Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 December 2025FaxWeb

Milan-Maignan/ Tjetër tentativë rinovimi; vjen oferta prej 7 milionë eurosh! Inter e Juve…

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:56

Rihapen bisedimet mes Milanit dhe Mike Maignan.

Historia e portierit francez dihet, rinovimi verbal i kontratës mes palëve u fundos pas disa gabimeve të kapitenit kuqezi duke bërë që klubi të frenojë tratativat.

Në muajt e verës Maignan ishte pranë kalimit te Chelsea, por kërkesa e Milanit dhe dëshira e Massimiliano Allegrit, bënë që ky operacion të dështojë me premtimim që në kohën e duhur do të diskutohej sërish për të ardhmen.

Milan-Maignan, oferta e re për rinovimin. Dhe të paktën sipas ‘Gazzetta Dello Sport’ ai moment erdhi.

Milan  që është kthyer të luftojë për pozicionet e larta të kampionatit, falë edhe pritjeve të Maignan me klubin, i ka bërë portierit një ofertë të re, një kontratë deri në 2030 një pagë prej 7 milionë euro netosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset, një shifër që është pak më e ulët se kërkesa e Maignan, 7.5 milionë euro, një diferencë kjo mëse e reduktueshme duke diskutuar rreth bonuseve, madje klubi i ka premtuar portierit një lloj shpërblimi nëse firmos brenda muajit mars që do ta përfshinte te paga e këtij sezoni.

Hugo Souza në vend të Maignan?

Në Milanello janë rikthyer shpresat për një rinovim të Maignan që ishte shumë i zhgënjyer me atë çfarë ndodhi përpara 10 muajsh, por në të njëjtën kohë u josh nga vlerësimi i Allegrit dhe ambiciet e rikthyera të Milanit.

Por kjo nuk do të thotë se çështja e rinovimit është e sigurt dhe jo rastësisht Tare dhe Furlani kanë bllokuar tashmë Hugo Souza edhe Corinthians e refuzoi ofertën e parë kuqezi.

Juve dhe Inter në pritje

Kujdesi i të dyja palëve në këtë çështje vjen edhe për shkak të kërkesës për Maignan duke parë mundësinë e marrjes së tij me parametra zero.

Disa klube të rëndësishme të Premier League kanë bërë lëvizjet, por ekziston mundësia që francezi të mbetet në Serie A me një fanelë tjetër.

Për interesin e Juventusit është folur edhe më parë, por sipas ‘La Repubblica’, për Maignan po mendon edhe Interi dhe në këtë rast do të ishte një rikrijim i çështjes Çalhanoglu, edhe pse zikaltrit duken më shumë të përqëndruar te Vicario.

“Nuk tërhiqem”/ Salianji: Rrogëtarët e PD, si lepurusha përballë regjimit, si tigra përballë demokratëve

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:45

Nga Shkodra, Ervin Salianji ua bëri të qartë drejtuesve të PD se nuk ka në plan të tërhiqet nga rruga që ka nisur pavarësisht presionit që po i ushtrojnë.

Ndonëse preferoi të mos i përmendë me emër, Salianji tha se presionin nuk e njeh, e sidomos nga njerëz që përballë “regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”.

“Rrogëtarët e PD s’duan t’i shohin sallat plot, që mbushen jo vetëm prej meje, por prej pakënaqësisë që meritën që i takon dhe rregullat e lojës merren dhe hidhen në kosh të plehrave. Mendojnë se na bëjnë presion duke u thënë një mijë çudira, presionin nuk e njoh, as njerëz më të rëndësishëm se këta, s’më ka bërë presion as Rama duke u përballur në burg ku vendosi regjimi dhe shumë njerëz që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”, tha Salianji.

Edhe njëherë u kujtoi se nga partia nuk e përjashtojnë dot, duke thënë se nuk është pronë e tyre.

“PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD. Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarë dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funksionin që kanë ta mbajnë me punë por duan ta mbajnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë. Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje do t’ia dalim deri në fund që të ndryshojmë PD. Politika është shërbim nuk është pronë. Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë”, theksoi Salianji.

Sekreti! Pse e dashura e Jannik Sinner e di të vërtetën e gjendjes së Michael Schumacher?

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:44

Që nga aksidenti tragjik në Meribel në dhjetor të vitit 2013, rreth Michael Schumacherit është ndërtuar një mur pothuajse i padepërtueshëm heshtjeje.

Me kërkesë të familjes, nuk janë publikuar kurrë buletine zyrtare mjekësore dhe informacionet mbi gjendjen e ish-pilotit të Ferrarit kanë qenë gjithmonë minimale dhe të kontrolluara me kujdes.

Vetëm një rreth shumë i kufizuar personash ka pasur akses në banesën ku Schumacher po kurohet prej vitesh. Mes tyre përmenden emra historikë të botës së Formula 1, si Jean Todt, Luca Badoer dhe menaxherja e tij e kahershme, Sabine Kehm.

Së fundmi, megjithatë, një emër i papritur ka hyrë në këtë listë shumë ekskluzive, duke krijuar një lidhje të pazakontë mes botës së Formula 1 dhe tenisit modern.

Bëhet fjalë për Laila Hasanovic, modelen daneze dhe partneren aktuale të Jannik Sinner.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Hasanovic është një nga të paktët persona në botë që e di të vërtetën mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit. Para lidhjes me kampionin italian të tenisit, Laila kishte pasur një marrëdhënie të rëndësishme me Mick Schumacher, djalin e legjendës së Ferrarit.

Gjatë asaj periudhe, ajo arriti të fitojë besimin e plotë të familjes Schumacher, veçanërisht të bashkëshortes së Michaelit, Corinna Schumacher. Ky besim i hapi dyert e një privilegji shumë të rrallë: hyrjen në shtëpinë private të familjes dhe takimin personal me Michael Schumacherin.

Edhe pse marrëdhënia me Mick Schumacher ka përfunduar, Laila Hasanovic ka vazhduar të respektojë me diskrecion absolut privatësinë e familjes dhe sekretin që i është besuar, duke mos zbuluar asnjë detaj mbi gjendjen e ish-kampionit shtatë herë të botës në Formula 1.

Një tjetër dëshmi se, edhe pas më shumë se një dekade, emri i Michael Schumacherit mbetet i rrethuar nga misteri, respekti dhe heshtja, ashtu siç ka kërkuar gjithmonë familja e tij.

“Një krimb gjize…”/ Qytetari shpërthen ndaj Salianjit në “Foltoren” e Berishës

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot, 27 dhjetor, foltoren e radhës, kësaj here në qytetin e Korçës.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe lidhje me drogën e krimin, teksa theksoi se për këtë çështje po bien “sirenat e alarmit nga Uashingtoni”.

Ndêrkohë, fjalën e morën edhe simpatizantët e pranishëm në sallë.

Një prej tyre foli për Ervin Salianjin, duke e konsideruar “krimb gjize” dhe duke dalë hapur kundër foltoreve të tij.

“Ne këtej nga jugu i themi duhet të heqim jashtë krimbat e gjizës dhe ne plot krimba gjize patëm si Ervin Salianji e të tjerë që na lanë rrugëve gjithë këto muaj. Ky është mendimi im, shumë demokratë të tjerë mund të kenë mendime të tjera”, tha qytetari.

Kujtojmë se ndërkohë, Ervin Salianji zhvillonte një takim me demokratët në qytetin e Shkodrës.

Një takim “miqësor”, Rama darkon me Kokëdhimën

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:11

Pas afro një dekade shkëputjeje, kryeministri Edi Rama është takuar (publikisht) mbrëmjen e kaluar me Koço Kokëdhimën, një nga figurat më të afërta të tij në vitet para ardhjes në pushtet.

Sipas raportimeve në media Rama dhe Kokëdhima kanë darkuar së bashku në një restorant pranë Arenës Kombëtare, në një takim të cilësuar si miqësor.

Marrëdhënia Rama–Kokëdhima ka qenë dikur mjaft e ngushtë. Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa në prag të zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin ndër figurat kyçe të fushatës së Partisë Socialiste.

Pas ardhjes në pushtet, raportet mes tyre nisën të ftohen për shkak të përplasjeve për partinë.

Konfliktet u bënë publike dhe kulmuan me largimin e tij nga PS, duke shënuar një ndarje të plotë politike dhe personale.

Në maj 2016, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima, me argumentin se kishte përfituar fonde publike gjatë funksionit si deputet, në kundërshtim me Kushtetutën.

Krisja me Edi Ramën erdhi pas përplasjes së Kokëdhimës me deputetë të PS, sidomos me linjën e Gramoz Ruçit.

Asokohe Kokëdhima prezantoi edhe një nismë për reformimin e PS-së, e cila u konsiderua si provokim nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Për disa muaj, Rama shkriu strukturat paralele të Koços në PS, sidomos në jug të vendit.

Nuk ka informacion zyrtar mbi qëllimin e takimit apo temat e diskutuara, por prania e tyre së bashku ka tërhequr vëmendje për shkak të historisë së gjatë dhe të ndërlikuar mes dy figurave.

Takimi i mbrëmshëm vjen në një moment të ndjeshëm për kryeministrin, pasi SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa Rama ka deklaruar publikisht se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do ta aporovojë kërkesën.

“Korrupsioni dhe krimi i qeverisë”/ Berisha: Sirenat e alarmit po bien edhe në Washington

By: Fax Web
27 December 2025 at 19:01

Gjatë ‘Foltores’ në Korçë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal te rrugëtimi i opozitës shqiptare, përballja me përpjekjet për izolimin e saj dhe akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se shqetësimet për korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar tashmë nuk janë vetëm çështje të brendshme, por sipas tij kanë ndezur ‘sirenat e alarmit’ edhe në Uashington, duke e cilësuar situatën në Shqipëri si rrezik për demokracinë dhe stabilitetin europian.

“Miqtë e mi, ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore.

Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë.

Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit.

Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut. Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit.

Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit.

Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.

Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.

Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s’do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.

Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin.

Ne triumfuam!”, tha ndër të tjera Berisha.

“Foltorja” në Shkodër/ Mesazhet për të penguar demokratët të vijnë në takim, të orkestruara

By: Fax Web
27 December 2025 at 18:52

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji vijon sot foltoren e tij të takimeve me demokratët në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Salianji, ka reaguar ndaj mesazheve që PD u kërkoi demokratëve të distancohen duke thënë se takimi i tij është për interesa personale, për të cilin është ndihmuar nga kryebabashkiku i Shkodrës, Benet Beci.

LEXO EDHESalianji sot në Shkodër/ PD anëtarëve dhe mbështetësve: Mos shkoni! Organizohet nga Benet Beci dhe…

Sipas Salianjit, mesazhet janë të orkestruara nga grupe të paguara.

“Gjatë ditës së djeshme ju dhe demokratët jeni ndeshur me një mesazh që është bërë rutinë që vjen në emër të PD dhe thotë se takimet do të behje nga Benet Beci dhe nga grupe kriminale nga një numër që paguhet nga PD dhe nga ne. Nuk ju kanë uruar as për festa as për protesta, po ju bëjnë thirrje që të mos merrni pjesë në takime. Nuk do tja dalin dhe nuk ja dalin dot, në rastin e Shkodrës beci ska qenë i emëruar nga ne as prej jush, por ka qenë i emëruar nga ish drejtues të PD. Në çdo qytet dhe në çdo qytet këtë po themi gabimet që ka bërë PD ka bërë që të jetë në atë gjendje ku është për shkak të emërimeve të padrejta. Beci nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS”, tha ai

Takimi në Shkodër vjen pas atyre në Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan.

VIDEO/ City arrin fitoren e gjashtë rradhazi! Fitojnë edhe Arsenal e Liverpool

By: Fax Web
27 December 2025 at 18:20

VIDEO/ City arrin fitoren e gjashtë rradhazi! Fitojnë edhe Arsenal e Liverpool

Manchester City rikthehet i frikshëm në Premier League, teksa mposhti ditën e sotme Nottungham Forest me rezultatin 1-2.

Heroi i sfidës për “qytetarët” ishte Cherki, i cili asistoi për Reijnders në minutën e 48-të, si dhe shënoi golin e dytë në minutën e 83-të.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për skuadrën e Pep Guardiolës, që kryeson me 40 pikë, 2 më pak se Arsenali kryesues që mposhti 2-1 Brighton.

Fitore edhe për Liverpool që mposhti 2-1 Wolves, në “Anfield Road”.

“AKSHI Gate”/ SPAK: Makina që mori peng biznesmenin, në emër të “Merkaj 3”! Pjesë e grupit…

By: Fax Web
27 December 2025 at 16:28

SPAK ka intesifikuar hetimet ku po identifikon çdo person që ka qënë pjese e pengmarrjes së Gerond Meçes.

Makina tip LandRover, me targë AC121JJ,  ku u mor peng për disa orë biznesmeni, rezulton të jëtë në pronësi të shoqërisë “Merkaj 3 shpk”, që e administron Endri Merkaj.

Ky i fundit, bashkë më të vëllain Klajdin, janë lidhje e shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, pjesë e grupit kriminal Çopja.

Në dosjen hetimore evidentohen faktin se gjatë kontrollit që i është bërë në banesë Ergys Agasit ndër të tjera ka gjetur kontrata shitjesh të pasurive të paluajtshme me rezerve kalimi pronësie Arjan Ormenaj që  rezulton përfaqësues i njërës prej palëve kontraktore.

Dyshimi se pas pengamrrjes së Gerond Meçes janë pikërisht antaret e këtij grupi kriminal nga Elbasani përforcohen edhe më shumë nga dëshmia e vetë bisnesmenit.

Sipas tij dy nga personat që e kishin rrembyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njeri prej tyre i kishte dhënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshëndeste.

Prokuroria e Posaçme ka kryer disa kontronlle në zonë e Elbasanit, por ende pa rezuluat.

Ndërkohë për këtë dosje që po hetohet nga dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani në kërkim vijojnë të jënë dy kokat e grupit Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

LEXO EDHE: “1.000 € bëhen 234 milionë € në 4 muaj”, Berisha për “AKSHI”-n: 22 milionë herë fitim

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë babain, arrestohet 34-vjeçari në Gramsh

By: Fax Web
27 December 2025 at 16:22

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 34-vjeçar.

Ky i fundit, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes është futur në shtëpinë e të atit duke i ushtruar presion dhe duke e kërcënuar me jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, është futur në banesën e babait të tij, ku ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar atë me jetë”, njofton Policia.

Berisha publikon pamjet: Si shkonin shishet 33 mijë euroshe të verës tek restoranti ku darkonte Rama

By: Fax Web
27 December 2025 at 14:54

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku sipas tij, tregohet se si shishet e shtrenjta të verës shkonin në restorantin ku darkonte Edi Rama.

Edhe në restorant i vinte vera 33 mijë euro”, shkruan Berisha.

Verërat e famshme u gjendën në vinotekën Vip” të Ergys Agasit, I shpallur në kërkim tashmë.

LEXO EDHEVera e zhdukur nga kantina e Agasit/ Gjurmët e BKH çojnë në “Equos Resort”, ku u gjetën 900 shishe luksi

Sipas raportimeve, e gjithë sasia e verës ishte kontrabandë dhe pa pulla fiskale, çka përkthehet në një dëm të vlerësuar rreth 400 milionë lekë për buxhetin e shtetit nga mosshlyerja e taksave.

Ndërkohë, vlera totale e verës përllogaritet rreth 3 milionë euro.

Salianji sot në Shkodër/ PD anëtarëve dhe mbështetësve: Mos shkoni! Organizohet nga Benet Beci dhe…

By: Fax Web
27 December 2025 at 14:36

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me spekulimet e ditës së sotme mbi organizimin e një takimi që, sipas saj, po tentohet të paraqitet në emër të PD, pa pasur asnjë lidhje zyrtare me strukturat e saj.

Në një njoftim drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve, PD Shkodër thekson se takimi në fjalë ka një axhendë tërësisht private dhe nuk përfaqëson interesat apo qëndrimet e Partisë Demokratike.

Sipas deklaratës, organizimi i këtij takimi i atribuohet Benet Becit dhe grupimit që e mbështet atë.

Më tej, dega e PD-së në Shkodër shprehet se ky aktivitet, sipas saj, po zhvillohet me mbështetjen e elementëve që ajo i cilëson si problematikë dhe se një veprim i tillë i shërben axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.

Dega e PD-së Shkodër u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të saj të distancohen nga ky takim, pasi ai nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në reagimin zyrtar.

PD Shkodër riafirmon angazhimin e saj për veprimtari politike transparente dhe në përputhje me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Shkodrës.

LEXO EDHESalianji në Shkodër, Berisha në Korçë/ “Përplasja” e orareve, strategji apo…?

NJOFTIMI/ Pse u ndërpre transmetimi LIVE i “Big Brother Vip”?

By: Fax Web
27 December 2025 at 14:29

Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia e “Big Brother VIP” është ndërprerë.

Në njoftimin zyrtar nga produksioni bëhet me dije se ekipi teknik po punon intensivisht për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Banorët e programit vazhdojnë të jenë nën monitorim të plotë nga kamerat gjatë gjithë kohës, siç njofton vetë produksioni.

Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë.

Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Vëllai i madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave.

Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të BBV.

FOTO/ Me tuta në dasmë, martohet basketbollistja e njohur

By: Fax Web
27 December 2025 at 14:23

Valentina Vinjali, modele, influencuere dhe basketbolliste, është martuar në fshehtësi të plotë në Pezaro (Itali) me Fabio Stefaninin.

Ceremonia ishte shumë private, vetëm për pak të ftuar, por nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale për shkak të veshjes së pazakontë të çiftit.

Të dy bashkëshortët, në fakt, zgjodhën të visheshin me tuta sportive dhe atlete, duke qëndruar besnikë pasionit të tyre për basketbollin. “Ishte e thjeshtë dhe intime, ashtu siç e dëshironim.

Të veshur sikur po shkonim në një ndeshje basketbolli”, ka shkruar Valentina në rrjetet e saj sociale, duke ndezur menjëherë komentet dhe reagimet e fansave.

Digjen disa autobusë në Fllakë

By: Fax Web
27 December 2025 at 14:03

Një zjarr ka rënë këtë të shtunë, më 27 dhjetor, në një biznes përgjatë rrugës në zonën e Fllakës në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar shqetësim në zonë.

Flakët kanë përfshirë disa autobusë të linjave urbane, të cilët ndodheshin të parkuar dhe jashtë funksioni.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Momentalisht, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Shteti fizik dhe virtual “me pushime”, por penalizon bizneset/ Diella as punon, as përgjigjet

By: Fax Web
27 December 2025 at 13:20

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet të pengonte aktivitetin e bizneseve, meqë tashmë pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, vepron në formë virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan për “Monitor” se gjatë ditës së premte nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe situata është e njëjtë edhe përgjatë të shtunës. Me shtetin fizik që është mbyllur, atë online që ka rënë, dhe ministren “Diella”, që nuk të jep përgjigje, pasi nuk hyn dot në sistem, sipërmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanë ku të ankohen.

Prej ditësh, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), në sistemin “self care” përmes të cilat nxirren faturat, është e pamundur të hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot për barrë lindje, apo për të shtuar punonjësit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet të presësh një kohë të gjatë.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon të ketë probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” për t’u hapur, sapo futen të dhënat e e-Albania, shërbimi nuk funksionon. E njëjta situatë paraqitet edhe kur tentohet hyrja në faqen e Tatimeve nëpërmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq të njëjtin problem. Kjo situatë po krijon vështirësi serioze për ekonomistët në kryerjen e detyrave të tyre.”, thotë Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

Shqipëria mund të jetë një vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisë që t’i lërë të punojnë/ Monitor

Pronarët e kriptomonedhave po shtohen në Evropë/ Ja shtetet ku po investohet më shumë

By: Fax Web
27 December 2025 at 13:08

Kriptomonedhat kanë pasur një vit të vështirë në 2025, veçanërisht pas një vale të fortë shitjesh kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me tarifa të reja ndaj Kinës në muajin tetor, raporton Euronews.com. Megjithatë, nëse shihen trendet afatgjata, pronësia e këtyre aseteve po rritet në të gjithë Evropën.

Më shumë se 90% e personave mbi 18 vjeç në ekonomitë kryesore evropiane janë në dijeni të aseteve kripto ose kriptomonedhave. Edhe pse vlera e këtyre aseteve ka luhatur gjatë vitit 2025, pronësia e kriptomonedhave po rritet në mënyrë të qëndrueshme në Evropë.

Sipas një ankete të Bankës Qendrore Evropiane, 9% e të rriturve në zonën euro zotëronin asete kripto në vitin 2024. Mes 20 vendeve të eurozonës, përqindja e pronësisë varion nga 6% në Holandë dhe Gjermani, deri në 15% në Slloveni – ndonëse ndryshimet mes vendeve janë përgjithësisht modeste.

Arsyet pas dallimeve mes vendeve

“Dallimet mes vendeve në përqindjen e pronësisë zakonisht nxiten nga një kombinim i adoptimit digjital, prirjes ndaj riskut dhe strukturës së tregut vendas,” tha James Sullivan, drejtor për riskun dhe përputhshmërinë në BCB Group, për Euronews Business.

“Shtetet me një nivel të lartë inovacioni financiar dhe me një bazë investitorësh më të rinj, zakonisht të dominuar nga meshkujt, priren të jenë në krye,” shtoi ai.

Sullivan theksoi gjithashtu se faktorët rregullatorë dhe ekonomikë lokalë janë kyç. Në tregje ku alternativat tradicionale të investimit janë të kufizuara, kriptomonedhat mund të përdoren në mënyrë spekulative, ndërsa fushatat e forta të ndërgjegjësimit, si ato të zhvilluara në Itali, mund të rrisin adoptimin.

Mbretëria e Bashkuar, ndonëse jashtë eurozonës, vazhdon të shënojë vëllime të larta transaksionesh, duke u renditur e treta në botë pas SHBA-së dhe Indisë në vitin 2024, sipas Sullivan.

Pronësia e kriptomonedhave u dyfishua në dy vite

Pronësia e aseteve kripto u rrit pothuajse në çdo vend të eurozonës mes viteve 2022 dhe 2024. Holanda ishte i vetmi vend ku niveli mbeti i njëjtë, ndërsa për Kroacinë nuk ka të dhëna për vitin 2022. Në të gjithë eurozonën, pronësia u rrit nga 4% në vitin 2022 në 9% në vitin 2024.

Greqia dhe Lituania shënuan rritjet më të mëdha, secila me nga 10 pikë përqindjeje. Qiproja, Belgjika, Irlanda, Austria, Sllovakia, Sllovenia, Portugalia dhe Italia regjistruan gjithashtu rritje prej 7 pikësh ose më shumë.

Sipas James Sullivan, kjo rritje e ndjeshme konfirmon forcimin e interesit të konsumatorëve evropianë, duke treguar se “dimri i kriptomonedhave” tashmë është një kujtim i largët për publikun.

“Kjo rritje e besimit lidhet me rikthimin ciklik të vrullit të tregjeve globale, por mbi të gjitha me mbrojtjen e konsumatorit që ofron rregullorja ‘Markets in Crypto-Assets’ (MiCA),” tha ai për Euronews Business.

MiCA vendos rregulla të unifikuara të tregut në BE për kriptomonedhat, duke përfshirë asetet që aktualisht nuk rregullohen nga legjislacioni ekzistues i shërbimeve financiare.

“MiCA sinjalizon se BE-ja po e njeh sektorin si pjesë të tregut kryesor financiar, gjë që krijon besim dhe tërheq investitorë të rinj që më parë ishin të rezervuar,” shtoi ai.

Të blera kryesisht si investim

Investimi është arsyeja kryesore pse njerëzit përdorin kriptomonedhat. Në eurozonë, 64% e zotëruesve deklarojnë se i përdorin këto asete si investim, ndërsa vetëm 16% i përdorin për pagesa. Një tjetër 19% thonë se i përdorin për të dyja qëllimet.

Përqindja e personave që i përdorin kriptomonedhat kryesisht për investim është më e larta në Holandë (90%) dhe Gjermani (82%), ndonëse këto dy vende kanë disa nga nivelet më të ulëta të pronësisë në eurozonë. Ndërsa përdorimi për pagesa është më i larti në Francë (25%).

“Tregu i kriptomonedhave mbetet spekulativ”

Sullivan theksoi se dallimi i madh mes përdorimit për investim dhe për pagesa tregon se tregu i kriptomonedhave mbetet kryesisht spekulativ dhe i orientuar drejt investimit.

“Ndërsa kriptomonedhat, veçanërisht stablecoin-et, ofrojnë përfitime reale për transaksionet, përdorimi i tyre si para të përditshme mbetet relativisht i kufizuar dhe renditet shumë pas metodave tradicionale si kartat dhe paraja fizike,” tha ai.

Ai vuri në dukje se, pavarësisht adoptimit të konsiderueshëm institucional, shumica e konsumatorëve evropianë nuk i përdorin kriptomonedhat për transaksione të përditshme.

“Kalimi afatgjatë drejt përdorimit praktik do të varet shumë nga suksesi i MiCA-s në rregullimin e stablecoin-eve të denominuara në euro dhe integrimin e tyre pa probleme në infrastrukturat ekzistuese të pagesave – një sfidë që mbetet në qendër të fokusit të Bankës Qendrore Evropiane,” përfundoi ai.

Aksident me vdekje në aksin Katund Sukth–Fllakë, arrestohet 29-vjeçarja

By: Fax Web
27 December 2025 at 12:59

Aksident me pasojë një të vdekur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth-Fllakë dhe viktimë ka mbetur një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ndërkohë është arrestuar drejtuesja e automjetit, një 29-vjeçare me inicialet Xh.Ç.

Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital“, njofton Policia.

Email-et sekrete të FBI-së/ Kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?

By: Fax Web
27 December 2025 at 12:51

Jeffrey Epstein kishte të paktën dhjetë bashkëpunëtorë. Këtë e ka konfirmuar FBI, në një shkëmbim email-esh të brendshme të vitit 2019, gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump.

Problemi është se emrat e shtatë prej këtyre të dyshuarve kanë mbetur sekret dhe nuk dihet nëse ndonjëherë janë marrë në pyetje, akuzuar, gjykuar apo ndjekur penalisht.

Vëmendjen mbi këtë detaj të nxehtë e ka tërhequr kongresmeni Ro Khanna, bashkautor i ligjit Epstein Files Transparency Act, i cili detyroi administratën Trump të publikonte dosjet. Presidenti amerikan reagoi ashpër në rrjetin e tij Truth“Një tjetër gjueti shtrigash. Demokratët kanë punuar me Epstein-in, jo republikanët. Publikoni emrat, turpërojini”.

Në një email dërguar gazetës italiane “La Repubblica“, Khanna denoncoi: “Ky publikim ishte një bombë. Dosjet përfshijnë një email ku përmenden ‘10 bashkëpunëtorë’, edhe pse Kash Patel kishte dëshmuar se nuk kishte informacione të besueshme që tregonin se Epstein trafikonte gra me ndonjë tjetër përveç vetes”. Patel është aktualisht drejtor i FBI-së, të cilin Khanna e akuzon se ka gënjyer.

Email-i i përmendur nga kongresmeni demokrat mban datën 9 korrik 2019, ora 11:15, dhe vjen nga njësia e FBI-së “Cachtu” e ngarkuar me ndjekjen e krimeve kundër fëmijëve dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Në të ngrihej kjo pyetje për eprorët: “Kërkojmë një përditësim mbi 10 bashkëkonspiratorët deri sot. Mund të na thoni sa prej tyre i keni lokalizuar, marrë në pyetje dhe thirrur me mandat përpara jurisë së madhe? Mendoj se totali është 5 në Nju Jork, 1 në Karolinën e Veriut, 1 në Boston dhe 3 në Florida”.

Rreth një orë më vonë, në 12:21, një agjent i cili prezantohet si Sean përgjigjet: “Nga 10 bashkëpunëtorët, 3 janë lokalizuar në Florida dhe thirrur me mandate; 1 në Boston, 1 në Nju Jork dhe 1 në Connecticut. 4 nga 10 nuk janë gjetur por po i kërkojmë, një është një biznesmen i pasur nga Ohio; 3 të mbeturit janë jashtë kapacitetit tonë. Ekipi ynë fluturon sonte ose nesër në mëngjes në disa zona të Floridës për të marrë në pyetje rreth 25 viktima”. Një email tjetër zbulon tre nga dhjetë emrat: ish-e dashura e Epstein, Ghislaine Maxwell; agjenti i modeleve Jean-Luc Brunel; dhe CEO-ja i Victoria’s Secret, Les Wexner. Shtatë të tjerët janë censuruar.

Sipas kongresmenit Khanna, ky është një zhvillim kyç për të paktën tre arsye. E para, të njihen emrat e bashkëpunëtorëve dhe sidomos nëse ndonjëherë janë marrë në pyetje apo ndjekur penalisht, për të vërtetuar nëse kishin kryer krime ose zotëronin informacione të tjera të rëndësishme. Këtë e kërkojnë viktimat. E dyta, nëse email-et e brendshme të FBI-së nuk kanë pasur ndonjë vazhdim, të kuptohet pse. Kjo do të ishte thelbësore edhe në dritën e asaj që kishte ndodhur më parë në rastin Epstein. Në vitin 2007, prokurorja Ann Marie Villafaña kishte kryer hetimet dhe shkruar një dokument prej 83 faqesh me 60 akuza. Epstein kishte pranuar një marrëveshje, e miratuar nga prokurori Alexander Acosta, i cili më vonë u bë sekretar i Punës në administratën e parë Trump. Në vitin 2018, Miami Herald kishte publikuar një seri investigative që denonconte marrëveshjen dhe Epstein u akuzua sërish në Nju Jork. A ishte dhënë mbrojtje edhe për bashkëpunëtorët e panjohur? Arsyeja e tretë është të vërtetohet nëse Patel ka gënjyer dhe pse.

“Amerikanët meritojnë të vërtetën. Refuzimi i Departamentit të Drejtësisë për të zbatuar ligjin që kanë miratuar në Kongres dhe për të publikuar të gjitha dosjet është një pengesë ndaj drejtësisë. Duhet të publikojnë edhe pyetjet e FBI-së ndaj dëshmitarëve që përmendin burra të tjerë, në mënyrë që publiku të dijë kush ishte i përfshirë. Departamenti shpenzon më shumë kohë duke mbrojtur rrethin e Epstein-it sesa të mbijetuarit”, thotë tani Khanna. Ai shtoi: “Kjo është arsyeja pse unë dhe kongresmeni Massie po përgatisim një kallëzim për shpërdorim ndaj Kongresit kundër sekretares Bondi. Të mbijetuarit dhe publiku kërkojnë transparencë dhe drejtësi”.

FOTO-EMRI/ Ndërtoi pa leje pranë “Urës së Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

By: Fax Web
27 December 2025 at 12:41

Një 44-vjeçar, i identifikuar si Medi Sina, ka rënë në prangat e Policisë së Matit, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘Shkatërrimi i veprave kulturore’ dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’, duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

❌
❌