Normal view

I dërguari i Trump, Kushner takohet me liderin e Hamasit, diskutohet plani i paqes për Gazën

16 August 2026 at 22:44

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka zhvilluar bisedime të rralla me drejtuesit e Hamasit për zbatimin e planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për paqen në Gaza.

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se Kushner, u takua të dielën në Egjipt me një delegacion të udhëhequr nga lideri i ri i Hamasit, Khalil al-Hayya.

Takimi konsiderohet i rëndësishëm pasi është kontakti i parë i këtij niveli që prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit për Rripin e Gazës vitin e kaluar.

Sipas raportimeve, në bisedime morën pjesë edhe të dërguarit e Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe përfaqësues të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, vende që kanë ndërmjetësuar në përpjekjet për paqe.

Nuk është publikuar ende një deklaratë zyrtare mbi rezultatet e takimit. Bisedimet raportohet se janë përqendruar te hapat konkretë për çarmatimin e Hamasit, tërheqja e trupave izraelite dhe përpjekjet humanitare në Gaza.

Muajin e kaluar, Bordi i Paqes i drejtuar nga Trump njoftoi se ishte arritur marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Megjithatë, javën e kaluar Izraeli kundërshtoi planin 15-pikësh të Trump, i cili parashikon gjithashtu tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës nën një administratë të re civile palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit përpara zbatimit të marrëveshjes dhe se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet deri në përmbushjen e këtij kushti.

Ndërkohë, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Arabia Saudite, Jordania, Turqia, Pakistani dhe Indonezia dënuan të dielën kundërshtimin e planit amerikan nga Izraeli, duke paralajmëruar se kjo rrezikon përpjekjet e Trump për paqe.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, Kushner zhvilloi gjithashtu një takim me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Sipas mediave izraelite, Kushner, Mladenov dhe Blair pritet të takohen të hënën me Netanyahun për të çuar përpara planin amerikan për Gazën.

The post I dërguari i Trump, Kushner takohet me liderin e Hamasit, diskutohet plani i paqes për Gazën appeared first on Euronews Albania.

Trafik në aksin Elbasan–Tiranë, radhë të gjata drejt kryeqytetit

16 August 2026 at 22:23

Trafik i rënduar dhe radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Tiranë, me situatën më problematike në dalje të Elbasanit, në drejtim të kryeqytetit.

Fluksi i lartë i automjeteve pas përfundimit të fundjavës, i shtuar edhe nga lëvizjet e emigrantëve gjatë muajit gusht, ka sjellë vështirësi në qarkullim dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

The post Trafik në aksin Elbasan–Tiranë, radhë të gjata drejt kryeqytetit appeared first on Euronews Albania.

Tensione në ditën e 78-të të protestës

16 August 2026 at 22:20

Qytetarët u mbledhën sot sërish në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të protestuar kundër qeverisë në ditën e 78 të protestës.

Pas fjalimeve para kryeministrisë, më pas, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë tubimit, pati tensione mes dy grupe protestuesish. Persona të tjerë në protestë ndërhynë për t’i ndarë dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.

Prej tre ditësh pjesë e protestës kanë qenë dhe shqiptarët nga diaspora. Në fjalimet e ditës sotme organizatorët bën thirrje për më shumë pjesëmarrje në tubimet.

Tensione në ditën e 78 të protestës #albania pic.twitter.com/0cG6Fjf5Yp

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 16, 2026

The post Tensione në ditën e 78-të të protestës appeared first on Euronews Albania.

Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit

16 August 2026 at 22:16

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë viti i tij i fundit si futbollist profesionist, duke iu afruar kështu fundit të një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 41-vjeçari deklaroi se tashmë ka menduar edhe për jetën pas futbollit.

“Ky është ndoshta viti im i fundit në futboll dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, tha Ronaldo, duke shtuar se e ardhmja e tij pas tërheqjes është e planifikuar.

Ronaldo tha se ka shumë aktivitete me të cilat synon të merret, duke përmendur udhëtimet dhe padelin mes gjërave që i pëlqejnë më shumë. Sipas tij, përfundimi i karrierës në futboll mund të krijojë një boshllëk të madh, ndaj koha duhet të mbushet me aktivitete të ndryshme.

“Dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar, atë që kemi fituar. Në fund të fundit, kanë qenë 25 vite me shumë sakrifica”, u shpreh portugezi.

Cristiano Ronaldo konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të historisë. Ai ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa është shpallur kampion në Angli, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite.

Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, ndërsa mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj.

Aktualisht ai numëron 976 gola për klubet dhe kombëtaren, vetëm 24 larg shifrës historike prej 1.000 golash në karrierën profesioniste.

Ronaldo luan aktualisht për Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin.

The post Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit appeared first on Euronews Albania.

Stuhi e fuqishme në SHBA, breshëri arrin deri në 90 centimetra

16 August 2026 at 22:06

Moti i keq ka goditur zonën metropolitane të Denverit në SHBA, ku reshjet e dendura të shiut dhe breshëri shkaktuan përmbytje të rrugëve, bllokuan automjete dhe detyruan ekipet e emergjencës të ndërhynin për shpëtimin e disa personave.

Stuhitë goditën pasditen e së shtunës qarqet Douglas dhe Arapahoe, ku në disa zona breshëri arriti në një trashësi deri në rreth 90 centimetra. Për pastrimin dhe hapjen e rrugëve u përdorën edhe mjete borëpastruese.

Sipas autoriteteve lokale, përmbytjet e menjëhershme i bënë disa akse të pakalueshme, ndërsa ekipet e emergjencës kryen afro një duzinë operacionesh për shpëtimin e personave të bllokuar në automjete.

South Metro Fire Rescue ndërhyri gjithashtu në dy raste në Chatfield State Park, ku katër persona dhe një qen, të cilët ndodheshin mbi dërrasa paddleboard, u gjendën në vështirësi pasi era u forcua.

Autoritetet u bënë thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë motit të keq dhe të mos tentojnë të kalojnë me automjete në rrugët e përmbytura, pasi niveli dhe shpejtësia e ujit mund të jenë më të mëdha nga sa duken.

The post Stuhi e fuqishme në SHBA, breshëri arrin deri në 90 centimetra appeared first on Euronews Albania.

“Presim edhe 30 ditë, presim lirimin e drejtuesve të UÇK”

16 August 2026 at 21:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë.

“Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”.

Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim. Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi. Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, shkroi në Facebook, Hamza.

The post “Presim edhe 30 ditë, presim lirimin e drejtuesve të UÇK” appeared first on Euronews Albania.

43 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 10 mbeten aktive. Në Gurë-Lurë vijon operacioni më i madh

16 August 2026 at 20:51

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një perditësim të fundit lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në njoftim bëhet me dije se në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren po operojnë 120 efektivë të FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Malin e Dajtit po vijon puna për shuarjen e zjarrit. Operacioni është mbështetur nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

Në Vakumone, Shëngjergj mësohet se vatra mbetet aktive. Në ndërhyrje janë përfshirë MZSH, vullnetarë dhe strukturat e Njësisë Administrative Shëngjergj. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë, Dibër po vijon një nga operacionet më të mëdha. Janë angazhuar 120 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 ADZM, 15 efektivë MZSH dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Dibër janë angazhuar 11 efektivë MZSH, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA. Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Abaze, Krujë zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Vatra në Zidoll është në monitorim.

Në Lufaj dhe Thari, Mirditë vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse. Në Thari është evidentuar një vatër e re, ku janë nisur ekipet e MZSH dhe është dërguar në mbështetje 1 helikopter.

Në Fushë-Lajë po vijon puna në terren të thyer, ndërsa në Rrjoll, për shkak të terrenit të paarritshëm, situata po monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së vatrës.

Në Dardhë, Librazhd, shërbimi pyjor dhe forcat bashkiake vijojnë punën për shuarjen e vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. KMC, përmes QKOEC, vijon monitorimin dhe koordinimin e situatës në të gjithë territorin.

The post 43 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 10 mbeten aktive. Në Gurë-Lurë vijon operacioni më i madh appeared first on Euronews Albania.

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

16 August 2026 at 20:38

Papa Leo bëri thirrje të dielën për t’i dhënë fund dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar, mes një rritjeje të sulmeve nga kolonët militantë dhe një rrethimi në fshatin Qusra të territorit.

Kolonët izraelitë rrethuan shtëpitë pasi ndërprenë ujin dhe energjinë elektrike, në atë që grupet e të drejtave të njeriut e kanë quajtur një përpjekje e bashkërenduar për të pushtuar më shumë tokë dhe për të pushtuar më tej territorin ku palestinezët synojnë të krijojnë një shtet.

“Përsëris thirrjen time për t’i dhënë fund dhunës së përsëritur kundër popullsisë civile palestineze në Bregun Perëndimor”, tha Papa.

“I kërkoj urgjentisht bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të çuar përpara zgjidhjen me dy shtete, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi Papa pas lutjeve të mesditës në rezidencën e tij Castel Gandolfo jashtë Romës.

Vatikani ka mbështetur prej kohësh idenë e një shteti të ardhshëm palestinez, i cili është njohur nga më shumë se 150 nga 193 shtete anëtare të OKB-së si shtet që përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor.

Qeveria e koalicionit të krahut të djathtë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka mbikëqyrur ndërtimin masiv të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, për të cilin Ministri i Financave Bezalel Smotrich thotë se synon të varrosë idenë e një shteti të tillë.

Kombet e Bashkuara dhe shumica e qeverive i konsiderojnë vendbanimet si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar që lidhet me pushtimin ushtarak. Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967, por argumenton se territori është i diskutueshëm dhe jo i pushtuar.

The post Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

SHBA po shqyrton sanksione të reja ndaj gjyqtarit brazilian, Alexandre de Moraes

16 August 2026 at 20:20

Qeveria amerikane ka diskutuar sanksione të reja kundër gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Brazilit, Alexandre de Moraes, raportoi të dielën Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.

SHBA- të sanksionuan gjyqtarin Moraes vitin e kaluar në korrik sipas Aktit Global Magnitsky, duke e ndëshkuar atë për mbikëqyrjen e gjyqit që çoi në dënimin dhe burgosjen e ish-Presidentit Jair Bolsonaro për përpjekjen e një grushti shteti pasi humbi garën e tij për rizgjedhje në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara i hoqën këto sanksione më vonë në dhjetor.

The post SHBA po shqyrton sanksione të reja ndaj gjyqtarit brazilian, Alexandre de Moraes appeared first on Euronews Albania.

Dita e 78-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

16 August 2026 at 20:05

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të diele në ditën e saj të 78-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ” Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesi marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

The post Dita e 78-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza

16 August 2026 at 19:55

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, KNKK ka lehtësuar transferimin e 35 të burgosurve palestinezë të liruar nga vendkalimi Karem Abu Salem në Spitalin Nasser.

KNKK tha se që nga viti 2023, ajo ka lehtësuar lirimin e 2,700 të burgosurve palestinezë në Gaza, por që nga tetori i atij viti, nuk ka qenë në gjendje të qaset te palestinezët në qendrat e paraburgimit izraelite.

Qendrat izraelite të paraburgimit ndodhen në shkretëtirën Negev, në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Izraelin verior, si dhe atë qendror.

Grupet lokale dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, hetuesit e Kombeve të Bashkuara dhe dëshmitë e mbledhura nga të burgosurit e liruar raportojnë abuzime të përhapura sistemike, duke përfshirë mbipopullim të rëndë, privim të qëllimshëm nga ushqimi dhe ilaçet, si dhe dhunë fizike e seksuale.

The post Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza appeared first on Euronews Albania.

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala

16 August 2026 at 19:48

Pothuajse 130,000 klientë në Hawaii nuk kishin energji elektrike të dielën në mëngjes pasi Uragani Lala përfshiu Ishullin e Madh përpara se të niste një stuhi tropikale.

Të dhënat treguan se shumica e zonave të prekura ishin në Ishullin e Madh, Qarkun e Honolulu-s dhe Qarkun Maui.

Hawaiian Electric i paralajmëroi klientët të shtunën në mbrëmje se përpjekjet e riparimit u penguan nga erërat dhe shiu me forcën e uraganit, duke përmendur rrugë të përmbytura dhe pemë të rrëzuara.

Një njoftim nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në orën 2 të mëngjesit sipas orës HST parashikoi 10-20 cm të tjera shi në Ishullin e Madh dhe në Maui, që do të thotë deri në 76-89 cm në total që kur uragani Lala filloi të godiste Hawaiin të premten vonë.

Edhe pse zyrtarët amerikanë të motit e ulën gradën e Lalës në një stuhi tropikale, erërat e saj maksimale prej 112 km/orë ishin pak nën statusin e uraganit. Qendra e uraganeve vazhdoi të paralajmëronte për kushte “kërcënuese për jetën”.

Erërat maksimale të qëndrueshme në Lala të shtunën arritën shpejtësinë 120 km/orë, duke e bërë atë një uragan të Kategorisë 1.

The post Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala appeared first on Euronews Albania.

Nuk hipën dot në pedalinë pasi u futën në liqen për t’u larë, policia kufitare ndihmon 2 persona në Pogradec

16 August 2026 at 19:31

Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare në qytetin e Pogradecit. Mësohet se policia kufitare ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar 2 personat të cilët nuk kishin arritur të hipin dot në pedalinë që kishin marrë me qira për t’u kthyer në breg pasi ishin hedhur për të notuar.

“Pogradec/ Policia Kufitare u shkon në ndihmë dy shtetasve që kishin dalë në liqen me një pedalinë dhe nuk po mundeshin të ktheheshin në breg për shkak të lodhjes.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, të cilët kishin dalë në liqen për t’u larë, por njëri prej tyre, për shkak të lodhjes, nuk po mundej të hipte më në pedalinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në sektorin liqenor, në vendin e quajtur përballë “Urës”, kanë konstatuar dy shtetas që po kërkonin ndihmë.

Shërbimet e Policisë Kufitare u afruan menjëherë dhe u dhanë ndihmën e nevojshme të dy shtetasve, njëri prej të cilëve ishte lodhur gjatë notimit dhe nuk po mundej të hipte në pedalinë që kishin marrë me qira për t’u kthyer në breg.

Dy shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112″, njofton policia.

The post Nuk hipën dot në pedalinë pasi u futën në liqen për t’u larë, policia kufitare ndihmon 2 persona në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi

16 August 2026 at 19:20

Forcat e armatosura të qeverisë së Jemenit njoftuan të dielën se kanë kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në 24 orët e fundit.

“Ushtria e Jemenit nisi 181 operacione ushtarake në 24 orët e fundit, duke përdorur dronë, artileri dhe raketahedhës”, sipas zëdhënësit Kolonel Majid Abdullah Al-Nuzaili.

Al-Nuzaili pretendoi se dhjetëra militantë Houthi ishin vrarë ose plagosur. Si qeveria ashtu edhe rebelët Huthi kanë raportuar përleshje dhe sulme me dronë përgjatë shumë pjesëve të vijave të frontit, të cilat shtrihen disa qindra milje nga bregu i Detit të Kuq deri në kufirin e Jemenit me Omanin.

Analistët thonë se Huthi-t duket se po mobilizohen për një ofensivë që do të synonte të merrte më shumë pjesë të vijës bregdetare të Detit të Kuq.

The post Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi appeared first on Euronews Albania.

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok

16 August 2026 at 19:00

Qindra emigrantë që hynë së fundmi në enklavën spanjolle të Afrikës Veriore, Ceuta, organizuan një protestë në një plazh të njohur urban të dielën, duke u kërkuar autoriteteve spanjolle t’u japin azil në vend që t’i kthejnë në Marok.

Ata ishin midis rreth 5,000 deri në 8,000 personave që mbeten në Ceuta pas kalimit masiv të kufirit dy javë më parë, ku mbi 72,000 njerëz u dyndën në territorin e vogël prej rreth 80,000 banorësh. Shumica dërrmuese u kthyen vullnetarisht në ditët në vijim.

Protestuesit mbanin lart flamuj spanjollë dhe banderola ku shkruhej “Nuk duam të kthehemi në Marok” dhe “Edhe ne jemi njerëz”, ndërsa brohorisnin slogane të tilla si “Jemi të lodhur” ose “Na duhet një zgjidhje”. Në brigjet shkëmbore pas tyre, disa emigrantë lanin rrobat e tyre, ndërsa të tjerë peshkonin me shkopinj bambuje të improvizuar.

Më herët këtë javë, Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se emigrantët që kishin hyrë në mënyrë të parregullt nuk do të lejoheshin të qëndronin në enklavë, të udhëtonin në Spanjën kontinentale ose të merrnin status ligjor, përveç rasteve të rralla që përfshijnë cenueshmëri ekstreme.

Shumica e emigrantëve marokenë thanë se ishin të nxitur të largoheshin nga Maroku nga kushtet e këqija të punës në vendin e tyre, pavarësisht se shumë prej tyre kishin kualifikime më të larta.

Mohammed Ouanzar, një specialist 39-vjeçar i automatizimit nga Fez, tha se pagat mesatare mujore prej 3,000 dirhamësh (324 dollarë) e bënin të pamundur që ai të blinte një shtëpi ose të krijonte familje.

The post Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok appeared first on Euronews Albania.

U fsheh për 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet autori i plagosjes së 5 personave në Universitetin e Virxhinias

16 August 2026 at 18:51

Një i dyshuar në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj pesë personave të shtunën në kampusin e Universitetit Shtetëror të Virxhinias u arrestua. Ai ishte fshehur në dollapin e një konvikti për më shumë se 14 orë.

19-vjeçari Camron Harris u gjet në Seward Hall në kampusin e VSU-së në orën 16:00. Të shtënat ndodhën rreth orës 1:30 të mëngjesit të shtunën.

Harris, i cili nuk është student i regjistruar në universitet, u dërgua në burgun e qarkut Chesterfield teksa akuzohet me katër akuza.

Policia e qarkut Chesterfield tha se oficerët zbuluan pesë persona me plagë nga armë zjarri kur mbërritën në vendngjarje jashtë konvikteve të kampusit. Pesë viktimat u transportuan në spitalet lokale, me një viktimë që raportohet se kishte plagë kërcënuese për jetën dhe në gjendje kritike.

Katër viktimat e tjera kishin plagë jo kërcënuese për jetën, sipas policisë. Të paktën një nga këto viktima, një 20-vjeçar, u konfirmua të ishte student. Policia nuk dha menjëherë detaje rreth një motivi të mundshëm, duke thënë se hetimi mbetet në vazhdim.

The post U fsheh për 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet autori i plagosjes së 5 personave në Universitetin e Virxhinias appeared first on Euronews Albania.

Agravon konflikti mes 2 shitësve të biletave të anijeve turistike, plagoset 1 person në Vlorë. Arrestohet autori

16 August 2026 at 18:36

Një konflikt këtë të diele mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar në plagosje në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në portin e Vlorës.

Debati mes tyre ka agravuar duke sjellë që njëri prej tyre të përdorë thikën për të plagosur personin tjetër me të cilin po konfliktohej.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin teksa i plagosuri është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet që quan në agravimin e situatës teksa policia ka nisur hetimet.

The post Agravon konflikti mes 2 shitësve të biletave të anijeve turistike, plagoset 1 person në Vlorë. Arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

Mijëra gra në Afganistan rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban

16 August 2026 at 18:21

Kur Kubra hyri në lindje, 22-vjeçarja tashmë vuante nga anemia dhe kequshqyerja. Ajo pësoi humbje të madhe gjaku gjatë lindjes. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin me transfuzion gjaku, por ajo ra në komë dhe vdiq. As foshnja e saj nuk mbijetoi.

“Burri i saj ishte i varfër. Mjekët i thoshin gjithmonë të blinte fruta që ajo të hante ushqim të shëndetshëm. Ai nuk mund të përballonte as ilaçet, e lëre më frutat”, i tha Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë motra e Kubrës, e cila kërkoi të mos i bëhej publik emri.

Kubra është njëra nga mijëra gratë që vdesin çdo vit gjatë lindjes në Afganistan, i cili ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë amtare në botë.

Të paktën 521 nëna kanë vdekur për çdo 100 mijë lindje, sipas vlerësimit më të fundit të OKB-së, të publikuar në vitin 2023. Nuk ka shifra zyrtare për vitet 2024 ose 2025. Numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa raste nuk raportohen, veçanërisht në zonat e thella.

OKB-ja ka thënë se shumë prej vdekjeve janë shkaktuar nga komplikime të parandalueshme gjatë shtatzënisë, të përkeqësuara nga mungesat e mëdha të personelit të kualifikuar për asistimin e lindjeve dhe nga një sistem shëndetësor me burime të pamjaftueshme.

Sistemi shëndetësor publik në Afganistan, i cili për gati dy dekada financohej kryesisht nga ndihmat e huaja, ka qenë në rënie të lirë që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021 dhe donatorët ndërkombëtarë shkurtuan financimin.

Duke e përkeqësuar situatën, talebanët kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin dhe kanë mbyllur shkollat private që ofronin kurse për mamitë dhe infermieret. Grupi radikal gjithashtu ka kufizuar rëndë mundësitë e punësimit për gratë, përfshirë në sektorin e shëndetësisë.

Qasja në kujdes shëndetësor përkeqësohet

Për gratë në zonat e thella, arritja te shërbimet shëndetësore është e vështirë, ku disa prej tyre duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të arritur në një institucion shëndetësor. Shumë detyrohen të lindin në shtëpi.

Nabila, e cila jeton në provincën veriore Parwan, tha se nëna e saj vdiq gjatë një lindjeje në shtëpi. Edhe foshnja e saj vdiq.

“Nën talebanët, këto probleme janë bërë shumë më të këqija”, i tha Radios Azadi Nabila, e cila dha vetëm emrin e saj. “Arsyet janë shtatzënitë e përsëritura, kushtet e vështira ekonomike dhe fakti që ajo lindi në shtëpi.”

Për gratë që arrijnë të shkojnë në një institucion shëndetësor, komplikime të tilla si hemorragjia pas lindjes mund të bëhen kërcënuese për jetën brenda pak minutash, veçanërisht kur furnizimet me gjak, personeli i trajnuar ose kujdesi obstetrik emergjent janë të kufizuara, sipas mjekëve obstetër.

Marrja e pushtetit nga talebanët e përkeqësoi një krizë shkatërruese humanitare dhe ekonomike, duke i shtyrë miliona njerëz në varfëri ekstreme. Rreth 45 për qind e popullsisë prej 40 milionë banorësh të Afganistanit kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas OKB-së.

Vetëm një në katër gra shtatzëna në Afganistan merr katër ose më shumë vizita të rekomanduara për kujdesin para lindjes, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).

Agjencia thotë se 1.2 milion gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja akute në vitin 2026, duke i vënë nënat dhe foshnjat në rrezik më të madh.

E ardhmja edhe më e pasigurt

Ndërsa disa organizata të huaja të ndihmës vazhdojnë të veprojnë në Afganistan, shumë prej tyre janë detyruar ta kufizojnë punën e tyre, pasi financimi ndërkombëtar po pakësohet.

Për ta përkeqësuar situatën, talebanët kanë ndaluar gratë të ndjekin institucionet mjekësore që ofronin kurse për mami, infermieri, higjienë dentare dhe shkenca laboratorike.
Yasamin, e cila ishte në shkollën e mjekësisë kur talebanët ndaluan gratë të ndiqnin universitetin, u regjistrua në një program privat për mami për të vazhduar arsimimin e saj.

“Shpresa jonë ishte që të diplomoheshim [për mami] dhe t’i shërbenim vendit tonë”, i tha ajo Radios Azadi. “Tani që edhe kjo na është mbyllur, të gjitha shpresat tona janë shkatërruar.”

Agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF, ka thënë se Afganistani mund të humbasë deri në 5.400 punonjëse shëndetësore deri në vitin 2030 për shkak të kufizimeve ndaj arsimimit të vajzave dhe punësimit të grave.

Talebanët minimizojnë vdekjet amtare

Qeveria talebane ka pretenduar se qasja në kujdesin shëndetësor është përmirësuar që kur ajo u kthye në pushtet dhe ka fajësuar disa vdekje amtare për faktin se gratë nuk kërkojnë kujdes para lindjes.

Sharafat Zaman, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë Publike të talebanëve, pretendoi se rreth 200 nëna vdiqën gjatë lindjes vitin e kaluar.

“Qëllimi ynë është t’i shpëtojmë secilës prej tyre, por fatkeqësisht ende ka sfida. Njëra prej tyre është se gratë kanë nevojë për kontrolle të rregullta gjatë shtatzënisë dhe duhet të vizitojnë vazhdimisht qendrat shëndetësore, në mënyrë që të monitorohet shëndeti i foshnjës dhe i nënës”, i tha ai Radios Azadi.

Zaman nuk iu referua politikave të talebanëve që kanë penguar qasjen e grave në kujdesin shëndetësor.

The post Mijëra gra në Afganistan rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban appeared first on Euronews Albania.

Zjarret përfshijnë ishullin grek të Salaminës, humbin jetën dy persona. Plagosen disa të tjerë

16 August 2026 at 18:07

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën të dielën, ndërsa zjarret përshkuan me shpejtësi ishullin grek të Salaminës.

Në të gjithë Evropën, valët e njëpasnjëshme të të nxehtit kanë intensifikuar thatësirën, kanë kufizuar furnizimet me ujë dhe kanë lënë bimësinë të thatë, duke ndihmuar zjarret në Spanjë, Francë dhe Greqi të djegin pothuajse sasi të mëdha toke.

Një operacion është duke u zhvilluar për të evakuuar njerëzit nga zonat e Kolones dhe Saterli, tha Departamenti i Zjarrfikësve. Zjarri shpërtheu gjatë fundjavës kulmore të pushimeve verore në Greqi, rreth festës së Zojës më 15 gusht, kur një numër i madh personash shkojnë në ishujt e si Salamina, e cila është lehtësisht e arritshme nga porti kryesor i kryeqytetit, Pireu.

Rreth 192 zjarrfikës, 14 avionë dhe helikopterë, ekipe vullnetare dhe autocisterna uji komunale u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët. Autoritetet thanë se erërat e forta po bënin që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

The post Zjarret përfshijnë ishullin grek të Salaminës, humbin jetën dy persona. Plagosen disa të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Iran ekzekuton një person për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare të janarit

16 August 2026 at 17:51

Irani ka ekzekutuar Shahram Sadeghi, i cili u dënua me vdekje për sulm ndaj oficerëve të policisë gjatë protestave masive antiqeveritare në janar.

Ekzekutimet janë rritur në Iran që nga fillimi i luftës që pasoi sulmin e SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit më 28 shkurt, ndërsa disa nga të ekzekutuarit ishin dënuar për pjesëmarrje në protesta.

Lëvizja protestuese filloi në fund të dhjetorit për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe shpejt u përshkallëzua në demonstrata masive antiqeveritare, të cilat kulmuan më 8 dhe 9 janar.

Autoritetet iraniane kanë pranuar se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë, duke ia atribuar dhunën “akteve terroriste” që ata thonë se u orkestruan nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Organizatat joqeveritare me seli jashtë vendit, nga ana e tyre, flasin për një goditje brutale që ka shkaktuar mijëra vdekje.

Në vitin 2025, autoritetet iraniane ekzekutuan të paktën 1,639 persona, numri më i lartë i regjistruar që nga viti 1989, sipas organizatave Iran Human Rights dhe Ensemble contre la peine de mort (ECPM).

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani ka numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve në botë, pas Kinës.

The post Iran ekzekuton një person për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare të janarit appeared first on Euronews Albania.

❌