Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Abc News

Italia, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese me kikirikë

25 December 2025 at 09:49

Në portin e Gioia Tauro në jug të Italisë është sekuestruar më shumë se 435 kilogramë kokainë e pastër, sipas “La Stampa”.

Një “pako” e bukur Krishtlindjesh u kap nga Guardia di Finanza (Policia Financiare Italiane), e cila sekuestroi një tjetër ngarkesë të konsiderueshme me kokainë që kalonte në portin e Gioia Tauro në prag të Krishtlindjeve.

Pakoja me 435 kilogramë kokainë të pastër, një nga ngarkesat më të mëdha të viteve të fundit, e fshehur në një ngarkesë prej afërsisht 1,000 qesesh me kikirikë të dërguara nga Amerika Latine dhe të destinuara, të paktën sipas dokumenteve tregtare që shoqëronin produktin, për në Evropën Lindore.

“Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj të ardhurave të organizatave kriminale, pasi porti vazhdon të jetë një pikë “kyçe” për trafikimin ndërkombëtar të drogës në Evropë”, tha policia.

Nëse do të dilte në treg, kokaina e sekuestruar do t’u kishte sjellë organizatave kriminale mbi 70 milionë euro.

Sekuestrimi vjen në kuadër të inspektimeve të intensifikuara të fundvitit në një nga portet më të ngarkuara të Evropës dhe përbën një nga rastet më të bujshme vitet e fundit në Gioia Tauro.

Ari për herë të parë tejkalon vlerën prej 4 500 dollarë për ons

25 December 2025 at 09:30

Ari ka arritur nivel rekord prej 4.525, 96 dollarësh për ons, duke shënuar rritje rreth 1 për qind mes shqetësimeve për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës si dhe pritjeve për ulje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA.

Pas arritjes në nivelin më të lartë historik, çmimi i arit mëngjesin e sotëm ishte rreth 4.495,9 dollarë për ons, duke shënuar rritje vjetore prej rreth 72 për qind. Çmimet e argjendit gjithashtu u rritën me më shumë se 1 për qind, duke arritur në 72,7 dollarë, përkatësisht në nivelin historik të lartë. Norma e rritjes ka qenë rreth 144 për qind gjatë 12 muajve të fundit.

Kërkesa për aktive të sigurta u rrit për shkak të shqetësimeve mbi ngadalësimin e ritmit të rritjes ekonomike globale, si dhe bastet për ulje shtesë të normave të interesit në SHBA në vitin 2026, veçanërisht pas rritjes ekonomike më të fortë se sa që pritej në SHBA gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Tensionet mes Washingtonit dhe Karakasit janë rritur pasi SHBA-ja ka shtuar mbikëqyrjen dhe masat e zbatimit ndaj dërgesave të naftës të lidhura me Venezuelën, duke ngritur shqetësime të reja për ndërprerje të mundshme të flukseve globale të naftës bruto dhe duke shtuar paparashikueshmërinë gjeopolitike në botë.

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se vendi përdor të ardhurat nga nafta për të financuar emigracionin e paligjshëm dhe dërgesat e drogës drejt SHBA-së. Një arsye tjetër e rëndësishme për këtë rritje është blerja e arit nga bankat qendrore për të forcuar rezervat e tyre.

U përplas nga makina, ndërron jetë pas dy ditësh i moshuari në Korçë

25 December 2025 at 09:27

Ndërron jetë pas 2 ditësh, i aksidentuari në fshatin Sovjan.

Sipas informacioneve, 78-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve.

Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia pas aksidentit.

“Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë”/ Presidenti gjerman: Krishtlindja jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës

25 December 2025 at 09:05

Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale. Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë”.

Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal – sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja – por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese.

Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.”

Ai theksoi se solidariteti nuk ndalet te kufijtë kombëtarë, duke iu referuar drejtpërdrejt Ukrainës. Steinmeier nënvizoi se vlerat themelore evropiane, kundër të cilave po lufton Rusia në Ukrainë, janë të panegociueshme: “Në shekuj të gjatë kemi mësuar sa të rëndësishme, madje të domosdoshme janë liria dhe dinjiteti njerëzor, paqja e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Presidenti. “Ne nuk heqim dorë nga këto – as për veten tonë, as për partnerët dhe miqtë tanë.”

Steinmeier e përmbylli fjalën e tij tradicionale me thirrje për veprim: “Na duhet guxim për të filluar gjithmonë nga e para.”  “Na duhet guxim për gjërat e mëdha që i vendosim si shoqëri – dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh jep më të mirën.”

Krishtlindjet/ Urime dhe kritika në mesazhin e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin, por do dështojë!

25 December 2025 at 09:01

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin e tij ka shprehur kritika të ashpra për kundërshtarët e tij politikë.

Trump i uroi ‘Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve’, duke thënë se këtu përfshij edhe “fundërrinat e së majtës radikale”.

Me këtë mesazh tha ai i referohet demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Në deklaratat e tij të përsëritura, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare.

Shënjestër e kritikave të tij mbetet edhe ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

25 December 2025 at 08:42

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e krishterë.

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.

 

Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!

Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur! pic.twitter.com/tfp4BEn5vt

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 25, 2025

“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh për Krishtlindje dhe uron…’vdekjen’ e Putinit

25 December 2025 at 08:41

Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke deklaruar se pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë, Rusia është e paaftë të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi, ‘unitetin e Ukrainës’.

Zelensky gjithashtu uroi vdekjen e Putinit, pa e përmendur në mënyrë të qartë presidentin rus, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve.

“Ne po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të sjella nga Rusia, ajo nuk është në gjendje të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe shprehim një dëshirë, për të gjithë ne. ‘Le të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të Krishtlindjeve.

/abcnews.al/

Mesha e parë e Krishtlindjeve, mesazhi i Papa Leoni XIV

25 December 2025 at 08:23

Papa Leoni XIV, në Meshën e tij të parë të Krishtlindjeve, ka vendosur rëndësinë te ekonomia, duke theksuar se Zoti dëshiron t’i çlirojë njerëzit “nga çdo skllavëri”.

“Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar na bën t’i trajtojmë njerëzit si mallra”, tha Robert Francis Prevost, “Zoti e bën veten si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi. Ndërsa njeriu dëshiron të bëhet Zot për të dominuar të afërmin e tij, Zoti dëshiron të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri”, pyetja retorike e Papës, “për të ndryshuar historinë tonë?”, shprehet ai.

Përpara se të kryesonte Meshën, Papa Leoni zbuloi fytyrën e Jezusit Fëmijë në skenën e lindjes së Krishtit të vendosur në një fron të vogël para Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Vatikanit.

Gjesti i Papës u pasua nga një homazh me lule nga fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën.

Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6,000 besimtarë ndoqën meshën në Bazilikë dhe rreth 5,000 jashtë, në shesh, përpara ekraneve gjigante.

Papa Leoni XIV gjithashtu përshëndeti besimtarët që qëndruan në shi jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit para fillimit të Meshës së tij të parë si Papë në prag të Krishtlindjeve. “Mirë se vini të gjithë, bienvenidos, “, tha ai në shkallët e Bazilikës së Vatikanit.

Pemët e Krishtlindjeve, nga ashja te bredhi, çfarë simbolizojnë?

25 December 2025 at 07:57

Ashja, veshtulla apo bredhi, që shërbejnë edhe si pemë Krishtlindjesh janë disa nga simbolet natyrore të këtyre ditëve festive.

Por, çfarë simbolizojnë ato dhe jo vetëm?

Ashja (Ilex aquifolium), me gjethet e saj me gjemba dhe manaferrat e kuqe, simbolizon mbrojtjen, paqen dhe pjellorinë si dhe largimin e shpirtrave të këqij.

Veshtulla (Viscum album) konsiderohet si një hajmali për fat të mirë, veçanërisht për dashurinë.

Rrushkulli apo fshesa e kasapit (Ruscus aculeatus), me manaferrat e saj të kuqe dhe gjethet me gjelbërim të përjetshëm, simbolizon vitalitetin dhe rezistencën ndaj të ftohtit.

Dhe pastaj është dëllinja, një bimë me gjelbërim të përjetshëm e lidhur me traditat e dimrit dhe të Krishtlindjeve.

Pema e Krishtlindjeve, bredhi, ka një origjinë interesante, pasi është simboli i krishterë i jetës së përjetshme dhe, sipas legjendës, zbriti nga Pema e Jetës në Eden.

Po zbukurimet e pemës së Krishtlindjeve çfarë përfaqësojnë?

Kometa, përfaqëson dritën hyjnore që tregon lindjen e Jezusit duke udhëhequr Tre Burrat e Urtë.

Floku i Dëborës është një simbol i pastërtisë, përsosmërisë natyrore dhe rilindjes, falë formës së saj unike dhe transformimit të saj në ujë.

Dhe ngjyrat e Krishtlindjeve janë e gjelbra, që do të thotë jetë, shpresë, natyra që i mbijeton dimrit, e lidhur me bredhin dhe selvinë, e kuqja, që kujton gjakun, dashurinë, vitalitetin, manaferrat dhe gjethet e yllit të Krishtlindjeve dhe e bardha, si drita, mbretëria, pastërtia, shpesh e lidhur me dekorimet dhe dëborën.

Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

25 December 2025 at 07:55

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.

Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.

Teologjikisht, këto ngjarje e identifikojnë Jezusin si Mesinë e profetizuar dhe të shumëpritur që do të sjellë shpëtimin shpirtëror. Si një përmbushje e tillë e profecisë së Dhiatës së Vjetër, Jezusi quhet edhe Emanuel në Mateu 1:23, që do të thotë “Zoti është me ne”, një emër që shpreh besimin e krishterë se Zoti hyri fizikisht në historinë njerëzore. Keshtu, sezoni i Krishtlindjes është i mbushur me shpresë dhe gëzim për të krishterët që besojnë në një Zot të dashur dhe të pranishëm.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë.

VIDEO/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6 qarqe

25 December 2025 at 07:48

Një stuhi ka përfshirë Kaliforninë duke shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu. Si pasojë e motit të keq janë ndërmarrë menjëherë operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.

Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se një person i bllokuar pranë një lumi në veriperëndim të qytetit u shpëtua pas ndërhyrjeve nga ekipet e emergjencës..

Në të njëjtën kohë, disa rrugë në të gjithë zonën metropolitane u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa u regjistruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qarqet Los Angeles, Orange, Riverside, San Bernardino, San Diego dhe Shasta për të aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes civile dhe për të avancuar në mënyrë proaktive burimet dhe personelin.

🚨BREAKING NEWS: Widespread Flash Flood Warnings were issued across the Los Angeles metro and other parts of Southern California. The potent Christmas Eve storm has already triggered evacuations, as mudslides washed out roads in San Bernardino. Latest: https://t.co/LPzjqFG2qk pic.twitter.com/ARnetXTVN6

— FOX Weather (@foxweather) December 24, 2025

 

Rusia rrëzon dhjetëra dronë ukrainas që ishin drejtuar drejt Moskës

25 December 2025 at 07:36

Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një total prej 25 mjetesh ajrore pa pilot ukrainase që po shkonin drejt Moskës, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sabyanin.
Sipas raportimeve dronët u rrëzuan gjatë një periudhe prej rreth 23 orësh.

Ai shtoi se nga informacionet paraprake nuk ka të raportuar për viktima. Në dy nga katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit rus, operacionet u kufizuan për disa orë për arsye sigurie, tha zëdhënësi i Shërbimit të Aviacionit Civil, Artem Kharinyako.

 

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

25 December 2025 at 07:14

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – Valëzimi forcës 2-4ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

25 December 2025 at 07:05

Dashi

Tregohuni sa me diplomate dhe të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite në mënyrë që gjerat të ecin ashtu si duhet në lidhjen që keni krijuar. Beqarët nga ana tjetër do ndiheni mjaft mirë sepse do takojnë persona që ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit.

Demi

Do e rivendosni dialogun në çift gjate kësaj ditë dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin që keni në krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet te linde as problemi me i vogël. Beqarët do gjejnë mënyrën e duhur për të joshur dike. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni edhe disa investime të rëndësishme.

Binjakët

Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohte dhe pasionante gjatë kësaj dite. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do arrijnë ta gjejnë menjëherë personin e ëndrrave. Financat do jene ne gjendje goxha te mire. Nuk do keni vështirësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Gaforrja

Të dashuruarit do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet te ndodhe. Financat do jenë gjatë gjithë kohës te mbrojtura. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, po kurrsesi pa e tepruar.

Luani

Do jeni shumë tolerante gjate kësaj ditë me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë si duhet. Do i harroni madje edhe problemet e vogla që keni pasur dikur. Beqarët nuk duhet te ecin kuturu dhe të pranojnë çdo ftesë që do iu behet sepse do pendohen rëndë. Në planin financiar nuk do jeni aspak të matur dhe gjërat nuk do ecin si i kishin menduar.

Virgjëresha

Nëse keni pasur probleme serioze njëjtën tuaj në çift, sot gjithçka do rregullohet. Partneri do jete në humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët që nuk mundohen fare të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe presin që gjerat t’iu bien nga qielli, nuk do ja dalin dot të ndryshojnë status. Në planin financiar duhen bere kufizime në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Peshorja

Për ata që janë ne një lidhe do ketë shumë tension dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite. Edhe pse do mundoheni shume të ruani një klime harmonike, nuk do ja dilni dot. Beqarët do e vuajnë shume vetminë, por nga ana tjetër nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Financat duhen mbajtur sa më shumë nën kontroll. Gjendja do jetë e paqëndrueshme.

Akrepi

Mos bëni gabim ta idealizoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet te kërkojnë persona perfektë apo gjera te pamundura. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar nuk rekomandohet te kryhen transaksione te tejskajshme. Gjendja do jete serish delikate.

Shigjetari

Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene pak me te mira se kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete.

Bricjapi

Aq mirë do ja kaloni gjatë kësaj dite me personin që keni në krah saqë nuk do kërkoni asgjë me shumë nga jeta. Do filloni madje të programoni edhe të ardhmen. Beqarët do marrin mesazhe dashurie nga persona qe i kane njohur me pare, por nuk kishin menduar se mund t’i pëlqenin. Në planin financiar bëni kujdes. Mos shpenzoni shuma të mëdha sepse do keni probleme.

Ujori

Çiftet qe kane kohe qe janë ne krize do kenë një dite me te qete, por gjithsesi atmosfera serish nuk do jete ashtu si duhet. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por gjithsesi nuk priten menjëherë ndryshime te statusit. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Kurseni sot qe edhe e nesërmja te jete e mire.

Peshqit

Nëse ka kohë qe rutina është bere pjese e jetës suaj ne çift duhet të mundoheni sa më shpejt ta ndryshoni situatën. Vetëm kështu nuk do lejoni që problemet dhe debatet të jenë të zjarrta. Beqarët do e kenë me të lehtë ta gjejnë një person të përshtatshëm gjate një feste te organizuar nga miqtë. Gjendja e financave do jetë e mire.

Mesha e Krishtlindjes/ Besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit në katedralen e Shën Palit

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:49

Besimtarët e krishterë po kremtojnë festën më të rëndësishme të besimit të tyre, lindjen e Jezu Krishtit.

Në katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, u zhvillua mesha e shenjtë e Krishtlindjeve.

Në këtë vigjilie Krishtlindjesh, besimtarët kryejnë të gjitha ritet, ndërsa nuk mungon lutja në kishë./abcnews.al

SHBA thellon luftën me BE, ish-eurokomisionerit i mohohet viza

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:45

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do t’u mohojnë vizat pesë personave, mes tyre edhe një ish-komisioner i Bashkimit Evropian, me arsyetimin se kanë tentuar të “detyrojnë” platformat amerikane të rrjeteve sociale të shtypin pikëpamje që nuk i mbështesin.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se masat prekin individë që, sipas Uashingtonit, kanë avancuar politika censurimi përmes shteteve të huaja dhe organizatave joqeveritare, duke synuar folës dhe kompani amerikane. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara” që kanë promovuar goditje ndaj lirisë së shprehjes.

Në mesin e personave të përfshirë është Thierry Breton, ish-komisioneri evropian për tregun e brendshëm dhe rregullator i lartë i teknologjisë në Komisionin Evropian. Departamenti i Shtetit e përshkroi Breton si “arkitektin” e Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA) të BE-së, i cili vendos detyrime të forta për moderimin e përmbajtjes në rrjetet sociale.

Breton reagoi duke e quajtur vendimin një “gjueti shtrigash”, ndërsa në një postim në platformën X shkroi: “Për miqtë tanë amerikanë: Censura nuk është aty ku mendoni se është”.

Akti për Shërbimet Digjitale ka ngjallur kritika të forta nga konservatorë amerikanë, të cilët pretendojnë se ai synon të censurojë opinionet e djathta. Brukseli i ka mohuar këto akuza. Breton ka pasur përplasje të drejtpërdrejta edhe me Elon Musk, pronarin e platformës X, lidhur me zbatimin e rregullave evropiane.

Së fundmi, Komisioni Evropian e gjobiti platformën X me 120 milionë euro, gjoba e parë e vendosur sipas DSA-së, duke argumentuar se sistemi i verifikimit me shenjën blu ishte “mashtrues” pasi nuk verifikonte realisht përdoruesit. Si kundërpërgjigje, X bllokoi Komisionin Evropian nga reklamimi në platformë.

“Protestat e Berishës nuk mbështeten nga qytetarët”/ Kthupi: Përjashton nga partia ata që nuk i binden

By: Re Nato
24 December 2025 at 23:33

Avokati Rezart Kthupi thotë se protestat e thirrura nga kreu i PD, Sali Berisha nuk mbështeten nga qytetarët.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kthupi u shpreh se Berisha përjashton nga partia ata që nuk i binden.

“Mendoj që ajo që kërkon Berisha është të rivitalizojë simpatizantët, por jo qytetarët. Protestat nuk mund të jenë politike. Duhet të sillet dhe të mbahet në këmbë nga qytetarët. Qytetarët nuk kanë marrë pjesë në këto protesta. Analiza është proces ndryshe nga botimi i librit. Ai libër ishte i vlefshëm për raportin e misionit të OSBE ODIHR. Sa i përket analizës, PD ka alergji. Lidershipi i partisë nuk ka marrë kurrë përgjegjësi. Statuti u shkel që kur zoti Salianji u ftua si anëtar i Kryesisë. Pas daljes nga burgu, Berisha vendosi ta shpërblente Salianji. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo parti ka funksionuar gjithmonë në atë formë. Përjashtohesh nëse je kundra Sali Berishës. Tani që nuk i shërben Berishës, është tradhtar i radhës”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌