Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Java News

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

By: E S
24 December 2025 at 21:59

Adriatik Lapaj, kryetar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, më një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn, ka sqaruar arsyet pse nuk iu bashkua protestës së Partisë Demokratike, duke theksuar se kauza e tij dhe e aktivistëve të lëvizjes është më e gjerë se një protestë partiake.

“Lëvizja Shqipëria Bëhet si parti politike nuk është duke zhvilluar asnjë protestë. Protesta që unë jam i angazhuar, aktivistë të Lëvizjes Shqipëria Bëhet janë bashkuar apo qytetarë është një protestë që shkon përtej gardhit të partisë sonë. Ne nuk kërkojmë monopolin e protestës politikisht. E dyta për të mos vendosur asnjë gardh ndaj palëve të tjera duke i lënë të gjithëve mundësinë për të qenë këtu dhe për t’u angazhuar si qytetarë”, tha Lapaj.

Sipas tij, momenti aktual nuk është për rritjen e partive apo për fitoren e pushtetit, por për çlirimin e vendit.

“PD duhet të kuptojë që koha për të rritur partinë apo për të fituar qeverinë nuk është tani. Tani është momenti që na duhet të çlirojmë Shqipërinë. Na duhet të krijojmë një forcë të madhe popullore që shkon përtej gardhit të një partie apo një tjetre,” u shpreh ai.

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

By: E S
24 December 2025 at 21:51

Ukraina po përjeton një valë të re sulmesh ruse, ndërsa mijëra qytetarë do të kalojnë Krishtlindjet në të ftohtë dhe errësirë.

Të hënën në mbrëmje, një sulm me 635 dronë dhe 38 raketa ka goditur qytete të ndryshme, duke vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, dhe duke plagosur 12 të tjerë. Sulmet kanë synuar kryesisht rrjetin elektrik, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji dhe detyruar tre centralet bërthamore ukrainase të ulin prodhimin.

Sipas autoriteteve, goditjet kanë prekur edhe gjeneratorët termikë të kompanisë DTEK, të cilët janë sulmuar për herë të shtatë brenda dy muajve, duke shkaktuar errësirë totale në provincat Rivne, Ternopil dhe Khmelnytskyi, si dhe në disa lagje të Kievit. Furnizimi me ujë dhe ngrohja janë ndërprerë, ndërsa aktiviteti i çelikuarës Zaporizhstal është pezulluar.

Nga Moska, Ministria e Mbrojtjes e ka përshkruar këtë sulm si hakmarrje ndaj “sulmave terroriste të Ukrainës ndaj objekteve civile në Rusi”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin si “bombardim para Krishtlindjes, një akt që synon të shkaktojë terror tek qytetarët”.

Në front, Kremlini ka rritur përpjekjet për të marrë kontrollin e Donetskut. Forcat ruse kanë pushtuar qytetin Siversk, ndërsa ukrainasit tërheqën presidiumin e fundit për të shmangur humbjen e panevojshme të jetëve. Siversk, me rreth 10 mijë banorë para pushtimit, është shkatërruar thuajse tërësisht. Luftimet vazhdojnë në fshatin Sviato-Pokrovske dhe në zonat përreth Donetskut, ku Moska përdor superioritetin numerik dhe bombardime ajrore për të depërtuar në mbrojtjet ukrainase.

Sulmet ruse janë zhvilluar gjithashtu kundër Kharkiv, Sumy dhe Zaporizhzhia, me qëllim të pengojnë transferimin e trupave ukrainase dhe të rrisin presionin në vijën e frontit. Komandantët rusë nuk po marrin parasysh humbjet civile, duke e konsideruar suksesin strategjik si prioritet kryesor.

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

By: E S
24 December 2025 at 21:44

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit.

“Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të madhe opozitës ia ka dhënë “non grata”, PD-ja u përça dhe kjo e dëmtoi më rëndë”, tha Tafani.

Por, sipas tij, PS-ja ka marrë goditje shumë të fortë para fushatës sepse “iu hoq Erion Veliaj nga Tirana”.

“Erion Veliaj ka ndjekur gjithë fushatën në Tiranë. Pra, PS në Tiranë është goditur jashtëzakonisht fort para fushatës. Po të jetë për goditje në këtë fushatë, më shumë ka marrë PS-ja sesa PD-ja”, theksoi Tafani.

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

By: E S
24 December 2025 at 21:36

Nga studio e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-deputeti Lefter Maliqi i ka paralajmëruar prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi, që të ketë kujdes nga ndonjë kurth, sipas tij, i kryeministrit Rama.

“Po i bëj një thirrje publike prokurorit Dritan Prençi. Meqënëse Rama është kreu i mafies, të ruhet në një kombinacion, ndonjë kurth që mund t’i bëjë ky me banditë për ta denigruar si prokuror, se ka filluar luftën. Duhet të ruhet edhe jetën sigurisht që ta ruajë, por duhet të ruhet edhe vetë se çfarë nuk pret nga ky njeri për ta denegruar”, deklaroi Maliqi Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në cilësinë e ish-drejtorit të policisë Maliqi tha se janë të njohura mënyrat se si vepron krimi i organizuar për të diskredituar kundërshtarët.

I pyetur nëse ka informacion për një paralajmërim të tillë apo indicie Maliqi u përgjigj: “Kam qenë oficer policie i mirëfilltë që 25 vjeç kanë drejtuar komisariate dhe njoh çfarë bën krimi, çfarë kombinacionesh bëjnë, çfarë kurthesh bëjnë për ta denigruar siç ka denegruar he luftën brenda llojit.

Indicie ka, por që unë vetë jam i bindur që çarë nuk pret nga ky njeri me fjalë ky që thoshte koka të njëri-tjetrit kriminelëve, koka të njëri-tjetrit brenda grupit të Rilindjes, ky është i lidhur koka e këmbë me krimin dhe ky është peng i krimit”, tha Maliqi.

Sipas tij, kjo situatë mund të ndryshojë vetëm përmes presionit ndërkombëtar ose protestave të qëndrueshme.

“Ky nuk rrëzohet. Këtë o e rrëzon Amerika o e rrëzon protesta të qëndrueshme”, theksoi ai.

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

By: E S
24 December 2025 at 21:27

Në prag të Krishtlindjeve dhe zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një kartolinë urimi ku shprehet mbështetja për fëmijët dhe pensionistët ai deklaron se fitorja e 28 dhjetorit do të pasohet menjëherë nga mbështetja për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijët dhe pensionistët.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, ndërsa me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët, sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët,” u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se, ashtu si çdo vit, edhe këtë fundvit Qeveria ka vendosur të mbështesë fëmijët dhe pensionistët me shtesat prej 100 eurosh. Sipas Kurtit, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosvotimi i buxhetit nga opozita, Qeveria ka arritur të sigurojë fondet e nevojshme.

“Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, por kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të procedojmë mbështetjen e fundvitit para natës së Vitit të Ri”, theksoi Kurti, i cili e mbyll postimin me urimin për qytetarët.

“Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

By: E S
24 December 2025 at 21:18

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, sipas tij nga Ilir Proda, drejtori i Policisë së Shtetit.

Bardhi, në një mesazh në rrjetin social facebook shkruan se Proda vepron me porosi të grupeve kriminale dhe rrëmbimi i protestuesve u bë vetëm se ata ngritën zërin.

Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë.

Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu”, shkruan Bardhi.

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

By: E S
24 December 2025 at 21:09

Teksa nuk kishte marrë ende detyrën nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, kreu i ri i SPAK, Klodian Braho u përball me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë teksa shkoi në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të kërkuar leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Detyrën përmes një ceremonie e mori tre ditë më pas. Në një prononcim për Birn ai tregon se kush do të jenë prioritetet në drejtimin e SPAK, institucionit që ka besueshmërinë më të lartë dhe të mbështetur fort si nga SHBA-ja ashtu edhe nga BE-ja.

Braho tha se planifikon “të garantojë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe që të gjithë të jenë të barabartë para tij”.

“Do të përqendrohemi në çështjet aktuale dhe do të vijojmë hetimet e thelluara, përfshirë analizën e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe konfiskimin e tyre. Një kusht i rëndësishëm për funksionimin e duhur të SPAK-ut është forcimi i pavarësisë dhe profesionalizmit të prokurorëve dhe hetuesve”, tha prokurori.

Braho, i cili mori detyrën më 19 dhjetor, shtoi se “do të punojmë gjithashtu për forcimin institucional të SPAK-ut dhe rritjen e kapaciteteve për mbledhjen dhe analizën e informacionit”.

“Qëllimi ynë është të rrisim besimin e publikut te drejtësia dhe këtë mund ta arrijmë vetëm duke vendosur standarde të larta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

By: Os De
24 December 2025 at 21:00

Gjatë një interviste në ‘Studio Live’ në Report TV, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të shkarkohet nga detyra e bashkë me të, duhet larguar edhe kryeministri Edi Rama. 

Qori u zotua për vazhdim të protestave kundër atij që ai e quajti “një sistem të kalbur”. 

“Kemi një ministre, të cilës i duhet hequr imuniteti dhe duhej shkarkuar. Për shkak të përgjegjësise së fortë të Ramës, ne mendojmë se Kuvendi duhet të shkarkonte edhe kryeministrin Rama. Sot Rama është i pushtetshëm sepse shoqëria nuk është ngritur mjaftueshëm në këmbë. Ne do të vazhdojmë të protestojmë në mënyrë periodike. Vend protesta jonë ka qenë Kuvendi i Shqipërisë, sepse mbart sovranitetin e popullit çdo 4 vjet. Prandaj ne jemi mbledhur aty, sepse duam t’u kërkojmë llogari deputetëve që të jenë të përgjegjshëm. ” tha Qori.  

Duke komentuar protestën e Partisë Demokratike të 22 dhjetorit dhe tubimet e planifikuara prej saj, Qori nënvizoi se ‘thirrësi i protestës duhet të ketë reputacionin moral për të qenë të besueshëm.’ 

Ai përjashtoi kategorikisht çdo bashkëpunim politik me Partinë Demokratike dhe figura të tjera si Adriatik Lapaj, duke deklaruar se “nuk bashkëpunon me të keqen”. 

“Më mirë humb sesa të kompromentohesh”, vazhdoi Qorri, duke u zotuar se do të vazhdojë betejën kundër oligarkëve dhe korrupsionit, e ofruar, sipas tij, një alternativë morale dhe politike “që nuk bashkëpunon me të keqen.” 

Pjesë e diskutimit në ‘Studio Live’ ishte edhe hetimi që Autoriteti i Konkurencës ka nisur dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban. Duke nënvizuar angazhimin e Lëvizjes Bashkë kundër këtij vendimi, Qori bëri thirrje për mbikqyrje më të fortë të tregut. 

“Shpresa. Al kanë qenë anëtarë të Këshillit Bashkiak në bashkinë Kamëz dhe ka konflikt interesi. Këta njerëz që ngrenë çmimin e biletës së autobuzit, marrin rrogë nga këshilli bashkiak por edhe nga firma që ka interes të rritet çmimi”, tha Qori duke nënvizuar se transporti publik është pronësi publike. 

 

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

By: Os De
24 December 2025 at 20:56

Përqendrimi i shpenzimeve publike në muajin dhjetor me gati një të katërtën e buxhetit është shndërruar në problem kronik.

Të dhënat e sotshme nga Ministria e Financave tregojnë se në përfundim të 11 mujorit shpenzimet buxhetor arritën në 638,6 miliardë lekë ose 77% e totalit vjetor. Në muajin dhjetor mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë që janë sa 23.5% e buxhetit total të këtij viti.

Bie ritmi i grumbullimit të të ardhurave

Në nëntor u grumbulluan 59,5 miliardë lekë me rritje vjetore 4% duke shfaqur ngadalësim. Për periudhën janar-nëntor 2025 të ardhurat totale arritën në rreth 687.7 miliardë lekë, një realizim në masën 99% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 39.7 miliardë lekë më shumë ose 6.1% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 453.2 miliardë lekë, 36.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 8.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në vlerën 218.2 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024, një realizim në masën 98.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore për vitin 2025.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën janar-nëntor 2025, janë 144.2 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 2.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën janar-nëntor 2025, janë realizuar në shumën 63.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 1.8 miliardë lekë, një realizim prej 95.7% kundrejt planit të periudhës janar-nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në vlerën 8.6 miliardë lekë, 455 milionë lekë ose 5.6% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 235 miliardë lekë, 27.5 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se periudha janar-nëntor 2024, dhe me realizim në shumën prej 2.3 miliardë lekë ose 3.7% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna për periudhën janar-nëntor 2025 janë në shumën 22.4 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 52.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë, ose 3% më shumë se periudha janar-nëntor 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën janar-nëntor 2025, janë në shumën 75.9 miliardë lekë, 15.8 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se periudha janar-nëntor 2024, si dhe 1.9 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani i periudhës janar-nëntor 2025.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 42.7 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 3.2% më shumë se janar-nëntori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 917 milionë lekë ose 2.2% më shumë se plani i periudhës.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën janar-nëntor 2025, u realizuan në shumën 163.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit të periudhës.

Shpenzimet, një e pesta e buxhetit në dhjetor

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 638.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 91% e planit të periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar rreth 11% më i lartë ose rreth 62.2 miliardë lekë më shumë.

Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 77.4% të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 76.8% e planit vjetor sipas Aktit Normativ Nr. 10, datë 08.10.2025.

Shpenzimet korente, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 561 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 9.5% më i lartë ose rreth 48.5 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente u realizuan në rreth 96% të planit vjetor.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 76.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 20% më i lartë ose rreth 12.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale u realizuan në rreth 65.2% të planit vjetor./ Monitor

VIDEO-Droni “fantazmë” testohet në Kinë/ Tjetër sukses, arrin shpejtësinë 925 km/orë, i padukshëm dhe..

By: Os De
24 December 2025 at 20:50

Kina ka ndërmarrë një tjetër hap vendimtar në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot të përparuara, duke përfunduar me sukses fluturimin e parë provë të CH-7.

Është një dron i padukshëm me shpejtësi të lartë, i aftë të arrijë 925 kilometra në orë, i cili konsiderohet si një nga programet më ambicioze të zbulimit ajror të vendit.

Sipas mediave shtetërore kineze, fluturimi u zhvillua në një aeroport në veriperëndim të vendit dhe kishte për qëllim kryesisht konfirmimin e projektimit dhe funksionimit aerodinamik të sistemeve të kontrollit. Rezultatet u konsideruan plotësisht të suksesshme, duke hapur rrugën për fazat e ardhshme të testimit.

CH-7 kaloi të gjitha testet bazë

Siç raportohet nga gazeta Global Times, CH-7 përfundoi me sukses taksin autonom, ngritjen dhe uljen, si dhe kontrollin e qëndrimit dhe respektimin e trajektores së planifikuar. Të dhënat e fluturimit përputheshin me simulimet dhe parashikimet fillestare të inxhinierëve, gjë që konsiderohet thelbësore për besueshmërinë e programit.

Ky sukses forcon pozicionin e Kinës në fushën e dronëve me rreze të gjatë veprimi, ku konkurrenca me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera ushtarake është e fortë.

I projektuar për lartësi, autonomi dhe… padukshmëri

CH-7 ka një formë të pastër aerodinamike me një plan të vetëm, një zgjedhje që favorizon vëzhgueshmërinë e ulët nga radari dhe efikasitetin e lartë aerodinamik. Është projektuar për fluturime në lartësi të madhe dhe me kohëzgjatje të gjatë, duke mbajtur sisteme të përparuara zbulimi dhe mbikëqyrjeje.

droni kinez

Droni përfshin materiale speciale që thithin valët e radios së radarit në pikat kritike të anijes, duke zvogëluar ndjeshëm mundësinë e zbulimit të tij.

Nga toka në det

Sipas vlerësimeve, CH-7 mund të përdoret për mbikëqyrje të fushëbetejës, zbulim strategjik dhe mbikëqyrje të gjerë ajrore dhe detare. Aftësitë e tij përfshijnë madje edhe zbulimin e anijeve të mëdha në distanca të gjata, një element kritik për ekuilibrat gjeopolitikë.

Pavarësisht karakteristikave të tij të përparuara, analistët kinezë theksojnë se dizajni i tij aerodinamik nuk e bën atë të përshtatshëm për një rol “ndihmës krahu”, domethënë për të fluturuar përkrah avionëve luftarakë, siç është rasti me dronët e tjerë të gjeneratës së re.

“Rivali kinez” i RQ-180

CH-7 shpesh krahasohet me dronin amerikan RQ-180 nga Northrop Grumman, gjithashtu një dron i padukshëm, i cili vlerësohet të ketë qenë në përdorim operacional që nga mesi i viteve 2010.

Ky krahasim nxjerr në pah ambicien e Kinës për të kapërcyer hendekun teknologjik dhe për të pretenduar një rol udhëheqës në fushën e zbulimit ajror.

Ngjarja tragjike/ Pak muaj më parë i vdiq foshnja, 34-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se…

By: Os De
24 December 2025 at 19:56

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje në Skoci, ku një nënë ka ndërruar jetë vetëm disa muaj pasi humbi vajzën e saj gjashtëmuajshe.

Paula Edgar, 34 vjeçe, mbeti e shkatërruar emocionalisht pasi vajza e saj e vogël, Pixie, ndërroi jetë papritur disa muaj më parë. Foshnja vdiq nga Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjës (SIDS), teksa Paula po e lante në shtëpinë e tyre.

Sipas ‘The Sun”, Paula kishte kaluar rreth 18 vite duke u përpjekur të bëhej nënë, përfshirë trajtime të fekondimit in vitro, përpara se të mbetej shtatzënë vetëm disa muaj para Krishtlindjeve të vitit 2024. Familjarët e përshkruan Pixie-n si një “foshnjë mrekulli”, e cila ishte e gjithë bota për ta.

Pas humbjes së vajzës, gjendja shëndetësore e Paulës u përkeqësua. Ajo filloi të pësonte kriza epileptike, të shkaktuara nga dy tumore në tru. Tragjikisht, Paula ndërroi jetë në muajin nëntor, megjithëse shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.

Nëna e saj, Diane ka treguar se e bija ishte një person plot gëzim dhe dashuri për jetën.

“E gjitha kjo u zhduk kur Pixie vdiq. Ajo u bë një hije e vetes,” u shpreh ajo.

Diane shtoi se Krishtlindjet do të jenë veçanërisht të dhimbshme pa vajzën dhe mbesën e saj.

“Ajo ishte e dashur nga të gjithë dhe do të kujtohet për shpirtin e saj të jashtëzakonshëm dhe për ndikimin që pati te njerëzit përreth,” tha ajo.

Sulmi në Ibër-Lepenc, Albin Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

By: Os De
24 December 2025 at 19:48

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur sërish për sulmin terrorist në kanalin Ibër–Lepenc më 29 nëntor 2024, për të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj tre shtetasve serbë, dy prej të cilëve pjesëtarë të strukturave ilegale, të lidhur me institucionet e sigurisë së Serbisë. 

Kurti tha se i gjithë sulmi kishte për qëllim që Serbia ta paraqesë Kosovën si përgjegjëse, duke shtuar se Serbia ka gjeneruar qëllimisht tensione për të ruajtur pushtetin e brendshëm. 

“Sulmi në Ibër -Lepenc nuk ishte një akt i izoluar, por një përpjekje e qëllimshme e Serbisë për sabotimin e Republikës së Kosovës në përmasa të gjera. Një element kyç është edhe fakti se ekspertiza ndërkombëtare forenzike konstaton që eksplozivi me të cilin është kryer sulmi terrorist i asaj nate është me origjinë ushtarake. Si aktakuza ashtu edhe të gjeturat e ekspertizës ndërkombëtare forenzike janë në linjë të plotë me vlerësimet fillestare të institucioneve tona të sigurisë të cilat i pata prezantuar një vit më parë në konferencë të jashtëzakonshme për media në Kryeministri”, ka shkruar Kurti. 

Kurti thotë se regjimi i Aleksandar Vuçiç, i përballur me një valë protestash në rritje që rrezikonin stabilitetin e tij politik, zgjodhi të godasë Kosovën duke tentuar të zhvendos krizën nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, duke futur Kosovën në kolaps energjetik dhe të krijonte pasiguri te qytetarët e komunave veriore. 

Më tej, Kurti thekson se sulmi ndaj kanalit të ujit në Varagë, Zubin Potok, ka ndikuar në ngurtësimin e reagimit qytetar në Serbi, duke ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave, dhe ky duket të ketë qenë qëllimi i dytë i pushtetit në Serbi. 

Ky grafik dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë sipas modeleve të vjetra të prodhimit të krizave, të ngjashme me praktikat e periudhës së Millosheviqit, duke gjeneruar qëllimisht tensione përreth saj për të ruajtur pushtetin e brendshëm. Metodat hibride ruse vazhdojnë të shërbejnë si një “doracak reference” për destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. 

Pas agresionit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës përbën një tjetër akt të kryer nga aktorë shtetërorë të Serbisë, në bashkëpunim me struktura para-shtetërore, përfshirë terroristin Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të rrjetit të tij kriminal-terrorist, nënvizon Kurti. 

“Kosova u bën thirrje partnerëve të saj ndërkombëtarë që këto zhvillime të mos trajtohen si incidente të izoluara sigurie, por të kuptohen si pjesë e një modeli sistematik të destabilizimit të sponsorizuar nga shteti, i cili rrezikon paqen e stabilitetin rajonal, rendin demokratik dhe arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Përgjegjësia për këto veprime tashmë është sqaruar; nevojiten sa më shpejt hapa konkretë sanksionues, për të parandaluar përsëritjen e tyre”, përfundon kryeministri i Kosovë, Albin Kurti. 

Prokuroria Speciale e Kosovës më 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviç, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit. 

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc nga institucionet e Kosovës u vlerësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia. Ibër-Lepenci furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës. 

Pas sulmit terrorist, ndërmarrja Ibër-Lepenc ndërpreu ujin për disa orë për termocentralet. Ndërprerje të ujit ka pasur edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Uji arriti në termocentrale vetëm pas mobilizimit dhe ndërhyrjes së shpejtë për sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc. 

 

 

Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

By: Os De
24 December 2025 at 19:40

Skandalet në Turqi nuk kanë fund. Pas atij të basteve vijnë edhe arrestimet për aktivitet kriminal. 

Menjëherë pas zbulimit të rastit të madh të basteve të paligjshme në futbollin e vendit, në të cilin janë të përfshirë lojtarë, gjyqtarë dhe zyrtarë, u njoftua se presidenti i Fenerbahçes, Sadetin Saran, u arrestua të mërkurën (24 dhjetor). 

Sigurisht, në këtë rast nuk lidhet me futbollin, por me një çështje droge, pasi Saran akuzohet për sigurimin e drogës dhe lehtësimin e përdorimit të saj. 

Lajmi për arrestimin e Saran, i cili u zgjodh president shtatorin e kaluar, u bë i ditur nga skuadra turke përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale. Ju kujtojmë se pak ditë më parë ai u thirr për të dëshmuar në çështjen për të cilën akuzohet. 

Njoftimi i Fenerbahçes: 

“Presidenti ynë, Sadetin Saran, u arrestua sonte në mbrëmje nga Komanda e Xhandarmërisë Provinciale nga Zyra Presidenciale e Fenerbahçes si pjesë e hetimit në vazhdim. 

Ky hetim është ende duke vazhduar dhe procesi po kryhet brenda kornizës së sundimit të ligjit, nën autoritetin dhe përgjegjësinë e autoriteteve përkatëse. Ne kemi besim të plotë se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë proces me logjikë dhe forcë të shëndoshë, ashtu siç ka bërë deri më tani.” 

Puna e kryer në përputhje me interesat e klubit tonë do të vazhdojë pa ndërprerje. Presidenti ynë do t’i lërë pas këto kohë të vështira dhe do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për klubin tonë. 

Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Şekip Mosturoğlu, anëtarët e bordit të drejtorëve, avokatët e klubit tonë dhe avokatët e presidentit tonë, Şandetin Şaran, po e shoqërojnë presidentin tonë gjatë gjithë këtij procesi. Me anë të kësaj informojmë publikun”, thuhet në deklaratën e ekipit”. 

 

 

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

By: Os De
24 December 2025 at 19:35

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara. 

Jan Emerick Rosyszewski, ambasador në Paris që nga viti 2022, u arrestua të martën me të mbërritur në Aeroportin Frederic Chopin të Varshavës dhe dha një deklaratë para hetuesve nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA), sipas gazetës online Goniec.pl. 

“Ministri (i Jashtëm) Radoslaw Sikorski ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyrat e tij derisa të sqarohen dyshimet” rreth përfshirjes së tij në këtë rast, tha një zëdhënës i ministrisë për agjencinë e lajmeve PAP. Ndërkohë, zëvendësi i Rociszewski-t, Wieslaw Tarka, po merr detyrën e kreut të misionit diplomatik të Polonisë në Paris. 

Përveç diplomatit, çështja përfshin zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ish-deputetë nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS). 

Të dyshuarit besohet se kanë marrë pjesë ose kanë përfituar nga dhënia e diplomave MBA (Master në Administrim Biznesi) nga një universitet privat i themeluar nga njëri prej tyre. Qëllimi ishte t’u mundësohej mbajtësve të këtyre diplomave të emëroheshin në pozicione kyçe në shërbimin publik. 

Ambasadori mohon çdo përfshirje në mashtrim. 

Sipas CV-së së tij zyrtare, ai studioi në Varshavë, Lublin, Poloni, dhe në Institutin e Studimeve Politike të Parisit, dhe zotëron një “MBA Ekzekutive”. Në të kaluarën, ai ka mbajtur pozicione të larta në shumë banka, kompani sigurimesh dhe shërbime financiare, duke përfshirë AXA dhe BNP Paribas. Ai ishte gjithashtu nënkryetar dhe më pas kryetar i bordit të drejtorëve të bankës polake PKO Bank Polski. 

 

Për ata që ëndërrojnë të vijnë në pushtet përmes drejtësisë

By: Mero Baze
24 December 2025 at 19:26
Nga Mero Baze
Kam parë disa herë postimet e Agron Shehaj dhe forcimin e qëndrimit të tij si një politikan i ri që beson se Edi Ramën e rrëzon vetëm SPAK. Është pozitive që një politikan ka qasje të jetë mbështetës i drejtësisë së re, pasi qysh prej fillimit këtu palët u ndanë: një palë u bë armike e drejtësisë, tjetra mbështetëse e saj, dhe të dyja palët po e pësojnë pavarësisht qëndrimeve të ndryshme. Natyrisht, më e dëmtuar është qeveria, pasi tani gjithë aktorët politikë më të rëndësishëm të qeverisë janë nën ndjekje penale. Disa me fakte, disa me hipoteza, të tjera me perceptime, por e vërteta e hidhur është se shumica e aktorëve politikë të Edi Ramës janë të akuzuar.

Në këtë prizëm, të bëhesh me drejtësinë është gjëja më e lehtë, por edhe më dembele për një politikan të ri. Qasja për të mbështetur drejtësinë duhet të jetë një qasje e gjithë klasës politike, duke mos e futur drejtësinë në kulisa politike dhe duke e lënë të bëjë punën e saj. Duke u ndarë në raport me drejtësinë – një palë duke sharë, tjetra duke e ndihmuar – e pastaj këta të rinjtë duke pritur që ajo të vrasë Berishën dhe Ramën që të fitojnë këta, e bën drejtësinë e re institucionin më të përdorur, madje më të keqpërdorur në vend.

Drejtësia e re duhet të jetë mbi palët dhe të çojë para ligjit gjithë ata që abuzojnë me të, por nuk është mekanizëm rrotacioni politik.

Një politikan i ri si Agroni e ka avantazh të qenit pro drejtësisë, meqë është i paprovuar në politikë, por kjo nuk duhet të jetë pro drejtësisë për këtë shkak, dhe aq më tepër të jetë me drejtësinë e re me shpresë se ajo do rrëzojë Edi Ramën.

Ky është një dëm që i bëhet drejtësisë së re, më i madh se akuzat që i bën Berisha dhe mërmëritjet e Edi Ramës kundër tyre, pasi nëse dy të parët flasin për probleme të drejtësisë me karriget e tyre politike, kjo qasje e Shehaj dhe ndonjë politikani tjetër të ri është më banale, pasi këta mendojnë se armiqtë duhet t’i vrasë drejtësia dhe këta të shkojnë me lugë në brez në pushtet.

Një pushtet i rrëzuar nga drejtësia nuk prodhon drejtësi dhe as politikë; prodhon kaos dhe një republikë të prokurorësh dhe maxhistratësh. Njeriu që përmbysi Republikën Italiane në fillim të viteve ’90, Antonio Di Pietro, përmes operacionit “Mani Pulite” dhe më vonë u bë edhe vetë politikan, sot ndihet njeriu i përbuzur në Itali dhe tani po kalon pleqërinë në një bujtinë, duke reflektuar si e bëri Italinë më të keqe, duke menduar se po vendoste drejtësi duke bërë politikë. Ai ishte dhe mbetet një njeri i ndershëm, por dëmi që bëri duke e kthyer drejtësinë në operacion ndëshkimor politik e mbajti të destabilizuar gjatë Italinë dhe nuk bëri dot një drejtësi më të mirë.

Ndaj kjo qasje e mbështetjes politike ndaj drejtësisë së re, me shpresë se rrotacioni do kryhet përmes drejtësisë, është një keqpërdorim i madh i drejtësisë.

Nëse rrotacioni në vend vjen nga fakti se Dumani apo Braho dhe shokët e tyre arrestojnë gjithë qeverinë dhe gjithë zyrtarët e lartë, në pushtet nuk vjen as opozita dhe as Agroni si duarfërkues i këtij operacioni. Në pushtet vijnë Altin Dumani dhe Klodian Braho, madje edhe mund të votohen në rast të ndonjë “revolucioni juridik”, meqë s’kemi emër tjetër si ta quajmë. Ata që rrëzohen nga drejtësia për arsye politike, kanë më shumë arsye politike se drejtësia të bëjë betejë me ta dhe t’ua shkatërrojë të ardhmen republikës.

Ndaj duhet ta mbajmë larg drejtësinë e re nga fryma e ndëshkimit dhe përdorimit të saj për rrotacion politik.

Politikanët e rinj janë fatlumë që janë të lirë të mbështesin drejtësinë e re, meqë janë një parti, një kryetar dhe nuk kanë kë të arrestojnë. Por që të marrin pushtetin duhet të bëjnë parti, pasi ata që rrëzohen nga drejtësia, nuk e shikojnë shpëtimin te ata që presin të vijnë në pushtet nga drejtësia. Kush fiton nga shpata, nga shpata vdes, dhe kush mendon se në pushtet shkon nga përmbysja e pushtetit përmes drejtësisë, ikën po prej saj. Pasi në pushtet pa sukses nuk janë politikanët, por prokurorët – nuk janë ata që marrin vota, por ata që shpërfillin ligjin, pasi janë të vetmit njerëz të paprekshëm të republikës. Dhe ne po e përjetojmë fazën e parë të këtij “revolucioni juridik”.

Së paku, Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj i kërkojnë gjykatës: “Na jep kompjuter të lexojmë dosje, se na lejon ligji,” dhe gjykata thotë: “Nuk ua jap.” Çfarë është kjo? Republikë e ligjit? Si nuk i jep kompjuter të lexojë dosjen, pasi e ke dënuar, ndërkohë që ligji ia jep? Kush je ti që del mbi ligjin dhe për çfarë shteti ligjor flet pastaj? Në këtë fazë kemi hyrë. Prokurorët nuk pyesin më për prova, gjykata nuk pyet më për ligjin, dhe të gjithë ata që duan të marrin pushtetin shpresojnë se pasi kjo kastë prokurorësh dhe gjyqtarësh të shtrijnë për tokë qeverinë, do t’u thonë këtyre: “Bujrum, tani merreni ju.” Nuk ka për të ndodhur. E duan për vete. Ose minimumi: për të vënë nën vete këdo që të jetë në pushtet.

Spartak Ngjela: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as..

By: Os De
24 December 2025 at 19:24

Opozita nuk ka ide të reja, kanë akoma kryetar Berishën që nga 1992. Kështu ka deklaruar avokati Spartak Ngjela, teksa komentoi situatën aktuale në opozitë. 

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv ai tha se pushteti i mazhorancës nuk rrezikohet, pasi opozita nuk ka figura që mund ta sfidojnë atë. 

‘Unë nga opozita nuk sheh ide të reja, ata kanë akoma kryetar atë të ‘92, kjo tregon se nuk bie mazhoranca sepse opozita nuk ka figura, kanë akoma figurën e vitit 1992. Politika nuk është dëshira e njërit apo tjetrit. Keni parë ju në perëndim që të humbasësh 4 herë zgjedhjet dhe të jesh në parti akoma. Kurse mazhorancën e ka zgjedhur populli shqiptarë’, tha ai. 

Ngjela foli edhe për protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike pak ditë më parë para Kryeministrisë. 

‘PD bëri protestë dhe pastaj ikën në shtëpi, atje ishin rreth 3 mijë veta. Po protestë mund të bëjë çdo parti. Pyetja është e influencon kjo për të krijuar një krizë qeveritare, pastaj kjo është gjë tjetër. Kriza qeveritare vjen me numrin në parlament, PS ka 83’, tha ai. 

Avokati komentoi rolin e SPAK në hetimin e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar se aferat e mëdha janë në dorë të SPAK, jo të partive politike. 

‘Aferat i ka SPAK në dorë, nuk i kanë partitë. Partitë mund të gënjejnë gjithë ditën. Partitë s’kanë forcë ekzekutive. Nuk mund të flas për krime me gjuhën e Saliut, unë njoh SPAK-un dhe atë se drejtojmë ne. Shpresën e kemi tek SPAK. E ka thënë presidenti amerikan SPAK është për eleminimin e korrupsionit në Shqipëri, kemi nën hetim zv-kryeministër, ish- ministra. Pak ka bërë SPAK? Të gjithë ata nën akuzë vështirë se shpëtojnë. Të shohim kur të nisin gjyqet. SPAK nuk e drejtojmë ne atje ka ekspertë ndërkombëtarë’, tha ai. 

 

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

By: Os De
24 December 2025 at 19:17

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të animuar me tone satirike, ku presidenti Donald Trump shfaqet duke lexuar një listë emigrantësh që pritet të dëbohen, nën shoqërimin e muzikës lounge. 

Videoja, me një kohëzgjatje gati 18 minuta, është prezantuar me mbishkrimin: “Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit, më e keqja nga më të këqijat, versioni Lo-fi.” 

Në përshkrimin e videos theksohet fraza “Jo qymyr. Vetëm dëbim”, një referencë ironike ndaj traditës së Babagjyshit që u dhuron qymyr fëmijëve të pabindur në vend të dhuratave. 

Sipas mediave, emrat e emigrantëve që shfaqen në listë, së bashku me shkeljet e supozuara që kanë kryer, dyshohet se mund të jenë realë, çka ka nxitur reagime dhe debate mbi përmbajtjen dhe mesazhin e videos së publikuar nga institucioni amerikan. 

BREAKING: Santa's Naughty List — the WORST of the worst, Lo-fi edition.

No coal. Just deportation. https://t.co/5SWVxgvZx1

— The White House (@WhiteHouse) December 23, 2025

 

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

By: Os De
24 December 2025 at 19:10

Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash. 

Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë një numër të madh automjetesh që ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.  

Një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore. 

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

By: Os De
24 December 2025 at 19:03

Dy oficerë të policisë rrugore ruse kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe gjatë një operacioni policor. 

Sipas autoriteteve hetuese, bomba shpërtheu në momentin kur oficerët po përpiqeshin të arrestonin një person të dyshuar në një automjet. 

Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg vendit ku, dy ditë më parë, një shpërthim vrau gjeneralin rus Sarvarov. Autoritetet ruse po shqyrtojnë mundësinë që të dy incidentet të jenë të lidhura mes tyre. 

Kremlini ka hedhur dyshime se shërbimet sekrete të Kievit mund të kenë qenë të përfshira në atentatin ndaj gjeneralit Savrov, megjithëse nga pala ukrainase nuk ka pasur një reagim zyrtar. 

Hetimet për të dyja ngjarjet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet ruse kanë rritur masat e sigurisë në zonë. 

 

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

By: Os De
24 December 2025 at 18:56

Ndërsa Italia, Greqia dhe vende të tjera në Evropë janë të alarmuara nga varianti K i virusit të gripit AH3N2, edhe në Shqipëri vijon të shihet një rritje e numrit të infeksioneve respiratorë. 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së fundit janë raportuar 13,500 raste, por numri i të infektuarve pritet të jetë më i lartë, pasi jo të gjithë shkojnë tek mjeku. 

“Nga 12,000 raste javën e kaluar, këtë javë kemi 13,500, pra ka një rritje,” u shpreh doktoresha Rovena Daja. 

Varianti K i virusit të gripit ende nuk është izoluar në laborator, por ardhja e emigrantëve dhe lëvizjet e shumta për Krishtlindje dhe festat e fundvitit nuk e përjashtojnë praninë e tij në vendin tonë. 

Ky situatë ka sjellë një rritje të numrit të pacientëve në spitale, disa me komplikacione më të rënda. 

Për këtë arsye, epidemiologët këshillojnë, përveç vaksinimit, edhe përdorimin e maskave: 

“Nuk ka vend për panik, por personat me sëmundje kronike, mbi 65 vjeç, si dhe të vegjlit duhet të vaksinohen dhe të mbajnë maska. Jemi lodhur nga maskat, por ato na mbrojnë nga gripi, RSV dhe COVID,” tha doktoresha Rovena Daja. 

Komplikacionet e variantit të ri të gripit duket se kanë ndikuar në qasjen e shqiptarëve ndaj vaksinave. 

Ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje për vaksinim, pasi kjo frenon shtrimet në spital dhe ndihmon që gripi të kalojë me simptoma të lehta. 

❌
❌