Normal view

U vra nga tritoli në derën e motrave Nikolli, rrëfimi rrëqethës i babait të Enea Thomarajt: S’kisha para për varrimin

2 November 2024 at 12:11

35 vite më parë njihet me bashkëshorten e tij Luljetën me të cilën u dashurua sapo e pa. Jeta e të rinjve nuk do të ishte ajo me e lehta, por pavarësisht sprovave e varfërisë, ia dolën të krijonin një familje të ngrohtë.

Arturi jetonte me të dy prindërit e me bashkëshorten. Luljeta vuante nga astma, e gjithashtu kishte vështirësi edhe me sjelljen në jetë të fëmijëve. 2 herë u gëzuan me fëmijë, e 2 herë përjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin të mbijetonin. U deshën 5 vite që shtëpia të merrte jetë, me lindjen e djalit të tyre të madh, që e quajtën Enea. Enea ishte i mbarë, nuk i shqetësonte prindërit, kërkonte pak e kënaqej më gjithçka. E vetmja kërkesë e vazhdueshme që kishte, ishte që prindërit t’i bënin një vëlla.

Kaluan plot 8 vite që në jetë të vinte djali i dytë i familjes Thomaraj. Emrin ia zgjodhi Enea, tha do ta quajmë Arluen si bashkim i emrave tanë: Artur, Luljeta dhe Enea. Enea dhe Arlueni ishin të pandarë. Si vëlla më i madh, Enea e merrte kudo me vete. Flinin në të njejtën dhomë, në dhomën e ndenjes. Kushtet ato ishin. Pasi mbaronin darkën, dhoma e ndjenjes kthehej në dhomën e tyre të gjumit. Kalonin orë të gjata bisedash, e herë pas herë “i shqetësonin” prindërit me të qeshurat me zë të lartë ne mesnatë.

Kur prindërit e Arturit ndërruan jetë, ata mbetën 4, çifti me 2 djemtë e tyre. Arturi ka punuar sa ka mundur, që t’i krijonte sado pak kushte familjes. Ndërsa Luljeta, për shkak se vuante nga astma dhe artriti, e ndërpeu punën që bënte në spital si sanitare.

Djemtë u rritën me përgjegjshmëri të madhe, me dhembshuri për prindërit, të cilët mundoheshin shumë për ta. Disa vite më pas, Arturi do të pësonte një paralizë, që i vështirëson të ecurën dhe kryerjen e shumë veprimeve. Për pasojë rolin e kryefamiljarit e mori Enea. Si një djalë i ri plot plane e ëndrra, dontë të punonte e të ndihmonte familjen, e si rrugën më të lehtë pa emigrimin. U nis për të punuar në Gjermani, ku qendroi 3 vjet, derisa shteti gjerman e ktheu në Shqipëri, sepse nuk kishte lejqëndrimi.

Por Enea nuk u dorëzua. Nisi menjëherë punë në Elbasan, nga një fabrikë në tjetrën, nga një turn në tjetrin, e shumë herë disa turne bashkë në mënyrë që të fitonte sa më shumë, e t’i vinte në ndihmë prindërve të sëmurë.Arturi na ka rrëfyer se Enea nuk i ka shqetësuar kurrë, në lagje e donin të gjithë dhe ndihmonte çdo kënd. Për të atin ishte tashmë si një shok, një shpatull ku mbështetej. Enea ishte ai që dërgonte mamin në spital për mjekim, ai që mbante babain për krahu që të zbriste shkallet e të pinin bashkë kafen e mëngjesit. Ai që kalonte sa më shumë kohë me vëllain, që i thoshte të shkollohej, se do ishte ai aty për të punuar për të gjithë bashkë.

Gjithçka në këtë familje ndryshoi, në një natë vere të 14 korrikut 2024. Enea dhe Alueni ishte jashtë në mbrëmje, kur prindërit i kërkojnë të kthehen në shtëpi, se ishte natë, ishte vone, e meraku si linte të rrinin të qetë pa u kthyer djemtë në shtëpi. Vëllezërit u kthyen, takuan prindërit të cilët shkuan të flinin në dhomën e tyre dhe djemtë qëndruan dhomën e ndenjes. Pas bisedave të përhershme, e duke kaluar kohë me celuluar, secili u shtri në divanin e tij që e përdornin si krevat.

Atë ditë Enea nuk ishte ndjerë mirë. Ndjente një shqetësim pa e kuptuar përse. U zgjua i zymtë, ndoshta vapa- tha, sepse ishte një nga ato ditët më të nxehta të verës. Por mbremja e gjeti sërish të trazuar. Teksa flinte i del gjumi dhe merr drejtimin për të shkuar në tualet. Dera ishte e mbyllur, sepse aty ndodhej i vëllai. Enea pret në korridor, ishte ora 02;14 e natës, prindërit ishin në gjumë, gjithçka ishte qetësi. Qetësi që u trondit nga një zhurmë e barabartë me atë të 20 shkrëpëtimave bashkë, thotë Arturi. E pastaj heshtje.

Një derë hapet fuqishëm, ishte Arlueni i vëllai, që thërret me sa zë kishte: Laliii, ashtu siç i thërriste gjithmonë.
Një derë kishte rënë mbi fytyrën e Eneas. Ishte porta kryesore e shtëpisë. Ajo që u mbyll disa orë më parë, për të sinjalizuar që tani ishin të gjithë në shtëpi, që familja u bë bashkë, që kaloi edhe një ditë e do të mund të flinin të qetë, brenda asaj shtëpië që Arturi ndërtoi më shumë vështirësi.

Tashmë ajo derë qëndronte mbi Enean. Një sulm i fuqishëm tritoli, i vendosur në derën e fqinjëve përballë, goditi tragjikisht Enean e pafajshëm, duke i ndërprerë gjithçka në mes. Nga ajo natë për familjen Thomaraj nuk pati më gjumë. Prindërit u zgjuan të tronditur, pa kuptuar se ç’po ndodhte. Në tokë gjendej djali i tyre, i mbuluar nga gjaku. Tashmë dera e shtëpisë ishte e hapur, e çarë në mes, tani asgjë për ta nuk ishte më e sigurt. Pas asaj dite, kaluan 3 muaj ku Enea do të rrinte në spital.

Në fillim arriti të ishte i ndërgjegjshëm, por prindërit thonë se ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk e kuptoi dot se çfarë i ndodhi. Se çfarë ishte ajo ngjarje që padrejtësisht i mori jetën, në moshën 29 vjeçare, duke i lënë përgjysmë dashurinë, familjen, punën, bisedën me të vëllanë, vizitën në spital të së ëmës, kafen që do të pinte të nesërmen me babanë, e shokët që e prisnin për të dal.

Enea ndërroi jetë 3 javë më parë, pasi luftoi në spital 3 muaj. Pasi i tha të ëmës fjalët e fundit: Jam mirë…
Ndërroi jetë duke lënë pas dhimbjen më të madhe në këtë familje. Duke rënduar shpirtrat e prindërve që e kishin shtyllën e shtëpisë, e të vëllait që e kishte shokun e jetës.
Gjithçka mund të kishte menduar kjo familje, por vdekjes e Eneas kurrë. I kapi aq të papërgatitur, sa nuk kishin as lekët për të bërë ceremoninë motore.

Nga ai moment që Enea ndërroi jetë, Arturi nuk ka lëvizur më nga shtëpia, dhe e vetmja ditë që ka dal jashtë saj është sot…
Tani në familjen Thurmaraj janë hapur dyert e mortit, shumëkush futet e del nga ajo derë, për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë, për t’i shprehur një ngushëllim, por sytë e prindërve dhe të vëllait, qëndrojnë nga dera. I duket sikur nga momenti në moment do të kthehet ai, do të vijë nga puna, do ti përqafojë e do t’ju thotë a keni nevojë për diçka. Por sikur ta dinin se do t’ju ikte kaq shpejt, do t’i thonin se i vetmi për të cilin kemi nevojë, je TI.

Artur Thomaraj në studion e “Për Shqiptarët”: Hap derën dhe shikoj dhe më vunë shami tek hunda që të mos binte të fikët, e doja shumë Enean, nuk e ndaja nga vetja. Djali tjetër ngriti derën, bërtiti, ne ishim në gjumë unë edhe nusja, me gjithë fuqinë që kishte e shtyri nusen dhe u ngrit për të shkuar në divan, urgjenca u vonua se ngatërroi adresë, policia erdhi shpejt, katastrofë, gjak nga veshët, goja, hundët.

Situata në familjen time është shumë e vështirë, kemi hap derën se kështu janë zakonet dhe rri pret hap sytë nga dera a po vjen çuni apo jo, është shumë e vështirë s’po e përballojmë dot se dikur do të qetësohemi, rrojmë për të voglin se nuk dimë çfarë bëjmë ndryshe. Sot mora pensionin 227 mijë, këtë pension kam pas përherë, por të del me aq? Nusja është pension bashkie, ka 4 sëmundje, janë për të larë dritat që s’i lëmë kurrë. Unë kisha nevojë për lekët e funeralit. Hapa një Go Found, e hapi mbesa por nuk u deshën ato, s’i kemi tërheq e kanë marrë vesh njerëzit kush e kush me ndihmu. E gjitha është tek e ardhmja dhe tek nusja ime, unë s’jam më i aftë.

The post U vra nga tritoli në derën e motrave Nikolli, rrëfimi rrëqethës i babait të Enea Thomarajt: S’kisha para për varrimin appeared first on Sot News | Lajme.

Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin

1 November 2024 at 10:07

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore. Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij. Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar për shkak të mos përgjigjes ndaj tre kërkesave të dërguara përmes postën elektronike nga policia, Durim Bami, është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre E-maileve të dërguara.

Por sërisht gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse Durim Bami, ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin. Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Durim Bami, duket se është përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri. Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza” (Procedimi Nr. 9 dhe Procedimi Nr.59) ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

The post Dy zgjedhje për të ‘fortin’ e Niklës, ja kushtet që kërkon Dubai për të nxjerrë nga qelia Durim Bamin appeared first on Sot News | Lajme.

Masakrat/ Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër,viktimat e pafajshme të krimit

31 October 2024 at 14:27

Ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit kanë tronditur mbarë opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ai ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj automjetit ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën. Një ngjarje e tillë la pas dhe një viktimë të pafajshme, kalimtare të rastit.

Flutura Basha humbi jetën teksa së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin në shtëpi me motor. Ata janë përplasur nga makina ku ndodheshin Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vend ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po lufton për jetën në spital. Po ky nuk është rasti i vetëm ku krimi prek të pafajshmit.

Vrasja e kamarierit Gledio Muka dhe klienti, Marsel Çela

Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte për bukën e gojës dhe as klientin e lokalit i cili kishte zgjedhur që atë mbrëmje të ngrohtë korriku ta kalonte jashtë shtëpisë, deri në orët e vona.

Vrasja e banakieres Mimoza Pajës në Don Bosko:

E ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, ishte edhe banakierja Mimoza Paja në një lokal në Don Bosko.

Atentati i Don Boskos, në Tiranë, ka ndodhur më 12 marsin të vitit 2023 ku një grua u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje dhe 58-vjeçarja Mimoza Paja ishte në vendin e saj të punës kur iu mor jeta pabesisht. Nga kjo ngjarje nuk u kursye as mbesa e saj e mitur e cila mori lëndime nga thyerja e xhamave. Ndërsa 5 persona të tjerë morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit nga plumbat, por fatmirësisht nuk rezultuan në fatalitet. Atë pasdite të 12 marsit u qëllua me breshëri plumbash lokali i Fatjon Muratit, person i shumëkërkuar nga autoritetet. Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë. Fatjon Murati dyshohet i përfshirë në masakrën e Fushë Krujës u ekzekutuan Brilant Martinaj, Besmir Haxhia dhe Diklen Vata. Gjithashtu, Fatjon Murati ka qenë i dënuar për armëmbajtje dhe posedim të municioneve pa leje. Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Fatjon Muratit një pasuri me vlerë 5 mln euro.

Vrasja e Enea Thomaraj në Elbasan

29-vjeçari Enea Thomaraj u plagos rëndë nga tritoli që u vendos në banesën e dy motrave Nikolli, më 14 korrik pasi Giovana Nikolli iu drejtua me një video Nuredin Dumanit. Banesa e Themollarit ishte ngjitur me banesën e motrave Nikolli në pallatin ku jetonin.

Pas gati muaj në koma, më 4 tetor ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 29-vjeçari nuk kishte asnjë lidhje me motrat Nikolli apo me botën e krimit. Ishte një njeri që punonte për të mbajtur familjen e tij dhe humbi jetën pas tritolit që u shpërthye ngjitur me derën e banesës.

The post Masakrat/ Nga banakierja e Don Boskos te kamarieri i Memaliajt dhe kalimtarja në Shkodër,viktimat e pafajshme të krimit appeared first on Sot News | Lajme.

Babai godet djalin me thikë, trondit nëna: Dua burrin të më vijë në shtëpi, djali nuk po lëshonte telefonin nga dora

31 October 2024 at 12:28

Nëna e 15-vjeçari që u godit me thikë nga babai një ditë më parë, për motive të dobëta, ka thënë se gjendja e të miturit është shumë mirë.

E ftuar në një intervistë televizive, ka deklaruar se ngjarja ndodhi pa dashje, ndërsa kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë.

Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste.

Djali e mban telefonin jo prej shumë kohësh”, tha nëna e të miturit.

The post Babai godet djalin me thikë, trondit nëna: Dua burrin të më vijë në shtëpi, djali nuk po lëshonte telefonin nga dora appeared first on Sot News | Lajme.

“Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite…

29 October 2024 at 20:19

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

The post “Të gjithë më thonë falja”/ Bes Kallaku i “kthen kusurin”: Gabimisht u deshtëm, ja vlejti kur zemrën e shite… appeared first on Sot News | Lajme.

“Durim Bamin po e sjellin amerikanët nga Dubai”, Curri bën deklarata e fortë: Ka informacion për një vrasje…

28 October 2024 at 22:49

Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë më 21 tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
I ftuar në një emision televiziv analisti Arjan Curri bëri deklaratën e fortë, ku tha se Durim Bamin po e sjellin amerikanët në Shqipëri.

Më tej Curri u shpreh se Bami ka informacion për një vrasje politike.
“Bamin nuk e ka sjellë Dumani, nuk e kanë marrë këta, por ua kanë sjellë. Të kujtojmë se Bami është arrestuar në qershor dhe është lënë i lirë dhe është riarrestruar. Pse për 3-4 muaj, një herë është liruar? Ne i kërkojmë ne, na i sjellin. Nuk ka rënë miti i Dubait për parajsës fiskale, penale. Bami është bërë personazh i rëndësishëm për amerikanët që kanë shumë ndikim në Dubai.”, u shpreh analisti.

The post “Durim Bamin po e sjellin amerikanët nga Dubai”, Curri bën deklarata e fortë: Ka informacion për një vrasje… appeared first on Sot News | Lajme.

Vëllai vret vëllanë/ Detaje të reja nga ngjarja monstruoze, autori ndodhet në…

28 October 2024 at 07:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Mediat në Kosovë raportojnë se pas një konflikti mes tyre vëllai ka varë me thikë vëllain. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë. Autori i ngjarjes është vënë në pranga.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhej me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se autori i ngjarjes, i cili goditi me thikë për vdekje vëllanë, është plagosur edhe vetë. Ai është duke u trajtuar në Emergjencën e SHSKUK-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Vëllai vret vëllanë/ Detaje të reja nga ngjarja monstruoze, autori ndodhet në… appeared first on Sot News | Lajme.

Për llogari të kujt? Përfunon liria për “të fortin e Niklës”, arrestohet për herë të dytë në Dubai Durim Bami

By: xhoana
27 October 2024 at 10:22

Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Policia bën me dije se ndalimi i Bamit është kryer në datën 21 tetor. Burime bëjnë me dije se Durim Bami është ndaluar nga policia e Dubait dhe prej 5 ditësh mbahet nën arrest. Nuk dihet me saktësi se cilat janë rrethanat që kanë shtyrë arrestimin e tij për herë të dytë nga policia e Emirateve, ndërkohë që më herët dështoi sjellja e tij në Shqipëri.

Informacionet për arsyen e arrestimit të Bamit në Dubai, po mbahen tepër diskrete nga Policia e Shtetit dhe prokuroria e posaçme SPAK.

Herën e parë, ai u ndalua për llogari të SPAK në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

Por për këtë arrestim, Durim Bami, mundi të lirohet nga gjykata e Dubait pavarësisht se ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme premtuan sjelljen e tij para drejtësisë.

Ende nuk dihet me saktësi nëse ndaj Durim Bamit është lëshuar një masë sigurimi e dytë “arrest me burg” nga SPAK, që detyroi policinë e Dubait të rivihet në lëvizje për të arrestuar për herë të dytë, Durim Bamin.

Tashmë Bami mund të jetë në procedurat e një ekstradimi të mundshëm apo riatdhesimi të menjëhershëm, siç ndodhi me rastin e Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, dy njerëzve të grupit të Durrësit të akuzuar për atentatin ndaj Landi Muharremit dhe prokurorit, Arjan Ndoja.

The post Për llogari të kujt? Përfunon liria për “të fortin e Niklës”, arrestohet për herë të dytë në Dubai Durim Bami appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri i bujshëm/ Si Mariela Berisha kapi ‘mat’ ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai

19 October 2024 at 12:34

Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në polici ditën e mërkurë, pas më shumë se 2 muajsh në arrati. Dy motrat akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga. Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare. Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht. Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.

Vetë Klea ka reaguar për këto lajme, duke u shprehur se në kohën që ajo ishte lidhur, partneri i saj ishte ndarë nga Mariela. Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin. Në dëshminë e saj para togave të zeza, Antonela u shpreh se gjithçka ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ana e Prengës, duke e çuar Marielën të shpërthejë në të tilla veprime.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”.

Edhe Mariela në fjalën e saj para Gjykatës, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe u shpreh e gatshme të paguante dëmet.

“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë. Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar. Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot. A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proces gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan. Këto kriminele, ndërkohë, janë, gjithashtu, në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar”,-shkruan Prenga.

The post Sherri i bujshëm/ Si Mariela Berisha kapi ‘mat’ ish-burrin biznesmen me Klea Prengën në Dubai appeared first on Sot News | Lajme.

‘E premtja e zezë’/ Ndërron jetë babai i këngëtares së njohur shqiptare (Emri)

11 October 2024 at 15:18

Këngëtarja Teuta Kurti po kalon një moment aspak të lehtë. Kjo pasi babai i saj është ndarë nga jeta. Lajmin me dije e ka bërë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale. Ngjarja e hidhur ka ndodhur ditën e djeshme.

Teuta nuk ka ndarë detaje në rrjetet sociale, por vetëm detajet e varrimit. Ceremonia mortore mbahet sot në Mitrovicë.

The post ‘E premtja e zezë’/ Ndërron jetë babai i këngëtares së njohur shqiptare (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 October 2024 Sot News | Lajme

U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, habit babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon, s’më thanë…

7 October 2024 at 15:29

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

“Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije.

Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane. Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma.

Nuses i ka rënë tre herë të fikët, pse ma lanë të futej nusja brenda kur fëmija kishte ndërruar jetë? Nëse kishte diçka djali, pse s’ma thanë? Nusja i kishte dhënë për të pirë, i kishin bërë vaksinën, nusja kishte vajtur për t’u ndërruar, ajo zonja kishte marrë bebin për ta ndërruar, nusja priste në dhomë, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar të dhoma dhe kishte parë të gjithë aty, i kishin thënë ka një rast urgjence, nusja kishte thënë ‘dalë se mos është çuni im’, dhe e kishte parë aty të nxirë.

Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

Unë nuk ia fal kurrë asaj mjeke se ajo ma ka marrë jetën e djalit, do t’i shkojë deri në fund. E di që djali im nuk ka qenë i sëmurë. Pse i mori jetën? Pse? E kanë mendjen duke luajtur me telefon? Sa herë që veja e gjeja në telefon duke luajtur në telefon e ulur në tavolinë. A u ka rënë nga dora, a nuk e di…. Në polici na pyesnin ne ‘mos i ka rënë nga dora kunatës?’, ndërkohë që kunata nuk ka qenë aty”, ka deklaruar ai.

The post U vdiq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, habit babai: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon, s’më thanë… appeared first on Sot News | Lajme.

❌