Normal view

“I uroj sukses në betejën e tij ligjore”, Çollaku kundërshton Metën në listat e PD: Futja e PL ka shkaktuar humbje…

16 January 2025 at 19:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD dhe PL nuk duhet të garojnë me lista të përbashkëta zgjedhore në 11 maj, që rrjedhimisht do të thotë se edhe kreu i PL, Ilir Meta, nuk duhet të jetë në listën e sigurt të PD-së.

Komentet Çollaku në një studio televiziv tha se PD dhe PL janë parti me ideologji dhe qëndrime të ndryshme dhe futja me një listë të përbashkët nuk sjell shtim të votive, por pakësim të tyre.

Ai tha gjithashtu se futja me lista të përbashkëta e PD dhe PL ka bërë që të majtët të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos shkojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë.

“Mendoj se Ilir Meta pavarësisht se në gjendjen në të cilën ai ndodhet, pavarësisht burgosjes, pavarësisht goditjes totalisht të paligjshme e të padenjë, unë mendoj që PD dhe PL janë dy parti të ndara, kanë dy elektorate të ndarë, kanë dy qasje të ndara dhe kanë dy qëndrime të ndara.

Unë do të isha në favor të tolerimit dhe të akomodimit në listat e PD të aleatëve historikë të djathtë që na bashkojnë programet politike.

I uroj shumë sukses Metës në betejën e tij ligjore, i uroj shumë sukses PL në garën elektorale, por unë mendoj që ne jemi dy parti të ndara dhe futja në lista të përbashkëta nuk ka prodhuar në asnjë rast histori suksesi. Ka bërë që vota të majta të mos votojnë për PD-në dhe vota të djathta të mos votojnë për listën e PD kur kanë parë që aty ndodhet një parti e majtë”, tha Çollaku.

The post “I uroj sukses në betejën e tij ligjore”, Çollaku kundërshton Metën në listat e PD: Futja e PL ka shkaktuar humbje… appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas…

16 January 2025 at 09:45

Isuf Hasa, autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta ka pranuar krimin, ndërsa ka treguar me detaje vrasjen, shprehet se shkak ka qenë, pasi sipas tij viktima i ngacmonte gruan. 64-vjeçari thotë se fillimisht kanë pirë kafe në shtëpinë e 81-vjeçarit, më pas do të shkonin në lokalin e fshatit, por sapo kanë dalë ai tregon se ka parë një çekiç në oborrin e shtëpisë, të cilin e ka marrë dhe e ka qëlluar.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde.

Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, ka treguar Isuf Hasa.

The post “Më ngacmonte gruan”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 81-vjeçarit: Pimë kafe në shtëpinë e tij, më pas… appeared first on Sot News | Lajme.

Takimi që u shndërrua në tragjedi/Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë,por..

15 January 2025 at 19:29

Gazetari Igli Çelmeta zbulon se viktima dhe autori e kishin lënë që të dielën që të pinin kafe bashkë, në një kafe që e kishin 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Ata e kishin lënë që në orën 9.00 do të niseshin bashkë, por në momentin që janë takuar, autori e ka goditur të moshuarin me mjete te forta në oborrin e banesës së tij, duke e lënë të vdekur.

Më pas është larguar duke i marrë portofolin dhe ka shkuar në barin ku e kishte lënë të shkonte me viktimën.

Xhemal Meta, sipas gazetarit Çelmeta, kishte parashikuar që pas kafes të lëvizte drejt Tiranës. Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet.

Shoferi e ka telefonuar disa herë 81 vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Ata kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës në oborr ka gjetur 81-vjeçarin të vdekur, më pas ka lajmëruar familjarët dhe ato më pas policinë.

The post Takimi që u shndërrua në tragjedi/Si goditi autori 81-vjeçarin deri në vdekje: E kishin lënë të pinin kafe bashkë,por.. appeared first on Sot News | Lajme.

Avokati Petraj flet për dosjet e Berishës dhe Metës: Ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e 20 janarit?

14 January 2025 at 18:58

Seanca paraprake e 20 Janarit ndaj Sali Berishës, që akuzohet nga SPAK prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani”, 21 Janari, fati i çështjeve të tjera dhe detajet surprizë nga hetimi i vrasjes së 4 protestuesve të opozitës para kryeministrisë, sepse FBI nuk i ka sjellë të gjitha provat, ishin disa nga pikat e trajtuara dhe analizuara sot në një emision televiziv.

I ftuar ka qenë avokati Edmond Petraj, i cili deklaroi fakte interesante nga hetimi i dosjeve dhe proceset paraprake ndaj Sali Berishës, familjarëve të tij, por edhe akuzat ndaj kryetarit të arrestuar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai bëri një analizë juridike të faës aktuale të çështjeve, hapave dhe procedurave.

Petraj shprehet se masa ndaj Metës edhe mund të zbutet, por çështja e hetimit pasuror është më kritikja për fatin juridik ndaj tij. Avokati jep edhe informacione se si SPAK po heton sekretarin e PD-së, Flamur Noka, po për pasurinë, por theksoi se edhe Gazment Bardhi rrezikon shumë me rastin e kallëzimit penal që SPAK pushoi ndaj Olsi Ramës, pasi mund të merret i pandehur për kallëzim të rremë dhe të dënohet deri në 5 vite burg. Pra në thelb të rrezikojë një “Salianj”, edhe pse për këtë vepër Ligji i Dekriminalizimit nuk e kap.
Petraj shprehet se me interes hetimor është edhe kallëzimi ndaj Zv/kryeministres Belinda Balluku dhe funksionarëve të tjerë, si dhe dosja e Bashkisë së Tiranës.
Por çfarë pritet të ndodhë në seancën paraprake të 20 janarit në GJKKO për dosjen “Partizani”?

“Pritet vendimi i gjyqtarit për seancën paraprake. Ngelet enigmë si vendimmarrje, por janë të trija pistat në lojë. Meqë janë kërkuar elementët e pavlefshmërisë së provave, akteve, që i ka kërkuar avokati i Berishës dhe pjesën e Malltezit, dy të tjerët kanë ikur me gjykim të shkurtuar. Është pranuar gjykimi i zakonshëm për Malltezin dhe Berishës dhe ka kaluar për seancë paraprake. Nëse aprovohet atëherë do shkojë me personazhe që do pyeten, mund të shkojë gjatë me dëshmi personazhesh. Por mund të kemi edhe rënien e dosjes ndaj Berishës, të mos pranohet, por do jetë një rënie e madhe e kredibilitetit, dhe SPAK të sfumohet në seancë paraprake në punën e saj.

Por kemi edhe një tjetër që të rikthehet për plotësim të akteve të dosjes. Të trija mundësitë mbeten”, shpjegon avokati.

Ai shton se seanca nuk parashikon shtyrje tjetër, sepse si SPAK, ashtu edhe pala mbrojtëse, i kanë dhënë pretendimet e tyre, tani mbetet vendimmarrja e gjyqtarit të seancës paraprake.

Por Petraj thekson se kjo nuk është e vetmja dosje ndaj kreut të PD-së dhe se sipas tij, FBI ka dosje tjetër për 21 Janarin, sepse nuk e ka sjellë të plotë të parën, nga frika e prishjes së provave.

“Kjo seancë vendos fatin e dosjes së Berishës. Por Berisha ka edhe çështje të tjera, se kjo nuk është e vetmja. Berisha implikohet edhe te 21 Janari dhe nëse dosja merr drejtim si krim shtetëror, nëse ai faktohet nga veprimet dhe mosveprimet e asaj dite, atëherë do të kemi një tjetër proces për të. Kemi edhe veprimet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit në atë kohë, veprimet e Berishës që jepte të kuptohej sikur ishte ai dhe vendoste ai, për urdhër-arrestet. Janë duke u shqyrtuar elementet e dosjes së parë dhe aktet e ekspertizës së FBI-së në atë kohë. Mendoj se do të kemi një element surprizë. FBI nuk e ka sjellë dosjen e plotë, se kishte frikë mos konsumoheshin elementet dhe provat ndaj çështjes”, nënvizon ai në studio.

The post Avokati Petraj flet për dosjet e Berishës dhe Metës: Ja çfarë pritet të ndodhë në seancën e 20 janarit? appeared first on Sot News | Lajme.

U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, ja ku po heton policia

14 January 2025 at 12:21

81-vjeçari Xhemal Meta që u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar dyshohet se është vrarë.

Mësohet se policia po heton dhe pistën vrasjes për 81-vjeçarin ndërkohë që pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Dyshimet kanë ardhur pas shenjave të konstatuara në trupin e 81-vjeçarit.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.*

The post U gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, ja ku po heton policia appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 January 2025 Sot News | Lajme

Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje

8 January 2025 at 20:14

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë nga qelia nr. 5, për televizionin e familjes Berisha, ku ka folur për arrestimin e tij më 21 Tetor, seancën e djeshme ku u pyet për dy orë në SPAK në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA, akuzat e ngritura pse e cilëson procesin si politik.

Meta ka këmbëngulur se seanca e djeshme nisi me pyetjet e tij ndaj SPAK dhe jo e kundërta, duke kërkuar shpjegime se çfarë bëhej me denoncimet që ka depozituar për çështje të ndryshme. Vetëm pas kësaj, shton ai, unë iu përgjigja pyetjeve të tyre.

Teksa e cilëson arrestimin ‘një rrëmbim mafioz dhe banditesk’, presidenti i PL akuzon Edi Ramën si ideatorin politik dhe SPAK-un se veproi në mënyrë të padrejtë.
Meta shprehet se edhe pse ndodhet i izoluar në një qeli prej 12 metrash katrorë, kjo nuk e pengon që të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe të kandidojë.

Meta ndër të tjera rrëzon sondazhin se mbi 70% të shqiptarëve mbështesin SPAK-un, duke theksuar se ky besim ka rënë që në ditën që Rama e zgjodhi kreun e Prokurorisë së Posaçme me 69 vota, nga 84 që kërkonte Kushtetuta.

“Ata 70% që pëlqejnë SPAK-un votojnë Ramën, sepse ai e tha vetë se është ideatori i tij dhe e votoi me 69 vota. pse SPAK nuk arreston Ramën?”, shprehet Meta ndër të tjera.

Ai i qëndron mendimit se arrestimi i tij është pa prova dhe se nuk ka asnjë fakt që e implikon në afera, pasuri të padeklaruar dhe abuzime të tjera.

Intervista e Ilir Metës:

-Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?

-Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje. E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media. Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK-ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK.

Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se ç’bëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër. Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje. Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqenëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

Së pari: Çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit të FBI të dënuar me burg edhe për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve që ende është Kryeministër dhe i pa pyetur për këtë çështje?

Së dyti: Çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan është dënuar në SHBA?

Dhe natyrisht në fund fare, përsëri si President i Partisë së Lirisë që ka bërë denoncime të shumta për kryeaferën e inceneratorëve, u vura në dispozicion 3 shkresa zyrtare që janë edhe fakte e prova penale të depozituara të cilat ngarkojnë me përgjegjësi penale individuale nga 3 herë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin dhe një herë Kryebashkiakun e Tiranës, të cilat i bëra publike edhe në rrjetet sociale, këto shkresa zyrtare janë të vitit 2014 dhe 2017.

Përgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetentë për këtë çështje, ndaj Partia e Lirisë do t’i drejtohet përsëri zyrtarisht SPAK-ut për të 5 këto çështje që përbëjnë përgjegjësi individuale dhe penale për Edi Ramën.

-Z. Meta, a është normale që ju t’i bëni pyetje SPAK- ut?

-Unë vazhdoj të jetoj në një sistem demokratik edhe pse jam në qeli, por vetëm fizikisht. E di që shumë të tjerë që janë jashtë, janë futur me dëshirë “në qeli”, duke hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe liritë që ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me këtë qafëpërkulje autokracinë që i vjedh dhe i bullizon çdo ditë. Ashtu siç kam qenë gjithmonë shembull për të përmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetutës, ligjit, shoqërisë dhe sidomos drejtësisë, padiskutim që kurrë nuk mund t’i braktis të drejtat edhe liritë e mia për më shumë që jam President i forcës së dytë opozitare në vend.

Është detyra ime për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë dhe kurrë nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonjë çështje me procedurë (edhe kur këto janë shkelur qëllimisht), por jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e Partisë së Lirisë dhe të gjithë shqiptarët i paguajnë në mënyrë speciale (6 – 7 mijë euro në muaj) këta prokurorë specialë për të mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre që grabiten pa maska, si në rastin e inceneratorëve e dhjetëra raste të tjera.

-Ndërkohë që ju u treguat bashkëpunues me SPAK, ish- bashkëshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i përgjigjet më SPAK-ut por do të fliste vetëm në Gjykatë. Si e komentoni ju këtë për më tepër që media e evidentoi këtë dallim?

-Asnjë koment, sepse nuk shoh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje. Natyrisht që SPAK, që qëllimisht nuk i bashkoi në një çështjen e tre inceneratorëve, ka “ lidhur” çështje që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën, pasi z. Dumani nisi hetimet për çështjen CEZ – DIA që në Dhjetor 2019 dhe në pamundësi për të gjetur një provë apo fakt penal për këtë çështje (të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh Vjenë 2014) në bashkëpunim me regjimin hapën edhe nja 5 çështje të tjera me qëllim që të gjenin një fakt apo provë për mua apo edhe njerëz të afërt me mua me qëllim goditjen time politike e sidomos Partinë e Lirisë.

Ndaj jemi në një situatë tragjike për sa i takon degradimit të shtetit të së drejtës që nga rrëmbimi im banditesk, që do të jetë precedenti më skandaloz për Gjykatën e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se unë paskam ndërhyrë si Kryetar Kuvendi për të bërë një ndryshim ligjor në interes të një biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vetë dosja e SPAK provohet se amendamenti është bërë nga deputetja e Edi Ramës në atë kohë, se ligji është mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, ndërsa LSI vetëm 16 vota. Nuk dua t’ju marr kohën edhe më shumë me marrëzira të tjera që tronditën edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen që SPAK-u e nxori qëllimisht në media.

-E megjithatë z. Meta, ju jeni brenda, i dënuar me paraburgim dhe zgjedhjet erdhën, kur jemi vetëm 4 muaj para tyre. A nuk është ky dënim dhe mungesë lirie e juaja një problem për Partinë e Lirisë dhe për ju vetë personalisht dhe më konkretisht a do të kandidoni ju për deputet?

-Dua t’ju siguroj se nuk ndihem i dënuar, por ndihem si kurrë më parë në detyrë dhe lartësinë më të madhe të përgjegjësisë time qytetare, politike dhe atdhetare. Musine Kokalari thoshte se lirinë e kërkojmë shpesh jashtë vetes, por në radhë të parë liria është e brendshme dhe ju siguroj që unë gëzoj liri të plotë, jo vetëm për të qenë vetvetja këtu në qelinë Nr.5, në 12 m2, por mbi të gjitha për të qëndruar e luftuar për lirinë e të gjithë shqiptarëve që vetëm fizikisht nuk ndodhen në qeli të tilla, por që vetëm të lirë në vendin e tyre nuk ndihen.

Fakti që armiqtë e lirisë të të gjithë shqiptarëve e jo vetëm të Ilir Metës u detyruan të inskenojnë një rrëmbim mafioz e të paprecedentë tregon dobësinë dhe dekompozimin e tyre total politik e moral dhe tmerrin që kanë nga prania aktive e Ilir Metës në jetën publike dhe ballafaqimet mediatike, si edhe shpresën e tyre të mjerë për të rrëmbyer Partinë e Lirisë dhe shndërruar atë në një fake- opozitë si shumë 0.99 të reja që kanë shpikur këto kohë.

Situata ku jemi nuk ka qenë e paparashikueshme nga unë, përkundrazi. Ndaj edhe thirra Konventën historike të 27 Prillit ku u bënë ndryshime rrënjësore në statut, duke çrrënjosur nepotizmin dhe krahinalizmin. E sidomos duke miratuar një program të shkëlqyer, konkret e konciz atë të: 5 Prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus. Dhe Partia e Lirisë duhet të vazhdojë me intensitet të shpalosë e argumentojë realizimin e 5 Prioriteteve.

Jam shumë i kënaqur që tani shoh që të gjithë flasin për rëndësinë e rritjes së pensioneve, por Partia e Lirisë ishte e para që e çimentoi si prioritet madhor, pasi nëpërkëmbja e tyre e qëllimshme nga “Rilindja” për 12 vjet, ka sjellë pasoja të tmerrshme sociale e sidomos shëndetësore për ta. Po kështu programi ynë nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Parë dhe kulmon me shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajonin tonë.

Njëkohësisht ky është mbi të gjitha një program tërësisht i financueshëm dhe i certifikuar nga shumë ekspertë të nivelit më të lartë të financave ku do të veçoja Prof. Petraq Milon, Sekretari i Partisë së Lirisë për Çështjet e Ekonomisë dhe të Financave. Po kështu ne bazohemi te përvojat më të mira të vendeve të Rajonit tonë. Ndërkohë është detyrë e lidershipit të PL të shumëfishojë forcat dhe të rrisë përqendrimin për tua kthyer këtë maskaradë armiqve të zgjedhjeve të lira në bumerang.

Lidhur me kandidimin tim, si mund t’ju shkojë mendja se unë mund t’i vendos vetes kufizime në kundërshtim me Kushtetutën, aq më tepër që risitë më shtojnë adrenalinën.
Kur vendosa për themelimin e LSI, 2 ditë më parë nuk ishin të paktë ata që parashikonin se LSI do merrte 1-2 %. Unë me shumë kënaqësi vendosa një “bast” historik duke kandiduar vetëm në mazhoritar (Skrapar) e duke mos e vendosur veten time të parin dhe fare në listën proporcionale të LSI. Sigurisht që kjo kishte rrezik të lartë pasi LSI ishte në opozitë dhe e gjithë Qeveria dhe Kryeministri i asaj kohe gjithë tërbim u turrën drejt Skraparit ku unë vajta vetëm 2 herë gjatë fushatës.

Fitorja ishte gati me 2/3 e votave dhe pa u lodhur atje pasi ata njerëz e dinin shumë mirë se kush isha unë që u kisha shërbyer si deputet disa herë duke i mbajtur të gjitha premtimet e mia e mbi të gjitha përfaqësuar vlerat e tyre më të mira. Edhe tani, jo vetëm Partia e Lirisë, por të gjithë shqiptarët e dinë se unë jam rrëmbyer në mënyrë banditeske, në mënyrë që jo unë por ata të mos jetojnë të lirë, por të frikësuar e bullizuar nga një regjim që jo vetëm i vjedh çdo ditë, por edhe u kërkon ta duartrokasin në mënyrë që ata të mos e “pësojnë” si Ilir Meta. Ndaj vota për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën do të jetë masive, sepse shqiptarët do votojnë për lirinë e tyre në rradhë të parë.

-Sondazhet nuk janë kaq optimiste z.Meta për Partinë e Lirisë dhe opozitën?

-Kur sondazhet i kanë dhënë LSI më shumë se 2% apo 3%? Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet në burg Ilir Meta dhe rrëmbehet në mënyrë kriminale? Po çfarë i gjetën këta në 30 vite hetime Ilir Metës dhe 300 letër porosi anembanë botës? I gjetën ndonjë numër llogarie të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë pronë të fshehur apo të padeklaruar? I gjetën ndonjë video duke luajtur në kazino?

I gjetën ndonjë shkresë zyrtare apo vendim në kundërshtim me ligjin e interesin publik? I gjetën pushime luksoze të padeklaruara? A nuk e çuan këta tre herë Ilir Metën në Komisionin e Venecias që të justifikonin shkarkimin dhe të treja herët u diskredituan si mos më keq?

A nuk shpikën këta që ditën e parë pasi unë mora drejtimin e Partisë së Lirisë “Dosjen I.M”? Po të ishin kaq të fortë pse do detyroheshin të mbanin arrest shtëpie liderin e Partisë Demokratike, z.Berisha për 333 ditë? Akoma më tepër të merrnin tani edhe këtë masën e turpshme të detyrim paraqitjes kur hetimet kanë mbaruar? Apo të vidhnin vulën e PD për dy vite? Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush. Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë, por aspak populli ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla.

-Analistë të ndryshëm thonë se partitë e reja opozitare pro-SPAK mund të përfitojnë terren ndaj PD dhe PL që janë kritike ndaj SPAK-ut dhe për këtë ata i referohen edhe sondazheve që e nxjerrin SPAK me 70% pëlqyeshmëri. A ju shqetëson kjo?

Aspak sepse të pretendosh të jesh në opozitë e të mos i kërkosh llogari SPAK-ut që jo vetëm akoma s’e ka arrestuar apo marrë të pandehur Edi Ramën për aferat skandaloze që mbajnë firmën e tij por as guxon ta marrë në pyetje apo t’i përmendë emrin nuk të voton as bufi dhe jo më qytetari më i painformuar. Po kështu ata qytetarë që e duan SPAK-un votojnë direkt për Edi Ramën pasi ai e ka thënë vetë që është krijuesi i vetëm i SPAK-ut. Dhe këtu çuditërisht nuk ka gënjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi atë ditë kur ai zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota, nga 84 që e ka Kushtetuta. Ndërsa ky sondazhi për SPAK-un më kujton sondazhin e Edi Ramës, se 70% e shqiptarëve ishin pro “Ballkanit të Hapur” që po i falimentonte.

The post Meta intervistë nga qelia nr.5, ku akuzon Ramën: Pse nuk hetohet ai, dënimi nuk më pengon të kandidoj në zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 January 2025 Sot News | Lajme

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për të vazhdojnë të vijnë

7 January 2025 at 21:35

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA ka një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar gjithçka.

Ai u shpreh se hetimet ndaj Metës vazhdojnë, ndaj SPAK në çdo thirrje, si kjo e sotmja i paraqet atij prova të reja mbi bazën e të cilave duhet të reagohet nga ana e mbrojtjes.

“Hetimet i përkasin një prej çështjeve që është lobimi në SHBA dhe nuk kemi të bëjmë me një dokument por me disa; për njërin dihet që ka firmosur Meta, për dy të tjerat eksponentë të LSI.

SPAK ka ndjekur paratë, letër porositë janë me SHBA, se të gjitha lobimet aty regjistrohen. Di që për këtë rast ka edhe një bashkëpunëtor të drejtësisë që ka folur dhe ka sqaruar saktë, dhe nga kjo kemi mbërritur deri te masa. Nga paraqitja në paraqitje e Metës, e njeh atë edhe me më shumë prova të tjera që ka mbledhur SPAK dhe mbrojtja mbi bazë të tyre do bëhet mbrojtja. Vazhdojnë vijnë dokumente, hetimet vijojnë, nuk janë mbyllur”, tha Karamuço.

The post Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie, dokumentet për të vazhdojnë të vijnë appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

7 January 2025 at 21:18

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK.

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta. Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si ish-presidenti Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet për të bërë meditime dhe të kujdeset për fizikun.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”,-tha gazetarja.

The post Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313, habit gazetarja: Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së appeared first on Sot News | Lajme.

‘PD, parti autokrate’, Elezi: Berisha- Meta, paterica të Ramës

7 January 2025 at 18:54

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka kritikuar ashpër dyshen Berisha-Meta, duke i quajtur ata “paterica të Ramës”, ndërsa theksoi se të tre politikanët aktualisht janë të fokusuar në ruajtjen e pasurive, lirisë dhe pushtetit të tyre.

Ai e argumenton këtë në kontekstin e hetimeve të SPAK, që kanë krijuar probleme për figurat e larta politike në Shqipëri.

Elezi ka komentuar se Berisha, Rama dhe Meta po përdorin një retorikë që duket se është kundër njëri-tjetrit, por që në thelb ka një qëllim të përbashkët: mbijetesa politike. Ai theksoi se Berisha e ka parti që tani udhëhiqet nga figura të paqëndrueshme dhe të paafta, dhe përmendi autokracinë që është përhapur në strukturat e PD-së, ku vendimmarrja është në duar të një grushti të ngushtë.

Për sa i përket Ramës, Elezi e kritikoi për ndërtimin e një kupole politike dhe ekonomike, ku të dy figurat e opozitës, Berisha dhe Meta, janë të përfshirë, duke u zhytur në marrëdhënie të ndërlikuara që mund të pengojnë çdo përpjekje për transparencë dhe hetim. Ai gjithashtu nënvizoi se shumica e parave të pastruar nga oligarkët mund të ndodhen në bankat e nivelit të dytë dhe se edhe SPAK-i ka vështirësi të zbulojë këtë skemë komplekse të korrupsionit.

Elezi i bëri thirrje opozitës që të mos e fshehë realitetin, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e saj mund të sjellin më shumë dritë në problemet që po ndodhin në Shqipëri, përfshirë korrupsionin e lartë dhe lidhjet mes pushtetit dhe oligarkëve.

“Problemi i përbahkët i kësaj kupole politike, Berisha-Rama-Meta apo dhe Basha, mënyra si e fokusojnë retorikën, që është kundra njëri-tjetrit, por me një kod. I bëhet presion Ramës se ai ka kapur SPAK. Retorika e tyre ka të bëjë për të qenë në politikë, për të qenë faktor në këtë politikë. Psh. Berisha partinë e ka tani me figura që nuk kanë vlerë, por ku edhe ata pritet të goditen nga SPAK. Ka autokraci në atë parti, kanë modelin e autokracisë, vendosin gjithçka vetë. Rama ka ndërtuar kupolë politike dhe ekonomike, ku janë zhytur edhe Berisha e Meta. Por opozita nuk hedh dritë, sepse zbulon dhe veten. Ia kam thënë Berishës që në përballje me të se nuk e lufton dot qeverinë dhe oligarkët se i ke deputetët pjesë. Pastrohen miliarda euro në vit, 3,8 miliardë, janë të ndërtuara marrëdhëniet në kompleksitet, sa paratë e këtyre mund të jenë në bankat e nivelit të dytë. Edhe SPAK nuk e nxjerr dot këtë skemë komplekse”, u shpreh Elezi.

The post ‘PD, parti autokrate’, Elezi: Berisha- Meta, paterica të Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

‘SPAK po shkruan histori për sundimin e ligjit’, Zogaj: Përballja me drejtësinë, mënyra e vetme për të trajtuar akuzat

7 January 2025 at 18:42

Analisti Preç Zogaj vlerësoi punën e SPAK si historike dhe vendimtare për luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Ai tha se Struktura e Posaçme po prek figura të fuqishme, që deri dje konsideroheshin të paprekshme, dhe se institucionet duhet të respektohen, pavarësisht kritikave.

Sipas Zogajt, SPAK po vepron me qetësi dhe profesionalizëm, duke normalizuar hetimet në nivele të larta dhe duke shënuar një hap të madh drejt sundimit të ligjit në Shqipëri. Ai vuri në dukje se pandëshkueshmëria, një problem historik i raportuar shpesh edhe ndërkombëtarisht, po merr fund.

Në lidhje me paraqitjen e Ilir Metës në SPAK, Zogaj e përshëndeti ish-presidentin për respektimin e procedurës ligjore, duke lënë mënjanë retorikën e mëparshme të sulmeve ndaj këtij institucioni. Në kontrast, ai kritikoi qëndrimin e ashpër të Sali Berishës, duke theksuar se përballja me drejtësinë është mënyra e vetme për të trajtuar akuzat.

Zogaj gjithashtu komentoi se mbështetja për SPAK nga partitë politike mund të kthehet në një aset elektoral. Ai argumentoi se SPAK gëzon mbështetje të madhe nga publiku dhe partitë që e mbështesin do të përfitojnë politikisht. Për më tepër, ai sugjeroi se partitë e vogla duhet të bashkohen për të rritur ndikimin e tyre elektoral.

Në fund, Zogaj theksoi rëndësinë e votës së diasporës si një e drejtë kushtetuese dhe u shpreh se zbatimi i kësaj të drejte po ecën përpara. Ai paralajmëroi një periudhë të re, ku betejat ligjore të politikanëve do të bëhen publike, duke rritur transparencën dhe besimin në drejtësi.

“Në mendimin tim, SPAK po bën punën me dosje të ndryshme. SPAK po punon, çdo ditë ka dinamika. Meta u paraqit sot, u paraqit ashtu siç i takon një shtetari, duke u përballur drejtpërdrejtë, duke lënë pas akuzat dhe sharjet. Ilir Meta e ka kuptuar dhe e di shumë mirë se kjo betejë bëhet vetëm kështu, duke u përballur.  Nga ana e tij, Sali Berisha iu përmbajt masës së SPAK, por vijon retorikën e ashpër ndaj institucionit të akuzës. SPAK nuk intimidohet e as provokohet. SPAK është institucion që sheh gjërat ftohtë, përfaqëson institucionin e akuzës, po bën punën që i takon në mënyrë racionale. Të sfidosh drejtësinë nuk është normale dhe as e zakonshme. Qëndrimi mund të jetë kritik, por duhet të respektohet institucioni. Duhet thënë se SPAK po shkruan histori për sundimin e ligjit, po normalizon hetimet në sfera të larta.

Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, një fenomen tipik shqiptar, që është përmendur edhe në raporte ndërkombëtare. Askush nuk është i paprekshëm nga ligji. Ka hetime nga të gjitha krahët, ka hetime kudo që ka akuzë. Në këtë pikëpamje, nuk mund të them se SPAK po punon me dy standarde. Këtë e thonë ata që janë në konflikt interesi kryesisht. SPAK po i del përballë një gangrene, duke goditur politikanë, banda, që kanë nga pas edhe pasuri të madhe, nuk është e lehtë, ndaj puna e Strukturës së Posaçme duhet vlerësuar.

Së shpejti, do të nisë beteja në gjykatë e politikanëve. Publiku do të shikojë gjyqet, do të shikojë qëndrimet e drejtësisë, por edhe të të akuzuarve. Unë mendoj se partitë që mbështesin SPAK kanë favor elektoral, pasi SPAK ka  mbështetje të madhe publike. Kush nuk e sheh këtë gjë, nuk është realist. Partitë e vogla që mbështesin SPAK do të kenë favor, por besoj se nëse do të bëheshin bashkë do të ishin më të fortë. Nëse konkurrojnë veçmas në zgjedhje, vota për ta mund të mos jetë aq me vlerë. Vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, që po gjen zbatim edhe ligjërisht”, u shpreh Zogaj.

 

The post ‘SPAK po shkruan histori për sundimin e ligjit’, Zogaj: Përballja me drejtësinë, mënyra e vetme për të trajtuar akuzat appeared first on Sot News | Lajme.

Meta në SPAK, Elezi: Prokuroria e Posaçme po godet si individ, Rama i detyruar të mbrojë Veliajn deri në zgjedhje

7 January 2025 at 16:42

Ibsen Elezi ish-anëtar i këshillit kombëtar në PD, i ftuar në një studio televizive, ka folur për paraqitjen e Ilir Metës në Prokurorinë e Posaçme, për të cilin u shpreh se SPAK nuk po i godet si opozitë por si individë prandaj sipas tij nuk zë vend kur thuhet se po tregohet i njëanshëm.

Ai tha se politikanët kanë ngritur modelin e njerëzve të papërgjegjshëm dhe se Rama duke mbrojtur veten mbron dhe partinë e tij.

Sa i përket rastit të Veliajt ai tha se me goditjen që SPAK i ka bërë kryebashkiakut edhe Rama është më i dobët politikisht.

“Për të analizuar situatat e tyre duhet të vendosësh veten në pozitat e tyre. Një person i akuzuar që mund të vuajë dënimin kuptohet se do përdorë të gjitha mjetet për tu mbrojtur dhe rruga më e fortë për tu mbrojtur është që ta lidhi ngushtë me politikën dhe për ta bërë këtë duhet të jesh faktor i rëndësishëm politik dhe kjo i bashkon Metën dhe Berishën që të tregojnë se ata janë opozita.

Kjo është strategjia që kanë përdorur për të thënë se ne jemi opozita dhe çdo akt i tyre për tu parë si politik. SPAK nuk po godet vetëm opozitën, por individin sepse nuk do ja ulte as PS imazhin deri në këtë pikë që e ka çuar sepse ka treguar se kjo qeverisje është një rrjet korrupsioni dhe këtë e ka vërtetuar SPAK me intensitetin e punës që ka pasur në raport me drejtuesit e lartë të qeverisë.

Pra nuk zë vend kur thuhet se SPAK po tregohet i njëanshëm. SPAK është një institucion që ka rregulla që dhe i kufizuar bënë aq sa mund të bëjë.”

Më tej ai shtoi se përgjegjësia kthehet në shumë personale sepse s’mund të justifikohen sepse e ndërtojnë partinë me besnikë të vetë sikur po shkojnë në luftë dhe se hapja për të shkuar drejt ofertës nuk është duke u çjerrë nga dritarja.

“Modeli i papërgjegjshmërisë është një model që duhet rrëzuar dhe gara në këto zgjedhje duhet të jetë gara e modeleve se populli nuk pyet më për programe se këta të gjithë gënjejnë.

Me situatën e krijuar me Veliajn Rama sot është më i dobët politikisht, këtyre po tu heqësh një lider nuk janë ajo partia e konsoliduar, autokracia këtë sjell qokat dhe e gjithë kjo rrugë është rrugë interesi.

Veliaj ka potencë dhe i shkakton dëm PS. Rama është i detyruar deri në zgjedhje të mbrojë Veliaj se po plasi ky tullumbac para zgjedhjeve është një dëm i madh për ta.”

The post Meta në SPAK, Elezi: Prokuroria e Posaçme po godet si individ, Rama i detyruar të mbrojë Veliajn deri në zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

U pyet për rreth 3 orë në SPAK, reagon nga qelia Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, u kërkoj ndjesë…

7 January 2025 at 14:43

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar.

Ilir Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.

U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre. Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.

Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona. Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk. Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

The post U pyet për rreth 3 orë në SPAK, reagon nga qelia Meta: Kam dhënë sqarime shumë të qarta, u kërkoj ndjesë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk kam hyrë në SPAK, jam ende në qelinë Nr.5”, Ilir Meta: Jam duke pritur takimin e orës 10:00

7 January 2025 at 10:43

Presidenti i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, i cili ditën e sotme do të duhej paraqitej në SPAK në orën 10:00 për tu marrë në pyetje në lidhje me dosjen CEZ-DIA, ka treguar vendndodhjen e tij duke u shprehur se ndodhet ende në qeli.

“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.
Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në orën 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.
Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”.

The post “Nuk kam hyrë në SPAK, jam ende në qelinë Nr.5”, Ilir Meta: Jam duke pritur takimin e orës 10:00 appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 6 January 2025 Sot News | Lajme

SPAK do ta pyesë si person nën hetim, Meta: Po thirrem për t’u pyetur nga organizata kriminale që firmosi rrëmbimin tim

6 January 2025 at 14:57

Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një deklarate pas lajmeve të publikuara nga media se është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje. Meta e cilësoi këtë zhvillim si një akt të organizuar nga “organizata kriminale SPAK” dhe deklaroi se është i gatshëm të përballet me çështjen.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk,” tha Meta.

Ai theksoi se nuk ka asnjë problem të paraqitet në SPAK, duke theksuar se do të përfitojë nga rasti për të pyetur vetë prokurorët.

“Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme,” shtoi Meta.

The post SPAK do ta pyesë si person nën hetim, Meta: Po thirrem për t’u pyetur nga organizata kriminale që firmosi rrëmbimin tim appeared first on Sot News | Lajme.

Meta nën cilësinë e personit në hetim, SPAK pyet nesër ish-presidentin e Republikës

6 January 2025 at 14:33

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim.

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, në ngarkim të Metës është dosja e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës.

Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Meta ndodhet i arrestuar që prej mesditës së 21 tetorit.

The post Meta nën cilësinë e personit në hetim, SPAK pyet nesër ish-presidentin e Republikës appeared first on Sot News | Lajme.

“Dyfishim pagash për mësuesit”, Meta: 10 propozime për arsimin

6 January 2025 at 14:14

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë të ditur se arsimi në Shqipëri ka arritur në një pikë emergjence kombëtare dhe ka prezantuar 10 propozime për përmirësimin e tij.

Ai kërkon dyfishimin e pagave të mësuesve dhe një rritje të konsiderueshme të financimeve për arsimin, duke e vlerësuar këtë si një prioritet kombëtar.

Postimi i plotë

Alarmi i ngritur nga UNESCO për nevojën urgjente të përmirësimit të financimit të arsimit dhe shpërndarjes së burimeve, provon edhe njëherë atë që kemi paralajmëruar si Parti e Lirisë, që fatkeqësisht sot arsimi në vendin tonë është kthyer në një emergjencë kombëtare.

Ulja e financimit për arsimin me vetëm 3.1% të PBB, më i ulti në rajon dhe disa herë më pak se në vitin 2010, nivelet skandaloze të pagave të mësuesve e pedagogëve që vijojnë të kërkojnë mbështetje të paktën sa kolegët e tyre në Kosovë, si dhe mosshpërndarja e duhur e burimeve buxhetore vërteton se për “Rilindjen” arsimi kurrë nuk ka qenë prioritet.

Përkundrazi, nënfinancimi i qëllimshëm skandaloz, që ka sjellë rënien e cilësisë së arsimit, është pjesë e axhendës antikombëtare të shpopullimit për të nxitur largimin e të rinjve drejt vendeve europiane për studime dhe të mësuesve e pedagogëve për punësim.

Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar sepse ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.

Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për të përmirësuar rrënjësisht gjendjen e Arsimit në Shqipëri:

. Miratimin e një ligji për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB.

. Dyfishimin e pagave të mësuesve për të arritur nivelin e mesatares së rajonit.

. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.

. Ligjet kryesore të arsimit do të miratohen me shumicë të cilësuar në Kuvend, përfshi strategjitë e arsimit, programet, kurrikulat dhe politikat arsimore.

. Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.

. Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.

. Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

. Do të reformojmë kurrikulat me ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik.

. Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

. Sigurimi i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo fëmijë.

Mbështetja e duhur financiare për arsimin ndalon shpopullimin dhe garanton Shqipërinë fuqi eksportuese.

The post “Dyfishim pagash për mësuesit”, Meta: 10 propozime për arsimin appeared first on Sot News | Lajme.

Nga qelia, Meta uron shqiptarët me një foto me pamje nga mali i Jezercës: Përpara kemi një malore jo të lehtë

31 December 2024 at 14:45

Ilir Meta, President i PL-së, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg” ka uruar nga qelia shqiptarët për Vitin e Ri 2025, duke zgjedhur foton nga ngjitja në Jezercë, maja më e lartë e Alpeve shqiptare.

“Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve. Siç është zakon secili nga ne bën edhe një bilanc. Mbyllim një vit shumë të vështirë, plot sfida të panumërta dhe beteja të përbashkëta.

Më shumë se gjysmën e shqiptarëve, në veçanti pensionistët, ky vit që po troket i gjen në varfëri ekstreme, të pastrehë, të braktisur dhe të përjashtuar nga regjimi aktual, që vrau shpresën edhe për të rinjtë”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Në vijim ai thekson se përpjekja e hapur dhe e dhunshme për asgjësimin e demokracisë dhe pluralizmit politik avancoi si kurrë më parë.

“Përpara kemi një malore jo të lehtë.

E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri.

Me përkushtim, dashuri dhe vëmëndje ndaj gjërave të mira dhe të bukura, me vullnet, forcë e përgjegjësi, me energji pozitive, mençuri dhe vizion ne të gjithë bashkë do ta bëjmë realitet ëndrrën e bukur të të rinjve për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!

Nga zemra ju uroj të jetë ky Vit i Ri plot me gëzime, shëndet, mbarësi, dashuri dhe suksese për ju, familjet tuaja dhe të afërmit kudo që janë!

Gëzuar 2025!”, shkruan Ilir Meta.

The post Nga qelia, Meta uron shqiptarët me një foto me pamje nga mali i Jezercës: Përpara kemi një malore jo të lehtë appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcime e vallëzime, deputetët e Partisë së Lirisë “e djegin” në festën e fundvitit, Meta ‘feston’ në qeli

29 December 2024 at 16:53

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës.

Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuara festën. Ndryshe nga vitet e tjera, kreu i partisë, Ilir Meta, nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhet në burg. Ish-presidenti i vendit ndodhet në qeli që prej 21 tetorit, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

Në pamjet e publikuara nga zv. Kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës. Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur.

SPAK deklaroi më parë se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.
Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura. Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

 

The post Kërcime e vallëzime, deputetët e Partisë së Lirisë “e djegin” në festën e fundvitit, Meta ‘feston’ në qeli appeared first on Sot News | Lajme.

“Unë jam dëshmitari kryesor i korrupsionit”, Meta nga burrgu akuzon Ramën për shkatërrimin e drejtësisë: Dumani ka..

27 December 2024 at 16:32

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Meta për mes një reagimi të gjatë në “Facebook” shkruan se gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më i pranishëm në jetën publike. Sipas tij kjo provohet do ditë me sjelljen e tyre politike institucionet e drejtësisë të “re” apo të kapur gati totalisht nga Rama prej kohësh, që nuk njohin as Kushtetutën, as Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, as procesin e rregullt ligjor.

Meta theksoi se kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar bindshëm se është një mercenar i Edi Ramës dhe padyshim edhe i atyre lloj ndërkombëtarëve që e duan Ramën sepse shet sovranitet për të vjedhur pushtet dhe jo të gjitha për vete, por edhe për “amerikanët e tij” si Charles McGonigal një rast i provuar nga gjykatat aktuale në SHBA bashkë me Rossinët dhe shumë të tjerë.

Meta theksoi se është krenar sepse gjithmonë ka qenë shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ata duke i paralajmëruar për pasojat e kapjes së drejtësisë nga Rama dhe këto janë marrëdhënie të mirëdokumentuara gjatë 9 viteve të tij si Kryetar Parlamenti dhe President i Republikës. Ai shtoi se përgjegjësitë institucionale e kushtetuese për zbatimin e Reformës, i ka kryer me korrektësinë maksimale duke qenë edhe i vetëm fare përballë një presioni të paparë ku në 2 vite e gjysëm është në hetim nga Parlamenti njëpartiak i Edi Ramës dhe McGonigalëve me 122 deputetë.

Kreu i PL-së tha se Fundi i drejtësisë me Regji është i pashmangshëm dhe i afërt siç është edhe rrëzimi i Narkoregjimit të vetëm në kontinent, krimet “intelektuale” të të cilit janë grabitje pa maska në mes të ditës të qindra milion euro të qytetarëve më të varfër të rajonit, në vendin më të pasur të rajonit me burime natyrore.

Reagimi i plotë i Metës:

Drejtësia me regji drejt fundit pa lavdi! Gjithmonë e më shumë “Drejtësia me Regji” është bërë një vlerësim edhe më i pranishëm në jetën tonë publike. Këtë na e provojnë çdo ditë me sjelljen e tyre politike institucionet e drejtësisë të “re” apo të kapur gati totalisht nga Rama prej kohësh, që nuk njohin as Kushtetutën, as Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, as procesin e rregullt ligjor.

Pa u gëzuar për faktin se kjo lloj drejtësie po provohet çdo ditë se funksionon edhe në detaje sipas regjisë dhe interesit të Ramës (siç treguan edhe “koincidencat” e djeshme, që në të njëjtën ditë u thirr edhe denoncuesi kryesor i skemës kriminale 5D, por edhe arkitekti dhe përfituesi kryesor i saj, apo se në të njëjtën ditë që Partia e Lirisë organizonte protestën e saj para SPAK-ut, BKH që në mëngjes u zgjua me “Harabelin” e me të edhe u ngrysën lajmet dhe shumica e banaqeve, që ende financohen nga inceneratorët, u mbushën me analistë “spakistë” që premtonin se prisni se çdo ndodhë me Veliajn, por edhe me Ramën se Dumani është ndryshe e përralla të tjera si këto kur

Dumani ka treguar bindshëm se është një mercenar i Edi Ramës dhe padyshim edhe i atyre lloj ndërkombëtarëve që e duan Ramën sepse shet sovranitet për të vjedhur pushtet dhe jo të gjitha për vete, por edhe për “amerikanët e tij” si Charles McGonigal një rast i provuar nga gjykatat aktuale në SHBA bashkë me Rossinët dhe shumë të tjerë.

Belind Këlliçi thërritet në SPAK brenda dy javësh i kallëzuar nga një person i dënuar në 5 shtete si mashtrues dhe terrorist, pse paska bërë një foto me Presidentin Trump, me regji të “gruas të Bilalit” që bëri burgun për foton e tij të paligjshme me Presidentin Obama.

Ndërkohë që korruptuesi i Charles McGonigal që e di e gjithë bota nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK që e ka kyçur dosjen McGonigal se aty dalin edhe McGonigalë të tjerë dhe vetë Altin Dumani me shokë, që kanë bashkëpunuar me të për të nxitur e fabrikuar çështje kundër opozitës dhe kundërshtarëve të Ramës, jo vetëm në këmbim të parave cash të provuara për McGonigal por edhe puseve e burimeve natyrore të Shqipërisë.

Është e çuditshme të dëgjosh në media “euroatlantikë të vonuar” dhe analistë “spakistë” se si përpiqen të më lidhin edhe mua me Charles McGonigalin me gënjështra të pacipa për “lidhjet” e mia me të, kur dihet shumë mirë se dy porositë e para i mori nga Rama për t’u marrë me mua si President i Republikës me çështjet CEZ-DIA dhe gjoja atentatin që doja të bëja unë si Kryetar Parlamenti ndaj dy deputetëve.

Akoma më e çuditshme është se këta “euroatlantikët e vonuar” e pranojnë se McGongial u përdor kundër Kryetarit të 1800 karrigeve me 5 mijë delegatë dhe asnjëherë nuk dalin t’i kërkojnë Altin Dumanit llogari se ç’bëhet me dosjen e McGonigalit?

Po kështu ankohen se Ilir Meta nuk e ka denoncuar Rossinin, se e ka patur mik dhe për këtë abuzojnë me një foto të bërë gjatë një darke me drejtues të një kompanie të huaj në prani të drejtuesve të ambasadës të vendit nga e cila vinte kompania e cila zhvilloi shumë takime zyrtare dhe informale me zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë edhe mua si Kryetar Parlamenti. Në tryeza të tilla kam takuar mijëra të huaj në aktivitetin tim, por në rastin konkret Rossini ishte një ndër 15 personat në tavolinë dhe më periferiku dhe i parëndësishmi për mua.

Ndërkohë, që ai u bë i njohur kur publikisht u përdor kundër z.Berisha për ta paraqitur si gjoja njeri të rusëve, për të cilën e mori një përgjigje publike nga ish-Ambasadori Arvizu, i cili dihet që nuk u nda në mënyrën më miqësore me z.Berisha, por kjo se pengoi të thoshte të vërtetën kur u pyet nga mediat për këtë trillium.

“Euroatlantikët e vonuar” mund të lexojnë reagimin tim të fundit në rrjetet sociale ku denoncoj edhe Rossinin me rastin e lirimit të z.Berisha nga Gjykata. Akoma më absurd është “lidhja” ime sipas tyre me Agron Nezën, kur dihet se i vëllai i tij i ndjerë Agron Neza ka qënë zëdhënësi im në Ministrinë e Jashtme, por edhe një mik shumë i mirë dhe i paharruar, të cilin edhe e kam nderuar si President i Republikës, pas propozimeve të grupeve të interesit.

Njohjet e mia janë të hershme me familjen Neza, që nga viti 1992 kur z.Zenel Neza u zgjodh Kryetar i Bashkisë Tropojë për PS e miqësinë me të cilin e ruaj edhe sot. Po kështu edhe me shumë njerëz të nderuar me mbiemrin Neza kam raporte shoqërore dhe miqësore. Nuk do të habitesha që “euroatlantikët e vonuar” dhe analistët “spakistë” një ditë në studiot e televizioneve që ua hap Edi Rama të thonë se para për McGonigalin ia dhashë unë Agronit.

U zgjata pak këtu, jo për t’u kushtuar vëmendje “euroatlantikëve të vonuar” dhe analistëve “spakistë” por për t’i bërë të qartë padronit të tyre Edi Rama përmes të cilëve përpiqet t’i bëjë të gjithë si vetja se do hapet dhe hetohet dosja e McGonigalit edhe pa Dumanin dhe aty do zbardhet edhe afera më e madhe e korrupsionit që është vetë kapja e Reformës në Drejtësi nga Edi Rama me ndihmën e McGonigalëve për të shkatërruar pluralizmin politik dhe garantuar sundimin e Narkoregjimit të Edi Ramës për të cilin tashmë kanë dalë tre rezoluta të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërsa për mashtrimin tjetër të “euroatlantikëve të vonuar” se mua SHBA më kanë hequr vizën 10-vjeçare më duhet të sqaroj se asnjëherë nuk kam patur një vizë të tillë dhe nuk do të shqetësohesha fare edhe po të ma hiqnin se kjo është e drejta e tyre dhe unë as kam ndërmend të jetoj në SHBA dhe as të zgjidhem atje.

“Euroatlantikët” e kanë fobi këtë punën e vizës amerikane se Kryetari i tyre që për 4 vite nuk kalonte dot oqeanin, zhveshi çdo rrobë të trupit pa pikën e turpit për të marrë vizë duke i hequr vizë çdo parimi demokratik për t’u shndërruar në klloun të Edi Ramës për shuarjen e opozitës. Unë jam krenar se kam bërë gjithçka për forcimin e aleancës strategjike të Shqipërisë me SHBA, që nga dita e parë e angazhimit tim e derimë sot.

Unë nuk e ngatërroj SHBA dhe vlerat që përfaqëson ky vend i madh, me McGonigalë dhe McGonigale, që kanë abuzuar dhe abuzojnë me vendin e tyre, që shkelin statusin e tyre publik dhe diplomatik dhe që kanë bashkëpunuar e bashkëpunojnë me Edi Ramën, e cilindo, për të minuar shtetin e së drejtës dhe shndërruar në leckë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Jam krenar që gjithmonë kam qenë shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ata duke i paralajmëruar për pasojat e kapjes së drejtësisë nga Rama dhe këto janë marrëdhënie të mirëdokumentuara gjatë 9 viteve të mia si Kryetar Parlamenti dhe President i Republikës, ku kam patur edhe përgjegjësitë e mia institucionale e kushtetuese për zbatimin e Reformës, të cilat i kam kryer me korrektësinë maksimale duke qenë edhe i vetëm fare përballë një presioni të paparë (2 vite e gjysëm në hetim nga Parlamenti njëpartiak i Edi Ramës dhe McGonigalëve me 122 deputetë) dhe në të gjitha betejat që u zhvilluan në Komisionin e Venecias, të gjithë e dinë se ky Komision i dha të drejtë Presidentit Meta dhe jo mazhorancës, me rezultatin historik 5-0.

Po ky Komision, konfirmoi se përgjegjësinë për konfliktin President-Kuvend për Gjykatën Kushtetuese e kishte Kryetari i KED, z.Dvorani, i cili jo çuditërisht pas kësaj në prag të zgjedhjeve u firmos nga Sekretari i Shtetit si kampion botëror kundër korrupsionit.

Ky dekorim i realizuar nga Edi Rama dhe McGonigalët synonte t’i jepte mesazhin SPAK-ut dhe drejtësisë që të mos parandalonin krimet zgjedhore që ndodhën masivisht, ku gjakderdhja e Elbasanit ishte edhe rezultat i këtij mosveprimi, pasi opozita i kishte bërë denoncimet konkrete me kohë edhe për Elbasanin. Çuditërisht, për opinionin publik, jo për mua, z.Berisha non-grata pa përfunduar çertifikimi i procesit zgjedhor skandaloz të Prill 2021, ku partia në pushtet u shkri me shtetin sipas raportit të OSBE-ODIHR.

Edhe në këtë rast nuk mund të mos mbaja qëndrim publik si President i Republikës, jo vetëm për shkak të profilit të lartë publik të z.Berisha, por edhe se isha i bindur që një hap i tillë do dëmtonte miqësinë midis dy popujve tanë dhe ishte një shërbim klientelist në interes të forcimit të autokracisë të Edi Ramës e krijimit të një fake-opozite dhe fake-demokracie.

Ndërkohë që “euroatlantikët e vonuar” duan të harrojnë se Kryetari i tyre dogji mandatet e opozitës me vetëdije dhe nën shantazhin e Edi Ramës dhe McGonigalëve (jo të SHBA sepse Drejtorja për Europën, znj. Susan Falatco i kishte paralajmëruar partitë e opozitës për pasojat).

Ishte po ky Kryetar i tyre që bojkotoi Reformën në Drejtësi duke ia dhuruar tërë kontrollin e institucioneve të reja Edi Ramës. Prej dekadash është kërkuar largimi im nga jeta politike e për këtë nuk dua të bëj histori e të zgjatem. Po kështu është projektuar edhe eleminimi im politik dhe i LSI që themelova në shtator 2004.

Që në moshën 23-vjeçare më kanë hequr imunitetin e çdo muaj prokurorët më sugjeronin të largohesha se javën e ardhshme do më arrestonin me urdhër nga lart. Unë u thosha ja ku jam pse e vononi një javë arrestimin tim. Natyrisht që do kisha përfunduar në burg nëse një oficer i policisë me integritet, që quhet Pashk Tusha do kishte bërë një deklaratë të pavërtetë ndaj meje, gjë që çuditërisht e bëri një oficer nga Skrapari.

Sot unë jam në burg, i rrëmbyer në mënyrë të paligjshme, siç e kanë parë të gjithë dhe i izoluar në mënyrën më ekstreme dhe vetëm për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit. Ndërkohë që për mua ekziston vetëm një çështje: Çështja Meta. Meta është çështje se duke qenë në 30 vite të jetës publike në mënyrën më ekstreme i kujdesshëm me ligjin dhe Kushtetutën është i pashantazhueshëm.

Unë as jam trembur, as jam fshehur dhe as i jam shmangur kurrë me procedurë përballjes me drejtësinë, përkundrazi i kam fituar të gjitha përballjet me të. Por unë jam sot në burg sepse jam dëshmitari kryesor, si Kryetar Kuvendi e President Republike, i korrupsionit më të madh që ka ndodhur këtë dekadë që është shndërrimi i Reformës në Drejtësi në Ramaformë.

Sepse si President i Republikës, kam prishur planin për ndryshimin e kufijve në dëm të Kosovës duke mos dekretuar kandidatin e Edi Ramës për Ministër, i cili ishte shprehur edhe publikisht në favor të një ideje të tillë. Sepse kam kundërshtuar “Ballkanin e Hapur si një projekt që minonte integrimin europian të rajonit dhe sidomos shtetin e Kosovës.

Sepse nuk kam pranuar të noterizoj shkeljet e rënda të Edi Ramës për vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Detit me Greqinë, i cili me sjelljet e tij publike dhe në prapaskenë i ka dëmtuar shumë rëndë interesat sovrane të Shqipërisë. Unë jam në burg se Partia e Lirisë doli nga rrethimi i madh dhe i vogël që i kishte bërë Edi Rama prej kohësh bashkë dhe me Dumanin e tij së fundmi.

Ky i fundit vetëm 5 ditë pasi ishte betuar te Presidenti i Republikës në Dhjetor 2019, regjistroi procedimin penal në bazë të një kallëzimi të bërë në 2018 nga një punonjës i Edi Ramës, i dënuar nga Gjykata për dhunë në familje dhe që në dy proceset e mëparshme për DIA, ku kishte punuar bashkë me Kastriot Ismailin kishte thënë gjëra të tjera.

Kjo çështje nisi pikërisht në kulmin e përplasjeve të mia me Ramën dhe McGonigalët për mbrojtjen e integritetit të Gjykatës Kushtetuese me shpresën e tyre se unë do tërhiqesha nga vendosmëria ime për të mos lejuar turpe të tilla si ai i betimit të gjyqtares të Gjykatës Kushtetuese te noterja te Lana.

Edhe pse e dija shumë mirë se ç’bënte Dumani për të siguruar dëshmi të rreme nga Kastriot Ismaili, që ishte në burg në atë kohë apo persona të tjerë, kurrë nuk u mora me të dhe nuk kam patur as shqetësimin më të vogël sepse unë e di rëndësinë e detyrës dhe të ligjit si rrallë njeri tjetër. Por kur ai filloi të përdorej nga Edi Rama për të marrë peng njerëz në Partinë e Lirisë për të më bërë mua presion për t’u larguar nga drejtimi i saj, padyshim që do e merrte përgjigjen dhe do e marrë edhe më mirë në të ardhmen.

Emisioni i Syri TV “Plug” na sqaroi edhe se si e kaloi Dumani vettingun me tre shtëpi. Padyshim që sqarime të tjera do të vijnë në të ardhmen për heroin botëror kundër korrupsionit që ka vetëm një qëllim që të sigurojë në mënyrë antikushtetuese edhe një mandate 9-vjeçar duke i siguruar Ramës edhe një mandate 4-vjeçar përmes arrestimit të liderëve të opozitës.

Nuk do të ketë në çdo rast fat më të mirë se heroi tjetër Dvorani të cilin Rama dhe Sorosi pasi e dekoruan si kampion botëror kundër korrupsionit para zgjedhjeve në 2021, më pas e la vetëm me 7 vota në Parlament si kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Partisë së Lirisë të mos ia qajnë shumë hallin. Kjo situatë e paprecedentë dhe brutalisht e padrejtë vetëm do ta kalitë dhe pastrojë për të ardhmen.

Nuk burgosen dot kauzat e Ilir Metës dhe të Partisë së Lirisë dhe në radhë të parë sovraniteti. Po kështu 5 Prioritetet e saj madhore të miratuara në Konventën historike të 27 Prillit janë rruga e qartë dhe konkrete që i jep fund dramës së shpopullimit dhe që e kthen Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë edhe mua që çdo ditë të sqaroj më shumë 5 prioritetet tona që janë në interes të çdo familje shqiptare. E me këtë rast dua të falenderoj kolegët e mi në Partinë e Lirisë që pavarësisht censurës të jashtëzakonshme bëjnë një punë të admirueshme e të pandalshme.

Ndërsa për Reformën në Drejtësi se si Parti e Lirisë i qëndrojmë Reformës të votuar në Parlament me 140 vota dhe jo Ramaformës me 69 vota. Dihet botërisht që falë insistimit tim Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota. Ky miratim ka gjurmën time të pashlyeshme dhe për të cilën u falenderova publikisht edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë opozita bën shumë mirë që regjistron denoncimet e saj në SPAK sepse shumë shpejt do bëhet edhe bilanci i vërtetë i këtij institucioni dhe i çdo prokurori të veçantë. Afërmendsh përgjegjësia është individuale.

Fundi i Drejtësisë me Regji është i pashmangshëm dhe i afërt siç është edhe rrëzimi i Narkoregjimit të vetëm në kontinent, krimet “intelektuale” të të cilit janë grabitje pa maska në mes të ditës të qindra milion euro të qytetarëve më të varfër të rajonit, në vendin më të pasur të rajonit me burime natyrore. Ndërsa afërmendsh do të kujtohet për deklaratën më të papërgjegjshme që mund të bëjë një prokuror se: Gjykatat afërmendsh vendosin çfarë kërkojmë ne (SPAK). Një vend pa Gjykata është një vend pa drejtësi.

Dhe jo rastësisht në prag të zgjedhjeve po kurdiset edhe akti i fundit i përdhosjes fatale të Gjykatës Kushtetuese për të eleminuar në mënyrën antikushtetuese çdo gjykatës të pavarur, jo që Edi Rama të ketë shumicën se kjo dihet prej kohësh, por që të mos ketë fare mendim pakice që ishte ëndrra e tij që në fillim të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo i duhet domosdo para zgjedhjeve të 11 Majit se ka disa halle të mëdha për të cilat i duhet unanimiteti që të goditet sovraniteti. Ai është mësuar të shesë sovranitet për t’u zvarritur në pushtet. Ndaj i duhet Drejtësia me Regji që është drejt fundit pa lavdi.

Ndërkohë Mosbindja Civile dhe përballja çdo sekondë me regjimin e pakicës dhe mercenarët e tij është detyra e Partisë së Lirisë dhe gjithë opozitës së vërtetë për të rivendosur rendin kushtetues dhe barazinë para ligjit. Vetëm kështu do çmontohet varfëria ekstreme ku është zhytur gjysma e popullsisë dhe do i jepet fund shpopullimit nga regjimi i inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk “ndizen”.

Denoncimi im historik, tre muaj para zgjedhjeve të 2021, i aferës së inceneratorëve, më të madhen në historinë e shtetit, ka tronditur themelet e Narkoshtetit. Çfarë mbjell do korrësh. Dhe ata që bënë çdo gjë për të mbjellë frikën do të korrin revoltën dhe do të kenë fundin e merituar para drejtësisë dhe para historisë.

The post “Unë jam dëshmitari kryesor i korrupsionit”, Meta nga burrgu akuzon Ramën për shkatërrimin e drejtësisë: Dumani ka.. appeared first on Sot News | Lajme.

Fushata elektorale, Xhixho: Meta është izoluar politikisht, PL i ka kthyer në forcë sulmet para zgjedhjeve

27 December 2024 at 14:03

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në një studio televizive, ka komentuar fushatën zgjedhore me presidentin e PL në burg dhe strategjinë e saj në zgjedhje.

Xhixho tha se Ilir Meta është izoluar politikisht në këtë vit elektoral pasi shihet si një kërcënim për këtë maxhorancë, pro që PL i ka kthyer në forcë këto sulme që po i bëhen.

Sipas saj PL në programin e saj ka përfshirë, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë, rritjen e pensioneve dhe ndihmën për çiftet e reja.

“Është ngritur një komision dhe çështja e Metës e cila dhe sot që flasim nuk ka asnjë akuzë penale por është një person në hetim, pra nuk ka asnjë habi që hetohet Meta ai i është  përgjigjur drejtësisë sa herë që është thirrur duke dhënë përgjigjet e tij.

Çështja është pse izolohet Ilir Meta dhe aq më tepër në një vit elektoral dhe mbahet i izoluar pa akuza, prova dhe fakte dhe përgjigja për këtë është se ai shihet si një rrezik elektoral për këtë maxhorancë.

PL e ka kthyer në forcë të gjithë këtë izolim dhe sulm ndaj saj para zgjedhjeve, ne kemi qenë në rrethe, dhe padyshim kemi një plan shumë konkretë me 5 prioritete se si ne mendojmë që përmes tyre që nga lufta kundër shpopullimit, mbështetjen e çifteve të reja, do suportojmë shportën e bebeve me një kosto minimale për ti mbështetur.

Nga ana tjetër kemi buxhetimin e arsimit dhe bujqësinë që ta mbështesim për tu ardhur në ndihmë fermerëve dhe për të rritur eksporteve. Pyetja se ku do i gjejmë paratë e thash paratë janë përveç buxhetit dhe taksave të qytetarëve dhe mbledhja e të ardhurave nga mirëadministrimi dhe dhënia fund e aferave korruptive.”

The post Fushata elektorale, Xhixho: Meta është izoluar politikisht, PL i ka kthyer në forcë sulmet para zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

❌