Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Java News

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

By: A R
9 February 2026 at 14:52

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se duhet “një vatër para Kryeministrisë”.

“Do të doja shumë që një vatër të qëndronte para Kryeministrisë, siç qëndruam 333 ditë tek rrugica e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD-së, mund të krijohet një vatër për të qëndruar para Kryeministrisë në mënyrë të pandërprerë”, tha Hoxha.

“Së dyti, protestë në çdo rreth. Nuk ka hall vetëm Tirana. Ka hall Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Shkodra, Saranda, Tropoja, Kukësi e gjithë Shqipëria. Mendoj që protesta duhet të jetë pak më masive. Zoti Lapaj nuk ka arritur te masiviteti. Mendoj që janë pak njerëz aty. Do duhet të jenë më shumë. Ne kemi mbajtur 90 ditë çadër para Kryeministrisë. Ne kemi mbajtur 333 ditë rezistencë tek rrugica e banesës së Sali Berishës. Opozita i ka mjetet, mundësitë dhe njerëzit për t’i motivuar që aty të qëndrojnë në mënyrë konstante dhe të bëjnë rezistencë”, shtoi Hoxha.

Sipas tij, “qëndrimi konstant kërkon ca kushte dhe duhet parë mundësia për t’i krijuar këto kushte”.

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

By: A R
9 February 2026 at 14:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 10 shkurt. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se dita e protestës është “dita e qytetarëve”.

Ndaj dhe ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria, ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës në kryengritjen paqësore, t’i faktojmë kombit, Europës dhe botës se ne nuk mposhtemi kurrë nga një grusht hajdutësh që nuk kanë interesa të tjera përveç interesave të pasurimit të tyre”, u shpreh ai.

Ndalur te vizita që kryeministri Edi Rama pritet  të zhvillojë sot në Bruksel, Berisha e akuzoi kreun e qeverise se do të  “shkelmojë interesat e çdo shqiptari”. Ai theksoi se integrimi evropian është rruga e vetme për liri, ndërsa akuzoi qeverinë për regres.

Ne besojmë se kjo është rruga e interesit maksimal të shqiptarëve për t’u integruar. Procesi i integrimit evropian ka synimin t’i bëjë shqiptarët më të lirë, më të begatë, më të sigurt. Në këtë udhëtim, Rama do të shkelmojë në Bruksel interesat e çdo shqiptari, duke mbrojtur vjedhjet e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij”, tha Berisha.

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

By: A R
9 February 2026 at 14:36

Në një deklaratë publike, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të ndërhyjë në një hetim penal aktiv përmes ndryshimit të ligjit, duke e cilësuar këtë veprim si mbrojtje të pushtetit dhe jo të parimeve kushtetuese. Sipas tij, rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të një hetimi për të shpëtuar interesa politike apo personale.

Kreu i grupit të PD-së thekson se bashkërendimi i veprimeve mes Qeverisë dhe Kuvendit për të goditur vendime gjyqësore në një çështje penale përbën presion të organizuar ndaj drejtësisë dhe cenon parimin e ndarjes së pushteteve. “Kur dy pushtete përpiqen të ndikojnë të tretin, nuk kemi ndarje pushtetesh, por presion politik”, shprehet Bardhi.
Në përfundim të reagimit, Bardhi i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të zgjedhë mes zbatimit të ligjit ose pengimit të drejtësisë.

“3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv:

Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten.
Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh. Është presion i organizuar kundër drejtësisë.
Kur thuhet se “nuk ka urgjencë” për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut, mesazhi është i qartë: Drejtësia duhet të presë. Pushteti ka nevojë për blerje kohe.
Pezullimi nga ushtrimi i funksionit publik nuk është shpikje e SPAK-ut. Është i shkruar në Kodin e Procedurës Penale. Ai vlen për çdo funksionar publik.

Për ministër. Për zëvendëskryeministër. Për kryeministër.

Kur ekzistojnë kushtet ligjore, mund të pezullohet kushdo, sepse pezullimi nuk paralizon shtetin. Paralizon vetëm personin nën hetim për të shmangur ndikimin përmes funksionit.

Arresti kërkohet kur rrezikohet hetimi përmes intimidimit të dëshmitarëve apo cenimit të provave. SPAK ka sjellë prova se këto rreziqe janë konkrete në rastin e Belinda Ballukut. Pra, janë dy masa paralele. Njëra mbron procesin penal, tjetra mbron institucionin.

T’i ngatërrosh ato, siç bën Edi Rama, është deformim i së vërtetës me qëllim pengimin e drejtësisë.

Ligji është i qartë. Nuk ndryshohet sepse prek pushtetin.

Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale, pa manovra politike. Kryetari e Kuvendit duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë”. – shkruan Bardhi.

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

By: A R
9 February 2026 at 14:28

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan.

Kjo dorëheqje vjen si një goditje tjetër për pozicionin e Starmer, në mes të polemikës së fortë për vendimin për ta emëruar Peter Mandelson ambasador në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”.

Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe themelues i agjencisë PR Portland, u rikthye në Downing Street në shtator 2025 si pjesë e riorganizimit të fundit të ekipit të Starmer, në të cilin u transferua edhe Darren Jones nga Thesari. Ai zëvendësoi James Lyons, i cili kishte qenë drejtor i komunikimeve strategjike vetëm për 1 vit.

Emërimi i Allan ngjalli polemika, pjesërisht për klientët që kishte marrë agjencia Portland. Tani, humbja e dy drejtuesve të lartë brenda 24 orëve rrit presionin ndaj Starmer dhe qeverisë britanike.

McSweeney dha dorëheqjen të dielën, 8 shkurt, pas presionit nga shumë deputetë laburistë.

Ndërkohë, aleatët e Starmer shpresojnë se largimi i McSweeney do të qetësojë zemërimin e deputetëve, por humbja e personit që shihej si arkitekti i ngritjes së Starmer është një goditje e madhe dhe kthen vëmendjen te arsyet pse vetë kryeministri miratoi vendimin për Mandelson.

Mediat e huaja shkruajnë se largimi i McSweeney e lë kryeministrin të ekspozuar në një periudhë sfidash politike dhe elektorale, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Gorton dhe Denton më vonë këtë muaj, që mund të përcaktojnë fatin e tij politik.

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

By: A R
9 February 2026 at 14:20

Kjo javë premton shumë, të paktën siç shprehet astrologia Chrysanthi Kalogeri për emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.

Premisa për ndryshime vjen për shkak të kalimit të Saturnit nga Peshqit tek Dashi. Një kalim i tillë duket të ketë çliruar sadopak Peshqit, të cilët ishin vënë në provë gjithë këto kohë nga ky planet.

Por, në vetvete Saturni nuk është “gogol”, siç sqaron astrologia. Qëllimi i këtij planeti është sfida me veten.

Nga ana tjetër, do të kemi bashkimin e dy planeteve në Dash, pikërisht të Neptunit dhe të Saturnit, që do të bëjë që 13-14 vitet e ardhshme të jenë vendimtare për secilin prej nesh në hapat që ndërmarrim në jetë. Me këtë bashkim, u jepen fund iluzioneve dhe hap rrugën për fillimet e reja dhe realiste.

Më poshtë do të gjeni të gjithë parashikimin astrologjik nga Chrysanthi Kalogeri, për 12 shenjat e zodiakut, bazuar në ndryshimet që presin për shkak të Saturnit në Dash.

DashiNga kjo javë dhe pikërisht nga data 14, Saturni kalon përfundimisht në shenjën tuaj. Krijon për ju një periudhë plot përgjegjësi, një periudhë ku ju duhet të jeni sa më realistëm, sa më të organizxuar, disiplinuar, e të jepni maksimumin e mundësive tuaja. Do t’ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me punën, karrierën. Madje në këtë periudhë dy vite, dy vite e gjysmë, ku Saturni do të qëndrojë në shenjën tuaj, do të keni dhe ngritje në detyrë, do të keni dhe realizime dhe do të hidhni bazat e jetës suaj. Mund të keni dhe një përgjegjësi më të madhe në lidhje me një nga prindërit tuaj. Gjithsesi, këtë fazë dhe për periudhën që do të vijojë, të kujdeseni në iniciativa që do të merrni ju të lindurit në ditët e para të shenjës dhe kujdesuni më tepër për shëndetin. Do të keni ndihmë dhe mbështetje atje ku nuk e prisni, duke filluar nga nesër deri në 6 mars dhe do të keni një jetë intime shumë interesante. Fundi i javës do t’ju implikojë në një iniciativë financiare.

DemiE vërteta është që kalimi i Saturnit në shenjën e Dashit përbën një periudhë ku do t’u shqetësojë pak e ardhmja. E ardhmja afatgjatë, e ardhmja afatshkurtër. Disa gjëra në mendjen tuaj, mund t’i ekzagjeroni dhe këto shqetësimet mund të bëhen fobi. Pra, kujdes në përmasat që do u jepni situatave. Në psikologjinë tuaj mund të krijohen shqetësime. Është një periudhë e rëndësishme për ju, ku duhet të vazhdoni të fokusuar në jetën sociale, në karrierën tuaj. Do të keni mbështetjen nga miq dhe nga njerëz të rrjetit tuaj social. Do dilni, do të kaloni bukur deri në fillim të marsit dhe njëkohësisht do të bëhen disa ndryshime kryesisht për ju të lindurit në dhjetë-ditëshin e fundit të shenjës, duke filluar nga fundi i javës dhe me eklipsin e javës që vjen, ku do ndryshojnë gjëra në akset tuaj kryesore.

BinjakëtFillon një periudhë e re për ju. Në radhë të parë do të jeni të çliruar nga ato vështirësitë që kishit në jetën tuaj. Në rrjetin tuaj social, në rrjetin tuaj shoqëror, do të bëni një spastrim. Njerëz që do t’ju mbështesin fuqimisht dhe do të ngelen aty për një periudhë të gjatë, pra do të keni njerëz të tillë në këto dy vite e gjysmë dhe do të mbështesin synimet e qëllimet tuaj. Njëkohësisht, mund të ndërmerrni një iniciativë që ka të bëjë me punë kolektive. Kjo periudhë është pozitive në fakt për ju dhe u jep entusiazëm, mirëpo, duhet ta kontrolloni. Afërdita në shtëpinë e 10-të ju jep shanse shumë të mira në jetën sociale, në punën tuaj, ku ju me lehtësi do të lini përshtypje të mira dhe do të arrini atë që dëshironi.

GaforrjaFillon që në datën 14, një cikël i ri për ju, që zhvillohet në jetën tuaj sociale, shoqërore dhe në karrierën tuaj. Prandaj, duke filluar nga kjo javë dhe në vitet e ardhshme, të jeni kujdesshëm në jetën tuaj sociale. Sa më të korrektë, sa më të përpiktë, sa më të disiplinuar. Disa nga ju do të marrin një ngritje në detyrë. Nga nesër e deri në 6 mars, një periudhë shumë e mirë për ju. Një periudhë erotike, periudhë që mund të udhëtoni, që mund të merrni dhurata, dhe periudhë që përmes një udhëtimi mund të vini afër të dashurit tuaj, të bëni disa plane për të ardhmen, por, këto mund të jenë si ëndrra e një pjesë e tyre mund të realizohen. Përqendrohuni në financat tuaja, duke u mbështetur në forcat tuaja. Do të keni dhe mbështetje, por ndoshta një mbështetje që ju kërkoni, mund të mos u vijë ashtu siç ju e kërkoni. Mos hyni në marrëdhënie financiare me të tjerët.

Luani: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju i gjithë shkurti dhe vazhdon të jetë. Theksi i periudhës vendoset në marrëdhënie dhe në bashkëpunimet tuaja. Duke filluar nga kjo javë, fillon një periudhë e re ku hapet një trajektore e re për ju. Kjo trajektore e re ka të bëjë me studime, me plane për të ardhmen, me ndonjë plan që ndoshta keni lidhur me jashtë shtetin. Ka të bëjë me një plan, me një disiplinë të veçantë në lidhje me përditshmërinë tuaj, ku përmes disiplinës që do të keni, do të hapni rrugë të reja në përditshmërinë dhe në punën tuaj. Kujdes. Mos u implikoni në çështje ligjore. Pra, gjërat që do të bëni këtej e tutje, mos lini vende të hapura, ku nesër, pasnesër, të u dalin çështje ligjore. Një periudhë shumë e mirë fillon që nesër deri më 6 mars, ku do të favorizoheni nga ndihmë financiare dhe nga rritja juaj e të ardhurave. Mund të keni ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës ndryshime në marrëdhëniet tuaj, të cilat do të sjellin ndryshime në punë ose në jetën tuaj sociale.

VirgjëreshaMë në fund dhe ju të lindurit në ditët e fundit u çliruat nga prania e Saturnit, ku vërtetë ju stërmundoi, por që solli gjëra të mira dhe baza të jetës suaj. Fillon tani për ju një periudhë shumë e rëndësishme ku duhet të jeni sa më të përpiktë në sferën financiare, që ka të bëjë me të tjerët. Pra, të përpiktë në tatime, në banka, në sferën financiare me bashkëpunëtorët tuaj nëse keni një ortak në punë. Dhe, nëse doni të kërkoni një ndihmë apo mbështetje, një kredi bankare, tani është momenti që të mateni mirë. Do të vazhdoni të jeni të fokusuar në përditshmërinë tuaj, në organizimin e punës. Diçka në fund të javës dhe me eklipsin e javës që vjen, do t’u nxjerrë nga përditshmëria. Një periudhë shumë e mirë fillon që nesër e deri më 6 mars, ku do të keni shanse në jetën tuaj personale, erotike dhe shanse për një bashkëpunëtor i cili do ju ndihmojë, por pse jo për të njohur njeriun tuaj të zemrës.

PeshorjaFillon për ju një periudhë shumë e rëndësishme, ku në vitet që vijojnë do ta ndjeni këtë gjë. Do ta ndjeni kryesisht në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve tuaja. Gjatë kësaj periudhe, sidomos me kalimin e Saturnit do të paraqiten në jetën tuaj bashkëpunëtorë ose persona që kanë të bëjnë me marrëdhënien tuaj personale, që do të marrin një seriozitet në marrëdhënie. Marrëdhëniet që deri më tani nuk kanë pasur baza të forta nuk do t’i qëndrojnë kohës. Pra, do të prishen me qëllim që të futen tek ju njerëz të rinj. Kujdes, sepse idealizimi i njerëzve mund të u udhëheqë në gabime. Do të keni një përditshmëri shumë të bukur duke nisur që nesër dhe përgjatë gjithë shkurtit e në fillim të marsit, ku përmes përditshmërisë do të keni dhe flirt, dashuri dhe është për ju një periudhë erotike kjo. Kujdes në fund të javës për arsye se diçka, një konflikt në jetën tuaj erotike, ose një vështirësi në jetën tuaj financiare mund të u nxjerrë nga zona e komfortit.

AkrepiNjë periudhë shumë e rëndësishme për ju duke filluar nga kjo javë e deri në vijim. Të fokusoheni në përditshmërinë tuaj, ta keni atë sa më të organizuar. Vërtetë të punoni fort, por dhe të kujdeseni për shëndetin. Duke filluar që nesër dhe deri në 6 mars, një periudhë shumë romantike, e ku do të vini afër me të dashurit tuaj, por dhe një periudhë ku do të merrni ndihmë, mbështetje dhe dhurata. Përqendrohuni tek problemet familjare dhe në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaj.

ShigjetariFillon një periudhë ku do të keni realizime në lidhje me një projekt tuaj. Do të keni realizime në lidhje me jetën tuaj personale, erotike. Të gjitha këto, përveçse kërkojnë një përgjegjësi më të madhe, kërkojnë disiplinë dhe organizim. Kjo javë dhe gjithë periudha në vijim në mars do të krijojë kushte shumë të mira në familjen tuaj, ku do të vini afër me të dashurit tuaj rreth një tryeze, ose të përmirësoni kushtet dhe ambientin në familjen tuaj. Periudha është shumë aktive. Do të jeni në një lëvizje të vazhdueshme, por kujdes në levizjet tuaj dhe kujdes në përditshmërinë tuaj sepse diçka mund të ju nxjerrë nga zona e komfortit në fund të javës.

Bricjapi: Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara nga kalimi i Saturnit në shenjën e Dashit. Duhet që këtej e tutje të nisë një cikël i ri për ju, ku ju duhet të jeni të përqendruar në familjen tuaj, në çështje që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe pronën, por dhe në jetën tuaj personale e çfarë ka të bëjë kryesisht me psikologjinë tuaj. Kjo periudhë ju gjen shumë të fokusuar në sferën tuaj financiare dhe duhet të jeni të kujdesshëm në iniciativat tuaj që do të ndërmerrni. Ndërkohë, do të keni shanse që të jeni në një lëvizje të vazhdueshme ku duhet të gjeni njerëzit që do të përbëjnë mbështetje dhe do ju ndihmojnë në planet tuaja.

UjoriJeni në qendër të vëmendjes. Jeni protagonistë. Jeni në një periudhë ku muaji shkurt do të vendosi bazat, do të vendosi pikat mbi i për periudhën në vazhdim. Kjo periudhë, nga nesër e deri në fillim të marsit, ka shanse shumë të mira për financat tuaja. Pra, do të keni mbështetje financiare dhe rritje të të ardhurave. Por, çdo gjë duhet ta bëni të përmbajtur dhe fillon një periudhë e re për ju në atë pjesë që ju bën me njerëzit e rrethit tuaj. Kujdes në mendimet tuaj, në mënryën se si përdorni fjalën.

PeshqitKjo javë ju sjell lajme shumë, shumë, shumë të mira. Më në fund Saturni ju lë dhe nesër vjen Afërdita në shenjën tuaj. Do të ndiheni bukur. Do të ndjeni nevojën jo vetëm për të komunikuar sepse është Mërkuri atje, por të dashuroheni, të kaloni bukur dhe të keni shanse për të realizuar lidhje karmike. Çfarë do të thotë lidhje karmike? Lidhje të rëndësishme në jetën tuaj që do të lënë gjurmë. Prandaj, të jeni vigjilentë dhe ta shijoni këtë periudhë. Ndërkohë, duhet të jeni shumë vigjilentë, shumë inteligjentë dhe shumë të kujdesshëm në sferën financiare. Të hidhni hapa, por këto hapa të jenë të organizuara dhe të vogla.

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

By: A R
9 February 2026 at 14:12

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë deklaruar se janë “thellësisht të shqetësuar” nga zbardhjet e fundit rreth Jeffrey Epstein, në deklaratën e tyre të parë publike për këtë skandal.

Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha se Princi William dhe Princesha Catherine ishin “të përqendruar tek viktimat” në dritën e informacionit të ri të përfshirë në dokumentet e publikuara në SHBA-të për të ndjerin pedofil, shkruan BBC.

Deklarata u publikua pas shfaqjes së më shumë akuzave kundër Andrew Mountbatten-Windsor, duke rritur vëmendjen ndaj ish-princit.

“Konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar nga zbardhjet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten të përqendruara tek viktimat,” tha zëdhënësi mbretëror.

Edhe pse deklarata dy-rreshtëshe nuk përmend drejtpërdrejt Epstein, Andrew apo ish-gruan e tij Sarah Ferguson, e cila gjithashtu ka pasur pyetje të reja pas publikimit të dokumenteve, ajo mbetet e rëndësishme.

Deklarata u bë publike ndërsa Princi William po përgatitej për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, një udhëtim i konsideruar shumë i rëndësishëm diplomatikisht.

Ai dhe ndihmësit e tij mbretërorë janë të vetëdijshëm se ndërsa lajmet rreth Epstein vazhdojnë të qarkullojnë, po ashtu rritet edhe vëmendja mbi reagimin e Familjes Mbretërore.

Nëpërmjet deklaratës, William synon të tregojë se është i shqetësuar dhe jo i pavëmendshëm ndaj lajmeve negative, duke hapur rrugën për fokusin tek vizita e tij zyrtare në Arabinë Saudite. Megjithatë, nuk pritet që kjo të mbyllë plotësisht pyetjet mbi mënyrën si ish-princi trajtoi skandalin e Andrew-t.

Mountbatten-Windsor ka pasur një miqësi të gjatë me Epstein dhe ka ruajtur kontakte me financierin amerikan edhe pas dënimit të tij për keqpërdorim seksual të një të miture në 2008. Ai ka kërkuar falje më parë për lidhjet e tij me Epstein, por ka mohuar fuqishëm çdo shkelje ligjore.

Raportet e fundit tregojnë se William ka mbështetur ndërprerjen e lidhjeve me të shantazhuarin e tij, por ai dhe anëtarët e tjerë të lartë mbretërorë kanë shmangur komentet publike mbi akuzat ndaj ish-princit.

Më parë, mbreti përmendi drejtpërdrejt viktimat e Epstein në tetor kur i hoqi titujt Andrew-t, ndërsa princi Edward iu referua viktimave javën e kaluar gjatë një konference qeveritare në Dubai.

Javën e kaluar, Mountbatten-Windsor ka lënë shtëpinë e tij në Windsor më herët nga se pritej, për shkak të informacionit të ri mbi lidhjet e tij me Epstein. Ish-princi tani jeton në pronën private të Mbretit Charles në Sandringham.

Publikimet e vazhdueshme në SHBA kanë shtuar presionin mbi Mountbatten-Windsor, i cili është thirrur të japë dëshmi për një hetim amerikan. Në dokumentet e publikuara ka edhe foto që duket se tregojnë ish-princin në një pozicion të komprometuar mbi një grua, pa kontekst të qartë për kohën dhe vendin e kapjes.

Dokumentet e fundit po ashtu duket se konfirmojnë vërtetësinë e një fotografie të njohur mes Mountbatten-Windsor dhe akuzueses së tij, Virginia Giuffre. Ai ka dyshuar më parë në foton me të, duke pretenduar se nuk e ka njohur dhe ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Giuffre në 2022, pa pranimin e përgjegjësisë apo falje.

Policia Thames Valley konfirmoi se po vlerëson akuzat e raportuara nga BBC për një grua të dytë, e cila pretendon se u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për një takim seksual me Mountbatten-Windsor në 2010, në rezidencën e tij në Royal Lodge. Gruaja nuk është britanike dhe atëherë ishte në të 20-tat.

Përveç kësaj, emailet tregojnë se ish-princi ka ndarë me qëllim informacion konfidencial me Epstein nga detyra e tij zyrtare si përfaqësues tregtar në 2010 dhe 2011, duke përfshirë raportime për vizita në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam, si dhe detaje të ndjeshme për mundësi investimi.

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

By: E S
9 February 2026 at 14:05

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajësuar nga GJKKO për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

By: E S
9 February 2026 at 13:57

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.

Policia në kthim përgjigje zyrtare i ka kërkuar PD-së që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë.

Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gatishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj si në protestën kombëtare që u zhvillua herën e fundit.

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

By: E S
9 February 2026 at 13:50

Qeveria ka dërguar në Parlament draftin e ri për “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, projekt i hartuar në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Igli Hasani.

Drafti parashikon testimin e detyrueshëm për të gjithë diplomatët pas hyrjes së tij në fuqi.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68.

Miratimi i këtij projektligji nënkupton edhe shfuqizimin e dy ligjeve të tjera të viteve 1998 dhe 2015 sa i takon shërbimit të jashtëm dhe shërbimeve konsullore.

Ndërkohë neni 48 detajon edhe mënyrën se si do të bëhet verifikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës së personit diplomatik.

Neni 48

1. Verifikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës

2. Personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi dhe këtij ligji.

3. Përmbushja e kritereve, mbi bazën e të cilave vlerësohet lëshimi i certifikatës së sigurisë së personelit, është kusht për vijimin e marrëdhënies në Shërbimin e Jashtëm.

4. Në rast të refuzimit apo revokimit të certifikatës së sigurisë së personelit, punonjësi përjashtohet nga Shërbimi i Jashtëm.
Procedura e verifikimit të pastërtisë së figurës përcaktohet në rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

By: E S
9 February 2026 at 13:41

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i Hungarisë deklaroi se kur lufta në Kosovë u intensifikua në vitin 1999, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, ai mori një telefonatë nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton.

Para një audience në Szombathely, Orban tha se Clinton i kërkoi Hungarisë të hapte një front të dytë dhe të sulmonte Serbinë, ose “të paktën të qëllonte mbi ta nga Hungaria përmes Vojvodinës deri në Beograd”, sipas mediave hungareze.

Siç tha Orban, qeveria e tij e hodhi poshtë këtë dhe iu përgjigj kërkesës së qartë të presidentit amerikan me një “Jo, zotëri!”.

Sipas kryeministrit hungarez, ai e pyeti Clintonin se çfarë do të ndodhte në një situatë të tillë me 300,000 hungarezët etnikë që jetonin në Vojvodinë.

Viktor Orban tha më tej se ata kishin rënë dakord ta diskutonin çështjen personalisht në samitin e NATO-s të planifikuar për një javë më vonë, por amerikanët nuk e ngritën më kurrë çështjen.

Për deklaratën e Orbam reagoi Aron Tabor, një ekspert amerikan dhe pedagog në Institutin e Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Eötvös Lóránd.

Tabor tha se ndërsa kishte disa plane për një operacion tokësor të NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, nuk kishte mbështetje të vërtetë politike për to dhe nuk ka prova se Hungarisë iu kërkua të sulmonte Serbinë.

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

By: Luan Rama
9 February 2026 at 12:56

Nga Luan Rama

Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një skandal real, atëherë problemi nuk është letërsia që fantazon, por realiteti që hesht.

Historia e pushtetit na mëson se ajo nuk është vetëm histori ligjesh, institucionesh dhe vendimesh publike, por edhe histori e asaj që është fshehur me qëllim. Në çdo epokë, pushteti e ka ditur se e vërteta e thënë hapur rrezikon autoritetin, përkundër arsyetimit se e vërteta e koduar e forcon atë.

Në këtë kuptim, romani “Kodi i Da Vinçit” i Dan Brown-it nuk është thjesht një trillim apo thriller intelektual, por edhe një alegori moderne mbi marrëdhënien midis dijes, heshtjes dhe pushtetit.

Në botën e romanit, e vërteta nuk zhduket, por ruhet, fragmentarizohet dhe u besohet vetëm atyre që konsiderohen “të denjë”. Shoqëritë sekrete, institucionet fetare dhe autoritetet morale nuk veprojnë domosdoshmërisht për të mbrojtur të mirën absolute, por, për të ruajtur rendin dhe kontrollin. Kjo ide përputhet drejtpërdrejt me analizën filozofike të Michel Foucault-së, sipas së cilës dija nuk është neutrale: ajo është gjithmonë e lidhur me pushtetin dhe interesin.

Në politikën bashkëkohore, pushteti rrallëherë ka nevojë të gënjejë hapur. Më efektive është heshtja institucionale: mungesa e përgjigjeve, vonesa e hetimeve, deklaratat e paqarta dhe dokumentet e redaktuara. Heshtja nuk është boshllëk; ajo është një strategji. Ajo krijon konfuzion, lodhje publike dhe, me kalimin e kohës, harresë.

Shembujt janë të shumtë: skandale korruptive që nuk shkojnë kurrë deri në fund, përgjegjësi politike që shpërndahen në mënyrë abstrakte, apo krime që mbeten pa autor moral. Në shumë realitete moderne, përfshirë edhe ato demokratike, drejtësia ekziston më shumë si koncept sesa si praktikë. Kjo është loja sekrete e pushtetit: jo mohimi i së vërtetës, por neutralizimi i saj përmes kohës dhe heshtjes.

Në këtë kontekst, skandali i dosjeve të Jeffrey Epstein nuk përfaqëson një përjashtim tronditës, por një konfirmim brutal të mekanizmit të përshkruar në mënyrë letrare nga Dan Brown.
Nuk mund të thuhet se “Kodi i Da Vinçit” e “parashikoi” këtë skandal në kuptimin faktik, por ai e paratha logjikën e tij strukturore.

Ashtu si në roman, edhe në rastin Epstein nuk kemi të bëjmë me një komplot të centralizuar, por me një rrjet elitar bashkëfajësie, ku individë me pushtet politik, ekonomik dhe kulturor lidhen nga një interes i përbashkët: heshtja. Ajo që i mban të lidhur nuk është ideologjia, por informacioni komprometues. Kjo shpjegon pse ka kaq shumë emra të përfolur dhe kaq pak përgjegjësi konkrete.

Dosjet nuk u zhdukën; ato u fragmentarizuan, u redaktuan dhe u publikuan pjesërisht. Ky proces i kujton lexuesit mënyrën se si e vërteta në “Kodin e Da Vinçit” shpërndahet në simbole, kode dhe gjurmë të paplota. E vërteta ekziston, por nuk lejohet të bëhet tronditëse.

Ajo që trondit më shumë në skandalin Epstein nuk është vetëm përmbajtja e akuzave, por heshtja e institucioneve që supozohet të garantojnë drejtësinë. Këtu merr kuptim analiza e Hannah Arendt-it mbi “banalitetin e së keqes”: e keqja nuk shfaqet gjithmonë si akt ekstrem, por si mosveprim, vonesë dhe normalizim burokratik.

Pushteti nuk e mbron veten duke shpallur pafajësinë, por duke mos reaguar. Heshtja kthehet në provë force, jo faji. Në këtë mënyrë, qytetari shndërrohet në një “lexues kodi”, i detyruar të kuptojë realitetin përmes shenjave të tërthorta, rrjedhjeve të kontrolluara dhe mungesës së përgjigjeve.

Një rol kyç në këtë lojë sekrete luan edhe media. Kur skandalet trajtohen si lajme kalimtare, kur emrat përmenden pa analizë dhe kur vëmendja zhvendoset shpejt drejt temave të tjera, media bëhet pjesë e mekanizmit të heshtjes. Informacioni qarkullon, por pa peshë morale.

Kështu, e vërteta nuk mohohet, por zbrazet nga kuptimi i saj politik dhe etik. Publiku di, por nuk vepron; sheh, por nuk tronditet më.

Ashtu si në “Kodin e Da Vinçit”, edhe në realitetin politik bashkëkohor, e vërteta nuk është e ndaluar; ajo është e koduar. Loja sekrete e pushtetit nuk funksionon sepse njerëzit nuk dinë, por sepse lodhen së kërkuari kuptimin e plotë.

Skandali i dosjeve Epstein nuk është një rast i izoluar, por një pasqyrë e një sistemi që mbijeton përmes heshtjes dhe kompromisit. Në fund, pyetja nuk është nëse e vërteta ekziston, por nëse shoqëria ka ende guximin ta deshifrojë atë. Sepse loja sekrete vazhdon vetëm atëherë kur ne pranojmë të mos pyesim.

Problemi më i madh i epokës sonë nuk është mungesa e së vërtetës, por mungesa e tronditjes përballë saj. Ne jetojmë në një kohë kur skandalet nuk na zgjojnë më, por na lodhin; ku zbulesat nuk çojnë në ndryshim, por në indiferencë. Kjo është fitorja më e heshtur dhe më e rrezikshme e pushtetit: jo të na bindë se gënjeshtra është e vërtetë, por të na mësojë të jetojmë me të vërtetën pa reaguar.

Në këtë kuptim, loja sekrete nuk është më thjesht mekanizëm politik — ajo është bërë gjendje mendore kolektive. Pushteti nuk ka më nevojë të mbyllë arkiva; mjafton të hapë pjesërisht dosje. Nuk ka nevojë të censurojë; mjafton të mbingarkojë. E vërteta, e shpërndarë pa kontekst dhe pa kulm moral, humbet fuqinë e saj çliruese dhe shndërrohet në zhurmë.

“Kodi i Da Vinçit” na kujton se çdo shoqëri ka sekretet që zgjedh të mbrojë dhe të vërtetat që zgjedh të mos i përballojë. Skandale si ai i dosjeve Epstein nuk janë thyerje të rendit, por zbardhje të mënyrës se si funksionon rendi vetë. Ato nuk tregojnë se sistemi ka dështuar, por se ai funksionon pikërisht kështu.

Nëse një roman na ndihmon të kuptojmë një skandal real, atëherë problemi nuk është letërsia që fantazon, por realiteti që hesht.

Në fund, pyetja nuk është më “kush e fshehu të vërtetën?”, por “pse ne pranuam ta shohim pa vepruar?”. Sepse momenti më i rrezikshëm për një shoqëri nuk është kur e vërteta fshihet, por kur ajo del në dritë dhe nuk ndryshon asgjë.

Atëherë loja sekrete mbyllet jo nga ata që heshtin në majë të pushtetit, por nga ata që, poshtë, rikthejnë aftësinë për t’u tronditur. Vetëm aty fillon liria — jo si dhuratë e pushtetit, por si akt i ndërgjegjes.

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

By: E S
9 February 2026 at 12:47

Në fjalën e saj hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, nënvizoi se krimet për të cilat akuzohen janë kryer dhe se ata mbajnë përgjegjësi ligjore për to.

West gjithashtu theksoi se Gjykata ka dëgjuar dëshmi nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, të cilët janë ndërkombëtarë dhe kanë qenë të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës.

“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, shtatë dëshmiratë të mbrojtjes, të gjithë ndërkombëtarë, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës dhe që duhet të përgëzohen për përpjekjet e tyre”, tha ajo.

Kryeprokurorja foli për, siç tha ajo, kufizimet e këtyre dëshmive në kontekstin e vendimeve të Gjykatës.

“Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e kufizuara të tyre kanë vlerë për këtë Gjykatë, puna e kësaj Gjykate është tërësisht e ndryshme”.

“Për pjesën dërmuese, shtatë ndërkombëtarët janë hedhur në një situatë me pak informacion lidhur me aktorët kryesorë, të përfshirë, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërvepruar ballë për ballë më aktorët kryesorë vetëm për pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore, urdhëra dhe komunikata të UÇK-së dhe nuk ishin fare të njohur në strukturën e UÇK-së”, tha ajo.

West shtoi se informacioni i kufizuar i dëshmitarëve mund të ketë qenë i mjaftueshëm për punën e tyre të përditshme, por se sipas saj, nuk është i përshtatshëm për të nxjerrë përfundime të sakta juridike.

“Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e paktë informacioni mund të ketë qenë mjaftueshmë, por është absolutisht jo e përshtatshme për të nxjerrë fakte dhe për gjetjen e fakteve të sakta nga kjo Gjykatë”, tha kryeprokurorja./Klankosova.tv

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

By: E S
9 February 2026 at 12:39

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kaloj për gjykim çështjen në ngarkim të Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.

Vendimi u dha në seancë paraprake nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ky vendim vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Nga ana tjetër, avokatët e Veliajt bojkotuan seancën.

Sipas burimeve, “për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kanë bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar gjykimin në themel ose jo”.

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

By: E S
9 February 2026 at 12:25

Dashi

Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.

Demi

Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.

Luani

Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.

Virgjëresha

Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.

Peshorja

Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.

Akrepi

Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale, shkruan noa.al.

Shigjetari

Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.

Ujori

Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.

Peshqit

Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

By: E S
9 February 2026 at 12:16

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes 72-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

By: E S
9 February 2026 at 12:08

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi i ka kërkuar një 26-vjeçareje 100 mijë euro që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje intime.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan shtetasin kosovar, Hasan Loku, 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”.

Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

By: A R
9 February 2026 at 12:00

Skena si në filma kanë ndodhur këtë të hënë në një autostradë që lidh Leccen me Brindisin në Itali, kur dy automjete të blinduara të transportit të parave dhe mallrave me vlerë u sulmuan për t’u grabitur.

Një grup prej katër personash, të armatosur dhe të maskuar, u zunë pritë automjeteve të blinduara në mes të rrugës me një furgon, të cilin e shpërthyen për të bllokuar trafikun.

Pasi zbritën dy shoferët, kriminelët qëlluan në breshëri me kallashnikov ndaj dy automjeteve të blinduara. Ata nuk hezituan të hapnin zjarr edhe ndaj karabinierëve të Lecces që mbërritën në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa grabitja ka dështuar. Dy persona të dyshuar janë vënë në pranga.

Pas sulmit, autostrada Brindisi–Lecce u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet. Hetimet kanë nisur për sqarimin e plotë të rrethanave.

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

By: A R
9 February 2026 at 11:52

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, kryeminsitri Edi rama ka bërë të ditura paraditene  sotme konkluzionet e mbldhjes së grupit parlamentar socialist.

Në një postim në X, kreu i qeverisë thekson se funksionet e padelegueshme kushtetuese, nuk mund të pezullohen nga askush. Sipas tij grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, ndërsa thekson s ee vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u.

“3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :

1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrsesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.

2. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

3. E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit”.

Rama më tej shon se SPAK-u nuk preket, por vetëm mbështetet. Ai thekson se liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çdo rast nuk preken.

“Një shtesë nga ana ime: SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen”, përfundon Rama.

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

By: A R
9 February 2026 at 11:44

Vendet evropiane që kaluan dekada duke u strehuar nën ombrellën bërthamore të Amerikës, tani po diskutojnë hapur një formë të re të aleancës mbrojtëse kundër Rusisë, të ndërtuar rreth armëve atomike franceze dhe ndoshta britanike.

Është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Donald Trump që po gërryen besimin në premtimin e mbrojtjes së përbashkët të Nenit 5 të NATO-s, duke i rrënuar aleatët, duke vënë në pikëpyetje angazhimet e SHBA-së dhe duke i mbushur dyshimet me kërcënime për të pushtuar Groenlandën.

Udhëheqësit në Suedi, Norvegji, Gjermani dhe Holandë – disa nga vendet më pro-amerikane të Evropës – kanë konfirmuar publikisht ditët e fundit se po zhvillojnë biseda rreth një pengese bërthamore evropiane për të plotësuar versionin amerikan.

“Mendoj se do të ketë një diskutim midis evropianëve – dhe duhet të ketë një diskutim – rreth parandaluesit bërthamor, se ai duhet të jetë evropian”, tha këtë javë kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre. Ka një urgjencë të shtuar falë skadimit këtë javë të traktatit të armëve bërthamore New START midis SHBA-së dhe Rusisë, në një kohë kur Rusia dhe Kina po zgjerojnë arsenalet e tyre strategjike dhe Kremlini ka kërcënuar të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Vendet evropiane këmbëngulin se mbrojtja bërthamore amerikane mbetet thelbësore, por ato po eksplorojnë një marrëdhënie më të ngushtë me fuqitë atomike të kontinentit, veçanërisht Francën, arsenali i së cilës ka qenë gjithmonë i ndarë nga ai i SHBA-së dhe NATO-s. Forca e Britanisë është e pavarur nga Uashingtoni, por ende mbështetet në teknologjinë amerikane.

“Mundësia më logjike, më e shpejtë dhe më me kosto efektive do të ishte përdorimi i aftësisë bërthamore të Francës si themel për një pengesë të pavarur bërthamore evropiane”, tha Marko Mihkelson, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit estonez.

POLITICO foli me gati një duzinë zyrtarësh dhe ligjvënësish evropianë nga Evropa Perëndimore, Veriore dhe Lindore të përfshirë drejtpërdrejt në politikën e mbrojtjes, shumë prej të cilëve iu dha anonimiteti për të diskutuar një temë të ndjeshme.

Ata përshkruan një kontinent që kërkon një shtresë shtesë “sigurimi” kundër Rusisë, duke shtuar se bota mund të jetë në ditët e para të një epoke të re të përhapjes bërthamore. Ndërsa qeveritë e tyre duan më shumë qartësi me dy fuqitë bërthamore të Evropës, ka edhe disa diskutime jozyrtare se vendet jo-bërthamore përfundimisht do të zhvillojnë armët e tyre.

“Për sa kohë që vendet e rrezikshme posedojnë armë bërthamore, demokracitë e shëndosha duhet të kenë gjithashtu qasje në armë bërthamore”, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson muajin e kaluar. Presidenti francez Emmanuel Macron tashmë po angazhohet me vende si Suedia, Polonia dhe Gjermania në lidhje me rolin e armëve bërthamore të Francës.

Ai pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm mbi doktrinën bërthamore të vendit më vonë këtë muaj, dhe kryeqytetet evropiane po e ndjekin nga afër. “Shpresojmë për njoftime konkrete”, tha një diplomat evropian me bazë në Paris.

Fjalimi i Macron do të shënojë “një pikë kthese, një moment vendimtar”, sipas një personi pranë presidentit francez. Ai do të përshkruajë “se si Franca mund t’u lejojë të tjerëve të përfitojnë nga parandalimi i saj, duke e mbajtur vendimin qartë një prerogativë të presidentit”, shtoi personi.

Ndryshe nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar, Franca nuk është pjesë e Grupit të Planifikimit Bërthamor të NATO-s, megjithëse presidentët francezë kanë nënvizuar se interesat jetësore kombëtare të Francës kanë një dimension evropian. Ashtu si me SHBA-në, armët franceze janë vetëm nën komandën e presidentit. Një mënyrë kuptimplote që Franca të tregojë vendosmëri do të ishte stacionimi i avionëve luftarakë Rafale me kapacitet bërthamor nën komandën franceze në vendet evropiane, thanë zyrtarët evropianë. Brenda NATO-s ekziston shpresa se pasiguria do ta shtyjë Parisin të heqë dorë nga mospëlqimi i saj ndaj pjesëmarrjes në planifikimin bërthamor të aleancës, gjë që do t’u jepte aleatëve të tjerë dukshmëri se si Franca mund t’i mbronte ata në një konflikt. Parisi “duhet dhe do ta marrë në konsideratë” anëtarësimin, tha një diplomat i NATO-s.

Në rrethinat e një grushti

9 February 2026 at 11:36

Nga Frrok Çupi

Në fillim desha të përdor fjalën ‘rrethanat’, por më duket se fjala ‘rrethinat’ i rri më mirë.

Cili është grushti? Ky është në qendër të rrethanave dhe rrethinave.

Rrethinat u provuan ditën e shtune në mbrëmje vonë. Gjykata Kushtetuese votoi për rrëzimin e Qeverisë dhe të Parlamentit, duke votuar për izolimin e nën kryeministres. Nuk kishte mjete ligjore, por e bëri me dhunë. Dhuna është e dyfishtë: Nga poshtë ku vetëm një prokuror urdhëron të ‘shkrihet’ qeveria; dhe, nga lart ku Gjykata Kushtetuese vendoset në tapet katër me katër. Si asnjëherë tjetër në botë.

Efekti vinte nga jashtë, pa dyshim.

Në media po shprehet çudia se si një nga anëtarët, i radhëve të vjetra komuniste, votoi kundër qeverisë socialiste. Arsyetim në mjegullën e vjetër. Grushti nuk ndodh për shkak të ideologjive, aq më pak për shkak të perëndive të vjetra. Ka interesa dhe lidhje të forta.

Kemi kaq kohë që kemi lënë litarin përjashta. E ka lënë gjyqësori enkas për këtë ditë: Financat e pamata të ish presidentet që ka bërë grushte edhe më parë. Financat po zgjaten deri në Amerikë, askush nuk vepron.

Është serioze, nuk është një fjalë goje. Këta janë bërë gati të kapin kreun e qeverisë përmes një prokurori dhe shumë financave.

Ose edhe nga jashtë, agjenturat e huaja. Ja kështu, në heshtje ndodhi, edhe shkatërrimi i ekonomisë së vendit në fillim të ‘demokracisë’. Piramida e PD lëvizte furishëm me dy gishta në mitingje, teksa në heshtje digjeshin uzinat, fabrikat, fermat dhe shkollat.

Në fakt ai ishte grushti i parë.

Pse tani grushti i tretë? Ndoshta është i katërti, nëse llogarisim edhe tentativën për ndarjen e vendit në lumin Mat, 1997.

Ky i treti është njësoj si ata që kaluan, sidomos me të parin. Tani ndodhemi në dyer të Evropës, edhe për pak bëhemi anëtarë. Kur të ndodhë kjo, dmth., tani afër, bien të gjitha projektet e ligësisë kundër Shqipërisë; edhe të mizerabilitetit të disa shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë sot niset për në Bruksel për një hap tjetër. Pas dhjetë ditë, do të jetë në Uashington, në krah të presidentit amerikan, për projektin më të madh të paqes në botë. Shqipëria do të nënshkruajë fatet e mëdha të botës dhe të sigurisë së saj.

Grushti tenton t’i anulojë këto projekte.

Tani është pikërisht koha për grusht, ndryshe e humbën davanë. E humbin përgjithnjë. Është edhe akt i natyrshëm për shqiptarët armiq të Shqipërisë. Po s’u bë tani grushti, atëherë nuk bëhet dot më kurrë. Se Shqipëria bëhet jo më e fortë, por e pacenueshme.

Po të mos kishte përparuar kaq shumë Shqipëria, grushti nuk do të kishte vend. Kjo është rrethana, ose rrethina. Do të ishim të gjithë në grusht. Përparimi rrethohet, jo rrethimi përparon. Kjo është ligjësi që e kemi provuar.

Këtej u nisën që ndërtuan këtë grusht.

Njërën pjesë të Drejtësisë e lëshuan nga grazhdi në sulm për të çakorduar shtetin. Pjesën tjetër të Drejtësisë e sulmuan përmes presidentit të pandehur dhe silogjeve greke që na kishin vrarë ushtarakë në kufi. Ia kishin marrë dorën që nga vitet ’90.

Një grup nga të grushtit kanë shkuar deri në Bruksel, ku lëshonin fyerje për Shqipërinë, kinse dobësonin shtetin. Të tjerë thonë se do të mblidhen në bulevardin e Tiranës për ‘të rrëzuar qeverinë’, por në fakt e kanë ‘për gjasme’. Qëllimi është të bëhet zhurmë në bulevard, po diku tjetër dhe nga një dorë tjetër të goditet. Edhe fjalorin e kanë si kamikazë, ‘rrëzoj’.

E kemi lënë litarin përjashta.

Nuk është gjë pa gjë. Këta janë veçse shërbëtorë të një projekti të të tjerëve. S’e kishin parë kurrë kaq mirë Shqipërinë. Tani është pikërisht koha për grushtin; kjo është rrethana dhe rrethina.

❌
❌