Normal view

Ankimoi arrestin, Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin

By: redi
25 August 2026 at 21:57

Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka vendosur që Ermal Beqiri, një nga figurat kyçe në dosjen e SPAK-ut për tenderat e AKSHI-t, të qëndrojë në qeli, ndërsa procedura për kërkesën e ekstradimit drejt Shqipërisë vijon. Sipas mediave të huaja, Beqiri kishte kërkuar lirimin, me argumentin se po mbahet padrejtësisht në paraburgim, por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjykata.

Source

Kush fiton Bashkinë e Tiranës fiton edhe….

By: njeshi
25 August 2026 at 21:47

Në politikën shqiptare, Tirana nuk është thjesht një bashki. Është kryeqyteti politik, ekonomik, mediatik dhe elektoral i vendit. Prandaj zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të kenë një betejë mbi të gjitha të tjerat: Tiranën. Kush fiton Tiranën nuk fiton automatikisht zgjedhjet parlamentare të vitit 2029. Por fiton diçka jashtëzakonisht të rëndësishme: kredon politike për të pretenduar pushtetin…

Source

”Kërcënimi i urisë, alarmi më i madh”, Berisha: Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik

By: redi
25 August 2026 at 21:40

Nga konferenca e kësaj të marte, Sali Berisha ka kërkuar vendosjen urgjente të minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë. Teksa ka ndarë një video në Facebook për këtë thirrje, kreu i PD-sël nënvizon se të dhënat e fundit tregojnë rritjen e rrezikut të varfërisë dhe urisë. Ai kërkoi gjithashtu subvencionimin e qirave dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për…

Source

Dokumenti “Top sekret 2” në dosjen e Shehollit: Plani i BIA-s për kthimin e Kosovës në “Kandahar”

By: njeshi
25 August 2026 at 21:36

Një aktakuzë voluminoze prej 80 faqesh e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur prova dhe pretendime që, sipas Prokurorisë, dokumentojnë veprimtari destabilizuese të Shërbimit Informativ të Serbisë brenda territorit të shtetit të Kosovës. Dosja penale e përpiluar nga Prokurori i Shtetit e ngarkon të pandehurin Fatmir Sheholli me veprat penale të Spiunazhit në…

Source

6 vatra zjarri janë aktive, Ministria e Mbrojtjes: Vijon ndërhyrja në malin e Dajtit

By: redi
25 August 2026 at 21:08

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se deri në orën 20:00, në rang vendi janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat gjashtë vijojnë të jenë aktive, ndërsa pesë të tjera janë nën mbikëqyrje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë operacioneve të zhvilluara sot janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve kanë qenë edhe Forcat e…

Source

”Korriku i artë” i deputetëve, mbi 2800 euro përfitime ekstra në vetëm një muaj

By: redi
25 August 2026 at 20:52

Shpenzimet e deputetëve shqiptarë gjatë muajit korrik kanë nxjerrë në pah shifra të konsiderueshme për pagesat shtesë, përtej pagës së tyre bazë. Një pjesë e deputetëve kanë përfituar mbi 2 mijë euro vetëm nga zërat shtesë të pagesave, ku përfshihen dieta, shpenzime karburanti e telefoni, udhëtime pune jashtë vendit, pjesëmarrja në komisionet parlamentare, si dhe rimbursimet e qirasë për…

Source

Trump thotë se të gjitha minat janë hequr nga Ngushtica e Hormuzit

By: nik
25 August 2026 at 20:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Marina Amerikane ka larguar ose detonuar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike që Irani e ka mbyllur kryesisht që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme. “Irani është njoftuar se çdo anije ose varkë që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike,” shkroi Trump në platformën e tij Truth…

Source

Kanadaja njofton tarifa hakmarrëse ‘dollar për dollar’ ndaj SHBA-së, deri në 50%

By: nik
25 August 2026 at 20:50

Kanadaja ka njoftuar tarifa kundërpërgjigjëse deri në 50% ndaj një game të gjerë mallrash amerikane, në shenjë hakmarrjeje ndaj valës së fundit të taksave mbi importet kanadeze të vendosura nga Presidenti Donald Trump fundjavën e kaluar. Këto tarifa kanadeze do të aplikohen për produkte amerikane me vlerë gati 28 miliardë dollarë kanadezë (20 miliardë dollarë amerikanë; 15 miliardë paund)…

Source

Nga New York-u në Tiranë, i riu shqiptar: Kur do vijë dita që shteti të mendojë për qytetarin?

By: redi
25 August 2026 at 20:48

Protesta e 86-të para Kryeministrisë u shoqërua me një fjalim të fortë nga një i ri shqiptar që prej pesë vitesh jeton në New York. Duke treguar mallin për vendin dhe arsyen e kthimit të tij, ai tha se kishte ardhur për t’u takuar me shqiptarët që ende besojnë se Shqipëria mund të ndryshojë. Ai solli në vëmendje emigrimin e familjeve shqiptare dhe vështirësitë që i kanë shtyrë shumë qytetarë të…

Source

Kompania hapësinore e Elon Musk do të ndërtojë një vend të ri për lëshimin e raketave në Luiziana

By: nik
25 August 2026 at 20:48

Kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, ka njoftuar planet për të ndërtuar një port hapësinor të ri në Luiziana, një investim prej 100 miliardë dollarësh, i cili do të shërbejë si një qendër kyçe për lëshimin e raketave. Ky lajm u bë publik të martën nga zyrtarët shtetërorë dhe vetë kompania. Guvernatori i Luizianës, Jeff Landry, e cilësoi marrëveshjen si një fitore të madhe për shtetin dhe…

Source

87 ditë protestë, Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës

By: redi
25 August 2026 at 20:20

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 87-të, ndërsa qytetarë dhe aktivistë vijojnë të mblidhen përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, aktivisti dhe bashkë-organizatori i protestës, Arben Kola vlerësoi qëndresën e protestuesve, duke veçuar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ai theksoi se prania dhe mbështetja e diasporës kanë qenë një faktor i rëndësishëm për…

Source

Dolly Parton, ikona e muzikës amerikane ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

By: redi
25 August 2026 at 20:15

Dolly Parton, një prej ikonave më të mëdha të muzikës country dhe një nga figurat më të dashura të kulturës amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Sipas një deklarate të familjes, ajo u nda nga jeta të martën, në shtëpinë e saj në Nashville, në paqe dhe pranë njerëzve të saj më të afërt. Lajmi u bë i ditur nga nipi i saj, Bryan Seaver. Familja ka njoftuar se ceremonia e lamtumirës do të…

Source

Ra në një humnerë, ekipet e shpëtimit shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër

By: redi
25 August 2026 at 20:10

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar mbeti i plagosur pasi ra aksidentalisht në një humnerë rreth 50 metra të thellë. I plagosuri, Fluturim Salobehaj, banor i zonës, pësoi dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Terreni i vështirë dhe…

Source

Turizmi mbush arkën e shtetit

By: redi
25 August 2026 at 20:06

Rritja e turizmit në vend mbush arkën e shtetit. Në total të ardhurat në buxhet për periudhën janar-korrik arritën në 484.6 miliardë lekë duke u rritur me 11.8%, apo 51.1 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit të kaluar dhe sipas raportit zyrtar të ministrisë së Financave janë realizuar në masën 100%. Në 7 muajt e parë të vitit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar u mblodhën 49 miliardë lekë të…

Source

87 ditë protestë/ Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut

By: redi
25 August 2026 at 19:54

Në ditën e 87-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët janë mbledhur sërish për të marshuar drejt Kryeministrisë. Ish-pjesëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili është pjesë e protestës prej ditës së tretë, tha se qytetarët nuk po rreshtohen më pas partive politike, por po bashkohen për interesin kombëtar. “Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar.

Source

Valë dhe fjalë!

By: redi
25 August 2026 at 19:37

Nga Arta Marku Qëndro Në një farë mënyre VALË DHE FJALË ishte edhe asokohe. Por FJALËT ishin brenda një librarie fare të vogël në një farë distance nga VALËT. Ishte 7 gusht 1991. Datën ma kujton thjesht shënimi në frontespicin e librit por momentin e blerjes e mbaj mend mirë (kushedi pse!), edhe kthinën e vogël me një dritare nga rruga, me rafte librash në dy faqe dhe një banak përtej të cilit…

Source

Flakët përhapen në malin e Dajtit, nis ndërhyrja nga ajri

By: redi
25 August 2026 at 19:32

Një sipërfaqe me pyje në malin e Dajtit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një situatë shqetësuese në zonën e prekur. Zjarri ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme me bimësi, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive. Për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit janë angazhuar forcat në terren. Ndërkohë, operacioni i shuarjes po mbështetet edhe…

Source

FOTO/ Rama promovon bujtinën SIAR në Pogradec: Natyra, qetësia dhe mikpritja shqiptare

By: redi
25 August 2026 at 19:19

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër promovim të turizmit shqiptar, këtë herë duke sjellë në vëmendje Bujtinën SIAR në Pogradec. Përmes një postimi, Rama e përshkruan sipërmarrjen familjare si një vend ku “natyra, qetësia dhe mikpritja shqiptare bëhen bashkë”, duke vlerësuar potencialin e zonës dhe zhvillimin e turizmit rural. Bujtina SIAR ofron nëntë kabina private prej…

Source

”Ishte hera e fundit që e shihja”, dëshmia e vajzës së viktimës: Ai i mori jetën një gruaje

By: redi
25 August 2026 at 19:05

Dëshmi të reja hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së 45-vjeçares Lulieta Obzova në Athinë, ku autori i dyshuar, 50-vjeçari Altin Allmuça, dyshohet se e kishte ndjekur dhe kërcënuar vazhdimisht. Një familjare e viktimës tregon: “Kohët e fundit, kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte, ai e gjente përpara saj.” Sipas saj, Allmuça i kishte dërguar edhe një fotografi me armë…

Source

Dokumenti sekret ”Leptiri”, plani serb ndaj Kurtit: Si synohej komprometimi dhe rekrutimi i tij në burg

By: redi
25 August 2026 at 18:52

Një dokument i vitit 2001, i emërtuar “Leptiri”, i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, po shqyrtohet nga Prokuroria Speciale si dëshmi që lidhet me strukturat e atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB). Sipas dosjes së prokurorisë, dokumenti përshkruan një plan operativ që kishte për synim komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte i burgosur në Serbi.

Source

❌