Normal view

Në centrifugën kombëtare të librit

17 August 2026 at 08:28
Qindra qytetarë vizituan panairin e librit që në orët e para të hapjes së tij të mërkurën e 13 nëntorit. Foto : Nensi Bogdani
Vendosa të konkurroj në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit qershorin që shkoi. Nuk i isha afruar ndonjëherë Qendrës që prej themelimit në 2019-ën. Kam parë në aberracion të pandërprerë integritetin e zyrtarit dhe të institucionit nën drejtimin e një gazetareje, dorëzimin e fondeve publike dhe të çmimeve në një dorë të ngushtë njerëzish, që […]The post Në centrifugën kombëtare të librit appeared first on Reporter.al.

Çfarë thonë fragmentet për Objektin X

30 July 2026 at 08:37
pesë tituj nga koleksioni i familjes hoxhës me shënime anësh faqeve
Pesë tituj nga koleksioni i familjes së Enver Hoxhës me shënime anësh faqeve. Foto: Elsa Demo.
Në katin e dytë të Vilës 31 ekziston një fragment i asaj që ka qenë biblioteka e Enver Hoxhës dhe e familjes së tij. Për 25 mijë tituj flet e zonja e shtëpisë në kujtimet e veta. Ankohet edhe për bastisje nga Partia Demokratike, nën kujdesin e Azem Hajdarit. Por studime serioze a periferike për […]The post Çfarë thonë fragmentet për Objektin X appeared first on Reporter.al.

Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore

3 July 2026 at 08:18
bienalja
Bienalja e Tiranës, me president Edi Ramën, solli një fluks të artistëve të huaj bashkëkohorë. Mendohej që skena shqiptare e artit do merrte frymë dhe këmbimet kulturore do ishin një normalitet. Nuk ndodhi, përveç manifestimit të stereotipeve të të huajve për Shqipërinë dhe historinë e saj. Foto: Elsa Demo, 2003.
Dy paragjykime e ndoqën këtë shkrim. I pari lidhet me aktualitetin. Vendi është zgjuar nga protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe është sikur ship people që dikur kapërcenin Adriatikun, të jenë kthyer mbrapsht për të rishkruar fatin. Interesi publik nuk ka vakt për kulturën, gjylpanën n’tru, që do duhej të ishte pjesë e komunikimit […]The post Zhdukja e ngadaltë e gazetarisë kulturore appeared first on Reporter.al.

Albanity, surrogat i kulturës

28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t

14 October 2025 at 08:02

Dy romanet e parë të László Krasznahorkai-t që botuesi i tij shqiptar i “Aleph”-it, Gentian Çoçoli, kishte lexuar në anglisht, ishin “Melankolia e qëndresës” dhe “Tangoja e Satanait”. Vendosi t’i botojë duke pasur parasysh një lexues si vetja, që është lexuesi që do jazz-in, muzikën klasike, që i pëlqen shëtitja, që është një lloj materie […]

The post Si i shkojnë punët shqiptare Krasznahorkai-t appeared first on Reporter.al.

Në teh të prekariatit shkëlqejnë

10 October 2025 at 07:11

Gjatë kohës që shkruante një pjesë teatrale mbi punën dhe zanatet, Vladimir Dodën e pushuan nga angazhimi si aktor në Teatrin “Migjeni”. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës e priti në audiencë, bashkë me shefen e kulturës. “Je i mërzitur?”, e pyetën ata. “Jo, jam i papunë”, u tha ai. “Mos e merr personale!”, i thanë […]

The post Në teh të prekariatit shkëlqejnë appeared first on Reporter.al.

Një engjëll për Lubonjën

30 September 2025 at 07:46

“Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politik dhe, me një gjuhë kodesh, shton: “Unë nuk isha i birave, isha i materialit.” Eqerem Sefer Mujo nga Luarasi i Kolonjës, i internuar familjarisht në vitet 1945-1990, për aq gjatë sa pati jetë komunizmi, Fatos Lubonjën e gjeti në Spaç, më […]

The post Një engjëll për Lubonjën appeared first on Reporter.al.

Finger food opera: Pas recitalit të sopranos Ermonela Jaho në Tiranë

22 September 2025 at 08:17

Ka mbi një dekadë që Ermonela Jaho është bërë pjesë e familjes në Operën e Tiranës. Gati çdo vit, vjen me një recital, me një masterclass, e më rrallë, me ndonjë kryerol në opera. Në këtë raport, nuk mund të ndash dëshirën dhe detyrën e artistes për të dhënë për vendlindjen, nga kërkesat e një […]

The post Finger food opera: Pas recitalit të sopranos Ermonela Jaho në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Arka bosh nuk është argument

8 September 2025 at 12:01

Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderuar” nuk po e ndjek, sepse nuk e di në është dikush në krahun e marrësit. Nuk ka kod komunikimi mes nesh, mes meje si bashkëpunëtore e jashtme dhe drejtorisë së Radio Televizionit Shqiptar. Që prej viti 2019, kur nisa programin “Artes” në ekranin shtetëror, […]

The post Arka bosh nuk është argument appeared first on Reporter.al.

❌