Normal view

Zjarr pranë tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë

23 August 2026 at 22:20

Një zjarr ka përfshirë mbremjen e sotme zonën pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen edhe disa hotele e biznese.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet e veshtire për shkak të dendësisë së bimësisë dhe rrezikut të përhapjes së zjarrit, teksa edhe terreni eshte i veshtire

Dyshohet se dhunoi gruan/ Zvicër, arrestohet pronari i barit ku ndodhi tragjedia me 41 viktima

23 August 2026 at 22:00

Aventura të reja për Jacques Moretti-n, bashkëpronar i barit Le Constellation në Crans-Montana, ku ndodhi zjarri vdekjeprurës që tronditi Zvicrën në natën e Vitit të Ri, wshtw arrestuar pasi dhunoi gruan e tij, Jessica.

Sipas mediave zvicerane, incidenti dyshohet se ndodhi natën midis 11 dhe 12 gushtit, ndërsa gruaja u plagos dhe u desh të dërgohej në spital.

Çështja e re vjen ndërsa çifti tashmë po përballet me drejtësinë zvicerane për zjarrin në Le Constellation, barin që ata drejtonin në Crans-Montana.

Jacques dhe Jessica Moretti janë ndër ata që po hetohen nga prokurorët për rrethanat e zjarrit vdekjeprurës.

Jacques Moretti u vu në paraburgim të përkohshëm më 9 janar, pasi autoritetet gjyqësore e kishin konsideruar atë si rrezik arratisjeje. Më 23 janar, ai u lirua pasi pagoi një garanci prej 200,000 frangash zvicerane, duke mbetur nën masa kufizuese.

Kujtohet se zjarri në Le Constellation shpërtheu gjatë festimeve të Vitit të Ri. Sipas hetimit të deritanishëm, flakët duket se kanë filluar kur shkëndijat nga fishekzjarrët e tipit, të cilat ishin vendosur në shishe, ndezën materialin izolues të zhurmës në tavanin e bodrumit.

Autoritetet po hetojnë, ndër të tjera, nëse janë ndjekur rregullat e përcaktuara të sigurisë nga zjarri dhe çfarë përgjegjësish kanë pronarët dhe personat e tjerë të përfshirë.

 

Kina shtyn nisjen e një misioni të paprecedentë për kërkimin e ujit në hënë

23 August 2026 at 21:38

Lëshimi i shumëpritur i misionit robotik kinez “Chang’e-7” i projektuar për të eksploruar polin jugor të Hënës në kërkim të akullit (ujit në gjendje të ngurtë), një burim me vlerë të lartë që edhe SHBA-ja shpreson ta shfrytëzojë “nuk mund të realizohet brenda afatit kohor të planifikuar për këtë vit”, sipas një deklarate të Zyrës Kineze të Inxhinierisë së Hapësirës me Ekuipazh, të publikuar nga mediat shtetërore kineze.

Misioni pritej të nisej që të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes, sipas orës së Pekinit. Nuk është e qartë se kur mund të jetë në gjendje Kina të tentojë sërish nisjen e misionit. Arsyeja e saktë e shtyrjes nuk u bë menjëherë e qartë.

Mediat shtetërore njoftuan vetëm se “sonda hënore nuk i plotëson kushtet për lëshim” dhe se “vlerësimi u krye duke ndjekur parimet e kujdesit, besueshmërisë dhe suksesit të garantuar të misionit”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina po garojnë për të ndërtuar vendbanime në polin jugor të Hënës, ku besohet se ekziston ujë në sasi të mëdha në formë akulli, brenda kratereve të zhytura në hije. Asnjë mision nuk e ka analizuar ende drejtpërdrejt ujin në Hënë, gjë që do të përpiqet ta bëjë misioni Chang’e-7.

Megjithëse SHBA-ja ka zbuluar dhe ka filluar të vlerësojë sasinë e rezervave të akullit ujor duke përdorur sensorë në satelitë që orbitojnë Hënën, ajo nuk ka dërguar kurrë me sukses një sondë për të shpuar e për ta nxjerrë këtë burim.

Një kompani me bazë në Teksas, Intuitive Machines, dërgoi në Hënë një pajisje shpimi për kërkimin e ujit në vitin 2025, por anija kozmike u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në terrenin famëkeq e të rrezikshëm të Polit të Jugut dhe nuk arriti t’i përmbushte objektivat e misionit.

Megjithatë, vonesa në lëshimin e misionit Chang’e-7 mund ta rikthejë në një garë të hapur këtë kapitull të garës hapësinore – term me të cilin zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar rivalitetin me Kinën.

Gara drejt Polit të Jugut SHBA-ja ka disa mjete hapësinore që po nisen drejt të njëjtit rajon hënor ku synon të arrijë edhe Chang’e-7 gjatë vitit të ardhshëm. Kompania Astrobotic Technologies, me bazë në Pittsburgh, mund ta lëshojë modulin e saj zbarkues “Griffin” drejt Polit të Jugut të Hënës që në fund të vitit 2026.

Gjithashtu, sipërmarrja hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin, planifikon të dërgojë deri në dy module zbarkuese robotike në Hënë vitin e ardhshëm; njëri prej tyre mund të transportojë roverin VIPER, një robot kërkimor i projektuar posaçërisht nga NASA për të gjetur akull uji dhe burime të tjera hënore. Besimi se Poli i Jugut i Hënës përmban rezerva të mëdha uji të ngrirë është një arsye kryesore pse ky rajon është shndërruar në arenën kryesore të kësaj gare ndërkombëtare.

Ky burim ka një vlerë të jashtëzakonshme për eksplorimin e hapësirës së thellë dhe për një bazë të mundshme hënore, pasi mund të shndërrohet në ajër të frymëzueshëm, ujë të pijshëm apo edhe në karburant raketash.

Aktualisht nuk dihet nëse akulli ujor gjendet në sasi të mjaftueshme për të qenë i dobishëm për këto qëllime, por misioni Chang’e-7 mund të ndihmojë në arritjen e “progresit të rëndësishëm lidhur me këtë çështje, duke saktësuar dhe fokusuar eksperimentet për eksplorim dhe testim të mëtejshëm”, tha për CNN Yuqi Qian, gjeolog hënor në Universitetin e Hong Kongut.

Qian u shpreh se, me misionin Chang’e-7, programi hënor i Kinës po “kalon nga një program eksplorimi në një program për shfrytëzimin e burimeve”.

 

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve / TikTok pranon të paguajë 400 milionë dollarë pas padisë nga SHBA

23 August 2026 at 21:13

Rjeti social TikTok ka rënë dakord të paguajë një dëmshpërblim prej 400 milionë dollarësh pas arritjes së një marrëveshjeje me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së (DOJ), lidhur me padinë e ngritur për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet.

Sipas deklaratës zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, kompania do të paguajë menjëherë 300 milionë dollarë, ndërsa 100 milionë dollarët e tjerë do të derdhen pas anulimit të një dekreti të mëparshëm të lidhur me Musical.ly, platformën e blerë nga ByteDance në vitin 2017 dhe e bashkuar më pas me TikTok-un.

Padia e ngritur në vitin 2024 nga Departamenti i Drejtësisë dhe Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) pretendonte se TikTok kishte mbledhur të dhëna personale të fëmijëve nën moshën 13 vjeç pa lejen e prindërve, duke përfshirë edhe përdoruesit në “Modalitetin për Fëmijë”. Këto veprime përbëjnë shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve në Internet (COPPA), i cili kërkon miratimin e verifikueshëm prindëror për mbledhjen e të dhënave.

Prokurori i Përgjithshëm i Asociuar, Stanley Woodward Jr., e cilësoi këtë marrëveshje si një fitore të madhe për familjet amerikane. Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se TikTok ka ndërmarrë ndryshime rrënjësore në strukturë, menaxhim dhe kontrollet e sigurisë, duke rritur mbikëqyrjen prindërore dhe mbrojtjen për përdoruesit më të rinj.

Vjeshtë në verë/ Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Korçë

23 August 2026 at 20:42

Një rrebesh i fortë ka përfshirë Korçën gjatë mbrëmjes së sotme. Prej më shumë se dhjetë minutash, qyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe erë të fortë.

Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa situata vijon të monitorohet.

Irani i përgjigjet Trumpit: Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike

23 August 2026 at 20:36

Një llogari zyrtare iraniane në rrjete sociale e quajti Kaliforninë një “territor të ri” të Iranit, në përgjigje të postimit të një imazhi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që e portretizonte Ngushticën e Hormuzit si “Territor të ri të SHBA-së”.

Trump e ndau imazhin në llogarinë e tij Truth Social, duke treguar një hartë të Ngushticës së Hormuzit me rrugën ujore strategjike të rrethuar poshtë fjalëve “Territori i ri i SHBA-së”, duke ndjekur deklaratat e tij të mëparshme se ngushtica do të bëhej territor i SHBA-së pasi të mbaronte lufta.

Shtëpia e Bardhë më vonë e ripostoi postimin e Trumpit në llogarinë e saj zyrtare në X.

Në përgjigje, një llogari zyrtare nga Irani postoi një hartë të SHBA-së ku tregohej Kalifornia e theksuar me të kaltër, me fjalët: “TERRITORI I RI I REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT”.

Kazem Gharibabadi, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, gjithashtu iu kundërpërgjigj postimit të Trumpit, duke shkruar: “Iluzioni i tij në lidhje me Ngushticën e Hormuzit së shpejti ose do të korrigjohet, ose ne do të korrigjojmë iluzionet e këtij njeriu iluzionist.”

Kalifornia, veçanërisht zona e Los Angeles, është shtëpia e përqendrimit më të madh të njerëzve me prejardhje iraniane jashtë Iranit.

Sipas Panelit të Diasporës Iraniane të organizuar nga Qendra për Studime të Lindjes së Afërt e UCLA-së, rreth 141,000 iranianë-amerikanë jetojnë në Qarkun e Los Angeles.

Shkëmbimi vjen në mes të tensioneve të larta midis Teheranit dhe Washingtonit pas muajsh konflikti.

 

Aksidentoi për vdekje 41 vjeçarin, pranga shoferit/ Durrës, viktima po lëvizte me biçikletë, drejtuesi u largua nga vendngjarja

23 August 2026 at 20:08

Pas 48 orësh hetime, Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, ku më 21 gusht u gjet i pajetë një 41-vjeçar, banues në Rrashbull.

Pas një pune intensive hetimore nga strukturat e Qarkullimit të Policisë Rrugore të Durrësit, u bë e mundur identifikimi i automjetit dhe i autorit të dyshuar të aksidentit.

Në vijim të veprimeve, policia arrestoi një 38-vjeçar, banues në Sukth. Gjithashtu, u gjet edhe automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se është përplasur biçiklisti.

38-vjeçari dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“PS makineri elektorale, hapa para opozitës për lokalet”, Leka: Protesta u shndërrua në spektakël karnavalesh

23 August 2026 at 19:57

Analisti Martin Leka ka komentuar mbledhjen e zhvilluar nga Partia Socialiste në Pogradec, duke u ndalur te ndryshimet e mundshme në qeveri, administrata dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Leka tha se ministrat kanë peshë të rëndësishme institucionale, por sipas tij fokusi kryesor duhet të jetë te administrata.

Sipas tij, mbledhjet e zhvilluara nga socialistët në Pogradec duhen parë edhe në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Leka e cilësoi PS-në si një “makineri elektorale” që vijon të jetë e konsoliduar dhe të mbështetet në pushtetin lokal që kjo forcë politike zotëron në një pjesë të madhe të vendit.

“ Problemi është sa motive ka për të bërë ndryshime në qeveri dhe sa impulse shtesë. Ministrat janë institucione që kanë shumë peshë, por pesha kryesore është administrata dhe aty duhet fokus. Këto mbledhje i shoh si një hap përpara opozitës për të futur në rrugën dhe etapën e fundit drejt zgjedhjeve lokale. Si një makineri elektorale, PS ende vazhdon të mbajë startin e zhvillimeve dhe të jetë nën efektin e moslëshimit të pushtetit lokal që e zotëron në masë të madhe.

Një nga arsyet pse bateritë e qeverisë janë të hapura më shpejt sa duhet është edhe fakti që ne kemi më shumë se 2 muaj një demonstratë që ishte një protestë qytetare dhe u shndërrua në spektakël karnavalesh. Ka shumë mllef dhe shumë tension e urrejtje dhe me to nuk zgjidhet asgjë.”

Rama me objektiv 2027, Çupi: Ndryshime në qeveri? Nuk shoh asnjë arsye që të ketë

23 August 2026 at 19:52

Për analistin Frrok Çupi, vendi ndodhet në një situatë tjetër, më afër BE-së më e vlerësuar ndërkombëtarisht.
Duke komentuar mbledhjen dy ditore të Ramës me të tijët në Pogradec, Çupi u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për të patur ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Në analizën time mbledhja e kësaj radhe e qeverisë i kapërcen kufijtë e një mbledhje të zakonshme në Tiranë. Ka ndryshuar shumë situata rreth vendit, ndodhet shumë pranë BE, ka marrë vlerësime e shpresa akoma më shumë.
Jemi në rrethin e një zhvillimi botëror, të luftrave konflikteve dhe zgjidhjeve. Për herë të parë Shqipëria është pjesë e një bote të rrezikuar dhe të parrezikuar, ose po tentojnë të shembin Perëndimin, dhe na kanë futur edhe ne.Kanë vendosur ta instalojnë konfliktin në Shqipëri, e respektoj diplomacinë e Ramës. Ka rreth një vit që po tentojnë ta zhvendosin këtu konfliktin. Shqiptarët po bëjnë luftën e tjetrit.

Në Tiranë po luftojnë mercenarët për llogari të një fuqie tjetër. Do të thotë, duhet luftuar Trump, Kosova mos bëhet kurrë shtet, të rriten cmimet, dhe në rëndesën e kësaj cështje zhvillohet një mbledhje e qeverisë. Nëse nuk do bëhej do ishte një handikap i madh. Nëpër duar qeveria ka rëndesën më të madhe që ka patur nodnjëherë. Flamingot janë raketa kundër Perëndimit. Në këto rrethana dëgjoj që do ketë shkarkime.

Pse e shohim gjithmonë zgjidhjen te shkarkimet. Po flasim për ministrin e Mbrojtjes, të Brendshëm që vijnë nga zjarret, për të drejtësisë që vjen nga reformat. Që të ketë shkarkime, apo ndryshime, duhet të ketë arsye. Unë nuk e gjej dot një arsye. Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri në kohën kur jemi të sulmuar nga zjarret, thashethemet, Irani etj. Si mundet në këtë situatë një ‘kryefamiljar’ të thotë do ju shkarkoj të gjithëve. Nuk shikoj arsye për të bërë këto gjëra që thonë.

Mbledhja nesër në Pogradec, është mbledhje e ngushtë duke njohur temperamentin e Ramës, mbi secilin ministër do ketë disa barra të tjera. E vetmja fjalë që do tingëllojë në atë takim do jetë ‘shpejt’, se koha nuk na pret. Do ketë shpejtësi dhe stil.” tha Çupi

‘Territorialja’/ Leka: Njerëzit duhet të informohen, protestat i kanë nxitur bashkiakët! Problem kryesor, efikasiteti në shërbime

23 August 2026 at 19:45

Analisti Martin Leka ka komentuar reformën territoriale dhe debatet e fundit për ndryshimet në organizimin e pushtetit vendor, duke e vënë theksin te shërbimet që marrin qytetarët.
Leka tha se një prej problemeve kryesore lidhet me mungesën e informacionit dhe pamundësinë për t’u shpjeguar qytetarëve efikasiteti që synohet të arrihet përmes reformës.

Sipas tij, debatet dhe protestat në disa bashki mund të jenë të lidhura edhe me interesat e drejtuesve vendorë, të cilët mund të humbasin pozicionet e tyre pas ndryshimeve territoriale.
Leka theksoi se çështja themelore duhet të jetë garantimi i shërbimeve për qytetarët, ndërsa e cilësoi decentralizimin si një problem madhor.

“ Është çështje e mungesës së informacionit dhe e faktit që nuk është e mundur të sqarohen njerëzit për efikasitetin e reformës. Kryetari i bashkisë së Poliçanit ka ende çelësat e kashtës, shëndetësinë nuk e ka, ujësjellësin jo, arsimin nuk e ka.

Meqë i ikën statusi i kryetarit të bashkisë, këto protesta i kanë nxitur këta kryetarë që, nëse nuk do të jenë kandidatë për kryetar dhe do të jenë zv., çështja themelore është që qytetarët të marrin shërbimet.

Problemi i decentralizimit është një problem madhor, por problemi që kemi është te efikasiteti, si janë zgjidhur dikur, për ata që janë lindur pas ’90-ës. Ka pasur dikur 26 rrethe që kishin 26 kryetarë komitetesh, ai kishte në dorë gjithçka. PD kërkon të shumëfishojë numrin e rretheve.”

“Fytyra e nëpunësit, fytyra e shtetit”, Çupi: Rama ka kërkuar që administratorët të shkojnë te njerëzit

23 August 2026 at 19:36

“Fytyra e nëpunësit është fytyra e shtetit”, kështu u shpreh në studion e News Room, në ABC News, analisti Frrok Çupi ndërsa foli me tone të ashpra kritike ndaj administratës publike në vend

“Kjo protestë është përdorur si thesi i miellit nga qeveria, kur duket që nuk ka gjë brenda kërkoi të shkundet thesi nëse ka ndonjë gjë të vërtetë. Aty janë ngritur cështje private shumë personale dhe të tëra lidhen me administratën, është më e dobta. E gjithë ai thes i shkundur, qeveria po tenton ta zhvillojë ta gjejë ku e ka burimin një lloj pakënaqësie e njerëzve, jo vetëm e atyre që dolën në shesh.

Njeriu i thjesht ka punët e veta e sapo ia prek ai del e bërtet. Ka të drejtën e vet dhe këtë të ‘drejtë të vogël’ e kanë në administrim vetëm administrata. Gjëja që të bën përshtypje jashtë, janë zyrat e administratës, mahnitesh nga mënyra si trajtohesh. Fytyra e nëpunësit është fytyra e shtetit. Dhe një nga gjërat që po mblidhen në Pogradec është e zgjidhjes së mekanizmit të problematikës. Si rekrutohen këta njerëz në administratë? Me sa duket dhe sic e ka deklaruar Rama, e ka kërkuar që administratorët të shkojnë te njeriu”, tha ai./abcnews.al

Analisti Leka: Administrata, më e dobëta që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ministrat të shkojnë tek populli dhe hallet!

23 August 2026 at 19:29

Analisti Martin Leka ka kritikuar mënyrën e qeverisjes së Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar administratën si një prej problemeve kryesore të qeverisë.

Leka u shpreh se nuk beson te dokumentet dhe konceptet e shkruara, duke përmendur “Besën” dhe transparencën, ndërsa sipas tij problemi real qëndron te mënyra se si funksionon administrata publike.

Sipas tij, në administratë ka njerëz të paaftë dhe me mentalitet të vjetër, të cilët nuk janë të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Ai e konsideroi përgjegjësinë për këtë situatë si të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Rama dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të fokusohet më shumë te qeverisja në terren.

Leka solli si shembull rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe çmimin e karburanteve. Sipas tij, ministrat duhet të shkojnë në tregje dhe pika karburanti për të kuptuar nga afër situatën ekonomike të qytetarëve.

“ Problemi kryesor është qeverisja, nuk besoj tek gjërat e shkruara, siç janë Besa, transparenca e të tjera. Problemi kryesor i PS dhe Ramës është administrata. Në administratë ka njerëz të paaftë, me mentalitet arkaik, njerëz që nuk dinë të kryejnë punë për njerëz, por vetëm për vete dhe njerëzit e afërt, ka nepotizëm dhe një prej përgjegjësve kryesorë është përgjegjësi direkte e Ramës.

Rama duhet të qeverisë, duhet që ministrat mos t’i bëjnë mbledhjet aty, por t’i marrë krah dhe të shkojë tek tregu i ushqimeve, të shohë pse rriten çmimet, pse një kile fik bën 10 mijë lekë. Ministrat kanë pagat e tyre dhe nuk e kuptojnë dot, ata duhet të dinë të qeverisin, të shkojnë tek populli dhe hallet, pas ushqimeve të shkojnë në pikat e karburantit dhe të kuptojnë që çmimi i naftës është më i shtrenjti në Europë. Administrata ka qenë më e dobët se kurrë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe përgjegjësi kryesor ka qenë Rama.”

“‘BESA’, Rama ka kapur të vërtetën”, Çupi: Administrata e paaftë, jo e modernizuar!

23 August 2026 at 19:24

Në studion e News Room, analisti pranë ABC News Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, ndalur kryesisht në mbledhjen e kreut të PS Edi Rama me drejtuesit politik këtë të dielë në Pogradec.

Çupi u shpreh se kreu i qeverisë ka kapur thelbin e problemit me administratën të cilën e konsideroi të paaftë dhe jo të modernizuar.

“Prej ditës kur ka shpallur atë që mund të quhet dialog ‘BESA’, ka kapur të vërtetën se administrata e shtetit është në momente të vështira. Nuk shërben sa duhet dhe politika e madhe koncentrohet te administrimi. BESA më ka tingëlluar si një gjë që e ka detyruar Ramën të zhvendoset mes ligjit dhe moralit. Në administratën lokale dhe nënmesatare të ministrive do ketë ndryshime të shumta. Administrata ka krijuar klishe, dhe e ka krijuar në një mënyrë dembele, hileqare të paaftë. Do të thotë se administrata nuk është modernizuar, në mënyrë alegorike nuk lexon lajmet, është e prapambetur.

Në fund të fundit ajo cfarë ndodhi me bashkitë rebele, dëshmoi se ata njerëz përvec se hileqarë, janë zona vetë, nuk janë njerëz. Kishin shkëputur lidhjet me realitetin. Në sensin teorik të demokracisë, Rama ka aplikuar një gjë interesante që i përputhet temperamentit, jetës ku jeton. Besën e kemi më të kompletuar se sa vetë ligjin. Në rrethanat kur qeveria i ka dhënë besën, pranimit në BE, modernizimit të jetës së vendit, do të thotë se Rama po kërkon me gjithë motorët, atë që quhet fjala e dhënë. Është interesante dhe e ka kapur shumë mirë, thotë që njerëzit pasi bëjnë një bisedë për ligjin apo gjykatën e hedhin poshtë dhe zbatojnë normën kanunore”, u shpreh Çupi, ndërsa shtoi se në këtë rrugë u zhvillua edhe ky takim sot në Pogradec.

Vriten babë e bir në Dukagjin, pistat kryesore të hetimit

23 August 2026 at 19:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri.

Viktimat janë identifikuar si Lek Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërsa Lazër Bashi ka mbetur i plagosur rëndë.

Në zonën e ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa drejt Dukagjinit është nisur edhe RENEA. Terreni i thellë malor e vështirëson ndërhyrjen e autoriteteve, pasi zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës. Po ashtu, mungesa e sinjalit telefonik në disa pjesë të zonës e bën të vështirë komunikimin dhe mbledhjen e informacionit të plotë.

Hetuesit po analizojnë vendin ku dyshohet se janë kryer të shtënat, ndërsa një prej pistave që po shqyrtohet lidhet me konflikte të mëparshme ose gjakmarrje. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

Për shkak të terrenit malor dhe faktit se bëhet fjalë për një zonë me lëvizje të kufizuar të automjeteve, policia po kryen një këqyrje të detajuar të zonës për të identifikuar autorët dhe për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec, Rama ndan detaje: Ja për çfarë diskutuam

23 August 2026 at 18:50

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci pas përfundimit të ditës së parë të takimeve për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit qeverisës.

Në fokus të diskutimeve, sipas Ramës, kanë qenë “Besa”, “Prania Besnike” dhe mënyra e re e komunikimit të qeverisë me qytetarët.

Rama njoftoi gjithashtu për krijimin e një ekosistemi të ri komunikimi, ku synohet që çdo kërkesë, shqetësim apo problem i qytetarit të ndiqet në kohë reale nga institucionet.

Në këtë kuadër, kryeministri foli për “Pasqyrën Unike”, ku do të jenë të pranishme të gjitha institucionet. Sipas tij, çdo kërkesë e qytetarit do të trajtohet si një “pako postare”, e cila mund të ndiqet në kohë reale nga qytetari dhe shteti.

“ Aty ku Lasgushi vjen me frymëzimet magjepsëse dhe aty ku u përpoqëm të mbledhim reflektimet e një periudhe pushimesh aktive. Kemi diskutuar për Besën, për Praninë Besnike, për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë me qytetarin, edhe për Pasqyrën Unike “Pasqyrë Albania”, ku do të jenë të pranishme të gjitha institucionet.

Çdo kërkesë, shqetësim dhe hall i qytetarit të jetë si një pako postale që ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe shteti. Qeveria ndjek përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë.”

Norvegjia planifikon 9.2 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën në vitin 2027

23 August 2026 at 18:34

Norvegjia planifikon t’i japë Ukrainës rreth 9.2 miliardë dollarë mbështetje financiare gjatë vitit 2027, në një tjetër paketë të rëndësishme ndihme për Kievin.

Lajmi është bërë i ditur nga qeveria norvegjeze, e cila tha se shuma e parashikuar do të jetë në të njëjtin nivel me mbështetjen e dhënë gjatë këtij viti.

Mbështetja vjen në një moment kur Ukraina përballet me presione të konsiderueshme financiare, ndërsa lufta me Rusinë vijon.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre dhe liderë nga vendet nordike dhe baltike pritet të vizitojnë Kievin të dielën, në një tjetër shfaqje të mbështetjes politike për Ukrainën.

Sipas qeverisë norvegjeze, fondet do të përdoren për nevoja ushtarake dhe humanitare, duke synuar forcimin e kapaciteteve të Ukrainës përballë agresionit rus dhe mbështetjen e popullsisë së prekur nga lufta.

(EMRAT)/ Vriten babë e bir në Dukagjin, një tjetër plagoset rëndë

23 August 2026 at 17:59

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës.

Viktimat janë Lek Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërsa Lazer Bashi eshte plagosur rende.

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.

Moti ekstrem në Europë/ Serbia në luftë me flakët, Spanja me përmbytjet, Polonia me stuhitë

23 August 2026 at 17:47

Zjarre, përmbytje dhe stuhi kanë përfshirë disa vende të Evropës, duke detyruar mijëra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.

Në Serbi, zjarret kanë djegur mbi 1 mijë e 600 hektarë bimësi. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar helikopterë dhe avionë.

Edhe në Bosnje dhe Hercegovinë zjarret kanë detyruar banorë të disa fshatrave të evakuohen, ndërsa një rrugë kryesore është mbyllur për shkak të flakëve.

Në Spanjë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë 11 persona të plagosur. Ndërkohë, një tjetër zjarr ka detyruar mbi 1 mijë banorë të largohen nga shtëpitë.

Probleme të shumta janë raportuar edhe në Poloni, ku stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar mbi 6 mijë e 500 ndërhyrje të ekipeve të emergjencës. Disa zona janë përballur edhe me ndërprerje të energjisë.

Autoritetet në disa vende vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, ndërsa reshjet, erërat e forta dhe zjarret mbeten një kërcënim për ditët në vijim.

Nga zjarret në Ballkan te përmbytjet në Spanjë dhe stuhitë në Poloni, moti ekstrem po vijon të sfidojë disa prej vendeve evropiane.

Konflikti me gruan përfundon në arrestim/ Momenti i shoqërimit të Elvis Kosovës në komisariat, çfarë iu gjet në banesën në Tiranë

23 August 2026 at 17:30

Një konflikt familjar ka përfunduar me arrestimin e Elvis Kosovës në zonën e Palasës, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Ngjarja u raportua rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në Palasë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Patrullës së Zonës dhe forcat shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi ndërhynë për të neutralizuar situatën.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të një banese në Tiranë u gjetën edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Në total, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.

Sipas verifikimeve paraprake, Elvis Kosova dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.  / abcnews.al/

❌