Normal view

“Kurti në mënyrë direkte organizator i protestave në Tiranë”/ Kryeziu: Kryekëput njeri i Serbisë. Është njëri i paguar nga Irani

By: Rovena
6 July 2026 at 17:37

Qëndrim Kryeziu nga Qëndrim Kryeziu ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për politika që, sipas tij, dëmtojnë bizneset dhe ekonominë e Kosovës.

Në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, Kryeziu deklaroi se qeveria po bllokon qëllimisht sektorin privat dhe po favorizon produktet serbe.

Ai ngriti gjithashtu akuza të rënda ndaj Kurtit për lidhje me Serbinë dhe Iranin, si edhe për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë. Kryeziu tha se këto veprime, sipas tij, kanë izoluar Kosovën ekonomikisht dhe po dëmtojnë interesat e vendit. Deklaratat e tij nuk u shoqëruan me prova për të mbështetur këto pretendime.

Qeveria Kurti nuk është hera e parë që po u bën bllokada të bizneseve të vendit tonë. Qeveria Kurti u ka shpallur luftë të gjitha bizneseve në vendin tonë. Të gjitha vijnë direkte nga Serbia. Ne kemi një kryeministër që është kryekëput njeri i Serbisë. Po mbyll një nga fabrikat më të mëdha, vetëm e vetëm që Kosova të furnizohet me produkte serbe.

Albin Kurti është direkte dorë e Irani dhe nuk kas sesi ai të distancohet nga protestat që organizon në Tiranë. Qëllimi i tij është për të shkatërruar shqiptarinë, është njëri i paguar nga Irani. Kosovën e ka shkatërruar edhe për ekonominë, prej 6 vitesh ne jemi të distancuar nga ekonomia ndërkombëtare. Ai është përbetuar që të shkatërrojë Kosovën. Ai është direkte organizator i të gjitha protestave në Tiranë. Protesta ndërkombëtare e paralajmëruar më 4 korrik, ishte kundër Pavarësisë së SHBA. Kosova nuk ka përse të përfshihet në protestat në Shqipëri”, tha Kryeziu.

Degradimi i simboleve të protestës/ Nga flamingo në arkivol, Demo: Ne do komunikojmë me qytetarët

6 July 2026 at 15:21

Nga “flamingo” në “arkivol”. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka komentuar protestën, e cila sipas tij ka pësuar një “metamorfozë” në simbolikën e saj, duke iu referuar figurave dhe mesazheve të përcjella gjatë saj ditëve të fundit.

Për kërkesat e tyre, Demo tha se ato konsiderohen të qenësishme dhe po shqyrtohen nga qeveria.

“Vetë protesta në 36 ditë ka pësuar një metamorfozë shumë interesante sepse zgjodhi simbolet për të komunikuar disa mesazhe, ku i pari ishte flamingo. Pas 36 ditësh, nga flamingo na u shfaq një arkivol. Ky është një rrugëtim interesant. Nëpërmjet vdekjes s’mund të perceptohet zhvillim. Duket sikur flamingot kanë shtegtuar nga bulevardi. Detyra jonë është që flamingot të ndihen si në shtëpinë e tyre kudo. Referuar kërkesave, jemi duke marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që janë të qenësishme. Mendoj që kjo protestë sjell energji dhe karburant të shtuar sa u përket reformave. Do ta kemi vëmendjen e duhur që jo thjesht t’i dëgjojmë e lexojmë, por edhe të flasim me këdo që është i prirur drejt një komunikimi që ofron produkt real”, tha Demo.

Ministri Demo u ndal edhe te reforma territoriale. Ai tha se java në vijim pritet të jetë vendimtare për vijimësinë e saj.

Sa i përket situatës së zjarreve, Demo tha se infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh, ndërsa bonusi i zjarrfikësve do të përfshijë mbështetje për të gjithë ata që luftojnë me zjarret.

““20 mln euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 mln eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim”, theksoi ai.

Shuplaka gjermane/ “S’mund të presësh qytetari nga haxhiqamilët”, Leka: Dhuna në protestë u dënua nga ndërkombëtarët! Pushteti s’merret me dhunë

6 July 2026 at 13:36

Analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi zhvillimet pas protestës në vend, duke deklaruar se aktet e dhunës që pasuan tubimin kanë dëmtuar mesazhin e protestës dhe janë dënuar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.

Duke iu referuar reagimit të përfaqësuesit të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Leka tha se deklarata përbën një sinjal të qartë se partnerët ndërkombëtarë nuk mbështesin përdorimin e dhunës në protesta.

Sipas tij, protesta kishte mundësinë të zhvillohej në mënyrë qytetare, por organizatorët nuk arritën ta ruanin këtë standard. Ai u shpreh se, në momentin kur nisën aktet e dhunshme, protesta humbi misionin dhe fokusin e saj.

Leka kritikoi gjithashtu simbolikat dhe incidentet që, sipas tij, shoqëruan protestën, duke theksuar se pushteti nuk merret përmes dhunës, por përmes procesit zgjedhor.

“Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit”, u shpreh ai, duke shtuar se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në protestë ishin mbështetës të Sali Berishës.

Ai shtoi se, pavarësisht protestave apo akteve të dhunshme, një qeveri nuk largohet nga pushteti në këtë mënyrë.

“Sinjali i parë që vjen nga ndërkombëtarët. Protesta degjenerojë në dhunë në akte force. Ajo deklaratë e ambasadorit gjerman është sipari i një fortune ndërkombëtare ndaj të gjithë atyre, jo vetëm që janë pjesëmarrës drejtpërdrejtë në aktet e dhunës, por edhe atyre që i ideojnë dhe përkrahin. Është sinjali që ndërkombëtarët nuk do përkrahin aktet e dhunës.. Protesta kishte shansin të ishte protestë qytetarë, por ideatorët grupi nismëtar nuk arriti dot të mbante atë shkallë të lartë qytetarie. Por nuk mund të presësh protestë qytetare nga haxhiqamilët që e përkrahin apo sponsorizojnë një protestë të tillë. Mendoj që e ka ezauruar pjesën e qytetarisë së vet. Në këtë konglomeratin e madh të pjesëtarëve që bëjnë marshime dhe kanë një fjalor me tre fjalë, nuk mund të ketë protestë paqësore me arkivol. Protesta e ka mbyllur misionin që në momentin kur nisën aktet e dhunës. Degjenerojë në ide me arkivole në bulevard, apo lincimin e këngëtarëve apo artistëve. Nuk mund të lincosh dikë, pushteti nuk mund të merret me dhunë, me fjalime, apo duke numëruar sa njerëz ke në Bulevard. Numërimi bëhet vetëm në kutitë e votimit. Ata që dalin në bulevard janë një konglomerat ku pjesën më të madhe e zënë mbështetësit e Sali Berisha”, tha Leka.

Gjithashtu ai theksoi se Berisha ishte ai që nxiti dhunën.

“Nuk e kuptoj përse kërkojnë ndihmë nga jashtë. Nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. Një shqiptar i Maqedonisë, një intelektual, Kim Mehmeti bashkë me Fatos Lubonjës. Se çfarë ka të ngjashëm Fatos Lubonja me Kim Mehmetin, apo me enturazhin e një llumi që flet për çfarëdo , vetëm për demokraci nuk flet. Dalëngadalë do formatohet grupi i famshëm i zjarrit. Kushdo duhet ta dijë, se edhe me akte dhunë, apo sado protesta të bëhen, qeveria nuk ikën nëse nuk do të ikë vetë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

‘Shuplakë’ gjermane dhunës së flamingove/ Ambasadori Bergner: E patolerueshme, kundër parimeve të BE

6 July 2026 at 13:18

Shuplaka gjermane nuk kurseu as këtë herë veprimet e dhunshme në protestën e bulevardit, të cilat u dënuan si nga përfaqësuesi i selisë diplomatike të Berlinit në Tiranë, pasi sipas tij, bien ndesh me vlerat e unionit.

“Mbeshtesim çdo aktivitet të shoqërisë civile që është në përputhje me BE, por protestat e dhunshme sigurisht që nuk janë në përputhje me këtë. Çështja se kush ka faj është një diskutim që vazhdon dhe është I mirëpritur sepse kjo është vlera e Bashkimit europian”, tha Bergner.

Diplomati gjerman ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e Berlinit zyrtar për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve dhe institucioneve në këtë drejtim.

“Jemi shumë të lumtur që populli shqiptar është kaq shumë në favor të anëtarësimit në BE. Ne po e mbështesim këtë proces të anëtarësimit sa më shumë që mundemi nga ana teknike, por gjithashtu duhet t’u japim merita të gjithë atyre që përpiqen të zbatojnë vlerat e Bashkimit Evropian në përditshmëri, si në administratë ashtu edhe duke qëndruar për shtetin e së drejtës apo çështje të tjera në procesin e integrimit”, u shpreh ai.

Deklaratat e ambasadorit gjerman u bënë nga Kolonja, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për 83-vjetorin e masakrës së Borovës.

Në 1943, në fshatin Borovë të Kolonjës, një divizion gjerman kreu një nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile, duke djegur fshatin dhe duke vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre shumë gra e fëmijë./abcnews.al

❌