Normal view

Received — 11 May 2025 Sot News | Lajme

“Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe..

11 May 2025 at 18:09

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste për një emision televiziv, është shprehur se banditë të shumtë kishin pushtuar sheshin para qendrës më të madhe të votimit.

Gjatë bisedës me moderatorët Flavio Qarri dhe Eneida Ndoci, Vasili tregoi se po këta bandidë që kërcënuan deputetë, shoqëronin Elisa Spiropalin nëpër votë.

Ishim sot në Vorë, ishte haptas një rast ku shteti, qeveria e organizuar dhe fshehur pas rrugaçëve, e kishte lënë tërësisht qendrën e Vorës në dorë të tyre.

Nuk kishte asnjë përfaqësues policie, as nga SPAK as nga BKH, as nga prokurori, nga task forcat e famshme.

Gjithçka ishte lënë në duar të këtyre rrugaçëve që u bënin presion votuesve që të votonin PS-në.

Tentuan të bënim dhe presion ndaj meje si deputet, Blushit, sekretarit organizativ.

Na thonin ikni, se këtu ka fituar PS-ja kaq përqind.

Ishin sigurisht të paguar, orientuar me regji dhe qëllimisht policia e shtetit, ishte zhdukur ndonëse ishte një qendër e madhe votimi  në shkollë.

Ishin grupe rrugaçësh në mes të sheshit dhe nuk kishte asnjë këmbë polici.

Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, e shoqëruar nga po të njëjtët rrugaçë dilte e shëtiste nëpër Vorë’, tha Petrit Vasili

The post “Në Vorë qeveria e ka lënë qendrën e votimit në dorë të banditëve”,Vasili denoncon:Rrugacët shoqëronin Spiropalin dhe.. appeared first on Sot News | Lajme.

Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari

11 May 2025 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”

Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.

Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.

 

Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit  zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

 

Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.

The post Giro d’Italia “përplas” kalendarin zgjedhor në Vlorë, KQZ shqyrton kërkesën për shtyrje orari appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 May 2025 Sot News | Lajme

“Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara…

10 May 2025 at 18:15

Do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11 maj 2025 etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”. Policia e Vlorës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të larguar menjëherë mjetet e parkuara në akset ku parkimi është i ndaluar, për të shmangur ndërhyrjen me karotrec.

Parkimi ndalohet nga ky moment deri në përfundim të garës, në këto akse rrugore:
Sheshi i Madh (fillimi i Lungomares)
Aksi Sheshi i Madh – Rruga “Shaban Demiraj”
Fusha para Shkollës së Marinës
Rruga “Reshat Osmani”
Rruga “Veledin Kollozi”
Aksi “Rrethi i Skelës – Rruga Aleksandria”
Rruga “Hajredin Haxhiraj”
Rruga “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”
Rruga “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
Rruga “Kosova” – Hotel Regina Garden dhe Sheshi “Ismail Qemali”
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake) dhe zona e konvikteve të Fakultetit

Kujdes!
Të gjitha mjetet që nuk do të largohen nga drejtuesit, do të zhvendosen nga shërbimi i karotrecit për të liruar rrugët dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve. Vendbazimi i mjeteve të lëvizura: Ish-fusha e aviacionit. Lutemi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin tonë.

The post “Giro d’Italia”/ Policia publikon masat e ndërmarra, etapa e fundit në Vlorë, ja rrugët e bllokuara… appeared first on Sot News | Lajme.

“Giro D’Italia” në Vlorë prek ditën e zgjedhjeve, PS kërkesë KQZ: Të votohet deri në orën 22:00

10 May 2025 at 11:25

Për herë të parë, gara prestigjioze e çiklizmit “Giro D’Italia” do të zhvillohet edhe në Shqipëri, duke përfshirë qytetin e Vlorës në një nga etapat e saj. Për këtë arsye, Policia e Shtetit dhe institucionet përgjegjëse kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime në qarkullimin rrugor.

Etapa që përkon me të dielën e 11 majit, ditën e zgjedhjeve, ka sjellë edhe një kërkesë zyrtare nga Partia Socialiste në Vlorë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e orarit të votimit. PS kërkon që procesi i votimit në qytetin bregdetar të zgjasë deri në orën 22:00, përtej kufirit të zakonshëm të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, që është ora 19:00. Sipas kërkesës, shtyrja synon të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve, pa u ndikuar nga kufizimet e vendosura për zhvillimin e garës ndërkombëtare.

The post “Giro D’Italia” në Vlorë prek ditën e zgjedhjeve, PS kërkesë KQZ: Të votohet deri në orën 22:00 appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 May 2025 Sot News | Lajme

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

9 May 2025 at 13:55

Në kuadër të zhvillimit të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025” që do të mbahet në qytetin e Vlorës më 11 maj, Policia Vendore ka publikuar masat e veçanta të trafikut për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Këto masa përfshijnë kufizime në qarkullim dhe ndalim të parkimit në disa akse kryesore rrugore dhe sheshe publike, duke nisur nga data 10 maj deri në përfundim të aktivitetit. Policia apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke ofruar gjithashtu rrugë alternative për lëvizje dhe akses të garantuar për rastet emergjente.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

📌 Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025” 🚴

Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:

⛔ Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).
⛔ Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.

⛔ Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

⛔ Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

⛔ Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
🕔 Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
✅ Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Akses i garantuar për raste emergjente 🚑

* Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.

* Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:

Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
🚧 Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:

* Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30

* Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45

* Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30

* Qeparo – Himarë – Vlorë

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00

⚠ Kujdes!

Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.

📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.

🙏 Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.

Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.

☎ Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:

* Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242

* Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802

🚓 Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.

The post Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

Nis Giro D’Italia/ Nis nga Durrësi, dy etapa të tjera në Tiranë dhe Vlorë

9 May 2025 at 13:36

Për herë të parë në histori “Giro d’Italia” nis garën nga Shqipëria. Evenimenti prestigjioz i çiklizmit do ta hapë edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë. Gjithçka ka nisur sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë.

Nisja erdhi në orën 13:10 në Rrugën “Egnatia” në Durrës, ndërsa ceremonia e mbylljes pritet në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para Pallatit të Kongreseve. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët do të përballen me ngjitjen e Gracen përpara se të arrijnë në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.

Kilometrat e fundit vijojnë me zbritjen nga Surreli, për tu mbyllur më pas me finishin në terren të sheshtë. Parashikimet për garën e parë flasin për shkëputje të kontrolluara, ndërsa decizive do të jetë ngjitja e Surrelit, 12 kilometra nga finishi. Kështu shqiptarët do të kenë mundësinë që ta shikojnë nga afër këtë ngjarje të madhe sportive.

The post Nis Giro D’Italia/ Nis nga Durrësi, dy etapa të tjera në Tiranë dhe Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 May 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale

8 May 2025 at 13:15

Një shtetas 40 vjeçar, është arrestuar nga policia e Vlorës pasi përndiqte dhe shpërndante të dhënat personale të një 48 vjeçare në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.”

The post Bie në prangat e policisë 40 vjeçari në Vlorë/ Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 May 2025 Sot News | Lajme

Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun

7 May 2025 at 13:23

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai.

Sipas burimeve autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në pranga është vënë vetëm Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

Burime nga grupi i hetimeve tregojnë se në krim janë përdorur dy pistoleta. Ai dyshohet se është goditur njëherë në bark me një pistoletë dhe një gëzhojë nga ajo s’e ka kapur më pas e ka goditur me pistoletën tjetër dy herë në kokë.

Gjithashtu, mësohet se shtetasi rumun është një ish-i dënuar për krime por kjo mbetet e pakonfirmuar ende. Makina e përdorur në atentat është blerë nga Eris Mehmetaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vrasjes. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

The post Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 6 May 2025 Sot News | Lajme

Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

6 May 2025 at 21:27

Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.

Emisioni “Në Shënjestër” , ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.

I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.

Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.

Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.

Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.

Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.

Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.

Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.

Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.

Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

The post Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 May 2025 Sot News | Lajme

“Trace”- “Strike”/ Në pranga dy grabitës ‘serial’, finalizohen dy operacione policore në Vlorë

4 May 2025 at 11:39

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe hetimeve, Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë përmes verifikimeve në terren dhe analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh.

Në kuadër të operacionit “Trace”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 40 vjeçar, banues në Elbasan. Nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Vlorës, konkretisht:Më datë 02.05.2025, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.

Më datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2”. Po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.

Gjithashtu ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”. Një pjesë e sendeve të vjedhura dhe disa mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit “Strike”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin 41 vjeçar, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje dy varëse floriri dhe çantën, në të cilën ndodheshin një shumë prej 16000 lekësh dhe sende të tjera

The post “Trace”- “Strike”/ Në pranga dy grabitës ‘serial’, finalizohen dy operacione policore në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 May 2025 Sot News | Lajme

Zgjedhjet e 11 majit/ Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve

3 May 2025 at 18:45

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Ismail Ferraj, ka bërë thirrje për ndryshim në mënyrën si përfaqësohet qyteti i Vlorës në Kuvend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ka ardhur koha që vota e tyre të mos shkojë më për politikanë që zhduken menjëherë pas fitores.

“E vetmja rrugë për Vlorën është të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët, sapo fitojnë, harrojnë qytetin që i votoi dhe nuk hapin më as telefonin,” tha Ferraj, duke u distancuar nga praktikat që kanë dëmtuar besimin qytetar në politikë.

Sipas tij, qyteti duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, jo mes figurave të vjetra që janë mësuar me privilegjet, ndërsa problematikat konkrete si kanalet e bllokuara apo rrugët e paasfaltuara vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Ferraj kërkon një shans për t’i dhënë fund këtij realiteti:

“Për t’i dhënë fund kësaj, më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj,” tha ai.

Duke u distancuar nga politika e vjetër e “flamujve dhe tifozerive”, kandidati vlonjat bën thirrje për një votë të ndërgjegjshme, për dikë që është vetë pjesë e problemeve të qytetit dhe jo i larguar nga realiteti i përditshëm i Vlorës.

Postimi i plotë:

➡ E VETMJA RRUGË – për Vlorën të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët pas zgjedhjeve ikin larg Vlorës pasi fitojnë, përtojnë të hapin telefonin njerëzve të cilët i votuan, apo dhe deputetëve që janë të ardhur në Vlorë aq kohë sa është fushata.

Vlora duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, apo mes disave që duan karrigen e ngrohur në 8 a 12 vite me rradhë duke lene kanalet e sesa e sesa lagjeve që shkaktojnë përmbytje, që lene rrugicat e lagjeve pashtruar me probagandën që shoqërohet me lutjet për disa vota.

Ne këtë e refuzojmë kategorikisht, dhe për ti dhënë fund më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj në fletën e votimit!

❤ Vlora përfaqësohet më mirë me vlonjatët e rinj, larg politikës së vjetër 35 – vjeçare me flamujt nën efektin e ekzaltimit, larg ngjyrave dhe tifozerisë, voto atë që është vetë pjesë e problematikave të Vlorës, mos e digjni votën tek ata që shpresojnë që me debutimin e parë në këtë lojë, do marrin mandat në Vlorë me premtimin e spektakleve paszgjdhore.

#votoismailferraj4✔

#KoalicioniEuroatlantik✔

#VloraMeritonMëShumë

#EVETMJARRUGË➡

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 May 2025 Sot News | Lajme

“Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal”, Lala jep detaje për ekzekutimin e 58-vjeçarit në Vlorë

2 May 2025 at 08:48

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në një emision televiziv mbremjen e djeshme, për ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në një lagje të Vlorës. Sipas Lalës vrasja e tij mendohet se është urdhëruar nga një grup kriminal, pasi ai kishte nisur të flasë nën efektin e alkoolit.

Klodiana Lala: Në fillim u dyshua për një ngarje të rëndomtë. Viktima Renato Hoxhaj, 58 vjeç, banonte në një lagje problematike, ku banon edhe familja e Sinomatit, që janë armiq me Inez Hajrullën.

Renato Hoxhaj dyshohet se u vra rreth orës 06:10 të 27 prillit nga një person me rroba të gjera, me një kapele rrumbullake dhe i maskuar me maskë anticovid. Ai e ka pritur një orë e 20 minuta viktimën dhe e ka qëlluar me tre plumba. Më pas ka ikur qetësisht përmes rrugicave dhe mendohet se ka ikur nga Shqipëria prej pikës së Qafë Botës, siç del nga pamjet filmike ku është një person që nga pamja fizike nuk i ngjan.

Dyshohet se Renato Hoxhaj ka qenë informator i grupeve kriminale dhe meqë ka filluar të pijë alkool dyshohet se e kanë bërë që t’i mbyllin gojën. Në këtë ngjarje nuk ka patur dëshmitarë. Pas ngjarjes është arrestuar Eris Mehmeti, një shtetas nga Tropoja që ka dhe ka siguruar automjetin e përdorur nga atentatori. Këtë mjet ai e ka blerë në Tiranë dhe regjistronte në emrin e një 80-vjeçareje. Meqë ai frekuenton Dubain mendohet se urdhëri ka ardhur nga andej. Nuk besoj se do të shkohet të urdhëruesi i vrasjes.

Në fillim u dyshua për një pistë për pronën, por ajo u zbeh. As problemet personale nuk mundohen se janë, sepse viktima rezulton i ndarë dhe bashkëjetonte me një zonjë me të cilën nuk kishte probleme. Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal.

Xhevahir Zhabina: U shoqërua në komisariat para tre javësh.

Klodiana Lala: A nuk të duket e çuditshme që kohët e fundit e kishte mbushuar shtëpinë me kamera sigurie?

The post “Mendohet se ishte syri dhe veshi i një grupi kriminal”, Lala jep detaje për ekzekutimin e 58-vjeçarit në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 30 April 2025 Sot News | Lajme

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt/ Policia shoqëron një person, dyshohet autori

29 April 2025 at 22:58

Policia ka arrestuar në Tiranë një person me inicialet E. M., i cili dyshohet si autor i ekzekutimit të 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë banesës së viktimës, teksa ai po kthehej në shtëpi. Hoxhaj u qëllua me katër plumba me armë zjarri dhe humbi jetën në vend. Ai kishte punuar më parë si roje në një objekt ndërtimi, por punën e kishte lënë prej një viti.

Sipas hetimeve paraprake, një kamera sigurie ka kapur autorin e maskuar me kapele dhe shall, që i është afruar viktimës duke zbritur nga kodra mbi banesën e tij, e më pas është larguar përmes një shtegu të mbuluar nga bimësia në drejtim të kodrës “Kusum Baba”, një vend i shenjtë i komunitetit bektashi.

The post Ekzekutimi i Renato Hoxhajt/ Policia shoqëron një person, dyshohet autori appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 29 April 2025 Sot News | Lajme

“I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte…

29 April 2025 at 09:35

58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba mëngjesin e djeshëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai punonte prej pesë vitesh si roje në një objekt në ndërtim aty pranë. Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ishte i maskuar me kapele dhe shall dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.

Gazetari Enrik Mehmeti tha në emisionin People në Euronews Albania se një nga pistat ku po heton policia është konflikti për një sipërfaqe toke në pronësi të tij të cilën 58-vjeçari kishte refuzuar ta jepe për ndërtim.

“Vendi ku ai kishte shtëpinë është vetëm disa metra larg një pallati që shkon në 1500 euro metra katrorë. Ai e ka shprehur te një i afërmi i tij pak kohë më parë se janë duke më bërë presion, po më kërcënojnë për të dhënë tokën, nuk më ofrojnë shumë dhe unë nuk e jap. Toka ku kishte banesën është në qendër, është me shumë interes për ndërtime. Kjo është pista që po hetohet intensivisht. Sipas burimeve nga familjarët bëhet fjalë për 1 mijë metra rreth e rrotull banesës së tij”, tha gazetari.

The post “I kanë bërë presion”, gazetari jep detaje nga vrasja në Vlorë: 58-vjeçari u ekzekutua sepse nuk pranoi të jepte… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 27 April 2025 Sot News | Lajme

Detaje të reja nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ U qëllua nga një person i maskuar me shallë dhe…

27 April 2025 at 20:45

Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët.

Ai ishte i maskuar me kapele dhe shallë dhe ka qëlluar viktimën 3 herë para se të largohej në këmbë nga zona.Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 

The post Detaje të reja nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë/ U qëllua nga një person i maskuar me shallë dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama nga Vlora: 6 mln euro për ‘nongratën’ e Berishës, ku u gjetën ato para…?

27 April 2025 at 18:09

Fushata elektorale “dërgon” Kryeministrin Rama në Vlorë aty ku zhvilloi takim me gratë e qytetit. Kryesocialisti nuk la pa ironizuar dhe Kreun e PD-së, Berisha për hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.

“Ku u gjetën ato para. Si për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar jep për partitë politike. Është e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump do ikte nongrata, tani u dashkan edhe 6 mln Euro me shpresën se do ikte non grata. Edhe sikur të rrijë apo të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese shqiptarë që duhet të marrin një vendim historik. Nuk është një zgjedhje mes dy kampeve politike, është një zgjedhjes me Shqipërinë në BE, Europë dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të bëjë çorap Shqipërinë”-u shpreh Rama.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama nga Vlora: 6 mln euro për ‘nongratën’ e Berishës, ku u gjetën ato para…? appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë/ 58-vjeçari u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks

27 April 2025 at 09:16

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë. Sipas raportimeve viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks.

Renato Hoxhaj, nuk kishte precedentë penalë, ndërsa njihej në zonë si një person i qetë dhe jo problematik. Ai jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë.

Policia ka nisur me hetimet mbi ngjarjen dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës.

The post Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë/ 58-vjeçari u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks appeared first on Sot News | Lajme.

E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari (Emri)

27 April 2025 at 09:08

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e

autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post E rëndë në Vlorë/ Punonte si roje në një objekt në ndërtim, ekzekutohet me armë zjarri 58-vjeçari (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 26 April 2025 Sot News | Lajme

Qumësht me aflotoksinë, AKU e konfirmon: Është konsumuar edhe në Vlorë

26 April 2025 at 11:04

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.

Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.

Çfarë është aflatoksina?

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara, aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht edhe të veshkave.

The post Qumësht me aflotoksinë, AKU e konfirmon: Është konsumuar edhe në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

❌