Normal view

Received — 11 July 2025 Sot News | Lajme

Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete

11 July 2025 at 15:17

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.

Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.

“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.

Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.

The post Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete appeared first on Sot News | Lajme.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes…

11 July 2025 at 15:12

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në makinë.

Një makinë në ecje është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në afërsi të Vlorës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/ Rruga ‘kaplohet’ nga tymi, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 10 July 2025 Sot News | Lajme

Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish

10 July 2025 at 20:37

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.

Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve.

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

 

The post Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish appeared first on Sot News | Lajme.

Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë

10 July 2025 at 12:45

Policia e Vlorës ka ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 persona.

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

The post Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

10 July 2025 at 08:38

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv.

Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë.

Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.

The post Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 July 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës

9 July 2025 at 14:50

Ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “Partizani”. Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi i vuri zjarrin shtëpisë së hallës. I riu identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Ndërkohë si pasojë e zajrrit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 July 2025 Sot News | Lajme

Pas presionit nga Rama, Dredha lëviz drejtuesit: S’ka pushime nga puna, por dorëheqje të përqafuara

7 July 2025 at 21:45

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha deklaroi sot se është bërë një analizë lidhur me punën dhe kërkesa e dorëheqjes ndaj drejtorëve në Vlorë vjen pasi kërkohet më e mira për qytetin.

Në një intervistë televizive, Dredha u shpreh se ky është një hap që do të ndiqet për të parë sesi do të shkojë deri në fund, në respekt të ligjit.

“Ne bëjmë më të mirën për qytetin dhe kërkojmë më të mirën për qytetin nga gjithë ajo skuadër e madhe që ka Administrata e Bashkisë. Nëse thirrjet kanë qenë të shpeshta për të vendosur piketat, qoftë edhe pjesën organizative apo përditshmërinë e punës që bëjnë kushdo nga drejtuesit në Administratën e Bashkisë, normal që kemi bërë një analizë dhe shikojmë që ka gjëra që mund të bëhen shumë herë më mirë. Kjo nuk do të thotë që ne duam të djegim edhe të njomin me të thatin. Nuk është pushuar asnjëri nga puna, por është kërkuar një dorëheqje, edhe nga ana ime dhe të gjithë e kanë përqafuar, nuk diskutohet. Dhe pastaj do të shohim si do të realizohet deri në fund, patjetër duke respektuar edhe të gjitha ligjet në fuqi”,-tha Dredha.

The post Pas presionit nga Rama, Dredha lëviz drejtuesit: S’ka pushime nga puna, por dorëheqje të përqafuara appeared first on Sot News | Lajme.

Pas Tiranës e Vlorës, Rama nis ‘turin e shkarkimeve’: Proces që s’mbaron kurrë, ja cilat qytete e kanë radhën

7 July 2025 at 17:31

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve ka nëpërkëmbur autoritetin e institucionit të Bashkisë.

Por, Rama tha se ishin ata që kishin nëpërkëmbur qytetarët e Vlorës.

 ‘Ti ke hall se u nëpërkëmb institucioni i bashkisë, kurse unë kam hall që institucioni i bashkisë nëpërkëmb gjithë Vlorën çdo ditë. Kështu që unë jam të zgjidhet kjo e dyta, pastaj nëpërkëmbjen e institucionit e trajtojmë në një kohë të dytë, po institucioni është aty për gjithë qytetarët e Vlorës dhe qytetarët e Vlorës ndihen të nëpërkëmbur nga institucioni, nga indiferenca, nga tangërllëku i shumë ‘’bajraktarëve’’ të atij institucioni, nga fakti që edhe pse shërbimet nuk janë ato që qytetarët dëshirojnë.

Ata njerëz vazhdojnë të rrinë aty, siç tha kolegia. Kolegia tha që ata kanë tridhjetë vjet aty. E ekzagjeroi pak po nuk është çudi që dikujt tjetër i duket se kanë 300 vjet aty. Kështu që, kjo është si ta shikosh. Unë nuk mendoj që institucioni i bashkisë është nëpërkëmbur në këtë rast, por në qoftë se ndihet i nëpërkëmbur, duhet të kuptojë që është koha që të ndiejë për një moment ai institucion se si ndihen qytetarët e Vlorës çdo ditë nga mungesa e shërbimit konstant’, tha ai.

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron takime e inspektime edhe në Fier, Durrës, Shkodër e Elbasan.

‘Nesër do të shkojmë në Fier, do të shkojmë edhe në Durrës, do të shkojmë edhe në Shkodër apo në Elbasan, ku janë edhe problematikat më të mëdha, por ky është proces i gjithi, nuk mbaron asnjëherë nevoja për ta përmirësuar qytetin dhe për ta përmirësuar administrimin e qytetit. Kështu nuk është se e pamë tani dhe u zgjuam befas, por gjithmonë ka një moment kur akumulimi sjell nevojën për ndërhyrje’, tha ai.

I pyetur lidhur me largimet e PD drejt PS, nëse kjo është nisëm për goditur dhe Partinë Demokratike lokale, Rama tha se nuk ka të bëjë me një goditje politike, por përkundrazi me një rritje të interesit nga vetë demokratët për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

‘Përsa i përket goditjes së Partisë Demokratike. Nuk e kuptoj pyetjen fare se që ne të godasim Partinë Demokratike është pjesë e përshkrimit të punës që kemi, pra nuk është se po godasim një të moshuar apo ndonjë të pambrojtur në rrugë. Godasim një kundërshtar. Po në këtë rast, nuk është se ne kemi goditur, se nga goditja zakonisht njerëzit largohen, nuk afrohen. Në këtë rast, kemi pasur shumë afrime nga Partia Demokratike e Vlorës dhe duam të kemi edhe më shumë. Kështu që i them të gjithë atyre që ndjehen se mund të japin diçka që të mos ngurrojnë fare të vijnë në këtë procesin e konkurrimit, edhe ne nuk do ngurrojmë fare në rast se do të jenë profesionistë që do të jenë bindës për atë që mund të ofrojnë dhe është akoma sfiduese, sepse këtu në Vlorë ata të Partisë Demokratike s’kanë fituar kurrë’, tha ai.

The post Pas Tiranës e Vlorës, Rama nis ‘turin e shkarkimeve’: Proces që s’mbaron kurrë, ja cilat qytete e kanë radhën appeared first on Sot News | Lajme.

‘Nuk largohem pa më dëgjuar’/ E moshuara 82-vjeçare rrëfen përplasjen me Ramën dhe truprojat e tij në Vlorë: Doja…

7 July 2025 at 15:49

Një video e një të moshuare nga Vlora, e cila ngulmonte të fliste me kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite të tij në qytet, është bërë virale në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për 82-vjeçaren Katina Thanasi, e cila, pavarësisht pengesave nga forcat e sigurisë, arriti të ndalojë kryeministrin dhe t’i shprehë shqetësimet e saj për një problem që, sipas saj, është anashkaluar prej më shumë se dy vitesh: pastrimi i një kanali pranë shtëpisë së saj.

Thanasi tregon se iu desh të përballej fizikisht me policët dhe truprojat e kryeministrit për të marrë vëmendjen e tij. “Nuk më linin të afrohesha, më shtynin, më thanë edhe që do më arrestonin. Por unë nuk kisha bërë asgjë të keqe,” – thotë ajo.

Kur më në fund arriti të flasë me Ramën, reagimi i tij fillestar ishte: “Çfarë ke që bërtet?”. Më pas, Katina i shpjegoi shqetësimin për gjendjen e një kanali pranë banesës së saj, i cili – sipas saj – mbushet me mbeturina dhe kafshë të ngordhura, duke u kthyer në rrezik për banorët përreth.

Ajo thekson se problemi i është parashtruar më herët edhe kryetarit të bashkisë, por pa asnjë rezultat konkret. “Kam dy vjet e gjysmë që kërkoj zgjidhje. Ai as që afrohet,” – tha ajo.

Pavarësisht bisedës me Ramën, Katina mbetet skeptike: “Për kokë të djalit tim, nuk besoj pa parë veprime. Këta të mbushin me fjalë, por në terren nuk lëvizin.”

Sipas saj, pas takimit me kryeministrin, janë shfaqur disa punonjës që kërkuan leje për të hyrë në pronën pranë kanalit për të nisur pastrimin, por ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, duke u justifikuar se nuk mund të hyjnë pa leje të shkruar.

Katina, megjithatë, nuk ka ndërmend të dorëzohet: “Unë do jem sërish atje. Nëse nuk vijnë ta pastrojnë, do më gjejnë nesër në mëngjes përsëri në vend.”

The post ‘Nuk largohem pa më dëgjuar’/ E moshuara 82-vjeçare rrëfen përplasjen me Ramën dhe truprojat e tij në Vlorë: Doja… appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha për Ramën në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit

7 July 2025 at 13:53

Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike.

Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë.

“Flet vetë. Aty ku s’ka ligj, ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura deri në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë çfarë të dojë”.

The post Berisha për Ramën në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit appeared first on Sot News | Lajme.

“Trotuaret do jenë për qytetarët”/ Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve

7 July 2025 at 11:40

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një deklaratë për mediat rreth orës 11:00 në Pallatin e Kulturës. Në fjalën e tij, Rama theksoi se aksioni për lirimin e hapësirave publike, sidomos trotuareve të Lungomares, është një masë e domosdoshme për të harmonizuar interesat e bizneset dhe qytetarëve.

“Nuk ka asnjë tendencë për ti ngushtuar frymëmarrjen bizneseve por ka një domosdoshmëri për të harmonizuar plotësisht interesat e të dyja palëve me prioritet qytetarët që ecin në këmbë. Lungomarja e cila u bë motor i transformimit urban, por edhe të një transforimi të ekonomisë vendore, duhet të kalojë tani në një nivel tjetër të paraqitjes por edhe të shërbimit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se Lungomarja tani duhet të kalojë në një fazë të re zhvillimi dhe e konsideroi të papranueshëm kjoskëzimin e trotuarit.

“Kjoskëzimi i trotuarit është i papranueshëm dhe pasi është çliruar plotësisht trotuari i dedikuar vetëm këmbësorëve, do tu jepet të gjithë njësive të shërbimit në Lungomare një dizajn i ri, shpresoj ta kemi gati në shtator-tetor, pasi kemi filluar ta punojmë me qëllimin për të harmonizuar nevojën dhe interesin e tyre për të pasur një shërbim të mjaftueshëm me nevojën e qytetit për të pasur një dukje sa më spektakolare”, shtoi kryeministri Rama.

The post “Trotuaret do jenë për qytetarët”/ Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve appeared first on Sot News | Lajme.

“Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë ”, zbardhen diskutimet e Ramës gjatë takimit në Bashkinë e Vlorës

7 July 2025 at 11:35

Kryeministri Edi Rama, ka shkuar sërish në Vlorë, vizitë e dytë në pak ditë pas shkarkimit të 21 drejtorëve në këtë bashki. Sot, 7 korrik, Rama është atje për të inspektuar atë që po ndodh me hapësirat publike, ndërsa zhvilloi edhe një mbledhje me drejtuesit e bashkisë.

“Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

🔊
Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanj të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.

🔊
Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim

Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësorë Ministria po përgatitë një paketë për ta reformuar këtë sektor Me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm Kryesisht në zonat turistike.

Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijësi që do të ofrohen. Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi. Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë këtu tek ne, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës.”, ka thënë Rama.

The post “Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë ”, zbardhen diskutimet e Ramës gjatë takimit në Bashkinë e Vlorës appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 5 July 2025 Sot News | Lajme

Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë

5 July 2025 at 12:11

Metereologia Lajda Porja, në një lidhje live ka shpjeguar renë e mjegullës që pushtoi ditën e djeshme bregdetin e Vlorës. Ajo sqaroi se një fenomen i tillë natyror ndodh për shkak të diferencës së madhe në temperaturën e sipërfaqes së detit, me atë të ajrit të mbingopur me lagështirë.

Porja paralajmëroi që një gjë tillë pritet të jetë prezentë deri ditën e martë, ndërsa të mërkurën me uljen e temperaturave, pritet që situata të ndryshoje.

“Është një fenomen i cili quhet mjegull detare, kryesisht qarku i Vlorës, shtimi lagështirës në ajër i cili është i tejngopur me lagështirë. Ajri në temp të larta dhe sipërfaqja e detit e ftohtë sjell kondensim dhe mjegull. Do jetë prezente të dielë, të hënë dhe të martë. Nga e mërkura do të ketë normalizim pasi do të bien temp. Do të zvogëlohet diferenca mes temperaturës së detit dhe asaj të ajrit”, tha ajo.

The post Mjegulla “pushtoi” bregdetin e Vlorës, meteorologia Porja shpjegon fenomenin e pazakontë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 July 2025 Sot News | Lajme

Fenomen i rrallë në kulmin e vapës, mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, ja çfarë thonë meteorologët

4 July 2025 at 14:46

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët. Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale. Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

The post Fenomen i rrallë në kulmin e vapës, mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, ja çfarë thonë meteorologët appeared first on Sot News | Lajme.

Rama ‘shkund’ Vlorën/ Policia bashkiake ‘zbarkon’ në Muradie, kryeministri ultimatum për lirimin e hapësirave publike

4 July 2025 at 12:19
Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.

Kaq ka mjaftuar që të hap urdhër për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.

Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre gjërave që zënë rrugën.

Madje mësohet se Rama ka dhënë  edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

The post Rama ‘shkund’ Vlorën/ Policia bashkiake ‘zbarkon’ në Muradie, kryeministri ultimatum për lirimin e hapësirave publike appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 3 July 2025 Sot News | Lajme

Arrestohet pas 25 vitesh arrati/ Vrau me thikë një person kur ishte i mitur, policia shqiptare ‘nuk e fal’

3 July 2025 at 16:43

Personi i arrestuar u dënua nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për krimet e vrasjes dhe posedimit të paligjshëm të armëve me një dënim që mori formë të prerë në korrik 2004; që atëherë, ka mbetur gjithmonë i pagjurmueshëm.

Pasditen e 1 korrikut, pas një operacioni intensiv kërkimi të shtrirë në të gjithë territorin shqiptar, në Vlorë u arrestua një shtetas shqiptar, i cili në shkurt të vitit 2000, ende i mitur, në kulmin e një grindjeje, goditi me thikë një burrë duke e vrarë. Ngjarjet ndodhën natën e 9 shkurtit 2000 në Ravenna të Italisë.

Policia informon se aktiviteti i kërkimit, i cili lejoi kapjen e të arratisurit të rrezikshëm, përfshiu Policinë e Ravenës, e cila ofroi elementë thelbësorë hetimorë të dobishëm për identifikimin e të arratisurit, si dhe Drejtorinë e Policisë Vlorë, e cila operoi në koordinim të ngushtë me Interpol Tirana dhe me Forcën Operacionale të Policisë Shqiptare, e cila e arrestoi burrin si pjesë e operacionit të quajtur “Objektivi”.

The post Arrestohet pas 25 vitesh arrati/ Vrau me thikë një person kur ishte i mitur, policia shqiptare ‘nuk e fal’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

3 July 2025 at 14:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama.

The post “Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 July 2025 Sot News | Lajme

Zaptim hapësirash publike në Vlorë/ 5 persona procedohen për aktivitet të paligjshëm

2 July 2025 at 10:53

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim.

Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, 5 shtetas, për zaptim të hapësirës publike dhe për ushtrim të aktiviteteve tregtare pa u regjistruar.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të kontrolleve në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe për verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarive tregtare, kanë konstatuar 5 raste në shkelje.

📍Në lagjen “11 Janari” u konstatua se:

1⃣ Shtetasi E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

2⃣ Shtetasi I. D. ushtronte aktivitetin tregtar të llojit “Fast Food”, po ashtu në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme.

📍Në lagjen “Uji i Ftohtë” u konstatua se:

3⃣ Shtetasi K. B. ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë i pajisur me NIPT dhe pa kasë fiskale.

4⃣ Shtetasi E. F. ushtronte po të njëjtin aktivitet, i papajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe pa kasë fiskale.

📍Në lagjen “10 Korriku” u konstatua se:

5⃣ Shtetasi M. I., 64 vjeç, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme, i papajisur me lejen përkatëse dhe me punonjës të paregjistruar.

Për të pesta rastet nisi procedimi penal ndaj shtetasve E. H., 32 vjeç, I. D., 58 vjeç, K. B., 39 vjeç, E. F., 46 vjeç dhe M. I., 64 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.

The post Zaptim hapësirash publike në Vlorë/ 5 persona procedohen për aktivitet të paligjshëm appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 1 July 2025 Sot News | Lajme

Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj

1 July 2025 at 18:49

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë. Mësohet se ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë. Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

The post Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia

1 July 2025 at 09:50

Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.

Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks.

The post Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia appeared first on Sot News | Lajme.

❌