Normal view

“Do të marrë jetën” Parandalohet krimi në familje, arrestohet djali që dhunoi babanë

By: fra nc
23 December 2024 at 11:21

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, ku pas një telefonate urgjente, autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Efektivët kanë arritur të arrestojnë në flagrancë 29-vjeçarin, R. L., i cili kishte dhunuar babanë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, suke e kërcënuar se do t’i merrte jetën.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku ka marrë ndihmën e parë dhe është larguar pas trajtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do të marrë jetën” Parandalohet krimi në familje, arrestohet djali që dhunoi babanë appeared first on Euronews Albania.

14-vjeçari u kap me armë zjarri në Vlorë, babai: Më tregoi vetë videon me psitoletë!

13 December 2024 at 18:33

Një ditë më parë Policia e Vlorës ka arrestuar një 14-vjeçar, i cili është kapur me armë zjarri dhe 130 fishekë luftarakë.

Bardhosh Tozaj është babai i të miturit ku në një intervistë për Euronews Albania në emisionin “People”, ka shpjeguar se si ishin fillesat e kësaj ngjarje për të.

“Fillesat e kësaj ngjarje ishin krejt rastësore. Një natë më parë djali im i vogël më tregoi një video, e pyeta se për çfarë bëhet fjalë dhe mu përgjigj se është një çakmak që ndez cigare, por ndërkohë në video pash një veprim nga ku dukej se ishte pistoletë. Ditën e nesërme fatmirësisht nuk shkova në punë dhe marr një telefonatë në mëngjes nga drejtoresha e shkollës që të paraqitesha pasi Valentini kishte sjellje jo të mira. Shkova në shkollë dhe të pranishëm ishin drejtoresha, mësuesja kujdestare, psikologia dhe dy punonjëse policie”, u shpreh Bardhosh Tozaj.

Ndër të tjera ai shpjegon se si vijoi rasti i djalit të tij edhe në rrjetin social Tiktok.

“Pasi u njoha me rastin, kuptova se bëhej fjalë për një lojë në Tik-tok të cilën se kam parë ende. Djali im kishte lënë orën e mësimit dhe kishte hipur në një kopësht 3-katësh. Ai vajti me disa shokë të tjerë. Komunikova me djalin duke i shpjeguar se është një lojë e rrezikshme për jetën sepse Valentini hidhej nga lart dhe e prisnin shokët poshtë”, tha babai i të miturit.

Tozaj shtoi gjithashtu se për këtë rast kanë ndërhyrë mësuesja dhe drejtoresha të cilat kanë pyetur 14-vjeçarin për më shumë detaje se pse po vepronte në mënyrë të tillë. Nga ana tjetër, babai shprehet se djali i tij, Valentini ka refuzuar të përgjigjet apo të reagojë.

The post 14-vjeçari u kap me armë zjarri në Vlorë, babai: Më tregoi vetë videon me psitoletë! appeared first on Euronews Albania.

U hodh në kanal nga shoku i ngushtë, vëllai i viktimës: Janë të përfshirë si familje

By: fra nc
11 December 2024 at 12:30

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Durrës, ku së fundmi u zbulua se 33-vjeçari Branko Shkoza u hodh nga ura në një kanal të ujërave të zeza nga shoku i tij pas një sherri midis tyre.

Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, vëllai i viktimës bëri apel për autoritetet që të zbardhin edhe personat e tjerë të përfshirë në fshehjen e krimit. Sipas tij, familjarët e autorit kishin qenë në dijeni të krimit për katër ditë dhe nuk e kishin raportuar pranë autoriteteve ligjzbatuese.

“Vëllai im nuk ka pasur konflikt me asnjë, nuk e di se si ka ndodhur. Unë e di se janë të përfshirë të gjithë këta si familja, e kanë ditur krimin dhe nuk na kanë treguar. Katër ditë nuk e kemi gjetur vëllanë. Unë kam dyshuar vetëm tek ky lloj robi. Unë besoj se janë të përfshirë të gjithë këta si familje, të hapen kamerat dhe të zbulohen autorët. Autori e ka pranuar krimin. Vëllai vet, nëna dhe të gjithë si familje e kanë ditur. Këta duhet të arrestohen të gjithë për fshehjen e kufomës. Unë këtë kërkoj nga shteti, vetëm zbardhjen e ngjarjes”, tha vëllai i viktimës.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Majlind Habibi, 35 vjeç. Ai u arrestua nga policia pasi hetimet zbardhën krimin e rëndë që Habibi kishte fshehur. Raportohet se 35-vjeçari ka deklaruar në polici se Shkoza i ngacmoi gruan dhe se në sherr e sipër ai e shtyu nga ura viktimën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U hodh në kanal nga shoku i ngushtë, vëllai i viktimës: Janë të përfshirë si familje appeared first on Euronews Albania.

Rishikim sistemit të emigracionit në Britani, Starmer fajëson konservatorët

29 November 2024 at 14:21

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se qeveria e tij do të rishikojë tërësisht sistemin e emigracionit, pasi të dhënat e reja tregun një rekord mbërritjesh.

Shifrat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e vendos kuotën e emigrantëve mbi 900 mijë në nivel vjetor, deri në qershor të 2023-shit.

Për këto shifra, Starmer fajëson qeverinë konservatore.

“Një dështim në këtë shkallë nuk është fat i keq. Nuk është as një trend global apo shpërqendrim. Jo, është një formë tjetër dështimi. Ajo që ka ndodhur ka qenë e planifikuar, jo aksidentale. Politikat u ndryshuan qëllimisht për të liberalizuar emigracionin. Brexit u përdor për këtë qëllim, që Britania të kthehej në vend eksperimental i kufijve të hapur”, tha Starmer.

Starmer tha se qeveria e tij planifikon të rishikojë opsionin e pikëve të sistemit të emigracionit të aplikuar nga Konservatorët në vitin 2021, pas Brexit.

Sistemi u jep aplikantëve pikë për aftësitë specifike dhe atyre që nuk përmbushin kriteret nuk u garantohet viza.

Emigracioni është një çështje që ka përçarë Britaninë, me votuesit që shprehen të shqetësuar nga fluksi i madh i njerëzve.

Por disa sektorë, përfshirë shëndetësinë, argumentojnë se do ta kishin të pamundur të funksiononin pa staf të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rishikim sistemit të emigracionit në Britani, Starmer fajëson konservatorët appeared first on Euronews Albania.

1 vit nga vrasja e Liridonës, i vëllai bën postimin prekës: Sa e dhimbshme ajo natë

By: fra nc
29 November 2024 at 12:02

Kjo e premte 29 nëntor shënon dhe 1 vit nga krimi i rëndë që tronditi Prishtinën, ku Liridona Ademaj u vra në sy të fëmijëve me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Edhe pse ka kaluar 1 vit nga vrasja, ende organet ligjzbatuese në Kosovë nuk kanë mundur t’i japin përgjigje motiveve që e shtynë Naim Murselin për të porositur vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.

I vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjete sociale, motrën e tij të ndjerë dhe momentin kur mësoi ngjarjen e rëndë.

Leonardi shprehet se Liridona e humbi jetën në moshën më të mirë dhe në një mënyrë që ishte krejtësisht e pabesueshme dhe dinake. Ai shton se malli për të dhe mungesa e saj e bëjnë çdo ditë edhe më të vështirë, dhe se dhimbja është një ndjenjë që do të mbetet përjetësisht.

Postimi i plotë i Leonardit:

“Sot, një vit ka kaluar që nga humbja jote, motër. Na mungon pa masë, dhe malli për ty shtohet çdo ditë. Mungesa jote është gjithnjë e pranishme, e ndiejmë çdo moment, gjithçka na kujton ty. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër të mrekullueshme, si një grua e fortë, një nënë fantastike dhe një vajzë e bukur. Të morën nga ne në moshën më të mirë, dhe në një mënyrë kaq të pabesueshme.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë dhe sa sytë dhe zemra ishin të mbushur me lot. E kujtoj ende si për pak nuk më merrej fryma ndërsa qaja, dhe përpiqesha të ndaloja çdo tingull që mund të lëshoja nga dhimbja. Nuk do ta harrojmë kurrë se sa e vështirë ishte për ne, dhimbjen që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Qofsh e lumtur, motër, dhe banore e Xhennetit. Të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mall. Familja Ademaj, dhe djemtë Diar dhe Dion, të kujtojnë gjithmonë me dashuri.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 vit nga vrasja e Liridonës, i vëllai bën postimin prekës: Sa e dhimbshme ajo natë appeared first on Euronews Albania.

Grumbullohet Kombëtarja, Strakosha e Fetai analizojnë sfidat: Na presin 2 finale

By: fra nc
11 November 2024 at 15:11

Kombëtarja Shqiptare ka nisur grumbullimin në Tiranë në prag të dy ndeshjeve përmbyllëse në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Të hënën u mbajt konferenca e radhës për shtyp, ku të pranishëm ishin portieri Thomas Strakosha dhe mesfushori Feta Fetai. Dy lojtarët analizuan këto përballje dhe sfidat që i presin ekipin.

Mesfushori 19-vjeçar Fetai, një risi në listën e trajnerit Sylvinho, shprehu emocionet e grumbullimit të tij me Kombëtaren.

Deklaratë e Feta Fetait, futbollist i Kombëtares Shqiptare

“Grumbullimi i parë është gjithmonë i veçantë, por edhe ky është i veçantë në mënyrën e vet. Ndihem shumë mirë, skuadra më ka pritur ngrohtësisht, si herën e parë, ashtu edhe tani, së bashku me stafin teknik”, tha Fetai.

Portieri Thomas Strakosha analizoi veçanërisht përballjen e parë, atë ndaj Çekisë, të cilën e konsideroi si më të rëndësishmen.

“Duhet të jemi të përqendruar, pasi në ndeshjen e fundit nuk ishim të tillë. Ekipi tani është më me eksperiencë. Vijmë nga një Europian i suksesshëm. Do të kemi dy finale në shtëpi, dhe tifozët tanë do të jenë aty. Duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë me zemër për çdo top”, tha Strakosha.

Trajneri Sylvinho ka thirrur katër portierë në këtë grumbullim, duke theksuar konkurrencën e fortë në këtë pozicion.

“Për portierët, duhet të pyesni trajnerin. Unë bëj më të mirën për veten time. Konkurrenca është e shëndetshme për ne dhe për ekipin, sidomos duke marrë parasysh që prej disa vitesh nuk kishim këtë lloj konkurrencë”, deklaroi futbollisti i kombëtares.

Kombëtarja Shqiptare publikoi pak ditë më parë listën me 28 futbollistë, e cila mund të ndryshojë, pasi disa prej lojtarëve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Grumbullohet Kombëtarja, Strakosha e Fetai analizojnë sfidat: Na presin 2 finale appeared first on Euronews Albania.

Erdhi nga Dubai me 27 kg kanabis në valixhe, arrestohet në Rinas 21 vjeçari

11 November 2024 at 11:28

21 vjeçari Brice Tchantchou banues në Luksemburg, është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Gjatë kontrollit të bagazheve atij ju gjetën 26 kg e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Këtë sasi kanabisi ai dyshohet se e ka trafikuar nga Dubai.

Sipas informacioneve valixhja me drogë është nisur nga Tailanda. Sipas të riut valixhen ia ka dhënë një shtetas tajlandez për ta çuar në Shqipëri.

Ka bërë tranzit në Dubai dhe ka mbërritur në Rinas. 21-vjeçari ka deklaruar që e dinte se valixhja kishte rroba dhe se në Rinas do e priste dikush që ta merrte valixhen sipas tij.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me  autoritetet doganore në kuadër të kontrolleve të shtuara  për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në veçanti të trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas që do të udhëtonte nga Dubai drejt Rinasit, kishte fshehur në bagazhet e tij, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fluturimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit B. T., 21 vjeç, banues në Luksemburg.

Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Erdhi nga Dubai me 27 kg kanabis në valixhe, arrestohet në Rinas 21 vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Plumb në kokë!” Zv.kryeministri i RMV zbulon si u kërcënua me jetë: Më erdhi e-mail

11 November 2024 at 10:22

Arben Fetai zëvendës kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka folur më tepër rreth një kërcënimi të bërë disa ditë më parë kundër tij.

Zëvendëskryeministri tha se në adresën zyrtare të e-mailit të tij një person i paidentifikuar i kishte shkruar se do të kujdesej që Fetai “të merrte një plumb në kokë”.

Sipas Fetait ky kërcënim lidhet me një deklaratë të tij se do të adresojë çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.

“Të mërkurën e kaluar unë dhashë një deklaratë. U pyeta nga gazetarët për çështjen kushtetuese si dhe me çështjen e definimit të gjuhës shqipe e cila sot e kësaj dite rezulton të jetë gjuha që flitet më së paku 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga Maqedonishtja. Ne jemi zotuar se në rastin e parë do bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në kuadër të procesit tonë integrues. Unë thash se do adresojmë edhe çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. Ka mjaftuar kjo deklaratë që po të njëjtën ditë në e-mailin tim zyrtar të vijë një e-mail kërcënues ku autori, kërcënuesi, në mënyrë ashiqare thotë se do kujdeset që unë të marr një plumb në kokë. Ai bën cilësime të tjera ku thotë se 20% nuk do hiqet asnjëherë nga Kushtetuta. Më pas vazhdon me ato thirrjet tribale që i kemi parë për dy dekada me radhë e ndoshta e më tepër të llojit, “Shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”. Këto thirrje janë bërë vazhdimisht në Maqedoninë e veriut në publik”,-tha ai.

Zëvendëskryeministri shtoi se rastin e ka paraqitur në organet kompetente, ndërsa theksoi se shpreson që autori të gjendet sa më shpejt e të marr dënimin e merituar, pasi fakti që një Kryeministër kërcënohet tregon se sa e lehtë është që njerëz të thjesht të preken po ashtu nga kërcënime të tilla raciste dhe anti-shqiptare.

“Këtë rast unë e paraqita menjëherë në organet e rendit. Më mori në telefon menjëherë ministri i brendshëm dhe ka filluar procedura në kuadër të drejtorisë për krim kibernetik në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet janë duke bërë punën e tyre që kërcënuesi të identifikohet. unë dua që të shikojmë këtu një dënim shembullor. Me ligjet tona këto kërcënime me jetë, gjuha e urrejtjes si kjo, dënohen me burg në periudhë nga 6 muaj deri në 5 vite”,-tha Fetai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Plumb në kokë!” Zv.kryeministri i RMV zbulon si u kërcënua me jetë: Më erdhi e-mail appeared first on Euronews Albania.

Babai denoncon djalin në Shkodër: Regjistroi banesën me dokumente të falsifikuara

By: fra nc
8 November 2024 at 11:58

Një 37 vjeçar nga Shkodra është proceduar penalisht nga policia për shkak se ka regjistruar një banesë në emër të tij duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Ka qenë vetë babai i 37-vjeçarit, ai i cili ka denoncuar në polici përpjekjen e të birit për të regjistruar banesën në emër të tij.

Pas kallëzimit, policia ka referuar në prokurori rastin për veprime të mëtejshme.

37-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë për falsifikimin e kryer.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 37 vjeç, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi E. O., se 37-vjeçari, me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka regjistruar një banesë në emër të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Babai denoncon djalin në Shkodër: Regjistroi banesën me dokumente të falsifikuara appeared first on Euronews Albania.

Ukraina përdor sisteme me AI për dronët në fushën e betejës

4 November 2024 at 08:22

Ukraina ka nisur përdorimin e dhjetra sistemeve me inteligjencë artificiale (AI) për të ndihmuar dronët në goditjen e objektivave në fushën e betejës pa nevojën e pilotimit manual.

Kështu ka njoftuar një zyrtar i lartë, duke theksuar se këto sisteme i lejojnë dronëve të mbajnë eksplozivë të identifikojnë dhe fluturojnë drejt objektivave, madje në zona të mbrojtura nga bllokimi i sinjalit, duke rritur efikasitetin e tyre.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Kateryna Chernohorenko, njoftoi se aktualisht ekzistojnë disa dhjetëra zgjidhje në treg nga prodhuesit ukrainas, të cilat janë në proces blerjeje dhe do të dorëzohen për forcat e armatosura dhe ato të mbrojtjes.

Sistemet automatizuar të dronëve janë bërë të kërkuara mes ushtarëve që kërkojnë mënyra për të përballuar rritjen e përdorimit të luftës elektronike në fushën e betejës.

Këto teknologji, që më parë ishin përdorur kryesisht për mbrojtjen e pajisjeve me vlerë të lartë, tani janë bërë të zakonshme në llogore dhe automjetet ushtarake.

Zyrtari parashikoi se dronët e operuar nga AI mund të arrijnë një shkallë goditjeje prej rreth 80%.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina përdor sisteme me AI për dronët në fushën e betejës appeared first on Euronews Albania.

Del në ankand piktura e AI, pritet të shitet për 180 mijë dollarë

28 October 2024 at 16:17

Inteligjenca artificiale po shndërrohet në një konkurrent të fortë të njeriut të fushën e artit.

Piktura e krijuar nga roboti i Inteligjencës Artificiale pritet të dalë në ankand më 31 tetor.

Kjo vepër mund të arrijë një çmim shitjeje deri 180 mijë dollarë.

Piktura në shitje nga shtëpia britanike Sotheby’s përshkruan Alan Turing, matematikanin anglez dhe kriptanalist të Luftës së Dytë Botërore, i cili mbahet mend si një pionier në AI dhe shkenca kompjuterike.

Ai-Da, është një vajzë, që pikturon dhe vizaton duke përdorur kamera në sytë e saj dhe krahët robotikë. Ajo zakonisht shfaqet e veshur me një paruke ngjyrë të zezë dhe të shkurtër.

Madje shumë kritikë të artit shprehen se Ai-Da është veçanërisht e bukur dhe me sy misterioz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Del në ankand piktura e AI, pritet të shitet për 180 mijë dollarë appeared first on Euronews Albania.

WhatsApp teston veçorinë e re me Inteligjencën Artificiale

25 October 2024 at 18:48

Versioni i fundit beta i WhatsApp për Android ka zbuluar se aplikacioni është duke punuar për një veçori të re të chatbotit Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë AI-në të mbajë mend detaje nga bisedat e kaluara, duke ofruar një përvojë më të personalizuar për përdoruesit.

Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë informacione personale si preferencat, datëlindjet, alergjitë dhe interesat, përfshirë librat dhe dokumentarët e preferuar.

Këto të dhëna do të ndihmojnë AI-në të ofrojë rekomandime dhe këshilla që përputhen me stilin e jetës së përdoruesit.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon sugjerime ushqimore, Meta AI do të shmangë pjatat që përdoruesi ka thënë se nuk i pëlqen më parë, duke kontribuar në një përvojë më të përshtatur dhe të këndshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post WhatsApp teston veçorinë e re me Inteligjencën Artificiale appeared first on Euronews Albania.

Dëshmon vëllai i Jan Prengës: Ja kush më mori në telefon para rrëmbimit tij

18 October 2024 at 12:16

Para Gjykatës së Posaçme këtë të premte ka dëshmuar Ndrek Prenga i cili rezulton të jetë i vëllai i Jan Prengës që u rrëmbye dhe u zhduk në janar 2020.

Ndrek Prenga ka rrëfyer sr në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër. Ai ka treguar se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët nga telefoni i burgut.

Ndërsa shprehet se me Jan Prengën kujton se ka folur rreth 1 javë para ngjarjes. Një shtetas me ngjyrë i ka futur në dhomë një telefon Iphoneku e ka telefonuar një person me një prefiks të huaj duke iu prezantuar si Gentian Funiqi.

Ky i fundit thotë Prenga i është prezantuar si nga Dukagjini i Shkodrës duke i thenë që të ia jap gjërat që i janë marr duke iu referuar këtu një sasie prej 260 kg kokaine.

Sipas Ndrek Prengës, Gentiani i kishte thënë se ka tentuar të lidhet edhe me të vëllain Astritin, por nuk ka arritur. Pas këtij mesazhi, Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se çfarë bëhet fjalë, por që t’i lërë pak kohë që ta zgjidhte.

Sipas dëshmisë së Ndrek Pregës, ka marrë në telefon Astriti por dhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Pas 1 apo dy ditësh është njoftuar nga nusja thote Ndrek Prenga që Jani është marr peng.

Pas kësaj ai është përpjekur të marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë gjënë duke iu referuar sasisë me kokainë me qëllim për të liruar pengun.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, xhaxhi i tij dhe një person tjeter ka shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babanë e tij. Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij.

Sipas dëshmisë së Ndrek Prengës, pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin, për të cilën fliste edhe me kamer, një tjetër numër i ka shkruar duke iu prezantuat si Gramoz ku edhe ai prentendonte se kokaina e marrë nga Astrit Prenga është e tij.

Sipas dëshmisë së gjatë të Ndrek Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin Golden në Shijak nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Sipas Ndrek Prengës, prej moshës 13 vjeç ai është larguar nga Shqipëria dhe e ka ndërtuar jetën në Britani ku ka dy djem.

 

The post Dëshmon vëllai i Jan Prengës: Ja kush më mori në telefon para rrëmbimit tij appeared first on Euronews Albania.

Vrau vëllanë për konflikt pronësie, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq 78-vjeçarin

16 October 2024 at 10:01
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Nazif Musai, 78 vjeç, i akuzuar për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se më 6 mars 2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Bashkia Lushnjë, ka ndodhur një konflikt fizik mes vëllezërve Nazif Musai dhe Aziz Musai,70 vjeç lidhur me çështje pronësie.

Gjatë këtij konflikti, Nazif Musai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, Aziz Musai, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës..

Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Azizin.

Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau vëllanë për konflikt pronësie, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq 78-vjeçarin appeared first on Euronews Albania.

Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

By: fra nc
10 October 2024 at 16:29

Vodafone dhe Google njoftuan së fundmi se do të ketë një zgjerim strategjik dhjetëvjeçar të partneritetit të tyre për të sjellë shërbime, pajisje e përvoja të reja televizive për miliona klientë të Vodafone në mbarë Evropën dhe Afrikën, mbështetur në Cloud të avancuar (Gen AI) dhe modelet Gemini të Google.

Kjo marrëveshje do të rrisë kapacitetet për të ruajtur materiale, sigurinë dhe asistencën në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për klientët Vodafone në 15 vende, si dhe partnerët e saj në 45 tregje, teksa Google do të përdorë shërbimet fikse dhe celulare të Vodafone për të përmirësuar produktivitetin e fuqisë punëtore.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Group, tha se: “Vodafone dhe Google do t’iu sigurojë pajisje dhe përmbajtje të gjeneruara nga AI miliona klientëve në gjithë botën. Falë këtyre shërbimeve, klientët mund të gjejnë mënyra të reja për të mësuar, krijuar e komunikuar, si dhe për të ndjekur programe televizive në një shkallë si kurrë më parë.”

Nga ana e tij, CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, shtoi se: “Partneriteti i zgjeruar me Vodafone do t’iu ofrojë akses më shumë njerëzve në mbarë Evropën dhe Afrikën në produktet dhe shërbimet më të avancuara të AI të Google, përfshirë modelet Gemini. Jam i lumtur që konsumatorët e Vodafone, bizneset e vogla dhe qeveritë, do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe Google Cloud për të transformuar mënyrën se si punojnë dhe aksesojnë informacionin.”

Në fokus të partneritetit të Vodafone me Google është edhe aksesi i konsumatorëve në teknologjitë më të fundit hardware dhe dixhitale, duke përfshirë AI dhe aplikacionet e mbështetura në Cloud. Vodafone dhe Google do të punojnë së bashku për të përmirësuar e zgjeruar njëkohësisht gamën e produkteve e shërbimeve të disponueshme në dyqane dhe online, e cila bazohet te një përvojë e re klienti, rrënjosur te përfitimet nga AI.

Gjithashtu, përmes këtij partneriteti synohet t’iu ofrohet klientëve të biznesit mbrojtje më e madhe kibernetike përmes një metode bashkëkohore të sigurisë kibernetike, e cila do të zhvillohet së shpejti duke përdorur platformën e Operacioneve të Sigurisë së Google Cloud. Platforma do të ofrojë suport në incidentet e sigurisë dhe menaxhimin e rasteve. Vodafone do ta përdorë gjithashtu platformën në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, që garantojnë më shumë siguri për klientët online.

Po ashtu, të dyja kompanitë synojnë të promovojnë standardet universale të industrisë në fusha si siguria në internet, përdorimi i përgjegjshëm i AI, performanca e rrjetit dhe ndërveprueshmëria për të nxitur ekonomitë e mëdha të kenë efikasitet industrial, të shtojnë përdorimin e inovacionit dhe të përmirësojnë shërbimet publike. Nëpërmjet këtij partneriteti, Vodafone dëshiron të krijojë gjithashtu akses te më shumë njerëz në Cloud, në përmbajtje dhe ndërlidhjen që mbështetet tek AI.

The post Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin nëpërmjet Inteligjencës Artificiale appeared first on Euronews Albania.

Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca

1 October 2024 at 17:24

Arkeologët që punojnë në Peru, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, kanë zbuluar 303 simbole gjigante të panjohura më parë, të gdhendura në shkretëtirën Nazca.

Gjetjet përfshijnë zogj, bimë, merimanga, figura njerëzore me mbulesa koke, koka të prera dhe një orkë me thikë.

Sipas mediave të huaja, zbulimi pothuajse dyfishon numrin e gjeoglifeve të njohura të Nazca-s , vepra arti misterioze të formuara në tokë nga lëvizja e gurëve ose zhavorrit që datojnë rreth 2000 vjet më parë.

Gjetjet e studiuesve hedhin dritë mbi qëllimin enigmatik të simboleve.

Të vendosura 50 kilometra në brendësi të bregut jugor të Perusë, simbolet e mëdha u gjetën në shkretëtirë duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Rreth 500 metra mbi nivelin e detit, gjeoglifet i kanë mbijetuar epokave.

Shkalla e gjetjeve të reja është rritur vitet e fundit, me një mesatare prej 19 gjeoglife të gjetur çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2020.

Përdorimi i AI ka ndikuar në rritjen e numrit të simboleve si dhe premton “një revolucion në zbulimet arkeologjike.

Studiuesit vunë në dukje se përdorimi i AI ngushtoi kërkimin për gjetjen e simboleve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca appeared first on Euronews Albania.

Komisioni Evropian emëron 13 ekspertë për të hartuar Kodin e AI

30 September 2024 at 15:27

Komisioni Evropian ka shpallur sot listën e ekspertëve të pavarur nga BE, SHBA dhe Kanada, të ngarkuar për të udhëhequr punën për hartimin e një Kodi të Praktikës për Inteligjencën Artificiale me Qëllime të Përgjithshme, i cili përfshin modele gjuhësore si ChatGPT dhe Google Gemini.

13 ekspertët e vendosur të drejtojnë katër rrjedha të ndryshme pune që duhet të çojnë në një Kod Praktik sipas Aktit të AI deri në prill 2025 u emëruan në një deklaratë nga ekzekutivi.

Akti i AI i BE-së, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, ofron rregulla të rrepta për ofruesit e modeleve GPAI, të cilat do të hyjnë në fuqi në gusht 2025.

Sipas rregullave, Zyra e AI, një njësi brenda Komisionit, inkurajohet të hartojë një Kod të krijuar për të lehtësuar zbatimin e rregullave të Aktit të AI për kompanitë, duke përfshirë transparencën dhe rregullat që lidhen me të drejtën e autorit, taksonominë e rrezikut sistemik, vlerësimin e rrezikut dhe masat zbutëse.

Ekspertët kishin kohë deri më 25 gusht për të aplikuar për rolin dhe të përzgjedhurit përfshijnë Rishi Bommasani (SHBA), Drejtues i Shoqërisë në Qendrën e Kërkimeve mbi Modelet Stanford, Marietje Schaake (Holandë), një ish-deputete dhe tani bashkëpunëtore në Qendrën e Politikave Kibernetike në Stanford dhe në Institutin për Inteligjencën Artificiale të Përqendruar në Njeriun dhe Yoshua Bengio (Kanada), i njohur për punën e tij në mësimin e thellë për të cilin mori çmimin AM Turing 2018.

Sot, rreth 1,000 pjesëmarrës, duke përfshirë ofruesit e modeleve të AI për qëllime të përgjithshme, ofruesit e mëvonshëm, industrinë, shoqërinë civile, akademinë dhe ekspertë të pavarur, do të marrin pjesë në seancën e parë plenare online për të ndihmuar në zhvillimin e Kodit, tha Komisioni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komisioni Evropian emëron 13 ekspertë për të hartuar Kodin e AI appeared first on Euronews Albania.

❌