Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025FaxWeb

Kaosi në Kuvend, PS “zbutet” dhe tërhiqet nga kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve opozitarë

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:52

Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare.

Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore.

Analiza po bëhet vetëm për 10 ligjvënës, për të cilët është kërkuar 30 apo 60 ditë përjashtim.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:31

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Xhaçkës në SPAK. Ndërsa e pyetur nga gazetarët ajo nuk dha asnjë koment.

Më herët Prokuroria e Posaçme ka thene se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje”- Debate në Sekretariatin e Etikës

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:29

Sekretariati i Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë kërkuar të shohin provat, për të cilat mazhoranca kërkon përjashtimin e 29 deputetëve.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Ulsi Manja ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin. Deputeti Flamur Noka ironizoi duke thënë : “Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Ndërtimet pa leje në Shëngjin, Apeli lë në burg ish-zyrtarët e Kadastrës në Lezhë

By: Fax Web
23 December 2025 at 09:28

Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentjan Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Lezhë – Gjykata e Apelit ka ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për disa prej personave të vënë nën akuzë në lidhje me ndërtimet pa leje dhe legalizimin e tyre në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”

Ndërkohë, për dy ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, Flori Gjini dhe Kol Malaj, janë lënë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Gjithashtu, është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Pjetër Tuçin, i cili akuzohet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Ashpërsimi i masave të sigurisë u kërkua nga prokurorja e çështjes, Iva Harka, e cila ankimoi vendimin e Gjykatës së Lezhës në lidhje me tetë personat e vënë nën akuzë.

Ata dyshohet se janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku hetimet e Prokurorisë së Lezhës, në kuadër të procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, kanë zbuluar se janë kryer ndërtime pa leje dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Deri në këtë fazë të hetimeve, janë vënë nën sekuestro preventive katër objekte, ndërsa veprimet e organit të akuzës vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të kësaj natyre në zonën turistike të Shëngjinit.

Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 6 të tjerë

By: Fax Web
23 December 2025 at 09:17

Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.]

  • Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrja e ulët në bulevard!
  • Tiranë – Një ditë pas protestës së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kryeministrisë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 6 persona.

    Në fund të fjalimit të Berishës, ky ku i fundit premtoi betejë deri në largimin e kryeministrit, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.

    Nga shpërthimi i molotovit 2 dy punonjës të Policisë u lënduan, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.

  • Megjithatë pavarësisht kaosit të shkaktuar protesta dy orëshe e opozitës, e cilësuar edhe kombëtare prej saj, nuk arriti as këtë herë të mbushte bulervardin e kryeqytetit.

    Berisha nuk arriti të bindë as demokratët e as qytetarët t’I bashkohen masivisht në shesh. Pjesëmarrja në protestën ‘Kombëtare’ ishte dicka më shumë se përmasat e foltoreve të tij të zakonshme.

Yesterday — 22 December 2025FaxWeb

“Kalecat e Gys Agasit”/ Balliu: 10 protestues të shoqëruar, kanë goditur me grushte të miturin

By: Fax Web
22 December 2025 at 22:31

Deputeti i PD-së Klevis Balliu duke folur për mediat nga Komisariati numër 1 në Tiranë, ka deklaruar se, janë shoqëruar 10 protestues mes të cilëve dhe të mitur.

Balliu u shpreh se, ata janë qëlluar dhe me grushte nga policët.

Janë 10 të shoqëruar, një nga të cilit ishte i mitur dhe është goditur me grusht. Jam i sigurt një nga ato kalecat e Ergys Agasit, të cilët janë të infiltruar në çdo cep të policisë së shtetit.

Sot praktikisht kemi një polici tërësisht të inkriminuar që arreston protestuesit sepse po protestojnë kundrejt një qeverie që është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duke cenuar sigurinë e jetës së çdo qytetari shqiptar.

Pasi vetë AKSHI si institucion është një segment në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe ju e patë fare mirë edhe nga vetë regjistrimet e Ergys Agasit se si ai institucion ishte lënë në dorë të krimit të organizuar. Pra kemi një qeveri që merr peng me segmentet e policisë së shtetit biznesmenët, edhe vetë punonjësit e administratës, dhe kur qytetarët çohen në protestë kundër këtij krimi monstruoz të një shteti të kapur nga Suel Çela, Tropinët e Xhafët dhe gjithë kartelet e tjera të drogës të cilat sot kontrollojnë Shqipërinë, këta merren të arrestojnë qytetarët, madje nuk kursejnë as të miturit, që është një, dhe patjetër ne do të bëjmë një kallëzim, nuk mundet të arrestohen të miturit thjesht që këta të plotësojnë normën dhe kjo ka një arsye pse bëhet, sepse kërkojnë t’i vendosin frikë qytetarëve shqiptarë që mos të revoltohen ndaj këtyre.

Po unë i garantoj këtë polici shteti, këtë rajon dhe çdo rajon tjetër, përfshi këtu dhe Edi Ramën, që në protestën e ardhshme, nëse këta nuk zënë vend, nuk zënë mend, që do të thotë që Edi Rama të japë dorëheqjen, patjetër që aksioni jonë do të përshkallëzohet shumëfish, shumë herë sesa ishte sot dhe çdo herë tjetër.

Pra në këtë kontekst, deputetët e Partisë Demokratike që jam sot këtu janë në mbështetje të qytetarëve. Kemi edhe avokatët e Partisë Demokratike, të cilët do të kujdesen për këta protestues, por që të jemi të qartë, nuk kanë bërë absolutisht asgjë”, tha Balliu për mediat.

GOLAT/ Napoli fiton Superkupën e Italisë

By: Fax Web
22 December 2025 at 22:01

Napoli është fituesi i Superkupës së Italisë.

Skuadra axurre mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.

Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, për të vulosur fatin e duelit dhe për t’i dhënë trofeun e dytë të këtij viti Napolit.

Goli i parë

Goli i dytë

VIDEO/ Deputetët e PD tek Komisariati 1, kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar

By: Fax Web
22 December 2025 at 21:55

Shumë qytetarë janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare tek kryeministria, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita.

LEXO EDHEFOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

Pas protestës, disa deputetë të PD-së kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë për të kërkuar lirimin e protestuesve.

Pranë komisariatit nr.1 ndodhen deputetët: Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli, Kastriot Piroli, dhe dy avokatët Marash Logu dhe Eda Grimci.

FOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

By: Fax Web
22 December 2025 at 21:36

Partia DeDemokratike dhe Opozita zhvilloi sot, më 22 dhjetor, protestën kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sapo kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij, nisën përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, teksa u hodhën shishe molotivi drejt godinës së Këshillit të Ministrave.

E rëndë! Merr flakë protestuesi

Një incident mjaft i rëndë raportohet nga protesta e sotme.

Njëri nga pjesëmarrësit në tubim është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk dihet më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

VIDEO/ Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi! Por Trabzonspor-it nuk i mjafton

By: Fax Web
22 December 2025 at 20:37

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku është pjesë e Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares, ka qenë sërish protagonist, këtë herë në humbjen 4-3 në transfertë ndaj Genclerbirligi.

Shqiptari dhuroi një asist, ndërsa shënoi edhe një gol në fund. Në minutën e 50-të, ai krosoi në zonë, për golin e dytë të Trabzonspor, të shënuar nga Felipe Augusto.

Në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e një penalltië, të cilën e shndërroi në gol dhe ngushtoi diferencat në 4-3.

Megjithatë, pavarësisht formës së Muçit, Trabzonspor nuk ia doli dot të marrë pikë nga kjo përballje.

Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar, shkon në kuotën e shtatë golave të shënuar në Superligën Turke. Kujtojmë se Muçi u transferua te Trabzonspor në huazim nga Besiktas, në fund të merkatos.

Mbetet të shihet nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

LEXO EDHE: “Luftë” për Ernest Muçin/ Miliona euro përplasin Trabzonsporin me Beshiktashin

Kryeministria, Parlamenti, Surreli…/ Berisha tregon si do vijojë aksioni i Opozitës

By: Fax Web
22 December 2025 at 20:31

Gjatë komunikimit me mediat në hyrje të selisë blu, kryetari I PD Sali Berisha tregoi edhe agjendën e aksionit Opozitar në ditët në vazhdim.

“Nëse në protestat e para 11 majit ne u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani jemi në këmbë për të shpëtuar demokracinë, familjen. Ky është mision edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në ’90-ën, që do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, familjes shqiptare!”, kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu.

“Të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore! Ne jemi të pamposhtur, kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, një Rilindje kufomë politike, që ne do t’i groposim”, u tha ai qytetarëve.

Si do të vijë aksioni?

“Do ju informojmë për çdo hap, por nuk ndalemi gjer në largimin e Edi Ramës!”, u përgjigj ai, duke theksuar tre godina si “shënjestër” të opozitës: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.

LEXO EDHE: “Prek votën ti bastard?!”/ Berisha – Ramës: S’të ndahemi as në Surrel!

“Pjesëmarrja ishte historike”, Berisha: Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel

By: Fax Web
22 December 2025 at 20:22

Në mbyllje të protestës kombëtare të Opozitës, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar pas protestës se “pjesëmarrja ishte historike”.

“Opozita ka vetëm betejë! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet. Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama. Atëherë ai është një pallat krimi atje. Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë…Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha”, ka thënë ai, pas mbërritjes në selinë blu, bashkë me një pjesë të protestuesve.

 

“Prek votën ti bastard?!”/ Berisha – Ramës: S’të ndahemi as në Surrel!

By: Fax Web
22 December 2025 at 19:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i bindur se asgjë përpos protestave nuk e largon Edi Ramën nga pushteti.

“Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë Lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se ai ikën me votë, jo kurrë, por sot, nuk ka shqiptar që beson më se Rama ikën me votë. Mund të ketë tek-tuk njerëz se ikën me drejtësi, naivitet! Jo kurrë! Ai është i vendosur që ato mandate t’i përdorë kundër ligjeve e Kushtetutës. Do të jenë guximtarët ata të cilët do të hedhin Edi Ramën në banesën e turpit”, tha ai në tubimin e sotëm.

Më tej, theksoi se opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narko-shteti shqiptar.

“S’të ndahemi as në Surrel! Ai na ka shpallur luftë dhe ne i shpallim luftë… Prek votën ti mor bastard?!“, iu drejtua ai kreut të qeverisë.

LEXO EDHEBerisha mesazh Ramës: Nga sonte, nuk do njihesh më në Shqipëri dhe as në botë si kryeministër

Berisha mesazh Ramës: Nga sonte, nuk do njihesh më në Shqipëri dhe as në botë si kryeministër

By: Fax Web
22 December 2025 at 19:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u shpreh se, sot opozitarët janë më të fortë se kurrë.

Ne sot mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si asnjëherë më parë. Ja ku jemi sot, më të fortë për të përmbysur këtë regjim. Rrallë herë ka ndodhur që qeveritarët të bëhen miliarderë e qytetarët të varfërohen“, tha në nisje të fjalës së tij Berisha.

Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë“, vijoi më tej Berisha.

Sipas tij, vetëm mobilizimi dhe vendosmëria e qytetarëve opozitarë mund t’i japin fund asaj që ai e cilëson si një regjim i kapur nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, duke e shndërruar përballjen politike në një betejë të hapur mes qeverisë dhe popullit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate e demokratë, shqiptare e shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Të nderuar deputetë, të nderuar aleatë të PD.

Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sonte si uragan i shpresës, i besimit, i shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, u flas sot në një nga momentet më kritike të kombit, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por ndoshta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare.

Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër.

Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre.

Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së tyre.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Ka vendosur veten mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli, apo kjo ndërtesë e krimit, se unë u shumëzoj me zero.

Se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë.

EMRI/ Shkëmbi zuri poshtë drejtuesin e fadromës, 43-vjeçari në Borsh humb njërën këmbë

By: Fax Web
22 December 2025 at 19:33

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit.

Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.

Pas dhënies së ndihmës së parë  në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjeksor.

Uniformat e bardha bëjnë me dije se nga i plagosuri ka pësuar plagë të shumta në pjesët e poshtme të trupit, e cila ka rezultuar në humbjen e një gjymtyre.

“Nuk do kenë vrimë ku të fshihen”, Balliu: Do të arrestohen dhe do të shkojnë në burgun që meritojnë

By: Fax Web
22 December 2025 at 19:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka mbajtur një fjalën e tij gjatë protestës së opozitës, duke e cilësuar atë jo si një tubim të zakonshëm, por si “pikënisjen e një revolte pa kthim” kundër narkoshtetit.

Nga podiumi, Balliu lëshoi një sërë akuzash të rënda ndaj qeverisë, duke u shprehur se pasuria e zyrtarëve të lartë është në kontrast të thellë me gjendjen e qytetarëve. Në fjalën e tij, deputeti denoncoi me emra konkretë zyrtarë të lartë.

BALLIU: Sot më shumë se kurrë, janë në garë, kush t’ja fusë njëri-tjetrit.

Jo për frikën e njërit apo tjetrit, po prej frikës nga ju, se e dinë që ju ka ardhur data. Ju ja kallni datën! Të nderuar miq, të nderuar qendrestarë! 12 vite kemi denoncuar se si një narkopushtet ka vjedhur çdo ditë, ka vjedhur çdo minutë, çdo orë, duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër të Europës, me pushtetarët më të pasur të botës. Ndërkohë që sot, në Shqipëri, nuk ka ilaçe nëpër spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

Ndërkohë që të rinjtë dhe të rejat, largohen se nuk blejnë dot një apartament në Shqipëri, si rrjedhojë e pastrimit të parave të drogës, në ndërtim, Belinda Balluku ka plot 314 apartamente dhe dy jahte dhe këto janë të vetmet që dimë ne. E sa e sa të tjera. Dhe t’imagjinosh që këto janë shërbëtorët e Edi Ramës. Kur këta shërbëtorë kanë këto pasuri, çfarë pasurie ka narkokryeministri Edi Rama? Ku i gjetën paratë? Janë të gjitha para tuaja.

Prandaj duhet të luftojmë që t’i arrestojmë, të shkojnë në burg dhe t’i konfiskohen të gjitha pasuritë që ju kanë vjedhur ju. Të nderuar motra dhe vëllezër, të nderuar demokratë, të nderuar qytetarë, sot mediat e narkopushtetit na tregojnë se këtu janë militantë të partisë. Jo! Këtu nuk janë militantë partie, këtu janë militantët e Shqipërisë, misionarët që kanë vendosur të largojnë narkoshtetin dhe narkokryeministrin Edi Rama.

Deri dje, të nderuar miq, ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetin. Deri dje, ishte vetëm opozita që denonconte. Kurse sot është e gjithë Europa, sot janë shtatë rezoluta ndërkombëtare që faktojnë akuzat tona. Sot është e gjithë bota që fakton se Edi Rama është kryetari i një narkoshteti. Sot të nderuar miq, nuk ka asnjë gjuhë e botës që nuk e di që Edi Rama është një trafikant i rëndomtë droge që ka vjedhur pushtetin me narkokartelet, duke blerë vota, duke bërë presion. Kur një shtet bie pre e bandave, çfarë ndodh?

Ndodh që biznesmenët merren peng. Ndodh që punonjësi i administratës merren peng, për interesat e baxhanakut të kryeministrit. Ndodh që të torturohen nëpër skutat e krimit të Suel Çelës, Tropinjve, Xhabaftëve dhe çdo krimineli tjetër. Dhe sot, nga ky podium, do u themi që njësoj siç kemi bërë me kriminelët kur kemi qenë në pushtet, që i gjetëm në skutat ku ishin fshehur, nga Aldo Bare te kushdo tjetër, të gjitha bandat do kenë të njëjtin fat.

Nuk do kenë vrimë ku të fshihen, do të arrestohen dhe do të shkojnë në burgun ku meritojnë. Ndaj sot, të nderuar miq, më shumë se kurrë është e nevojshme qëndresa. Kjo që nis sot nuk është thjesht një protestë. Kjo që nis sot nuk është një miting. Kjo është pikënisja e një misioni pa kthim. Kjo është pikënisja e një revolte pa kthim. Kjo është pikënisja e fitores së Shqipërisë dhe dështimit të narkoshtetit. Sot më shumë se kurrë, jam krenar që jam një nga ju.

Bardhi paralajmëron Ramën: Qytetarët do t’i kesh përballë deri në largim

By: Fax Web
22 December 2025 at 19:05

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos tërhiqen, deri në rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

“Në çdo takim, kam marrë vetëm një mesazh, ju nuk dorëzoheni dhe të gjithë bashkë nuk dorëzohemi. Kam mësuar se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, për të larguar Edi Ramën, kryeministri më të korruptuar në Europë e në botë.”

Protestën e quajti një lëvizje për dinjitetin e përbashkët.

Ne nuk jemi këtu se nuk rrimë dot ngrohtë në shtëpitë tona, por se korrupsioni po na merr frymën, kartelet e drogës bashkë me qeverinë po na vjedhin të ardhmen. Qytetarët do t’i ketë përballë deri në largimin e tij”, tha Bardhi.

“Sot ju kërkoj të besoni tek vetja juaj. Sepse asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet. Ka rënë vetëm kur njerëzit nuk kanë pranuar më poshtërimin si normalitet. Sepse kur një popull ngrihet për dinjitetin e tij, asnjë pushtet nuk e ndal dot. Qëndroni. Rezistoni. Mos u përkulni! Qëndresë sot. Rezistencë nesër. Dhe fitore për Shqipërinë”.

Protesta e Opozitës, Këlliçi: Ky pushtet ka mbaruar, Rama të japë dorëheqjen tani

By: Fax Web
22 December 2025 at 18:55

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara Kryeministrisë tha se pushteti i Edi Ramës ka mbaruar.

Sipas tij, të gjitha skandalet e fundit tregojnë se, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Për të gjithë ata që kanë një pyetje, ku është Partia Demokratike dhe opozita, ndizni dritat e telefonave! Ta shohin të gjithë shqiptarët, ku është populli opozitar! Ku është Partia Demokratike e Shqipërisë!

Të nderuar qytetarë, ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik, as për një protestë të radhës. Sot jemi këtu si misionarë. Jemi këtu për të bërë histori dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo nesër, jo pas zgjedhjeve, jo kur t’i leverdisë atij. Tani! Këtu, krah nesh, në hijen e pushtetit që mishëron kjo godinë, ka disa kohë që luhet një dramë e madhe. Frikë, dhunë, shantazh, thika pas shpine dhe tradhti mes ortakësh. Zija ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë, jo për të qeverisur, por për dy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar të gjithë. Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, USB të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që ende guxon dhe e quan veten qeveri. Ndërsa kreu i organizatës, Edi Rama, nuk di më as kë të mbrojë dhe as kë të lëshojë.

Miliarda euro të grabitura në çdo tender, në çdo kantier dhe në çdo pasuri publike e private, sot nuk i bëjnë më derman. Sepse të nderuar qytetarë, ju e dini tashmë se mekanizmi përbindësh ka rënë. Me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve, kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë: vota, aleanca, mbështetje, lobim ndërkombëtar, media të kontrolluara, krim dhe luks të shfrenuar personal. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën, presionin, dhunën ndaj qytetarëve, mbi shpopullimin masiv dhe përpjekjen e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë, bashkë me shëndetin, edukimin, sigurinë rrugore, atë ushqimore dhe cilësinë e jetës. Kjo bandë detyroi të ikin nga sytë këmbët plot 1.1 milionë shqiptarë.

Ama sot, të nderuar qytetarë, historia është përmbysur. Ata që kanë frikë, ata që kërkojnë të arratisen, ata që fshihen, ata që nuk dalin më para njerëzve, janë pikërisht këta që qeverisnin kriminalisht për më shumë se një dekadë. Ndaj sot, dua t’u drejtohem të gjithë juve dhe mbi të gjitha, kreut të opozitës dhe të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. I drejtohemi të gjithë demokratëve që nuk u përkulën, qytetarëve që nuk e shitën dinjitetin, gazetarëve dhe njerëzve publikë që nuk u blenë. Ju që denoncuat, ju që qëndruat, që folët atëherë kur ishte shumë e rrezikshme që të flisje. Ja ku jemi dhe sa shumë që jemi.

Sot jemi këtu edhe për të dhënë një mësim final politik, mësimin më të vyer që një popull mund t’i japë mandatarëve të vet. Mandati nuk është pronë, nuk është privilegj, nuk është licencë për të vjedhur. Kush merr mandat është shërbytor i qytetarëve, e jo pronar i shtetit. Nëse vjedh, largohesh. Nëse shkel besimin, mandati mbaron. Nëse e trajton shtetin si plaçkë, do të përgjigjesh para ligjit. Dhe miq, o sot o kurrë! Sepse ajo që do të vendosim sot do të jetë një precedent për të ardhmen, një precedent që nuk do ta arrijë më askush ta përmbysë. Askush nuk ka imunitet nga zemërimi qytetar. Askush nuk mund të ushqejë iluzionin se kur qeveris kundër popullit, të pret qetësia. Edi Rama duhet ta japë dorëheqjen tani, edhe si një akt i një emergjence kombëtare. Sepse Edi Rama ka kohë, dashur miq, që nuk është më kryeministër, por është kapobanda i një sistemi abuzues, grabitës, shkatërrues dhe shpopullues.

Por, kur reziston, kur nuk i nënshtrohesh as edhe një pazari, ja ku vjen dhe përmbysja finale, ajo më e paimagjinueshmja. Ata që na mbanin ne nën frikë, sot jetojnë me frikë. Ata që na shantazhonin, sot shantazhohen mes tyre. Ata që predikonin stabilitet, sot nuk kontrollojnë më as hijen e vet. Shqipëria është në një moment shumë të vështirë, por edhe buzë një shprese të re, sepse zgjidhjet, kapacitetet dhe njerëzit janë këtu. Ky vend nuk ka marrë fund. Fundi po u vjen atyre që investuan që kjo të ndodhte. Demokracia, miq, nuk vdes në një ditë, vdes vetëm kur njerëzit binden se nuk ka alternativë. Dhe për këtë mashtrim të ndyrë u investua ky pushtet me karlo mediat e tij. Alternativë ka.

E nisëm betejën kundër grupit të strukturuar kriminal 5D dhe ishim shumë pak. Thoshin se nuk keni për t’ia dalë, se janë shumë të fortë, kanë miliarda dhe janë të frikshëm. Qëndruam, protestuam për 44 javë rresht, denoncuam çdo ditë dhe depozituam dosje pafund. Ku janë sot ata? Të gjithëpushtetshmit që blenin votat e Tiranës, janë të gjithë në burg bashkë me Erionin e tyre, me kryetarin e tyre. E njëjta histori me Ballukun. Na u turrën se e kemi të kotë. Bela-mafia nuk preket, është më e fortë se Rama. Denoncuam tunelin, denoncuam lotet e rrugëve, Tigrin 1 dhe Tigrin 3, kishin ARRSH-në, dhe ja ku po i vjen ora dhe Ballukut, me gjithë bandën e saj, nëpër burgje, arreste dhe ndjekje penale.

Por, të dashur miq, ne të gjithë së bashku do ta bëjmë dhe aktin e fundit pa na u dridhur qerpiku. Ne do ta largojmë edhe Edi Ramën. Këmbanat që po bien, po u kujtojnë se pushteti nuk është i përjetshëm. Ky shesh sot nuk po kërkon, por po vendos. Ky është mësimi, ky është precedenti. Shqiptarët nuk rrëzojnë shtetin, shqiptarët rrëzojnë abuzimin. Populli të vendosë dhe është populli që të heq. Sot këtu është vetëm fillimi. Dorëheqje Edi Rama! Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje!

Dhe para se ta mbyll, kam një mesazh personal për kamikazin në krye të komisariatit numër katër në Tiranë, Feliks Hodajn. Ti banditi i keqpërdorur. Harroje shantazhin ndaj demokratëve me ato deklaratat që kërkoje sot me shkrim, që kërkoje t’i firmosnin demokratët për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij narko-shteti. Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo më të të llogarisim ty. Guxo ti dhe shefat e tu, dhe një herë të vetme, t’i bini në qafë demokratëve dhe do të merremi personalisht me ju, një e nga një. Forca qytetarë, bashkë do ja dalim! Fitore, fitore, fitore!

Salianji nuk mungon në protestën e Opozitës: Nuk më përjashton njeri nga partia, duhet përjashtuar Rama

By: Fax Web
22 December 2025 at 18:49

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, i pranishëm është edhe ish-deputeti e anëtar i Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji.

Kujtojmë se së fundmi, përplasjet në distancë, mes tij e kryedemokratit Berisha kanë qenë të shumta. Madje, kreu i Partisë Demokratike, ka lënë të kuptohet se Salianji është vetëpërjashtuar nga kjo forcë politike.

Megjithatë, me pjesëmarrjen në tubim, duket se ish-deputeti nuk e sheh veten jashtë bindjeve të djathta.

Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht, Mua nuk më përjashton dot asnjë njeri sot nga partia, është për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështet të PD, unë jam në PD dhe do të jem në PD”, tha ai në një prononcim për mediat.

 

Ja më i pasuri i globit për 2025-ën/ Në listë edhe një shqiptar

By: Fax Web
22 December 2025 at 18:14

Elon Musk shpallet zyrtarisht njeriu më i pasur në planet.

Sipas listës së fundit të revistës prestigjioze “Forbes” për vitin 2025, pasuria e tij ka arritur vlerën e paprecedentë prej 342 miliardë dollarësh, e nxitur nga rritja e hovshme e kompanive SpaceX, Tesla dhe xAI.

Pas dy vitesh në vendin e dytë, Musk ka zbritur nga froni francezin Bernard Arnault, i cili tashmë renditet i pesti. Mark Zuckerberg mban vendin e dytë, i ndjekur nga Jeff Bezos në të tretin.

Lista e këtij viti ka 3,028 miliarderë, 247 më shumë se një vit më parë.

Amerikanët kanë numrin më të lartë të miliarderëve në botë, 902.

Pasuria e përgjithshme është 16.1 trilionë dollarë, 2 trilionë më shumë se viti i kaluar.

Në listën e miliarderëve, këtë vit u përfshi edhe Samir Mane, shqiptari i parë me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, i ndodhur në vendin e 2356.

❌
❌