Normal view

Arrestohet sërish në Dubai Durim Bami

27 October 2024 at 12:45

Durim Bami, është shoqëruar sërish nga policia e Dubait. Mësohet se ndalimi i tij është bërë me 21 tetor, dhe po mbahet nga policia e Dubait.

Durim Bami, ka qenë me masën e mbikëqyrjes së vazhdueshme policore.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse ndaj tij ka një masë tjetër arresti, apo policia e Dubait ka vijuar me procedurat që lidhen me ndalimin e parë të tij të bërë në fillim të muajit qershor 2024.

Pas ndalimit në muajin qershor ai u mbajt nga policia e Dubait deri më 10 gusht.

Për sa i përket policisë shqiptare, këta të fundit janë në kontakt me autoritetet e Dubait, lidhur me ndalimin që i është bërë Durim Bamit më 21 tetor./abcnews.al

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 9-të

22 October 2024 at 16:16

Pas përfundimit të javës së 9-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë nxjerrë në pah edhe trajnerin dhe 11-shen më të mirë të kësaj jave.

Portieri më i mirë i kësaj jave është përzgjedhur Razak Abalora, gardiani i Elbasanit. Në repartin e mbrojtjes janë zgjedhur Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi).

Mesfusha më e mirë e  kësaj jave është përzgjedhur: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia).

Tre sulmuesit e javës janë: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi).

Ndërkaq, i ulur për herë të parë në pankinën e Laçit, Francesco Moreiro është përzgjedhur nga teknikët e ekipeve kombëtare si trajneri i javës. /FSHF

Formacioni i javës:

Porta: Razak Abalora (Elbasani)

Mbrojtja: Emiljano Musta (Elbasani), Dynel Simeu (Teuta), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Agan Mjaki (Laçi)

Mesfusha: Arinaldo Rrapaj (Partizani), Ledio Beqja (Teuta) dhe Arbin Zejnullai (Egnatia)

Sulmi: Fatmir Prengaj (Tirana), Zé Gomes (Elbasani), William Cordeiro Melo (Laçi)

Trajneri i javës së 9-të: Francesco Moreiro

 

Fetai në kërkim të debutimit, talenti i mesfushës në stol për sfidën ndaj Gjeorgjisë

14 October 2024 at 17:56

Fatit nuk i dihet kurrë, ndoshta mund të regjistrojë edhe debutimin e tij.

Pasi qëndroi në tribunë në transfertën çeke, për shkak të tejkalimit të numrit të lojtarëve të grumbulluar, talenti 19-vjeçar i mesfushës, Feta Fetai është i gatshëm për sfidën e Kombëtaren e Shqipërisë ndaj “Kryqtarëve” të Gjeorgjisë.Gjeorgji.

Largimi i Adrion Pajazitit, për shkak pezullimi, i ka hapur rrugë tashmë për një vend te lojtarët e gatshëm për të luajtur, me të riun që shpreson të ketë edhe dista minuta në fushë.

Ndërkaq, kutjojmë se Fetai është dhe lojtari me moshën më të re në këtë ndeshje duke qenë vetëm 19-vjeç. /i.m /abcnews.al

Pas “Demollarit” edhe “Modric”/ Sylvinho shton listën fton për herë të parë Feta Fetain, mesfushori i ekipit U21 bashkohet me kombëtaren e parë

8 October 2024 at 22:16

Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet për dy sfidat e tetorit në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, në program më 11 dhe 14 tetor, të dyja në transfertë.

Në ditën e dytë të grumbullimit, trajneri Silvinjo ka ndryshuar sërish listën e futbollistëve, duke ftuar për herë të parë Feta Fetain.

Pjesë e përfaqësueses U21, mesfushori që luan me Lokomotivën e Zagrebit ndiqej prej kohësh me interes nga tekniku kuqezi, I cili është bindur për kualitetin e tij, pas seancës stërvitore të së hënës, ku një pjesë e lojtarëve të ekipit shpresa u bashkuan me skuadrën e parë.

Feta Fetai thirret me nofkën “Modriç”, jo vetëm për rolin në fushë, por edhe për ngjashmërinë e tij me yllin kroat.

Ai është debutuesi i dytë në këtë grumbullim të kombëtares, pas Adrion Pajazitit, që gjithashtu mori për herë të parë një ftesë nga Silvinjo.

Të dy ishin pjesë e seancës stërvitore, ku trajneri kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, pasi të hënën në mbrëmje u bashkuan në grumbullim Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Por, tre ditë nga sfidae parë e tetorit, Silvinjo duhet të shqetësohet për gjendjen e dy futbollistëve të rëndësishëm, si Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni, që u stërvitën të diferencuar për shkak të problemeve muskulare.

Ata pritet të bashkohen me grupin në seancën e së mërkurës, por do të monitorohen nga stafi mjeksor i kombëtares.

Pjesa tjetër e futbollistëve vijoi normalisht programin stërvitor që nisi me punën në palestër e më pas në fushë, ku u provuan disa situata të ndryshme loje.

Skuadra kuqezi do të vijojë përgatitjet deri në enjten, ditë kur është në program edhe nisja drejt Pragës, ku do të luhet sfida e parë kundër Çekisë. /abcnews.al

❌