Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2026BoldNews

Prestigjiozja amerikane “Wired”: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit

By: ela
17 July 2026 at 08:29

Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Protestat në Shqipëri kanë hyrë në javën e tyre të gjashtë, duke marrë mbështetje nga ylli i muzikës pop Dua Lipa, prindërit e së cilës janë […]

The post Prestigjiozja amerikane “Wired”: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayBoldNews

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

By: armand
15 July 2026 at 10:53

“Revolucioni i flamingove” në Shqipëri ka fituar mbështetësen më të njohur deri më tani, pasi ylli i muzikës pop Dua Lipa shprehu admirimin për lëvizjen protestuese kundër një resorti në shtetin ballkanik, të mbështetur nga familja Trump. Ndërsa demonstratat kundër projektit të pasurive të paluajtshme me vlerë 1.6 miliardë euro hynë në javën e tyre […]

The post The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

By: Brisi
14 July 2026 at 20:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një foto ku duket se Edi Rama, është pritur me protesta në Bruksel, pasditen e kësaj të marte. Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka ndarë pamjet, krahas së cilave shkruan se kudo ku shkon Rama, shqiptarët e përçmojnë. ‘Kudo që shkon e përçmojnë. Diaspora e […]

The post Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel appeared first on BoldNews.al.

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

By: us er
13 July 2026 at 21:05

Diaspora shqiptare ka paralajmëruar protestë të martën, më 14 korrik, në Bruksel, në një ditë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, kur zhvillohet konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Tubimi pritet të mbahet përpara institucioneve të BE-së, ku organizatorët synojnë të përcjellin shqetësimet e tyre për situatën politike në vend. Shqiptarët […]

The post Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër appeared first on BoldNews.al.

Neomalësorja tregon pse u largua nga PS: Ja mesazhi që më dërgoi Rama!

By: Brisi
13 July 2026 at 17:36

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka dhënë një intervistë për gazetën holandeze “De Volkskrant”, ku ka folur për vendimin e saj për t’u larguar nga Partia Socialiste si dhe protestat masive kundër qeverisë së Edi Ramës. Deputetja, e njohur edhe si “Nemalësorja” thotë se vendosi që të largohej nga PS në pushtet pasi zëri i […]

The post Neomalësorja tregon pse u largua nga PS: Ja mesazhi që më dërgoi Rama! appeared first on BoldNews.al.

Dua Lipa kundër Ramës/ Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet

By: ela
12 July 2026 at 19:33

Demokratët Europianë kanë reaguar pas deklaratave të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në një podkast me Lea Ypin mbi protestat në Shqipëri kundër Ramës dhe projektin për Sazanin dhe Zvërnecin. Demokratët Europianë shprehen se edhe Dua Lipa tashmë po thotë atë që qytetarët shqiptarë po kërkojnë prej muajsh, se ligji për zonat e […]

The post Dua Lipa kundër Ramës/ Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet appeared first on BoldNews.al.

OCCRP: Koncerti i Kanye West, spektakël politik me para publike për të mbytur protestat kundër qeverisë

By: armand
12 July 2026 at 09:19

OCCRP, rrjeti ndërkombëtar jofitimprurës i përbërë nga media dhe qendra investigativ, ka reaguar në lidhje me financimin prej 4 milionë eurosh të qeverisë shqiptare për koncertin e reperit Kanye West që u mbajt më 11 korrik. Në një deklaratë, OCCRP thotë se vendimi për të financuar koncertin ka ngjallur kritika të forta, ndërsa protestat kundër […]

The post OCCRP: Koncerti i Kanye West, spektakël politik me para publike për të mbytur protestat kundër qeverisë appeared first on BoldNews.al.

Protesta për dorëheqjen e Ramës, nis grumbullimi në sheshin ‘Skëndërbej’

By: us er
11 July 2026 at 19:16

Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Më pas pritet marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj […]

The post Protesta për dorëheqjen e Ramës, nis grumbullimi në sheshin ‘Skëndërbej’ appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit marshojnë në “Rrugën e Kavajës”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

By: armand
10 July 2026 at 22:08

Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas fjalimeve, qytetarët vijuan si çdo natë me marshimin në Tiranë teksa ata kaluan nga rruga e Kavajës. Gjatë ecjes bënin thirrje për arrestimin e Ramës dhe Berishës, duke shtuar se Shqipëria është e rinisë, jo e partisë. Protestuesit, të ardhur […]

The post Protestuesit marshojnë në “Rrugën e Kavajës”: Shqipëria e rinisë, jo e partisë! appeared first on BoldNews.al.

Pankartat e protestës së 41-të: Kapitulli yt do të mbyllet shumë shpejt

By: us er
10 July 2026 at 19:54

Teksa shënohet dita e 41-të e rezistencës, protestuesit u mblodhën fillimisht te sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Shumë prej tyre kishin marrë edhe pankarta me vete, ku shprehin revoltën e tyre. Në disa prej pankartave, protestuesit i bëjnë thirrje Ramës se përveç kapitujve që po mbyllen në Bruksel për Shqipërinë do mbyllet […]

The post Pankartat e protestës së 41-të: Kapitulli yt do të mbyllet shumë shpejt appeared first on BoldNews.al.

“S’ka transparencë”/ Media italiane: Mes protestave, Rama shpenzon 4 mln euro për koncertin e Kanye West!

By: armand
10 July 2026 at 18:25

Media italiane “Il Post” i ka kushtuar një artikull debatit në Shqipëri për koncertin e Kanye West në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi financimin e eventit dhe përdorimin e fondeve publike. Në artikullin e saj, “Il Post” shkruan se koncerti i reperit amerikan, i mbështetur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, është shoqëruar me polemika […]

The post “S’ka transparencë”/ Media italiane: Mes protestave, Rama shpenzon 4 mln euro për koncertin e Kanye West! appeared first on BoldNews.al.

Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj

By: us er
9 July 2026 at 20:34

Media italiane Il Fatto Quotidiano i ka kushtuar një artikull debatit në Shqipëri për financimin me 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit të koncertit të Kanye West në Tiranë. Sipas saj, vendimi i qeverisë ka shkaktuar reagime të forta publike, veçanërisht në një kohë kur vendi përballet me protesta kundër kryeministrit Edi Rama. […]

The post Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj appeared first on BoldNews.al.

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

By: Brisi
9 July 2026 at 10:00

Nga Armand Shkullaku Se çfarë nevojash emergjente mund të mbulojë një vend si Shqipëria me 4.25 milionë euro, që i falen një biznesi koncertesh, apo me 4 milion të tjera që i dhurohen një arkitekti për të bërë tendën e kryeministrisë, këtu lista do të ishte pafund. Nga pajisjet mjekësore në QSUT e deri tek […]

The post Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve appeared first on BoldNews.al.

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

By: armand
8 July 2026 at 11:21

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t’u përhapur përmes mediave sociale dhe përpjekjet për ta delegjitimuar atë Nga Marzia Baldari, IL FATTO QUOTIDIANO “Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e quajnë vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e perceptojnë më pushtetin e kryeministrit […]

The post Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm appeared first on BoldNews.al.

Protesta nuk ka nevojë për tutorë

By: armand
7 July 2026 at 15:15

Nga Neritan Sejamini Nëse do pyesje intelektualët apo ekspertët publikë për perspektivën politike të Shqipërisë deri një ditë para fillimit të protestave, shumica do jepnin variante të pohimeve: “shqiptarët kanë frikë të ngrihen”, “shqiptarët emigrojnë, nuk luftojnë”, “Rama nuk mundet dot”, “Rama i manipulon dhe kontrollon të gjithë”, etj. Por shqiptarët u çuan. Shqiptarët thyen […]

The post Protesta nuk ka nevojë për tutorë appeared first on BoldNews.al.

Seanca për 21 të arrestuarit, protestuesi shfaq probleme shëndetësore

By: armand
5 July 2026 at 12:01

Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve në protestën e 2 korrikut në Tiranë raportohet se ka shfaqur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij. Raportohet se është nevojitur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë e cila ka ardhur për të ndihmuar Qarkajn. Kujtojmë se Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa më herët avokati i tij dhe protestues […]

The post Seanca për 21 të arrestuarit, protestuesi shfaq probleme shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

Der Spiegel: Protesta kundër Ramës po rritet, të shtunën më e madhja e “Revolucionit të flamingove”

By: armand
5 July 2026 at 11:33

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës në Shqipëri dhe veçanërisht asaj të djeshme (4 korrikut), që ishte e 35-ta. Edhe media prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka dedikuar një artikull protestës së djeshme që shkundi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas rrugët kryesore të Tiranës, teksa protestuesit kërkonin me ngulm dorëheqjen e kryeministrit […]

The post Der Spiegel: Protesta kundër Ramës po rritet, të shtunën më e madhja e “Revolucionit të flamingove” appeared first on BoldNews.al.

35 ditë protesta, Rama “qetëson” situatën me bonuse për pensionistët

By: armand
5 July 2026 at 10:13

Teksa protesta para zyrës së tij hyri në ditën e saj të 35-të, Edi Rama zgjodhi t’i kushtojë vëmendje promovimit të paketës së re sociale të qeverisë, duke e paraqitur atë si fryt të rritjes së ekonomisë, pa adresuar drejtpërdrejt kërkesat që kanë nxjerrë qytetarët në rrugë. Në vijim të propagandës së tij qeveritare, në […]

The post 35 ditë protesta, Rama “qetëson” situatën me bonuse për pensionistët appeared first on BoldNews.al.

Demokratët Evropianë godasin klasën politike: Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri, qeveria dhe opozita kanë dështuar

By: armand
5 July 2026 at 09:36

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar me një video-postim për protestën masive të qytetarëve shqiptarë mbrëmjen e djeshme (4 korrik) në bulevardin para Kryeministrisë. Me një reagim publik të shoqëruar edhe me pamjet nga sheshi i mbushur skaj më skaj, ata shprehen me kritika të forta ndaj klasës politike dhe qeverisë, duke vënë në dukje se […]

The post Demokratët Evropianë godasin klasën politike: Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri, qeveria dhe opozita kanë dështuar appeared first on BoldNews.al.

Associated Press: Protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit, rrëzohet busti i Ramës. Tortë prej betoni për 62-vjetor

By: armand
5 July 2026 at 08:57

Nga Associated Press Një demonstratë masive u zhvillua për natën e 35-të radhazi në kryeqytetin e Shqipërisë, të shtunën, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zëvendësimin e përkohshëm të qeverisë së tij, reformë kushtetuese dhe fundin e korrupsionit. Pamjet e publikuara nga mediat tregonin mijëra njerëz duke marshuar përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës […]

The post Associated Press: Protesta përsërit simbolikën e 20 Shkurtit, rrëzohet busti i Ramës. Tortë prej betoni për 62-vjetor appeared first on BoldNews.al.

❌
❌