Normal view

3 shqiptarë në Champions – Hoxha mbetet jashtë, Muriqi eliminon Lyon-in

By: rozalb
26 August 2026 at 22:59

Janë përcaktuar këtë mbrëmje trskuadrat e fundit që siguruan një vend në fazën e grupeve të Champions League, me futbollistët shqiptarë në qendër të vëmendjes. Në Athinë, AEK bëri një paraqitje bindëse dhe mposhti 4-0 Levski Sofian, duke siguruar kualifikimin me meritë. Thomas Strakosha ishte titullar në portën e skuadrës greke dhe e mbylli takimin pa pësuar gol. Edhe Stavro Pilo e nisi ndeshjen…

Source

Protestuesit ndalojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës: O Ergys o zagar, merre Ramën sa më parë!

By: redi
26 August 2026 at 22:04

Në marshimin përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës, protestuesit u ndalën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi, pas arrestimit të tij gjatë ditës së sotme. Sapo kanë mbërritur para ambienteve të Drejtorisë së Policisë, protestuesit kanë nisur thirrjet kundër Agasit, ndërsa nuk kanë kursyer as drejtuesit e qeverisë. “O Ergys, o zagar…

Source

Përmbytjet e papritura në kufirin Nepal-Tibet lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur

By: nik
26 August 2026 at 22:00

Përmbytje të papritura në zonat kufitare të Himalajeve midis Nepalit dhe Tibetit, Kinë, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 157 personave dhe qindra të tjerë, përfshirë një numër të madh turistësh të huaj, janë zhdukur. Policia njoftoi se edhe pjesë të Indisë janë në rrezik. Kjo fatkeqësi u shkaktua nga një rrjedhë balte, uji dhe mbeturinash që shpërtheu nga brigjet e një lumi që ndan Kinën dhe…

Source

FOTO/ Taulant Balla denoncon gjendjen te varrezat e Golemit: Alo Bashkia Kavajë

By: redi
26 August 2026 at 21:42

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në hyrje të varrezave të Golemit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka publikuar pamje nga zona, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe duke i bërë thirrje Bashkisë Kavajë që të ndërhyjë. “Shikojeni këtë situatë të tmerrshme tek hyrja e varrezave Golem. Aloooo Bashkia Kavajë”…

Source

Berisha hedh dyshimet për arrestimin e bujshëm: Agasi koordinonte Ramën me kartelet e drogës

By: redi
26 August 2026 at 21:36

Arrestimi i Ergys Agasit në Durrës ka sjellë reagimin e Sali Berishës, i cili ngre pikëpyetje mbi mënyrën dhe rrethanat e ndalimit të biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson arrestimin si një akt për t’u përshëndetur, por pyet nëse bëhet fjalë për një arrestim të mirëfilltë apo për një dorëzim…

Source

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi një hap më pranë marrëveshjes për presidentin

By: redi
26 August 2026 at 21:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit mbrëmjen e sotme me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se diskutimet për presidentin kaluan në një fazë më konkrete, duke konfirmuar se janë diskutuar emra konkretë. “Siç ju kemi thënë edhe herën e kaluar, pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime…

Source

VIDEO/ Momenti i arrestimit në autostradë, Ergys Agasi i nervozuar në makinën e policisë…

By: redi
26 August 2026 at 21:12

Policia e Shtetit ka publikuar momentet e arrestimit të Ergys Agasit. Në video duket aksioni i forcave të policisë për kapjen e Agasit, i cili ndodhej si pasagjer në automjetin e Uljan Shpatarakut. Ata u pikasën në Elbasan dhe më pas u kapën në zonën e Plepave në Durrës. Agasi dhe Shpataraku kanë qenë duke qarkulluar me një makinë luksoze tip ”Audi”. Në momentin e arrestimit Agasi ka qenë me…

Source

Arrestimi i Agasit, reagimi i parë nga PD: Kishte mbrojtje shtetërore, cilat raporte u prishën?

By: redi
26 August 2026 at 20:49

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së SPAK për AKSHI-n. Këlliçi ngre pikëpyetje mbi rrethanat e arrestimit të Agasit, duke e lidhur atë me zhvillimet brenda kupolës së pushtetit. ”Cilat raporte në kupolën e Organizatës janë prishur, që u arrestua sot Gysi i Ramës?”, shkruan Këlliçi. Sipas tij…

Source

Arrestimi i Agasit, Policia e Durrësit: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

By: redi
26 August 2026 at 20:40

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e Ergys Agasit këtë pasdite në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në të njëjtin automjet me Agasin…

Source

Arben Kola i drejtohet SPAK-ut pas arrestimit të Agasit: Mos bëni lojëra të dyfishta

By: redi
26 August 2026 at 20:36

Aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës, Arben Kola e ka cilësuar arrestimin e Ergys Agasit si vetëm “majën e ajsbergut”, duke kërkuar që hetimet të shoqërohen edhe me konfiskimin e pasurive dhe kthimin e tyre te qytetarët. Në protestën që sonte është në ditën e 88-të, Kola i bëri thirrje SPAK-ut që të vijojë veprimet dhe të mos ketë, sipas tij, “lojëra të dyfishta”.

Source

”Arrestimi i Ergys Agasit është veç fillimi”, protestuesit: Duam Ramën dhe Berishën në burg

By: redi
26 August 2026 at 20:20

Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasit, u komentua edhe në protestën përballë Kryeministrisë që vijon prej 88 ditësh. Protestuesit e kanë cilësuar prangosjen e Agasit si një zhvillim pozitiv, ndërsa kanë kërkuar që hetimet të shtrihen edhe më tej dhe të përfshijnë persona të tjerë me përgjegjësi të larta. Një prej qytetarëve tha se arrestimi i Agasit nuk duhet të shihet si…

Source

88 ditë protestë, pankarta pikante: Skandalet mund t’i fshihni, por vjedhja duket kudo

By: redi
26 August 2026 at 20:13

Në protestën e 88-të kundër kryeministrit Edi Rama, pankartat e qytetarëve ironizuan qeverinë dhe platformën “Pasqyra Albania”, duke e lidhur atë me akuzat për skandale dhe korrupsion. Një prej tyre shkruante: “Ju shpikni kode e pasqyra që të fshehni çdo skandal, por vjedhja juaj reale shihet qartë në çdo shesh e mal!”…

Source

Agasi lëvizte me automjet bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim, u pikasën në Elbasan

By: redi
26 August 2026 at 20:02

Ergys Agasi u arrestua këtë të mërkurë në zonën e Plepave në Durrës, teksa ishte duke udhëtuar me automjet, sëbashku me ish-policin e shpallur në kërkim Uljan Shpataraku. Ky i fundit u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.

Source

Policia arreston Ergys Agasin në Durrës, SPAK e kërkon për dosjen e ”AKSHI-t”

By: redi
26 August 2026 at 19:45

I shumëkërkuari nga SPAK-u për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi, është arrestuar këtë të mërkurë nga forcat e Policisë së Shtetit në Durrës, teksa po lëvizte me makinën e tij në zonën e Plepave, i shoqëruar nga Uljan Shpatarakun, ish-polici i shpallur në kërkim. Agasi është pikasur fillimisht nga efektivët e Forcës Operacionale në Elbasan dhe më pas ndjekja ka vijuar nga Peqini…

Source

VIDEO/ Nostalgjia e Sanremos rikthehet në Durrës, Rama: Qytetarët rijetojnë magjinë e muzikës italiane

By: redi
26 August 2026 at 19:37

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga atmosfera e krijuar në Durrës, ku qytetarët dhe vizitorët rijetuan magjinë e muzikës së Sanremos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka shoqëruar publikimin me mesazhin: “Nostalgjia e Sanremos”, duke vënë theksin te lidhja e ngushtë kulturore dhe artistike mes Shqipërisë dhe Italisë. Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje…

Source

Rrjetet sociale, Meta pranon se ka dëmtuar fëmijët dhe paguan 18 miliardë $ dëmshpërblim

By: redi
26 August 2026 at 19:32

Meta ka rënë dakord të paguajë rreth 18 miliardë dollarë për të zgjidhur një proces gjyqësor të ngritur nga 29 shtete amerikane. Kompania akuzohej se kishte krijuar qëllimisht funksione që i mbanin fëmijët dhe adoleshentët të lidhur me Facebook dhe Instagram, duke ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor. Rreth 17 miliardë dollarë do t’u shkojnë shteteve paditëse dhe do të përdoren për…

Source

Tragjedi, 20-vjeçari nga Kosova mbytet duke u larë në liqen

By: redi
26 August 2026 at 19:18

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në liqenin e Komanit në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë. Shtetasi kosovar L.D, rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa po lahej. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Source

Përplasja për pagat e gjyqtarëve, Bardhi: Kuvendi të veprojë menjëherë për zgjidhjen e ngërçit institucional

By: redi
26 August 2026 at 19:02

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon qeverinë dhe mazhorancën se po refuzojnë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke rrezikuar ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Bardhi tha se pas shfuqizimit të dispozitave për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sistemi gjyqësor ka mbetur pa një bazë të qartë ligjore. Ai kritikoi edhe vendimin e KLGJ-së për përcaktimin e pagës së…

Source

VIDEO/ Përmbytje katastrofike në Nepal, dhjetëra të vdekur dhe qindra të zhdukur

By: redi
26 August 2026 at 18:47

Një përmbytje e fuqishme e menjëhershme ka shkaktuar një katastrofë të rëndë në veri të Nepalit, pranë kufirit me Tibetin. Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 95 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në anën kineze të kufirit janë raportuar edhe tre viktima. Zona e goditur më rëndë është Rasuwa, ku ujërat e lumit Bhote Koshi kanë përfshirë fshatra…

Source

Ekuadori, laboratori i mafias shqiptare. Zbardhet skema: Nga bizneset fasadë te lidhjet me zyrtarët

By: redi
26 August 2026 at 18:44

Media latinoamericane “Latinoamérica21” sjell një analizë mbi rolin e klaneve shqiptare dhe grupeve të tjera kriminale ballkanike në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Në artikullin e tij për edicionin e ri të DP Focus 20, gazetari Arturo Torres analizon mënyrën se si rrjetet kriminale shqiptare u shtrinë në Ekuador, duke shfrytëzuar dobësitë institucionale…

Source

❌