Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 January 2026FaxWeb

Lufta në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

By: Fax Web
30 January 2026 at 21:16

Ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të Gazës, duke shënuar herën e parë që Izraeli publikon një vlerësim të numrit të viktimave nga lufta.

Një zyrtar i lartë i sigurisë informoi gazetarët izraelitë, duke pranuar se rreth 70,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023, pa përfshirë këtu ata që janë ende të humbur.

Ky pranim është një kthesë drastike, pasi gjatë dy viteve të fundit, zyrtarët dhe mediat izraelite e kishin mohuar vazhdimisht informacionin e publikuar nga autoritetet palestineze, duke e quajtur atë “propagandë të Hamasit” dhe “të pasaktë”.

Deri tani, Izraeli kishte publikuar vetëm shifra për militantët palestinezë që ai pretendon se ka vrarë, ndërsa shifrat palestineze, që tani kanë kaluar 71,660 viktima, janë pranuar nga ushtria izraelite si “shumë të sakta”.

Ky ndryshim qëndron në një pranim të madh që mund të nxisë më shumë pyetje mbi ligjshmërinë e fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza. Komisioni i Kombeve të Bashkuara, grupet për të drejtat e njeriut dhe studiuesit kanë akuzuar Izraelin për krime lufte dhe gjenocid në Gaza, duke shtuar presionin ndërkombëtar për hetim të pavarur dhe llogaridhënie.

Gazeta izraelite “Haaretz” ngriti pyetje të mëtejshme mbi çfarë mund të fshihet pas këtij pranim, duke theksuar se Izraeli duhet të reflektojë mbi besueshmërinë e tij në lidhje me trajtimin e këtij konflikti.

“Çfarë akuzash mund të dalin të vërteta?”, shkruan “Haaretz”, duke iu referuar pranimit të vonuar të shifrave.

Izraeli gjithashtu ka pranuar se mbi 2/3-at e viktimave të luftës janë civilë, përkundër pretendimeve të mëparshme se shumica e viktimave ishin militantë.

Ushtria izraelite kishte pohuar se kishte vrarë 22,000 militantë, por shifra e re sugjeron një përqindje më të lartë të civilëve, një konstatim që përputhet më mirë me të dhënat e një baze të dhënash të klasifikuar nga ushtria izraelite, që tregon se rreth 83% e viktimave mund të kenë qenë civilë.

Ndërkohë, Izraeli ka bërë të ditur se do të hapë kalimin e rëndësishëm të Rafah mes Gazës dhe Egjiptit të dielën, për herë të parë që nga kontrolli izraelit i kufirit në maj 2024. Ky kalim do të mundësojë që palestinezët që kanë ikur nga Gaza të mund të aplikojnë për t’u rikthyer, megjithatë, Izraeli do të ruajë kontroll të plotë mbi ata që kalojnë përmes kalimit, ndërsa një forcë e Bashkimit Evropian do të mbikëqyrë kalimin.

Rihapja e Rafah është parë si një hap në përpjekjet ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA, për të ndihmuar në implementimin e një plani paqeje për Gaza dhe për të ndihmuar në kalimin në një fazë të dytë të ndihmave. Megjithatë, kalimi do të jetë vetëm për këmbësorë dhe nuk do të zgjidhë krizën humanitare të thellë që ka pllakosur Gaza, ku mungesojnë ushqimi, ilaçet dhe strehimi.

Situata në Gaza mbetet e tensionuar, me këto zhvillime që ngritin pyetje të reja mbi të ardhmen e rajonit dhe mundësinë e një zgjidhjeje të qëndrueshme për palestinezët dhe të drejtat e tyre.

Përmbytjet në Shqipëri, Gjermania: 250 mijë paundë ndihmë për 400 familje të prekura

By: Fax Web
30 January 2026 at 21:13

Gjermania do të mbështesë rreth 400 familje të prekura nga përmbytjet e fundit në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada gjermane në Tiranë, e cila ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se përmes Fondit Start ka vënë në dispozicion 250 mijë paund për një organizatë joqeveritare Britanike.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se mmasat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Njoftimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

Ndihmë e Shpejtë Pas Përmbytjeve në Shqipëri

Pas përmbytjeve të rënda të javëve të fundit, Fondi Start, i mbështetur nga Gjermania, vë në dispozicion në mënyrë të menjëhershme 250.000 £ për OJQ-në World Vision UK. Kjo do të mbështesë afërsisht 400 familje (rreth 1,800 persona) në rajonet më të prekura të Shqipërisë – duke përfshirë Durrsin (Sukth, Katund i Ri, Kënetë, Rrashbull, Porto Romano si dhe Shkozetin, Nishtullën). Masat përfshijnë ndihma sanitare dhe higjienike, strehimin emergjent dhe artikujt jo-ushqimorë, masat mbrojtëse (duke përfshirë mbrojtjen nga dhuna gjinore), sigurinë ushqimore dhe nevojat jetike.

Për më tepër, përmes mbështetjes sonë të gjerë për zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm (përmes projektit ALBAdapt të GIZ), ne kontribuojmë që ngjarjet ekstreme të motit të mund të parashikohen më mirë në të ardhmen, duke i mundësuar njerëzve të marrin masa parandaluese.

Nga historiku i dëmeve te vjetërsia e makinës/ 7 faktorët që ndikojnë në primin e sigurimit

By: Fax Web
30 January 2026 at 20:49

Prej dates 1 janar ka hyrë në fuqi sistemi i ri i sigurimit të makinave i njohur si bonus malus, që do të zbatohet nga shoqëritë e sigurimit që parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

Përmes këtij sistemi të ‘penalizuar’ janë drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, që do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Kurse shoferët e rregullt, do të përfitojnë sigurim më të lirë.

Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.

Për ta bërë edhe më të qartë funksionimin e këtij sistemi, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) ka publikuar në faqen e saj zyrtare në internet edhe një artikull ku jep detaje mbi faktorët që ndikojnë në primin (çmimin) e sigurimit.

1.Çfarë nënkupton dhe kujt i aplikohet faktori i riskut “Historiku i dëmeve”?

Faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, i cili zbatohet në përcaktimin e primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, përfaqëson historikun e dëmeve të të siguruarit dhe merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

Bazuar në rregulloren e miratuar nga Autoriteti, nr. 156, datë 19.09.2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, të gjithë faktorët e riskut zbatohen në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave të produktit të sigurimit të detyrueshëm motorik, MTPL e brendshme.

2.Si funksionon faktori “Historiku i dëmeve”?

Faktori i riskut “Historiku i dëmeve”, i cili zbatohet për të gjithë drejtuesit që kanë në pronësi mjete të kategorisë së autoveturave, duke u bazuar në numrin e dëmeve të raportuara, ndahet në tre klasa:

  • Klasa e parë përfshin të siguruarit të cilët nuk kanë raportuar asnjë dëm gjatë vitit, të cilët përfitojnë ulje të primit të sigurimit;
  • Klasa e dytë përfshin të siguruarit me një dëm të raportuar, për të cilët aplikohet rritje në primin e sigurimit, ndërsa
  • Të siguruarit me dy ose më shumë dëme të raportuara gjatë tre viteve të fundit, përfshihen në klasën e tretë, në të cilën aplikohet rritja e primit të sigurimit është edhe më i lartë se në klasën II.

3.Cilët janë faktorët e riskut dhe si ndikojnë në primin e sigurimit?

Rregullorja nr. 156, datë 19.09.2024, “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e miratuar nga Autoriteti, përcakton faktorët e riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit të sigurimit për kategorinë e autoveturave të produktit të sigurimit të detyrueshëm motorik, MTPL e brendshme, si dhe metodologjinë e përdorur në aplikimin e këtyre faktorëve.

Bazuar në këtë rregullore, shoqëria e sigurimit, në përllogaritjen e primit të sigurimit, zbaton këta faktorë kryesorë risku:

  • Historiku i dëmeve. Ky faktor merr në konsideratë të gjitha dëmet e raportuara, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit. Një historik pa dëme reflektohet me ulje të primit të sigurimit (përfitim), ndërsa një historik me dëme reflektohet me rritje të primit të sigurimit (penalizim).
  • Fuqia motorike. Ky faktor reflekton ndikimin e fuqisë motorike në nivelin e primit, ku mjetet me fuqi më të vogël motorike përfitojnë një prim më të ulët sigurimi se mjetet me fuqi më të madhe motorike.
  • Mosha e të siguruarit. Të siguruarit e grupmoshës 18 – 21 vjeç tarifohen më tepër se të siguruarit e grupmoshave të tjera.
  • Eksperienca në drejtimin e mjetit motorik. Të siguruarit e ndryshëm nga 18–21 vjeç dhe që kanë eksperiencë drejtimi deri në dy vite tarifohen më tepër se të siguruarit e tjerë.
  • Përdorimi i mjetit. Mjetet në pronësi të subjekteve tarifohen më tepër se mjetet në pronësi të individëve.
  • Qarku i regjistrimit të mjetit. Mjetet e regjistruara në qarqet Berat, Dibër dhe Kukës tarifohen më pak se mjetet e regjistruara në qarqet e tjera.
  • Vjetërsia e mjetit. Mjetet e reja, të prodhuara në vitet e fundit, tarifohen më pak se mjetet e vjetra.

 

4.Ku e gjej tabelën e koeficientëve dhe përllogaritësin?

Shoqëria e sigurimit publikon në faqen zyrtare të internetit koeficientët e faktorëve të riskut, të shoqëruar me shembuj zbatimi në praktikë.
Gjithashtu, në funksion të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit, të gjitha shoqëritë e sigurimit kanë krijuar e publikuar mjete online (tools) për përllogaritjen e primit të sigurimit.

Më poshtë gjenden lidhjet për çdo shoqëri sigurimi:

5.Si ta kontrolloj historikun e dëmeve?

Mund ta kontrollosh tek shoqëria e sigurimit, duke kërkuar pasqyrën e historikut të dëmeve dhe klasën Historiku Dëmeve që të është aplikuar.

6.Historiku lidhet me mjetin apo drejtuesin?

Referuar Rregullores nr. 156, datë 19.09.2024, faktori i riskut “Historiku i dëmeve” do të zbatohet si për të siguruarin në emër të të cilit është i siguruar mjeti motorik , ashtu edhe për shkaktarin e aksidentit edhe në rastet kur ai nuk është i shënuar në policën e sigurimit.

7.Ku ankohen qytetarët?

Për çdo parregullsi qytetarët mund të ankohen pranë:
a) Pranë shoqërisë së sigurimit
b) Nëse nuk zgjidhet, tek AMF: amf@amf.gov.al

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:45

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL  1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre. Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë.  Operatori i Binzesit Ushqimor  që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372  janë eksportuar në Kosovë.

Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër  dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet  Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Greva në Gjermani kërcënon të paralizojë transportin e udhëtarëve të hënën

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:37

Shërbimet gjermane të autobusëve dhe hekurudhave të udhëtarëve mund të pezullohen në të gjithë vendin të hënën, pasi sindikata kryesore e shërbimeve publike “Verdi” thirri një grevë pothuajse kombëtare në një mosmarrëveshje me punëdhënësit komunalë dhe shtetërorë mbi kushtet e punës, raporton Reuters.

Mund të supozohet se transporti publik do të ndërpritet në sistemet e transportit të prekura”, tha Verdi të premten, duke shtuar se rreth 100.000 punonjës ishin thirrur në grevë.

Sindikata po kërkon kushte më të mira pune në transportin publik lokal, duke përfshirë orare më të shkurtra pune, pushime më të gjata dhe paga më të larta për turnet e natës dhe të fundjavave.

Në disa rajone, negociatat për pagat totale janë duke vazhduar.

Asllani zyrtarisht te Beshiktash/ Njoftohet Federata Turke, kërkohet regjistrimi urgjent i 23-vjeçarit

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:25

Kristjan Asllani është zyrtarisht pjesë e Beshiktash me klubin e njohur që ka nisur procedurën e regjistrimin të tij të menjëhershëm në Federatën Turke të Futbollit.

Lojtari udhëtoi në orët e para të mëngjesit drejt Stambollit, kreu vizitat mjekësore dhe bëri edhe foto e rasti me fanellën e klubit turk.

Por për regjistrimin e tij, duhet mbyllur ana burokratike, pasi fillimisht duhet ndërprerë huazimi nga Torino, e pastaj Interi duhet të lejojë transferimin te klubi turk.

Megjithatë, mediat turke bëjnë të ditur se Beshiktash i ka bërë gjërat gati dhe ka lajmëruar zyrtarisht se Asllani do të jetë pjesë e ekipit në vijimin e sezonit, në mënyrë pritet që ai të regjistrohet menjëherë sapo të mbërrijë dokumentacioni.

Kësisoj, Asllani do të bëhet pjesë e klubit turk që në ndeshjen e nesërme, atë që Beshiktash luan në Stamboll kundër Konyaspor.

Parlamenti mblidhet më 3 shkurt, ja pikat që do shqyrtohen

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:21

Ditën e martë, më 3 shkurt, Parlamenti do të zhvillojë seancën e radhës plenare.

Sipas urdhrit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika.

Një nga çështjet është diskutimi mbi ndryshimet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Mazhoranca socialiste kërkon ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, duke kaluar nga ndarja 50 me 50 në një raport 9 anëtarë për mazhorancën dhe 8 për opozitën.

Po ashtu, propozohet ndryshim edhe në drejtimin e komisionit. Në axhendën e seancës përfshihen gjithashtu diskutime për ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, si dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Në Rendin e Ditës janë gjithashtu projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, si dhe projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm”, në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Rendi i ditës

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12.Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

13.Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

14.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

Lojërat Olimpike Dimërore/ Presidenti Begaj i dorëzon flamurin ekipit: Jeni dëshmia se ëndrrat e të rinjve nuk kanë kufij

By: Fax Web
30 January 2026 at 19:12

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i ka dorëzuar mbrëmjen e sotme flamurin ekipit të sportistëve shqiptarë që do të garojnë në Lojërat Okimpike Dimërore Milano–Cortina.

Kreu i shtetit theksoi se pjesëmarrja e sportistëve shqiptarë në këtë ngjarje madhore ndërkombëtare është dëshmi e progresit dhe ambicies së vendit në arenën sportive.

Sipas Begajt, suksesi matet me përkushtimin, profesionalizmin dhe pasionin e sportistëve, duke shtuar se ata janë shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë dhe dëshmi se ëndrrat nuk kanë kufij.

“Ju do të përfaqësoni vendin tuaj, do të mbani ambicien e Shqipërisë, ku deri dje ishim vizitorë të largët. Tani renditemi me dinjitet në vende që kanë rekorde në lojërat dimërore dhe duhet të na bëjnë krenarë. Nuk matet me kilometra katrorë të pistave të skive, por matet me madhësinë e zemrës së atyre sportistëve.

Ju jeni katërshja që keni thyer traditën e pjesëmarrjes në organizime të cilat për ne më parë nuk imagjinoheshin.

Shqipëria renditet krah vendeve me traditë ndërvjeçare sepse ju besuat te stërvitja, profesionalizmi dhe te pasioni juaj. Ju jeni dëshmia se ëndrrat e të rinjve nuk kanë kufij”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij Presidenti Begaj.

Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026 në veri të Italisë, duke shënuar një rikthim të veçantë në Cortina d’Ampezzo, 70 vjet pasi ajo priti për herë të parë Lojërat në vitin 1956, dhe duke i rikthyer Lojërat Olimpike Dimërore në Itali për herë të tretë.
Këto Lojëra do të jenë unike jo vetëm për shkak të vlerës së tyre historike, por edhe sepse do të shtrihen në disa qytete dhe rajone malore, me Milanon që do të presë sportet e akullit dhe arenat ikonike alpine të Cortinës, që do të mirëpresin garat e skive dhe sporteve të borës. Programi përfshin 16 disiplina dimërore në peizazhe mahnitëse, nga Alpet deri te Dolomitet.

Shembujt e DIVA/ Nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:56

Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimimin e fëmijëve.

Bazuar në disa shembuj konkretë të publikuar nga Monitor, shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë.

Sipas shembullit kompensimi për një individ me të ardhura nën 1,2 mln lekë që ka 2 fëmijë në ngarkim arrin rreth 250 euro.

Për të gjithë individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar pasi kanë plotësuar DIVA brenda 3 muajve pas përfundimit të afatit të deklarimeve do të dorëzojnë në tatime kërkesën me qëllim përfitimin e kompensimit. Procedura për dorëzimin e kërkesave pritet të sqarohet nga tatimet.

Shembull 1

Të ardhura mbi 1,2 mln lekë në vit 1 fëmijë në ngarkim

Konkretisht në DIVA-n e plotësuar dhe dorëzuar të individit A, rezulton se të ardhurat e tij vjetore për vitin 2025 ishin në vlerën e 1,470 mijë lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit është 144,424 lekë.

Individit i janë zbritur të ardhurat nga punësimi:

– Zbritje nga të ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360 mijë lekë në vit (apo 30 mijë lekë në muaj).

– Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç në vlerën 48 mijë lekë.

Në DIVA pasqyrohet se baza e të ardhurave të tatueshme pas zbritjes arrin në vlerën e 1 mln lekëve. Llogaritja e tatimit vjetor të paguar është 138,184 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton në vlerën e 6,240 lekëve.

E llogaritur nga Vlera e Tatimit Vjetor të paguara 144,424 lekë- 138,184 lekë= 6,240 lekë.

Shembulli 2

Të ardhura mbi 2,2 mln lekë në vit 2 fëmijë në ngarkim

Për të ardhurat vjetore bruto me vlerë 2,232,140 lekë, rezulton se për vitin 2025 është paguar tatimi me vlerë 255,796 lekë.

Në rastin në fjalë individi ka në ngarkim 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe përfiton zbritje të shpenzimeve me vlerë 96,000 lekë.

Pas zbritjes së shpenzimeve tatimi i ri i llogaritur është 243,391 lekë.

Tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e 12,405 lekë.

Shembulli 3

Të ardhura nën 1,2 mln lekë në vit, 2 fëmijë në ngarkim

Sipas të dhënave të DIVA-s të plotësuar dhe dorëzuar të individit C të ardhurat bruto vjetore për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Individi C ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin fillor në shkollë private.

Përveç zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim me vlerë 96,000 lekë individi përfiton edhe zbritje shpenzimi prej 100,000 për arsimin e fëmijëve duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve).

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton: 107,820 lekë (tatimi i paguar për 2025) – 82,339 lekë (tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve) = 25,481. /Monitor

EMRA-FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:45

Aksidenti i rëndë, i regjistruar në Savigliano të Italisë, u mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Përplasja e fortë mes makinës ku udhëtonin të rinjtë dhe një kamioni rezultoi me pasoja fatale, sidomos për dy familjet shqiptare.

Ndërkohë është bërë i mundur edhe identifikimi i dy të rinjve shqiptarë: Blendi Syla dhe Robert Daçi, të dy rreth 20 vjeç.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të nipit tim Blendi Syla 20 vjeç, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Itali. Familja Çekaj informon se, për momentin, data dhe ora e ceremonisë së varrimit nuk janë përcaktuar, pasi pritet kthimi i trupit në Shqipëri. Sapo të kemi informacion të konfirmuar, do t’ju njoftojmë në vijim.

Falënderojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për ngushëllimet dhe mbështetjen në këto momente të vështira. I paharruar qoftë kujtimi i tij.Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij”, shkruan një i afërm i Blendi Sylës në një postim në rrjetet sociale.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital.

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”/ Prokuroria e Posaçme refuzon komisionin “Nisma qytetare”: Cënim i pavarësisë

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:30

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e Mandateve në Kuvend, komisioni i Përhershëm Parlamentar Xhafaj kërkonte të futej në axhendën e SPAK.

Kërkesa lidhej me një vizitë monitoruese mbi rezultatet e SPAK për pastrimin e parave.

Mazhoranca e mbështeste kërkesën tek një shkresë e Agjencisë së Inteligjencës Financiare drejtuar kuvendit dhe disa institucioneve për disponimin e të dhënave rreth pastrimit të parave.

Por SPAK i ka thënë ‘jo” takimit me komisionin Xhafaj, që ishte sugjeruar të mbahej në 6 shkurt 2026.

SPAK në këtë dokument, të bërë publik fillimisht nga lapsi.al, e cilëson takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

“Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit.”

Megjithatë SPAK lë një dritë jeshile për bashkëpunim me komisionin, kur i kujton se mund ta informojë sipas ligjit, por jo ta monitorojë.

“Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit ndër institucional me komisionin, Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar për të kontribuar në përcjelljen e çdo informacioni të nevojshëm në funksion të përmbushjes së detyrimeve të saj kushtetuese.”

Megjithatë siç rendit edhe në shkresë, SPAK e ka kryer më herët raportimin mbi përmbushjen e rekomandimeve të Task forcës. Ky informim kryhet në kuadër të procesit të Shqipërisë nga Moneyval, Organizata Ndërkombëtare e Monitoritimit kundër pastrimit të parave.

Përpjekja për të organizuar një vizitë “monitorimi” në SPAK është vazhdimësi e misionit të parë që iu ngarkua Fatmir Xhafajt rreth një vit e gjysëm më parë. I ashtuquajturi “Komision antikorrupsion”, sipas mazhorancës, do të shërbente për të adresuar një sërë problematikash, përfshirë edhe ecurinë e reformës në drejtësi.

“Arteria strategjike e sigurisë europiane”/ Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt “Forumin e Korridorit VIII”

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:17

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti ditën e sotme në një takim, Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII.

Spiropali e cilëson këtë projekt “një arterie strategjike që sjell me vete potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.”

Ministrja njoftoi se kjo platformë e nivelit të lartë do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Mbajtja e këtij forumi në Tiranë, konfirmon sipas Ministres së Jashtme, vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi.

Postimi i Spiropalit:

Me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, koordinojmë përgatitjet për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII, arteries strategjike që sjell me vete një potencial ndërlidhjeje infrastrukturore me rëndësi politike, ekonomike, të sigurisë rajonale e europiane.

Kjo platformë e nivelit të lartë që do të mbahet në 18 shkurt në Tiranë me prezencën e Ministrave të Jashtëm të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, konfirmon vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe operacional përgjatë Korridorit VIII, nga Adriatiku në Detin e Zi“.

E rëndë në Hamburg/ Emigranti kap me forcë 18-vjeçaren dhe e tërheq drejt shinave të trenit, të dy humbin jetën

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:12

Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi të dhunshëm.

Sipas hetimeve të para nga policia, bëhet fjalë për një vrasje.

Rreth orës 22:07, një 18-vjeçare po priste trenin e metrosë në platformën U1, kur një 25-vjeçar me origjinë nga Sudani iu afrua dhe e kap me forcë për arsyeje ende të paqarta, duke e tërhequr atë mbi shina. Të dy ranë përpara trenit që po mbërrinte dhe u goditën nga metroja, duke vdekur menjëherë.

Dëshmitarët okularë raportuan se burri mund të ketë qenë i dehur dhe se më parë kishte ecur përgjatë platformës. Ata thanë se ai papritmas e kapi gruan dhe e tërhoqi mbi shina, duke shkaktuar një skenë dramatike. Hetuesit ende po mblidhen prova dhe po shqyrtojnë regjistrime videosh dhe dëshmi të tjera për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes, shkruan gazeta gjermane “Bild“.

Skuadra e hetimit për vrasje ka marrë përsipër hetimin dhe është duke punuar me zyrën e prokurorit publik. Trafiku hekurudhor u pezullua për disa orë në linjën U1.

Ndërkohë, ekipi i ndërhyrjes në kriza i Kryqit të Kuq Gjerman ofroi mbështetje për dëshmitarët okularë, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes tragjike. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar arsyet që çuan në këtë akt dhune të pashembullt.

I ndalohet inspektimi në Burgun 313, Balliu: E paligjshme! Qëllimi ishte verifikimi i kushteve për të burgosurit dhe paraburgosurit

By: Fax Web
30 January 2026 at 18:01

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është ndaluar të inspektojë kushtet në Burgun e sigurisë së lartë 313, duke e cilësuar veprimin si shkelje të hapur të ligjit dhe pengim të kontrollit institucional.

Sipas Balliut, inspektimi kishte për qëllim verifikimin e trajtimit të të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, përfshirë edhe ish-presidentin Ilir Meta, për të cilin ka pasur shqetësime publike mbi kushtet e trajtimit.

“Sot u ndalova në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës sime për inspektimin e kushteve në Burgun 313. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe një pengim të kontrollit institucional.

 

 

Qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i kushteve të trajtimit të të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Presidentin Ilir Meta, për të cilin janë shprehur publikisht edhe zyrtarë të tjerë se kushtet që nga momenti i arrestimit deri te trajtimi i tij kanë qenë të padrejta. Kjo ishte pjesë e detyrimit ligjor për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

Inspektimi i kushteve në institucionet e vuajtjes së dënimit është një detyrim ligjor dhe jo një favor i administratës. Ndalimi im tregon një mungesë të theksuar transparence dhe përpjekje për të fshehur problematika serioze.

Fatkeqësisht, Shqipëria po shndërrohet në një rast unik ku institucionet shtetërore, në vend që të zbatojnë ligjin, e shkelin atë.

Kjo nuk është një çështje personale, por një problem serioz i shtetit të së drejtës. Për këtë arsye, do të ndjek çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të garantuar respektimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut për çdo të burgosur”, tha për mediat deputeti demokrat.

Operacion antidrogë në Athinë/ 4 të arrestuar, mes tyre edhe 2 shqiptarë

By: Fax Web
30 January 2026 at 17:49

Një operacion antidrogë, i zhvilluar në Athinë, ka çmontuar një rrjet të trafikut të narkotikëve.

Në qendër të goditjes ka qenë një organizatë narkotrafiku greko-shqiptare, që kryente aktivitetin e saj në zonën përreth Kampusit të Universitetit Zografou.

Sipas mediave greke, në operacion janë arrestuar 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Gjatë këtij operacioni, autoritetet greke kanë sekuestruar edhe 6 kilogramë kanabis, 20,000 euro dhe telefona celularë.

Sipas informacioneve, aksioni është në vazhdim e sipër.

12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse/ Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit

By: Fax Web
30 January 2026 at 17:39

Nga “La Repubblica” –

Flota detare që Donald Trump po përqendron rreth Iranit ka ende mungesa të disa elementëve kyçë, siç janë kryqëzorët, por po fillon të marrë një potencial ofensiv të rëndësishëm. Pesha më e madhe e një sulmi të mundshëm do të bjerë mbi Marinën Amerikane, e cila aktualisht ka të dislokuara të paktën 12 anije dhe disa nëndetëse. Aeroplanmbajtësja Lincoln disponon bombardues F-35, të cilët për shkak të karakteristikave të tyre të “padukshmërisë” ndaj radarëve mund të bëhen maja e sulmit.

Thelbësorë janë edhe avionët EF-18 Growler, si ata në bord të anijes kryesore, ashtu edhe përforcimet që kanë kaluar Atlantikun këto orë: ata janë të pajisur për të verbuar radarët dhe neutralizuar mbrojtjen kundërajrore. Jo rastësisht, presidenti ka lavdëruar punën e këtyre avionëve, të quajtur në zhargon Wild Weasel, gjatë sulmit në Caracas. Aeroplanmbajtësja ka gjithashtu 35 F-18 Super Hornet që mund të shërbejnë si mbrojtje ose të godasin objektiva tokësorë.

Shtatë shkatërruesit e klasës Arleigh Burke, tre në skuadrën e Lincoln, të tjerët mes Detit të Kuq dhe Mesdheut, janë të pajisur me raketa cruise Tomahawk, të cilat që nga viti 1991 kanë kontribuar gjithmonë në goditjen e parë të operacioneve të mëdha amerikane. Çdo raketë mbart 450 kilogramë eksploziv në një distancë mbi 2 mijë kilometra, duke fluturuar me rreth 900 kilometra në orë.

Ato konsiderohen të sakta, por mund të godasin vetëm objektiva të fiksuar: komandat e Gardës Revolucionare, ndërtesa qeveritare, depo ushtarake, aeroporte e porte, fabrika armësh. Edhe nëndetëset me propulsim bërthamor, që qëndrojnë të fshehura pa u lokalizuar, kanë dhjetëra Tomahawk: nuk është e qartë nëse në zonë është zhvendosur një nga katër nëndetëset e klasës Ohio, të transformuara në baza raketash me plot 154 cruise.

Shtatë avionë luftarakë do të shërbejnë gjithashtu si mburojë kundër kundërpërgjigjeve iraniane. Ditët e fundit janë transferuar në Jordani dhe Arabinë Saudite një bateri anti-raketë Thaad, që neutralizon armët balistike jashtë atmosferës, dhe një Patriot Pac 3, e aftë t’i rrëzojë vetëm në fazën përfundimtare të trajektores. Sipas CNN, një tjetër kompleks Thaad mund të arrijë në rajon, për të integruar kupolën mbrojtëse të shtetit hebre.

Skuadriljet e Forcave Ajrore të pranishme në zonë mund të kryejnë vetëm misione mbrojtëse: monarkitë sunite janë kundër hapjes së një sfide të re me teokracinë iraniane. Ato janë përqendruar në bazat saudite dhe jordane, duke eliminuar praninë e avionëve në aeroportet e Emirateve, Kuvajtit dhe Katarit, shumë të ekspozuar ndaj kundërpërgjigjeve.

Bëhet fjalë kryesisht për Strike Eagles, versioni i fundit i legjendarit F-15 që mbart 10 tonë armë. Në dy përplasjet me Iranin në vitin 2024, ata ishin vendimtarë për të krijuar një barrierë kundër dronëve dhe raketave cruise të drejtuara drejt Izraelit, duke i rrëzuar me raketa ajër-ajër, kundërtank dhe breshëri nga topi i bordit.

Në këtë listë të makinerive vdekjeprurëse përfshihen edhe bombarduesit B-2 Spirit që ngrihen direkt nga Shtetet e Bashkuara. Ata janë të vetmit në gjendje të përdorin bombat gjigante “shkatërruese bunkeri” që depërtojnë në strehimet e blinduara të gërmuara nën kodra ose male. Në qershor u përdorën për të shkatërruar laboratorët e programit bërthamor; tani po mendohet një mision për të tentuar të eliminojnë drejtuesit e Republikës Islamike, duke përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.

Pentagoni ka edhe mjete të tjera për një aksion surprizë: nga komando të Navy Seals te sistemet ende sekrete me të cilat u thye mbrojtja e Maduros. Bëhet fjalë për topa akustikë, që paralizojnë njerëzit; sisteme me impulse elektromagnetike që ndalin dronët dhe raketat; sulme kibernetike “taktike” që çojnë në kolaps kompjuterët e avionëve, anijeve dhe radarëve.

Gardianët e Revolucionit po përgatiten të përgjigjen me kërcënimin më të vjetër: mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, nga ku kalon një e pesta e naftës së planetit. Ata kanë njoftuar një stërvitje detare që do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, ku do të përdoren municione reale. Një mesazh tepër i qartë.

Vuante nga një sëmundje e rëndë, shuhet në moshën 63-vjeçari koreografi i njohur

By: Fax Web
30 January 2026 at 17:29

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare koreografi i njohur lezhjan Gazmend Golemi.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të familjes, Golemi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë.

Koreografi Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6 vjeçare, e që prej asaj kohe arti koreografik u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.

Gjatë këtyre viteve  ai ka nxjerr dhjetëra grupe valltaresh të cilët kanë qenë pjesë në aktivitet kulturore brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësua dhe me çmime.

“Udhëheqësit botërorë, frikacakë”, Guardiola: I kemi lënë vetëm fëmijët në Gaza

By: Fax Web
30 January 2026 at 17:23

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola bëri një deklaratë publike në një aktivitet në Barcelonë të enjten në mbrëmje.

Tekniku katalanas u shfaq në një koncert solidariteti i veshur me një rrobë palestineze dhe foli hapur për dhimbjen dhe zemërimin e tij kur pa imazhet e fëmijëve që vuajnë në Rripin e Gazës.

Guardiola, përshkroi dhimbjen që ndjen pasi pa imazhet e dy viteve të fundit në mediat sociale dhe televizion.

Shoh një fëmijë midis rrënojave që pyet veten ‘ku e ka nënën?’ pa e ditur ende të vërtetën. Gjithmonë mendoj: Çfarë po u shkon ndërmend? Besoj se i kemi lënë vetëm, i kemi braktisur”, tha 55-vjeçar.

Trajneri katalanas nuk hezitoi të përdorte gjuhë të ashpër për udhëheqjen politike botërore, duke e përshkruar qëndrimin e tyre si “frikacak”.

“Ndoshta sepse ata që janë në pushtet janë frikacakë. Ata dërgojnë të rinj të pafajshëm për të vrarë njerëz të tjerë të pafajshëm. Ne duhet të bëjmë një hap përpara. Kjo është një deklaratë për Palestinën, por mbi të gjitha një deklaratë për njerëzimin”, theksoi ai mes duartrokitjeve.

Për shkak të pranisë së tij në këtë ngjarje, Guardiola nuk mori pjesë në konferencën e caktuar për shtyp të premten përpara derbit të së dielës me Tottenham.

Manchester City kishte përmendur “arsye personale”, me asistentin e tij, Pep Leinders, që zuri vendin e tij para gazetarëve.

Precedenti “Ymeri”/ Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë: Të shpallen nul provat e nxjerra nga telefoni i Berberit

By: Fax Web
30 January 2026 at 16:27

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka paraqitur një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për bllokimin e daljes jashtë vendit.

Siç mëson TCH, në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë, avokatët e Ballukut ka përdorur si mbrojtje rastin “Ymeri”, në çështjen e Arben Ahmetaj ku Kushtetuesja vendosi që telefoni i sekuestruar nuk mund të merrej si provë pasi nuk kishte më parë një vendim gjykate.

Telefoni në fakt i përkiste Onejda Ymerit, e cila ditën që u thirr në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit  iu bllokua dhe telefoni.

Ky precedent është marrë si shembull nga mbrojtja e zv.kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, të dhënat për të cilën u përftuan nga telefoni i Ervis Berberit, që është bërë shkak për hapjen e disa fraksioneve hetimore një ndër to edhe tenderat ku Balluku ka marrë statusin e të pandehurës dhe mbahet në masën ndalim për të dalë jashtë vendit.

Momenti i dytë që ndalen avokatët e Ballukut është arsyetimi se nuk ka asnjë rrezik që Belinda Balluku të arratiset nga Shqipëria dhe ndaj duhet hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Si provë sillen tre udhëtimet mbas muajit tetor 2025 kur Belinda ishte thirrur për tu pyetur nga SPAK dhe ku ju komunikua akuzë . Një ndër këto udhëtime është edhe udhëtimi në Zvicër.

Por në pritje për një vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe nga këshilli i mandateve, SPAK ka kryer sekuestro dhe këqyrje të shumta mes tyre edhe biznesmenësh të përmendur në tendera.

Ndaj Ballukut, SPAK ngriti aktakuzë më 31 tetor 2025, nën dyshimet se ka bërë shkelje gjatë dhënies së tenderëve.

Balluku i ka mohuar akuzat si “hedhje balte, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, duke u shprehur se do të bashkëpunonte plotësisht me drejtësinë.

Ajo ishte pezulluar nga detyrat zyrtare dhe i ishte pamundësuar largimi nga shteti, por vendimi i SPAK-ut për pezullim u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

By: Fax Web
30 January 2026 at 16:20

Dollari amerikan po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade.

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta.

Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

Trump nuk është përpjekur ta hedhë poshtë këtë hamendësim. Përkundrazi, kur e pyetën këtë javë, nëse shqetësohet për dollarin e dobët, ai u përgjigj: “Jo, kështu është shumë mirë.”

Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit të këshilltarëve ekonomik të Trumpit dhe tani anëtar i këshillit administrativ të Bankës së Rezervave të SHBA-së, Fed, në nëntor 2024 publikoi një “Udhëzues për ristrukturimin e sistemit global të tregtisë”. Doganat dhe zhvleftësimi i dollarit u paraqitën si instrumenta të rëndësishme, për ta ulur deficitin tregtar të SHBA-së.

Përse e prek kjo Europën?
Dobësimi i dollarit ka efekt jo vetëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, por ka edhe pasoja për ekonominë e eurozonës dhe për euron. Monedha e përbashkët në 2025 ka fituar 13 përqind vlerë kundrejt dollarit – rritja më e fuqishme që nga viti 2017.

Forcimi i euros luan “një rol të rëndësishëm për rendimentin ekonomik, tregun e punës dhe gjendjen financiare të buxheteve” në BE, thotë Jack Allen-Reynolds, zëvendës-kryeekonomist për eurozonën në Capital Economics.

“Një euro më e fuqishme ul aftësinë konkurruese të eksporteve, gjë që dëmton prodhuesit në rajon”, thotë për DW Allen-Reynolds. “Nga ana tjetër importet janë më të lira, gjë çon në uljen e çmimeve për konsumatorët.”

Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA.

Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

“Sipas llogarive tona produkti bruto në vend i eurozonës sivjet do të ishte rreth 0,2 përqind më i ulët, nëse kursi i këmbimit euro-dollar mbetet në nivelin aktual (1,20 USD), në vend të normës 1,16 dollar, që ka shërbyer si pikë reference në marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA në fund të korrikut”, thotë Amaro për DW.

A duhet të ndërhyjë BQE?

Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane.

Martin Kocher, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë e konsideron rritjen aktuale të euros si të “moderuar”. Nëse vlera e euros do të vazhdojë të rritet, duhet të ndërhyjë BQE-ja.

Qysh tani BQE përpiqet të influencojë pritshmëritë e tregut, kur përfaqësuesit e nivelit të lartë të BQE-së deklarojnë, se “po e vëzhgojnë situatën, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit”, thotë Ricardo Amaro. “Kjo shtron temën e uljes së interesave për të frenuar rritjen e euros.”

Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat.

Ndërsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janë gati zero dhe asnjë sektor nuk është veçanërisht i ndjeshëm. “Kurset e këmbimit dekadat e fundit kanë pasur luhatje të fuqishme. Sipërmarrjet janë përgatitur për të përballuar luhatje edhe më të forta se këto që shohim aktualisht”, vlerëson Darvas./DW

❌
❌