Normal view

Benzina mori flakë gjatë riparimit të skafit, detaje nga aksidenti me 4 të plagosur në Porto Palermo

17 August 2026 at 21:24

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Porto Palermo ku katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit gjatë riparimit të motorit të një skafi.

Sipas uniformave blu, rreth orës 19:20, katër shtetasit XH. I., 40 vjeç, A. O., 38 vjeç, M. M., 25 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore Himarë për ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ata kanë pësuar djegie pasi kanë rënë në kontakt me benzinën gjatë riparimit të motorit të skafit.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Benzina mori flakë gjatë riparimit të skafit, detaje nga aksidenti me 4 të plagosur në Porto Palermo appeared first on Euronews Albania.

79 ditë protestë në Tiranë/ Pas përplasjes mes protestuesve, thirrje për unitet

17 August 2026 at 21:01

Protesta e opozitës në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të të tubimeve. Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas përplasjes mes disa prej protestuesve gjatë tubimit të së dielës.

Si çdo mbrëmje, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Tubuesit janë ndalur përpara Kryeministrisë, ku kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në protestë janë përsëritur gjithashtu kërkesat për ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Tubimi i sotëm vjen pas incidentit të mbrëmshëm, kur protestuesit u ndanë në dy grupe dhe u përfshinë në një përplasje me ofendime dhe tensione. Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur edhe një përplasje fizike të izoluar.

Në protestën e 79-të ka folur edhe Agron Jemini, i njohur si “Agroni i Flamurit”, i cili ishte në qendër të incidentit të një nate më parë. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa, ndërsa protestuesve u ka kërkuar të ruajnë unitetin dhe të mos përçahen.

The post 79 ditë protestë në Tiranë/ Pas përplasjes mes protestuesve, thirrje për unitet appeared first on Euronews Albania.

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda

17 August 2026 at 20:53

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga benzina.

Sipas informacioneve paraprake, katër personat kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të shpërthimit.

The post Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda appeared first on Euronews Albania.

Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në territorin e vendit

17 August 2026 at 20:39

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, ndërsa tre të tjera janë në monitorim. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e situatës deri në orën 20:00 të 17 gushtit.

Gjatë ditës janë regjistruar 13 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 424 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Vatrat kryesore aktive:

Mali i Dajtit, Tiranë: Operacioni vijon me forcat në terren dhe mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Priska është nën kontroll dhe në monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar.

Gurë-Lurë, Dibër: Në terren janë angazhuar 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe dy avionë “Air Tractor”. Korridoret e hapura kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës: Zjarri është shuar në krahun e Bulqizës, ndërsa mbetet aktiv në drejtim të Selishtës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Bruç, Mat: Operacioni vijon në terren të vështirë, me forca vendore dhe vullnetare, të mbështetura nga një helikopter i FA. Nuk raportohet rrezik për banesa, stane apo blegtori.

Lufaj, Mirditë: Strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjen, ndërsa dy mjete zjarrfikëse të FA, me nëntë efektivë, janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri. Vatra aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë: Operacioni vijon me 9 efektivë të MZSH-së, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në Rrjoll është shuar plotësisht.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po menaxhohet përmes një angazhimi të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile, me përqendrim të kapaciteteve tokësore dhe ajrore në zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive.

Në shumicën e vatrave nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa disa prej tyre janë izoluar, vënë nën kontroll ose janë shuar plotësisht.

The post Zjarret në Shqipëri, 7 vatra aktive në territorin e vendit appeared first on Euronews Albania.

“Mos i lini të fitojnë”: Erdogan, Khamenei dhe Mamdani në posterin zgjedhor të Netanyahut

17 August 2026 at 20:29

Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur një poster fushate në Tel Aviv me fytyrat e udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei , presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësit të Hezbollahut, Naim Qassem dhe kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Zoran Mamdani .

Me sfond të zi, në poster shkruhet me shkronja të mëdha: “Ata duan që Netanyahu të humbasë, mos i lini të fitojnë”.

Netanyahu më pas e ripostoi vetë imazhin, duke shkruar: “Mos i lini të fitojnë”.

Posteri shfaqet ndërsa partitë politike izraelite intensifikojnë aktivitetet e tyre të fushatës përpara zgjedhjeve vendimtare të 27 tetorit .

The post “Mos i lini të fitojnë”: Erdogan, Khamenei dhe Mamdani në posterin zgjedhor të Netanyahut appeared first on Euronews Albania.

Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, Kanye West i drejtohet Rusisë

17 August 2026 at 20:19

Reperi amerikan Kanye West do të performojë në Shën Petersburg në tetor, sipas një postimi nga menaxherët e Gazprom Arena, stadiumit ku janë planifikuar të zhvillohen koncertet e tij.

Koncertet dhe paraqitjet e West u anuluan ose u ndaluan në disa vende evropiane këtë vit, pas një sërë deklaratash antisemite që ai bëri, në të cilat ai vlerësoi Adolf Hitlerin dhe përdori simbole naziste.

West kërkoi falje në janar për komentet, të cilat ai ia atribuoi një dëmtimi të padiagnostikuar të trurit dhe një çrregullimi mendor për të cilin nuk po merr trajtim. Nëse koncertet zhvillohen, West do të bëhet një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës që viziton Rusinë që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Çmimet e biletave për dy koncertet, të planifikuara për 10 dhe 11 tetor, fillojnë nga 9,000 rubla (106 dollarë) dhe biletat më të lira u shitën brenda një ore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Biletat më të shtrenjta kushtojnë 160,000 rubla (1,885 dollarë).

Gazprom Arena është shtëpia e ekipit të futbollit Zenit të Shën Petersburgut dhe ka një kapacitet prej afërsisht 70,000 spektatorësh.

The post Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, Kanye West i drejtohet Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Galatasaray përgatit ofertën e majme për Bruno Fernandes

17 August 2026 at 20:14

Galatasaray po përgatit një ofertë prej rreth 42.7 milionë paundësh për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, ndërsa klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë yllin portugez këtë verë.

Sipas raportimeve, Galatasaray është gati t’i ofrojë Fernandesit një pagë prej 18.3 milionë paundësh në vit, që për shkak të sistemit tatimor në Turqi do t’i mundësonte atij të fitojë pothuajse dyfishin e pagës që merr aktualisht në Manchester.

Fernandes, 31-vjeçar, dëshiron të qëndrojë te United dhe synon ta udhëheqë skuadrën drejt luftës për titullin e Premier League.

Ai ka edhe një vit kontratë, me opsion për një sezon shtesë, ndërsa deri tani nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.

“Manchester United e di se do t’i kushtonte shumë më tepër për ta zëvendësuar Fernandesin në tregun aktual. Për këtë arsye, klubi nuk ka plane ta shesë kapitenin”, raportohet në Angli.
Për Fernandesin interesim kanë shfaqur edhe Atletico Madrid, Juventus dhe AC Milan, por Galatasaray duket se është klubi që po përgatit ofertën më konkrete.

The post Galatasaray përgatit ofertën e majme për Bruno Fernandes appeared first on Euronews Albania.

Ukraina kërkon të dyshuarin në skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon në Bosnje

17 August 2026 at 20:05

Ukraina kërkon të dyshuarin në skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Pothuajse katër vjet pas skandalit në të cilën u përvetësuan paratë e destinuara për blerjen e armatimit nga Ukraina për mbrojtjen ndaj pushtimit rus, çështja po hetohet nga institucionet e drejtësisë në disa shtete, ndërsa gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Prokuroria ukrainase konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) se Matias Zubak, një sipërmarrës kroat dhe pronar i njërës prej kompanive që morën pjesë në blerjen e dështuar, ka statusin e të dyshuarit dhe se është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës porositi në tetor 2022 nga kompania ukrainase Lviv Arsenal 100.000 predha mortajash, me vlerë 36.6 milionë dollarësh.
Paratë u paguan paraprakisht, por predhat nuk u dorëzuan kurrë, ngjarje për të cilën REL-i kishte raportuar më herët. Përveç Lviv Arsenal, në marrëveshjen e kontraktuar morën pjesë edhe kompani nga disa vende evropiane, ndër to kompania sllovake Sevotech dhe WDG Promet nga Zagrebi.

Ndërkohë, kompania nga Zagrebi u vu në qendër të hetimeve të drejtësisë edhe në Bosnje e Hercegovinë për shkak të blerjes së fabrikës së eksplozivëve Vitezit në Bosnjën qendrore. Në dokumentet e drejtësisë ukrainase thuhet se fabrika u ble me paratë që ishin destinuar për armatimin e Ukrainës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës konfirmoi për REL-in se Departamenti kryesor i hetimeve i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë, po zhvillon hetim në të cilin Zubak ka statusin e të dyshuarit.

Emri i tij ishte publikuar më herët në listën e personave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës që fshihen nga organet hetimore, ndërsa prokuroria ukrainase tani ka konfirmuar se ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Prokuroria thanë se hetimi është pezulluar pasi Zubak është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ligji ukrainas parashikon rifillimin e hetimeve pasi të përcaktohet vendndodhja e tij.

Kërkimi ndërkombëtar mund të zhvillohet me ndihmën e policisë ndërkombëtare, INTERPOL dhe përmes mekanizmave të tjerë të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Emri i Zubakut aktualisht nuk figuron në bazën publike të INTERPOL-it për njoftim të kuqe të kërkimit, ndërsa REL-i nuk ka mundur të marrë nga kjo organizatë informacion nëse ndaj tij është lëshuar kërkim ndërkombëtar policor./REL

The post Ukraina kërkon të dyshuarin në skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon në Bosnje appeared first on Euronews Albania.

Neymar bëhet i pari që largohet nga fusha për shkak të rregullit të ri

17 August 2026 at 19:47

Neymar është bërë futbollisti i parë në elitën braziliane që detyrohet të largohet për një minutë nga fusha, pas testimit të një rregulli të ri kundër humbjes së kohës nga portierët.

Rregulli parashikon që, nëse loja ndërpritet për shkak të trajtimit mjekësor të portierit, trajneri duhet të largojë menjëherë një lojtar fushe për një minutë.

Nëse nuk caktohet askush brenda 10 sekondave, kapiteni detyrohet të largohet.
Në fitoren 3-0 të Santos ndaj Vasco da Gama, portieri Gabriel Brazao kërkoi trajtim mjekësor, por trajneri nuk caktoi lojtar brenda afatit.

Për pasojë, arbitri urdhëroi kapitenin Neymar të linte fushën për një minutë.
Rregulli pritet të testohet edhe në kompeticione të tjera, përfshirë Premier League, me synimin për të reduktuar vonesat dhe simulimet e problemeve mjekësore nga portierët.

The post Neymar bëhet i pari që largohet nga fusha për shkak të rregullit të ri appeared first on Euronews Albania.

Inxhinieri i Adobe u pushua nga puna për shkak të AI dhe u bë shofer autobusi shkolle

17 August 2026 at 19:20

Pasi ndërtoi një karrierë të fuqishme në teknologji, duke përfshirë 25 vjet në Adobe, një inxhinier softuerësh e gjeti veten përballë një kërkimi të vështirë pune pasi u pushua nga puna. Ai luftoi për të gjetur një punë për një vit, pastaj e la industrinë dhe tani punon si shofer autobusi. Puna e tij e re paguhet më pak, por ai ndihet i kënaqur dhe ka kolegë “të kujdesshëm”.

Kjo nuk është një histori për lodhjen ose zhgënjimin me vetë teknologjinë. Bëhet fjalë për atë që ndodh kur besnikëria takon efikasitetin, kur një industri e tërë vendos se njohuritë institucionale janë të disponueshme dhe më pas e bën pothuajse të pamundur që njerëzit me përvojë të gjejnë punë diku tjetër, shkruan Times of India.

Nga Silicon Valley në autobusin e shkollës

James Strawn kaloi mbi 25 vjet në Adobe si inxhinier i lartë i cilësisë së softuerëve. Megjithatë, ai u pushua nga puna vitin e kaluar, pas më shumë se dy dekadash njohurish dhe përkushtimi institucional. Ndërsa shumica prej nesh supozojmë se një inxhinier i lartë do të gjente lehtësisht një punë pas kësaj, për Strawn, kjo nuk ishte çështja. Refuzimet automatike, rekrutuesit fantazmë dhe mungesa e përgjigjeve e bënë të rimendonte të gjithë karrierën e tij. Në një postim të ndarë në LinkedIn, Strawn zbuloi se ndihej ‘i demoralizuar’ dhe ‘i diskriminuar’. Kështu që Strawn bëri një zgjedhje që do të kishte qenë e paimagjinueshme për të një vit më parë. Ai u bë shofer autobusi shkolle.

Puna sigurisht që paguhet më pak dhe ndoshta është më pak joshëse krahasuar me pozicionin e tij në Silicon Valley, por ai është i lumtur. Kolegët e tij janë të sjellshëm me të dhe ai ka kohë për njerëzit që i do. ​​Në fund të fundit, kjo është ajo që ka rëndësi, apo jo? “Javën tjetër filloj karrierën time të re, dhe shpresojmë përfundimtare, si shofer autobusi shkollor për distriktin tim shkollor lokal. Paguhet shumë më pak se puna ime e mëparshme, por është argëtuese, fëmijët janë të mirë (kryesisht) dhe kolegët e mi janë të kujdesshëm, të sjellshëm dhe të thjeshtë”, tha James Strawn.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për ish-kolegët e tij dhe lidhjet në LinkedIn që e kontaktuan gjatë kohës sfiduese. “Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. Janë njerëz si ju që më bëjnë të lumtur që pata një karrierë kaq të gjatë në Accolade dhe Adobe.”

The post Inxhinieri i Adobe u pushua nga puna për shkak të AI dhe u bë shofer autobusi shkolle appeared first on Euronews Albania.

Rusi, partia kundër luftës “Yablako” përjashtohet përgjithmonë nga proceset zgjedhore

17 August 2026 at 19:14

Gjykata Supreme e Rusisë hodhi poshtë të hënën një apel nga partia kundër luftës Yablako kundër vendimit të javës së kaluar që e ndalonte atë të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Gjykata e vendosi ndalimin një javë më parë, duke përjashtuar të vetmen parti politike të regjistruar që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Padia kundër Yablakos u ngrit nga Rodina (“Atdheu”), një parti e vogël nacionaliste që mbështet Kremlinin.

Lideri i Rodinës e akuzoi Yablakon se është një lëvizje e mbështetur nga Perëndimi që kërkon të minojë si procesin zgjedhor ashtu edhe vetë Rusinë.

Yablako i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se shpreh vullnetin e miliona rusëve që duan t’i jepet fund luftës.

The post Rusi, partia kundër luftës “Yablako” përjashtohet përgjithmonë nga proceset zgjedhore appeared first on Euronews Albania.

Qeni më i shëmtuar në botë për vitin 2026

17 August 2026 at 19:02

Edicioni i 50-të i konkursit amerikan për përzgjedhjen e qenit më të shëmtuar në botë i solli fitoren një qenushi gjashtëvjeçar me emrin Jeannie Lou, shkruan Euronews.

Garuesit në konkursin tradicional të bukurisë kanë një tipar të përbashkët: gjenetika e tyre nuk ka qenë veçanërisht e mirë me ta, por kjo nuk do të thotë që pronarët e tyre i duan më pak.

Gara e këtij viti u mbajt më 14 gusht në Sonoma County Fairgrounds në Kaliforni, dhe fituesja, Jeannie Lou, i fitoi pronares së saj Michelle Grady një çmim prej 5,000 dollarësh dhe një udhëtim në New York për t’u shfaqur së bashku në “Today Show” të NBC.

Vendi i dytë i shkoi Pinky-t, një përzierje albino pomeranian-chihuahua e dallueshme nga shikimi i saj i qelqtë, ndërsa vendi i tretë i shkoi Otto-s, një përzierje çihuahua e lindur me një buzë të dyfishtë të çarë.

Konkursi u themelua në vitin 1976 dhe qëllimi i tij nuk është të tall kafshët, por të promovojë adoptimin e të gjithë qenve, pavarësisht defekteve dhe papërsosmërive të tyre fizike.

The post Qeni më i shëmtuar në botë për vitin 2026 appeared first on Euronews Albania.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

17 August 2026 at 18:56

Aktorja amerikane Hayden Panettiere pësoi arrest kardiak pas një mbidoze të dyshuar në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut, sipas një regjistrimi të komunikimeve të dispeçerëve të urgjencës të siguruar nga Neë York Post.

Një person i paidentifikuar që e njeh Panettiere telefonoi 911 në orën 13:51 të dielën nga një apartament në Greenville, Karolina e Jugut, për të raportuar se gruaja ishte pa ndjenja dhe në arrest kardiak.

Ekipet e urgjencës u përpoqën ta sillnin aktoren 36-vjeçare, me origjinë nga Palisades, New York, duke përdorur mbështetje të avancuar kardiake.

Disa minuta më vonë, një tjetër anëtar i ekipit të ambulancës tha se po shkonte në ndërhyrje për një “mbidozë” të mundshme në të njëjtën adresë dhe se “ringjallja është në proces”.

Panettiere u shpall e vdekur në orën 14:32, vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 37-të.

Nuk dihet se kush e telefonoi 911.

Policia tha të dielën se një “i njohur” e kishte gjetur atë, por nuk e zbuloi identitetin e tij.

Sipas raportimeve të medias, Panettiere udhëtoi nga Los Angeles të shtunën me partnerin e saj, Brian Hickerson, i cili herë pas here takohej me të, megjithatë, nuk dihet nëse ai është personi që e gjeti atë.

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere appeared first on Euronews Albania.

Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos

17 August 2026 at 18:22

Tre persona u nxorën të vdekur pasi një helikopter privat u rrëzua pranë heliportit të Sifnos, në zonën e Tholos.

Ata janë piloti i helikopterit dhe 2 pasagjerët që ndodheshin në bordin e helikopterit privat Belavia që u rrëzua pak pas orës gjashtë të pasdites në zonën e Tholos të Sifnos, pranë heliportit.

Menjëherë pas rrëzimit, shpërtheu një zjarr. Ekipet e shpëtimit dhe forcat e zjarrfikësve nxituan në vendin e tragjedisë, të cilët menjëherë u përballën me zjarrin.

Helikopteri u rrëzua pranë shtëpive. Ai ishte ngritur nga Markopoulo dhe u rrëzua gjatë uljes në ishull.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u informua për incidentin sot, më 17 gusht 2026, afërsisht në orën 18:17.

2 zjarrfikës me 1 automjet po operojnë, ndërsa një ekip shpëtimi po udhëton nga Syros me motoskafin RAFNAR të Departamentit të Zjarrfikësve.

The post Greqi, 3 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në ishullin Sifnos appeared first on Euronews Albania.

Huthit pretendojnë se kanë sulmuar anije saudite, 4 të vrarë në Jemen

17 August 2026 at 18:09

Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pretenduar se kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije përcjellëse në Detin e Kuq.

Lajmi është bërë i ditur më 17 gusht nga zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, i cili përmes rrjeteve sociale deklaroi se anija saudite ishte goditur me raketa nga zona e Moçës, në bregun e Jemenit.

Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet saudite lidhur me pretendimin e rebelëve jemenas.

Ndërkohë, duke iu referuar mediave lokale, “Al Jazeera” raportoi se katër persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në sulmet e fundit të Huthive në qytetet jemenase të Maribit dhe Moçës.

Sipas autoriteteve lokale, gjashtë raketa balistike dhe katër dronë goditën Maribin, duke plagosur katër persona. Ndërkohë, qyteti portual i Moçës raportohet se është shënjestruar nga Huthit edhe gjatë ditëve të fundit.

Më herët, gjashtë persona, mes tyre tre shtetas pakistanezë, u raportuan të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur pas një sulmi të Huthive ndaj një anijeje mallrash pranë Moçës, në Detin e Kuq.

Tensionet në rajon janë përshkallëzuar në javët e fundit. Muajin e kaluar, rebelët Huthi njoftuan se do të vendosnin një bllokadë ndaj porteve saudite.

The post Huthit pretendojnë se kanë sulmuar anije saudite, 4 të vrarë në Jemen appeared first on Euronews Albania.

Helikopteri privat rrëzohet pranë banesave në ishullin grek, dyshohet për viktima (VIDEO)

17 August 2026 at 18:02

Tre persona u gjetën pa ndjenja në bordin e një helikopteri privat që u rrëzua pak pas orës gjashtë të pasdites në zonën Tholos të Sifnos, ne Greqi.

Menjëherë pas rrëzimit, shpërtheu një zjarr. Ekipet e shpëtimit dhe forcat e zjarrfikësve nxituan në vendin e rrëzimit, të cilët menjëherë u përballën me zjarrin. Helikopteri u rrëzua pranë shtëpive, shkruan Protothema.

Qendra Operacionale e Departamentit të Zjarrfikësve u informua për incidentin sot, më 17 gusht 2026, afërsisht në orën 18:17.

2 zjarrfikës me 1 automjet po operojnë, ndërsa një ekip shpëtimi po udhëton nga Syros me motoskafin RAFNAR të Departamentit të Zjarrfikësve.

The post Helikopteri privat rrëzohet pranë banesave në ishullin grek, dyshohet për viktima (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

10 të plagosur dhe 1 i zhdukur nga përplasja e varkave në brigjet e Kanës

17 August 2026 at 17:55

Një hetim është duke u zhvilluar për rrethanat e një përplasjeje midis dy anijeve argëtuese në brigjet e Kanës, në Francën jugore, në të cilën u plagosën dhjetë persona, ndërsa një 22-vjeçar është ende i zhdukur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:45 të së dielës në Gjirin e Napolit, kur, në rrethana që po hetohen, një anije e tipit Pardo me 11 persona në bord dhe një anije e fryrë me dhjetë persona në bord u përplasën. Të dyja anijet valëvitnin flamurin francez.

Forca e përplasjes bëri që të dhjetë personat në bordin e varkës së fryrë të hidheshin në det. Një total prej dhjetë personash u plagosën në aksident, përfshirë disa adoleshentë, sipas Departamentit të Zjarrfikësve.

Një operacion i madh shpëtimi nisi menjëherë pas përplasjes. Ekipet e shpëtimit nxorën gjithsej 20 persona, të cilët u dërguan në portet e La Napoule dhe La Rague, në Mandelieu-la-Napoule.

Nga të plagosurit, gjashtë u përshkruan si të lënduar lehtë, ndërsa katër ishin në gjendje të rëndë. Këta të fundit u transportuan me ambulancë dhe helikopter në spitalet në Kanë, Antib, Nisë dhe Tulon.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të përplasjes.

The post 10 të plagosur dhe 1 i zhdukur nga përplasja e varkave në brigjet e Kanës appeared first on Euronews Albania.

23 të vdekur nga cikloni tropikal në Filipine

17 August 2026 at 17:44

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e cikloneve tropikale Luis dhe Maymay, të shoqëruara me reshje të dendura musonike që kanë goditur vendin.

Sipas Agjencisë Filipinase të Lajmeve (PNA), zyrtari i Zyrës së Mbrojtjes Civile, Diego Mariano, bëri të ditur se situata vijon të jetë problematike në disa zona të vendit.

Më shumë se 24 mijë persona janë evakuuar dhe aktualisht strehohen në 523 qendra evakuimi, ndërsa mbi 5 milionë njerëz janë prekur nga fenomenet ekstreme të motit.

Bilanci i viktimave është 23 të vdekur dhe 17 të plagosur, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga ciklonet dhe reshjet e dendura.

The post 23 të vdekur nga cikloni tropikal në Filipine appeared first on Euronews Albania.

Ministri izraelit: Vritni 30-40 palestinezë në Gaza çdo natë

17 August 2026 at 17:34

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se forcat izraelite duhet të “vrasin 30 ose 40” palestinezë në Gaza çdo natë dhe të mos kufizohen vetëm tek “ata që paraqesin rrezik në atë moment të veçantë”.

Ministri i ekstremit të djathtë në qeverinë e Netanyahut i bëri këto deklarata ndërsa fliste në një podcast me Rom Braslavskyn, një ish-peng i Hamasit në Gaza, shkruan Al Jazeera.

“Ka njerëz atje që nuk meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, shtoi Ben-Gvir, ndërsa bëri thirrje për vrasje të synuara të palestinezëve në Gaza.
Gvir tha gjithashtu se nuk pajtohet me vendimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të kufizuar sulmet ushtarake në Gaza, ndërsa theksoi se palestinezët duhet ta braktisin përgjithmonë enklavën, së bashku me krijimin e vendbanimeve izraelite në zonë.

Diku tjetër, ministri izraelit i premtoi Braslavskyt se do të kërkonte që të lejohej të merrte pjesë personalisht në rast se dënimi me vdekje do të zbatohej ndaj të burgosurve palestinezë. Izraeli kohët e fundit miratoi dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar nga gjykatat ushtarake për sulme vrasëse kundër izraelitëve.

‘Kam një kërkesë personale dhe ju shoh vërtet në sy, z. Ministër. Më lejoni të jem unë ai që do t’i var ata’, i tha Braslavsky Ben-Gvir. ‘Nuk dua litar, dua këmbëzën e një arme. Me duart e mia, do të ekzekutoj çdo terrorist në shtetin e Izraelit’, shtoi ai.

“Do ta mërzis botën që kjo të ndodhë. Ju premtoj se do të bëj gjithçka që mundem dhe do ta mërzis botën derisa të ndodhë”, u përgjigj ministri izraelit.

The post Ministri izraelit: Vritni 30-40 palestinezë në Gaza çdo natë appeared first on Euronews Albania.

Hayden Panettiere, ylli i “Heroes” dhe “Nashville”, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare

17 August 2026 at 17:31

Hayden Panettiere , një aktore që e nisi karrierën e saj që në fëmijëri dhe që më vonë luajti në filmat “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë, konfirmoi përfaqësuesi i saj për ABC News. Ajo ishte 36 vjeç.

Panettiere vdiq në Karolinën e Jugut. Hetimi për vdekjen e saj është “në vazhdim”, sipas përfaqësuesit të saj.

Babai i Panettiere kërkoi privatësi “ndërsa familja jonë merr kohë për të përpunuar këtë humbje të paimagjinueshme”.

“Me trishtim të thellë ndajmë ndarjen tragjike nga jeta të Hayden-it tonë të dashur”, tha babai i saj, Skip Panettiere, në një deklaratë për ABC News të dielën. “Ajo ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës që u solli dashuri dhe gëzim të pamasë të gjithë atyre që e njihnin – dhe miliona njerëzve që e panë në ekran.”

Duke filluar si një yll fëmijërie, me një karrierë të gjatë si në televizion ashtu edhe në film, Panettiere mbahet mend për rolet e saj si Claire Bennet në serialin e famshëm “Heroes” dhe si Juliette Barnes në dramën muzikore “Nashville”.

Ajo gjithashtu luajti në “Remember the Titans”, “Raising Helen”, “Ice Princess” dhe “Scream 4”.

Panettiere kishte qenë e sinqertë rreth vështirësive të saj që nga fëmijëria deri në moshën madhore. Ajo publikoi një kujtim këtë maj të titulluar “Kjo jam unë: Një llogaridhënie”.

Në kujtime, ajo ndau “një vështrim të rrallë dhe intim në jetën e saj pas dyerve të mbyllura, duke folur hapur rreth depresionit pas lindjes, varësisë dhe rikuperimit, traumës, dhunës në familje dhe humbjes”, sipas një sinopsisi për librin e saj.

Ajo është nënë e një fëmije, një vajze Kaya Klitschko, të cilën e pati në vitin 2014 me ish-të fejuarin e saj, kampionin e peshave të rënda Wladimir Klitschko.

Në një intervistë për “Good Morning America” ​​në vitin 2022, Panetierre foli hapur rreth përballjes me alkoolizmin dhe depresionin pas lindjes.

“Nuk e dija ku po mbaronte alkoolizmi dhe ku po fillonte periudha pas lindjes”, tha Panetierre. “Dhe isha shumë e lodhur.”

Ajo tha se vitet që pasuan rolin e saj në “Nashville” kishin “qenë të vështira”. Ajo tha, “Vitet e mëparshme ishin shumë të vështira edhe për mua. Dhe unë thjesht kisha nevojë për një pushim.”

Panetierre vazhdoi të riinterpretonte rolin e saj si Kirby Reed në serialin “Scream”, i cili u publikua në mars të vitit 2023.

Vëllai i saj, Jansen Panettiere, vdiq papritur në shkurt të vitit 2023 nga kardiomegalia (zemra e zmadhuar) e shoqëruar me komplikime të valvulës aortale, tha familja e tij në një deklaratë në atë kohë. Ai ishte 28 vjeç.

Hayden Panettiere foli hapur për pikëllimin e saj, duke thënë në një intervistë për People dy vjet pas vdekjes së tij: “Gjithmonë do të jem zemërthyer për këtë”.

“Nuk do të jem kurrë në gjendje ta kaloj këtë,” i tha ajo medias. “Pavarësisht se sa vite kalojnë, nuk do ta kaloj kurrë humbjen e tij.”

Panettiere do të mbushte 37 vjeç të premten.

The post Hayden Panettiere, ylli i “Heroes” dhe “Nashville”, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare appeared first on Euronews Albania.

❌