit.

Gazetarët në Pingtan, ishulli kinez më i afërt me Tajvanin kontinental, panë një breshëri raketash të shpërthenin në ajër, duke lënë gjurmë tymi të bardhë.

Tajvani, nga ana e tij, raportoi sot se kishte zbuluar 130 avionë kinezë dhe 22 anije ushtarake rreth ishullit në 24 orë.

Ky është numri më i lartë i avionëve kinezë të raportuar në një ditë të vetme që nga 15 tetori 2024.

Kina filloi një ditë të dytë ushtrimesh me armë zjarri rreth Tajvanit këtë mëngjes, që synojnë të simulojnë një bllokadë të porteve kryesore të ishullit vetëqeverisës dhe sulme ndaj objektivave detare. Lojërat dy-ditore të luftës, të koduara ‘Misioni i Drejtësisë 2025’, filluan të hënën dhe janë kritikuar nga Taipei si “frikësim ushtarak” nga Pekini. Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) e Kinës tha këtë mëngjes se “forcat tokësore të Komandës së Teatrit Lindor të PLA-së kryen stërvitje me armë zjarri me rreze të gjatë në ujërat në veri të Tajvanit dhe arritën efektet e dëshiruara”.

Shfaqja e fundit e forcës vjen pas një serie shitjesh masive armësh në Taipei nga Shtetet e Bashkuara, avokati kryesor i sigurisë së Tajvanit, dhe komenteve të kryeministres japoneze Sanae Takaichi se përdorimi i forcës kundër Tajvanit mund të justifikojë një përgjigje ushtarake nga Tokio.

Pekini paralajmëroi dje se “forcat e jashtme” që armatosin Taipein do ta “shtynin Ngushticën e Tajvanit në një situatë të rrezikshme lufte të afërt”, por nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë vend. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha se çdo përpjekje për të ndaluar bashkimin e Kinës me Tajvanin është “e dënuar me dështim”. Pekini e pretendon ishullin si pjesë të territorit të tij sovran dhe ka refuzuar të përjashtojë veprimet ushtarake për ta pushtuar atë.

Ristani: Situata ligjore e kryetarit Veliaj ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk ndalojnë

By: A R
30 December 2025 at 08:19

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, komentoi situatën aktuale në bashkinë më të madhe në vend, ku kryetari Erion Veliaj ndodhet në paraburgim dhe nuk mund të marrë pjesë fizikisht në punët e përditshme të qytetit.

Gjatë intervistës në emisionin “Tema e Ditës” nga Arbër Hitja në RTSH, Ristani theksoi se situata sigurisht që ndikon, por shërbimet e bashkisë nuk janë ndërprerë dhe nuk mund të ndalen në asnjë moment.

“Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë sendimentin e qytetit kalibrimi ynë nga një rend drejtësie që historikisht nuk e kishim parë të tillë, do kohën e vetë. Patjetër që ndikon për më tepër kur bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur, vizioni i të cilit ka drejtuar qytetin për vite të tëra. Por shërbimet e qytetit janë shërbime nuk mund të ndalojnë në asnjë moment sido të jetë konteksti politik apo juridik për çdo lloj çështje. Qyteti duhet pastruar, kopshtet e shkollat do funksionojnë, janë shërbime bazike por të shumta të numër që nuk ta japin luksin për të ndalur. Ajo infrastrukturë punonjësish të Bashkisë Tiranë vijon të jap shërbimet e saj pasi janë të nevojshme dhe pa to nuk do mund të kalonim dot 24 orë”, tha Ristani.

Ajo foli edhe për projektet e Bashkisë për vitin 2026, duke përmendur ndërtimin e dy parkimeve të reja në pjesën e Liqenit të Tiranës.

“Në 2026 kemi planifikuar dy parkime te pjesa e Gardës dhe hyrja lindore e Liqenit të Tiranë karshi të Liqenit të Thatë ku do i shërbejë banorëve të zonës dhe do të lehtësojë trafikun”, tha Ristani.

Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

By: A R
30 December 2025 at 08:08

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në zonat malore në lindje të territorit pas orëve të mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në zonat lindore dhe përgjatë vijës bregdetare. Në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formën e flokëve të borës. Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.

Yesterday — 29 December 2025Java News

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

By: E S
29 December 2025 at 23:00

Militantët braktisin Sali Berishën. Ky ishte mesazhi kryesor, që u përcoll sot në “Foltoren” e thirrur para godinës së Kryeministrisë nga kryetari i PD, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo është foltorja e shtatë që kryetari i PD organizon para Kryeministrisë. Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se nga ky tubim nuk ka asgjë të re, përveçse tregon të vërtetën e hidhur se opozita që shohin sot qytetarët shqiptarë nuk të çon askund.

Sipas Çupit, dëshira kryesore e Sali Berishë është të krijojë rrëmujë pasi i mungon jeta sociale.

“E njëjta gjë. “U martua Asani, mori atë që kishte”. Një dasmë ka më shumë njerëz sesa kaq. Foltorja para Kryeministrisë po mbahet, sepse Berisha nuk ka jetë sociale. Kjo është një opozitë që nuk të çon askund. Të çon në bulevard dhe shikojmë 20 apo 30 vetë. Opozita e degraduar, sepse Berisha nuk bën politikë. Bën deklarata dhe sulme çdo ditë, por askush nuk i thotë asgjë. Dëshira e tij është të krijojë rrëmujë kur nuk duhet. Pritet që opozitës t’i ketë avulluar kauza që ka ngritur me fantazmat”, tha ai.

Ai theksoi se drejtësia duhet të japë verdiktin e saj për “krimin shtetëror” të 21 janarit dhe për shpërthimin vdekjeprurës të Gërdecit, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij politikë janë të implikuar dhe po hetohen nga SPAK.

“Saliu po pret 21 janarin, Luli 21 janarin, tjetri Gërdecin dhe njerëzit po presin që të shpaguhen krimet kundër personit, kundër njeriut. Opozita nuk ka tezë dhe as filozofi”, tha mes tjerash analisti Frrok Çupi./abcnews/

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

By: E S
29 December 2025 at 22:51

Gazetari Enver Robelli ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj çështjeve madhore të Kosovës, duke e akuzuar për populizëm, manipulim me patriotizëm dhe mungesë sinqeriteti politik, veçanërisht në raport me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Robelli tha se Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare që herët a vonë duhet t’i zbatojë, duke theksuar se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe Ohër nuk mund të mohohen sipas interesit elektoral.

“Në thelb, me marrëveshjen e Ohrit, asociacioni është pranuar. Prandaj, kjo çështje kërkon konsensus kombëtar: ose e bëjmë dhe e paguajmë çmimin, ose nuk e bëjmë dhe paguajmë një çmim edhe më të lartë”, tha Robelli.

Sipas Robellit, politika kosovare po mbetet peng i frikës për humbje votash, ndërsa qytetarëve nuk u thuhet e vërteta për çmimin politik që duhet paguar. Ai shtoi se çështja e Asociacionit po përdoret për polarizim të shoqërisë dhe jo për zgjidhje reale.

Gazetari kritikoi gjithashtu fokusimin e tepruar te veriu, duke theksuar se problemet e Kosovës nuk zgjidhen “me ngritje muskujsh”, por me dialog dhe përfshirje të pakicës serbe si qytetarë të barabartë.

“Pallavrat për Kosovën heroike dhe lojërat me patriotizëm nuk i zgjidhin problemet reale.”

Robelli theksoi se Kosova po përballet me kriza serioze në arsim, energji dhe zhvillim ekonomik, ndërsa populizmi politik po e largon vëmendjen nga këto sfida thelbësore.

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

By: E S
29 December 2025 at 22:45

Greqia, Izraeli dhe Qiproja do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ajrore dhe detare në Mesdheun lindor në vitin 2026, duke thelluar bashkëpunimin e tyre në mbrojtje, kanë thënë të hënën zyrtarë ushtarakë grekë.

Të tri vendet e Mesdheut lindor janë afruar më shumë gjatë dekadës së fundit përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, prokurimit të mbrojtjes dhe bashkëpunimit në energji, zhvillime të vëzhguara nga afër nga rivali rajonal Turqia.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Greqisë (GEETHA) ka thënë se zyrtarë të lartë ushtarakë nga të tri vendet nënshkruan një plan të përbashkët veprimi për bashkëpunimin në mbrojtje javën e kaluar në Qipro.

Marrëveshja vjen pas një takimi në Jerusalem midis kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, presidentit qipriot, Nikos Christodoulides dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilin ata nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin e sigurisë detare dhe për të avancuar projektet e ndërlidhjes në energji, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

By: E S
29 December 2025 at 22:36

Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Vlorës Pirro Vengu ka qenë i pranishëm në zonën ku edhe po punohet për riparimin e defektit që shkaktoi mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë.

Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa ministri Vengu tha se me materialet që kanë mbërritur nga Turqia pritet edhe të vendoset në funksion të plotë furnizimi me ujë.

“Përpjekja është gjithështetërore, me në krye Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, një skuadër nga mbarë vendi, 13 inxhinierë që kanë bërë të gjithë verifikimin e dëmeve dhe që në orët e para ka nisur puna për parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Nuk është momenti për të thënë më tepër tani, puna vazhdon. Jemi shpresë plotë që me mjetet që kanë ardhur nga Turqia të vendoset në funksion të plotë. Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje të qytetit, nuk do reshtim deri sa të kthehet në normalitet të plotë, por edhe që të mos kemi situata të tilla në të ardhmen”, tha ai.

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

By: E S
29 December 2025 at 22:26

Diplomati Roland Bimo thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë më ngushtë me njëra-tjetrën, duke lënë mënjanë dasitë e udhëheqësve të vendeve respektive, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë.

Sipas tij, edhe pse Në Kosovë siguria garantohet nga KFOR dhe SHBA, situata mund të ndryshojë.

“Pa le se çfarë po ndodh në NATO, pa le se si po shkërmoqet NATO, që është një problem më vete të cilin duhet ta atakojmë që sot që të mos ndodhemi mbas pesë-gjashtë vjetësh kur NATO të mos ekzistojë, të mos të ngelemi pa çati, pa tavan mbi kokë. Domethënë të jemi në gjendje që të orientohemi se si do garantohet siguria në atë vend kur të mos ekzistojë NATO”, tha Bimo në “Off the Record” në A2 CNN.

“Kjo që po them unë, të mos ekzistojë NATO, nuk është nuk është shpikja ime. Po të shikosh se çfarë thotë zoti Trump për NATO-n, e çfarë thonë nga Amerika për NATO-n, është një çështje që europianët do duhet të mbrojnë Europën. Pra ka shumë të ngjarë që brenda katër-pesë vitesh, siguria në Europë do të jetë e një karakteri më kontinental”.

“Nuk po mundohem të them se çfarë duhet bërë, por po mundohem të potencoj domosdoshmërinë e një dialogu, një debati për këto probleme që duhet bërë bashkë Kosovë-Shqipëri. Dhe ne nuk e kemi fare luksin për kapriçot e njërit apo tjetrit, qoftë ky me emrin Albin Kurti, apo qoftë ky me emrin Edi Rama, që populli shqiptar të mos ketë një ë një bashkëpunim. Populli shqiptar ka shumë nevojë që liderat e tij të mblidhen herë pas here dhe ne t’i shikojmë se si bisedojmë me njëri-tjetrin, se si shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin dhe si shkëmbejnë informacion. Është tjetër gjë të kemi amerikanët ndërmjetës dhe të kemi europianët ndërmjetës për çështjet tona dhe tjetër gjë kur bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, shtoi Bimo.

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

By: E S
29 December 2025 at 22:17

Shoqata e pasurive të paluajtshme “Narea” i ka bërë kërkesë këtë të hënë presidentit Bajram Begaj Të dekretojë ligjin për rivlerësimin e pronave.

Grupet e interesit shprehin shqetësim se në këtë mënyrë po pengohet botimi në fletoren zyrtare, hyrja në fuqi nga 1 janari 2026 dhe nxjerrja e akteve nënligjore, duke krijuar pasiguri dhe tension në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Ka 1 vit e gjysmë që është dërguar propozimi. Narea pavarësisht se ka shprehur në mënyrë konstante rezerva për masën e tatimit 5% për banesat, pavarësisht se ka ngritur pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e amortizimit 1%/vit vjetërsi, beson shumë se një vonesë e mëtejshme e dekretimit të këtij ligji do të sjellë efekte shumë më negative” thuhet në kërkesën e shoqatës.

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

By: E S
29 December 2025 at 22:09

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka përshëndetur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 28 dhjetor, duke i cilësuar si triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.

“Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan”, shkruan Meta.

Postimi i plotë

Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje.

Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve.

Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.

Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Urime vëllazërore qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që konfirmuan progresin e pandalshëm demokratik dhe funksionimin e plotë të shtetit!

Urime Kryeministrit, Albin Kurti për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe besimplotë se e gjithë klasa politike do të bashkëpunojë për arritjen sa më parë të objektivave madhore që e afrojnë Kosovën me BE dhe e bëjnë anëtare të NATO-s.

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

By: E S
29 December 2025 at 22:00

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita.

Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e kësaj qeverisjeje. Ai u shpreh se në këto kushte qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë: ose krimi, ose shteti ligjor.

“Rruga e duhur është rotacioni absolut, largimi i kësaj qeverie të mpleksur me krimin, në mënyrë që shqiptarët të vendosin vetë për shtetin e tyre dhe të krijohen kushtet që ata të rikthehen në vend,” deklaroi Alimehmeti.

Ai konfirmoi gjithashtu se do të jetë pjesë e protestave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë pastrimin e qeverisë dhe të shtetit. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën legjitime të zgjedhin një alternativë më të mirë përballë qeverisë aktuale.

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

By: E S
29 December 2025 at 21:52

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka ironizuar protestën e opozitës të mbajtur sot, duke përdorur batutën e radhës me “krushqit”, një shprehje që ai e ka përdorur edhe më herët pas protestave të opozitës gjatë të hënave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan mbi një foto që tregon pjesëmarrje minimale: “Sot krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin. Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparencë.”

Kujtojmë se ciklin e komenteve ironike me “krushq” Balla e nisi në protestën e parë të zhvilluar nga opozita më 17 nëntor para Kryeministrisë, ku kreu i grupit më të madh parlamentar iu referua batutës së aktorit Besnik Çinari:

“Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!”

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

29 December 2025 at 21:42

Nga Baton Haxhiu

Ka raste kur dorëheqja nuk është ikje nga përgjegjësia, por pranimi i saj i vonuar.

Rasti i Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut është pikërisht ky.

Arsyeja pse duhet ta lënë drejtimin e partive të tyre nuk lidhet me humbjen e zgjedhjeve, por me atë që nuk bënë kur patën mundësinë të ndryshonin rrjedhën politike të vendit.

Kjo do të sqarohet deri në fund të këtij teksti, sepse dështimi i tyre nuk është episodik. Është strukturor.

Ka dështime politike që nuk shpërthejnë.

Nuk bëjnë zhurmë.

Nuk prodhojnë krizë të menjëhershme.

Ato thjesht e lënë vendin pa alternativë.

Ky është dështimi më i rrezikshëm i mundshëm.

Dhe pikërisht ky ndodhi në shkurt.

Jo sepse Kurti ishte i pathyeshëm.

Por sepse dy liderë opozitarë, në momentin kur historia u la çelësat në dorë, zgjodhën të mos e hapin derën.

Në shkurt, opozita nuk ishte pa numra.

Ishte pa guxim.

Ishte pa vizion shtetëror.

Ishte e kapur nga kalkulimi i vogël partiak dhe frika se qeverisja i konsumon më shpejt sesa opozita sterile.

Kjo është pika ku gabuan Bedriu dhe Lumiri. Dhe gabuan njësoj.

Të dy e dinin se mund të ndërtohej qeveria.

Të dy e dinin se Kurti nuk kishte shumicë funksionale.

Të dy e dinin se vendi kishte nevojë për stabilitet institucional.

Por të dy u tërhoqën. Jo për shkak të parimeve, por për shkak të fyerjeve të ndërsjella, nervit personal dhe frikës për të marrë barrën e pushtetit.

Duke mos krijuar qeveri, ata i dhuruan Kurtit luksin më të madh në politikë: të qeverisë pa mandat të plotë, por me pushtet të plotë.

Pa kontratë të qartë me Parlamentin.

Pa kundërpeshë reale.

Pa përgjegjësi për kompromis.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet kaluan kështu siç kaluan. Jo sepse Kurti ishte i fortë. Por sepse opozita u bë bashkëfajtore në prodhimin e kësaj force artificiale.

Dy liderë, një sjellje, një dështim.

Të dy folën për ndryshim, por ikën nga momenti kur ndryshimi kërkonte përgjegjësi.

Të dy folën për stabilitet, por zgjodhën destabilitetin e qëllimshëm për interesa afatshkurtra.

Të dy u sollën si opozitë edhe kur kishin shansin të bëheshin qeveri.

Atëherë nuk pranuan koalicion sepse pati fyerje.

Sepse nuk e duruan njëri-tjetrin.

Sepse e ngatërruan krenarinë personale me interesin shtetëror.

Sot, heshtja mbi atë periudhë është problemi më i madh. Sepse askush nuk po shpjegon si amnistohet sot ajo që u shpall e pamundur dje.

Nëse bashkëpunimi ishte i pamoralshëm në shkurt, pse do të ishte i pranueshëm tani.

Nëse koalicioni ishte tradhti atëherë, pse sot do të ishte zgjidhje.

Këtu humbin të dyja partitë.

PDK humbi shansin të dëshmojë se di të qeverisë përtej hijes së së kaluarës dhe të rikthehet si forcë stabiliteti shtetëror.

LDK humbi shansin të tregojë se nuk është vetëm parti e moralit të deklaruar, por edhe e vendimmarrjes së vështirë kur shteti ka nevojë për përgjegjësi.

Të dyja fituan vetëm një gjë: komoditetin e opozitës.

Dhe kjo është fitore që e paguan vendi.

Kur zgjedhjet zhvillohen në një klimë ku opozita është e pafuqishme, por pushteti edhe më i pakontestueshëm, problemi nuk është vetëm i njërës palë.

Është problem i sistemit politik dhe i një shoqërie që mësohet me idenë se rezultati dihet përpara se të hapen kutitë.

Mungesa e opozitës funksionale nuk e forcon pushtetin. E kalb atë.

Zgjedhjet pa garë reale e shndërrojnë votën në ritual.

Qetësia morale përballë kësaj gjendjeje e bën krizën kulturore dhe etike, jo vetëm politike.

Këto nuk ishin thjesht zgjedhje të fituara keq nga opozita.

Ishin zgjedhje që treguan se sa lehtë rrëshqet demokracia në një normalitet pa alternativë.

Për këtë arsye, përgjegjësia politike nuk mund të shmanget me heshtje.

Bedriu dhe Lumiri duhet të japin dorëheqje.

Jo sepse partitë e tyre janë të dobëta.

Por sepse dështuan në momentin kur duhej të ishin liderë shteti, jo figura opozitare.

Dorëheqja nuk do ta përmirësojë menjëherë gjendjen. Por do ta ndalë kalbëzimin moral.

Sepse kur liderët dështojnë në momentin historik dhe sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur, problemi nuk është më zgjedhor. Është krizë përgjegjësie.

Dhe kjo krizë nuk zgjidhet me harresë. Zgjidhet vetëm me akt politik.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

By: Os De
29 December 2025 at 20:59

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey. Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992. Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim.

VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

By: Os De
29 December 2025 at 20:51

Ka nisur puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit.  Pjesa është gjetur ne Stamboll dhe rreth orës 15:00 u nis me avion për në Rinas. 

Prej katër ditësh banorët e qytetit të Vlorës po përballen me mungesë të ujit, situatë që solli protesta të vazhdueshme. 

“Tubin e çau një fadromë që po punonte për ndërtimin e një pallati”. Pavarësisht pretendimeve të qytetarëve, kreu i AKUK, Faluers Shoshi dhe Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini e mohojnë në mënyrë kategorike. 

Zyrtarët thonë se defekti i rëndë në linjën kryesore të transmetimit që furnizon depot e qytetit ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubit kryesor me gjerësi një metër dhe shkarjes e dherave për shkak të shirave. 

“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe ky material nuk përdoret më për këtë diametër. Sot, për tuba 1000 milimetra përdoren gize ose çelik. Kjo është ndërhyrja e tretë riparuese”, tha Shoshi. 

Po sipas tyre, vonesa në riparimin e defektit lidhet me kompleksitetin teknik të ndërhyrjes, presionin e lartë të ujit që ka shkaktuar dështimin e disa provave riparuese. 

Mungesa në tregun vendas e pjesëve specifike, të cilat janë prodhuar në Turqi jepet si një tjetër arsye, se përse problemi nuk mori një zgjidhje në kohë 

“Pajisja specifike për këtë lloj tubacioni nuk gjendet në Shqipëri. Ajo është porositur nga Turqia dhe pritet të mbërrijë brenda ditës së sotme, çka do të na mundësojë të kryejmë ndërhyrjen përfundimtare dhe të rikthejmë furnizimin me ujë ne mesnate”, tha Mersini. 

Për rastin, Prokuroria e Vlorës bën me dije se nuk ka nisur hetim, pasi deri në këto momente nuk i është referuar asnjë material nga policia. Ndërsa Prefektja e Vlorës mblodhi shtabin e emergjencave vetëm pas protestës masive të banorëve. 

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

By: Os De
29 December 2025 at 20:39

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  Albin Kurti me 37,026 vota, Glauk Konjufca me 28,972 vota, Hekuran Murati me 15,143 vota, Albulena Haxhiu me 14,823 vota, Donika  Gërvalla me 13,016 vota, Xhelal Sveçla me 11,922 vota, Hajrulla Çeku me me 10,682 vota, Avni Dehari me 9,709 vota, Mimoza Kusari me 9,050 vota dhe  Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

❌
❌