Normal view

Kreu i Aleancës përshëndet qëndrimin e LDK: Kurti po bën lojë të pandershme

By: redi
13 August 2026 at 21:56

Kreu i Partisë Aleanca në Kosovë, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka njoftuar se ka hequr dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, pjesëmarrjen në qeveri dhe drejtimin e Kuvendit, duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve. Gjini ka deklaruar se qëndrimi i sotëm e LDK-së është i ndershëm dhe parimor…

Source

Përplasje në qeveri? Berisha tregon se kush e ka marrë kontrollin

By: redi
13 August 2026 at 21:35

Një situatë e tensionuar brenda qeverisë është bërë pjesë e deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ngre akuza të forta për raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një reagim të tij, Berisha pretendon se drejtimi de facto i qeverisë është marrë nga Balluku dhe se ajo ka ushtruar presion ndaj Ramës lidhur me përgjegjësitë që mund të…

Source

Thirrja nga i riu: Do u dërgojmë peticion ambasadave për monitorimin e protestave

By: redi
13 August 2026 at 21:21

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një prej protestuesve njoftoi nisjen e një peticioni drejtuar ambasadave të huaja, me qëllim monitorimin e mënyrës se si policia po sillet ndaj protestuesve. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës dhe të firmosin peticionin, ndërsa njoftoi edhe për platformën e re të krijuar nga grupi koordinator, me adresën “shqiperianukshitet.com”.

Source

Taulant Balla: Respekt për Ramush Haradinajn, familja e tij e pagoi me gjak çmimin e lirisë

By: redi
13 August 2026 at 21:17

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas kërcënimit për pushkatim ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shprehur solidaritet dhe respekt për figurën e tij dhe familjen Haradinaj.“Respekt për Ramush Haradinajn, ky emër i lidhur ngushtë me historinë e luftës për lirinë e Kosovës dhe me shtetndërtimin e saj”, ka shkruar Balla. Ai ka vënë në pah edhe…

Source

Deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme: Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë

By: redi
13 August 2026 at 21:10

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor në Peshtan të Madh, në bashkinë Fier, duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike për shkak të erës së fortë dhe dendësisë së pyllit, ku pishat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit. Përballë kësaj situate kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave zjarrfikëse për të vënë nën…

Source

Ministri Lamallari: Operacioni në Priskë, sprova e parë e vullnetarëve kundër zjarrit nga Illyrian Guard

By: redi
13 August 2026 at 20:57

Operacioni për përballimin e zjarreve në Priskë ka shënuar edhe angazhimin e parë në terren të vullnetarëve të parë kundër zjarrit nga Illyrian Guard, në mbështetje të strukturave që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga operacioni në Priskë, ku vullnetarët e Illyrian Guard iu…

Source

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Motrat humbin jetën, u mbytën nga uji

By: redi
13 August 2026 at 20:52

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy motra, Mirela Hasko 48-vjeç dhe Florije Xhepa 50-vjeç. Mjeti me të cilin ato po udhëtonin, në të dalë të fshatit nuk ka arritur dot që të futej në urë dhe ka përfunduar në kanalin vaditës. Kanali ka qenë plotë me ujë dhe dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja…

Source

Ilir Kulla: E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit, e ardhmja jonë e përbashkët!

By: redi
13 August 2026 at 20:48

Nga Ilir Kulla Mirëdita dhe falënderimet e mia të sinqerta për organizatorët për ftesën për të marrë pjesë në këtë përkujtim të rëndësishëm, njëzet e pesë vjet pas atyre ditëve historike — ditë që ishin vendimtare jo vetëm për vendin tuaj, por për të gjithë rajonin tonë. Sot, në këtë panel, na është kërkuar të flasim për të ardhmen e Marrëveshjes së Ohrit dhe për paqen e qëndrueshme.

Source

Ilir Meta: Takimet me avokatin po monitorohen me kamera, do t’i drejtohemi Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

By: redi
13 August 2026 at 20:00

Ilir Meta ka denoncuar publikisht monitorimin me kamera të takimeve të tij me avokatin Prof. Ass. Ledi Bianku në IEVP “Jordan Misja”. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Meta thotë se gjatë takimit të parë, më 17 korrik 2026, Bianku konstatoi praninë e një kamere në ambientin ku zhvillohej takimi. Sipas tij, pavarësisht kërkesës zyrtare drejtuar Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të…

Source

Vjosa Osmani mbështet qëndrimin e LDK-së: Kosovës i duhet një president që mbron Kushtetutën

By: redi
13 August 2026 at 19:53

Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga çdo kërkesë për poste shtetërore dhe për të kaluar në opozitë, duke mbështetur qëndrimin e shpallur më herët nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja Osmani shpërndau konferencën për shtyp të Abdixhikut dhe theksoi se qëllimi është shmangia e zgjedhjeve të reja…

Source

Korça mbetet Korça edhe në verë, Rama ndan pamjet: Festa e Birrës nis me mbi 10 mijë vizitorë

By: redi
13 August 2026 at 19:33

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nata e parë e Festës së Birrës në Korçë, duke vënë në fokus pjesëmarrjen e lartë dhe zhvillimin e hapësirave të reja në qytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Korça mbetet Korça edhe në verë”, ndërsa thekson se arena e re e Polit të Industrive Kreative në Drenovë ka mbledhur mbi 10 mijë persona vetëm në natën e parë të festimeve.

Source

“Shqipëria e Re”, forca që trondit dyshen Rama-Berisha, sepse PS ka problemin e konsumimit, PD problemin e besueshmërisë

By: njeshi
13 August 2026 at 19:30

Nga Nikoll Lesi- Në politikën shqiptare po krijohet një boshllëk që PS dhe PD nuk po arrijnë ta shohin, ose bëjnë sikur nuk e shohin. Dy partitë e mëdha po humbasin elektorat, ndërsa mes tyre po rritet një masë qytetarësh që nuk e gjejnë më veten as te Edi Rama dhe as te Sali Berisha. Kjo është Shqipëria politike që pret një alternativë. Dhe nëse në vjeshtë lëvizja PROTESTA vendos të…

Source

Kosova, a mos ka një klasë politike të degraduar? Albin Kurti, përgjegjësi kryesor i krizës kosovare

By: njeshi
13 August 2026 at 21:50

Kosova po kalon sërish një krizë institucionale që nuk mund të shpjegohet më thjesht me përplasjet mes partive. Kur një vend shkon vazhdimisht drejt zgjedhjeve, kur Kuvendi nuk arrin të funksionojë normalisht dhe kur për çdo bllokadë politike pritet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese, atëherë problemi është më i thellë: klasa politike po tregon paaftësi për të ndërtuar kompromisin mbi të cilin…

Source

Bllokohet mjeti lundrues, shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit

By: redi
13 August 2026 at 19:27

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues dhe ka ndëshkuar pronarin me inicialet A.P. me masë administrative 500 000 lekë të rinj. Sipas “bluve” ai shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve në vendin e quajtur “Tre Ishujt” në Ksamil. “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare…

Source

Izraeli nuk largohet nga Bregu Perëndimor

By: redi
13 August 2026 at 19:02

Situata në fshatin palestinez Qusra, në Bregun Perëndimor, është përshkallëzuar të enjten, pasi trupat izraelite morën pozicione në disa shtëpi palestineze të rrethuara prej ditësh nga kolonët hebrenj. Kolonët kishin bllokuar rrugën drejt tri shtëpive dhe, sipas banorëve, kishin ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, duke penguar familjet të hynin apo të dilnin.

Source

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra gjithsej, 14 janë ende aktive dhe 2 nën monitorim

By: redi
13 August 2026 at 18:56

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend deri në orën 18:00 të 13 gushtit, duke raportuar 31 vatra të evidentuara gjatë ditës, ndërsa aktualisht vijojnë 18 vatra zjarri, prej të cilave 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar në mënyrë të koordinuar strukturat vendore dhe qendrore.

Source

U vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zukos: Boshllëk që asgjë s’mund ta mbushë

By: redi
13 August 2026 at 18:40

Ornela Zuko ka ndarë një mesazh prekës pas humbjes së rëndë që ka tronditur familjen e saj. Me pak fjalë, por me shumë dhimbje, ajo ka zgjedhur të kujtojë Joanin përmes një fotografie familjare, duke e përshkruar si “një shpirt të bukur”. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Zuko shpreh dhimbjen e thellë për humbjen, duke theksuar se është një plagë që nuk do ta kalojë kurrë.

Source

Konflikt në familje, çifti përfundon në spital

By: redi
13 August 2026 at 18:26

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet, përballë ambienteve të AKU-së. Një çift, burrë e grua është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kanë pësuar dëmtime me thikë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë…

Source

Pas thirrjes së Ramës, Bashkia Patos hap dëgjesën për ndarjen e re territoriale

By: redi
13 August 2026 at 17:50

Një ditë pas takimit të tensionuar mes kryeministrit Edi Rama dhe disa kryebashkiakëve socialistë, Bashkia e Patosit ka njoftuar zhvillimin e një dëgjese publike për reformën e re Administrative-Territoriale 2.0. Sipas njoftimit të bashkisë, takimi synon të mbledhë mendimet dhe rekomandimet e banorëve të Patosit, përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes vendore, grupeve të interesit dhe…

Source

❌