Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Java News

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

By: El Be
6 February 2026 at 21:47

Gjykata Kushtetuese ka votuar 4 me 4 për “Çështjen Balluku”, duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u mblodh të gjykojë vendimin e GJKKO të marrë në datën 20 nëntor për të pezulluar nga pozicioni i zv.kryeminsitres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Pas këtij vendimi Këshilli i Minsitrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar, duke e konsideruar si ndërhyrje kompetencash.

Kjo është hera e tretë që GJK u mblodh për zv.kryeminsitren Belinda Balluku, pasi e kishte shtyrë vednimin dy herët e para.

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

By: El Be
6 February 2026 at 21:36

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sportistët shqiptarë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

Shqipëria shfaq praninë e saj në këtë ngjarje madhore ndërkombëtare sportive.

Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”, në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026. Suksese Lara, Denni, Lisa dhe Semire, #TeamAlbania”, shkruan Rama.

Për Shqipërinë, emocionet janë të veçanta pasi vendi ynë përfaqësohet nga 4 skiatorë, Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

By: El Be
6 February 2026 at 21:34

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për trysninë ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka ardhur në rritje.

Përmes një deklarate, KLGJ thotë se mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë Gjyqësor mirëkupton qëndrimet dhe opinionet kritike të shprehura nga funksionarë publikë apo subjekte private, e në veçanti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, të cilat kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të sistemit gjyqësor.

Por kohët e fundit, me shqetësim konstatohet një “trysni” ndaj gjyqtarëve dhe gjyqësorit, e cila ka një tendencë rritëse, si dhe shfaqja e disa qëndrimeve apo deklaratave me ndikim të dukshëm në informimin e opinionit publik, të cilat, përveçse shkelin të drejtat njerëzore të gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, rrezikojnë seriozisht edhe kryerjen e funksioneve të tyre ligjore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Këshilli i Lartë, në respekt të detyrës së tij kushtetuese, është në mbrojtje të integritetit të gjyqtarëve dhe të sistemit gjyqësor dhe u bën thirrje që të shmangen deklarata të tilla, të cilat tentojnë të ndikojnë mbi sistemin gjyqësor.

Sikundër ndodh në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke iu nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendjen e opinionit publik se respekton misionin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër pret që edhe media të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe të gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, të cilat cenojnë figurën e gjyqtarit.

Këshilli u bën thirrje të gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

“Epsteini” ynë

By: Mero Baze
6 February 2026 at 21:16

Nga Mero Baze

“Epsteini” ynë është i ngjashëm me atë të SHBA-së, por jo i njëjtë. Mes të tjerash, ai është ende i gjallë. Njësoj si Epsteini tashmë edhe më i famshëm, ai josh politikanë shqiptarë riosh, nga këta ambiciozët që duan patjetër të kenë fotografi me politikanë amerikanë. Pak rëndësi ka nëse i gjejnë në kafe, në derë të tualetit apo në rrugë.

Ky është një biznes i madh, fitimprurës, që tani është shtrirë edhe në rajon, tek politikanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Madje, nga pak, edhe tek politikanët sllavë të Ballkanit, që vuajnë të njëjtat simptoma inferioriteti.

Shumica e tyre paguajnë shtrenjtë. Brenda Shqipërisë ai e mban pak dorën, sepse pagesat i shkëmben me favore politike nga ana e pushtetit dhe me një histori të pazakontë përballjeje me drejtësinë, që po shkon në vitin e saj të 18-të pa ndëshkim.

Në rajon u rjep miliona që nuk deklarohen askund, por kthehen në fatura OJQ-sh për “konferenca rajonale për paqe dhe stabilitet”.

Ndryshe nga Epsteini amerikan, ky nuk u gjen vajza të reja politikanëve të rajonit. Ai u ofron diçka që ata e dëshirojnë më shumë se seksin: fotografi me politikanë amerikanë dhe lajme për “mbështetjen amerikane” për një tufë politikanësh të dëshpëruar, që nuk ja dalin dot me kryetarët e partive në Shqipëri dhe e projektojnë veten si politikanë ndërkombëtarë.

Edhe te Epsteini amerikan shumica shkonin për influencë politike, pastaj vinte edhe seksi. Te Epsteini ynë, klientët e quajnë seks daljen në foto me politikanë amerikanë.

Ndryshe nga Epsteini i tyre, ata nuk kanë filluar ende të japin mend për politikën botërore — fjala vjen për të ardhmen e NATO-s apo Groenlandën — por “Epsteini” ynë po.

Atij i duhet: sa më shumë të flasë globalisht, aq më shumë rjep lokalisht nga kjo racë politikanësh tanë që duan foto në SHBA.

I përfshirë si agjent rekrutimi në rrjetin e “Mëngjesit të Lutjeve”, me detyrë sigurimin e klientëve fillimisht nga Shqipëria e më pas nga rajoni, ai ka ndërtuar ndoshta biznesin më fitimprurës se të gjithë politikanët shqiptarë kur nuk janë në pushtet. Nuk i deklaron këto para, i kthen në fatura dhe “nder” për fotografi në SHBA dhe, në njëfarë mënyre, u shet politikanëve shqiptarë atë që ata e meritojnë ta paguajnë: inferioritetin e tyre dhe pafuqinë për t’u realizuar si politikanë realë.

“Epsteini” ynë nuk është shumë partizan dhe nuk i fryn kurrë zjarrit të përçarjes politike në vend. Ai flet përgjithësisht për kombin, atdheun, familjen, pronën, demokracinë dhe mbi të gjitha për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit për të mirën e vendit. Kjo është një cilësi e rrallë, e diktuar edhe nga biznesi që ofron për të gjitha palët, kur janë në hall për ndonjë foto.

Fotot janë gjithmonë me kostum e kravatë, në sallone luksoze, por fatkeqësisht zbulojnë lakuriq mjerimin dhe varfërinë e politikës shqiptare, të cilën e mjel si një kope delesh një njeri qesharak, shumë i sigurt kur flet dhe krejt i paqartë se çfarë thotë.

“Epsteini” ynë quhet Fatmir Mediu.

Nuk ka histori rozë aq të mëdha sa Epsteini origjinal, pasi është bërë i famshëm me një histori të zezë që ka varrosur 26 qytetarë shqiptarë bashkë me djalin e kryeministrit. Dhe që prej asaj dite, lutet çdo vit në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA, që të ketë sa më shumë klientë nga Shqipëria dhe rajoni, të gatshëm të paguajnë për t’u dukur të rëndësishëm dhe pro-amerikanë të vendosur. Si ai.

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

By: El Be
6 February 2026 at 21:08

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, i ftuar në Klan News, komentoi amnistinë penale, e cila u miratua sot në 6 shkurt nga qeveria.

Lamallari tha se nga amnistia kanë përfituar persona që kanë kryer vepra të lehta penale dhe jo ata që janë në burg për krime të rënda si vrasja, terrorizmi etj. Ai tha se nuk kanë përfituar as persona nën hetim apo të dënuar nga GJKKO-ja. Ministri dha edhe detaje, duke thënë se nga 447 personat që do lirohen, 4 janë të mitur, 5 gra dhe 7 shtetas të huaj.

“Ka qenë një kënaqësi që miratuam amnistinë penale. Politika penale në Shqipëri duhet të ndryshojë në frymën e standardeve ndërkombëtare. Përmes amnistisë bëmë një hap human. Kjo ndihmon edhe në shmangien e mbipopullimit të burgjeve në vendin tonë. Është një akt human, që familjarët të presin të afërmit në shtëpi. Flasim gjithmonë për vepra të lehta penale dhe jo të rënda. Disa nga të dënuarit, një pjesë të vuajtjes së dënimit e kanë shlyer. Jemi koshientë që veprat penale të rënda nuk mund të amnistohen. Nga 447 persona që do lirohen, 4 janë të mitur, kemi 7 shtetas të huaj, kemi dhe 5 gra. Duhet parë si akt human dhe mundësi e dytë që ju jepet këtyre personave”, tha Lamallari.

Duke folur për pagat e gjyqtarëve, Lamallari u shpreh se problem në drejtësi shikon faktin që nuk janë plotësuar vendet vakante dhe që të marrë fund stoku i madh i dosjeve, që nuk janë gjykuar ende. Ai shtoi se e sheh absurde kërkesën e gjyqtarëve për rritje pagash, duke thënë se zyrtarët e drejtësisë kanë rrogat më të larta në rajon e madje marrin dhe më shumë se kolegët në Greqi.

“Ne duhet të shohim a kemi ne sot çështje që përfundojnë në kohë apo kemi shumë çështje penale që zvarriten? Kam ngritur shqetësimin për stokun e madh të dosjeve dhe vonesat në gjykim. Edhe plotësimi i vakancave në drejtësi është çështje e rëndësishme. Nuk është problem paga e gjyqtarëve, që janë më të larta se në vendet e rajonit dhe më të larta se në Greqi. Kërkesa e tyre për rritje page është absurde. Qëndrimi i yni si qeveri është ky dhe ky qëndrim është mbajtur edhe në Gjykatën Kushtetuese’, deklaroi Lamallari.

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

By: El Be
6 February 2026 at 21:04

Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve, një çështje që ka sjellë debat mes kryeministrit Edi Rama dhe sistemit të drejtësisë.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, Ndreca u shpreh se kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta.

Ai tha se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar. Hierarkia dhe niveli i pagave, shtoi ai, përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislativi, me kushtin që të mos ketë ulje.

Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë tejkaluar atë kufi që Kushtetuta përcakton. Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, pra askund nuk thuhet që pagat e magjistratëve duhet ët kenë një nivel të caktuar sepse përcaktimi i niveleve është i kompetencave ekzekutive dhe legjislative, pra i dy pushteteve. Hierarkia e pagave, renditja e tyre, niveli i tyre përcaktohen nga ekzekutivi dhe legjislative, por me kushtin që nuk duhen ulur. Kërkesa e gjyqtarëve është për përfitimet e ardhshme sepse sot që flasim gjyqtarët e kanë pagën shumë të lartë. Meraku i gjyqtarëve është që referenca e re që është Presidenti i Republikës, mund të sjellë mosarritje të vazhdueshme page, por kjo është diçka hipotetike”, tha ai.

Për deklaratat e kryeministrit, Ndreca theksoi se ato janë opinione dhe nuk përbëjnë ndërhyrje në drejtësi.

Në gjykimin tim, kryeministri nuk ka ndërhyrë nëpërmjet opinionit të tij në një pushtet tjetër sepse kryeministri është drejtuesi i ekzekutivit, por edhe mazhorancës dhe ai ka instrumentet kushtetues për të vepruar nëpërmjet ligjeve nëse do kishte këtë vullnet për të ndërhyrë. Nuk është çështja këtu, ato po shqyrtohen në Gjykatë Kushtetuese. Por kjo nuk bën kryeministrin një aktor që duhet të heshtë se i bie që kryeministri nuk duhet të flasë fare që  të mos quhet ndërhyrje”, theksoi ai.

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

By: El Be
6 February 2026 at 20:53

Reshjet e shiut kanë ndaluar që prej mesditës, gjë që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës së krijuar këtë të premte në qytezën e Himarës.

Bashkia ka vënë në dispozicion mjetet dhe punonjësit për largimin e baltës nga rrugët, duke punuar për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e rrugëve që nuk mund të aksesoheshin më parë, tashmë janë të pranueshme për qarkullim.

Banoret  e Himarës shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur prej vitesh, pasi reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë.

Uji ka hyrë në komisariatin e policisë së Himarës, ndërkohë që punonjësit kanë ngritur orenditë nga dyshemeja për shkak të mos dëmtimit nga uji, po ashtu disa banesa kanë pasur prezencë uji në oborre por dhe në katet e para.

Gjithashtu dhe fshati Qeparo ka pasur vërshime të ujit. Tre përrenj kanë dalë nga shtrati në zonën e Himarës të cilat kanë krijuar këto probleme. Në mbrëmje situata është përmirësuar, ata banorë që kanë pasur prezencë uji tashmë po pastrojnë baltën.

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

By: El Be
6 February 2026 at 20:42

Hapet zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të 9 shërbimeve kryesore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve universitare shëndetësore ka shpallur konkurrimin për disa nga repartet më të rëndësishme të spitalit.

Mes shërbimeve që pritet të kenë shefa të rinj janë: Anestezi–Reanimacioni, Toksikologjia Klinike, Neurologjia, Onkohematologjia Pediatrike, Nefrologjia dhe Dializa Pediatrike, Onkologjia, Reumatologjia, Alergologjia dhe Dermatologjia.

Shpallja zyrtare është publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas njoftimit, kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dosjet e aplikimit nga data 10 deri më 25 shkurt, pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Për t’u kualifikuar, kandidatët duhet të jenë mjekë specialistë të shërbimit për të cilin konkurrojnë, të kenë titull akademik Profesor, Profesor i Asociuar ose Doktoraturë, si dhe përvojë akademike minimale 5 vite dhe përvojë klinike jo më pak se 10 vite në specialitetin përkatës.

Po ashtu, aplikantët duhet të jenë pedagogë me kohë të plotë, të mos kenë dënime penale apo masa disiplinore në fuqi dhe të paraqesin një platformë strategjike katërvjeçare për zhvillimin e shërbimit universitar që synojnë të drejtojnë.

Lista e kandidatëve të kualifikuar do të publikohet pas shqyrtimit të dokumentacionit, në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

By: El Be
6 February 2026 at 20:41

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale emërimin e Arbër Minxhozit si Drejtor të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Sipas ministrit, eksperienca e Minxhozit fokusohet në zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

“Me formim në administrim dhe menaxhim, përvojë të kombinuar në sektorin privat dhe publik, si dhe trajnim ndërkombëtar në lidership dhe qeverisje publike, përfshirë programe ekzekutive pranë Harvard Kennedy School, Arbër Minxhozi sjell një profil drejtuesi që ndërthur mendimin strategjik me një qasje bashkëkohore dhe të ndjeshme ndaj rolit të institucioneve kulturore.

Përvoja e tij profesionale është ndërtuar mbi zhvillimin e projekteve që afrojnë institucionet me publikun, përmes komunikimit, edukimit dhe aktivizimit të hapësirave kulturore, me një vëmendje të veçantë ndaj të rinjve, pjesëmarrjes qytetare dhe krijimit të modeleve funksionale që ndërtojnë vlera afatgjata.

Vizioni i platformës së përzgjedhur mes një procesi transparent për drejtimin e ri të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” synon ta zhvillojë muzeun si një platformë aktive dijesh dhe përvoje, ku historia kuptohet dhe përjetohet përmes formateve edukative, workshopeve rinore, përdorimit të menduar të teknologjisë inovative dhe përvojave më interaktive për vizitorët, krahas rrjetëzimit e burimeve alternative të mbështetjes.

Qasja e tij synon forcimin e rolit të muzeut në jetën kulturore dhe turistike të qytetit, duke e pozicionuar “Shtëpinë me Gjethe” si një hapësirë ku edukimi, reflektimi historik dhe turizmi kulturor bashkohen në mënyrë natyrale dhe bashkëkohore.

I urojmë suksese Arbërit, duke falënderuar drejtoreshën Etleva Demollari që i le stafetën pas shumë viteve kontributi e drejtimi pozitiv!”, shkruan Gonxhja.

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

By: El Be
6 February 2026 at 20:24

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja mbi tentativën e grabittjes së një filiali të Postës Shqiptare.

Bëhet me dije se personi i cili ka tentuar të rigabisë postën, pasi ka dështuar të marrë para aty, ka tentuar gjithashtu të grabisë edhe një market , por edhe aty ka dështuar.

Ndërkohë policia po vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti shtetas që tentoi të marrë një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare është futur dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash në një subjekt tregtar (market), duke u konfliktuar me punonjësin e këtij subjekti dhe është larguar pa marrë shumën e parave.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren, ndërkohë që grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprime në të dyja rastet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

By: El Be
6 February 2026 at 19:56

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, pas reagimit që ky i fundit bëri ndaj Dash Sulës që u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.

Në reagimin e tij më parë Noka tha se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”.

Nga ana tjetër, Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar me ironi se Flamuri ka të drejtë kur thotë se ‘ata që doktori mban afër janë zgjedhje e gabuar’.

Postimi i Spahos:

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm.

“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruan Mul Noka.

Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij.

BE miraton paketën e 20-të të sanksioneve ndaj rusëve, von der Leyen: Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë

By: El Be
6 February 2026 at 19:44

Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj objektivave civile.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ndërsa Ukraina po mbrohet “me guxim të jashtëzakonshëm” në fushën e betejës, Kremlini po intensifikon krimet e luftës duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.

Sipas saj, impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta.

“Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, u shpreh von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm nëse i bëhet presion i vazhdueshëm ndërkombëtar, duke theksuar se “kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton”.

Paketa e re e sanksioneve synon të godasë sektorë kyç të ekonomisë ruse, përfshirë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë, me qëllim dobësimin e aftësisë së Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Një person tenton të grabisë filialin e Postës Shqiptare në Shkodër, dështon të kryej aktin

By: El Be
6 February 2026 at 19:41

Një person ka tentuar të grabisë një fialial të Postës Shqiptare në qytetin e Shkodrës, por ka dështuar të kryejë aktin.

Gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi: 

Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Analisti: Përjashtimi i Dash Sulës është “tragjedi-komedi”, PD nën drejtimin e Sali Berishës është parti brutaliteti dhe dhune

By: El Be
6 February 2026 at 19:39

Analisti politik Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur veçanërisht te përjashtimi i Dash Sulës nga gara elektorale dhe situata e përgjithshme e opozitës.

Sipas Lekës, mënyra se si PD ka trajtuar figura të votuara dhe me mbështetje në bazë përbën një “tragjedi-komedi” për partinë, në një kohë kur ajo nuk ka luksin të mënjanojë vlera të tilla. Ai theksoi se kryeministri Rama po tregohet më largpamës politikisht, ndërsa opozita, e drejtuar nga Sali Berisha, ndodhet në krizë të thellë dhe e përçarë, duke mos arritur të trondisë mazhorancën. Leka vlerësoi gjithashtu takimet e Ervin Salianjit si pozitive, duke nënvizuar se ato kanë ekspozuar ndarjet e forta në bazën e PD-së.

“Nuk e kuptuam asnjëherë se për çfarë arsye Dash Sula u shmang nga PD. Unë ende nuk e di se për çfarë u përjashtua si kandidat edhe nga listat e mbyllura, por edhe të hapura edhe pse mori një shumë votash dhe doli më i votuari në qarkun e Elbasanit. Një gjë e tillë, është një tragjedi-komedi për PD. Në këtë situatë ku ndodhet PD nuk e ka aspak luksin që të tilla vlera në PD t’i mënjanojë dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Rama po luan politikë, është më largpamës se kundërshtari.  Duhen parë me kujdes partitë e vogla. Ne jemi në kushtet që kemi një hall më të madh se sa qeverisja, kemi hallin e opozitës, ku në krye është Sali Berisha, një ‘non grata’. Opozita normale mund të kushte tronditur mazhorancën. Duhet të kthehemi pas në kohë dhe të kuptojmë se si është një parti nën drejtimin e Sali Berishës, një parti brutaliteti dhe dhune. Mund të kenë shumë gjëra në PD, përveç “kalit të Trojës”, Berisha. Takimet e Salianjit janë një akt për t’u përshëndetur, mbledh njerëz kudo ku shkon. Baza e PD-së është shumë e ndarë në këtë periudhë. Salianji ka prekur thembrën e Akilit në PD”, tha Leka.

Eksperti i qarkullimit rrugor: Duhet VKM specifike për mënyrën se si duhet të përdoren monopatinat

By: El Be
6 February 2026 at 19:31

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH1, eksperti i qarkullimit rrugor, Islam Qibini, deklaroi se aktualisht mungon një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave (VKM) që të përcaktojë qartë mënyrën e përdorimit të patinave elektrike dhe mjeteve të tjera të ngjashme në rrugë.

Sipas tij, ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor në vitin 2021 përcaktojnë rregulla të përgjithshme për qarkullimin e mjeteve me pedal dhe patinave elektrike, duke theksuar se ato nuk duhet të pengojnë mjetet e tjera, duhet të lëvizin në korsitë përkatëse dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Megjithatë, Qibini nënvizoi se këto rregulla nuk janë të mjaftueshme pa një VKM specifike.

Aktualisht nuk kemi një vendim dhe duhet të ketë një VKM në lidhje me mënyrën se si duhet të përdoren këto lloj mjetesh. Ndryshimet që u bënë në kodin rrugor në një VKM në vitin 2021, përcaktohet mënyra se si duhet të qarkullojnë këto mjete siç janë mjetet me pedal dhe patinat elektrike, të cilat në lëvizje të zakonshme në rrugë duhet të mos pengës për mjetet e tjera. Gjithashtu ato duhet të lëvizin në korsitë e tyre duke zbatuar të gjithë rregullat rrugore, të respektojnë sinjalistikën etj”, u shpreh eksperti.

Sipas ekspertit, patinat elektrike duhet të pajisen gjithashtu me një numër identifikimi, për të rritur sigurinë dhe kontrollin në qarkullimin rrugor.

Aktualisht janë bllokuar një numër të këtyre mjeteve është e domosdoshme që të ketë një VKM ku të përcaktohet jo vetëm mënyra se si do të qarkullojnë në rrugë por gjithashtu duhet të përcaktohet mosha e drejtimit etj. Patinat mbrojtëse duhet të kenë një numër identifikimi”, tha Qibin.

Reforma: Teritoriale versus strukturore

By: Java News
6 February 2026 at 19:24

Nga: Gjon Ndrejaj

Në shkrimin tim të përpara katër vitesh me titull : “Reforma territoriale një ushtrim i vështirë” (https://javanews.al/reforma-territoriale-nje-ushtrim-i-veshtire/) kam trajtuar disa probleme lidhur me vëmëndjen që duhet të kenë politikbërësit ndaj domosdoshmërisë së kryerjes së një reforme teritoriale sa më efikase dhe në shërbim të qytetarëve. Tashmë që ky problem është vënë në rend të ditës të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha forcat politike janë ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e kësaj reforme dëshiroj të sjell në vëmendje të politikbërësve disa këndvështrime të reja lidhur me këtë reformë. Ky këndvështrim i ri, lidhet me faktin se përvec ndryshimeve teritoriale, kjo reormë kërkon të bëhen edhe ndryshime strukturore.

Qeverisja vendore në thelb është nevoja e komunitetit për t’u organizuar në mënyrë të atillë që  të administrojnë së bashku disa çështje  me interes të përbashkët dhe për të mundësuar marrjen e shërbimeve në mënyrë sa më efektive nga qeverisja qëndrore. Kjo është e shprehur  edhe në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore, sipas të cilës   me vetëqeverisje vendore, kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar, e për të drejtuar, në të mirë të popullsive të tyre, një pjese të mirë të çështjeve publike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e trajton  qeverisjen vendore është subjekt kushtetues dhe ka përcaktuar në mënyrë të qartë dy  nivele të organizimit të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë dhe qarqet. Aktualisht Qeverisja vendore e Shqipërisë përbëhet nga 61 bashki dhe 12 Qarqe me një popullsi prej rreth 2.400.000 banorë ( Censusi i vitit 2023) Që në krye të herës, forcat politike janë shprehur për nevojën e një reforme territoriale por   qëndrimet e tyre kanë qenë të kundërta . Të majtët mendojnë se numri i njësive të QV duhet të ulet, ndërsa të djathtët të rritet. Kësisoj duket    se do të jetë e vështirë për një dakordësi midis palëve në mos fatkeqësisht, kjo do të mbetet në statusin aktual pa ndryshim. Kjo vështirsohet akoma më shumë kur si karta e autonomisë vendore por edhe Kushtetuta e Shqipërisë,  kërkojnë që për ndryshimet e kufijve të NJQV duhet të merret mendimi i komunitetit, i cili për fat të keq është dukshëm  i ndikuar nga interesat e partive politike.

Në opinionin tim do të ishte me shumë interes për shqiptarët të ndërmerrej një reformë territoriale jashtë interesave partiake dhe elektorale e hartuar nga ekspertë të pavarur, sepse kjo do tí shërbente administrimit dhe zhvillimit më efikas të punëve të komunitetit por edhe të marrjes së shërbimeve publike nga qeveria qëndrore.

Bashkitë krijohen për qytetarët…

Për ndërtimin e njësive të qeverisjes vendore, përvec faktorëve me karakter social, ekonomik, historik, gjeografik; është e domosdoshme të merren parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në demografinë, infrastr ukturën dhe dixhitalizimin e shërbimeve. Kriteri demografik është një faktor kryesor për organizimin dhe ndarjen teritoriale. Kjo për faktin se janë qytetarët, ata që do të marrin shërbimet për të cilat organizohet edhe qeversja vendore. Ndërkohë Karta e autonomisë vendore përcakton se marrja e këtyre shërbimeve duhet tí nënshtrohet parimit të efektivitetit “…mundësuar marrjen e shërbimeve në mënyrë sa më efektive nga qeverisja qëndrore”. Referuar censusit të fundit të popullsisë dhe banesave rezulton të kemi njësi të qeverisjes vendore me një numur shumë të vogël të popullsisë, gjë e cila e rëndon shumë koston e marrjes së shërbimeve. Kështu 15 bashki kanë më pak se 10.000 banorë në teritorin e tyre. Kemi bashki të tilla si Pusteci me 1.800 banorë, Këlcyra me 4.400 apo Fushë Arrëzi me 4.800 banorë. Asnjë vështirësi, madje duke respektuar edhe traditën nuk do të kishte sikur Këlcyra të ribashkohej me Përmetin të cilat së bashku kanë 12.000 banorë apo Memailiaj me Tepelenën që së baashku kanë 13.300 banorë, Fushë Arrëzi me Pukën, që numërojnë së bashku 11.000 banorë etj; të cilat ndajnë edhe të njëjtin teritor etj. Bashkime të tilla mund të bëhen edhe në raste të tjera siç është Vora me Kamzën, apo Hasi me Kukësin etj pavarësisht se numuri i banorëve është i konsiderueshëm.

Përveç numrit të popullsisë, që siç e thamë edhe më sipër, është faktori kryesor  që duhet marrë në konsideratë,  ka edhe faktorë të tjerë që i kontribuojnë kësaj ideje. Kështu, me gjithë problemet që ka akoma infrastruktura rrugore; komunikimi është përmirësuar ndjeshëm, çka e lehtëson marrjen e shërbimeve. Po kështu dixhitalizmimi i shërbimeve është një faktor tjetër i rëndësishëm që ka lehtësuar së tepërmi marrjen e shërbimeve publike. Duke vlerësuar në tërësi faktorët, mendoj se caktimi i një kufiri minimal të banorëve, për ndërtimin e njësive vendore është i mundur, ndërkohë që kjo nuk do të ishte efektive në rastin e caktimit të kufirit maksimal të një numri banorësh. Në vlerësimin tim  , një kufi i tillë duhet të jetë orientues dhe jo fiks , në varësi të faktorëve të tjerë, veçanërisht, shtrirjes gjeografike. Kështu mendoj se një kufi i tillë  bie fjala, prej 10.000-15.000 banorë, duhet të jetë kufiri minimal për ndërtimin e njësisë së Qeverisjes Vendore.

Ajo që i kontribuon idesë së bashkimit të disa njësive vendore, me një numër të kufizuar banorësh pa cënuar marrjen e shërbimeve nga qytetarët, është parimi i subsidiaritetit. Referuar këtij parimi, njësia e qeverisjes vendore i transferon kompetencat për  marrjen e shërbimeve të domosdoshme nga qytetarët, duke ndërtuar njësi administrative apo zyra, me funksione të kufizuara vendimarrëse , që  japin këto shërbime për qytetarët. Model i zbatimit të parimit të subsidiaritetit është Bashkia e Tiranës, që ka një numër mbi 600.000 banorë dhe ka krijuar njësi administrative apo zyra, që japin shërbime në gjithë teritorin e bashkisë. Ky model është efektiv edhe në pikëpamje të partneritetit  me shoqërinë civile, pjesmarrjen  e qyetarëve në qeverisje dhe rritjen e nisiativës së tyre, nëpërmjet dhenies së mendimeve për përmirësimin e qeverisjes etj.

Dhe ajo që është shumë e rëndësishme në këtë reformë është se, organizimi i njësive të qeverisjes vendore si më sipër, do të krijonte mundësi për rritjen e kapaciteteve teknike dhe administrative të këtyre njësive dhe mbi këtë bazë krijimin e kushteve për decentralizimin e funksioneve të reja nga qeveria qëndrore të tilla si;  arsimi, shëndetësia, kontrolli i territorit etj shërbime të domosdoshme për qytetarin. Kështu do të ishte shumë e pëlqyeshme dhe efektive që krahas me ndërtimin e njësive të qeverisjes vendore si më sipër,  të transferoheshin edhe funksionet përkatëse duke rritur kështu shkallën e decentralizimit të qeverisjes vendore.

Qarku: Të jetë, apo mos të jetë…

Aktualisht Shqipëria ka 12 qarqe të cilat janë ndërtuar kryesisht mbi kriterin e teritorit/gjeografik. Popullsia e një qarku varion nga 58.000 në Gjirokatër në 760.000 në qarkun e Tiranës. Qarku si njësi e qeverisjes vendore është subjekt kushtetues  dhe është përcaktuar si  “njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore”. Ligji për vetëqeverisjen vendore i ka zhvilluar më tej funksionet e qarkut por duke i adresuar kësaj strukture edhe “çdo funksion tjetër i dhënë me ligj” si dhe “funksionet që i delegohen nga bashkitë sipas një marrëveshje të lidhur midis palëve” si dhe ato “kompetenca që i  delegohen nga pushteti qendror”.

Edhe kuadri ligjor  por edhe performanca e këtyre strukturave flasin për një veprimtari tejet të zbehtë dhe inefiçiente të strukturës së Qarkut. Funksionet dhe përgjegjësitë e Qarkut janë evazive dhe nuk nxitin përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien. Referuar raporteve vjetore  të disa qarqeve, të publikuara në faqen e tyre zyrtare, rezulton se veprimtaria e tyre  është reduktuar në angazhimin e zbatimit të ndonjë projekti të financuar nga donatorët dhe nuk evidentohet ndonjë veprimtari konkrete në zbatim të  funksionit tyre kushtetues. Ndërkohë mungesa e një kuadri ligjor specifik për qarkun , nuk ja mundëson kryerjen e funksioneve  për “ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale dhe harmonizimin e tyre me politikën shtetërore”.  Sado politika të hartojë qarku, ato mund të mbeten në letër, në se nuk kanë fuqi detyruese për bashkitë që i zbatojnë ato. Në ligjin për vetëqeverisjen vendore burimet e financimit të veprimtarisë qarkut , përveç transfertave qeveritare dhe kontributeve të bashkive, janë edhe taksat vendore. Në asnjë nga ligjet si për Financat e qeverisjes vendore ashtu edhe për taksat vendore, qarku nuk ka ndonjë taksë të dedikuar, duke mbetur tërësisht në varësi të bashkive dhe transfertave qeveritare.

Nga përvoja e vendeve të rajonit( Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Slloveni etj.)   rezulton  se qeverisja vendore për shkak të numrit të vogël të popullsisë është e ndërtuar vetëm me një nivel; bashki/qeverisje qëndrore, përjashtuar Serbisë e cila ka një të ashtuquajtur strukturë ndërmjetëse ( okrug ) e cila realisht nuk ka asnjë funksion, ose diçka më keq se qarku në vendin tonë.

Si përfundim, në këndvështrimin tim Qarku, ngjason më shumë me një Organizatë jo Qeveritare , se sa me një strukturë qeverisëse me një rol të përcaktuar qartë. Kësisoj në opinionin tim kjo strukturë duhet të suprimohet, si diçka e panevojshme dhe jo efektive. Disa prej funksioneve që lidhen me bashkërendimin e njësive të qeverisjes vendore dhe të politikave rajonale, mund t’i adresohen prefekturave dhe Shoqatës së bashkive.

Duke qenë i ndërgjegjshëm se suprimi i kësaj strukture, për shumë arsye nuk do të ndodhë  ( edhe për faktin se kjo do të kërkonte ndryshime kushtetuese) , atëherë do të sugjeroja për një reformim tërësor të kësaj strukture dhe konkretisht.

Numri i qarqeve duhet të reduktohet nga 12 të tilla në të paktën 10 syresh. Kështu është tërësisht e mundur që qarku Gjirokastër dhe ai i Kukësit të suprimohen pasi popullsia në këtëo qarqe është diçka më shumë se në një bashki mesatare.
Kryetari i Qarkut dhe këshilli i Qarkut të zgjidhen drejt për drejt nga populli, krahas bashkive. Kjo do tí jepte më shumë legjitimitet strukturës dhe më shumë përgjegjshmëri.
Të hartohet një ligj për funksionimin e qarqeve, ku të përcaktohen qartësisht funksionet e qarkut si një organ i qeverisjes vendore.
Ligji të përcaktojë qartë disa funksione dhe përgjegjësi të qarkut, krahas atyre të përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë si; hartimin dhe miratimin e strategjisë së zhvillimit rajonal; koordinimin e politikave dhe projekteve ndërbashkiake; menaxhimin e projekteve të financuar nga fonde rajonale; drejtimin dhe menaxhimin e emergjencave civile. Ligji duhet të përcaktojë gjithashtu se vendimet e Këshillit Qarkut duhet të kenë karakter detyrues për çështje rajonale.
Përgjegjësi të tjera në nivel rajonal mund të ndahen midis Qarkut dhe Qeverisjes qëndrore, si ato që kanë të bëjnë me drejtoritë rajonale për arsimin, shëndetësinë, shërbimet sociale, kulturën, burimet ujore, mjedisin etj.
Ligji duhet të përcaktojë qartë edhe burimet e financimit të qarkut, ku përveç të tjerave si burim mund të jenë edhe disa taksa lokale, si ajo e ndikimit në infrastrukturë, taksa e kalimit të pronësisë, taksa për nxjerrjen e materialeve inerte etj.Ndërkohë që kategori të tjera taksash mund të ndahen midis Qarkut dhe Bashkisë apo qarkut dhe qeverisë qëndrore në mënyrë proporcionale si; taksa për shfrytëzimin e burimeve natyrore, tarifa për përdorimin e plazheve, për hyrjen në parqe natyrore etj.

Ndarja territoriale  dhe vizatimi i një harte të re , e pa shoqëruar me ndryshime strukturore të funksioneve të  Njësive të Qeverisjes Vendore, do të ishte vetëm dështimi i radhës i saj, ndërkohë që kjo reformë, e projektuar dhe  e zbatuar mbi kritere shkencore, është e lidhur me një seri zhvillimesh me ndikim të rëndëishëm  në jetën social ekonomike  të të gjithë vendit.

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

By: El Be
6 February 2026 at 19:13

Kryetari i PD-së Sali Berisha sot në 6 shkurt ka zhvilluar takime me qytetarët në njësinë 8 dhe 10 në Tiranë.

Berisha u shpreh se qeveria e Ramës është antikombëtare. Sipas tij, shpresa e vetme e vendit është Partia Demokratike.

“Sot organizata kriminale voton kundër interesave jetike të qytetarëve shqiptarë. Kjo qeveri rrezikon të zhbëjë integrimin europian të Shqipërisë. Ju keni 13 vjet që sakrifikoni e që përçmoheni e nënvlerësoheni. Kjo është qeveri antishqiptare dhe duhet të ngrihemi për interesin kombëtar. Enver Hoxha ishte gjakësor, kishte kryer krime monstruoze e nuk e lëshonte karrigen e tij. Kurse sot, Edi Rama edhe BE-në do që ta shkëpusë, për interesin e tij dhe për karrigen personale.  Në këtë situatë shpresa e vetme jemi ne. Kjo qeveri nuk ka fituar zgjedhjet, por ka fituar farsa”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se kjo qeveri di vetëm të plaçkisë dhe asgjë tjetër. Ai shtoi se PD-ja është shpresa e vetme e shqiptarëve, që gjërat të ndryshojnë në vend.

“Kjo qeveri di vetëm të plaçkisë. Ne jemi në misionin më të rëndësishëm që kemi pasur që nga viti 1991 e deri më sot. Është misioni më i vështirë, por më i sigurti drejt fitores. Kur menduan se na arkivuan në histori, ne u ngritëm dhe jemi sot forca politika e dytë me këto përmasa. Në Europë, më e fuqishme se ne është partia Fidesz në Hungari dhe pastaj jemi ne. Ju kemi qëndruar të vërtetave, që e kanë bërë këtë parti të pamposhtur. Pati parti të tjera në zgjedhjet e fundit dhe prapë ne u votuam më shumë nga partitë opozitare. Kjo do të thotë se shpresën shqiptarët e kanë tek ne. Shpresa është Partia Demokratike e Shqipërisë, është opozita shqiptare. Jemi në rrethana të tilla që vota kthehet në drogë e krim, jemi në rrethana ku miliardat e vjedhura kthehen në votë. Ne jemi tashmë në kilometrin e fundit. Vijmë në këtë kilometër të fundit, pasi kemi faktuar se Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë”, deklaroi ai.

Berisha përmendi sërish protestën e 10 shkurtit, duke thënë se do jetë dita e kryengritjes paqësore të Partisë Demokratike.

“Kjo betejë nuk është betejë për një parti, është betejë për ekzistencën e kombit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundoi Berisha.

 

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

By: El Be
6 February 2026 at 19:06

Këshilli i Ministrave ka miratuar hartat e zonave që shpallen si prioritare për zhvillim në kuadër të “Paketës së Maleve”, një nismë që synon të gjallërojë ekonominë malore, industrinë dhe turizmin në disa bashki të vendit.

Zonat e përfshira

Në Krujë, zona të gjera si Barkanesh, Dane–Fushë Madhe, Bojë, Cudhi, Mali i Krujës, Fushë-Krujë, Nikël, Bubq, Halil, Virjon, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj, pjesë e njësive administrative Fushë-Krujë dhe Nikël shpallen me përparësi zhvillimi.

Në Maliq përfshihen fshatra të njësive Maliq, Libonik, Pirg, Vreshtas, Pojan, Moglicë dhe Gorë, duke krijuar një hartë të gjerë të zonave malore me potencial ekonomik.

Në Vorë, fshatrat Gërdec, Marikaj, Kuç, Palaq dhe Prezë shpallen si prioritare për zhvillim.

Vendimet e qeverisë do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekt të menjëhershëm për vitin 2026.

Vendimi

SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN  E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të   ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Krujë të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, zonat Barkanesh, Dane – Fushë Madhe, Bojë, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1258.65 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë pikë gjashtëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.2, njësia administrative Cudhi, me sipërfaqe 7712.62 (shtatë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.3, zonat Picërragë, Brret, Gjyre, Abaze, Krastë, Mali i Krujës, pjesë e njësisë administrative Krujë, me sipërfaqe 1917.76 (një mijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ç) Zona nr.4, zonat Halil, Virjon, Nikël, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj, pjesë e njësive administrative Fushë-Krujë dhe Nikël, me sipërfaqe 2424.28 (dy mijë e katërqind e njëzet e katër pikë njëzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

d) Zona nr.5, zonat Budull, Bubq, Mazhë-Madhe, Mallkuç, pjesë e njësisë administrative Bubq, me sipërfaqe 1920.2 (një mijë e nëntëqind e njëzet pikë dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALIQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të     ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Maliq të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1600.26 (një mijë e gjashtëqind pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin  KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.1/1, njësia administrative Maliq (qendër), fshatrat Kolanec, Plovisht, Goce, Bickë, Gjyras; njësia administrative Libonik, fshatrat Libonik, Pocestë, Klocë, Vloçisht, Symiz, Zboq, Beras, Kembëthekër, Shkozë; njësia administrative Pirg, fshatrat Sovjan, Gurishtë, Pirg, Leminot, Shqitas, Kakaç, Veliternë, me sipërfaqe 1074.69 (një mijë e shtatëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.2, njësia administrative Vreshtas dhe njësia administrative Pojan, ku përfshihen fshatrat: Podgorie, Bregas, Vreshtas, Shëngjergj, Zvezdë, Burimas, Zëmblak dhe Plasë, me sipërfaqe 1775.48 (një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ç) Zona nr.3, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 62.92 (gjashtëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

d) Zona nr.4, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 38.25 (tridhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

dh) Zona nr.5, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 138.18 (njëqind e tridhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

e) Zona nr.6, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 145.16 (njëqind e dyzet e pesë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

ë) Zona nr.7, që përfshin territor të njësisë administrative Moglicë, me sipërfaqe 443.41 (katërqind e dyzet e tre pikë dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

f) Zona nr.8, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 55.96 (pesëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

g) Zona nr.9, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 62.26 (gjashtëdhjetë e dy pikë njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

gj) Zona nr.10, që përfshin territor të njësisë administrative Gorë, me sipërfaqe 864.66 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN   E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË VORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të  ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vorë të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zonat nr.1 dhe nr.2, fshati Gërdec, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe, përkatësisht, 13.92 (trembëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) ha dhe 34.04 (tridhjetë e katër pikë zero katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

b) Zona nr.3, fshati Marikaj, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 32.84 (tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

c) Zona nr.4, fshati Kuç, njësia administrative Vorë, me sipërfaqe 21.29 (njëzet e një pikë njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

ç) Zona nr.5, fshati Palaq, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe 3.27 (tre pikë njëzet e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;

d) Zonat nr.6 dhe nr.7, fshati Prezë, njësia administrative Prezë, me sipërfaqe, përkatësisht, 8.99 (tetë pikë nëntëdhjetë e nëntë) ha dhe 11.95 (njëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

By: E S
6 February 2026 at 19:04

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, tha në Balkan Update se qeveria ka miratuar dhe depozituar në Kuvend projektligjin për amnisti, në bashkëpunim dhe me dakordësinë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Posaçme.

Ai theksoi se amnistia është një akt human dhe pjesë e një politike të re penale, që synon t’u japë një mundësi të dytë qytetarëve dhe lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian. Sipas ministrit, do të ndërmerret edhe një reformë urgjente e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa paraburgimi i tejzgjatur nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme.

“Në përfundim të vitit të shkuar, qeveria shfaqi vullnetin për të kryer amnistinë, së bashku me institucione si Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme, ku morëm dakordësinë e tyre. U miratua sot ky akt, duke bërë edhe depozitimin në Kuvend.

Është e rëndësishme të kemi sa më parë shqyrtimin në procedurën parlamentare për këtë dokument të rëndësishëm, duke marrë parasysh kategorinë e personave që përfitojnë, për disa që kanë kryer shumicën e burgimit dhe për të tjerë të vijojë procedimi penal për vepra të vogla.

Ishte e nevojshme, përveçse një akt human, ku të kemi një amnisti që tregon një qasje të re penale për të dhënë një mundësi të dytë për qytetarët, një politikë e re penale që lidhet me frymën për të ecur në integrimin europian, që ecën paralelisht me reformimin e sistemit të drejtësisë.

Do të ketë një reformë urgjente të Kodit të Procedurës Penale për ta përafruar me BE-në. Ne kemi pasur një konferencë të nivelit të lartë me magjistratë të nderuar, ku u theksua me shqetësim se situata në Shqipëri meriton një vëmendje të shtuar për të garantuar më shumë mbrojtje dhe qartësi.

Paraburgimi i tejzgjatur dhe i tepruar nuk mund të ketë vend në Shqipërinë e sotme”.

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

By: E S
6 February 2026 at 17:54

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të mbajtura në Oman, kanë përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje konkrete, por të dyja palët kanë dhënë sinjale se dialogu do të vazhdojë. Takimi u zhvillua në kryeqytetin Muskat, në një kohë tensionesh të larta që kanë rritur frikën për një përplasje ushtarake mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke folur pas takimit në televizionin shtetëror, tha se negociatorët do të kthehen në vendet e tyre për konsultime të mëtejshme. Ai theksoi se, megjithëse nuk u arrit ndonjë marrëveshje, bisedimet përbëjnë një fillim të mirë dhe një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve.

Sipas Iranit, bisedimet ishin të kufizuara vetëm në çështjen e programit bërthamor. Nga ana tjetër, SHBA-ja ka kërkuar që diskutimet të përfshijnë edhe programin e raketave balistike të Iranit, si dhe mbështetjen që Teherani i jep grupeve të armatosura në rajon. Këto dallime në qëndrime ishin një nga arsyet kryesore pse takimi përfundoi pa një marrëveshje.

Autoritetet e Omanit konfirmuan se ministri i Jashtëm i këtij vendi zhvilloi takime të ndara me përfaqësuesit iranianë dhe amerikanë, përfshirë të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, i dërguar i Presidentit Donald Trump. Sipas njoftimit zyrtar, konsultimet u fokusuan në krijimin e kushteve për rifillimin e negociatave diplomatike dhe teknike në të ardhmen.

Takimi në Oman erdhi pas dështimit të raundit të fundit të bisedimeve për programin bërthamor iranian, të planifikuara për qershorin e vitit të kaluar, të cilat u ndërprenë pas një sulmi të papritur të Izraelit ndaj Iranit. Që prej asaj kohe, tensionet janë përshkallëzuar ndjeshëm, me presidentin amerikan Donald Trump që ka kërcënuar disa herë me sulme ushtarake ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

SHBA-ja ka rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar mijëra trupa shtesë, anije luftarake, një aeroplanmbajtëse dhe avionë luftarakë. Irani, nga ana e tij, ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet me forcë çdo sulmi, duke kërcënuar objektiva amerikane në rajon dhe Izraelin.

Situata e brendshme në Iran mbetet e tensionuar. Vendi është përballur me protesta të mëdha antiqeveritare, të nxitura nga kriza ekonomike dhe pakënaqësia ndaj udhëheqjes. Forcat e sigurisë kanë reaguar me dhunë, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë për mijëra viktima dhe dhjetëra mijëra të arrestuar. Kjo ka shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Teheranit dhe ka ndikuar në klimën e bisedimeve.

Programi bërthamor i Iranit mbetet pika kryesore e përplasjes me Perëndimin. Teherani këmbëngul se aktivitetet e tij bërthamore janë për qëllime paqësore dhe se ka të drejtën të pasurojë uranium brenda territorit të vet. SHBA-ja dhe Izraeli, ndërkohë, dyshojnë se Irani synon zhvillimin e armëve bërthamore dhe kërkojnë kufizime të forta.

Megjithëse takimi në Oman përfundoi pa marrëveshje, palët lanë të kuptohet se dialogu nuk është mbyllur. Për shumë vende të rajonit, vazhdimi i bisedimeve shihet si mënyra e vetme për të shmangur një konflikt më të gjerë, që do të sillte pasoja të rënda jo vetëm për Iranin dhe SHBA-në, por për gjithë Lindjen e Mesme. /BBC/

❌
❌