Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

Interi përballë Riverit, llogaritë e kualifikimit dhe skenarët e mundshëm

23 June 2025 at 14:55

Interi do të luajë ndeshjen vendimtare ndaj River Plate në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, me dy nga tre rezultatet e mundshme që e favorizojnë: fitorja ose barazimi e kalojnë automatikisht në fazën tjetër.

Situata në grup:

Interi: 4 pikë

Riveri: 4 pikë

Monterei: 2 pikë

Urava: 0 pikë

Skenarët për kualifikimin e Interit:

Fitorja ndaj Riverit: Interi kualifikohet dhe mbyll grupin në vend të parë.

Barazimi: Interi kualifikohet gjithsesi.

Nëse barazon 0-0, Monterei mund të kualifikohet vetëm nëse fiton ndaj Uravës.

Nëse barazon 1-1, Monterei duhet të fitojë me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uravës për të kaluar.

Nëse barazon 2-2 ose më shumë, Interi dhe Riveri kualifikohen, pavarësisht fitores së Montereit.

Humbja: Interi eliminohet vetëm nëse Monterei fiton ndaj Uravës. Nëse Monterei barazon ose humbet, Interi kualifikohet edhe në rast humbjeje ndaj Riverit.

Vendi i parë në grup:

Sigurohet me një fitore ndaj Riverit.

Sigurohet edhe me një barazim 1-1 ose më i lartë, nëse Monterei fiton ndaj Uravës.

Nëse Monterei nuk fiton, vetëm një fitore e mban Interin në krye të grupit.

Pse është i rëndësishëm vendi i parë?
Fituesi i grupit E përballet me të dytin e grupit F (Dortmundi ose Fluminense), ndërsa vendi i dytë do të luajë ndaj fituesit të grupit F – një përballje më e vështirë në letër.

The post Interi përballë Riverit, llogaritë e kualifikimit dhe skenarët e mundshëm appeared first on Sot News | Lajme.

Largimi i Inzagit, konfirmon Marota: Ja cili do të marrë drejtimin e Interit

6 June 2025 at 21:59

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për situatën pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi, duke konfirmuar se klubi është përqendruar tek Kristian Kivu si pasues i tij.

Marotta u shpreh se ndarja me Inzaghin ishte rezultat i një dëshire të shprehur nga vetë trajneri për të ndryshuar rrugë. “Futbolli është i paparashikueshëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Të martën, Inzagi na tregoi qartë dëshirën për të ndryshuar dhe nuk kishte kushte për të vazhduar më tej,” tha ai.

Sipas kreut të zikaltërve, klubi ka qenë i përgatitur dhe nuk ka pasur konfuzion, pavarësisht zërave që qarkulluan. Ai theksoi se Interi kishte një profil të qartë në mendje për trajnerin e ri, dhe ndonëse Cesc Fabregas nuk dha disponueshmërinë e tij, Kristian Kivu pranoi të merrte këtë detyrë.

Marotta shtoi se falë bashkëpunimit të Parmës, ku aktualisht ndodhet Kivu, procesi është përshpejtuar dhe pritet që brenda një ose dy ditësh të zyrtarizohet marrëveshja.

“Kam dëgjuar të flitet për konfuzion, por në vend të kësaj kishim një profil shumë të qartë në dorë. Fabregas nuk na ka dhënë disponueshmëri dhe në vend të kësaj na ka dhënë Kristian Kivu. Falë disponueshmërisë së Parmës, ne kemi përshpejtuar dhe shpresoj që brenda një ose dy ditësh ta përcaktojmë atë.”

The post Largimi i Inzagit, konfirmon Marota: Ja cili do të marrë drejtimin e Interit appeared first on Sot News | Lajme.

Humbja e thellë ndaj PSG, Interi bën lëvizjen e papritur, ja ndryshimet në…

4 June 2025 at 19:48

Interi ka bërë zyrtare goditjen e parë në këtë merkato verore, duke nënshkruar me mesfushorin kroat Petar Sucic nga Dinamo Zagreb. Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit, përfshirë në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Sucic luan si mesfushor shkatërrues dhe pritet të shërbejë si zëvendësuesi i Hakan Calhanoglu në skuadër. Edhe pse Interi nuk ka bërë publike shumën e transferimit, raportimet flasin për një pagesë fillestare prej 14 milionë eurosh, me bonuse shtesë deri në 2.5 milionë euro.

Me Dinamon, Sucic ka zhvilluar 75 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha kompeticionet. Ai numëron gjithashtu 7 paraqitje dhe 1 gol me kombëtaren e Kroacisë.

Ky afrimi mund të ndikojë në të ardhmen e Kristjan Asllanit, pasi konkurrenca në repartin e mesfushës shtohet, duke rritur mundësitë që ai të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.

The post Humbja e thellë ndaj PSG, Interi bën lëvizjen e papritur, ja ndryshimet në… appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih

31 May 2025 at 22:39

PSG dhe Interi luajnë këtë mbrëmje për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.

Ky është një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut. Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura.

LIVE: PSG 4-0 INTER

Hakimi 12’,

Doue 20’, 64’,

Kvaratskhelia

 

 

The post Nuk ka mëshirë për Interin, vjen dhe goli i katërt në Mynih appeared first on Sot News | Lajme.

Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 May 2025 at 20:33

Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25. Ndeshja vendos përballë PSG-në dhe Interin, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë.

Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.

Inter: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.

The post Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video)

31 May 2025 at 19:23

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave kanë “pushtuar” qytetin, duke mbushur rrugët.

Nuk kanë munguar përplasjet, teksa ka patur konfrontim fizik mes tyre në në një stacion metroje në Mynih.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, është plagosur një mbështetës i PSG-së.
Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyerja e autoriteteve, që shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotsjellës.

Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant 🤦🏽‍♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv

— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

The post Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta

28 May 2025 at 12:55

Të shohësh ekipin tënd të preferuar të luajë një finale të Champions League nuk është diçka që ndodh çdo vit (përveç nëse je tifoz i Real Madridit). Pikërisht për këtë arsye pritet një ‘eksod’ i vërtetë i tifozëve të Interit në ditët në vijim. Rreth 40 mijë tifozë nga Milano dhe e gjithë Italia do të jenë në Mynih të shtunën për finalen midis Interit dhe PSG-së.

Një takim me historinë, pavarësisht nëse fiton apo jo, që asnjë tifoz nuk do të donte ta humbiste kurrë. Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të marësh pjesë personalisht në stadium. Shumica e tifozëve të Interit do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në ‘Allianz Arena’.

Nga 40 mijë prej tyre që pritet të jenë në Mynih, vetëm 18.000 kanë biletë për në stadium. Vlerësimet në fakt flasin për shifra pak më të larta. Përveç 18 mijë biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij “më besnikë” (i njëjti numër biletash u vunë në dispozicion tifozëve të PSG-së), UEFA shiti edhe 30 mijë bileta të tjera nëpërmjet shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.

Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve të Interit.

The post Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta appeared first on Sot News | Lajme.

Të gjithë sytë nga Italia, Inter-Barcelona përballen për finalen e Champions League

6 May 2025 at 11:24

Mbrëmjen e kësaj të marte do të zbulohet skuadra e parë finaliste e Champions League, ku Interi dhe Barcelona luajnë ndeshjen e kthimit. Përballja e parë e zhvilluar në Spanjë u mbyll në barazim 3-3 dhe të gjithë sytë janë drejt ndeshjes së kthimit në Giuseppe Meazza, ku vetëm njëra prej tyre do të kualifikohet në finalen e madhe të Champions League.

Përgatitjet kanë përfunduar dhe të dyja skuadrat janë gati për lavdi, në një duel që premton luftë sportive, tension, spektakël, por edhe lot në fund — që ende nuk dihet në cilin krah do të jenë. Lajme të mira për të dyja skuadrat dhe rikthime me peshë. Te Interi rikthehet kapiteni Lautaro Martinez, ndërsa te Barcelona, ylli polak i sulmit, Robert Lewandowski. Të dy janë grumbulluar me ekipin në prag të gjysmëfinales dhe pritet të marrin minuta.

Te katalanasit, mungesat janë të rëndësishme, Koundé nuk arriti të rikuperohet, njësoj si mëngjarashi Balde, ndërsa edhe portieri gjerman Ter Stegen pritet të mungojë, pasi trajneri Flick konfirmoi si titullar polakun Szczęsny. Për zikaltërit, mungesë me peshë është Benjamin Pavard, autori i golit në kualifikimin ndaj Bayern, i cili ka shfaqur probleme në gju.

Në letër, favoritë janë katalanasit, megjithëse me një diferencë të vogël, por dueli i javës së kaluar tregoi se në këtë fazë të garës nuk ka asgjë të sigurt. Gjykimi i është besuar polakut Szymon Marciniak i cili pas kësaj sfide do të gjykojë finalen për titullin kampion të Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Egnatias, më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.

The post Të gjithë sytë nga Italia, Inter-Barcelona përballen për finalen e Champions League appeared first on Sot News | Lajme.

Dueli me Barcelonën, Bastoni: Nuk jemi ndër më të mirët individualisht, por jemi të mëdhenj si skuadër

5 May 2025 at 21:57

Në prag të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, mbrojtësi i Interit, Alesandro Bastoni, foli në një konferencë për shtyp duke theksuar forcën kolektive të skuadrës zikaltër dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në përballjen kundër Barcelonës.

“Individualisht nuk jemi mes katër skuadrave më të mira në Europë, por vetëm kur jemi të bashkuar arrijmë të nxjerrim në pah cilësitë tona. Ëndrra jonë ka qenë të luajmë këto ndeshje dhe përpiqem të shijoj çdo emocion që sjellin”, u shpreh ai.

I pyetur për statusin e Interit si një nga klubet e mëdha të kontinentit, Bastoni ishte i prerë: “Fjalët s’kanë më vlerë – është fusha që flet, dhe fusha thotë se Interi është një nga më të mëdhatë në Europë. Nuk jemi fshehur kurrë.”

Lidhur me përballjen me stilin e lojës së Barcelonës, Bastoni shtoi: “Do të ketë momente vuajtjeje të madhe, sepse mënyra e lojës së Barcelonës të detyron ta përjetosh këtë. Në ato momente do të na duhet shtytja e gjithë popullit zikaltër. Tifozët duhet të jenë zjarr, ne të ruajmë ftohtësinë në fushë.”

The post Dueli me Barcelonën, Bastoni: Nuk jemi ndër më të mirët individualisht, por jemi të mëdhenj si skuadër appeared first on Sot News | Lajme.

Interi i beson Simone Inzaghit, rinovohet kontrata deri në 2027

26 April 2025 at 11:58

Humbjet ndaj Bolognas në Serie A dhe Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nuk e kanë zbehur rëndësinë e Simone Inzaghit te Interi. Pavarësisht eliminimit nga Kupa dhe dështimit për të fituar tre trofe këtë sezon, klubi zikaltër i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit.

Sipas mediave italiane, Interi dhe Simone Inzaghi kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një vit, duke e zgjatur atë deri në verën e 2026-ës. “Timoni” i skuadrës do të mbetet në duart e Inzaghit, i cili do të ketë detyrën të luftojë deri në fund për titullin në Serie A, ku Interi kryeson së bashku me Napolin me nga 71 pikë.

Në Champions League, zikaltërit kanë një sfidë të vështirë përpara, një përballje dyshe në gjysmëfinale kundër Barcelonës. Me dy tituj ende në lojë dhe fundin e sezonit në prag, Interi dhe Inzaghi duhet të japin maksimumin në sprintin final.

Edhe nëse nuk fitohen trofe këtë sezon, klubi është gati të rrisë pagën e trajnerit në 7 milionë euro në vit dhe t’i ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2027, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.

The post Interi i beson Simone Inzaghit, rinovohet kontrata deri në 2027 appeared first on Sot News | Lajme.

Interi apo Napoli? Sprinti final për titullin në Serie A

22 April 2025 at 19:59

Interi dhe Napoli janë barazim në krye të Serie A me nga 71 pikë, pesë javë para fundit. Dueli është totalisht i hapur dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fund. Por kush është më favorit për titull?

Kalendari i mbetur favorizon Napolin. Të dyja skuadrat kanë tre ndeshje në shtëpi dhe dy jashtë, por Interi do të përballet me kundërshtarë më të fortë si Roma dhe Lacio. Napoli, nga ana tjetër, ka përpara skuadra që luftojnë për mbijetesë, si Leçe, Parma dhe Kaljari. Rruga duket më e lehtë për ekipin e Kontes.

Nga ana tjetër, Interi ka një ambient më të qetë. Klubi, trajneri dhe tifozët janë të bashkuar dhe e menaxhojnë presionin në mënyrë të balancuar. Napoli nuk është i tillë – tensionet mes Kontes dhe presidentit De Laurentiis mund të ndikojnë negativisht në momentin më vendimtar të sezonit.

Lodhia fizike është një faktor tjetër me rëndësi. Interi ka zhvilluar 14 ndeshje më shumë këtë sezon për shkak të angazhimeve në Champions, Kupën e Italisë dhe Superkupë. Napoli ka më shumë energji në rezervë dhe kjo mund të vlejë shumë në javët e fundit.

Sa i përket eksperiencës, Interi qëndron më lart. Lojtarë si Lautaro, Barela, Darmian dhe Acerbi kanë fituar trofe të rëndësishëm dhe dinë të përballojnë presionin. Napoli ka më pak emra me peshë në situata të tilla, përveç Di Lorenzos dhe Lukakut.

Në pankinë, edhe pse Inzagi po bën një sezon shumë të mirë, Konte mbetet një trajner me një profil më të lartë. Ai ka fituar tituj me ekipe që nuk ishin favoritë dhe di të ndryshojë mentalitetin e një skuadre.

Sa i përket cilësisë së skuadrës, Interi ka avantazh të dukshëm. Zëvendësuesit e tij janë më cilësorë dhe të një niveli me titullarët. Napoli e ndjeu menjëherë largimin e Kvaratskhelias, çka e vërteton këtë diferencë.

Në letër, Interi ka më shumë elementë për të fituar titullin, por Napoli ka rrugën më të lehtë përpara. Dueli është i hapur, por në fund gjithçka mund të vendoset nga forma, freskia fizike dhe nervat e forta. E sigurt është vetëm një gjë: fundi i sezonit do të jetë spektakolar.

The post Interi apo Napoli? Sprinti final për titullin në Serie A appeared first on Sot News | Lajme.

Kyle Walker bashkohet me Milanin, lajme të mira edhe për Loftus-Cheek

22 April 2025 at 09:33

Pas humbjes në shtëpi kundër Atalantës, skuadra kuqezi rifilloi punën në fushën e Milanello të hënën në mëngjes.

Kuqezinjtë janë në pritje të lajmeve zyrtare për datat e shtyra të katër ndeshjeve të Serisë A, të shtyra për shkak të vdekjes së Papa Françeskut, si dhe konfirmimin zyrtar të datave dhe orareve të ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë (golat e Abrahamit dhe Calhanoglu), një tjetër derbi i sezonit do të vendosë, se cila nga dy skuadrat milaneze do të sigurojë një vend në finale kundër Bolonjës ose Empolit. Ndërkohë, trajneri Sérgio Conceição mund të buzëqeshë me ardhjen e një lajmi të dyfishtë pozitiv.

Milan, më i fundit me Walker dhe Loftus-Cheek

Të padisponueshëm për shkak të dëmtimit prej disa javësh, dy futbollistët anglezë kanë rinisur stërvitjet me bashkëlojtarët e tyre. Si Walker ashtu edhe Loftus-Cheek, janë kthyer në dispozicion të trajnerit portugez për Inter-Milanin.

Ish-mbrojtësi i Tottenham dhe ai i Manchester Cityt janë kandidatë për një vend në formacionin fillestar nëse ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Dy lajme pozitive për mjedisin kuqezi. Në fakt, pozita e prapambetur në renditje e bën të vështirë aksesin direkt në kupat e Europës vitin e ardhshëm. Pikërisht për këtë arsye, fitimi i Kupës së Italisë mund të ofrojë një rrugë të shkurtër vendimtare për Milanin drejt kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Europa League.

The post Kyle Walker bashkohet me Milanin, lajme të mira edhe për Loftus-Cheek appeared first on Sot News | Lajme.

Arsenal-PSG dhe Inter-Barcelona në gjysmëfinalet e Champions

17 April 2025 at 08:16

Interi dhe Arsenali janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League.

Zikaltërit kaluan Bayernin me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pas barazimit 2-2 në Itali.

Në ndeshjen tjetër, Arsenali pas fitores 3-0 në Londër, londinezët triumfuan edhe në Madrid me rezultatin 2-1.

The post Arsenal-PSG dhe Inter-Barcelona në gjysmëfinalet e Champions appeared first on Sot News | Lajme.

Premier League ofron 20 milionë euro për Asllanin, Interi vendos për të ardhmen e tij

6 January 2025 at 18:49

Kristjan Asllani është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato dimri, pasi shpesh aktivizohet si zëvendësues. Megjithatë, trajneri Simone Inzaghi e sheh ende Asllanin si një futbollist kyç në skemën e tij.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, një ofertë e rëndësishme ka ardhur për Asllanin nga Premier League, me vlerë që luhatet nga 18 deri në 20 milionë euro.

Megjithatë, emri i klubit që bëri ofertën nuk është zbuluar, por Interi ka vendosur ta refuzojë këtë ofertë, duke e mbajtur shqiptarin në skuadër.

The post Premier League ofron 20 milionë euro për Asllanin, Interi vendos për të ardhmen e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Tradhtoi bashkëshortin me një tjetër futbollist të Interit, Wanda Nara: Më kërcënonte me…

5 January 2025 at 10:34

“Telenovela” argjentinase mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk ka fund, me sulmet e njëpasnjëshme drejt njëri-tjetrit.

E fundit që ka folur ka qenë vetë modelja argjentinase, e cila është ndalur te një lidhje e mundshme me ish-futbollistin tjetër të Interit, Keita Balde.

Jo nuk e ka fshehur më këtë gjë, duke pranuar se kishte një lidhje me sulmuesin senegalez, por që sipas saj, ka ndodhur në periudhën kur u nda nga Icardi.

“Në atë kohë isha ndarë nga Mauro dhe i tregova për atë marrëdhënie. Por ai më kërcënonte me video intime. Unë kam prova që ai e ka bërë dhe këto i paraqita në gjykatë kur u ndamë”, tha Wanda për “Los Ángeles de la Mañana”.

Ajo gjithashtu tha se lidhja e saj me Balden erdhi pas tradhtisë së Icardit me modelen China Suarez: “Para Chinës jeta jonë ishte perfekte, e vërteta është se ishte një martesë e bukur, nuk kam pasur kurrë probleme me të. Ne nuk kishim pasur kurrë një krizë apo asgjë të tillë”.

The post Tradhtoi bashkëshortin me një tjetër futbollist të Interit, Wanda Nara: Më kërcënonte me… appeared first on Sot News | Lajme.

E bujshme nga Italia, Interi ‘sakrifikon’ Asllanin tek rivalët

24 December 2024 at 20:10

Kristjan Asllani është futur në sezonin e tij të tretë tek Interi, por pavarësisht kësaj, minutat për shqiptarin vazhdojnë të jenë me pikatore.

Në merkaton e ardhshme të dimrit ose atë të verës, skuadra zikaltër mund të ndahet nga mesfushori.

Sipas raportimeve nga mediat pranë Interit, klubi po planifikon të ofrojë Asllanin në shkëmbim te Lazio, për të marrë shërbimet e mesfushorit Matteo Guendouzi.

Francezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e zikaltër, të cilët duan ta afrojnë në ekip. Futja e Asllanit në tratativa, mund të joshë Lazion, për të hequr dorë nga një prej lojtarëve të tyre kryesorë.

The post E bujshme nga Italia, Interi ‘sakrifikon’ Asllanin tek rivalët appeared first on Sot News | Lajme.

Interi refuzon 25 milionë euro për Kristjan Asllanin

20 December 2024 at 16:28

Sipas raportimeve nga ‘FCInterNews’, Interi ka ende plane të mëdha për mesfushorin Kristjan Asllani, madje ka refuzuar disa oferta për lojtarin e Kombëtares.

Në verën e kaluar, Interi refuzoi një ofertë prej 25 milionë eurosh për Asllanin. Aktualisht, Asllani ndodhet në sezonin e tij të tretë si pjesë e skuadrës së Interit.

Interi e mori Asllanin nga Empoli në verën e vitit 2022 për 14 milionë euro. Që nga atëherë, nuk ka pasur asnjë dyshim për planin afatgjatë të klubit për të. Ata e shohin shqiptarin si një titullar të mundshëm në të ardhmen në mesfushë.

Në fillim, Asllani u aktivizua si rezervë për Marcelo Brozovic, por pas shitjes së kroatit në vitin 2023, Hakan Çalhanoğlu ka luajtur në të njëjtin pozicion me Asllanin. Kristjan “Luani” ka mësuar shumë nga turku, dhe trajneri Inzaghi shpesh herë e bën zëvendësimin kokë më kokë mes tyre. Fakti që klubi ka refuzuar një ofertë të lartë, tregon besimin e Interit te Asllani.

The post Interi refuzon 25 milionë euro për Kristjan Asllanin appeared first on Sot News | Lajme.

Frikë dhe lot në fushë, lojtari shembet në tokë pa ndjenja në fushë, lojtarët shpërthejnë në lot

1 December 2024 at 18:31

Në ndeshjen Fiorenrina-Inter mesfushori i skuadrës vjollcë, Edoardo Bove 22 vjeç, ka rënë pa ndjenja në fushë!

Pas kësaj në fushë është krijuar një situatë dramatike, teksa ndeshja u ndërpre në minutën e 21.

Nga ana tjetër lojtarët kanë shpërthyer në lot..

The post Frikë dhe lot në fushë, lojtari shembet në tokë pa ndjenja në fushë, lojtarët shpërthejnë në lot appeared first on Sot News | Lajme.

Asllani, Broja dhe Ramadani në sytë e ‘legjendës’ kuqezi, Erion Bogdani ka dy fjalë për skuadrat e Serie A

By: sara fuga
23 November 2024 at 12:47

Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash në Serinë A dhe të jesh gjithmonë gati kur ke mundësinë.

Erjon Bogdani ka karikuar Kristjan Asllanin në prag të ndeshjes me ishskuadrën e tij, Veronën, duke thënë se mesfushori kuqezi është gati dhe ka treguar vlerat e tij gjatë kohës kur trajneri i ka dhënë besim. Golashënuesi më i mirë i historisë së Shqipërisë ka analizuar gjithashtu sfidën dhe disa lojtarë shqiptarë që aktivizohen në Itali.

Shqipëria u eliminua nga Liga e Kombeve duke zbritur në një kategori më poshtë…

Isha në Tiranë për të parë Kombëtaren kundër Ukrainës. Nuk shkoi ashtu siç ne shpresonim, por rritja e skuadrës është shumë pozitive dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë rrugë. Ishte një grup shumë i vështirë.

Çfarë mendon për Asllanin?

Mendoj se është një lojtar i shkëlqyer. Është i ri dhe tani ka momentin për t’u konfirmuar. Sigurisht që vitin e kaluar pati shumë pak minuta, por edhe aq pak sa luajtur ka treguar se është një lojtar i mirë.

Çfarë i këshillon? Në Shqipëri ka nga ata që duan të ndryshojë skuadër…

Për mendimin tim duhet që të qëndrojë edhe këtë sezon tek Interi deri në fundin e sezonit dhe të shohë se sa hapësira mund të ketë. Pastaj për sezonin e ri duhet të vendosë çfarë të bëjë. Vitin tjetër duhet që të luajë sa më shumë të jetë e mundur dhe mbetet për t’u parë vetëm skuadra. Por edhe Interi mund t’i japë më shumë besim. Por për momentin nuk duhet të mendojë aspak për këtë situatë, por thjesht të bëjë sa më mirë në fushë.

Transferta me Veronën mund të jetë shansi i artë për të treguar vlerat?

Sigurisht që po. Unë mendoj se është gati. Edhe sezonin e kaluar ka luajtur shumë mirë në ndeshjet që ka pasur në dispozicion. Atë që duhet të tregonte e ka treguar. Këtë vit, Interi e mbajti sepse ka besim dhe mendon që ta kesh në stol është luks. Kur luan nuk ka diferencë me titullarët.

Në të ardhmen, ndoshta në sezonin e ardhshëm, e sheh të jetë titullar tek Interi?

Po. E shoh. E ka treguar veten sa i aftë është. Sigurisht që nuk është e lehtë sa herë që thirresh në apel nga një skuadër si Interi. Kjo vlen për të gjithë, por ai është gati.

Si e sheh ndeshjen mes ish-skuadrës tuaj dhe Interit?

Për Veronën është një ndeshje shumë e vështirë kundër Interit. Zikaltrit janë një nga skuadrat favorite për të fituar titullin kampion. Por në “Betegodi” me mbështetjen e tifozëve, mendoj se verdheblutë mund t’i hapin punë Interit. E kanë treguar me Napolin dhe Romën.

Çfarë mendon për Ramadanin që në të shkuarën ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek Interi?

Ramadani është një lojtar i mirë. Ka shumë sasi në mesfushë dhe kjo kuptohet. Sigurisht që është i fortë në duelet me rivalët. Është i zoti edhe për nisjen e aksioneve. Është mirë te Leçe dhe i rëndësishëm në një skuadër që lufton për të mbijetuar. Ka shumë mundësi për t’u përmirësuar. Ka shumë lojtarë në Itali që janë duke bërë shumë mirë, mes tyre edhe Kristian Shpendi. Ka edhe një vëlla binjak dhe të dy janë shumë të mirë.

Broja është ndjekur nga Milani në verë. E shihni mirë në Itali?

Është një lojtar i kompletuar. Nuk ka pasur shumë vazhdimësi prej dëmtimeve. Edhe ai është i ri, por ka eksperiencën e të luajturit në klube të rëndësishme. Sulmon në thellësi dhe luan mirë me shpinë nga porta. Është një profil interesant për një skuadër si Milani.

The post Asllani, Broja dhe Ramadani në sytë e ‘legjendës’ kuqezi, Erion Bogdani ka dy fjalë për skuadrat e Serie A appeared first on Sot News | Lajme.

Pas gabimit me penalltinë, Çalhanoglu flet ‘troç’: Interi nuk është më si vitin e kaluar

By: sara fuga
13 November 2024 at 09:19

Hakan Çalhanoglu ka plasur bombën. Mesfushori i Interit ndoshta i zemëruar pas humbjes së penalltisë dhe shansit që zikaltrit të merrnin kreun e klasifikimit kundër Napolit ka thënë se skuadra kampione e Italisë nuk është më si ajo e vitit të kaluar.
Ai nënkupton që i duhet më shumë punë dhe më pak gabime për të fituar sërish titullin kampion sepse do të jetë shumë herë më i vështirë sesa vjet.

Penalltia e humbur ndaj Napolit- Mund të isha lojtari i ndeshjes, por nuk ndodhi prej penalltisë së humbur. Më vjen keq që ndodhi në një ndeshje të tillë. Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim. Pas Arsenalit ne dominuam si pjesën e parë ashtu edhe të dytën. Thjesht nuk ia dolëm që të shënonim golin e dytë. Ishim të pafat.
A është Napoli skuadra më e fortë nga ato që keni sfiduar me ekipet e mëdha?
Statistikat tregojnë gjithçka. Ne provojmë dhe krijojmë raste më shumë sesa të tjerët. Napoli mbrohet mirë dhe kanë vënë në vështirësi sulmuesit tanë. Mund t’ju bëj vetëm komplimente. Shumë skuadra janë forcuar në këtë sezon. Ne jemi të njëjtët. Kampionati është i gjatë dhe të gjithë jemi aty-aty.

A është Interi skuadra më e fortë në Itali?
Unë i respektoj të gjitha skuadrat. Janë të gjitha të forta. Ne duhet të provojmë që jemi më të mirët, por ka edhe konkurrentë dhe duhet që t’i respektojmë. Ne do të provojmë të mbrojmë titullin.
Keni shënuar një eurogol dhe pastaj gabuat më të thjeshtën. Mund të ndikojë ky episod?
Ne nuk mendojmë si ju gazetarët. Duam të fitojmë me skuadra si Napoli, Milan dhe Atalanta. Por ndonjëherë nuk ndodh kështu. Këtë vit nuk jemi si vitin e kaluar. Edhe skuadrat tjera janë forcuar shumë. Ne nuk jemi më ata të vitit të kaluar, por jemi aty afër kreut. Ka ulje-ngritje të shumta dhe nuk mund të jemi gjithmonë në 100%.

The post Pas gabimit me penalltinë, Çalhanoglu flet ‘troç’: Interi nuk është më si vitin e kaluar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌